Skip to main content

“Ramush Haradinaj humbet babain. Ngushëllimi i Metës: Ishte një patriot i madh i luftës çlirimtare të Kosovës” plus 9 more - Gazeta Dita

“Ramush Haradinaj humbet babain. Ngushëllimi i Metës: Ishte një patriot i madh i luftës çlirimtare të Kosovës” plus 9 more - Gazeta Dita


Ramush Haradinaj humbet babain. Ngushëllimi i Metës: Ishte një patriot i madh i luftës çlirimtare të Kosovës

Posted: 17 Jun 2018 01:50 AM PDT

 

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka humbur njërin e tij më të shtrenjtë.

Në një postim në 'Facebook', kreu i qeverisë kosovare ndan me ndjekësit lajmin e hidhur të humbjes së babait të tij, Hilmi Haradinaj.

Ky i fundit është ndarë nga jeta pas një sëmundjeje të rëndë, nga e cila vuante.

"Të dashur miq, Ju njoftoj se sonte, pas një sëmundjeje të rëndë, ka ndërruar jetë babai ynë, Hilmi Haradinaj. Varrimi i të ndjerit bëhet të hënën, më 18 Qershor, ora 14:00, në Gllogjan. Të ndjerit Dritë i pastë shpirti!", shkruan Haradinaj.

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, ka ngushëlluar Haradinajn për humbjen e babait.

Meta e cilëson Hilmi Haradinajn një patriot të madh të luftës çlirimtare të Kosovës.

"Me hidhërim të madh mësova lajmin e ndarjes nga jeta të Hilmi Haradinajt, këtij patrioti të madh të luftës çlirimtare të Kosovës, babai i dy heronjve të UÇK-së, Luanit dhe Shkëlzenit që dhanë jetën për lirinë e Kosovës, i cili shtëpinë e familjen e tij e ktheu në kështjellë të pamposhtur të qëndresës dhe luftës për liri kombëtare.

Ai ishte një burrë i traditës, mikëpritjes dhe atdhedashurisë.

Kam pasur fatin e madh ta njoh nga afër dhe të ndjej mikëpritjen bujare të këtij njeriu të madh.

Ngushëllime të thella Familjes Haradinaj, të afërmve dhe miqve të tij të panumërt. Shpirti i tij u Prehtë në paqe!", shkruan në Facebook kreu i shtetit shqiptar.

a.s/dita

Shqiptarët kanë më shumë besim tek BE sesa tek Qeveria dhe Parlamenti vendas

Posted: 17 Jun 2018 01:43 AM PDT

 

Papunësia, situata ekonomike dhe kosto e lartë e jetesës janë shqetësimet kryesore të shqiptarëve sipas rezultateve të Eurobarometrit të pranverës për Bashkimin Europian dhe vendet kandidate, rezultatet e të cilit janë publikuar në qershor nga BE.

Të anketuarit janë pyetur se cilat janë shqetësimet kryesore me të cilat përballet vendi dhe një pyetje e veçantë se cilat janë problemet me të cilat ata përballen personalisht.

Lidhur me shqetësimet, me të cilat përballet vendi, 36% e të anketuarve shqiptarë kanë pohuar se çështja kryesore është situata ekonomike, përkundrejt 15% që është përgjigja për të njëjtën pyetje për mesataren e Bashkimit Europian, shkruan Monitor.

Papunësia është shqetësimi i dytë, që është cilësuar i tillë nga 34% të të anketuarve. Për Bashkimin Europian papunësia përbën problem për 25% të të anketuarve.

Shqetësimi i tretë shëndeti dhe siguria sociale me 22% të të anketuarve (23% mesatarja e BE).

Inflacioni (rritja e çmimeve) është cilësuar si faktor nga 20% e të anketuarve shqiptarë.

Në pyetjet që lidhet direkt me çështjet kryesore me të cilat ata përballen për momentin, 40% janë përgjigjur që shqetësimi më i madh i tyre është rritja e çmimeve/inflacioni dhe kosto e jetesës. Edhe kjo përqindje është shumë më e lartë se mesatarja e Bashkimit Europian, prej 29%.

E dyta është shëndeti dhe siguria sociale (21%, kundrejt 18% të BE) dhe e treta situata financiare e familjarëve tuaj, (20%, kundrejt 14% të BE).

Vlerësimi për situatën në përkeqësim

Në Eurobarometrin e këtij viti është rritur përqindja e atyre që mendojnë se situata ekonomike është keq dhe është ulur pesha e atyre që mendojnë se është mirë. 49% e të anketuarve shqiptarë në Eurobarometrin e pranverës 2018 mendonin se situata ekonomike është e mirë, 5 pikë përqindje më pak se në vjeshtë 2017. Në të kundërt, përqindja e atyre që mendojnë se situata është keq është rritur me 5 pikë përqindje në 51%.

Për situatën personale, 57% kanë deklaruar që është e mirë dhe 39% që është keq.

Shqiptarët kanë më shumë besim tek BE

Megjithatë pritshmëritë mbeten pozitive, pasi mesatarisht mbi 50% e të anketuarve mendojnë se situata e tyre dhe ajo ekonomike do të jetë më e mirë.

Interesante është që kur pyeten për besimin te institucionet, shqiptarët kanë më shumë besim tek Bashkimi Europian (69%), sesa tek qeveria vendase (47%) dhe Parlamenti vendas (54%).

Shqiptarët perceptojnë se Bashkimi Europian për ta do të sjellë prosperitet ekonomik (58%), liri për të udhëtuar dhe punuar kudo në BE dhe mbrojtje sociale (49%), shkruan Monitor.

a.s/dita

Bebe Rexha krenare për origjinën: Ka diçka në ujin e shqiptarëve. Durojmë gjithçka

Posted: 17 Jun 2018 01:28 AM PDT

 

"Ka diçka në ujin e shqiptarëve. Ne jemi shumë të fortë. Jemi të ndërtuar si kuajt dhe mund të mbajmë mbi lëkurë gjithçka" – tregon Bebe duke qeshur.

Babai i saj Flamur Rexha u zhvendos në SHBA kur ishte 21 vjeç dhe ka punuar çdo lloj pune për të mbështetur familjen.

Ndërsa nëna e saj Bukurije Rexha ka lindur në Amerikë.

"Mami dhe babi kanë punuar shumë dhe asnjëherë nuk treguan se nuk kishim para" – tregoi këngëtarja e hitit "Meant To Be".

Mirëpo duket se familja e Bebes nuk e ka mbështetur në fillimet e karrierës së saj muzikore.

"Muzikën e shihnin si diçka negative. Babai im më thonte gjithmonë se ajo është karriera e djallit" – tha Bebe duke buzëqeshur.

a.s/dita

Odiseja e “Aquarius” merr fund! Anija ankorohet në Valencia

Posted: 17 Jun 2018 01:16 AM PDT

 

Odiseja e anijes "Aquarius" është mbyllur me një fund të lumtur.

Anija e refuzuar fillimisht nga Malta dhe më vonë nga Italia, pasi është endur për ditë me radhë nëpër Mesdhe është ankoruar në brigjet spanjolle.

629 refugjatët në bordin e anijes, disa prej të cilëve në gjendje të rënduar shëndetësore për shkak të kohës së gjatë të qëndrimit në det, kequshqimit dhe mungesës së ilaçe morën ndihmën e parë nga grupet e emergjencave në Portin e Valencias.

Qeveria e re spanjolle e drejtuar nga Pedro Sanchez ka një tjetër qasje ndaj emigracionit në krahasim me qeverinë e Mariano Rajoy-t.

"Është detyra jonë që të ndihmojmë për të shmangur katastrofat humanitare dhe të ofrojmë një port të sigurtë për këta njerëz për të përmbushur gjithashtu zotimet tona karshi të drejtave themelore të njeriut", deklaroi disa ditë më parë Kryeministri Sanchez.

Pjesa më e madhe e refugjatëve janë nga Afrika, por mes tyre nuk mungojnë shtetas nga Afganistani, Pakistani dhe Bangladeshi.

a.s/dita

“Të heqim anglishten nga BE-ja, të flasim frëngjisht”

Posted: 17 Jun 2018 12:58 AM PDT

 

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, ka në plan të kthejë frëngjishten si gjuhë zyrtare të Bashkimit Europian.

Në fakt, gjuha franceze ka qenë gjuhë zyrtare të institucioneve europiane përpara se Britania e Madhe të bëhej pjesë e BE-së në 1973.

Wall Street Journal i ka dedikuar një shkrim propozimit të Macron dhe deklaratave të tij në ditën e "Frankofonisë", një festë për gjuhën frënge në më shumë se 70 vende.

"Dominimi është i pashmangshëm", tha Macron.

Për vite me radhë, frëngjishtja ishte gjuha kryesore e diplomacisë europiane, dhe Macron kërkon ta rikthejë në kohën e shkëlqimit.

Macron kërkon të vendosë disa rregulla, ta vendosë gjuhën frënge nëpër shkollat e BE-së si edhe t'i japë rëndësi frëngjishtes në institucione.

Macron ka një tjetër aleat brenda unionit që mbështet propozimin e e tij për të zëvendësuar anglishten me frëngjishten.

Është Presidenti i Komisionit Europian, Jean Claude Juncker i cili u shpreh pak kohë më parë se gjuha franceze nuk është pas anglishtes.

"Pse gjuha e Shekspirit duhet të jetë superiore ndaj asaj të Volterit?", pyeti në mënyrë ironike Juncker.

Megjithatë zbritja nga froni e anglishtes është e vështirë, pasi anglishtja është prej vitesh gjuha kryesore në BE.

Wall Street Journal shkruan se 81% e dokumentave europianë janë në gjuhën angleze, 5% frëngjisht, 2% në gjermanisht dhe pjesa tjetër në 21 gjuhë të ndryshme. Dhe megjithatë vetëm 2.8% e stafit të BEpsë janë britanikë.

Ndërkohë, anglishtja vazhdon  të jetë gjuha që kryesore në Bashkimin Europian sipas të dhënave zyrtare.

Në mbi 80% të shkollave fillore dhe në mbi 95% e shkollave të mesme në BE, anglishtja mësohet përpara çdo gjuhe tjetër të huaj.

a.s/dita

 

Merkel dhe Seehofer: Finalja e një ndeshjeje të gjatë

Posted: 17 Jun 2018 12:40 AM PDT

 

Nga Jasper von Altenbockum*

A është ky fundi i koalicionit qeveritar në Gjermani që vetëm tre muaj  është në detyrë? Shumë flet për fundin. Nëse Horst Seehofer arrin të marrë të hënën nga CSU-ja miratimin për planet e tij, dhe i zbaton ato menjëherë, kancelares Merkel nuk i mbetet gjë tjetër, veçse të largojë nga detyra ministrin e saj të Punëve të Brendshme. Që këtu bëhet fjalë edhe për kryetarin e partisë kristiansociale, CSU nuk duket se do ta bënte këtë hap të lehtë për Merkelin, por nga ana tjetër ajo edhe mund ta injorojë këtë.

Në fund të fundit nuk janë instancat e CSU-së ato që përcaktojnë, se çfarë duhet të bëjë kancelarja.

Të dy mund të dorëzohen

Ato madje as nuk mund t’i parashtrojnë Seehoferit se çfarë duhet të bëjë si ministër i Punëve të Brendshme. Për të shmangur prishjen e koalicionit, rregullorja për të kthyer në kufi refugjatët, mund të presë edhe dy javë. Që CSU-ja dhe Seehoferi këmbëngulin për këtë, është e ditur nga momenti, kur Seehofer, ende kryeministër bavarez, foli për një "sundim të padrejtësisë”. Nëse ai tani dorëzohet, merr fund besueshmëria e tij. Këtë kishte parasysh edhe kryeministri bavarez, kur foli për një "finale të besueshmërisë".

Por edhe Merkel mund të bëjë lëshime për të shpëtuar veten dhe koalicionin. A nuk e ka bërë ajo këtë?

Lutja për të pritur për kthimet në kufi, deri në bisedimet bilaterale me shtetet fqinje të Gjermanidë, të thotë të paktën, që nëse këto negociata dështojnë, ajo do të miratojë planet e Seehoferit. Kjo e relativizon akuzën, se CSU-ja po e bllokon kancelaren para samitit të BE, pas dy javësh. Kërkesat e CSU-së mund të përdoren nga kancelarja edhe si mjet presioni ndaj partnerëve europianë.

“Nëna e të gjitha zgjedhjeve”

Për CSU-në nuk është koalicioni çështja më e rëndësishme, por "nëna e të gjitha zgjedhjeve”, siç i ka quajtur Söder njëherë, zgjedhjet e landit më 14 tetor në Bavari. Deri më tani manovrat e Söderit nuk kanë sjellë gjë, ruajtja e shumicës absolute është ende larg. Prandaj CSU luan e gjitha me një kartë: Pyetja që mbetet është – fiton CSU-ja më shumë me kërkesën për "kthesën e azilit" nga rezervuari i AFD-së djathtiste apo humbet më shumë në terrenin kishtar katolik pro një kulture mirëseardhjeje. Në të vërtetë problemi i CSU-së është: Nëse nuk bën asgjë, atëherë nuk ka asnjë shans për fitoren e zgjedhjeve.

*Frankfurter Allgemeine Zeitung

Dita e katërt e Botërorit, sot zbresin në fushë pretendentët

Posted: 17 Jun 2018 12:32 AM PDT

 

Dita e katërt e Botërorit rus rikthen në fushë dy skuadrat e kuotuara më lart për të ngritur trofeun në fund.

Në orën 17:00, Gjermania do të nisë mbrojtjen e trofeut në sfidën përballë Meksikës.

Gjermanët mbërrijnë në këtë kompeticion në një formë të mirë. Kanë 28 ndeshje pa humbje dhe në 10 ndeshjet e fundit kanë fituar po 10, në 7 prej tyre janë shënuar mbi 3 gola.

Ndeshja do të luhet në stadiumin Luzhniki, aty ku do të jetë edhe finalja e madhe e Kupës së Botës.

Pak pas fërshëllimës përfundimtare të sfidës Gjermani-Meksikë vëmendja do të zhvendoset nga Moska në Rostov, ku në fushë do të zbresë një tjetër pretendent.

Brazili do të ketë përballë Zvicrën e katër shqiptarëve.

Brazilianët kanë 17 ndeshje që nuk e njohin humbjen, por Zvicra ka treguar që është një kockë e fortë dhe surprizat edhe mund të ndodhin.

Ndërkohë, ditën e katërt e hap ndeshja mes Kosta Rikës dhe Serbisë. Serbët konsiderohen si favoritë për ta fituar takimin nga ana e kompanive të basteve dhe ekspertët e futbollit.

a.s/dita

Mourinho, i pamëshirshëm: Të kesh atë në fushë është si të më kesh mua

Posted: 17 Jun 2018 12:23 AM PDT

 

Jose Mourinho nuk i ka kursyer kritikat ndaj portierit të Argjentinës, Caballero, pas paraqitjes së tij në Kupën e Botës, gjatë barazimit 1-1 ndaj Islandës.

"Fjala që më vjen ndërmend për të përshkruar ndeshjen e Islandës, është kompaktësi. Kanë luajtur në bllok, të bashkuar gjatë gjithë ndeshjes, me nëntë futbollistë në zonën e tyre, – tha trajneri i Manchester United. – Asnjëherë Messi nuk ishte në një situatë një kundër një, por një kundër tre ose kundër katër.

Askush nuk ka të drejtë të kritikojë këtë ekip për sjelljen e tyre, por duhet ta vlerësojnë për shpirtin e garës, impenjimin dhe forcën. Janë shumë të fortë, duket qartë që kanë ngrënë mish që në mëngjes kur ishin fëmijë. Patën dy raste dhe shënuan një gol."

Më pas vjen ironia: "Të kesh Caballero në portë është njëlloj si të jem unë. Unë në portë mund të bëj aq sa bën Caballero. Edhe unë aq pres, sa ai. Sigurisht që Argjentina dominoi, por Messi ishte shumë larg portës kundërshtare dhe kishte nevojë për më shumë se një driblim që të lirohej."

a.s/dita

Parlamenti grek miraton mes dhunës dhe debateve emrin e Maqedonisë

Posted: 17 Jun 2018 12:09 AM PDT

 

Me 153 vota pro dhe 127 kundër është ratifikuar prej Parlamentit grek marrëveshja për emërtimin e ri të Maqedonisë, e cila do të firmoset prej ministrave Kotzias dhe Dimitrov në Prespë këtë të dielë.

Votimi, që kishte edhe formën e mocionit të mosbesimit për kabinetin Tsipras bëri bashkë koalicionin Syriza-Anel dhe siç ishte parashikuar, kundër votuan 127 deputetë të opozitës, ndërsa komunistët u larguan nga salla.

Kundër votoi vetëm një deputet qeverisë, anëtar i partisë Anel, i cili edhe u largua nga grupi parlamentar i kësaj partie.

Marrëveshja u sulmua ashpër prej opozitës, e cila e quajti atë tradhti që i bëhet vendit, ndërsa qeveria thotë se marrëveshja mbyll përgjithmonë një ngërç që mbante peng vendin prej gati 30 vjetësh.

Në kohën që brenda Parlamentit vazhdonin diskutimet me tone të larta, edhe jashtë tij situata ishte po kaq e tensionuar.

Grupime të mbështetura prej ekstremistëve të djathtë dhe shoqatave të maqedonasve, sulmuan parlamentin dhe tentuan të hynin brenda tij, por ka qenë ndërhyrja e policisë që shpërndau dhunshëm protestën.

Një tjetër grup protestuesish sulmuan edhe automjetet e deputetëve, të cilët po dilnin prej godinës së Parlamentit duke dëmtuar disa automjete.

Edhe në këtë rast, ndërhyrja e policisë ishte vendimtare për qetësimin e situatës.

a.s/dita

Gruaja vret burrin me pistoletë, detaje nga krimi në tregun e Milotit

Posted: 16 Jun 2018 11:54 PM PDT

 

Krimi në familje ka goditur sërish në vendin tonë.

Gruaja ka vrarë bashkëshortin e saj mëngjesin e kësaj të diele.

Sipas njoftimi të policisë ngjarja ka ndodhur në tregun e Milotit.

Violeta Donaja ka qëlluar me armë zjarri tip pistoletë burrin e saj Kujtim Donaj banues në Rrëshen.

Nga informacionet paraprake nuk dihet ende se cila ka qenë arsyeja që 35-vjeçarja ka qëlluar për vdekje bashkëshortin, 42 vjeçar.

E reja ka tentuar të largohet nga vendngjarja, por ndërhyrja në kohë e forcave policore, ka bërë të mundur kapjen dhe arrestimin e saj si dhe sekuestrimin e armës së zjarrit me të cilën është kryer krimi.

Çifti banonte në Rrëshen dhe çdo të diel shkonin në treg.

Dëshmitarët thanë se fillimisht mes tyre ka patur debat më pas gruaja nga nxjerrë armën dhe e ka vrarë.

Grupi hetimor në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kurbin, po vazhdojnë hetimet në vendngjarje për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

a.s/dita

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more