Skip to main content

“Mulleri ka një premtim të madh për tifozët gjermanë” plus 9 more Ekonomia Online

“Mulleri ka një premtim të madh për tifozët gjermanë” plus 9 more Ekonomia Online


Mulleri ka një premtim të madh për tifozët gjermanë

Posted: 20 Jun 2018 10:40 AM PDT

Sulmuesi i Gjermanisë, Thomas Muller, ka folur para ndeshjes ndaj Suedisë.

Muller premtoi gjermanët që ekipi do të bëjë gjithçka për tëfituar ndeshjet e mbetura, përcjellë Lajmi.net.

"Ne kemi analizuar tërësisht lojën kundër Meksikës, në të cilën, sigurisht, kemi dhënë shumë. Ajo që mund të thuhet është se ne kemi mjaft raste për të analizuar", tha Muller.

"Gjëja e rëndësishme tani është që ne të gjithë presim së bashku, kemi dy misione të rëndësishme për të zgjidhur dhe ne duhet të fitojmë të dyja ndeshjet, ne vetëm duam sukses. Duhet të fitojmë me çdo kusht.", përfundoi ai.

The post Mulleri ka një premtim të madh për tifozët gjermanë appeared first on Ekonomia Online.

Mediet zvicerane: E gjithë Kosova do ta mbështesë Zvicrën kundër Serbisë

Posted: 20 Jun 2018 10:38 AM PDT

Në Zvicër ekziston tashmë perceptimi se e gjithë Kosova do të jetë të premtën në krah të helvetëve për sfidën e madhe kundër Serbisë.

Ky duel do të përcaktojë me shumë gjasë renditjen dhe gjasat e këtyre kombëtareve për kualifikim. Telegrafi sjell të përkthyer raportin në TheLocal.ch, që tregon pse Kosova do të jetë në mbështetje të Zvicrës.

Ekipi i Kosovës nuk po merr pjesë në Botëror, por emocionet janë të mëdha para ndeshjes mes Zvicrës dhe Serbisë, skuadra e të cilit ekip përfshin tre lojtarë nga Kosova.

Mesfushorët Valon Behrami nga klubi italian Udinese, Granit Xhaka i Arsenalit dhe Xherdan Shqiri i Stoke Cityt të gjithë ishin lindur në Kosovë dhe të tre lojtarët luajtën në barzimin befasues 1-1 ndaj Brazilit.

Përkrah me Blerim Xhemailin e Bolognas, i lindur në Maqedoni, lojtarët shqipfolës përbënë më shumë se 1/3-tën e formacionit startues ndaj Brazilit.

Si fëmijë të imigrantëve në Zvicër, ata nuk kanë komentuar ndeshjen e të premtës në Kaliningrad që mund të jetë vendimtare për kualifikim në grupin e tyre.

Vetëm Shaqiri komentoi, kur u caktua shorti në dhjetor: "hmm, më pëlqen ky short".

Sidoqoftë, të afërmit e lojtarëve nuk e kanë fshehur rëndësinë simbolike të ndeshjes kur ajo të shikohet në kryeqytetin e Kosovës, Prishtina.

Për agjën e Valon Behramit, Qaush, nipi i tij do të ketë "motivim shtesë për fitore" të premtën, sepse prindërit e tij kanë vuajtur kur Kosova ishte provincë e Serbisë.

"Ata të dy humbën punën dhe babai i tij ishte persekutuar", tha Qaush Behrami.

Agon Xhaka, futbollist 22 vjeçar, ka thënë se babai i kushëririt të tij Granitit ishte në burg gjatë regjimit serb të Millosheviçit dhe se "familja emigroi pasi ai ishte liruar nga burgu".

Refugjatë të Zvicrës

Ashtu si dhjetëra mijëra tjerë, gjatë viteve 1998-1999 dhe luftës në Kosovë të ushtrisë çlirimtare dhe forcave serbe, familjet e Behramit, Xhakës e Shaqirit ishin refugjatë në Zvicër.

Nuk ka numra zyrtarë, por afro 200 mijë shqiptarë nga Kosova jetojnë në Zvicër, një numër i jashtëzakonshëm marrë parasysh se Kosova ka 1.8 milion banorë.

Bashkë me komunitetin që jeton në Gjermani, ata përbëjnë burimin kryesor të të ardhurave në kosovë, duke dërguar rreth 175 milionë frankë zviceranë (152 milionë euro) çdo vit.

Emigrimi daton që nga koha e para luftës së Kosovës.

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, po ashtu ka jetuar në Zvicër duke punuar si instruktor i karatesë para rikthimit në Kosovë për t'u bërë një prej liderëve të luftës për çlirim.

Konflikti i fundit i kolapsimit të ish Jugosllavisë mori 13500 jetë. Më shumë se 10 mijë ishin viktima shqiptarë nga Kosova.

Lufta përfundoi me NATO-n që bombardoi forcat e Milosheviçit që t'i tërheqë grupat.

Më pak se një dekadë më vonë Kosova shpalli pavarësinë në vitin 2008. Beogradi ende refuzon që të njohë pavarësinë dhe është mbështetur nga aleati tradicional, Rusia.

"Skuadra e tretë" e Kosovës

Beogradi po bën gjithçka për të parandaluar ekipet e Kosovës që të marrin pjesë në ngjarjet sportive ndërkombëtare, por nuk ka sukses në këto përpjekje.

Kosova u pranua zyrtarisht nga Komiteti Olimpik Ndërkobëtar (IOC) në vitin 2014 dhe ishte pranuar në UEFA e FIFA dy vjet më vonë.

Por, në maj, Serbia ndaloi hyrjen e skuadrës së karatesë nga Kosova që të hyjë në vend për të marrë pjesë në Kampionatin Evropian të Karatesë në Novi Sad.

Pa ndonjë befasi, Kosova do të përkrahë Zvicrën.

"E gjithë Kosoav do të jetë para televizorëve duke bërë tifo për fitore ndaj Serbisë", thotë mësuesi 46 vjeçar, Daut Maloku, për AFP.

"Kur Zvicra luan është njëjtë sikurse kur luan Kosova", siguron Qahil Halili.

"Zvicra është skuadra e tret që kemi, pas Kosovës dhe Shqipërisë", tha Halili, një punëtor i administratës komunale nga Zhegra, ku ishte lindur Shaqiri.

Edhe më shumë interesim ka për këtë ndeshje duke ditur se fitueis i takimit është në pozitë të mirë që të sigurojë kualifikimin për fazën tejtër.

"Kjo vetëm sa shton dramën edhe më shumë", tha gazetari sportiv, Shkumbin Sekiraqa.

Ndeshja mes Zvicrës dhe Serbisë zhvillohet të premtën nga ora 20:00 në Kaliningrad.

 

The post Mediet zvicerane: E gjithë Kosova do ta mbështesë Zvicrën kundër Serbisë appeared first on Ekonomia Online.

Veseli uron kryetarin e Kuvendit të Maqedonisë për ratifikimin e Marrëveshjes me Greqinë

Posted: 20 Jun 2018 10:34 AM PDT

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka uruar kryetarin e Kuvendit të Maqedinisë, Talat Xhaferi, për ratifikimin e Marrëveshjes me Greqinë lidhur me emrin.

“Ratifikimi i marrëveshjes për emrin, nga parlamenti i Maqedonisë sot, është një arritje e madhe për paqen në Ballkan, pasi i jep fund një konflikti shumëvjeçar dhe hap një kapitull të ri të mirëkuptimit dhe fqinjësisë së mirë me Greqinë”,  thuhet në urimin e kryeparlamentarit Veseli, transmeton Ekonomia Online.

Veseli thotë se është krenar me shqiptarët e Maqedonisë, të cilët sipas tij, kanë luajtur rol konstruktiv.

“I përcjell urimet më të mira homologut tim z. Talat Xhaferri, si dhe deputetëve që sot me votën e tyre zhbllokuan rrugën e anëtarësimit në NATO dhe BE të këtij vendi”.

“Jam krenar e mirënjohës për bashkëkombasit tanë që jetojnë në këtë shtet, të cilët kanë luajtur një rol konstruktiv dhe kanë qenë gjithmonë mbështetësit më të zellshëm të integrimit Euro-Atlantik”.

The post Veseli uron kryetarin e Kuvendit të Maqedonisë për ratifikimin e Marrëveshjes me Greqinë appeared first on Ekonomia Online.

Qyteti me më së paku stres në botë

Posted: 20 Jun 2018 10:30 AM PDT

Ky është përfundimi i një studimi të Forumit Ekonomik Botëror, që e argumenton këtë gjetje me faktin se qytetet gjermane kanë hapësira të mëdha të gjelbra, një trafik shumë pak të ngarkuar, e mbi të gjitha nivele shumë të larta të gjendjes shëndetësore të banorëve.

Janë pikërisht 4 qytete gjermane, që renditen në dhjetëshen e atyre më të qeta në botë. Mes tyre, Stuttgarti rezulton të jetë qyteti me më pak stres në planet.

Sidnei në Australi është i vetmi qytet joeuropian që përfshihet në "Top 10", ndërsa klasifikimi vijon me Gracin (Graz) në Austri, Edinburgun në Britaninë e Madhe, Bordonë (Bordeaux) në Francë, Bernën në Zvicër, dhe Luksemburgun.

The post Qyteti me më së paku stres në botë appeared first on Ekonomia Online.

Rusia i ndalon flamujt e Kosovës dhe të Shqipërisë në ndeshjen Zvicër-Serbi

Posted: 20 Jun 2018 10:27 AM PDT

Shërbimet ruse të sigurisë janë të bindur se ka tifozë shqiptarë të cilët mund të jenë prezentë në ndeshjen midis Zvicrës dhe Serbisë në Kaliningrad Arena.

Numri i madh i shqiptarëve që luajnë te Zvicra ka shkaktuar frikë të madhe se në stadium mund të jenë flamuj të Kosovës dhe të Shqipërisë.

E për këtë, gazeta serbe Novosti raporton se Rusia ia ka bërë me dije Zvicrës që të mos lejojë prezencën e ndonjë flamuri që ndërlidhet me shqiptarët.

"Ata dërguan paralajmërim te Federata e Zvicrës që të parandalojnë futjen e flamujve që kanë të bëjnë me Shqipërinë e Madhe apo Kosovën", shkruan gazeta serbe.

Ndeshja Zvicër-Serbi zhvillohet të premten në kuadër të Kampionatit Botëror.

The post Rusia i ndalon flamujt e Kosovës dhe të Shqipërisë në ndeshjen Zvicër-Serbi appeared first on Ekonomia Online.

8 shenja që tregojnë se keni mungesë vitaminash

Posted: 20 Jun 2018 10:20 AM PDT

Edhe pse ekzistojnë pafund ilaçe apo ushqime që ndihmojnë për të siguruar vitaminat e nevojshme për trupin, shumë njerëz vuajnë nga mungesa e vitaminave. Disa marrin vitamina pa ditur efektin e tyre dhe kjo gjë është shumë e gabuar. Si fillim duhet të dini se nga cila vitaminë keni mungesë dhe si ta zëvendësoni këtë mungesë pa dëmtuar shëndetin tuaj. Ja disa prej shenjave që mund t`ju ndihmojnë të kuptoni se për cilat vitamina keni nevojë.

1

Rënia e flokëve
Arsyeja: Mungesa e B7 (biotinës), si pasojë e konsumimit të vezëve të gjalla ose jo të gatuara mirë. Këshillohet: Të konsumoni më shumë bajame, fara soje, patate, bishtaja.

2

Ngërçet
Arsyeja: Mungesë e kalciumit, magnezit dhe kaliumit. Kjo ndodh më shumë te njerëzit që merren me sport, pasi djersitja sjell largimin e mineraleve nga trupi. Këshillohet: Të konsumoni më shumë bajame, lajthi, kungull, banane dhe mollë.

3

Puçrra ose njolla të kuqe në fytyrë
Arsyeja: Mungesa e B7 (biotinës) Këshillohet: Përveç medikamenteve që mund të merrni në farmaci mund të rrisni sasinë e biotinës duke ndërruar dietën. Kosumoni më shumë kërpudha, patate, djathë, vezë të ziera, spinaq dhe lulelakër.

4

Mpirje të gjymtyrëve
Arsyeja: Nuk konsumoni mjaftueshëm ushqime që përmbajnë vitamina B6, B12 dhe B9 (acid folik). Këshillohet: Të konsumoni më shumë bishtaja, qitro, ushqime deti dhe mish pule.

5

Gunga në duar dhe anës kofshëve
Arsyeja: Mungesa e vitaminës A, D dhe acideve yndyrore. Këshillohet: Konsumoni salmon dhe arra, si dhe mos anashkaloni marrjen e vitaminës A, që gjendet të perimet.

6

Nuancë e verdhë e të bardhës së syrit
Arsyeja: Mungesa e vitaminës B12. Këshillohet: Të përfshini më shumë burime vitaminash në dietën tuaj. Vitamina B12 gjendet në mishin e pulës, qumësht, salmon, ton dhe mish deleje.

7

Probleme me dhëmbët
Arsyeja: Mungesa e vitaminës D. Këshillohet: Një dietë e pasur me ushqime që përmbajnë kalcium, fosfor dhe vitaminë D. gjithashtu konsumoni edhe produktet e bulmetit, domatet, bishtajat, peshkun, qitron dhe rrushin.

8

Të çara në anët e buzëve
Arsyeja: Mungesa e vitaminave B3, B2 dhe B12, të cilat përmabjnë hekur dhe zink. Këshillohet: Të kosumoni më shumë mish pule, salmon, vezë, bishtaja dhe arra. Po ashtu, këshillohet që këto ushqime t`i kombinoni me perime.

The post 8 shenja që tregojnë se keni mungesë vitaminash appeared first on Ekonomia Online.

Gjërat që njerëzit e lumtur i kanë të përbashkëta

Posted: 20 Jun 2018 10:14 AM PDT

Çdo njeri dëshiron të jetë i lumtur, prandaj edhe shkenca që merret me lumturinë ka fituar shumë vëmendje viteve të fundit.

Hulumtuesit anë e mbanë globit kanë filluar të prodhojnë raporte mbi çështjen e lumturisë dhe psikologjinë pozitive, e cila fokusohet në atë çfarë i bën individët dhe komunitetet të jenë shumë të lumtur, transmeton Telegrafi.

Duke marrë parasysh se janë kryer tërë këto hulumtime e studime, hulumtuesit besojnë se rreth 40% e lumturisë sonë varet nga vetë ne; pjesa tjetër përcaktohet nga gjenetika dhe faktorët e jashtëm.

Pra, kjo nënkupton se ne mund të bëjmë më shumë se ç'kemi menduar për ta kontrolluar lumturinë tonë.

Më poshtë i keni disa këshilla nga shkencëtarët se si mund ta ndihmoni veten sa i përket lumturisë.

– Lidhjet janë esenciale. Një studim i përmasave të mëdha, i cili ka zgjatë për më shumë se 70 vite, ka zbuluar se personat më të lumtur dhe më të shëndetshëm janë ata që kultivojnë lidhje të forta me njerëz të cilëve iu besojnë.

– Koha është më e çmueshme se paratë. Një numër studimesh kanë treguar se personat e lumtur preferojnë të kenë më shumë kohë në jetët e tyre sesa para.

– Ia vlen të ndaleni për ta shijuar aromën e trëndafilave… Personat që ndalen për të reflektuar mbi gjërat e mira në jetën e tyre raportojnë se ndihen më të kënaqur sesa ata të cilët nuk e bëjnë të njëjtën gjë.

– Veprimet e mira e rrisin disponimin. Shëtitni miqtë me veturë apo shpenzojeni një pasdite duke bërë punë vullnetare. Kjo sepse hulumtimet tregojnë që personat zemërgjerë të cilët kryejnë veprime të mira janë më të lumtur.

– Ushtrimet fizike janë më shumë sesa veç djegie e kalorive. Shumë studime tanimë e kanë dëshmuar se nivelet e rritura të aktivitetit fizik janë të ndërlidhura me nivele të larta të lumturisë. Ushtrimet fizike ndihmojnë edhe në lehtësimin e simptomave të sëmundjeve mendore.

– Argëtimi është më i vlefshëm sesa gjërat materiale. Njerëzit kanë tendenca të jenë më të lumtur nëse shpenzojnë para për përvoja të reja, në vend se të shpenzojnë para për gjëra të reja.

The post Gjërat që njerëzit e lumtur i kanë të përbashkëta appeared first on Ekonomia Online.

Katër probleme të përditshme që i zgjidh vetëm hudhra

Posted: 20 Jun 2018 10:12 AM PDT

Kujt ja merrte mendja se hudhra përveç se i jep një shije më të mirë ushqimit, i jep edhe një zgjidhje problemeve tona të përditshme.

Nuk po bëjmë shaka!

Këtu kemi një listë të të gjithë trukeve që mund të realizoni, në saj të fuqive magjike të hudhrës.

Fytyra

Si do ja bëni nëse ju ka dalë një puçërr e tmerrshme dhe ju duhet ta zhdukni deri nesër?

Epo ne po ju japim zgjidhjen! Prisni një thelb hudhër në mes dhe vendoseni mbi puçërr nga ana e prerë. Mbajeni aty për rreth 20 minuta dhe më pas hiqeni, por mos e pastroni më atë zonë.

Gjithë natën hudhra ka për të bërë efektin e saj për ta përtharë e më pas zhdukur atë puçërr të tmerrshme.

Këmbët

Të gjithëve do t'ju ketë ndodhur t'ju kenë vrarë këpucët. E dini ç'është më e keqja? Që kur këmbët i ke copë nuk ta mban të veshësh as këpucë të tjera.

Për këtë ju vjen në ndihmë hudhra. Fërkoni me hudhër plagën që ju kanë shkaktuar këpucët. Ajo do të kryejë dezinfektimin dhe po ashtu mbylljen e shpejtë të plagës.

Mushkonjat

Tani mushkonjat janë në sezonin e tyre. Ama insektet e bezdisshme në fjalë është provuar që nuk i preferojnë njerëzit që konsumojnë sasi të konsiderueshme hudhre.

Flokët

A jua merrte mendja se zbokthin mund ta largoni me ndihmën e vetive që hudhra ka?

Grini shumë hudhër në një mikser, më pas masën e formuar vendoseni në flokë sa më afër skalpit. Pasi ta keni mbajtur 20- 30 minuta lani kokën. Vetëm se sigurohuni që të përdorni një shampon me aromë të fortë për të zhdukur të gjithë erën.

The post Katër probleme të përditshme që i zgjidh vetëm hudhra appeared first on Ekonomia Online.

Mos u martoni kurrë me burra që kanë këto 8 cilësi

Posted: 20 Jun 2018 10:10 AM PDT

Kur biem në dashuri, na rri mendja vetëm te personi me të cilin mendojnë se do të kalojmë jetën. Dashuria mund të jetë verbuese për disa njerëz dhe kjo do të thotë që rriten gjasat e të bërit zgjedhje të gabuara, të cilat mund të sjellin pasoja me të vërtetë negative për të ardhmen.

Imagjino sikur pas shumë vitesh, ta gjesh vetën përkrah dikujt që  mendon se ti nuk ia vlen dhe aq për vlerat e mrekullueshme që të karakterizojnë, që nuk preferon të dalë me ty në publik dhe që të konsideron si thjesht gruan e vet por shumë larg nga femra ideale që do të kishte dashur. A nuk është ky një makth i vërtetë? Prandaj, më poshtë kemi renditur për ju një listë me cilësitë dhe vlerat që duhet t'i ketë një partner i denjë, e nëse  partneri juaj  zotëron të paktën disa prej tyre, mos u martoni me të!

1.Janë më të devotshëm ndaj punës së tyre sesa ndaj jush

Pak kohë pas martesës, niveli i përgjegjësive rritet dhe nëse ai nuk po ju kushton kohë as tani, atëherë është e kotë të prisni më shumë në të ardhmen.

2.Nuk të respekton ose të abuzon me ty

A keni nevojë për një arsye tjetër më të fortë se kjo për tu ndarë dhe për të mos u martuar me një njeri si ai? Një burrë që nuk mund ta respektojë gruan e tij, as nuk ia vlen të quhet burrë! Thjesht ndahu nga ai! Ndër të gjitha cilësitë, kjo është ajo që nuk duhet ta injoroni kurrë!

3.Është mendjembyllur

Ideja e të kaluarit të gjithë jetën me një djalosh i cili nuk është mendje hapur, tingëllon si një makth. Kjo është diçka që me siguri do t'ju bëjë të pendoheni për vendimin tuaj. Ju nuk dëshironi të jeni me dikë për gjithë pjesën tjetër të jetës, që ju kufizon apo ju ndalon të bëni  gjëra normale vetëm për shkak të frikërave apo mosbesimit të tij ndaj jush.

4.Justifikohet

Nëse ai justifikohet gjatë gjithë kohës, kjo do të thotë se gjërat e  tjera janë më të rëndësishme për të sesa ju. Bëhet fjalë për prioritetet dhe padyshim që ju nuk jeni prioritet i tij. Ju nuk dëshironi të kaloni gjithë jetën tuaj me dikë që nuk mund t'ju bëjë të ndiheni të rëndësishëm në jetën e tij.

5.Gënjen

Marrëdhëniet kanë të bëjnë vetëm me besimin e plotë te partneri. Nëse ai nuk e merr seriozisht këtë dhe thyen çdo konfidencë që mund të keni krijuar me shumë mund, duhet të zëvendësohet. Nëse jo gënjeshtra, atëherë gënjeshtari duhet të ballafaqohet.

6.Nuk toleron në asnjë diskutim

Një diskutim apo një sherr i vogël është i domosdoshëm për një marrëdhënie, por nëse ai thjesht nuk e lejon të përfundojë kurrë me fjalën tuaj të fundit, duhet ta rimendoni marrëdhënien tuaj me të.

7.Nuk i mban premtimet

Ju mund ta falni dikë nëse ka harruar një ditë të rëndësishme për ju, vetëm nëse e bën këtë shumë rrallë. Por, si duhet vepruar kur ai i thyen shpesh premtimet e tij? Nëse partneri juaj e bën këtë, është koha për ta lënë, sepse ai thjesht po ju bën për budalla.

8.Tepër "i ngjitur"

Gjithkush ka nevojë për hapësirën e vet personale. Ju nuk jeni duke duke dalë me një fëmijë, dhe sigurisht që nuk do të pëlqenit që dikush të ishte i varur nga ju 24/ 7. Kur njerëzit ngjiten pas jush jasht kufijve të normales, kjo do të thotë që ata nuk ndihen të sigurt ose nuk ju besojnë te ju.

The post Mos u martoni kurrë me burra që kanë këto 8 cilësi appeared first on Ekonomia Online.

Zhvilloni inteligjencën e fëmijëve tuaj, bleni më pak lodra

Posted: 20 Jun 2018 10:00 AM PDT

Në ditët e sotme fëmijët kanë zgjedhje të pafund të lodrave. Fëmijët e sotëm mund të ulen para një televizori ose një kompjuteri deri në 8 orë në ditë, diçka e paimagjinueshme për prindërit e viteve të mëparshme.

Një studim në Universitetin Toledo mbi ndikimin e numrit të lodrave tek fëmijët, sugjeron jo vetëm kohën e kufizuar të ekranit për të vegjëlit, por edhe më pak lodra.

Në këtë artikull janë gjashtë arsye pse kufizimi i numrit të lodrave tek fëmija juaj mund të jenë një benefit në periudhë afatgjatë.

Fëmijët me më pak lodra janë më kreativë
Fëmijët kanë më shumë gjasa të përdorin atë që kanë për të shpikur lojërat me imagjinatën e tyre kur kanë më pak zgjedhje për lodra dhe materiale.

Fëmijët me më pak zgjedhje lodrash kanë aftësi më të mira sociale
Kur nuk shpërqëndrohen nga argëtimi i pafund, fëmijët kanë më shumë gjasa të përqëndrohen tek njerëzit rreth tyre, si të rriturit dhe fëmijët e tjerë. Kështu, ata mësojnë aftësitë e komunikimit dhe interaktivitetit me të tjerët.

Fëmijët me më pak lodra mësojnë të vlerësojnë atë që kanë
Fëmijët me më pak lodra kanë më pak gjasa që t'i marrin ato si të mirëqëna. Ata e dinë se kanë pak në zotërim, prandaj janë të gatshëm t'i mbajnë mirë dhe t'i vlerësojnë ato, duke ditur se ato janë çdo gjë që kanë.

Fëmijët me më pak lodra mund të mësohen të përqendrohen tek librat, arti dhe eksperiencat
Kur fëmijët kanë më pak gjëra, është më e lehtë t'i bësh ata të interesohen që të dalin në një muze, në park për të marrë ajër të pastër, ose të ulen e të lexojnë një libër dhe të krijojnë një pikturë ose një vizatim.

Fëmijët me më pak lodra kanë përqendrim më të lartë
Fëmijët zhvillojnë përqëndrimin e tyre kur kanë më pak zgjedhje. Krahasojeni këtë me veten, kur keni shumë gjëra për të bërë në të njëjtën kohë.

Fëmijët me më pak lodra mësojnë zgjidhjen e problemeve dhe këmbënguljen më shpejt
Kur fëmijët kanë një ton me lodra dhe nuk mund të kuptojnë se si funksionon njëra prej tyre, ata me shumë gjasa do të heqin dorë dhe të shkojnë në një tjetër lodër më të thjeshtë. Mund të kenë vështirësi në zhvillimin e vëmendjes, këmbënguljes dhe durimit.

Pra, siç mund ta shihni, të rrisësh një fëmijë nuk ka të bëjë domosdoshmërisht se sa shumë gjëra mund t'i jepni atyre, por t'i lejoni ata të mendojnë në mënyrë kreative.

The post Zhvilloni inteligjencën e fëmijëve tuaj, bleni më pak lodra appeared first on Ekonomia Online.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more