Skip to main content

“Reali ka marrëveshje personale me Alissonin, por duhet ta rritë ofertën” plus 9 more Telegrafi Futboll

“Reali ka marrëveshje personale me Alissonin, por duhet ta rritë ofertën” plus 9 more Telegrafi Futboll


Reali ka marrëveshje personale me Alissonin, por duhet ta rritë ofertën

Posted: 13 Jun 2018 02:48 PM PDT

Real Madridi ka arritur marrëveshje për kushtet personale Alisson Becker, mirëpo Roma kërkon 80 milionë euro për shërbimet e tij – bën të ditur Mundo Deportivo.

Sipas njoftimeve, Los Blancos kanë ofruar 60 milionë euro për portierin brazilian, por kërkesa e Giallorossëve është më e madhe.

(Foto: Getty Images)

Burime të ndryshme kanë raportuar se Liverpooli është tërhequr nga gara, duke qenë se nuk mund t’i bëjë konkurrencë Realit.

Të gjitha lajmet për Real Madridin Të gjitha lajmet për Real Madridin

Sipas Mundo Deportivo, agjenti i Alisson, Ze Maria, ka arritur marrëveshje me Realin për të nënshkruar kontratë pesëvjeçare me opsionin për vazhdimin edhe për një vit tjetër.

Mirëpo, Los Blancos kanë ofruar 55 milionë euro plus pesë milionë të tjera në formë bonusesh, ndërkohë që Roma kërkon 80 milionë euro për numrin 1 të Brazilit.

(Foto: Getty Images)

Vet Alisson dëshiron që ta zgjidhë situatën para se kombëtarja e tij ta zhvillojë ndeshjen e parë në Kampionatin Botëror.

Portieri 25-vjeçar u transferua te Roma në vitin 2016 nga klubi brazilian, Internacional. /Telegrafi/

The post Reali ka marrëveshje personale me Alissonin, por duhet ta rritë ofertën appeared first on Telegrafi.

Shaqiri në disponim në stërvitjen e Zvicrës, nënshkruan autografe për tifozët

Posted: 13 Jun 2018 02:48 PM PDT

Xherdan Shaqiri ka qenë mjaft në disponim në stërvitjen e Zvicrës.

Kombëtarja e Zvicrës ka mbajtur stërvitjen e radhës para tifozëve rus.

Plot 1800 adhurues rus të kombëtares së Zvicrës shkuan për të parë yjet e Zvicrës, në mesin e të cilëve më të kërkuarit ishin Xherdan Shaqiri.

Dhe, në fund të stërvitjes tifozët edhe u shpërblyen. Ishte Rodriguez ai i cili i pari shkoi për të përshëndetur tifozët dhe bëri foto me ta.

Xherdan Shaqiri shkoi për të përshëndetur tifozët të cilëve edhe u dha nga një nënshkrim rasti.

Brazili luan me Zvicrën të dielën nga ora 20:00.

Sfida zhvillohet në Rostov Arena, një prej stadiumeve më të mira të këtij Botërori. /Telegrafi/

The post Shaqiri në disponim në stërvitjen e Zvicrës, nënshkruan autografe për tifozët appeared first on Telegrafi.

Agjenti i Rodriguez, Di Domenico: Ricardo i lumtur te Milani

Posted: 13 Jun 2018 02:20 PM PDT

Edhe pse u fol për një largim të mundshëm të Ricardo Rodriguez, agjenti i lojtarët ka qetësuar të gjithë tifozët.

Mbrojtësi ishte kërkuar nga shumë klube, duke përfshirë këtu Monacon, Bayern Munichun dhe Borussia Dortmundin.

Por, ai nuk do largohet nga San Siro, kështu së paku thotë agjenti.

Rodriguez Ricardo në takimin ndaj Japonisë (Foto: Getty Images)

“Ai ka një kontratë dhe është i lumtur këtu dhe e admiron më të vërtetë Gattuson", ka thënë Gianluca Di Domenico për Radio CRC.

“Në këtë moment, Ricardo e din se çfarë dëshiron te Milani. Por, në futboll askush nuk mund të thotë diçka 100 për qind, pasi kështu është sporti”.

Bayerni ka gati ofertën për Rodriguezin Bayerni ka gati ofertën për Rodriguezin

“E gjitha që mund të them është se Ricardo është shumë i lumtur të luajë për një klub të rëndësishëm me Rossonerët", ka shtuar Di Domenico.

Rodriguez në sezonin e fundit me Milanin në 47 paraqitje në të gjitha garat ka shënuar dy gola. /Telegrafi/

The post Agjenti i Rodriguez, Di Domenico: Ricardo i lumtur te Milani appeared first on Telegrafi.

Behrami: Nuk mendoj për Brazilin, shpresojmë që Neymari të ketë një ditë të keqe

Posted: 13 Jun 2018 02:13 PM PDT

Tashmë ka filluar edhe entuziazmi, e po ashtu ethet e Kampionatit Botëror, Rusia 2018 dhe mjaft i emocionuar u shpreh edhe Valon Behrami.

Reprezentuesi i Zvicrës, Valon Behrami, u shpreh pozitiv në konferencën për shtyp para ndeshjes që zhvillohet të dielën ndaj Brazilit.

Behrami mes tjerash ka thënë se ekipi i Zvicrës ka nevojë edhe për fat, por ai personalisht tha se nuk po mendon ende për Brazilin.

“Mendoj se të dielën pesë minuta para ndeshjes do të mendoj për Brazilin. Në kampionatet tjera mendoja për ndeshjen hapëse dy javë më parë, duke e ndjerë presionin e madh. Humbisja shumë energji. Por, ka 18 vjet që jam një profesionsit. Këtu në Rusi është secili moment i rëndësishëm, e për mua është ndoshta gara e madhe e fundit në karrierë”, potencoi Behrami.

I pyetur se si do të ndalet Neymari, ai thotë se sulmuesi është në top tre të sulmuesve më të mirë në botë.

“Neymari është në top tre lojtarët më të mirë në botë. Ne vetëm mund të shpresojmë që ai të ketë një ditë të keqe. Në duel një me një Neymari është i pandalshëm, ne duhet që së bashku si ekip ta bëjmë këtë. Por, në fakt, nuk ka ndonjë mënyrë për ta ndalur atë”, përfundoi mitrovicasi.

Brazili luan ndaj Zvicrës të dielën në ora 20:00. /Telegrafi/

The post Behrami: Nuk mendoj për Brazilin, shpresojmë që Neymari të ketë një ditë të keqe appeared first on Telegrafi.

Agjenti: Martial ka vendosur të largohet nga Manchester Unitedi

Posted: 13 Jun 2018 02:08 PM PDT

Anthony Martial dëshiron të largohet nga Manchester Unitedi, këtë e ka konfirmuar agjenti i tij, ndërkohë që Juventusi po përgatit një ofertë tjetër për anësorin.

Francezi u transferua në Old Trafford në vitin 2015 nga Monaco për 60 milionë euro, mirëpo nuk ka arritur të zë vend në formacionin bazë të Djajve të Kuq.

(Foto: Getty Images)

“Pasi kemi reflektuar me kujdes në të gjitha mundësitë dhe parametrat, Anthony ka vendosur se dëshiron të largohet nga Manchester Unitedi”.

Të gjitha lajmet për Anthony Martial Të gjitha lajmet për Anthony Martial

“Janë shumë arsye, tash për tash është herët që t’i themi. Anthony do t’i shpjegojë në detaje më vonë”.

"Manchester Unitedi ka dashur t’i ofrojë Anthonyt vazhdimin e kontratën dhe nuk dëshiron ta lejojë largimin e tij, mirëpo nuk kemi arritur marrëveshje pas bisedimeve disamujore”.

(Foto: Getty Images)

“Nëse Manchester Unitedi, klubi më i fuqishëm në botë, nuk mund të arrijë marrëveshje pas tetë muajsh bisedime, do të thotë se nuk e konsiderojnë si lojtar të rëndësishëm”.

“Është një vendim që e kemi menduar mirë. Njëkohësisht, është e qartë se ai ka kontratë, prandaj Manchester Unitedi e ka fjalën e fundit dhe ne do ta respektojmë vendimin e klubit”, ka deklaruar agjenti Philippe Lamboley për RMC Sport. /Telegrafi/

The post Agjenti: Martial ka vendosur të largohet nga Manchester Unitedi appeared first on Telegrafi.

Berisha, të enjten për testet mjekësore te Sampdoria

Posted: 13 Jun 2018 01:48 PM PDT

Mesfushori i RB Salzburgut, Valon Berisha, pritet t’u nënshtrohet ekzaminimeve mjekësore te Sampdoria të enjten, pasi është arritur marrëveshja prej shtatë milionë eurosh plus bonuset.

Përfaqësuesi i Kosovës, i cili deri në vitin 2016 ka luajtur për Norvegjinë, ka pasur një sezon mbresëlënës, prandaj shërbimet e tij kërkohen nga klubet e ligave kryesore.

(Foto: Getty Images)

Në 45 ndeshje për Red Bull Salzburgun ka shënuar 13 gola dhe ka dhuruar 11 asistime.

Të gjitha lajmet për Valon Berishën Të gjitha lajmet për Valon Berishën

Përkundër interesimit nga Lazio, ai ka arritur marrëveshje që të transferohet te Sampdoria, ndërsa klubi italian do të paguajë shtatë milionë euro dhe bonuse të lidhura me paraqitjen e tij.

Sipas Sky Sport Italia, të enjten Berisha do të arrijë në Itali për t’iu nënshtruar testeve mjekësore.

(Foto: Getty Images)

Valoni rrjedh nga Akademi e klubit norvegjez Egersund, ku vetëm një sezon është angazhuar në ekipin e parë.

Gjatë viteve 2010-2012 ishte pjesë e Vikingut, ndërsa më pas u transferua në Austri te Salzburgu. /Telegrafi/

The post Berisha, të enjten për testet mjekësore te Sampdoria appeared first on Telegrafi.

Herolind Shala në Kosovë në mision bamirësie

Posted: 13 Jun 2018 01:12 PM PDT

Reprezentuesi i përfaqësueses së Kosovës, Herolind Shala, ka ndërrmarë një fushatë bamirësie.

Ai po qëndron në Kosovë në prag të festës së Bajramit, por kësaj radhe me mision bamirësie.

Mesfushori ka bërë një porosi në rrjetet sociale për të gjithë ata që mund t’u ndihmojnë njerëzve në nevojë.

Shala u paraqit së fundmi në ndeshjen ndaj Shqipërisë, kur edhe shkaktoi shumë polemika me një postim të tij për të cilin tha se u keqkuptua.

Postimi i plotë i Herolind Shalës:

Disa momente gjatë vitit na zgjojnë më fuqishëm ndjenjat për t'iu bërë mirë të tjerëve. Në anën tjetër disave e ndjejmë për borxh t'iu ndihmojmë.

Sot kur po shpërndaja disa dhurata modeste në vigjilje të festës së Bajramit, kujtova që t'i shohësh njerëzit tek gëzohen është ndjenjë që të plotëson si njeri.

Faleminderit zot që më ke dhënë mundësi për t'i ndihmuar këtyre familjeve në nevojë të madhe.

The post Herolind Shala në Kosovë në mision bamirësie appeared first on Telegrafi.

Allegri: Për ta fituar Ligën e Kampionëve, nevojitet fat

Posted: 13 Jun 2018 12:40 PM PDT

Trajneri i Juventusit, Massimiliano Allegri, e ka bërë të qartë se për ta fituar Ligën e Kampionëve nevojitet shumë fat.

Bianconerët kanë qenë dy herë në finale të garës më të madhe për klube nën drejtimin e trajnerit aktual, në vitin 2015 dhe 2017, ndërsa në dyja rastet kanë humbur, nga Barcelona dhe Real Madridi, respektivisht.

(Foto: Getty Images)

“Në 11 vitet e fundit, Reali e ka fituar katër herë, Barca e ka fituar katër herë dhe pastaj nga një herë e kanë fituar Interi, Bayern Munichu dhe Chelsea”.

Të gjitha lajmet për Juventusin Të gjitha lajmet për Juventusin

“Në këto 11 vite të fundit, (Cristiano) Ronaldo ka qenë gjashtë herë golashënuesi më i mirë, (Lionel) Messi pesë herë, ndërsa Topi i Artë është ndarë ndërmjet tyre”.

“Arritja në finale dhe prishja e këtyre statistikave, është e vështirë. Juventusi është përpjekur, në këto katër vitet e fundit jemi klubi i vetëm qe e kemi eliminuar Real Madridin, në tre vitet tjera, ka luajtur në finale dhe ka qenë e pamundur (të ndalet)”.

(Foto: Getty Images)

“Një herë luajtëm ndaj Realit në finale dhe humbëm, herën tjetër luajtëm ndaj Barcelonës dhe humbëm. Ishte vështirë të fitonim, ndërsa për t’i fituar finalet ke nevojë për fat”.

“Ndoshta vitin e ardhshëm do të jetë momenti i duhur”, ka deklaruar Allegri në një intervistë për Sky. /Telegrafi/

The post Allegri: Për ta fituar Ligën e Kampionëve, nevojitet fat appeared first on Telegrafi.

Galatasaray ka arritur marrëveshje për Nagatomon?

Posted: 13 Jun 2018 11:49 AM PDT

Mediat turke raportojnë se Galatasaray do të nënshkruajë me Yuto Nagatomon për 2.8 milionë euro.

Mbrojtësi i Interit e kaloi gjysmën e dytë të sezonit të kaluar te klubi nga Stambolli që tash dëshiron ta blejë kartonin e tij.

(Foto: Getty Images)

Futbollisti japonez nuk kishte klauzolë për blerje në marrëveshje me Galatan, mirëpo klubi nga Superliga turke dëshiron ta mbajë në skuadër.

Të gjitha lajmet për Yuto Nagatomon Të gjitha lajmet për Yuto Nagatomon

Përfaqësues të të dyja palëve kanë biseduar për shitjen e lojtarit dhe sipas Aksam, cmimi është caktuar në 2.8 milionë euro.

Nerazzurrët kanë kërkuar 4.5 milionë euro, mirëpo Nagatomo e ka bërë të qartë se dëshiron të qëndrojë te Galatasaray, prandaj klubi italian e ka ulur kërkesën.

(Foto: Getty Images)

Nagatomo është pjesë e Interit që nga viti 2011 kur u transferua nga FC Tokyo.

Në Itali, ai fillimisht kishte luajtur te Cesena në formë huazimi dhe pastaj e blenë zikaltrit. /Telegrafi/

The post Galatasaray ka arritur marrëveshje për Nagatomon? appeared first on Telegrafi.

Allegri lë të kuptohet se Juve do të përpiqet ta transferojë Cancelon

Posted: 13 Jun 2018 10:50 AM PDT

Trajneri i Juventusit, Massimiliano Allegri, ka lënë të kuptohet se kampioni italian do të përpiqet ta transferojë Joao Cancelon gjatë këtij afati kalimtar.

Mbrojtësi portugez në sezonin e kaluar ishte pjesë e Interit dhe ka lënë përshtypje të mirë, mirëpo Nerazzurrët nuk mund të shpenzonin 40 milionë euro për blerjen e tij.

(Foto: Getty Images)

Tash në garë për shërbimet e futbollistit të Valencias janë përfshirë Bianocnerët dhe Wolverhampton Wanderers.

Të gjitha lajmet për Joao Cancelon Të gjitha lajmet për Joao Cancelon

Natyrisht se Zonja e Vjetër do të tentojë ta ulë çmimin, ndërkohë që ka pasur thashetheme se edhe Marko Pjaca është përfshirë në marrëveshje.

Gjatë një interviste të gjatë për Sky Sport Italia, Allegri është pyetur edhe në lidhje me interesimin për Cancelon.

(Foto: Getty Images)

“Ai ka luajtur mirë te Interi në sezonin e kaluar. Luciano Spalletti i ka ndihmuar shumë që të përmirësohet, mirëpo mendoj se ai është lojtar i Valencias. Kështu mendoj”, ka thënë trajneri i Juves duke aluduar se klubi i tij mund ta transferojë.

27-vjeçari rrjedh nga Akademia e Benficas, ku ka luajtur deri në vitin 2015. /Telegrafi/

The post Allegri lë të kuptohet se Juve do të përpiqet ta transferojë Cancelon appeared first on Telegrafi.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more