Skip to main content

““Punon për Trump? Zhduku nga restoranti!”” plus 9 more Gazeta SHQIP

““Punon për Trump? Zhduku nga restoranti!”” plus 9 more Gazeta SHQIP


“Punon për Trump? Zhduku nga restoranti!”

Posted: 24 Jun 2018 01:53 AM PDT

Sekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë Sarah Sanders është dëbuar nga një restorant të premten në mbrëmje, vetëm sepse ajo punon për Presidentin e SHBA, Donald Trump. Një bashkëpronare e "Red Hen" në Lexington, Virxhinia, i kërkoi zonjës Sanders dhe familjes së saj të largohen nga restoranti, në veprimin që ishte një shenjë proteste kundër administratës Trump.

Vetë Sanders shkroi në Twitter se “veprimet e saj thonë shumë më tepër për të se sa për mua”.

Stephanie Wilkinson tha se beson se Sanders punon për një administratë “çnjerëzore dhe jo etike”.

Ajo i tha Washington Post se vendosi t’i kërkojë zëdhënëses së Trump të largohet nga restoranti me 26 vende, pasi bisedoi me stafin e saj.

“Më tregoni se çfarë duhet të bëj unë. A mund t'i kërkoj të largohet”, tha ajo. “Ata thanë po.”

Zonja Wilkinson tha se ajo i kërkoi Sanders që të flasë me të jashtë restorantit  para se t'i shpjegonte “se ka disa standarde që mendonte se duhet ta largonte, të tilla si ndershmëria, dhembshuria dhe bashkëpunimi”.

Ajo tha se përgjigja e menjëhershme e Sanders ishte: “Është OK, unë do të largohem”.

Incidenti vjen disa ditë pasi një tjetër zyrtar i Shtëpisë së Bardhë, Kirstjen Nielsen u dëbua nga një restorant meksikan në Uashington. Të dy rastet vijnë në mes të presionit në rritje ndaj qeverisë amerikane mbi politikën e saj të diskutueshme për ndarjen e fëmijëve migrues nga prindërit e tyre në kufirin meksikan.

Një vendim nga administrata për të ndjekur penalisht çdo migrant pa dokumenta që kalon kufirin çoi në rreth 2,300 fëmijë që u ndanë nga prindërit e tyre në maj dhe qershor dhe nxitën një valë globale të zemërimit. Presidenti Trump ka ndalur tashmë ndarjet e familjeve, por thotë se ai mbetet i angazhuar ndaj politikës së “tolerancës zero”.

Kritikët e vendimit në restorantin "Red Hen" thanë se politika e Trump është diskriminuese.

Megjithatë, të tjerë krahasuan vendimin e restorantit me një vendim të kohëve të fundit të Gjykatës së Lartë në favor të një bukëpjekësi, i cili refuzoi të bënte një tortë martese për një çift homoseksualësh.

Profili i restorantit në Facebook ka parë një rritje të vlerësimeve me pesë yje pasi lajmi i incidentit u publikua të shtunën në mbrëmje, ndërkohë që "reviews" në internet janë bërë gjithnjë e më të polarizuara.

Një rishikim negativ i restorantit në internet thoshte: “Isha duke ngrënë në Red Hen dhe isha dëshmitar i dëbimit të Sarah Huckabee Sanders. Mu neveritën dhe e tmerrova nga incidenti".

Por mijëra përdorues të tjerë mbështetën vendimin. Njëri shkroi: «E dua këtë vend, moralisht superior dhe ushqimi duhet të jetë i shijshëm …»

24 qershor 2018 (gazeta-Shqip.com)

Gjiknuri në Kamëz: Në shtator nis ndërtimi i askit Thumanë-Kashar

Posted: 24 Jun 2018 01:39 AM PDT

Turi i "Llogaridhënies publike", e gjeti ministrin e i Infrastrukturës dhe Energjisë Damian Gjiknuri në Kamëz, ku takoi banorët e zonës, i shoqëruar nga Kryetarja e Partisë Socialiste të Tiranës Blerina Gjylameti dhe deputeti Rakip Suli.

Gjiknuri u ndal tek investimet e programuara në infrastrukturën rrugore kombëtare me ndikim edhe për territorin e Bashkisë së Kamzës, duke thënë se aksi më prioritar i qeverisë Thumanë-Kashar do të lehtësoj trafikun përmes qytetit.

"Ju e dini se ne po ndërmarrim investime të mëdha për gjithë pjesën e rrugëve lidhëse për nga veriu. Kjo do të thotë se edhe rruga Thumanë-Kashar, besoj nga Shtatori do të fillojë. Do të ketë një lehtësi të trafikut edhe drejt Kamzës pasi pjesa e veriut do të shkojnë drejt autostradës Tiranë-Durrës. Edhe pjesa nga Fushë Kruja në Kamëz do të ketë gjithashtu një lehtësim të trafikut", tha Gjiknuri.

Ai ju referua edhe çështjes problematike të trajtimit të mbetjeve, duke vënë në dukje se deri më tani ka munguar bashkëpunimi me pushtetin vendor për t'i dhënë Kamzës të njëjtën zgjidhje si Tiranës.

"Këtu ka nevojë dhe për çështjen e mbetjeve. Ne i kemi propozuar kryetarit të bashkisë po jua themi. Ne po ngremë një incenerator në Sharrë dhe Kamza nuk ka pse të trajtohet veç si Tirana. Qeveria shqiptare ka marrë rrisqet e saj, ne shpenzojmë disa milionë dollarë çdo vit vetëm për trajtimin e mbetjeve në Qarkun e Tiranës. Skema jonë ka qenë që edhe mbetjet e Kamzës të shkojnë në Sharrë dhe të përpunohen aty. Qeveria do të japë mbështetjen e saj, bashkia do të marrë edhe ajo një rrisk, një kontribut të vogël financiar. Nuk kemi gjetur bashkëpunim. Këtë po jua them, zgjidhja është aty, problemi i mbetjeve në Kamëz do të zgjidhet siç po zgjidhet edhe në Tiranë. Është e rëndësishme që pushteti vendor këtu të jetë bashkëpunues me qeverinë në këtë drejtim", deklaroi ministri.

24 qershor 2018 (gazeta-Shqip.com)

Emër i rrallë, ja si do quhet vajza e kryeministres së Zelandës

Posted: 24 Jun 2018 01:28 AM PDT

Kryeministrja e Zelandës së Re, Jacinda Ardern dhe partneri i saj Clarke Gayford kanë shpallur emrin e vajzës së tyre të porsalindur.

Vogëlushja do të quhet Neve Te Aroha Ardern Gayford. Neve, që rrjedh nga emri irlandez Niamh, do të thotë “e ndritshme” ose “rrezatuese” dhe Te Aroha do të thotë “dashuri” në gjuhën e indigjenëve të fisit Māori.

Kryeministrja tha se asaj dhe Gayford i kishte marrë shumë kohë "disa muaj” zgjedhja e emrit, por emri i duhur u bë i qartë sapo fëmija lindi.

“Ndoshta, si të gjithë, kaluam atë kohën ku mbajtëm këtë listë të shkurtër të emrave dhe donim të prisnim derisa fëmija të vinte në jetë dhe të kuptonim me të vërtetë se cili prej emrave ndihej sikur funksiononte.

“Por ne zgjodhëm Neve, sepse na pëlqente dhe kur e pamë, menduam që ajo dukej sikur e përvetësonte emrin”, tha Ardern.

Sipas saj emri Te Aroha ishte zgjedhur si një reflektim i mbështetjes që ajo kishte marrë nga populli i Zelandës së Re gjatë shtatzënisë, veçanërisht bashkësia Māori.

“Mendova se si të reflektoj bujarinë, veçanërisht të të gjithë njerëzve që na dhanë neve emra – dhe Te Aroha dukej sikur ishte një mënyrë. Te Aroha ishte diçka që ne e vendosëm shumë herët. Ishte mënyra jonë për të reflektuar sasinë e dashurisë që kësaj foshnje i është treguar para se të vinte në jetë", tha ajo.

Është gjithashtu një dedikim për malin Te Aroha, në Ishullin e Veriut të Zelandës së Re, pranë qytetit të Ardernit, Hamilton.

“Është vendi nga ku vjen e gjithë familja ime. Unë u rrita nën atë mal”, tha Aredrn.

24 qershor 2018 (gazeta-Shqip.com)

Rusi 2018, Anglia luan për kualifikimin. Poloni-Kolumbi betejë “jetë a vdekje”

Posted: 24 Jun 2018 01:15 AM PDT

E diela është dita e 11-të e Botërorit rus por njëkohësisht edhe dita që do të mbyllë raundin e dytë të ndeshjeve në grupe. Në orën 14:00 në Ninzhy Novgorod Anglia pret Panamanë në një sfidë ku me një fitore tre luanët do të avanconin në fazën tjetër. Kjo ndaj përfaqësues amerikano-qëndrore, konsiderohet një ndeshje më e lehtë në letër se sfida e parë ndaj Tunizisë për skuadrën e Gareth Southgate.

Dele Alli është në dyshim dhe mund ta nisë ndeshjen nga stoli. Anglia do të kërkojë të mbyllë që sot çështjen e kualifikimit në grupin G, për të sfiduar më pas Belgjikën për vendin e parë në grup.

Në orën 17:00 në Central Stadium, në Yaketeringburg do të masin forcat dy skuadrat surprizë të grupit H, Japonia dhe Senegali. Të dyja ekipet kanë nga 3 pikë dhe me një fitore sot do të hidhnin një hap të sigurtë drejt kualifikimit në fazën tjetër. Japonia surprizoi më shumë në ndeshjen e parë duke mposhtur favoriten e grupit Kolumbinë me rezultatin 2-1.

Edhe Senegali bëri një paraqitje shumë të mirë teksa me të njëjtin rezultat mposhti Poloninë. Afrikanët kanë një grup shumë të mirë futbollistësh, ku spikasin Mane e Koulibaly dhe shikohen si një nga ekipet që mund të shkojnë larg në këtë Botëror, prandaj sot ndaj Japonisë, Senegali është skuadra favorite për të marrë tre pikët.

Në mbrëmje në orën 20:00 do të jetë radha e dy skuadrave më të kuotura në momentin e hedhjes së shortit për të kaluar grupin H. Në Kazan Arena luhet Poloni-Kolumbi. Lewandowski përballë Falcaos, apo edhe Zielinski ndaj James Rodriguez sa më shumë sfida brenda sfidës në këtë ndeshje.

Amerikano-jugorët por edhe polakët luajnë shansin e fundit për të avancuar më tej. Kolumbia pavarsisht humbjes ndaj Japonisë nuk bëri një paraqitje të keqe pasi luajti përgjatë gjithë sfidës me një lojtar më pak pas daljes me karton të kuq të Carlos Sanchez. Ndërkohë në krahun tjetër Polonia zhgënjeu plotësisht ndaj Senegalit teksa u shfaq në fushë si një skuadër pa dëshirë dhe grintë dhe sot pritet reagimi i skuadrës së Adam Nawalkas.

24 qershor 2018 (gazeta-Shqip.com)

Edhe Spanja sulmon Italinë, Sanchez: Jeni anti-evropianë dhe egoistë!

Posted: 24 Jun 2018 01:07 AM PDT

"Në BE ka qeveri si ajo italiane që janë duke bërë politika anti-evropiane dhe ku egoizmi kombëtar është më i përhapur”!

Këtë e deklaroi pa asnjë mëdyshje kryeministri socialist spanjoll, Pedro Sanchez, në një intervistë me gazetën El Pais.

Deklarata e liderit spanjoll vjen vetëm 24 orë pasi Franca "i hapi luftë" Italisë duke përcjellë një varg kërcënimesh nga Presidenti Emanuel Macron, i cili e ka të gjithë betejën me populistin Salvini, që në krahun tjetër nuk ka ndërmend të dorëzohet përballë BE-së dhe Francës, të cilën e etiketon si arrogante.

Por Sanchez ndryshe nga Macron që ishte i ashpër në deklaratën e tij përpara Samitit të BE-së më 28 qershor, tha se egoizmi që po shfaq Italia vjen edhe si pasojë e ndihmës së munguar ngë BE-ja për krizën e emigrantëve. “Kjo ndodh edhe për shkak të mungesës së solidaritetit treguar nga BE-ja më herët në lidhje me një vend që tashmë pret gjysmë milioni qenie njerëzore nga brigjet e Libisë”, theksoi Sanchez.

Në intervistën e gjatë, e cila është në raundin e programit të Qeverisë spanjolle, Sanchez kur u pyet në qoftë se krijimi i qendrave të refugjatëve jashtë kufijve të Unionit është një zgjidhje,  ai u përgjigj: “Unë duhet së pari të mësoj me detaje propozimin. Unë nuk mendoj se një zgjidhje çfarëdo nga vendet kufitare të BE-së justifikon shpenzimet nga buxheti dhe hedhe poshtë përgjegjësitë që Europa duhet të marrë përsipër vetë.

"Gjithashtu shtohet Eurofobia" dhe sipas kryeministrit spanjoll, kjo "është sfida kryesore e BE-së”.

“Ne spanjollët nuk do të jemi të pandjeshëm ndaj këtyre tragjedive humanitare, por është e qartë se Spanja nuk mund të përgjigjet vetëm. Një gjë është një krizë humanitare, gjë tjetër është politika ndaj migrantëve, sepse politika e migracionit ka nevojë për një përgjigje të përbashkët evropiane”, nënvizoi Sanchez.

24 qershor 2018 (gazeta-Shqip.com)

Mata Hari, jeta plot tortura me bashkëshortin e parë

Posted: 24 Jun 2018 01:00 AM PDT

Ai quhej Rudolf Makleon dhe ishte i pari që ra në dashuri me gruan që do të kthehej në simbol të bukurisë së inteligjencës botërore. Atëherë ajo ishte e ndrojtur dhe Makleon nuk mund ta mendonte se gruaja që shërbente darkën në tryezën e shtëpisë së tij, do të mund të fuste në kurth burrat më të fuqishëm të botës.

Ai ra menjëherë në dashuri me bukurinë e saj dhe u martua pa u menduar gjatë. Vajza e rritur jetime e pa këtë martesë si një mënyrë për të ndërtuar familjen e ardhshme. Një herë duke lexuar gazetën, ajo hasi një njoftim për martesë nga një kapiten i ushtrive koloniale. Makleon e kishte parë gazetën si një mënyrë për të gjetur një grua të denjë. Kur u takuan ai e pëlqeu menjëherë. Ajo do të martohej me të por jeta bashkëshortore do të kthehej në një ferr.

Pas martese ai filloi të sillej gjithnjë e më keq. Shërbëtori i tij, të cilin e kishte shtyrë deri në dëshpërim u përpoq që t'i helmonte fëmijët. Djali Norman vdiq ndërsa e bija Gertruda, mezi arriti të shpëtojë. Për të qarkullojnë shumë legjenda, por disa thonë se ka vdekur gjatë viteve të Luftës së Parë Botërore. Të tjerët thonë se ka shpëtuar dhe ka jetuar në Xhakarta ku është marrë me spiunazh njëlloj si e ëma. Gjatë luftës së Koresë, thonë se është kapur nën emrin Vilhelmina Van Diren dhe është pushkatuar për spiunazh.

Por a ishte vërtetë kjo vajza e Mata Harit? Kjo pyetje nuk mori kurrë përgjigje. Gjithsesi Margaret u nda nga Rudolfi dhe gjeti punë si kalorëse në një cirk parizian, më pas kaloi në estradë. Kishte një farë pamjeje enigmatike si lindore, zotëronte plasticitet dhe mbi të gjitha kishte njohuri në fushën e valleve dhe të ritualeve të banorëve gjysmë të egër të Javës dhe të Sumatrës ku kishte jetuar me bashkëshortin e parë.

Drejtori i cirkut e ndihmoi të futet në jetën mondane dhe sallonet e saj. Mori emrin ekzotik Mata Hari që do të thotë "syri i mëngjesit", pasi askush nuk e di me saktësi. Sipas të dhënave ajo është bërë spiune e gjermanëve përpara luftës së vitit 1914 menjëherë pas ndarjes me kapitenin Makleod, atëherë kur kishte nevojë për mjete vetjake sado modeste. Në favor të këtij versioni qëndron fakti se figuron si agjenti H-21 në shërbimin e fshehtë gjerman, dhe me germën H shënoheshin agjentët e vjetër.

Sipas një versioni tjetër, në korrik të vitit 1914, Mata Hari ka shkuar nga Parisi në Gjermani dhe aty e zuri lufta. Kërcimtarja është parë në një lokal duke ngrënë mëngjes me kreun e policisë së Berlinit dhe ky ka qenë i vetmi fakt që vërteton se ajo ka punuar për të. Margaret Gertruda Cele e njohur më vonë si Mata Hari lindi në 7 gusht të vitit 1876 në qytetin holandez të Lauverden, në familjen e një mjeshtri kapelesh. I ati falimentoi shumë shpejt dhe s'dihet ku u zhduk, e ëma vdiq. Jetimen e mori në edukim një xhaxha. Vajza rritej, por përherë dhe më tepër jeta e mjerë provinciale e mërziste. Historia e jetës së saj vijon të jetë frymëzuese për biografët apo ata që eksplorojnë botën e spiunazhit.

24 qershor 2018 (gazeta-Shqip.com)

Gratë në Arabinë Saudite lejohen zyrtarisht në timon!

Posted: 24 Jun 2018 12:41 AM PDT

Grave saudite që prej mesnatës që lamë pas ju lejohet zyrtarisht të ulen në timon, pasi një ligj historik për privimin e tyre nga drejtimi i një makine është shfuqizuar falë politikave për hapjen e shoqërisë.

Ndryshimi u njoftua shtatorin e kaluar dhe Arabia Saudite lëshoi patentat e para për gratë më parë këtë muaj. Arabia ishte vendi i vetëm i mbetur në botë ku gratë nuk mund të lëviznin dhe familjet duhej të merrnin me qira shoferë privatë për të afërmit e tyre.

Megjithatë, lëvizja vjen në mes të një lëvizje të intensifikuar ndaj aktivistëve që kanë bërë fushatë për të dhënë këtë të drejtë. Të paktën tetë aktivistë të të drejtave të grave po mbahen dhe mund të përballen me gjyq në një gjykatë kundër terrorizmit dhe dënime të gjata priten për ta, thotë Amnesty International.

Ato përfshijnë edhe Loujain al-Hathloul, një figurë e njohur në fushatën për të drejtat e grave. Amnesty gjithashtu ka bërë thirrje për reforma më të gjera në Arabinë Saudite, ku gratë mbeten subjekt i ligjeve për kujdestarinë e meshkujve.

Grupet e të drejtave të njeriut në mbretëri kanë bërë fushatë për vite me radhë për të lejuar gratë të drejtojnë automjetet. Dhjetëra gra u arrestuan për protesta në Riad në vitin 1990 dhe disa gra saudite filluan të publikonin videot e tyre mbi makina në vitin 2008 dhe në midis viteve 2011-2014.

Por tani mijëra gra mund të dalin në rrugë me makiënë. “Është një moment historik për çdo grua saudite”, i tha agjensisë së lajmeve AFP, prezantuesja televizive saudite Sabika al-Dosari.

“Ato ditë të pritjes së orëve të gjata për një shofer kanë mbaruar”, thotë studentja e farmacisë Hatoun bin Dakhil. “Nuk na nevojitet më shoferi".

24 qershor 2018 (gazeta-Shqip.com)

Do tregtonte 6 mina me telekomandë, pranga 40-vjeçarit në Lezhë (VIDEO)

Posted: 24 Jun 2018 12:30 AM PDT

Policia e Lezhës ka finalizuar me sukses operacionin e koduar “Udhëtimi”, duke arrestuar në flagrancë një 40-vjeçar nga Tirana, i cili lëvizte me  6 mina me telekomandë në automjetin e tij.

"U arrestua në flagrancë shtetasi: – Eduard Sinanaj, 40 vjeç, banues në Tiranë ( i dënuar më parë për veprën penale ” Dhënie ndihme për kalim të paligjshëm të kufirit”) . Në aksin rrugor Milot – Lezhë, në vendin e quajtur Ishull Lezhë, u kap me automjetin e tij tip Peugeot që po drejtonte, pasi në bagazh, në një rrotë karroce, kishte fshehur 6 mina me telekomandë, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale së bashku me automjetin", sqaron policia.

Lezhë Finalizohet operacioni i koduar " Udhëtimi " Sekuestrohen 6 mina me telekomandë Arrestohet në flagrancë poseduesi i tyre Më datë 23.06.2018, në vijim të punës për parandalimin e ngjarjeve kriminale dhe goditjen e veprimtarive të kundraligjshme duke vendosur para përgjegjësisë ligjore autorët e dyshuar, nga Sektori për hetimin e krimeve në Drejtorinë Vendore të Policisë Lezhë në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë, falë një pune profesionale të mirëorganizuar të ndjekur me metoda proaktive, u finalizua me sukses operacioni i koduar " Udhëtimi " duke goditur një tjetër rast të tentativës për tregtim të minave me telekomandë.Si rezultat i këtij operacioni, u arrestua në flagrancë shtetasi : – Eduard Sinanaj, 40 vjeç, banues në Tiranë ( i dënuar më parë për veprën penale " Dhënie ndihme për kalim të paligjshëm të kufirit") Në aksin rrugor Milot – Lezhë, në vendin e quajtur Ishull Lezhë, u kap me automjetin e tij tip Peugeot që po drejtonte, pasi në bagazh, në një rrotë karroce, kishte fshehur 6 mina me telekomandë të cilat u sekuestruan në cilësinë e proves materiale sëbashku me automjetin. Vepra penale në ngarkim të tij " Trafikim i armëve dhe municioneve" parashikuar nga neni 278/a i Kodit Penal. Materialet proçeduriale iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë për veprime të mëtejshme.

Gepostet von Policia e Shtetit am Sonntag, 24. Juni 2018

Operacioni u drejtua nga sektori për hetimin e krimeve në Policinë e Lezhës, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë, falë një pune profesionale të mirë organizuar të ndjekur me metoda proaktive. Sipas policisë u godit kështu një rast i tentativës për tregtim të minave me telekomandë.

Vepra penale në ngarkim të tij ” Trafikim i armëve dhe municioneve” parashikuar nga neni 278/a i Kodit Penal.  Materialet proceduriale iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë për veprime të mëtejshme.

24 qershor 2018 (gazeta-Shqip.com)

Mbante “peng” djalin, beratasi godet me sëpatë dy efektivë policie

Posted: 24 Jun 2018 12:22 AM PDT

Policia e Beratit u vendos në alarm pasditen e djeshme, pasi u njoftua nga fqinjët e shqetësuar të një 43-vjeçari se ai mbante të izoluar në banesë, të birin 17 vjeçar.

Efektivët e policisë së Beratit, së bashku me forcat zjarrfikëse shkuan menjëherë pranë banesës së tij në lagjen "30 Vjetori" dhe mësuan se Albert Duro, i divorcuar nga bashkëshortja, e kërcënonte 17-vjeçarin me jetë.

Sipas policisë ai edhe e kishte lidhur të birin dhe nuk i jepte atij ushqim. Adoleshenti ka qenë i frikësuar dhe ndaj tij ishte ushtruar dhunë psikologjike, ndaj për këtë arsye u dërgua menjëherë drejt spitalit të Beratit.

Por babai i tij i bëri rezistencë policisë dhe përveç raportimit të djeshëm ku thuhej se qëlloi me tjegulla nga kati i dytë i banesës, policia ka sqaruar sot se për t'ju shmangur shoqërimit, ai ka goditur me sopatë e sende të forta efektivët.

"Për pasojë u dëmtuan lehtë dy efektivë policie", sqarojnë Blutë e Beratit.

"Më datë 23.06.2018, nga Specialistët e Seksionit për Krimet u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit: A.D, 43 vjeç, banues në lagjen "30 Vjetori", Berat. Arrestimi i tij u krye pasi në banesë në lagjen "30 Vjetori", ka mbajtur peng djalin e tij shtetasin A.D, 17 vjeç, banues në lagjen "30 Vjetori", Berat dhe ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj tij. Shtetasi A.D gjithashtu kundërshtoi me forcë punonjësit e policisë për tju shmangur shoqërimit", njofton policia.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprat penale, "Heqja e paligjshme e lirisë", "Dhuna në familje", "Kundërshtimi me dhunë i punonjësit të policisë" dhe "Prishja e rendit dhe qetësisë publike", parashikuar nga nenet 110, 236/2, 130/a dhe 274 të Kodit Penal.

Gjithashtu u përgatit Kërkesë Padia për Urdhër Mbrojtje të menjëhershëm, për 43-vjeçarin.

24 qershor 2018 (gazeta-Shqip.com)

FIFA hap hetime për “shqiponjën” e Xhakës e Shaqirit. Në hetim edhe Serbia

Posted: 24 Jun 2018 12:12 AM PDT

Qeveria e futbollit botëror, FIFA ka hapur edhe zyrtarisht një hetim mbi mënyrën e festimit të golave nga ana e Granit Xhakës dhe Xherdan Shaqirit, gjatë fitores së Zvicrës përballë Serbisë në Kupën e Botës së Rusisë.

Të dy lojtarët janë me prejardhje shqiptare nga Kosova, aty ku spastrimi etnik i ndërmarrë nga serbët ndaj popullsisë shqiptare përfundoi vetëm pas ndërhyrjes ushtarake të NATO-s në vitin 1999.

Pasi shënuan, ata bënë me duar simbolin e shqiponjës dykrenare të flamurit shqiptar, e sigurisht që të dy u vërshëllyen nga tifozët serbë e rusë.

Në deklaratën zyrtare, FIFA shkruan se Komiteti i Disiplinës ka nisur hetimet ndaj Xhakës e Shaqirit, duke shtuar madje se, "në lidhje me të njëjtën ndeshje, procedime disiplinore janë hapur edhe ndaj Federatës serbe të Futbollit, për shqetësimet që kanë sjellë tifozët në stadium dhe shfaqjen e mesazheve politike e agresive nga tifozët serbë".

"Për më tepër, një hetim paraprak është hapur ndaj trajnerit të Serbisë, Mladen Krstajiç, për deklaratat akuzuese që bëri pas ndeshjes në fjalë".

Ende mbetet e paqartë se për çfarë është hapur hetimi ndaj Krstajiç, por në komentet për reporterët serbë gjatë së shtunës, ai besohet të ketë folur mbi gjyqtarin e ndeshjes, Felix Brych:

"Nuk do t'i nxjerr as karton të verdhë dhe as të kuq, ndoshta do ta dërgoja atë në Hagë, në mënyrë që ata ta nxjerrin para gjyqit, siç kanë bërë me ne".

Pas ndeshjes, që ekipi i tij e fitoi 2-1, trajneri boshnjako-zviceran Vladimir Petkoviç është pyetur në lidhje me festimet e lojtarëve të tij, duke thënë se "kurrë nuk duhet të ngatërrohet futbolli me politikën. E rëndësishme është të jesh tifoz dhe të respektosh të tjerët. Ishte një atmosferë e mrekullueshme dhe kjo është ajo që duhet të bëjnë tifozët".

Babai i Xhakës kaloi 3 vite e gjysmë si i burgosur politik në Jugosllavi, ndërsa Shaqiri u lind në Kosovën nën ish-Jugosllavi, përpara se të emigronte drejt Zvicrës në moshë fëminore. Shaqiri mban gjithashtu flamurin e Kosovës në njërën prej këpucëve të tij.

"Është thjesht diçka emocionale – u shpreh ai në lidhje me festimin. – Jam shumë i lumtur që shënova gol, thjesht kaq nuk ka asgjë më shumë. Mendoj se nuk duhet të flasim për këtë tani".

24 qershor 2018 (gazeta-Shqip.com)

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more