Skip to main content

“Lojtarët e Francës dominojnë formacionin e ditë së tetë të Kampionatit Botëror” plus 9 more Telegrafi Futboll

“Lojtarët e Francës dominojnë formacionin e ditë së tetë të Kampionatit Botëror” plus 9 more Telegrafi Futboll


Lojtarët e Francës dominojnë formacionin e ditë së tetë të Kampionatit Botëror

Posted: 21 Jun 2018 05:58 PM PDT

Dita e tetë e Kampionatit Botëror 'Rusia 2018' ishte një ditë me shumë ndeshje të bukura në fushë.

Filloi me barazimin 1-1 mes Danimarkës dhe Australisë, vazhdoi me fitoren 1-0 të Francës ndaj Perus dhe përfundoi me fitoren e madhe të Përfaqësueses së Kroacisë ndaj asaj të Argjentinës me rezultat 0-3.

Festa te goli i Francës i shënuar nga Mbappe (Foto: Getty Images)

Edhe pse Franca fitoi me rezultat minimal, lojtarët e saj dominojnë formacionin e ditë së përpiluar nga BR Football:

Portier: Hugo Lloris (Francë).

Mbrojtësit: Sime Vrsaljko (Kroaci), Raphael Varane (Francë), Andreas Christensen (Danimarkë), Aziz Behich (Australi).

Mesfushorët: N’Golo Kante (Francë), Ivan Rakitic (Kroaci), Luka Modric (Kroaci), Paul Pogba (Francë).

Sulmuesit: Kylian Mbappe (Francë), Olivier Giroud (Francë). /Telegrafi/

The post Lojtarët e Francës dominojnë formacionin e ditë së tetë të Kampionatit Botëror appeared first on Telegrafi.

Pogba: Kante dhe Matuidi i kanë nga 15 mushkri

Posted: 21 Jun 2018 03:14 PM PDT

Paul Pogba thotë se mesfushorët N’Golo Kante dhe Blaise Matuidi duhet të kenë “15 mushkri” për shkak të mbulimit të mrekullueshëm të lojës ndaj Perusë.

Kante dhe Matuidi kanë shkëlqyer duke qenë të pathyeshëm në mesfushë.

Pogba ishte i përfshirë në golin e Mbappes që ishte goli i vetëm i takimit, por mesfushori pati kompliment interesant për bashkëlojtarët e tij në mesfushë.

“Dyshja ime me Kanten? Është aq lehtë të luaj me Kanten”.

“Ai është gjithandej në fushë. Ai duhet të ketë 15 mushkri”.

“Blaise ka 15 mushkri po ashtu. Unë jam i rrethuar me talentë të mëdhenj”, deklaroi Pogba.

Edhe pse Franca ka qenë larg prej të qenurit impresive deri tash në Kampionat Botëror, Pogba thotë se së paku ata e kanë kryer punën duke i fituar dy ndeshjet e para. /Telegrafi/

The post Pogba: Kante dhe Matuidi i kanë nga 15 mushkri appeared first on Telegrafi.

Trajneri i njohur, Munishi: Mund të më thonë se po bëhem si Mourinho – por me mua si trajner, Kosova do synonte kualifikimin në Botëror ose Evropian  

Posted: 21 Jun 2018 03:09 PM PDT

Ismet Munishi ka thënë se në rast se do bëhej trajner i Përfaqësueses së Kosovës atëherë do të synonte kualifikimin në ndonjë Kampionat Botëror ose Evropian.

Trajneri i njohur kosovar ka folur në emisionin Dueli Botëror në RTV Dukagjini në lidhje me mundësinë e bërjes trajner i Kosovës, ku ka thënë se nëse do ishte mundësia do të kishte synime të mëdha.

Munishi: Trajneri i Kroacisë ia ndërpreu oksigjenin Messit, Kroacia është ekipi më i mirë taktikisht që kam parë ndonjëherë Munishi: Trajneri i Kroacisë ia ndërpreu oksigjenin Messit, Kroacia është ekipi më i mirë taktikisht që kam parë ndonjëherë

“Kosova e ka selektorin shumë të mirë, ka shumë përmirësime në lojë. Në vetëm i dëshirojmë sukses dhe nuk duam të spekulojmë për selektor”, ka thënë fillimisht Munishi për Dueli Botëror në RTV Dukagjini.

“Tash prapë kanë me më thënë se ky po bëhet si Mourinho, por at ditë që të bëhet trajner i Kosovës, nuk kem me qenë inferior”.

Trajneri i njohur, Ismet Munishi

“Ne kemi me luftuar për mu kualifiku në Kampionatin Botëror dhe në Kampionat Evropian”.

“Nuk e pranojë me dal dhe me thanë, ishte humbje dinjitoze, luajtëm mirë e mu arsyetuar”.

Munishi: Jam kënaqur me ndeshjen, Kosova ka të ardhme të ndritur Munishi: Jam kënaqur me ndeshjen, Kosova ka të ardhme të ndritur

“Nëse nuk kualifikohemi ka me qenë dështim dhe kam me dhënë dorëheqje për të ardhur dikush tjetër”.

“Për mua seriozitet është mu kualifikuar dhe jo me gjet justifikime dhe me vazhdu me marr një rrogë”, përfundoi trajner kosovar. /Telegrafi/

The post Trajneri i njohur, Munishi: Mund të më thonë se po bëhem si Mourinho – por me mua si trajner, Kosova do synonte kualifikimin në Botëror ose Evropian   appeared first on Telegrafi.

Performanca e artë e njeriut të ndeshjes, Modric me statistika të shkëlqyera ndaj Argjentinës

Posted: 21 Jun 2018 02:36 PM PDT

Superylli i Kroacië, Luka Modric, ka shfaqur një prej paraqitjeve më të mira në fanellën e kombëtares kroate.

Ai u shpall njeriu i ndeshjes nga FIFA pas përfundimit të takimit.

Dhe, ky epitet atij ju dha me plot të drejtë, jo vetëm për golin fantastik të shënuar, por për gjithë impaktin e tij në fushën e lojës.

Luka Modric pati 100 për qind të driblimeve të kompletuara, 100 për qind të dueleve ajrorë të fituara dhe 100 për qind të dueleve të fituara.

Modric u shpall lojtari i ndeshjes

Ai preku topin plot 62 herë dhe pasoi 42 herë suksesshëm.

Tri ndërprerje të aksioneve dhe dy rastet e krijuara bashkë me dy goditjet në drejtim të portës rezultuan që ai të shënojë edhe një gol.

Një paraqitje e artë nga Modric, që pa diskutim ishte njeriu i ndeshjes, pa ulur kontributin e Ivan Rakiticit i cili po ashtu pati një paraqitje të shkëlqyer ndaj Argjentinës. /Telegrafi/

The post Performanca e artë e njeriut të ndeshjes, Modric me statistika të shkëlqyera ndaj Argjentinës appeared first on Telegrafi.

Munishi: Trajneri i Kroacisë ia ndërpreu oksigjenin Messit, Kroacia është ekipi më i mirë taktikisht që kam parë ndonjëherë

Posted: 21 Jun 2018 02:34 PM PDT

Trajneri i njohur kosovar, Ismet Munishi ka folur për ndeshjen Argjentinë-Kroaci në emisionin Dueli Botëror në RTV Dukagjini, i udhëhequr nga Arta Nitaj dhe Fisnik Zymi.

Kroacia ka mposhtur Argjentinën me rezultat të thellë 3-0 dhe trajneri i njohur kosovar ka thurë elozhe për ekipin kroat, të cilët i sheh pretendent për trofeun në Rusia 2018.

“Sot Messi u mundu, mirëpo kur vjen puna mu nxjerr kundër Kroacisë është shumë problem”, ka thënë fillimisht Munishi për Dueli Botëror në RTV Dukagjini.

Shkëlqimi i Kroacisë e lë në hije dhe buzë eliminimit Argjentinën e Messit Shkëlqimi i Kroacisë e lë në hije dhe buzë eliminimit Argjentinën e Messit

“Kurrë nuk kam parë që ka luajtur taktikisht deri në këto vite që i kam bërë, sikurse Kroacia sot. Komplimente për trajnerin Dalic”.

“Kurrë nuk i kam Modricin dhe Rakiticin duke i marrë mesfushorët e Argjentinës shumë lart, ndërsa Brozovic ishte gjithmonë në pjesën ku ishte topi, duke ua ruajtur këtyre dyve shpinën”.

“Trajneri i Kroacisë ia ndërpreu oksigjenin Messit, ia ndërpreu  furnizimin pikë së pari. Mandej, kur Messi e merrte topin, gjithmonë kishte dy futbollistë afër vetes”.

“Mua më vjen keq sepse Argjentina është një reprezentacion që i ka dhënë shumë futbollit botëror. Argjentina është një vend që gjithmonë ka nxjerr talent”.

Dalic: Argjentina nuk ishte e hutuar, ne ishim të shkëlqyeshëm Dalic: Argjentina nuk ishte e hutuar, ne ishim të shkëlqyeshëm

“Më vjen keq edhe prej Messit sepse Messi është një lojtar që e meriton në mënyrë më dinjitoze mu përshëndet edhe nga reprezentacioni sepse ka dhënë shumë kontribut për futbollin në përgjithësi, jo vetëm për Barcelonën”.

“Mund të themi se jemi shumë me fat që jetojmë në kohën e Messit dhe Maradonës, por Kroacia dëshmoi se është njëri nga pretendentët kryesor për trofeun”, përfundoi trajneri kosovar. /Telegrafi/  

The post Munishi: Trajneri i Kroacisë ia ndërpreu oksigjenin Messit, Kroacia është ekipi më i mirë taktikisht që kam parë ndonjëherë appeared first on Telegrafi.

Motra e Icardit: Nëse do të ishte Mauro, kjo nuk do të ndodhte

Posted: 21 Jun 2018 02:18 PM PDT

Ivana Icardi, motra e sulmuesit argjentinas të Interit, Mauro Icardi, ka nxitur polemika në rrjetet sociale.

Motra e sulmuesit të Interi me anë të një postimi në Tëitter ka shprehur zhgënjimin me humbjen prej 3-0 të Argjentinës ndaj Kroacisë.

Madje, ajo beson se me Icardin nuk do të ndodhte një performancë kaq e tmerrshme e ekipit kombëtar argjentinas.

“Nëse do të ishte Mauro Icardi nuk do të ndodhte një gjë e tillë”, u shpreh Ivana në Twitter duke nxitur shumë reagime.

Postimi i motrës së Icardit, Foto: Twitter

Mauro Icardi u la jashtë skuadrës së Argjentinës prej trajnerit Jorge Sampaoli.

Ai shënoi 28 gola për Interin dhe ishte krucial për ekipin e tij që të kualifikohet në Ligën e Kampionëve.

Shumë besojnë se vendimi për të lënë jashtë Icardin lidhet me kërkesën e Messit, i cili nuk pajtohet me faktin se Icardi krijoi lidhjen me ish gruan e shokut të ngushtë të tij, Maxi Lopez. /Telegrafi/

The post Motra e Icardit: Nëse do të ishte Mauro, kjo nuk do të ndodhte appeared first on Telegrafi.

Dalic: Argjentina nuk ishte e hutuar, ne ishim të shkëlqyeshëm

Posted: 21 Jun 2018 02:11 PM PDT

Trajneri i Kroacisë, Zlatko Dalic ka folur pas fitores së ekipit të tij ndaj Argjentinës me rezultat 3-0 në ndeshjen e dytë të grupeve në Kupën e Botës “Rusia 2018”.

Kroacia e ka mposhtur Argjentinën me rezultat të thellë dhe trajneri i tyre është shumë i lumtur me paraqitjen dhe karakterin e ekipit të tij.

“Që nga dita e parë kam besuar në ekipin tim. Nuk besoja se do të kalonim pas ndeshjes së dytë, por besoja që do të ishim përfundimisht tutje”.

Shkëlqimi i Kroacisë e lë në hije dhe buzë eliminimit Argjentinën e Messit Shkëlqimi i Kroacisë e lë në hije dhe buzë eliminimit Argjentinën e Messit

“Argjentina nuk ishte e hutuar, ne ishim të shkëlqyeshëm”.

Argjentina afër eliminimit (Getty Images)

“Ne kemi kaluar nga grupi pas dy ndeshjeve. Ne kemi mposhtur Argjentinën me lojtarin më të mirë në botë – Messi – dhe ne luajtëm një ndeshje fantastike”.

Festa e kroatëve pas fitores ndaj Argjentinës (Getty Images)

“Gjithçka ishte në nivel të lartë, por duhet të jemi të qetë, të përulur, dinjitoz dhe të vendosim një ndryshim të mirë në një mënyrë të disiplinuar dhe të përgjegjshme dhe si një ekip”.

Argjentinë 0-3 Kroaci, notat e lojtarëve Argjentinë 0-3 Kroaci, notat e lojtarëve

“Dua që lojtari im i 22-të në skuadër të jetë po aq i mirë sa edhe i pari”.

“Uria dhe dëshira për fitore: kjo është mënyra e vetme për të arritur diçka”.

“Askush nuk është më i lumtur se unë, por duhet të jem i qetë, i përbërë dhe të mbaj këmbët në tokë”, përfundoi trajneri kroat. /Telegrafi/

The post Dalic: Argjentina nuk ishte e hutuar, ne ishim të shkëlqyeshëm appeared first on Telegrafi.

Sampaoli i kërkon falje popullit argjentinas: Brilianca e Messit e kufizuar nga realiteti i ekipit

Posted: 21 Jun 2018 02:11 PM PDT

Trajneri i Argjentinës, Jorge Sampaoli, i ka kërkuar falje popullit argjentinas pas humbjes shokuese prej 3-0 ndaj Kroacisë.

Argjentina shfaqi paraqitje të tmerrshme ndaj një Kroacie të përkryer në stadiumin e Nizhny Novgorodit.

Ky duel ka goditur gjasat e Argjentinës për një kualifikim, ku tashmë kanë filluar kalkulimet që përfshijnë edhe Nigerinë dhe Islandën.

“Më është dashur të ndërroj planin për këtë ndeshje. Nëse do t’i kisha bërë gjërat ndryshe, ndoshta do të kishim kaluar më mirë. Mendoj se nuk është realiste që të drejtojmë gishtin kah Caballero”.

Jorge Sampaoli u godit nga një shishe prej tribunave, Foto: Canal26

“Mendoj se për shkak të realitetit të ekipit të Argjentinës, vihet në hije brilianca e emssit. Leo është i kufizuar për shkak se ekipi nuk përshtatet në mënyrë ideale me të siç do duhej”.

“Si trajnerë, ne duhet të kuptojmë këto gjëra dhe të tentojmë që të merremi me to dhe unë jam ai që duhet ta pranoj këtë”.

“Nuk e di a është e turpshme, por definitivisht ndjej dhimbje. Ka kohë që si trajner nuk kam përjetuar një gjë të tillë. Ne kemi luftuar, kemi dhënë gjithçka dhe në ndeshjen e fundit s’kemi alternativë tjetër. Ka dhimbje sepse ne nuk ishim në nivelin që populli argjentinas priti prej nesh”.

“I lutem të gjithë tifozëve për falje. Sidomos ata që udhëtojnë dhe bëjnë aq shumë përpjekje për të udhëtuar e për të parë Argjentinën. Unë jam përgjegjës për këtë rezultat. Unë besoj se bëra punën më të mirë dhe thjesht nuk e gjeta mënyrën për t’ua dhënë atë që ata kërkuan”, deklaroi Sampaoli. /Telegrafi/

The post Sampaoli i kërkon falje popullit argjentinas: Brilianca e Messit e kufizuar nga realiteti i ekipit appeared first on Telegrafi.

Trajneri i Argjentinës goditet nga një shishe prej tribunave

Posted: 21 Jun 2018 01:58 PM PDT

Trajneri i Argjentinës pati mbrëmjen më të tmerrshme në pozitën e udhëheqësit të ekipit kombëtar.

Jorge Sampaoli pos që futi ekipin e gabuar në fushë, së paku kështu tregoi rezultati, nuk pati reagim të mirë për të edhe nga publiku.

Me të përfunduar takimi Sampaoli u godit prej tribunave nga tifozët argjentians në shenjë pakënaqësie, gjithnjë sipas raportimeve të mediave argjentinase.

Mediumi Canal 26 konfirmon se tekniku ishte goditur nga një shishe dhe nuk është ndjerë mirë pas përfundimit të takimit.

Momenti i goditjes nga Luka Modric, Foto: Getty Images

Jo vetëm rezultati i thellë prej 3-0, por si duket edhe shishja ka prishur disponimin e Sampaolit pas takimit.

Argjentina gjendet buzë eliminimit dhe pakënaqësia e tifozëve argjentinas është e drejtë pasi që ekipi ka nevojë për fitore të Nigerisë dhe më pas të mposhtet pikërisht Nigeria në ndeshjen e fundit të Grupit D.

/Telegrafi/

The post Trajneri i Argjentinës goditet nga një shishe prej tribunave appeared first on Telegrafi.

Perisic: Lionel Messi më i miri, por arritjet bëhen si ekip

Posted: 21 Jun 2018 01:51 PM PDT

Ivan Perisic u shpreh shumë i lumtur me fitoren ndaj Argjentinës, duke thënë se Lionel Messi është më i miri, por se të arriturat mund të bëhen vetëm në formë ekipore.

Anësori i Interit ishte në aksion për ekipin e tij kombëtar, ku pati një rast ideal shënimi në pjesën e parë.

Dhe, Perisic nuk fshehu gëzimin pas kualifikimit në fazën tjetër të Botërorit, Rusia 2018.

“Ne kemi bërë vërtet mirë. Në zhveshtore, ne kemit hënë se ne është dashur të mbrohemi stoikisht”.

Festë e kroatëve, Foto: Getty Images

“Ne kemi pasur rastet tona në pjesën e parë po ashtu, më pas golat erdhën pas pushimit. Ne kemi gjashtë pikë, ne merituam këto pikë dhe duam të mposhtim edhe Islandën”, u shpreh Perisic.

“Messi është më i miri, ashtu si Ronaldo, por të arriturat bëhen vetëm si ekip. Argjentina duhet të bëj diçka që të ndryshojë dhe të shkojë përpara”.

“Sa për ne, ne jemi në rrugë të mirë të përsërisim Botërorin e Francës së vitit 1998 dhe duhet të vazhdojmë kështu”, u shpreh Perisic.

/Telegrafi/

The post Perisic: Lionel Messi më i miri, por arritjet bëhen si ekip appeared first on Telegrafi.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more