Skip to main content

“Lufta Arabi Saudite-Iran zbret në Jemen, fillojnë sulmet në portin Hudejde” plus 9 more Gazeta SHQIP

“Lufta Arabi Saudite-Iran zbret në Jemen, fillojnë sulmet në portin Hudejde” plus 9 more Gazeta SHQIP


Lufta Arabi Saudite-Iran zbret në Jemen, fillojnë sulmet në portin Hudejde

Posted: 13 Jun 2018 02:01 AM PDT

Forcat qeveritare me mbështetjen e Arabisë Saudite kanë filluar një sulm ndaj portit kryesor të Jemenit në Hudajdahut, i cili mbahet nga rebelët. Porti është pika kryesore e hyrjes së ndihmave për njerëzit në zonat e mbajtura nga rebelët dhe agjencitë kanë paralajmëruar një katastrofë humanitare nëse sulmohet.

Rreth tetë milionë njerëz në vendin e shkatërruar nga lufta janë në rrezik nga uria. Bombardimet filluan pasi rebelët Houthi të mbështetur nga Irani injoruan një afat të caktuar nga qeveria për t’u tërhequr deri në mesnatë.

Të martën, qeveria në mërgim e presidentit Abdrabbuh Mansour Hadi tha se përpjekjet për të bindur rebelët për t’u tërhequr kishin shteruar. Rrjeti Al Arabia në pronësi të Arabisë njoftoi të mërkurën se “çlirimi” i Hudajdah kishte filluar me një sulm të madh në terren të mbështetur nga ajri dhe deti nga një koalicion shumëkombësh i udhëhequr nga Arabia Saudite.

Avionët dhe anijet luftarake të koalicionit kryen sulme kundër pozicioneve rebele rreth qytetit. “Çlirimi i portit të Hudejdes është një pikë kthese në përpjekjet tona për të rimarrë Jemenin nga milicitë që e rrëmbyen atë për t'i shërbyer agjendave të huaja”, thuhet një deklaratë qeveritare.

Koalicioni i udhëhequr nga Arabia Saudite ka akuzuar rebelët për përdorimin e Hudejdes për të kontrabanduar armët iraniane. Si Irani ashtu edhe rebelët e mohojnë këtë.

OKB po përpiqet për të ulur palët në konflikt në një tryezë bisedimesh, për të arritur një marrëveshje që do të shmangte një sulm mbi qytetin. Të premten, koordinatori humanitar i OKB-së për Jemenin Lise Grande paralajmëroi: “Në një rast më të keq, kemi frikë se deri në 250,000 njerëz mund të humbasin gjithçka, madje edhe jetën e tyre”.

Koalicioni i udhëhequr nga Arabia ndërhyri në luftën civile në Jemen në mars të vitit 2015, ndërsa forcat besnike ndaj Presidentit Hadi luftuan kundër lëvizjes Houthi, e cila mbron minoritetin musliman Zaidi Shia të Jemenit.

Që atëherë, më shumë se 6,385 civilë janë vrarë dhe 10,000 të tjerë janë plagosur, sipas OKB-së.

Shumica dërrmuese e këtyre viktimave kanë qenë rezultat i sulmeve ajrore të koalicionit. Lufta dhe një bllokadë e pjesshme nga koalicioni kanë lënë gjithashtu 22 milionë njerëz që kanë nevojë për ndihmë humanitare, duke krijuar emergjencën më të madhe në botë për sigurinë ushqimore dhe kanë shkaktuar shpërthimin e kolerës që mendohet të ketë prekur një milion njerëz.

13 qershor 2018 (gazeta-Shqip.com)

Kapet peshku me kokë zogu (Video)

Posted: 13 Jun 2018 01:51 AM PDT

Një peshk i çuditshëm ka rënë në grep në Kinë. Peshku është bërë "i famshëm" në internet për shkak të kokës së tij të pazakontë me formën e ‘zogut’.

Disa thonë se koka e peshkut duket si një kokë pëllumbash ose papagalli, ndërsa të tjerë argumentuan se ishte më shumë e ngjashme me atë të një delfini.

Një ekspert lokal i peshkimit tha se krijesa e çuditshme është një karp i deformuar. Krijesa është quajtur “peshku-zog” nga përdoruesit e uebit.

13 qershor 2018 (gazeta-Shqip.com)

Debati për TK, Kumbaro bojkoton seancën dëgjimore, Ndrenika: Këtu nis lufta

Posted: 13 Jun 2018 01:43 AM PDT

Ditën e sotme në Komisionin e Medias dhe Kulturës ishte caktuar zhvillimi i një seance dëgjimore për çështjen e Teatrit Kombëtar me  ministren e Kulturës, Mirela Kumbaro, por ajo nuk është paraqitur përpara kolegëve opozitarë dhe një përfaqësie të artistëve që kundërshtojnë shembjen e godinës.

Artistët ka përpiluar një letër publike, që i drejtohet Presidentit të vendit dhe zyrtarëve të tjerë shtetërorë dhe theksohet se do të uzurpojnë godinën e Teatrit Kombëtar.

"Kemi përgatitur një letër të hapur. Është letër e konceptuar nga Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit, drejtuar presidenti Ilir Meta dhe krerëve të grupeve t PS-LSI dhe PD", tha një nga artistët.

I pranishëm në Komision ishte dhe aktori i nderuar Robert Ndrenika, i cili me tone të ashpra kritikoi mungesën në sallë të ministres Kumbaro dhe nënvizoi se skema që po ndiqet për teatrin është vjedhje e pastër.

“Bojkoti i tyre tregon se këtu duhet të nisë lufta, jo me Korenë e Veriut. Unë erdha me mendjen që edhe të hyja në debat dhe të arsyetoja me të, kurse ata s'vinë fare. Di të them që partneriteti publik privat, me tokën e Teatrit Kombëtar është shqeto vjedhje, grabitje. Pa marrë parasysh opinionin tonë, një arbitraritet që ç'të të them. S'na përfill kush, na përbuzin, s'na përfillin. Kjo është grabitje. Ajo tokë është e komunitetit teatror. Kanë lënë kockat njerëzit atje dhe të vijë një Fusha, mali apo kodra dhe ta grabisi, këtu më lë shteg të mendoj se duan të vjedhin Kryeministri, ministresha dhe kryetari i bashkisë", tha Ndrenika.

Ndërkohë kryetarja e Komisionit, deputetja Albana Vokshi tha se "skandali më i madh është se gjithë pjesa e sipërfaqes së tokës së teatrit do i jepet privatit".

"Bojkoti është një shenjë shumë e keqe, do e konsideroja një grusht shteti institucional. I kemi bërë thirrje kryeministrit të marrë masa për ministrat që nuk vijnë në komision, në shkelje të Kushtetutës, të marrë masa për deputetet që bojkotojnë seancat e Kuvendit. Përderisa ministrja ka refuzuar që të vijë ka shprehur gatishmërinë të paraqitet në datat 19 dhe 20, pas një jave, doja të njoftoja mbledhjen tjetër në datë 19 dhe do propozoja që të mos bëhet këtu por në ambientet e Teatrit ku të gjithë ju do keni mundësi të dëgjoni shkëmbimin e mendimeve rreth këtij projekti në këndvështrimin tonë mafioz", tha Vokshi.

13 qershor 2018 (gazeta-Shqip.com)

De Niro: Do i gjuaja me grusht, Trump: Zgjohu i dehur!

Posted: 13 Jun 2018 01:25 AM PDT

Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump ka sulmuar aktorin e Hollivudit Robert De Niro pasi ylli i kinematografisë e ka akuzuar atë me një fjalim të mbushur me këmbëngulje në një ceremoni çmimesh.

De Niro, i cili më parë ka thënë se do të donte të grushtonte presidentin, mori ovacione të forta për sulmin e tij të dytë me fjalë ndaj Trumo në Tony Awards. Por në një postim, Trump e përshkroi aktorin si “një individ shumë të ulët”.

“Unë e pashë atë … dhe me të vërtetë besoj se ai mund të jetë i dehur”, tha Trump.

Aktori De Niro, fitues i çmimit Oscar ka luajtur në disa filma boksi, duke përfshirë Raging Bull, dhe shpërthimet e tij me thirrje për grusht ndaj Trump janë ndjekur nga miliona shikues televiziv dhe kanë marrë një mbështetje të madhe me reagime në rrjetet sociale.

Aktori ka qenë prej kohësh një kritik i zëshëm i presidentit. Ai lëshoi ​​një video gjatë fushatës zgjedhore të vitit 2016, në të cilën e quajti Trump “një idiot” dhe një “katastrofë kombëtare”. Ai tha se do të shkonte në Itali nëse Trump zgjidhej president dhe qyteti ku jetonin gjyshërit e tij i ofroi atij “strehim” kur kjo ndodhi.

“Unë ndoshta do të duhet të shkoj atje”, tha De Niro me shaka në ditën kur u shpall rezultati.

Kjo nuk është hera e parë që Trump i është përgjigjur një ylli të Hollivudit që e sulmon atë gjatë një fjalimi. Vitin e kaluar, Meryl Streep kritikoi ashpër Trump në Golden Globes.

Por Presidenti ia ktheu me të njëjtën monedhë duke e etiketuar atë si “një nga aktoret më të mbingarkuara në Hollivud”.

13 qershor 2018 (gazeta-Shqip.com)

Sindromi metabolik, 5 rreziqet që përkeqësojnë edhe seksin

Posted: 13 Jun 2018 01:15 AM PDT

Obezitet ose mbipeshë, hipertension, diabet tip 2, kolesterol të lartë. Këto janë pesë probleme që, së bashku, quhen sindroma metabolike. Pasojat e të cilave janë gjithnjë serioze dhe shqetësojnë shumë sistemin urogjenital. Prandaj, mosfunksionimi erektil dhe hypertrofia beninje e prostatës, por edhe kanceri i prostatës, veshkave dhe fshikëzës, rritet me rritjen e sindromës metabolike. Është vlerësuar (të dhënat e ISTAT) se në popullatën e rritur përqindja personave mbipeshë është afër 40% (me një prevalencë të pastër, meshkuj), ndërsa njerëzit obezë kalojnë 10% (plus 6 milionë).

Sa i përket diabetit të tipit 2, të dhënat tregojnë një rritje progresive të incidencës gjatë dekadave të fundit, që tani tejkalon 5% të popullsisë.

Hipertensioni godet më shumë se një person në 3, me shpërndarje të ndryshme gjeografike. Njihej prej shumë vitesh që sindromi metabolik rrit ndjeshëm rrezikun jo vetëm të ngjarjeve kardiovaskulare (infarkt miokardi, goditje në tru), por edhe të shumë neoplazmave dhe të të ashtuquajturave patologji ‘funksionale’, duke përfshirë ato urologjike. Nuk është rastësi që kjo temë është objekt i fushatave të shumta sensibilizuese.

"Ne mund ta përcaktojmë mosfunksionimin erektil si matës të sindromës metabolike", – tha prof Vincenzo Myron, menaxher i komunikimit i SIU dhe drejtor i departamentit të urologjisë në Universitetin Federico II të Napolit. – Sepse e thonë numrat e pagabueshëm, por edhe jeta jonë e përditshme. Në çdo vizitë që kërkohet për të zgjidhur një problem urologjik siç është mosfunksionimi erektil, në shumicën dërrmuese të rasteve pacienti është mbipeshë ose obez, ka tension të lartë, kolesterol në yje dhe në shumë raste një diabet të pa diagnostikuar. Edhe pse ka disa raste që janë shkaqe gjenetike – shpjegon në fakt prof. Mirone – atëherë do të na vinte në ndihmë një dietë e pasur me sheqerna dhe yndyrna të thjeshta që lidhen me një mënyrë jetese të ulur, zëvendësim të pirjes së duhanit për të përcaktuar pamjen e sindromës metabolike. Pra, ndërhyrja e parë është pikërisht për të rivendosur stilin e jetës, të ushqyerit, duke rivendosur madje edhe një minimum aktivitet fizik".

Mosfunksionimi erektil nuk është vetëm e vetmja kambanë alarmi. Mund të jenë më të këqija, të tilla si kanceri i veshkave, fshikëzës, ose kanceri i prostatës. Por nga vizita për problemet seksuale mund të identifikojmë sindromën metabolike si një shkak rrënjësor dhe të fillohet me pacientin një seri provash parandalimi dhe kontrolli për sëmundjet e tjera urologjike.

13 qershor 2018 (gazeta-Shqip.com)

Partizani i Beogradit bën dokumentar për Fadil Vokrrin (Video)

Posted: 13 Jun 2018 01:14 AM PDT

Legjenda e futbollit kosovar dhe kryetari FFK-së, Fadil Vokrri, ndërroi jetë të shtunën pas një ataku kardiak, ndërsa të dielën u varros me nderime shtetërore, me pjesëmarrjen e madhe të qytetarëve në ceremoninë mortore

Vokrri la pas vetes një karrierë të pasur prej futbollisti dhe kontributin e paçmueshëm si kryetar i Federatës së Futbollit të Kosovës, në anëtarësimin e Kosovës në UEFA dhe FIFA.

Ai u cilësua si ikona e futbollit të Jugosllavisë, ku bëri karrierë të bujshme me Prishtinën dhe Partizanin e Beogradit. Pikërisht, kjo e fundit ka bërë edhe një dokumentar të shkurtër që e ka shfaqur në televizionin e klubit.

Disa prej momenteve më të rëndësishme, si dhe golat që nuk janë parë ndonjëherë, janë shfaqur në këtë film. 57-vjeçari ishte shpallur kampion me klubin serb, duke i sjellë titullin pas më shumë tre dekadave.

13 qershor 2018 (gazeta-Shqip.com)

“Kredia”, avokati i Bashkim Dedjas akuza realtores së KPK: I cënoi figurën

Posted: 13 Jun 2018 01:11 AM PDT

Klienti i tij, në detyrën e kreut të Gjykatës Kushtetuese e kaloi me sukses procesin e vettingut, duke u rikonfimuar nga KPK, por avokati Maks Haxhia ka rezerva për mënyrën sesi u drejtua seanca e 8 qershorit nga relatorja Xhensila Pine.

Pas komunikimit të vendimit të marrë nga trupa e KPK, Haxhia në një deklaratë për mediat nuk i kurseu kritikat ndaj Pines, duke thënë se relatorja bëri një koment personal rreth dosjes së Dedjas dhe kjo nuk i flaet në pozicionin që ajo mban.

Relatorja pretendoi në seancën e parë se Bashkim Dedja kishte marrë një hua nga vëllai i tij, një shumë prej 15 mijë eurosh, ndërkohë që ky i fundit kishte marrë edhe një kredi. Por avokati Haxhia tha për mediat se vëllai i gjykatësit nuk kishte marrë asnjë kredi.

"Relatorja bëri një prezantim duke thënë se në kohën kur vëllai i zotit Bashkim i kishte dhënë një hua me vlerën 15 mijë euro, ajo tha se përkonte në kohën kur ai kishte marrë një kredi 40 mijë euro. Ajo tha që si ka mundësi që një njeri që jep borxh merr edhe kredi. Ndaj ne kemi kërkuar që të verifikohet ky fakt. Ose është një emër dhe mbiemër i njëjtë, ose është një informacion i deformuar i qëllimshëm. E përjashtojmë të dytë, dhe po ngelemi tek e para. Ndaj stafi duhet t'i shkojë deri në fund kësaj çështje. KPK duhet të jetë më e kujdesshme dhe të jenë të kualifikuar. Duhet të kenë solemnitetin dhe seriozitetin dhe s'duhet të bëjë komente. Mesur Dedja, apartamentin që e ka blerë 42 mijë euro e ka vënë si kolateral për nipin e vet në bankë që tregon se ka pasur financa për këtë. Ai që ka parë emrin e Mensurit është gëzuar, e nuk ka avancuar në verifikim që ai ka marrë kredi apo si", tha Haxhia.

Por sipas Haxhisë, "një rast spoaradik nuk mund të shërbejë për cënim standardi" të KPK-së.

"Duhet të ishin bërë verifikime. Ky është rast sporadik, mua më erdhi keq, pasi u cunua në publik një figurë që është nga më korrektët në sistemin e drejtësisë", u shpreh ai.

Por Haxhia ishte i prerë kur theksoi se me konstatimet personale, relatorja Pine cënoi figurën e një prej anëtarëve më të pastër të sistemit të drejtësië.

"Pavarësisht se vendimi ishte në favor të kryetarit të gjykatës, që ishte përfaqësuar nga unë në këtë seancë për rivlerësimin e tre kompetenteve. Ne në radhën e shkuar, në seancë e datës 8, nga ana e relatores u bë një prezantim në kundërshtim me ligjin, pasi nuk mund të bëj komente. Nese do ti përmbahemi pozicionit të relatorit, është detyra e saj që të bëjë prezent çka ka dosja. Dhe mbi këtë dosje do bëhej seanca", nënvizoi avokati.

13 qershor 2018 (gazeta-Shqip.com)

Rusia, organizatorja më e dobët e një Botërori e të gjitha kohërave?

Posted: 13 Jun 2018 12:56 AM PDT

Me ndeshjen e parë Rusi-Arabi Saudite jepet sinjali për fillimin e Kampionatit Botëror të Futbollit. Shpresat e tifozëve dhe të kryetarit të shtetit, Putin janë të mëdha. Ekziston rreziku që ata të zhgënjehen shumë.

Qëllimi është i qartë. “Ne duhet të jemi organizatorë të fortë të kampionatit”, deklaroi para pak ditësh Stanislaw Tschertschessow, trajneri i kombëtares ruse. “Ne mund të ndeshemi me Gjermaninë vetëm në gjysmëfinale ose finale. Nëse mbërrijmë deri aty unë do të jem njeriu më i lumtur në botë.” Kuptohet, sidoqoftë duhet shumë fantazi që të imagjinosh ekipin rus të Kampionatit Botëror të mbërrijë deri në fazën përfundimtare. Shumë më tepër mund të ndodhë që raundet e para që do jenë me Arabinë Saudite, Egjiptin dhe Uruguajin të kthehen në provë zjarri. Duke pasur parasysh performancat e treguara së fundi janë shtuar zërat që thonë se ekipi mund të quhet ekipi mikpritës më i dobët i gjithë kohërave.

Sa e madhe është distanca deri tek kampionët e botës, ekipi do e shohë në ndeshjen e parë. Rezultati 0:1 në ndeshjen me Argjentinën mezi u arrit në vjeshtë, ndërkohë që në muajin mars në ndeshjen me Brazilin rezultati 0:3 dhe me Francën 1:3 shënoi një humbje të qartë. Gjithsej deri tani janë luajtur pesë ndeshje pa fitore për 54 vjeçarin Tschertschessow dhe Sbornaja-n e tij.

Shumë vende ku Tschertschessow duhet të punojë

Duke patur parasysh problemet në ekipin e tij trajneri nuk është për tu pasur zili. Tre nga më të mirët e tij kanë patur dëmtime të gjurit. Me Georgi Dschikija-n dhe Wiktor Wassin-in mungon e gjithë mbrojtja mesfushore. Në muajin mars sulmusi Alexander Kokorin u lëndua në ndeshjen e Zenit të Sankt Petërsburgut dhe RB Lajpcigut.

Lajme negative ka patur edhe për dy ish lojtarë profesionistë të bundesligës: Në vend që të kontribuonin për sportin në ekipin rus Roman Neustädter dhe Konstantin Rausch u kapën pas një thashethemi të gazetave braziliane pasi kishin qenë në disko dhe u dënuan nga Liga. Të dy profesionistët të lindur në Bashkimin Sovjetik që erdhën në Gjermani si imigrantë gjermanorusë, kanë marrë nënshtetësinë ruse dhe lejohen kështu të luajnë për Sbornaja-n.

Në përgjithësi ekipit të Tschertschessow-it i mungon talenti. Asnjë lojtar i kombëtares ruse nuk ka qenë aktiv në ndonjë klub evropian. Skuadra është vjetërsuar, të rinjtë e talentuar që t`i zëvendësojnë mungojnë. Kërkimi i talenteve dhe nxitja e tyre është duke i përgatitur për më vonë. Përveç kësaj mungesa e talenteve është edhe pasojë e skemës legjionare në Ligën ruse të futbollit. Pesë lojtarë rusë për çdo ekip është ligji, pra nuk duhet  t`i ekspozohen luftës së konkurencës. Një ndryshim i kësaj do bëhet pas kampionatit botëror.

Po të hedhësh sytë në histori e kupton

Tschertschessow, ish portjer në ekipin Dynamo të Drezdenit, e morri postin e tij pas rezultateve zhgënjyese në EURO 2016 në Francë. Ekipi rus mbeti i fundit në grup në raundin e parafundit. Një fat që kombëtarja ruse e ka pasur deri tani në gjithë pjesëmarrjet në Kampionat Botëror më 1994, 2002 dhe 2014. E vetmja surprizë pozitive ka qenë vendi i katërt në EURO 2008. Pararendësi, kombëtarja e Bashkimit Sovjetik ka pas festuar suksese të mëdha. 1960 ekipi sovjetik morri titullin kampion në Kampionatin Evropian, gjashtë vjet më vonë vendin e katërt në Kampionatin Botëror 1966 në Angli. Më 1988 humbi lojën finale me Hollandën në Kampionatin Evopian.

Duke pasur parasysh situatën e vështirë Tschertschessow përpiqet të ketë vetëm një taktikë, që atij vetë nuk i pëlqen shumë. Faktikisht ai është një idhtar i lojrave ofensive dhe shumë herë ka bërë që ekipi i tij të bëhet aktiv me tre sulmuesa. Pas humbjes së fundit me Francën ai tha: “Në lojën me Brazilin ne luajtëm në mënyrë ofensive në gjysmën e dytë- dhe bëmë tre gola. Kësaj here luajtëm në mënyrë ofensive që në fillim dhe tre gola i bënë kundërshtarët. Kjo tregon që ne kemi probleme nëse luajmë në mënyrë ofensive kundër lojtarëve të tillë.” Ai do që të forcojë vetëm mbrojtjen për lojrat në Kampionatin Botëror.

Do mjaftojë kjo që ta mbajë postin? Që prej vitit 1992 ka patur gjithsej nëntë lojtarë prej të cilëve asnjë përveç Oleg Romanzew-it nuk ka qendruar më shumë se dy vjet në post. Po të skualifikohet ekipi rus që në lojrat e para, kjo nuk do ishte surprizë. Nuk do ishte po ashtu as premierë. Më 2010 organizatori i Kampionatit Botëror, Afrika Jugore u skualfiikua me tre ndeshjet e para.

13 qershor 2018 (gazeta-Shqip.com)/DW

Pas takimit Trump-Kim, bisedime me SHBA kërkon dhe kreu i talebanëve afganë

Posted: 13 Jun 2018 12:54 AM PDT

Udhëheqësi i talebanëve të Afganistanit Hibatullah Akhundzada, ripërsëriti të martën thirrjen e tij për bisedime të drejtpërdrejta me Shtetet e Bashkuara, për t'i dhënë fund luftës.

Në një mesazh urimi me rastin e festimeve që shënuan fundin e muajit të agjërimit, kreu i talebanëve e justifikoi sërish fushatën ushtarake të grupit të tij, duke përmendur praninë e "forcave të huaja pushtetuese" në vend, të udhëhequra nga SHBA.

"Nëse zyrtarët amerikanë me të vërtetë besojnë në një zgjidhje paqësore të situatës së ndërlikuar në Afganistan, atëherë ata duhet të paraqiten drejtpërdrejt në tryezën e negociatave, kështu që kjo tragjedi, efektet shkatërruese të së cilës dëmtojnë kryesisht popullin amerikan dhe afgan, të mund të zgjidhet përmes bisedimeve", thuhej në një deklaratë të Hibatullah Akhundzadas, dërguar gazetarëve.

Shtetet e Bashkuara i kanë kundërshtuar tashmë thirrjet talebane për negociata të drejtpërdrejta dhe i ka bërë thirrje kryengritësve të bisedojnë me qeverinë afgane.

"SHBA-ja është e gatshme të marin pjesë në bisedime, por nuk mund të zëvendësojnë qeverinë dhe popullin afgan", tha Lisa Curtis, një prej këshilltareve kryesore të Presidentit Donald Trump, gjatë një fjalimi në Uashington javën e kaluar.

Talebanët janë zotuar të ndalin sulmet ndaj forcave afgane të sigurisë gjatë kohës së Bajramit, ndonëse të martën në mesazhin e tij, udhëheqësi i grupit nuk iu referua armëpushimit të kufizuar.

Kryengritësit planifikojnë t'i japin fund armiqësive, me sa duket në përgjigje të pezullimit të njëanshëm një javor të operacioneve anti-talebane nga Presidenti afgan Ashraf Ghani në të gjithë vendin, kjo për t'i dhënë talebanëve mundësinë të rishikojnë fushatën e tyre të dhunshme dhe të kërkojnë një fund të negociuar për luftën. Armëpushimi i qeverisë hyri në fuqi të martën.

13 qershor 2018 (gazeta-Shqip.com)

Kalon vettingun, konfirmohet në detyrë kreu i Kushtetueses, Bashkim Dedja

Posted: 13 Jun 2018 12:40 AM PDT

Procesi i vettingut ka hyrë në një fazë të ngjeshur dhe punimet nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit po kryhen me hapa të shpejtë, për të kaluar në "sitë" të gjithë anëtarët e sistemit të drejtësisë.

Më datë 8 qershor vettingu nisi edhe për kryetarin e Gjykatës Kushtetuese, Bashkim Dedja, i cili pavarësisht se vetë nuk ka qenë i pranishëm në dy seancat e tij,është përfaqësuar nga avokati Maks Haxhia.

KPK-ja në seancën e parë tha se kishte gjetur shkelje në deklaratat e pasurisë për Bashkim Dedjan, por sot ky institucion ka vendosur të konfirmojë në detyrë kreun e Gjykatës Kushtetuese.

Duke dalë i pastër nga “sita” e vettingut, Dedja i bashkohet koleges së tij, Vitore Tusha, të vetmes gjyqtare nga trupa e Kushtetueses, që deri më sot ia kishte dalë të konfirmohej në detyrë.

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit në seancën e 8 qershorit tha se Dedja ishte shfaqur bashkëpunues gjatë llogaridhënies me e-mail, në të cilën gjyqtari me karrierë 25-vjeçare kishte barrën e provës.

Duke evidentuar lidhjet e pastra të kryegjyqtarit kushtetues, si edhe aftësitë profesionale, komisionerja Xhensila Pine qëndroi gjatë tek pasuritë e tij, kreditë dhe kontratat e borxheve me të afërmit.

Gjyqtari kushtetues rezulton me një banesë në kryeqytet dhe një kredi prej 120 mijë euro. Por, si e dyshimtë u prezantua huaja prej 25 mijë eurosh e marrë prej tij tek dy familjarë. Në një kontratë, kunati i tij i ka dhënë 10 mijë euro borxh përmes një deklarate të firmosur gjatë kohës që ishte jashtë vendit. Deklarata e këtij borxhi më pas është korrigjuar dhe ka si huadhënës babain e kunatit.

Por, avokati Maks Haxhia nuk e shikon si problematike, pasi, sipas tij, ky moment është saktësim dokumentash. Në kontratën tjetër, i vëllai i ka dhënë një borxh prej 15 mijë eurosh, në të njëjtën kohë kur vetë ai kishte marrë një kredi prej 40 mijë eurosh.

Episodi tjetër ku u ndal Komisioni i Pavarur i Kualfikimit ka lidhje me një apartament në Golem, që i përket vëllait të Dedjes. Por, komisioni pyeti se përse kontrata e energjisë elektrike rezulton në emër të Bashkim Dedjes.

13 qershor 2018 (gazeta-Shqip.com)

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more