Skip to main content

“Reklamon për shitje furrën me mikrovalë, imazhi i tajlandezit popullarizohet për arsye krejt tjera (Foto)” plus 2 more Telegrafi Dështime

“Reklamon për shitje furrën me mikrovalë, imazhi i tajlandezit popullarizohet për arsye krejt tjera (Foto)” plus 2 more Telegrafi Dështime


Reklamon për shitje furrën me mikrovalë, imazhi i tajlandezit popullarizohet për arsye krejt tjera (Foto)

Posted: 13 Jun 2018 10:18 AM PDT

Një tajlandez e ka postuar imazhin, ku e reklamon për shitje furrën me mikrovalë – ku shikuesit e kanë parë gabimin e tij të turpshëm.

Në shikim të parë, duket se është vetëm një mjet kuzhine me sipërfaqe të shkëlqyera, me çmimin në vlerë prej 100 eurove.

Por, po që se shikohet nga afër, shihet reflektimi i shitësit të zhveshur, në momentin që po e shkrepte fotografinë.

Reflektimi i shitësit në derën e furrës

"Qenka një derë e pastër si pasqyra" si dhe "po ndej papritmas, se më nevojitet një furrë me mikrovalë" ishin dy prej komenteve të shumta, të imazhit që është bërë viral. /Telegrafi/

The post Reklamon për shitje furrën me mikrovalë, imazhi i tajlandezit popullarizohet për arsye krejt tjera (Foto) appeared first on Telegrafi.

Turpërohet keq para dasmorëve, teksa përpiqej të linte përshtypje me vallëzim (Video)

Posted: 13 Jun 2018 06:31 AM PDT

Tony është dasmori që u turpërua keq para të pranishmëve, teksa donte të linte përshtypje me vallëzim, në një ceremoni martesore në Kaliforni të Shteteve të Bashkuara.

E tëra ndodhi pasi miku tij nuk mundi ta mbante lartë, duke bërë që ai të bie dhe të përplaset me fytyrë për tokë, transmeton Telegrafi.

Derisa e mbante fytyrën me duar dhe kalonte në dhimbje të mëdha, shumë njerëz, përfshirë edhe nusen, i afrohen për ta qetësuar.

"Imitimi i skenave sikur në film, mund të ketë pasoja të mëdha dhe ky është shembulli më i mirë", ishte një prej komenteve, për ngjarjen ku u provuar skena e famshme prej filmit 'Dirty Dancing'. /Telegrafi/

The post Turpërohet keq para dasmorëve, teksa përpiqej të linte përshtypje me vallëzim (Video) appeared first on Telegrafi.

Plazhet e ishullit spanjoll mbushen me mbeturina dhe turistë të dehur që shtrihen ngado, banorët e shqetësuar me vizitorët e ‘gërditshëm’ (Video)

Posted: 13 Jun 2018 02:42 AM PDT

Banorët e Ishullit Mallorca të Spanjës, janë të shqetësuar me gjendjen e plazheve dhe hapësirave të ndryshme, në të cilën e kanë sjellë të ashtuquajturit vizitorë të gërditshëm.

Megjithëse ka ngado shporta për mbeturina, ato janë hedhur pa asnjë kujdes, në tërë hapësirën përgjatë shtatë kilometrave të bregdetit me rërë të bardhë, transmeton Telegrafi.

Për më keq, turistët e dehur po shtrihen ngado, duke mos kursyer as hapësirat publike dhe hyrjet e ndryshme.

"Jemi ngopur me këtë situatë, që na e ka bërë qytetin një makth. Ata nuk po respektojnë rregullat, duke na trajtuar si të ishim kafshë", thuhet në një reagim në Facebook, që është shpërndarë më se 50 mijë herë.

Përkundër mirëmbajtjes së vazhdueshme, me pastrues që punojnë në tri turne, turistët po vazhdojnë të ndotin me plehra dhe kryerjen e nevojës nëpër të gjitha anët. /Telegrafi/

The post Plazhet e ishullit spanjoll mbushen me mbeturina dhe turistë të dehur që shtrihen ngado, banorët e shqetësuar me vizitorët e 'gërditshëm' (Video) appeared first on Telegrafi.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more