Skip to main content

“Kreu i Institutit të Ndërtimit: Teatri në gjendje të mjeruar, urgjentisht të pezullohet aktiviteti” plus 9 more - Gazeta Dita

“Kreu i Institutit të Ndërtimit: Teatri në gjendje të mjeruar, urgjentisht të pezullohet aktiviteti” plus 9 more - Gazeta Dita


Kreu i Institutit të Ndërtimit: Teatri në gjendje të mjeruar, urgjentisht të pezullohet aktiviteti

Posted: 18 Jun 2018 02:11 AM PDT

Për Institutin e Ndërtimit, godina aktuale e Teatrit Kombëtar është në gjendje të mjerueshme duke rrezikuar jo vetëm jetën e aktorëve dhe të regjisorëve por edhe të dashamirësve të artit. Teksa paraqiti konkluzionet e grupit të punës prej 13 inxhinierësh që inspektuan gjendjen aktuale të teatrit, Kreu i Institutit të Ndërtimit Agron Hysenlliu, bëri thirrje për pezull8imin e menjëhershëm të punës së teatrit pasi aktualisht nuk ofron asnjë garanci.

"Në konkluzionin e Institutit ky lloj institucioni është i pabanueshëm. Për ne duhet urgjentisht të pezullohet aktiviteti. Për ne si institucion, ai duhet të rrafshohet dhe të konceptohet  me ato kushtet teknike që janë të sotme për një objekt që është social kulturor dhe i dedikuar për teatrin. Pasi teatri ka specifikat të veçanta", tha Hysenlliu.

Kreu i Institutit të Ndërtimit u shpreh se  aktualisht Teatri paraqet rrezikshmëri edhe për zjarrit, ndërkohë që nuk ofron as kushtet minimale të sigurisë si daljet emergjente, fikset e zjarrit, etj.

"Sa i përket sistemit të zjarrit është gjëja më emergjente që duhet të veprohet në mënyrën sa më të shpejtë. Është tentuar që të bëhet një sistem ngrohje dhe kanë bllokuar hyrjet e daljes. Në bazë të ligjit për evadimin e njerëzve, dyert duhet të kenë përmasa të caktuara. Të dalin në mënyrë të shpejtë, këtu mund të vriten njerëzit vetëm nga konfuzioni se s'kanë ku të dalin", tha ai.

Sa i përket konstruksionit të godinës,  Agron Hysenlliu,. Deklaroi se godina aktuale për shkak të qëllimit për të cilin është ndërtuar dhe vjetërsisë së saj. Ka pësuar dëmtime të mëdha dhe çarje. Ai theksoi se godina aktuale kërkon ndërhyrje në masën 90 për qind të saj.

"Objekti është tërësisht jashtë pune. Kur është ndërtuar është ndërtuar në volum të caktuar. Më pas në vitet 76 janë ngritur volume. Dhe pas 86 dy hapësira të tjera. Kur janë bërë rikonstruksionet janë ngritur dy objekte të tjera, objekte elastike. Këto kanë amplituda të ndryshme për lëvizjet sizmiket. Objekti nga materialet që është ndërtuar dhe për efekt të lëvizjeve sizmike ka krijuar çarje. Si institut të lartë i kemi thënë dhe drejtorit të teatrit që duhet të ndërpresë aktivitete sepse rikonstruksioni duhet të hyjë në masën 90 përqind të objektit në themele, në struktura. Edhe nëse do bëjmë rikonstruksion nuk na lejojnë kushtet. Si përfundim është ia pabanueshëm", tha Agron Hysenlliu.

l.h/ dita

Prestigjiozja britanike: Ju tregojmë 7 arsye për të shkuar në Shqipëri

Posted: 18 Jun 2018 02:01 AM PDT

E përditshmja britanike "Metro" me tirazhin më të lartë në vend (1.47 milionë), i ka kushtuar në edicionin e mëngjesit të sotëm një artikull promovues Shqipërisë.

Gazeta jep "7 arsye për të shkuar në Shqipëri", të cilat variojnë që nga jeta e natës e deri tek kulinaria dhe natyra, duke e bërë kështu tërheqëse për shumë grupmosha të ndryshme.

"Mund të kërcesh tërë natën" është arsyeja e parë dhe jep si shembull festivalin butik "Kala", i cili organizohet këtë vit për herë të parë në plazhin e Dhërmiut.

Arsyeja e dytë është "të qetësohesh në plazh". Metro shkruan se vija bregdetare e Shqipërisë është e mjaftueshme e gjatë për ta eksploruar gjatë gjithë jetës. E përditshmja veçon rivierën e jugut, e cila është në një pjesë të madhe e pazbuluar dhe e pazhvilluar në një sens pozitiv.

Edhe pse i mungojnë resortet luksoze, sipas Metro, vendi e kompenson këtë me plazhet e guvat e fshehura, si dhe me kampingjet e shpërndara përgjatë bregdetit.

"Të zbuluarit një botë të lashtë" është arsyeja e tretë, e cila risjell në vëmendje pasuritë e shumta arkeologjike të Shqipërisë dhe pikat e mbrojtura nga Unesco.

Në të shkuarën mbështetet edhe arsyeja e katërt: "të rijetuarit trazirat e pasluftës". Bunkerët e mëdha antiatomike dhe muzetë që tregojnë historinë e komunizmit e bëjnë sipas gazetës britanike Shqipërinë një vend plot sekrete për të zbuluar.

Koktejlet dhe kryeqyteti shumëngjyrësh janë arsyeja e pestë për të vizituar Shqipërinë. Gazeta vlerëson transformimin e Tiranës dhe baret e shumta që kanë lulëzuar në hapësirën e ish-bllokut.

Kulinaria është arsyeja e gjashtë dhe Metro shkruan se turistët mund të kënaqen duke ngrënë pjata të shijshme që variojnë që nga sufllaqet, sallatrat, mishi e deri tek ushqimi i freskët i detit.

Në fund, Metro ka rezervuar si arsye shumë të rëndësishme për të vizituar vendin tonë edhe Alpet e Shqipërisë, si dhe Liqenin e Ohrit.

Këto janë vende ideale për të zbuluar më tepër mbi folklorin e vendit, jetën bujqësore të mbetur thuajse të pandryshuar për shekuj me radhë. Në lindje, shkrimi sugjeron të vizitojnë ujërat e kristalta të liqenit, por edhe qytetin e Pogradecit për të zbuluar më tepër mbi jetën e tij buzë liqenit.

Ashtu si për situatën ekonomike, edhe për besimin në institucione, shqiptarët janë më optimist se europianët, tregon barometri më i fundit i publikuar nga Komisioni Europian.

Për shqiptarët besimi në parlamentin e vendit, qeverinë dhe institucionet europiane është më i lartë sesa besimi i europianëve në këto tre institucione. Më shumë se gjysma e shqiptarëve, ose më saktë 54% kanë tendencën të kenë besim te parlamenti i vendit, kundrejt 34% të europianëve.

Sa i përket qeverisë ndërkohë, kjo normë zbret lehtë në 47%, por sërish mbetet bindshëm më e lartë se besimi i europianëve, që fiksohet në 35%. Sa i përket besimit te institucionet e unionit, 69% e shqiptarëve kanë vlerësim pozitiv, ndërkohë që për europianët kjo normë fiksohet në 42%./scan

l.h/ dita

Kapet me 12 kg heroinë në Itali, shqiptari me pasaportë franceze

Posted: 18 Jun 2018 01:50 AM PDT

Një shtetas francez me origjinë shqiptare është kapur ditën e djeshme në hyrje të Italisë me 12 kg drogë.

Sipas “La Regione”, 12 kg heroinë janë gjendur të ndara në 20 pako, të cilat u hasën mes vendeve të pasme të një makine me targa zvicerane në autostradë të Chiasso-s.

Forcat policore kanë ushtruar kontroll ndaj makinës në fjalë duke përdorur edhe njësinë e qenve antidrogë.

s.a/dita

Pas artistëve, Veliaj dëgjesë me arkitektë dhe urbanistë për Teatrin

Posted: 18 Jun 2018 01:39 AM PDT

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj ka vijuar dëgjesat për Teatrin Kombëtar.

Pas takimit me artistët, Veliaj po zhvillon dëgjesë me arkitektët dhe urbanistët për t'i dhënë Tiranës një Teatër Kombëtar dinjitoz.

"Pas dëgjesës me artistët janë ulur tonet. Kishim më shumë konsensus nga se e mendoja. Teatri nuk do përzihet me politikën", tha Veliaj.

l.h/ dita

Masat për sezonin veror, Policia Kufitare bllokon 17 mjete lundruese

Posted: 18 Jun 2018 01:37 AM PDT

17 mjete lundruese nga Shëngjini deri në Sarandë janë bllokuar dhe ndëshkuar me masa administrative nga Policia Kufitare, pasi kanë rezultuar pa dokumentacione përkatëse.

Zv. Drejtoresha e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, Aida Hajnaj ka inspektuar gjatë fundjavës gjithë vijën bregdetare për të parë nga afër zbatimin e masave për krijimin e zonave të sigurta.

Përmes ngritjeve të kullave të vëzhgimit, flamujve apo tabelave orientuese, bovave dhe tapave, Policia Kufitare kërkon të arrihet dukshmëria e kufirit që ndan zonën e notimit nga ajo e mjeteve lundruese.

Shërbimet e Policisë Kufitare, e Delta Forcë, FNSH, e Policisë Rrugore, si edhe Shqiponjat dhe Patrullat e Përgjithshme kanë nisur shërbimin në të gjithë vijën bregdetare për parandalimin e ngjarjeve kriminale si dhe për t'ju ardhur në ndihmë pushuesve në rast nevoje.

Ndërkohë përgjatë vijës bregdetare nga toka, punonjës policie me biçikleta patrullojnë në zonat ku pushuesit kanë filluar plazhin.

Shtrirja e shërbimeve të Policisë haset edhe në akse, pasi synohet krijimi i lehtësive në qarkullimin e mjeteve.

s.a/dita

Tsipras e cilëson drekën me Zaev… “si në dasmë”

Posted: 18 Jun 2018 01:31 AM PDT

 

Drekën me kryeministrin maqedonas Zoran Zaev, Tsipras e cilësoi pothuajse si në dasmë, plotë atmosferë dhe klimë të mirë, shkruajnë mediat greke.

Dreka e dy krerëve të Maqedonisë dhe Greqisë u organizua dje në Oteshevë, menjëherë pas nënshkrimit të marrëveshjes mes Greqisë dhe Maqedonisë për emrin e kësaj të fundit.

Media greke flet edhe për menunë në drekën mes delegacioneve nga Maqedonia, Greqia dhe përfaqësuesit europianë, ku binte në sy prania e shefes së diplomacisë së BE, Federica Mogherini.

l.h/ dita

Vrau burrin në tregun e Milotit, 35-vjeçarja: Luante bixhoz dhe ishte xheloz

Posted: 18 Jun 2018 01:22 AM PDT

Një 35-vjeçare ka qëlluar ditën e djeshme bashkëshortin e saj, duke e lënë të vdekur në vend.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 07:10 në tregun e Milotit në Kurbin.

Violeta Donaj, nënë e dy fëmijëve të mitur e ka qëlluar katër herë me pistoletë bashkëshortin e saj, Kujtim Donaj, i cili po hapte mallin e tezgës që kishte në treg.

"Luante bixhoz, shpenzonte shumë para dhe ishte xheloz për mua ndaj dhe e vrava, pasi nuk po gjeja zgjidhje tjetër. E kam qortuar disa herë, por ai nuk i merrte në konsideratë fjalët e mia", mësohet të ketë thënë Violeta Donaj para oficerëve të policisë, të cilët e kanë marrë në pyetje.

Nga ana tjetër, ajo nuk ka rrëfyer se ku e ka gjetur armën me të cilën kreu vrasjen e burrit.

Ndërsa tregtarë në tregun e Milotit thonë se nuk dinë asgjë rreth shkaqeve që çuan gruan 35-vjeçare në kryerjen e këtij akti ekstrem.

Një nga tregtarët i tha policisë se viktima i kishte kërkuar gruas të bënte sa me shpejt 10 mijë lekë të vjetra xhiro dhe t'ia jepte atij.

Policia bën me dije se dëshmia e 35-vjeçares nuk i ka bindur, duke shtuar se Violeta Donaj nuk kishte bërë asnjë herë denoncim në Polici për problemet familjare që ajo kishte.

s.a/dita

A do të rrëzohet qeveria gjermane?

Posted: 18 Jun 2018 01:22 AM PDT

Kancelarja Merkel po kërkon që çështja e refugjatëve të zgjidhet në marrëveshje me vendet e tjera. Ndërsa kundërshtari i saj më i madh, ministri i Brendshëm, Horst Seehofer thotë se “me këtë grua nuk mund të punojë”!

Qeveria gjermane ka përgënjeshtruar lajmet për mundësinë që kancelarja Angela Merkel të kërkojë një samit të posaçëm të Bashkimit Evropian për refugjatët. “Nuk ka kurrfarë planesh për një samit të posaçëm të BE-së”, deklaroi zëdhënësi i qeverisë Steffen Seibert. Thirrja e një samiti të këtillë është në kompetencat e institucioneve të BE-së. “Natyrisht që qeveria gjermane po zhvillon konsultime intensive për këtë çështje me vende të ndryshme anëtare të BE dhe me Kommisionin e BE-së”, tha zëdhënësi.

Takimi me Conte dhe Macron

Gazea gjermane “Bild” ka njoftuar gjatë ditës së dielë se Merkel planifikon të kërkojë një samit të posaçëm, i cili do të mbahej para samitit të rregullt, në fund të qershorit, ku tema kryesore do të ishte kriza e refugjatëve dhe hapat që duhet ndërmarrë në këtë drejtim. Në veçanti hapat që duhet ndërmarrë në vendet më të prekura nga kriza, siç janë Gjermania, Austria, Greqia dhe Italia. Gazeta citon një zëdhënës të qeverisë italiane me fjalët: “Deri tani nuk është vendosur asgjë, por jemi në fazën e planifikimeve.”

Samiti i rregullt i BE-së do të mbahet me 28 dhe 29 qershor. Kancelarja Merkel ka paralajmëruar nënshkrimin e mundshëm të një marrëveshjeje për kthimin e migrantëve në vendet e BE ku ata janë regjistruar për herë të parë. Të hënën ajo do të takohet edhe me kryeministrin e ri të Italisë, Giuseppe Conte, ndërsa të martën me presidentin e Francës Emmanuel Macron.

“Nuk mund të punojë më me këtë grua”

Kancelarja gjendet nën presion të madh, për shkak të kërkesave për mbylljen e kufijve dhe kthimin e migrantëve që janë regjistruar më parë në vend tjetër të BE. Presionet në veçanti janë shtuar nga shefi i CSU, i cili njëkohësisht është edhe ministër i Brendshëm i Gjermanisë, Horst Seehofer. Ai ka kërkuar që migrantët të largohen menjëherë nga zona kufitare dhe të kthehen atje ku janë regjistruar për herë të parë. Merkel duhet të deklarohet deri të hënën për këto kërkesa. Shefja e CDU-së kërkon që të arrihet një marrëveshje me vendet e tjera të prekura dhe me BE, e jo që migrantët të largohen menjëherë. Por Seehofer thotë se ai nuk do të presë më.

Seehofer ka deklaruar, siç shkruan gazeta “Welt am Sonntag”, në një takim intern se ai është skeptik sa i përket bashkëpunimit me kancelaren. “Me këtë grua unë nuk mund të punoj më”, citohet të ketë deklaruar Seehofer, në një takim me anetarët e tjerë të kabinetit qeveritar dhe përfaqësues të CSU, të enjten në Berlin. Pjesërmarrësit e këtij takimi thonë se Seehofer e ka përsëritur këtë deklaratë dy herë. Por këtë deklaratë ai nuk e ka përsëritur në takimin me deputetët e CSU në Bundestag.

“Askush në CSU nuk ka interesa ta rrëzojë kancelaren nga pushteti”

Në një intervistë me mediat Seehofer është prononcuar me tone pajtuese. “Askush në CSU nuk është i interesuar ta rrëzojë kancelaren nga pushteti dhe të dalë nga marrëveshja e koalicionit qeverisës”, thotë ai për gazetën “Bild am Sonntag”. Alexandar Dobrindt pohon se fjala nuk është vetëm për qëndrimet e CSU. Ai tha se kemi nevojë për një sistem të ri të azilimit dhe debat për çështjen e identitetit tek partitë e Unionit. Dobrint tha se ata duhet të angazhohen jo vetëm për miratimin e ligjeve por edhe zbatimin e tyre.

Seehofer do të kërkojë ditën e hënë që kryesia e partisë CSU, e cila është në pushtet në Bavari, të miratojë një veprim të njëanshëm dhe largimin e refugjatëve nga kufijtë e këtij landi. Nga CSU-ja nuk pritet ndonjë kundërshtim i kësaj kërkese. Nëse ministri i Brendshëm fillon me zbatimin e këtij plani, kancelarja Merkel do të gjendet para një sfide të paparë politike deri tani. Kancelarja ose do të detyrohet të pajtohet me këto qëndrime, ose duhet ta shkarkojë ministrin nga posti i tij. Largimi i Seehoferit nga kabineti mund të thotë edhe fundi i koalicionit qeverisës dhe qeverisë aktuale./DW

l.h/ dita

Qarkullonte me pistoletë, arrestohet 24-vjeçari në Sarandë

Posted: 18 Jun 2018 01:06 AM PDT

Policia ka arrestuar një 24-vjeçar që qarkullonte me armë zjarri në Sarandë.

Shtetasi Alvin Musaj, banues në Vlorë, është arrestuar të dielën në vendin e quajtur “Rruga e pestë”.

Policia raporton se Musaj është kapur me një armë zjarri pistolet tip “Smith & Wesson”, e brenda saj u gjetën edhe 6 fishekë.

Arma e zjarrit dhe fishekët janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale.

s.a/dita

“Kam humbur 5 penallti radhazi dhe sërish kam qenë Maradona”

Posted: 18 Jun 2018 12:54 AM PDT

Legjenda argjentinase e futbollit, Diego Maradona i ka dalë në mbrojtje Lionel Messit, pasi ky i fundit humbi penalltinë decizive në ndeshjen kundër Islandës.

Lojtari kryesor i Albicelestëve pati shansin të shënonte golin e epërsisë, mirëpo portieri kundërshtar, Hannes Halldorsson ia doli ta priste.

Ky rast i humbur shkaktoi mjaft reagime si tek tifozët, ashtu edhe tek mediat ndërkombëtare sportive.

Sidoqoftë, Maradona ka deklaruar se edhe lojtarët më të mirë gabojnë nga pika e bardhë, dhe si shembull ai ka marrë veten e tij.

"Kam humbur pesë penallti radhazi dhe sërish kam qenë Diego Armando Maradona", është shprehur fituesi i Kupës së Botës për Telesur.

"Ndeshja dhe dy pikët e humbura nga skuadra nuk janë pasojë e penalltisë së tij. Ai e tregoi fytyrën e tij duke dhënë gjithçka që kishte. Ai e kreu punën e tij", ka vijuar së thënuri Maradona.

Legjenda e futbollit tha se Messi ishte gjithmonë ai, teksa “vazhdimisht i duhej të shmangte dy lojtarë dhe kur e bënte këtë, askush nuk ishte i hapur. Ishte shumë i nevrikosur, ashtu do të isha dhe unë”.

Maradona e përmbylli duke thënë se Argjentina do t’i ndryshojë gjërat në ndeshjet e ardhshme.

s.a/dita

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more