Skip to main content

“Ja 3 gabime që i bëni me syzet e diellit” plus 9 more Ekonomia Online

“Ja 3 gabime që i bëni me syzet e diellit” plus 9 more Ekonomia Online


Ja 3 gabime që i bëni me syzet e diellit

Posted: 17 Jun 2018 10:19 AM PDT

Keni gjetur stilin e duhur të syzeve por nuk dini si t'i përdorni? Lexoni më poshtë për të zbuluar arsyet se pse dëmtohen syzet tuaja:

I vendosni në kokë

Pavarësisht se shumë njerëz e bëjnë diçka të tillë, çdo shitës syzash do t'iu thonë se ky është rregulli numër një që nuk duhet neglizhuar. Kjo për arsye se forma e kokës suaj mund t'i deformojë syzet edhe në rastet kur vrapojmë ose ulim kokën ato mund të bien duke u gërvishtur dhe thyer.

Nuk pastrohen

Disa njerëz kanë vështirësi në shikim duke u nisur edhe nga lloji i tyre i syrit. Pastrimi i syzeve është i rëndësishme për një shikim sa më të qartë por edhe estetike. Pavarësisht se mund të mos jenë prekur nga asnjë njeri prapëseprapë ato marrin pluhur nga ambienti dhe vështirësojnë shikimin.

I hidhni pa kujdes në çantën tuaj

Absolutisht që jeni të lejuar t'i vendosni syzet në çantën tuaj për aq kohë sa i fusni në një çantë të sigurt ose në vetë kutinë e syzeve. Duke si një hap i panevojshëm por brenda çantës mund të kemi çelësa ose objekte të tjera të mprehta të cilat dëmtojnë syzet. Nëse çanta juaj është shumë e vogël mund t'i mbështillni ato me copën pastruese të tyre dhe t'i vendosni në çantë.

The post Ja 3 gabime që i bëni me syzet e diellit appeared first on Ekonomia Online.

Specat djegës janë të jashtëzakonshëm

Posted: 17 Jun 2018 10:17 AM PDT

Piperkat ndihmojnë kundër migrenës dhe dhimbjes se kokës. Studimet tregojnë se specat djegës mund të ofrojnë lehtësim te dhimbjeve nga migrena dhe sinoziti.

Capsaicina është kemikate që i bën specat te jene djegëse. Ajo është e njohur se pengon një neuropeptide kyç, substancën P që është çelësi i transmetimit të dhimbjeve në tru.

Speca djegës parandalojnë dhe lehtësojë sinozitin, pasi nxitin sekrecionet që ndihmon në pastrimin e mukozës nga hunda.

Ato gjithashtu përmbajnë veti antibakteriale që ndihmojnë për të luftuar infeksionet kronike te sinozitit.

Specat djegës, po ashtu, luftojnë kancerin. Capsaicina, jo vetëm shkakton djegie në gjuhë, por ajo gjithashtu drejton qelizat e kancerit të prostatës për të vrarë veten.

The post Specat djegës janë të jashtëzakonshëm appeared first on Ekonomia Online.

Nëse nuk bëni këto gjëra gjatë një konference, më mirë mos shkoni fare

Posted: 17 Jun 2018 10:15 AM PDT

"Unë nuk kam kohë të ndjek konferenca." "Kam shkuar herën e fundit në një konferencë dhe e vetmja gjë që mora ishte një dhimbje koke dhe një pirg me kartëvizita." Nëse shpreheni kështu kur ju pyesin rreth eventeve apo koferencave të ndryshme, ndoshta duhet të krijoni një startegji më të vlefshme.

Në dukje të lodhshme, pjesëmarrja në këtë lloj organizimesh ju ndihmon të zgjeroni njohuritë tuaja, rrjetin e njohjeve dhe biznesin tuaj.

Njohuritë e reja, përmirësimi i atyre të vjetra, njohja me njerëz të rinj janë këto disa arsye esenciale për tu larguar nga zyra, ndoshta dhe vendi apo zona juaj e komfortit. Ja çfarë duhet të bëni që konferenca ku do të merrni pjesë, të mos ju duket një humbje kohe.

Zgjidhni me kujdes.

Njihuni me folësit dhe axhendën. Komunikoni me njerëzit që njihni për të zbuluar nëse do të jetë dikush prej tyre i pranishëm.

Vendosni një objektiv të qartë para se të merrni pjesë.

Kërkoni njohuri rreth teknologjisë apo mundësi punësimi? Qartësohuni për atë që doni të përfitoni nga një event.

Nëse eventi ka një aplikacion, shkarkojeni atë.

Ndiqni folësit dhe pjesëmarrësit e tjerë në rrjetet sociale. Planifikoni cilën pjesë të eventit doni të ndiqni dhe cilët sponsor doni të takoni.

Mbani shënime dhe ndajini ato me të tjerët.

Postoni online "fjalët me vlerë" nga folësit e eventit për t'ju treguar ndjekësve dhe klientëve tuaj që ju ecni me trendin e kohës.

Nëse eventi ka një after party shkoni atje dhe qëndroni larg telefonit tuaj.

Edhe pse e folura me njerëz të panjohur shpesh është e sikletshme, ju mund ta nisni bisedën me disa pyetje të thjeshta për të thyer akullin: "Si ju duk eventi?" apo "Çfarë mendoni për folësin e fundit?". Nëse shihni dikë që duket i humbur, prezantohuni për ta njohur.

Komunikimi është i rëndësishëm.

Në të gjitha eventet që merrni pjesë mos harroni të prezantoheni të paktën me personin që është ulur pranë jush.

Krijoni kontakte

Shumë njerëz i pëlqejnë dhe i përdorin kartëvizitat. Ju mund të përdorni aplikacionin CamCard për t'i ruajtur kartëviztat direkt në telefonin tuaj.

Sigurohuni që të krijoni sa më shumë kontakte të mundeni.

Konferencat janë të vlefshme, kur gjeni atë të duhurën, ju merrni më shumë njohuri dhe lidheni më shumë me botën dhe njerëzit.

The post Nëse nuk bëni këto gjëra gjatë një konference, më mirë mos shkoni fare appeared first on Ekonomia Online.

Arsyet pse ndiheni të etur tërë kohën

Posted: 17 Jun 2018 10:15 AM PDT

Është normale të ndiheni të etur gjatë ditëve të nxehta të verës apo pasi keni bërë ushtrime fizike. Por, nëse jeni vazhdimisht të etur, tregon se diçka nuk po shkon si duhet me trupin tuaj.

Duhet të pini mjaftueshëm ujë gjatë ditës në mënyrë që asnjëherë të mos ndiheni të etur, që do të thotë se nuk duhet të prisni që të ndieni etje që të pini ujë.

Nëse kuptoni se ndieni etje më shpesh se normalisht, ja cilët mund të jenë shkaqet:

1. Për arsyen e thjeshtë se nuk po konsumoni mjaftueshëm lëngje dhe jeni të dehidratuar.

2. Konsumoni ushqime me përmbajtje të lartë kripe

3. Mund të jeni duke pirë ilaçe që ju shkaktojnë tharje të gojës.

4. Keni diabet

Diabeti e pengon trupin të tresë dhe të depozitojë sheqerin, dhe si pasojë rritet niveli i tij në gjak dhe në urinë. Pasoja kryesore e kësaj gjëje është urinimi i shpeshtë, pasi kjo është mënyra natyrale e trupit për të larguar sheqerin e tepërt. Tregoni kujdes pasi urinimi i shpeshtë dhe etja janë shenja të diabetit, për këtë arsye këshillohet të konsultoheni me mjekun. Vizita nuk zgjat shumë dhe nuk është e dhimbshme.

5. Mund të vuani nga sëmundjet autoimune

Disa sëmundje autoimune shkaktojnë tharje të syve dhe gojës dhe ju lënë me ndjesinë e të qenit i etur. Mjekët thonë se nëse ndjeni etje dhe nuk pini asnjë ilaç që mund të jetë shkaktar i saj, ju mund të jeni duke vuajtur nga sindroma e Sjogrenit, që është një sëmundje autoimune që prek membranën e mukozës.

6. Vuani nga diabeti insipidus

Diabeti indipidus është një gjendje shumë e rrallë shëndetësore që shkaktohet nga një çrregullim i balancës së hormoneve dhe prek aftësimë e metabolizmit për të përpunuar ujin dhe kripën dhe shkakton etje ekstreme. Njerëzit me këtë sëmundje urinojnë gjatë gjithë kohës edhe kur nuk kanë sasi të tepërt uji në organizëm, kjo shkakton dehidratim tek ta.

The post Arsyet pse ndiheni të etur tërë kohën appeared first on Ekonomia Online.

Sakrifica familjare shtyri përpara yllin e Kolumbisë

Posted: 17 Jun 2018 09:54 AM PDT

Juan Cuadrado ka dy motive për të pasur sukses në futboll.

Së pari është kujtimi për babanë e tij, që është vrarë kur ai ishte katërvjeçar, në Necocli, një fshat ku Cuadrado është lindur më 26 maj të vitit 1988. Dhe së dyti, është për të mbrojtur e për t’u kujdesur për nënën Marcela, pasi ajo është dashur të bënte shumë sakrifica në mënyrë që i biri i saj të mbetet i përfshirë në sport dhe të ikë nga një cikël i dhunës që ka shënuar fëmijërinë e tij, shkruan Koha Ditore.

Jeta nuk ka qenë e lehtë në Necocli, rajon i Antioquias, kryeqendra e së cilit është Medellini, pasi ishin lënë gjurmë nga konflikti i armatosur nga e cila Kolumbia vuajti më tepër se 60 vjet.

Nga mosha e re Cuadrado mësoi nga prindërit e tij: nëse dëgjon një të shtënë, ai duhet të vrapojë apo në rast se është në shtëpi të futet nën shtrat.

The post Sakrifica familjare shtyri përpara yllin e Kolumbisë appeared first on Ekonomia Online.

Pele paralajmëron Brazilin: Shaqiri është i rrezikshëm

Posted: 17 Jun 2018 09:48 AM PDT

Pele ka shfrytëzuar Twitterin për të folur rreth paraqitjes së parë të Brazilit në Botërorin e Rusisë.

Ai nuk ka lënë pa paralajmëruar kombëtaren e tij për rrezikun që i kanoset nga kombëtarja Zvicerane, me të cilën Brazili luan sonte prej orës 20:00.

Ai e vlerëson Xherdan Shaqirin si lojtarin më të rrezikshëm në anën e zviceranëve.

"Sot fillon Kupa e Botës për Brazilin ndaj Zvicrës. Shaqiri është i rrezikshëm, por skuadra e Brazilit është e fortë", ka shkruar Pele.

The post Pele paralajmëron Brazilin: Shaqiri është i rrezikshëm appeared first on Ekonomia Online.

Grupi i Kumanovës letër për vdekjen e babait të Ramush Haradinajt

Posted: 17 Jun 2018 09:43 AM PDT

Pjesëtarët e grupit të njohur si 'Grupi i Kumanovës' të cilët po vuajnë burgun në po të njëjtin vend, kanë shprehur ngushëllimet e tyre për vdekjen e babait të kryeminsitrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, Hilmi Haradinaj.

Përmes një letre, grupi i të burgosurve kanë thënë se me keqardhje kanë pranuar lajmin për vdekjen e bacës Hilmi.

"Shpreshim ngushëllimet më të sinqerta familjes, miqve e të afërmve, ne emër të Grupit të Kumanovës, Val Zeka", thuhet në këtë letër.

Ndryshe Hilmi Haradinaj ka ndërruar jetë pas disa ditëve qëndrimi i shtrirë në spital. Për vdekjen e tij ngushëllimet tashmë nuk kanë të ndaluar. Pothuajse anembanë botës ku ka shqiptarë kanë përkujtuar Hilmi Haradinajn, si njeri të nderuar të cilin gjithmonë do ta kujtojnë me shumë respekt.

Pjesëtarët e Grupit Kumanova u dënuan në nëntor të këtij viti ku 7 nga anëtarët e grupit u dënuan me burg të përjetshëm dhe shumë të tjerë me disa vite burg.

The post Grupi i Kumanovës letër për vdekjen e babait të Ramush Haradinajt appeared first on Ekonomia Online.

Apple ul ndjeshëm çmimin e Iphone X

Posted: 17 Jun 2018 09:31 AM PDT

Apple mund ta bëjë iPhone X më të arritshëm për të gjithë, duke ulur çmimin e pajisjes jashtëzakonisht shumë, së shpejti.

Sipas analistit të "International Securities", Ming-Chi Kuo, Apple po planifikon të ulë çmimin e iPhone X deri në 300 dollarë.

iPhone X doli në shitje për një vlerë prej 999 euro, dhe ka qenë shumë i shtrenjtë për shumë njerëz.

Por kompania e teknologjisë me sa duket planifikon të nxjerrë një gjeneratë të re të iPhone X gjatë këtij viti me etiketa shumë më të kapshme të çmimeve, transmeton tch.

Çmimet e reja do të aplikohen në gjeneratën e dytë të iPhone X që duhet të vijë në formën e një iPhone-i të ri prej 5.8 inç, një iPhone X Plus më të madh prej 6.5 inç dhe një iPhone 6.1 me 6.1 inç.

Çmimet priten për të jenë 800 $, 900 $ dhe 600 $.

Ky kursim prej 300 dollarësh në modelin standard merr parasysh 100 dollarë shtesë, të cilat duhet të ruhen nga mbushësi i ri dhe i shpejtë që është përfshirë.

Në thelb, Apple ka përpunuar procesin e saj të prodhimit në mënyrë që marrja e një iPhone X nuk do të jetë aq e shtrenjtë.

The post Apple ul ndjeshëm çmimin e Iphone X appeared first on Ekonomia Online.

A jetojnë më gjatë vegjetarianët?

Posted: 17 Jun 2018 09:27 AM PDT

Në vitet e fundit, gjithnjë e më shumë njerëzit janë larguar nga mishi. Sipas studimeve, pothuajse 2,1 milionë të rritur australianë janë vegjetarianë. pyesni dikë se pse është vegjetarian dhe do të merrni përgjigje nga më të ndryshmet. Arsyet përfshijnë mjedisin, mirëqenien e kafshëve, besimet fetare dhe natyrisht, kujdesi për shëndetin.

Për shembull, në një studim të kryer në rreth 95 mijë amerikanë, rezultoi se vegjetarianët rrezikohen me 12% nga vdekja për shkaqe të ndryshme.

Por pse?

IFL Science është përpjekur të tregojë, duke përdorur të dhënat e një nga studimeve më të mëdha të plakjes në botë. The Sax Institute 45 dhe Up Study kanë analizuar të dhënat e mbi 260 mijë njerëzve në Australi, të cilët ishin mbi 45 vjeç. Në harkun kohor të gjashtë viteve, 16.836 persona ndërruan jetë. IFL Science analizoi rrezikun e vdekjes së parakohshme dhe gjetën se vegjetarianët nuk kanë pasur ndonjë ndryshim të madh.

Por, pse studime të tjera thonë se ata jetojnë më gjatë?! Ata arritën në përfundimin se njerëzit që janë vegjetarianë, në përgjithësi kanë tendencën të jetojnë me një stil jetese më të shëndetshme. Ata hanë më shumë fruta dhe perime të freskëta, ushtrohen rregullisht, pijnë më pak alkool dhe nuk pijnë duhan.

Por nëse ju deheni çdo natë, nuk stërviteni, hani mish pa fund, sigurisht që do të jeni më pak të shëndetshëm. Por njerëzit që zgjedhin të jenë vegjetarianë, kanë tendencën të mos dehen çdo natë dhe të stërviten dhe për rrjedhojë jetojnë më gjatë.

Pra, mësimi që marrim? Të jesh vegjetarian nuk është përgjigja e të gjitha çështjeve shëndetësore, por mundohuni të jeni më shumë si Lisa Simpson, sesa si Homer.

The post A jetojnë më gjatë vegjetarianët? appeared first on Ekonomia Online.

Treni përplas makinën në Lushnje

Posted: 17 Jun 2018 09:27 AM PDT

Një automjet është përplasur nga treni pasditen e sotme në fshatin Dushk të Lushnjes.

Fatmirësisht si pasojë e aksidentit nuk ka pasur persona të plagosur.

Shkaqet e aksidentit janë ende të paqarta, ndërsa policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

The post Treni përplas makinën në Lushnje appeared first on Ekonomia Online.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more