Skip to main content

“Integrimi i Ballkanit Perëndimor në BE, “Unioni duhet të bëjë hapin i pari”” plus 9 more - Gazeta Dita

“Integrimi i Ballkanit Perëndimor në BE, “Unioni duhet të bëjë hapin i pari”” plus 9 more - Gazeta Dita


Integrimi i Ballkanit Perëndimor në BE, “Unioni duhet të bëjë hapin i pari”

Posted: 16 Jun 2018 01:44 AM PDT

Në një koment për Ballkanin Perëndimor, dy eurodeputetët Hannes Swoboda dhe Maria Eleni Koppa shprehin fuqimisht mbështetjen e tyre për integrimin e këtij rajoni në Bashkimin Europian, duke thënë se hapi i rëndësishëm dhe i guximshëm duhet të hidhet nga vetë Unioni i pari.

Duke e quajtur mjaft të rëndësishme strategjinë për Ballkanin Perëndimor të prezantuar në shkurt, dy eurodeputetët thonë se nga Samiti i Selanikut në 2003 deri sot e vetmja gjë e rëndësishme që është bërë për këtë rajon është regjimi pa viza.

"Megjithatë, BE duhet të bëjë lëvizje më të guximshme në këtë rrugë. Ne besojmë fuqishëm se është koha për të bërë më shumë. Kemi nevoje për ide të reja që mund të plotësojnë dhe ri-forcojnë strategjinë, duke ofruar një impuls të ri për integrimin e rajonit në strukturat e BE. Armiku ynë më i fortë në rajon është zhgënjimi i njerëzve për shkak të proceseve të komplikuara dhe afateve të gjata, gjë që përfundimisht mund të çojë në një ndjenjë të dorëheqjes nga ana e vendeve në rajon", shprehen ata.

Swoboda dhe Koppa kanë një propozim me tre hapa si një kornizë për një afrim të vendeve të Ballkanit Perëndimor me BE-në.

E para është krijimi i një komiteti sigurie mes BE dhe Ballkanit Perëndimor. "Ajo që nevojitet është një kuadër efikas bashkëpunimi institucional për çështjet e sigurisë në formën e një komuniteti të sigurisë BE-Ballkan. Kjo përfundimisht duhet të çojë në një komiteti të sigurisë".

Hapi i dytë sipas dy eurodeputetëve është pjesëmarrja në fondet strukturore, që aktualisht janë vetëm për vendet e BE-së. "Masa e parë do të ishte të kthehej Procesi i Berlinit në një proces të BE-së, një proces komunitar i Bashkimit dhe ta integrojë atë në strategjinë e para-pranimit, me një rol të veçantë për Komisionin Evropian. Kjo do të ishte një qasje që kërkon të adresojë çështjet ekonomike në vendet e Ballkanit Perëndimor dhe mund të jetë një nxitës i bashkëpunimit ekonomik rajonal, rritjes dhe qëndrueshmërisë. Fondet strukturore – aktualisht të rezervuara vetëm për shtetet anëtare – duhet të hapen për vendet kandidate në këtë kuadër", thonë ata.

"Hapja e negociatave duhet të jetë parakushti bazë, por pjesëmarrja në fondet strukturore duhet të jetë gjithashtu e kushtëzuar nga progres i prekshëm në fushën e sundimit të ligjit dhe fusha të tjera specifike, si bashkëpunimi i ngushtë rajonal", thuhet më tej në propozimin e tyre.

Hapi i tretë i propozimit të tyre është statusi i vëzhguesit në mbledhjet e Këshillit. "Pas mbylljes së kapitujve 23 dhe 24, vendet kandidate mund të marrin statusin e vëzhguesit në mbledhjet formale dhe informale të Këshillit, veçanërisht në fushat e drejtësisë, çështjeve të brendshme, politikës së jashtme, të mbrojtjes, energjisë dhe politikës sociale", propozojnë Swoboda dhe Koppa.

Ata janë të mendimit se procedurat e gjata të deritanishme krijojnë një zhgënjim pasi sipas tyre, nuk ofrojnë asnjë perspektivë reale apo rezultate të prekshme.

o.j/dita

Gjiknuri dhe Ahmetaj, takim me banorët në Fier

Posted: 16 Jun 2018 01:33 AM PDT

Në kuadër të turit të llogaridhënies publike të qeverisë, Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë Damian Gjiknuri bashkë me Ministrin e Financave dhe Ekonomisë Arben Ahmetaj zhvilluan një takim me banorë të Fierit.

Në fjalën e tij, ministri Gjiknuri u ndal tek investimet që janë kryer dhe ato në proces në këtë qark sa i takon infrastrukturës.

"Ju e keni parë që janë bërë investime serioze në Fier. La përfituar nga investimet me serioze në energjinë elektrike. U bë rrjeti 20 kv për pjesën më të madhe të qytetit. Nuk ka përfunduar ende dhe do të vazhdojë pjesa tjetër. U zgjidh një gangrenë e akumuluar prej shumë vitesh në pjesën e energjisë. Kjo erdhi për shkak të reformave. Ne nuk do të kishim mundësi të investonim në energji elektrike nëse nuk do kryheshin ato reforma që përmendi dhe Ministri i Financave", u shpreh Gjiknuri.

Sipas tij, investime kanë ndodhur edhe në ujësjellës-kanalizime ku Fieri ka marrë një nga investimet më të mëdha ndërsa pritet të nisë dhe faza e dytë e projektit.

"Këtu do të bëhet një nënstacion i ri elektrik shumë i rëndësishëm. Fieri do të jetë një nyje e rëndësishme energjetike sidomos me linjën që do bëhet Maqedoni-Elbasan-Fier. Pra do ketë një nënstacion dhe do kthehet në qendër të rëndësishme energjetike. Sëbashku me kryetarin e Bashkisë po punojmë edhe për disa projekte të tjera sociale me TAP dhe njëkohësisht do nisë edhe një investim i ri të stacionit të kompresorëve të gazit nga ku mund të përfitojë Fieri në punësim por edhe në gaz më vonë", tha Gjiknuri.

Ministri premtoi edhe zhvendosjen e trafikut të boteve të naftës nga aksi rrugor Fier-Vlorë përmes kalimit në transportin hekurudhor.

"Shumë shpejt do të hyjë në funksionim edhe segmenti hekurudhor Fier-Vlorë për të shmangur plotësisht autobotet nga rrugët. Pra, brenda këtij viti në momentin që përfundon gjithë investimi që po bëhet në hekurudhë, nuk do të shihni më autobote nafte që shkojnë në drejtim të Vlorës dhe që kthehen në një shqetësim për qytetarët. Gjithë trafiku i boteve do të jetë nëpërmjet hekurudhës", nënvizoi Gjiknuri.

Ministri i Financave dhe Ekonomisë ju referua përfitimeve direkte që kanë sot qytetarët në sajë të reformave ekonomike të ndërmarra nga qeveria.

"Kur dëgjoni fjalën taksa progresive, secili nga ju asnjëherë nuk e mendon që nëpërmjet një lëvizjeje si ajo qytetarëve iu kthyen 540 milionë dollar mbrapsht në shtëpitë e tyre. Ka sot, 630 mijë të punësuar që kanë të njëjtin efekt për shkak të taksës progresive . Ishte TVSH-ja 10 për qind dhe çdo i sëmurë, per një aspirinë, paguante gjithmonë 10 për qind më shumë. Po e di sa ishte ai 10 %? 15 milionë dollar në vit. Në katër vite 60 milionë dollar. Atyre njerëzve që kanë hall dhe që detyrohen të blejnë ilaçe, 60 milionë ua merrte Saliu me Lulin dhe i harxhonte për rrush e kumbulla. Sot, ne e hoqëm taksën e sëmundjes", sqaroi Ahmetaj. Ministri kujtoi se ishin 600 mijë qytetarë të pasiguruar të cilët nga 1 Janari i vitit 2017 u futën të gjithë në skemën e rimbursimit të ilaçeve.

"Çfarë bëmë me taksën e biznesit të vogël? Paguhej 1.5 përqindëshi, paguhej dhe tatimi i thjeshtësuar për fitimin mbi xhiron. Çfarë bëmë ne? I hoqëm. I bëmë zero. Çfarë po bëjmë tani, kalon javën tjetër në qeveri? Nga 8 milionë deri në 14 milionë, e ngremë tavanin e deklarimit për tatim fitimin 5 %, dhe fusim dhe gati 10 mijë biznese të tjera. Në numërim të bizneseve, janë rreth 95 mijë biznese që e kanë taksën nga 0 deri në 5 %, që do të thotë në llogari të të gjitha bizneseve aktive, 91 % e të gjitha bizneseve në Shqipëri e kanë taksën nga 0 në 5", u shpreh Ahmetaj.

o.j/dita

Bashkëjetesa fetare në Shqipëri, kreu i komunitetit mysliman zgjedh Shkodrën si shembullin më të mirë

Posted: 16 Jun 2018 01:27 AM PDT

Shkodrën, qytetin në veri të Shqipërisë, shumëkush e merr si shembull të ruajtjes së vlerave të katolicizmit. Por, duket se komuniteti mysliman e radhit në qytetet ku ka një bërthamë të fortë të mendimit islam.

Vetëm një ditë pas festimeve të Fiter Bajramit në Shqipëri, kreu i komunitetit Mysliman, Skënder Brucaj në një intervistë për DhakaTribune të Bangladeshit, ka dhënë shembullin e bashkëjetesës fetare në Shqipëri, mënyrën sesi është festuar Bajrami në diktaturë dhe organizimi tashmë në demokraci.

Por pyetjes se cilin qytet do të specifikonte për të mësuar për bashkëjetesën fetare, Brucaj i përgjigjet:

"Do të rekomandoja Shkodrën, një nga qytetet më të mëdha të vendit tonë, si një shembull i tolerancës fetare. Ishte pikërisht ky qytet në të cilin Islami rilindi pas sistemit diktatorial. Gjatë viteve ka treguar një identitet islam të fortë dhe të krijuar mirë. Ne gjithashtu mund të përmendim edhe shumë personalitete të lindur dhe të rritur në këtë qytet që kanë luajtur një rol të rëndësishëm në zhvillimin e Islamit dhe në fusha të tjera shkencore në të njëjtën kohë", raporton newsbomb.al referuar intervistës së Brucajt.

Lidhur me faktin nëse personalitetet e besimit islam kanë qenë zëplotë në kulturën myslimane shqiptare, Brucaj thotë:

"Në strukturën e qeverisë së parë të vendit tonë, që u vendos në Vlorë në 1912, kishte disa imame që kanë luajtur role të rëndësishme, deri tek ministër. Ne gjithashtu mund të përmendim Haxhi Vehbi Dibrën, kreun e parë të komunitetit mysliman në Shqipëri si një figurë të rëndësishme në pavarësinë e Shqipërisë. Kështu mund të konkludoj se identitetet shqiptarë dhe myslimanë janë të lidhur shumë. Ata nuk e kanë bojkotuar njeri tjetrin, përkundrazi, janë parë si një të vetëm".

o.j/dita

Matura 2018/ Çfarë duhet të mësoni për dy provimet me zgjedhje

Posted: 16 Jun 2018 01:13 AM PDT

Pranvera Kola

Provimet me zgjedhje janë prova e fundit që duhet të kalojnë maturantët për të vijuar më pas me garën për studimet e larta në një nga institucionet e arsimit të lartë në vend. Kur kanë mbetur edhe pak ditë nga zhvillimi i këtyre dy provimeve (20 qershor), autoritetet e arsimit kanë kërkuar nga maturantët që të tregohen të kujdesshëm në respektimin e rregullores për të mos u penalizuar, teksa kanë specifikuar edhe detajet konkrete se si do të jetë struktura e dy testeve.

Në rregulloren e Maturës Shtetërore 2018, saktësohet se kohëzgjatja e dy provimeve me zgjedhje do të jetë katër orë në rastet kur maturanti do testohet në dy lëndët e tij të preferuara. Ndërsa për mbetësit e viteve të shkuara që do të testohen në një lëndë provimi do nisë më vonë. Testi për secilin nga provimet me zgjedhje do të përmbaje 20 pyetje, nga të cilat 10 pyetje do të jenë me përgjigje me alternativa, që vlerësohen me 1 pikë secila (10 pike gjithsej) dhe 10 pyetje me zhvillim të cilat vlerësohen me 30 pikë, sipas një skeme të përcaktuar.

Testi vlerësohet maksimalisht me 40 pikë, të cilat i korrespondojnë notës 10. Për të qenë kalues në këtë provim, maturanti duhet të mbledhë nga përgjigjet e dhëna detyrimisht 8 pikë.

Nxënësit që grumbullojnë më pak se sa tetë pikë konsiderohen mbetës, dhe duhet të presin sezonin e vjeshtës për të dhënë sërish këtë provim, e vetëm më pas mund të garojnë për studimet e larta.

Specialistët e Qendrës së Shërbimeve të Arsimit, si dhe Institutit të Zhvillimit të Arsimit që kanë hartuar edhe programet orientuese për të gjitha lëndët që do jepen si provime me zgjedhje, theksojnë se vëmendja maksimale gjatë këtyre ditëve të fundit të përgatitjes, duhet të ndalet në fushat dhe temat që vlerësohen me përqindjen më të lartë.

"Testi i çdo lëndë, qoftë bërthamë apo i nivelit të thelluar ndërtohet në mënyrë të tillë që në të, të jenë të përfshira pyetjet për të tri nivelet e vështirësisë: nivelin bazë, nivelin mesatar dhe nivelin e lartë të dijeve. Shpërndarja e pikëve në test do të jetë në varësi të përqindjeve që zë çdo nivel, përkatësisht 40 për qind e pyetjeve do jenë për nivelin bazë, 40 për qind e pyetjeve të tjera për nivelin mesatar të dijeve, si dhe 20 për qind e pyetjeve të mbetura për nxënësit e mirë", bëjnë me dije ekspertët e arsimit. Në vijim të shkrimit gjeni të detajuar në përqindje peshën që do të ketë secila prej fushave që do të jenë pjesë e testimit final të 29 lëndëve, që zhvillohen si provime me zgjedhje ditën e mërkurë.

Në këto kushte, maturantët duhet të kenë parasysh se fusha që ka numrin më të madh të tematikave (peshën me përqindjen më të madhe) në programin e lëndës, në test do të përfaqësohet nga një numër më i madh pyetjesh.

Ndryshe nga sa ndodhi në provimin e detyruar, testi i letërsisë dhe gjuhës shqipe me zgjedhje, do të jetë i strukturuar në dy pjesë, ku secila përfshin nga një fragment të shkëputur nga një tekst letrar i një autori të caktuar. Dy tekstet letrare në test do t'u takojnë dy gjinive (prozë, poezi ose dramë). Ndërsa për provimet e gjuhës së huaj thuhet se do të jenë të një niveli më të vështirë, se sa ndodhi në rastin kur u dhanë si provim i detyruar.

Maturanti ndëshkohet me përjashtim dhe humbje të provimit nëse:

  • Nuk qëndron në vendin që i është caktuar.
  • Nuk është i pajisur me dokument identifikimi.
  • Merr e jep informacion, kopje ose komunikon me maturantë/kandidatë të tjerë.
  • Bën komente për përmbajtjen ose zgjidhjen e testit gjatë kohës së zhvillimit të provimit.
  • Dëmton testin (palos, zhubros, gris, vendos shenja të dallueshme dhe të veçanta), ose nuk e dorëzon atë.
  • Përdor laps ose stilolapsa me ngjyra të ndryshme në plotësimin e testit, si dhe kur heq ose dëmton kodin e sekretimit (barkodin) të vendosur në test.
  • Mban telefon celular, radio ose çdo mjet tjetër komunikimi në mjedisin e provimeve.
  • Në rast se kandidati refuzon të largohet nga mjedisi i provimit, mbikëqyrësi i provimit evidenton rastin me procesverbal dhe e njofton atë mbi mosnjohjen e rezultatit.
  • Maturanti kandidati që përjashtohet nga provimi për shkelje të parashikuar, e cila përshkruhet edhe në procesverbalin përkatës, humbet këtë provim dhe ka të drejtë ta japë atë në sesionin e ardhshëm.

 

Ja cilat janë temat nga ku do të merren pyetjet për testet e 29 lëndëve me zgjedhje

Fushat dhe temat                  Rëndësia në %

Histori Bërthamë

Historia e qytetërimeve në antikitet dhe në mesjetë.     10%

Historia e qytetërimeve moderne dhe bashkëkohore.  40%

Historia e shqiptarëve.                                                                  50%

 

Histori e thelluar

Tematikat e lëndës bërthamë                                                    57 %

Fushat në programin e thelluar

Historia e qytetërimeve në Antikitet dhe në Mesjetë.    4 %

Historia e qytetërimeve moderne dhe bashkëkohore.   19%

Historia e shqiptarëve.                                                                  20%

 

Matematika e  thelluar

Numri dhe veprimet me numra.                                                                                    6%

Matja.                                                                                                                                  10%

Algjebra.                                                                                                                              10%

Funksioni.                                                                                                                           15%

Gjeometria.                                                                                                                         25%

Njehsimi diferencial e integral.                                                                                      20%

Statistikë, probabilitet dhe kombinatorikë.                                                                 14%

 

Letërsia e thelluar

Njohuritë gjuhësore përfshijnë këto fusha:

Leksikologji       

Kuptimi i fjalëve.

Ngjyrimi emocional i fjalëve.

Dialektet dhe gjuha standarde.

Morfosintaksë

Klasat e fjalëve (pjesët e ligjëratës).

Llojet e fjalive.

Stilistikë gjuhësore

Mjetet morfologjike të shprehësisë.

Figurat e sintaksës poetike: elipsa, lakonizmi, anafora, rendi i gjymtyrëve, shkallëzimi, enumeracioni, pyetja retorike.

Figura tingullore:aliteracioni.

Shprehësia tingullore: ritmi, rima, strofa.

Organizimi tërësor i një teksti: titulli, paragrafi, hyrja, shtjellimi, mbyllja.

Të shkruarit

Ese përshkruese, bindëse ose argumentuese.

Drejtshkrim

Drejtshkrimi i shkronjës së madhe.

Drejtshkrimi i fjalëve në gjuhën shqipe.

Përdorimi i drejtë i shenjave të pikësimit.

Veprat e detyrueshme për nxënësit

Sabri Godo:  Romani "Skënderbeu".

Shekspir: Tragjedia "Jul Çezari".

Gjergj Fishta: Poema "Lahuta e Malcis".

Ismail Kadare: Romani "Kronikë në gur", "Darka e gabuar" dhe "E penguara".

Fatos Kongoli: Romani "Ne të tre", "Lëkura e qenit", "Jeta në një kuti shkrepësesh", "Bolero në vilën e pleqve".

 

Teknologjia Bërthamë

 

Teknologjia dhe sistemet teknologjike.                 5 %

Komunikimi grafik.                                                    45 %

Materialet teknologjike.                                             20%

Strukturat dhe mekanizmat.                                     15%

Teknologjia e prodhimit.                                            10%

Teknologjia e shërbimeve.                                         5%

 

Teknologjia thelluar

Teknologjia dhe sistemet teknologjike.        10 %

Komunikimi grafik.                                          19 %

Materialet teknologjike.                                    4 %

Strukturat dhe mekanizmat.                           9%

Teknologjia e prodhimit.                                4%

Teknologjia e shërbimeve.                             4%

Komunikimi grafik.                                          13%

Teknologjia e transportit.                               7%

Teknologjia e burimeve të energjisë.           6%

Teknologjia e elektricitetit                           6%

Teknologjia e mekanikës.                              6%

Teknologjia e ndërtimit.                                 4%

Teknologjia ushqimore.                                   4%

Teknologjia e bujqësisë.                                  4%

 

 

Qytetaria

Ligji dhe ne.                                                                                        7%

Kushtetuta e Shqipërisë dhe të drejtat e njeriut.                          7%

Familja.                                                                                                   8%

Shkolla.                                                                                                   6%

Fëmijëria.                                                                                            8%

Rritja e fëmijës, ndryshimet.                                                      7%

Puna.                                                                                                    8%

Mjedisi.                                                                                                   9%

Shëndeti.                                                                                            8%

Ushqimi.                                                                                              7%

Konsumatori.                                                                                     7%

Siguria rrugore.                                                                                 9%

Informimi.                                                                                           9%

 

Sociologjia

Metodat e kërkimit sociologjik.                                                 10%

Kultura, individi, shoqëria.                                                           13%

Shoqërizimi.                                                                                       9%

Devianca.                                                                                            11%

Shtresimi gjinor dhe familja.                                                       11%

Raca dhe etniciteti.                                                                         9%

Analiza sociologjike e besimeve fetare.                                    10%

Urbanizimi dhe karakteristikat e punës në shoqëritë më të urbanizuara 11%

Shtresimi i shoqërisë dhe lëvizjet shoqërore.                      9%

Shoqëria tradicionale, moderne, pasmoderne.                  7%

 

Gjeografia Bërthamë  

Shkenca e Tokës

Sistemi diellor.                                                  5%

Hartografia                                                         2%

Gjeosistemet.                                                   17%

Dinamika e Tokës.                                           9%

Mjedisi dhe shoqëria.                                    2%

Gjeografia rajonale e botës

Gjeografia rajonale dhe tipet e rajoneve              6%

Rajonet.                                                                               19%

Gjeografia e Shqipërisë dhe e trevave të tjera shqiptare

Vendndodhja gjeografike.                           2%

Sistemet fizike.                                                 6%

Sistemet humane.                                           7%

Ndërveprimi njeri-mjedis.                           3%

Rajonet.                                                                               22%

 

Gjeografi e Thelluar

Shkenca e Tokës

Sistemi diellor.                                                  3%

Hartografia.                                                        2%

Gjeosistemet.                                                   12%

Dinamika e Tokës.                                           6%

Mjedisi dhe shoqëria.                                    2%

Gjeografia rajonale e botës

Gjeografia rajonale dhe tipet e rajoneve.             4%

Rajonet                .                                                               11%

Gjeografia e Shqipërisë dhe e trevave të tjera shqiptare

Vendndodhja gjeografike.           1%

Sistemet fizike.                                 4%

Sistemet humane.           7%

Ndërveprimi njeri-mjedis.           1%

Rajonet.                                                               17%

Gjeografia e problemeve globale

Sistemet humane.           24%

Ndërveprimi njeri-mjedis.           6%

 

 

Struktura e testeve për gjuhën angleze, frënge, gjermane, italiane, greke, spanjolle dhe turke     

Leksiku dhe gramatika.                                                                                  40 %

Të Kuptuarit e një teksti të shkruar.                                         40 %

Të shprehurit me shkrim (të Shkruarit e një eseje ose krijim, një letër, kërkesë, etj.)       20 %

 

Histori Arti

Arti figurativ në Antikitet (3000 vjet p.e.s – 400 e.s).                                        10 %

Arti në Mesjetë (shekujt XI – XV).                                                                             5 %

Rilindja Evropiane (shekujt XV – XVII).                                                                    10 %

Arti barok (shekujt XVII – XVIII).                                                                              10 %

Arti i kohës së re (shekujt XVII – XX).                                                                       15 %

Arti në shekullin XX.                                                                                                        15 %

Arti ilir dhe i qyteteve antike bregdetare.                                                                    5 %

Arti bizantin.                                                                                                                      5 %

Arti pas bizantin.                                                                                                              5 %

Arti i Rilindjes Kombëtare Shqiptare.                                                                       5 %

Arti periudhës së Pavarësisë.                                                                                     5 %

Arti i periudhës së pas Çlirimit (1945 deri më sot).                                             10 %

 

Histori Baleti

Kërcimi në shoqërinë primitive                                                          3 %

Kërcimi në periudhën e Antikitetit                                                     3 %

Kërcimi në Mesjetë                                                                            4 %

Kërcimi në Rilindje                                                                             10 %

Zhvillimi i baletit në Francë dhe Itali, Zhan Zhorzh Nover, Salvatore Vigano.          5 %

Baleti në periudhën e Romantizmit me Philip Talioni dhe Fani Elsler.                    10 %

Krijimi i sistemit klasik evropian.                                                                                   10 %

Zhvillimi i baletit klasik në shek. XX dhe reformat e para moderne.                        10 %

Baleti bashkëkohor në Evropën Perëndimore.                                                            10%

Teatri i baletit në Amerikë.                                                                             10 %

Tradita koreografike shqiptare.                                                                      10%

Krijimi i Filarmonisë Shqiptare.                                                                      10%

Baleti shqiptar.                                                                                                    5%

 

Histori Muzike

Muzika në Mesjetë.                                                                                                        5 %

Muzika në Rilindje.                                                                                                         8 %

Muzika Barok.                                                                                                                  10 %

Muzika në Klasicizëm.                                                                                                   25 %

Muzika në Romantizëm.                                                                                                 37 %

Muzika në shekullin XX.                                                                                                 10 %

Muzika shqiptare.                                                                                                             5 %

 

 

Biologji bërthamë

Kimia e jetës.                                                                                                                   7%

Biologjia qelizore.                                                                                                          15%

Ekuilibrat në biosferë.                                                                                                  8%

Mekanizmat e trashëgimisë.                                                                                      12%

Si funksionojnë gjenet.                                                                                                8%

Origjina  dhe evolucioni i jetës.                                                                                 4%

Mbrojtja, mbështetja dhe lëvizja.                                                                            8%

Të ushqyerit dhe tretja.                                                                                                8%

Frymëkëmbimi, qarkullimi dhe ekskretimi.                                                           13%

Riprodhimi te njeriu.                                                                                                      5%

Sistemi nervor dhe hormonal.                                                                                    12%

Biologji e thelluar

Kimia e jetës.                                                                                                                     5%

Biologjia qelizore.                                                                                                            10%

Metabolizmi qelizor.                                                                                                       5 %

Fotosinteza.                                                                                                                       7%

Frymëmarrja qelizore.                                                                                                   7%

Mekanizmat e trashëgimisë.                                                                                      10%

Si funksionojnë gjenet.                                                                                                5%

Anatomia, morfologjia  dhe funksionet jetësore të bimëve.                                 10%

Riprodhimi bimor.                                                                                                       5%

Tretja.                                                                                                                              5%

Qarkullimi i lëngjeve.                                                                                                  5%

Frymëkëmbimi.                                                                                                             5%

Ekskretimi.                                                                                                                   5%

Mbështetja dhe lëvizja.                                                                                                5%

Riprodhimi shtazor.                                                                                                 5%

Sistemi nervor dhe hormonal.                                                                               6%

 

Fizika bërthamë

Kinematika.                                                                                                          9%

Dinamika.                                                                                                            15%

Forca dhe baraspesha.                                                                                    4%

Puna dhe energjia.                                                                                          10%

Termodinamika.                                                                                                 9 %

Fusha elektrike.                                                                                                  11%

Rryma elektrike.                                                                                               11%

Lëkundjet dhe valët.                                                                                      8 %

Magnetizimi.                                                                                                        9 %

Optika valore.                                                                                                      5%

Fizika moderne.                                                                                                    9%

 

Fizika e thelluar

Lëvizja e grimcave në fushën e forcave.                                                  10%

Dinamika.                                                                                                      16%

Puna e forcave dhe energjia mekanike.                                                 11%

Termodinamika                                                                                             10%

Lëkundjet dhe valët.                                                                                        9%

Rryma elektrike.                                                                                               12%

Magnetizmi.                                                                                                       10%

Optika valore.Vala dhe grimca.                                                                     5%

Teoria speciale e relativitetit.                                                                       6%

Fizika kuantike.Modeli planetar i atomit të H2                                        5%

Elemente të elektronikës.                                                                              6%

 

Kimia bërthamë

Teksti i klasës së 10

Struktura dhe vetitë e lëndës, ku përfshihen ndërtimi i atomit, periodiciteti, lidhja kimike, si dhe acidet dhe bazat.                                                                                                                      30.5 %

Reaksionet kimik me Kinetika kimike dhe Ekuilibri kimik.                                12.5 %

Teksti klasës 11

Struktura dhe vetitë e lëndës me hibridizimi dhe bashkëveprimi ndërmolekular, hidrokarburet, grupet funksionore në përbërjet organike dhe biokimia.                                                            27.5 %

Reaksioni kimik me elektrokimia, si dhe tipat e reaksioneve në kiminë organike    15. 5%

Teksti i klasës 12

Struktura dhe vetitë e lëndës Uji. Tretësirat ujore.            14%

 

Kimia e Thelluar

Teksti i klasës së 10

Struktura dhe vetitë e lëndës, ku përfshihen ndërtimi i atomit, periodiciteti dhe lidhja kimike  21.5 %

Reaksioni kimik me ekuilibrin kimik.                                                                                                         9.5 %

Teksti i klasës11

Vetitë e lëndës me hibridizimi dhe bashkëveprimi ndërmolekular, hidrokarburet, biokiminë 19.5 %

Rekasioni kimik me Elektrokimia dhe tipat e reaksioneve në kiminë organike.                           11.5 %

Teksti i klasës së 12

Uji dhe tretësirat ujore.                                                                                                                              5 %

Kimia inorganike me Termokimia, kinetika, ekuilibrat jonike.       ,                                               18 %

Kimi organike me grupet funksionore dhe klasifikimi i reaksioneve organike, mekanizmat e reaksioneve organike, si dhe hetimi i grupeve funksionore dhe analiza cilësore e përbërjeve organike.             15 %

 

Psikologjia

Studimi i psikologjisë.                                                     10%

Biopsikologjia.                                                                   31%

Zhvillimi.                                                                              21%

Njohja.                                                                                 21%

Variacionet mes individëve dhe grupeve.                    17%

 

Ekonomia bërthamë

Linja 1                                                                                   56%

Çfarë studion ekonomia?                                              10%

Kërkesa oferta dhe çmimi i tregut.                          19%

Konsumatori në ekonominë e tregut.                                       3 %

Fillimi i një biznesi dhe financimi i tij.                      11%

Prodhimi, kostoja dhe të ardhurat e firmës.        7%

Struktura e tregut.                                                          6%

Linja 2                                                                                   39%

Qeveria dhe ekonomia.                                                11%

Paraja dhe institucionet financiare.                          6%

Treguesit kryesorë makroekonomik.                      16%

Stabiliteti ekonomik dhe politikat makroekonomike       6%

Linja 3                                                                                                   5%

Tregtia ndërkombëtare                5%.

 

Ekonomia e Thelluar

Linja 1

Qëllimet sociale të një ekonomie.                                            3%

Kërkesa dhe oferta: si funksionojnë tregjet.                      17%

Sjellja konsumatore dhe maksimizimi i dobishmërisë.     8%

Sipërmarrës i suksesshëm. Si të bëhesh i tillë.                    3%

Prodhimi, produktiviteti dhe tregu i punës.                          13%

Analizë krahasuese e strukturave të tregut dhe rregullimi i monopolit.   7%

Linja 2                                                                                                   40%

Roli i qeverisë në ekonomi, një vështrim i gjerë.                                6%

Politika monetare dhe mekanizmi i transmisionit.             17%

Njohuri të thelluara makroekonomike.                                  17%

Linja 3                                                                                                   9%

Bashkëpunimi ekonomik dhe proceset integruese.         3%

Zhvillimi ekonomik dhe varfëria.                                              6%

 

Filozofia

Linja 1. Periudha helenik.                                                             15%

Linja 2. Periudha romake.                                                             10%

Linja 3. Drejtimet filozofike në shekujt e parë të erës sonë.                         5%

Linja 4. Mesjeta dhe Rilindja.                                                      15%

Linja 5. Shekulli XVII.                                                                       15%

Linja 6. Shekulli XVIII.                                                                     15%

Linja 7. Shekujt XIX dhe XX.                                                         25%

 

1.200 euro për të kaluar kufirin, 2 në pranga

Posted: 16 Jun 2018 01:10 AM PDT

Dy persona janë ndaluar pasi kanë kaluar pesë pakistanezë nga Kakavija për t’i dërguar në Itali.

Në sajë të operacionit "Premtimi" janë ndaluar Shahe Koko, 23 vjeç, Hamdi Seferi, 18 vjeç nga Gjirokastra.

"Ndalimi i këtyre shtetasve u bë pasi në bashkëpunim me njeri tjetrin i kanë dhënë ndihmë për kalimin e paligjshëm të kufirit nëpërmjet pikës kufitare Kakavijë dhe transportimin kundrejt shumës 1.200 euro për të kaluar transit në Itali 4 shtetasve pakistanezë", thuhet në njoftimin e policisë.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale "Ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit".

o.j/dita

Xhevat Lloshi dhe stilistika shqipe

Posted: 16 Jun 2018 01:05 AM PDT

Prof. Shefkije Islamaj

Prej vitit 1960 kur Xhevat Lloshi asokohe 22 vjeçar botoi shkrimin e tij të parë me titull Sa më pak gabime! në revistën "Arsimi popullor" e deri sot kur ka mbushur 80 vjet jete e pune shumë të frytshme e të suksesshme, ai ka botuar numër të madh veprash shkencore fushash të ndryshme, numër të madh studimesh, trajtesash, artikujsh, recensionesh, kronikash, bibliografish e deri fjalorësh gjuhësorë. Në krijimtarinë e tij shkencore ai trajton me kompetencë të lartë shkencore e profesionale çështje nga më të ndryshme gjuhësore e letrare, nga historia e moçme e dokumentuar e shqipes dhe nga historia e saj e re, probleme teorike e praktike të leksikut e të leksikologjisë, të fjalorit e të leksikografisë, të teorisë së gjuhës standarde e të kulturës së gjuhës, të gramatikës e brenda saj të morfologjisë e të formimit të fjalëve, të neologjisë e të semantikës, çështje të filologjisë e të gjuhësisë krahasimtare. Ai, njëkohësisht, botoi edhe shkrime të shumta për përvjetorët e rëndësishëm të kulturës shqiptare, për figura të rëndësishme albanologjike, shqiptarë e të huaj, dhe për numër të madh librash shumë të vlefshëm, gjuhësorë e jo gjuhësorë. Xhevat Lloshi njihet edhe si përkthyes i shkëlqyer i një numri të konsiderueshëm të veprave albanologjike dhe jo vetëm.

Por, Xhevat Lloshi, me dijen, përvojën, punën, përkushtimin dhe kompetencën e lartë shkencore e profesionale i ka dhënë kontribut shumë të çmueshëm edhe stilistikës shqipe.

Që nga viti 1977 kur në Degën e Gjuhës Shqipe të Fakultetit të Historisë dhe Filologjisë në Universitetin e Tiranës nisi të jepej si lëndë më vete stilistika, kur u botua libri Gjuha, stili dhe redaktimi në shtyp, kur mori nxitjen për hartimin e librit Njohuri për stilistikën e gjuhës shqipe, që u botua dhjetë vjet pas, më 1987, dhe kur u hap rruga për ta plotësuar e për ta sjellë atë në një format të ri përmbajtjesor me titullin Stilistika dhe pragnatika, botuar më 1999, e deri sot, pra për më shumë se 40 vjet, për të gjithë ata që janë marrë në çfarëdo mënyre me stilistikën, ose që gjatë studimeve të tyre gjuhësore e letrare janë marrë drejtpërdrejt edhe me çështje stilistike patjetër se mbështetja kryesore referente për ta ka qenë, është dhe do të vazhdojë të jetë Stilistika e Xhevat Lloshit, përkatësisht ishin këta tre libra e tij të sipërpërmendur, por edhe një numër i madh studimesh e trajtesash stilistike të botuara në periodikun shkencor përgjatë pothuajse pesë dekadash. Këta tre libra janë përdorur e përdoren në mbarë hapësirën shqiptare dhe në të gjitha institucionet e larta arsimore e shkencore ku jepet kjo lëndë. Këto janë të vetmet vepra për stilistikën e gjuhës shqipes që janë në përdorim në këto institucione. Xhevat Lloshi, prandaj me të drejtë, konsiderohet institucionalizuesi i lëndës së stilistikës si disiplinë akademike në arsimin e lartë në Shqipëri e në Kosovë, si njohësi më i mirë i stilistikës, si ligjërues i shkëlqyer i stilistikës dhe si autor pra i tri teksteve bazë të stilistikës së gjuhës shqipe.

Tradita e studimeve stilistike për gjuhën shqipe, siç e dinë studiuesit që merren me çështje gjuhësore stilistike, është e pakët deri në gjysmën e shekullit 20. Nisur me pak shënime a shkrime të shkurtra në periodikun e fundshekullit 19 e në fillim fillim të shekullit 20 dhe këto të lidhura më shumë me kërkesat e shkollave që po hapeshin asokohe dhe me nevojat e periodikut ku botohej letërsi artistike dhe shkrime natyrash të ndryshme, kjo traditë në gjuhësinë shqiptare erdhi duke u pasuruar hap pas hapi. Në historinë e stilistikës shqipe njihen këto tekste që konsiderohen si të parat: Vargënimi n'gjuhë shqype i Luigj Gurakuqit (1912), Mjeshtëria për të shkruar letra e Sevasti Qiriazit (1917), Priisi n'lamë t'letratyrës i Anton Xanonit (1920), Letratyra e gjuhës shqipe e Justin Rrotës (1925) dhe Fillime të stilistikës e të letresisë së përgjithshme e Aleksandër Xhuvanit e Kostaq Cipos (1930). Me gjithë këto botime e shkrime, sado modeste, me gjithë përpjekjen që stilistika e gjuhës shqipe të ngrihet si disiplinë e formësuar në gjuhësinë shqiptare, deri në fund të viteve '70 si duket nuk u arrit të krijoheshin kushtet për të pasur një tekst sado më të plotë për nevojat e shkollës shqipe që tashmë kishte kaluar tre çerekshekullin e vet e sidomos për arsimin e lartë shqiptar në Tiranë e Prishtinë. Në tre dhjetëvjetëshat e fundit të shekullit '20, me veprat e Xhevat Lloshit, dhe me një mori shkrimesh të tij të po kësaj fushe, sigurisht dhe pak a shumë edhe të autorëve të tjerë, stilistika e gjuhës shqipe përfundimisht mori të mbarën në rrugën e saj të zhvillimit.

Të gjithë ata që kanë mësuar nga profesor Xhevat Lloshi në auditorët universitarë dhe të gjithë të tjerët, pra si studiues e si lexues që kanë mësuar shumë prej librave të tij, prej studimeve, trajtesave, artikujve, intervistave të tij dhe që kemi dëgjuar fjalën e tij të gjallë në konferencat e simpoziumet shkencore, por pse jo edhe në bisedat e drejtpërdrejta e joformale, ku profesori me zotësi të rrallë ka dhuruar pareshtur shumë dije e informacione, shumë përvojë e profesionalizëm, parimësi të rrallë e gatishmëri të pashoqe për të ndihmuar të tjerët, e dinë dhe e ndien mirë kontributin e tij të madh dhënë jo vetëm stilistikës shqipe po albanologjisë në përgjithësi.

Po cili është, më konkretisht, kontributi i Xhevat Lloshit dhënë stilistikës së shqipes?

Nuk është rasti dhe as mundësia këtu që ta përfushë kontributin e tij të madh në fushën e stilistikës shqipe, po pak fjalë doemos duhet t'i them. Po nisi me trajtesat dhe artikujt e tij shkencorë botuar në periodikun shkencor gjatë disa dhjetëvjetëshave.

Kontributi i Xhevat Lloshit dhënë stilistikës shqipe përmes një numri të konsiderueshëm shkrimesh shkencore shtrihet në disa drejtime: çështje teorike të stilistikës shqipe, çështje të raportit gjuhë standarde – stilistikë, çështje të kulturës së gjuhës të vështruara nga aspekti stilistik, çështje të stilistikës funksionale e të tjera. Xhevat Lloshi ka botuar rreth 40 shkrime shkencore dhe ato i kemi veçuar në grupe tematike:

  1. Në grupin e parë tematik, që përbëhet prej gjashtë trajtesave shkencore i kemi përfshirë ato që trajtojnë veçoritë stilistike të shqipes, tiparet e sistemit stilistik dhe rolin e këtij sistemi në gjuhën e sotme letrare, mjetet e shprehjes në gjuhën shqipe të vështruara nga aspekti stilistik, mënyrën e paraqitjes së treguesve stilistikë në fjalorët e shqipes dhe zhvillimin e stilistikës së shqipes në gjysmën e parë të shek. XX;
  2. Në grupin e dytë përfshihen 12 trajtesa shkencore që kanë pikëvështrim gjuhën standarde dhe stilistikën, kulturën e gjuhës dhe stilistikën, çështje të kulturës ligjërimore dhe të kulturës në përgjithësi. Në këtë grup, jo pa arsye, janë futur edhe disa shkrime që lidhen me variacionin dhe normën drejtshkrimore, me stilistikën dhe zbatimin e drejtshkrimit, por edhe çështje të stilistikës dhe gjuhës në shkollë, të teksteve shkollore të vështruara nga ana stilistike; që lidhen me gjuhën e folklorit, me gjuhën e shtypit, me gjuhën ushtarake deri edhe me çështje të praktikës gjuhësore siç janë shkrimet: Sa më pak gabime! Çfarë ndryshimi ka ndërmjet fjalëve orë dhe sahat?, Stilistik apo stilistikor?;

III. Në grupin e tretë janë përfshirë shkrimet: Letërsia dhe gjuha letrare kombëtare, Shkrimtari dhe gjuha, Vlerat gjuhësore shprehëse gjatë komentit letrar, Paraqitja e vlerave të shqipes artistike, Mjeshtëria e simbolizmit tingullor, Poeti dhe figura dhe një numër shkrimesh që nga aspekti stilistik marrin në vështrim gjuhën a veçori stilistike-gjuhësore në veprat e disa shkrimtarëve tanë të njohur si të Naim Frashërit, Fan Nolit, Faik Konicës, Migjenit, Ismail Kadaresë dhe Rexhep Qosjes;

  1. Në grupin e fundit janë grupuar disa vështrime kritike dhe recensione për stilistikën gjuhësore e letrare të Aleksandër Xhuvanit, për disa vështrime stilistike për shqipen të trajtuara në punimet e Kostaq Cipos, për librin Fillime të stilistikës e të letërsisë së përgjithshme të Aleksandër Xhuvanit e Kostaq Cipos, për monografitë Gjuha e Jakov Xoxës dhe Gjuha dhe stili në veprën e Gjergj Fishtës të Sh. Islamaj. E të tjera.

Konsideroj, ndërkaq, se kontributi i Xhevat Lloshit duhet të çmohet posaçërisht përmes tre librave për stilistikën e shqipes, të cilët kanë meritën e madhe për lëvrimin dhe zhvillimin e kësaj fushe të gjuhësisë shqiptare. Gjuha, stili dhe redaktimi në shtyp, Njohuri për stilistikën e gjuhës shqipe dhe Stilistika dhe pragnatika.

Stilistika dhe pragmatika e Xhevat Lloshit nuk është vetëm një libër udhëzues për njohjet themelore stilistikës dhe përdorimin e saj, as një libër që përmbush thjesht kërkesat mësimore, njohëse, didaktike e metodike, siç mund të mendohet për një tekst mësimor a universitar kushtuar lexuesve profilesh më të gjera, as vetëm një libër me të cilin pretendohet t'u jepen përgjigje shumë pyetjeve dhe çështjeve të diskutueshme që shtron kjo fushë studimesh sot në perspektivën globale gjuhësore-letrare, sidomos në ato gjuhësi kombëtare që nuk shquhen me traditë të pasur zhvillimore të kësaj fushe, por është një libër stilistike që i përmbush të gjitha këto kërkesa shkencore e profesionale, është një libër që në mënyrën më të natyrshme e të pranueshme parashtron, përshkruan, përimton, udhëzon për analiza gjuhësore-stilistike dhe argumenton çështje shumë të përbëra të një disipline shkencore, ta themi kushtimisht, ndër më të rejat, përcaktimi i objektit të së cilës vazhdon të diskutohet në rrethe a qarqe të ndryshme shkencore. Ky libër jo vetëm na jep njohje për sistemin stilistik të shqipes, veçoritë e këtij sistemi, nomenklaturën e tij shkencore, në të vërtetë nocionore e konceptore në përgjithësi e terminologjike në veçanti, për më tepër shtron çështje të reja, trajtime të veçanta dhe hap shumë mundësi për një lexues ta quajmë ideal, për të cilin Umberto Eko mendon se duhet të ekzistojë për çdo vepër letrare e jo letrare.

Stilistika dhe pragmatika e Xhevat Lloshit nuk është menduar vetëm një libër që paraqet lëndën e stilistikës dhe çështje të ndryshme me të cilat merret kjo disiplinë sot, por as si leksikon i nocioneve dhe i termave stilistikë që përmban shënimet themelore dhe trajtimet që mbizotërojnë sot për to në stilistikë, por është një libër që lëviz disa çështje të patrajtuara brenda dijes së stilistikës shqipe, me të cilat hapen drejtime të reja hulumtimi dhe jepen treguesit kah mund apo kah duhet të shkojë stilistika shqipe. Kështu, në stilistikën e tij shumëfunksionaliteti i gjuhës standarde, si shënjues i rëndësishëm i saj, zë vend të meritueshëm në këtë libër, në të vërtetë duhet të thuhet se Xhevat Lloshi është gjuhëtari i parë që ka përvetësuar, zbatuar dhe përpunuar teorinë e stileve funksionale të gjuhës standarde dhe që ka përshkruar ato, pos ligjërimet – libror, bisedor dhe i shkujdesur, edhe stilet e saj: letrar-artistik, shoqëror-politik, shtetëror-administrativ, shkencor-teknik, publicistik, fetar. Jo vetëm stilistika, por edhe një numër i konsiderueshëm i shkrimeve të tij nga fusha e teorisë së gjuhës standarde dhe e stilistikës funksionale kanë përimtuar e sqaruar faktin sa dalin ata njëri nga tjetri, sa lidhen mes vete, sa përplotësohen ndërsjellash dhe, natyrisht, si krijojnë një tërësi të rrumbullakuar brenda gjuhës standarde.

Me përcaktimin e qartë të fushës së stilistikës, me saktësinë e paraqitjes së lëndës stilistike dhe me trajtimin risimtar të shumë çështjeve që lidhen me sistemin stilistik të shqipes e  me organizimin stilistik, me stilistikën e shprehësisë e me shtresëzimin gjuhësor, dhe, sidomos, me pragmatikën, mikro e makropragmatikën, me aktet e të folurit, analizën e bisedës, pragmatikën sociale, gjithnjë të vështruara sipas pozicioneve ndërdisiplinore, Stilistika dhe pragmatika e Xhevat Lloshit përmbush qëllimin e një studimi diskursiv stilistik, si një tërësi ligjërimore e realizuar si strukturë tematike, gjuhësore e stilistike. Libri përmbush, pra, jo vetëm qëllimet e trajtimit tradicional, para së gjithash të trajtimit stilistik-funksional të shtresëzimit gjuhësor, por shkon më tej duke përplotësuar sistemin stilistik të gjuhës shqipe me perspektivat aktuale stilistike-ligjërimore. Ky libër prandaj u shërben si lexuesit që merr njohjet e para për temat stilistike para të cilit dalin shumë pikëpyetje që nxiten nga lënda e gjerë përfshirëse, si njohësit të mirë të problematikave stilistike para të cilit hapen çështje të reja dhe rrjedhimisht edhe mundësi të reja për trajtimin e tyre, ashtu si edhe lexuesit që shtron pyetje e kërkon përgjigje për një varg çështjesh që njihen si të diskutueshme ende rreth stilistikës edhe statusit të saj midis dijeve gjuhësore e letrare.

Meqë stilistika në thelb është disiplinë urë midis gjuhësisë e letërsisë është e pashmangshme që të mos ketë, ndër studiuesit e të dyja fushave, "kundërshti" rreth konceptit a projektit të kësaj urë lidhjeje. Me stilistikën e tij, Xhevat Lloshi ia ka dalë ta shquajë mirë e qartë lidhjen e tyre të natyrshme, pra ta ndërtojë atë urë, të shquajë qartë funksionin e veçantë të gjuhës së letërsisë – funksionin estetik dhe funksionet e letërsisë – funksionin njohës, shoqëror, kombëtar, moral, psikologjik, hedonistik etj. Po kështu, gjatë trajtimit të gjuhës së letërsisë ose stilit funksional letrar-artistik, autori me të drejtë lejon të mendohet se edhe te ky stil sikundër edhe te të tjerët ekziston e pranueshmja dhe e papranueshmja, normativja dhe e gabuara. Por, çka mund të konsiderohet e "gabuar" në gjuhën e letërsisë? Nëse pranojmë se rregullsia a normësia e gjuhës si sistem është potenciale, kurse normësia  e gjuhës si standard është aktuale, e përtashme, atëherë të kuptuarit e normësisë si sistem dhe i gjuhës si standard është baza e të kuptuarit të "normësisë" së gjuhës së letërsisë artistike. Stili letrar-artistik është stili funksional më individual i gjuhës standarde dhe me lirinë më të madhe. Me një fjalë në gjuhën e letërsisë udhëheqin ligjësitë e gjuhës si sistem e jo ligjësitë e gjuhës si standard.

Çështja e pavarësisë a e pavarësimit të stilistikës si disiplinë më vete, sot, po humb kuptimin në botën ta quajmë të ndërdisiplinaritetit, sepse stilistika tashmë konsiderohet  e "pjekur'' si disiplinë dhe kjo ka ndodhur pikërisht kur u kuptuan rëndësia dhe epërsitë e ndërbashkëpunimi midis disiplinave të fushave të ndryshme, sidomos me shfrytëzimin e teknikave, të gjedheve dhe deri diku edhe të terminologjive të njëjta në fusha të ndryshme: jo vetëm stilistika ka marrë nga këto disiplina, por edhe ato kanë marrë nga ajo mjaft elemente nga modelet, teknikat, analizat dhe interpretimet e saj stilistike, natyrisht duke shmangur shpesh termat stil dhe stilistikë dhe duke i zëvendësuar me të tjera si analizë diskursive, analizë kritike diskursive, semiotikë sociale dhe qasje te tjera brenda kufijve të kritikës letrare. Përfshirja e pragmatikës bashkë me stilistikën në librin e Xhevat Lloshit e përligj mirë këtë, sepse nëse gramatika studion strukturën e fjalës dhe të fjalisë, semantika kuptimin e tyre, stilistika vlerat shprehëse, pragmatika studion interpretimin e tyre varësisht nga konteksti dhe rrethanat shoqërore të aktit ligjërimor. Mund të thuhet, prandaj, se stilistika e Xhevat Lloshit shënon qartë prerjen a shkëputjen e saj nga trajtimi tradicional i çështjeve të stilistikës.

Me Stilistikën dhe pragmatikën e Xhevat Lloshit nuk u jepet krahë vetëm studimeve që kanë për qëllim identifikimin e stilit të akëcilës vepër a poezi  a të  akëcilit autor të traditës a të kohës së sotme, përmes fjala vjen numërimit të fonemave a modifikimit të tyre ose përmes analizave morfologjike e sintaksore për të identifikuar stilemat në ato rrafshe gjuhësore, po sidomos studimeve që kanë pikëshqyrtim përfshirjen e stilistikës në disiplinat bashkëkohore që sot po bëhen çdo herë e më aktuale dhe më të rëndësishme. Kjo më jep të drejtë të them se Xhevat Lloshi e ka ndihmuar, lejohem ta quaj, shkencorizmin e mëtejshëm të stilistikës shqipe dhe, natyrisht, rëndësinë e saj, rrjedhimisht edhe zhvillimin dhe afirmimin e të arriturave në këtë fushe të studimeve shqiptare.

Në rast se do të shtronim çështjen se cila është gjendja e stilistikës shqipe sot apo, madje, edhe e vetë stilistikës në përgjithësi apo cilat janë modelet dhe trajtimet (qasjet) posaçërisht të parapëlqyera sot, apo me fjalë të tjera nëse pranojmë se stilistika gjendet, megjithatë, në njëfarë prerje a udhëkryqi midis shumë disiplinave, ku është pikëtakim i tyre dhe nga ç'pikë ndjekin ato rrugët e veta, mendoj se përgjigjja është kjo: duke gjykuar sipas të dhënave që mundësohen t'i marrim përmes mjeteve elektronike, dy botues të mëdhenj anglezë (Cambridge i Routledge) kanë botuar para katër vjetësh, më 2014, doracakë stilistikë përkatësisht lloje të krestomacive brenda kufijve të të cilëve kanë përfshirë numër të madh tekstesh të autorëve të drejtimeve te ndryshme stilistike, mund te themi se në këtë pikëtakim apo ta quajmë udhëkryq, ka mjaft dinamizëm a zhvillim. Kjo do të thotë se në këto dy tekste, janë përfshirë studime, trajtesa e artikuj që mund t'i cilësojmë të fushave si stilistika pragmatike, stilistika e korpuseve, stilistika semiotike, stilistika pedagogjike, stilistika njohëse, stilistika kritike-diskursive, stilistika filmike, stilistika feministe, stilistika narratologjike, stilistika e hipertekstit dhe stilistika e filmit të animuar, ndërsa dukshëm më pak të fushës së stilistikës formale si emërtim ky për stilistiken « klasike » strukturale. Ky degëzim i pasur i stilistikës nuk dëshmon natyrisht dobësi dhe shkapërderdhje të saj, por para së gjithash gjithëpërfshirje të çështjeve me të cilat ajo sot merret. Objekt i stilistikës sot konsiderohen të gjitha llojet e teksteve dhe të diskurseve  letrare dhe jo letrare. Nuk ekziston stil, as lloj i teksteve të cilin nuk mund ta studiojë sot stilistika përmes përshkrimit, analizës dhe interpretimit kritik. Del përfundimi se shkencës sonë gjuhësore e letrare sot i duhet një stilistikë e re. Dhe këtë stilistikë të re sot për sot duhet ta hartojë kush tjetër pos profesori ynë i çmuar Xhevat Lloshi.

Po ta përfundoj këtë fjalë.

Prej gjithë kësaj që u tha, besoj, se lejohet bindja se Xhevat Lloshi hyn në radhën e albanologëve më të shquar shqiptarë. Me erudicionin e tij enciklopedik, me njohjen e shumë gjuhëve të huaja, me përgatitjen shkencore e profesionale shembullore, me kompetencën teorike, me njohjen dhe zbatimin e dijeve jo vetëm gjuhësore, me prirjen për të renë në shkencën shqiptare në përgjithësi, ai ka arritur t'i pasurojë studimet albanologjike me disiplina e metoda, me çështje e tema e me shumë rezultate rezultate. Dhe, natyrisht, me cilësi të qëndrueshme nëpër kohë.

Në tetëdhjetë vjetorin e jetës së tij aq të pasur me krijimtari shkencore, me punë të gjatë pedagogjike, me përkthimtari të gjerë e cilësore,  kam kënaqësi të veçantë, prandaj t'i uroj që veprës së tij të madhe albanologjike t'i shtojë edhe vepra të tjera.

Urime i nderuar profesor Xhevat! Jetë të gjatë dhe shëndet!

 

E drejta e azilit në BE: Çfarë duhet të dini

Posted: 16 Jun 2018 12:48 AM PDT

Si shpërndahen refugjatët brenda BE dhe kur kontrollohet zona e Shengenit? Rregullat për të drejtën e azilit në nivel të BE nuk janë shumë të thjeshta. Ne ju prezantojmë më të rëndësishmet.

Politika për dhënien e azilit është një nga temat më të diskutueshme nga partitë në parlamentin gjerman, Bundestag. Sa refugjatë lejohen të hyjnë kur në Gjermani dhe si duhen trajtuar ata janë pyetje, për të cilat partitë gjermane kristiandemokrate, kristiansociale dhe socialdemokrate kanë qëndrime të ndryshme.

Por cilat janë rregullat që duhen respektuar nga të gjithë, jo vetëm në Gjermani por në gjithë Bashkimin Evropian? Ato janë direktivat e Bashkimit Evropian për politikën e azilit. Se si i zbatojnë vendet e veçanta këto direktiva, si i interpretojnë ato dhe si i kthejnë në ligje kombëtare është e drejtë e secilit vend. Prandaj në disa pika ka ndryshime të mëdha midis vendeve të Bashkimit Evropian.

Rregulli i Dublinit

Refugjatë që duan të kërkojnë azil në Gjermani, nuk mund ta bëjnë këtë në çdo lloj vendi. Që prej vitit 2003, ata janë të detyruar të respektojnë rregullin e Dublinit. Ky rregull thotë se refugjatët që kërkojnë azil në një vend të BE-së, duhet ta bëjnë këtë në vendin e parë që shkelin brenda BE.

Vendet anëtare nuk i përmbahen shumë këtij rregulli. Me të ashtuquajturën "Vetë-hyrje", ato mund të marrin vendim nëse duan ta marrin përsipër procesin e azilit të dikujt, edhe nëse personi ka hyrë në një vend tjetër të BE-së. Gjermania për shembull ka hequr dorë nga dorëzimi i refugjatëve në vende të tjera. Në verën e 2017-ës për shembull Gjermania nuk dërgoi më refugjatë mbrapsht në Hungari. Arsyeja, mungesa e sigurisë ligjore. Komisioni i BE-së akuzoi Hungarinë se ia vështirësoi refugjatëve aksesin në proceset e azilit, në përshtatje me ligjet e BE-së.

Arsye të tjera për të hequr dorë nga Rregulli i Dublinit mund të jenë edhe dyshime në standartet sociale të vendeve të tjera të BE-së. Kështu për shembull Gjermania nuk kthente më refugjatë për në Itali, sepse atje ata nuk sistemoheshin si duhej.

Ndarja e refugjatëve

Me gjithë përjashtimet e bëra, Rregulli i Dublinit bën që shtetet anëtare që ndodhen në kufijtë e jashtëm të BE-së, të kenë të bëjnë me shifra të larta të numrit të refugjatëve. Prej kohësh bëhen përpjekje për të vendosur një kuotë shpërndarjeje të refugjatëve në mënyrë që të lehtësohen nga barra e rëndë shtetet si Italia dhe Greqia. Në raste krizash shtetet duhet të pranojnë një numër të caktuar refugjatësh, që vendoset në bazë të numrit të popullsisë së vet.

Një rregullim i tillë ka dështuar deri tani për shkak të kundërshtimit të disa vendeve. Polonia, Hungaria, Çekia dhe Sllovakia refuzojnë të marrin me detyrim refugjatë, që "ju caktohen t'i marrin. Më 2017 Bashkimi Evropian u përpoq që me anë të një "Relocation Program", të rishpërndante në vende të tjera të BE-së, 160 mijë refugjatë që ndodheshin në Greqi dhe Itali. Por vetëm 26 mijë prej tyre u pranuan vërtet në vende të tjera të BE.

Kontrolle kufitare në zonën e Shengenit

Zona e Shengenit nuk është e njëjtë me zonën e BE-së. Jo të gjitha vendet janë anëtare të zonës së Shengenit, si për shembull Bullgaria dhe Rumania. Ndërkohë disa vende që nuk janë vende anëtare të BE-së, por janë anëtarë të zonës së Shengenit, si për shembull Islanda dhe Norvegjia. Brenda zonës së Shengenit njerëzit mund të lëvizin të lirë. Por ky rregull nuk është gjithnjë i vlefshëm.

Në kuadër të krizës së refugjatëve në vitin 2015, Gjermania futi kontrollin kufitar në zonën e Shengenit për të penguar mundësinë që një numër i madh refugjatësh të futeshin në Gjermani pa u kontrolluar asnjëherë për dokumentat. Kontrollet lejohen vetëm në situata emergjence dhe për afat të shkurtër, por Gjermania e shtoi gjithnjë e më shumë këtë afat, së fundmi në nëntor 2017. Ndërkohë qeveria gjermane e arsyeton kontrollin kufitar me rrezikun e sigurisë publike dhe rrezikut nga terrori.

Akomodimi i refugjatëve

Në çështjen e trajtimit të refugjatëve që presin përgjigje për kërkesën e azilit, vendimtare është si i interpretojnë ligjet e BE-së vendet anëtare. Disa aspekte janë të përcaktuara strikt, si për shembull futja në tregun e punës e azilkërkuesve është e lejuar vetëm pas nëntë muajsh.

Rregullime të tjera nuk kanë formulime strikte. Sipas të drejtës ndërkombëtare të refugjatëve duhet të ekzistojnë kushte pranimi në përshtatje me të drejtat e njeriut. Se si duhet të jenë ato kushte, vendet e vendosin vetë. Prandaj në mënyrën se si akomodohen refugjatët, standartet e vendeve të ndryshme të BE-së, janë shumë të ndryshme.

Kështu për shembull në disa vende ka kampe të mbingarkuara me refugjatë, ndërtesa pa pajisje sanitare ose madje në disa vende nuk janë të rralla çadra për refugjatët. Situata të tilla Gjermania i ka marrë si shkas për të hequr dorë nga rregulli i Dublinit dhe për të mos i kthyer refugjatët në këto vende./Deutsche Welle

o.j/dita

Parashikimi i motit ju prish planet, ja si do të jetë fundjava

Posted: 16 Jun 2018 12:45 AM PDT

Edhe sot moti vijon me kthjellime dhe vranësira të cilat në mesditë sjellin shira në Veri – Qendër por pasditja lokalizon shirat në Qendër dhe zonat Lindore.

Vonë në mbrëmje shirat largohen nga pjesa më e madhe e vendit. Fundjava mbetet me kthjellime dhe vranësira gjatë orëve të paradites por vranësirat fuqizohen në pjesën e dytë të ditës duke sjellë shira afatshkurtër thuajse në të gjithë vendin të shtunë dhe kryesisht në zonat Lindore ditën e dielë.

Temperaturat sot paraqiten me rënie të lehtë duke shënuar maksimalisht 29°C ndërsa fundjava sjell rritje graduale të temperaturave duke ngjitur maksimumin në 32°C.

o.j/dita

Zbardhet ngjarja/ Arrestohet vrasësi i Anxhela Meçanit në Itali

Posted: 16 Jun 2018 12:31 AM PDT

Zbardhet vrasja e 20-vjeçares shqiptare në Itali, Anxhela Meçani, e cila punonte si prostitutë. Policia italiane ka arrestuar pasditen e djeshme, një shtetas italian, i cili ka qenë klienti i fundit i vajzës shqiptare.

Anxhela u hodh nga një automjet në një autostradë pranë Torinos dhe humbi jetën në spital si rrjedhojë e plagëve të rënda të marra në trup. Pas arrestimit të autorit të dyshuar në provincën e Cuneos, policia ka sekuestruar edhe automjetin e tij.

Mësohet se vrasësi kishte kërkuar shërbime seksuale nga Anxhela dhe ishte larguar me të në drejtim të një pylli. Besohet se pas aktit, ai ka refuzuar të paguajë 20-vjeçaren shqiptare e cila është revoltuar dhe i ka marrë atij me forcë paratë.

Në këtë moment, autori dyshohet se ka hapur derën e pasagjerëve dhe hedh me forcë nga automjeti të renë, e cila për pasojë gjeti vdekjen. Skena e ngjarjes së rëndë u pa nga disa dëshmitarë okularë të cilët njoftuan policinë italiane si dhe dhanë detaje për automjetin nga ku u hodh e reja.

20-vjeçarja shqiptare nga Fieri, ishte larguar disa kohë më parë në drejtim të Italisë ku ushtronte prostitucion.

o.j/dita

Nuk ia pranojnë djalin në shkollë, emigranti shqiptar kërcënon mësuesen në Milano

Posted: 16 Jun 2018 12:26 AM PDT

Mediat italiane shkruajnë për një 50-vjeçar shqiptar që ka kërcënuar mësuesen përgjegjëse për mospranimin e djalit të tij 16-vjeçar në një institut të arsimit profesional në Gorgonzola.

Prindi ka marrë në telefon mësuesen dhe në inat e sipër e ka kërcënuar me vdekje pasi e quan përgjegjësen kryesore për mospranimit e të birit. Ai u denoncua në polici për kërcënime të rënda. Për një rast të tillë është denoncuar dhe prindi i një 13-vjeçari në gjimnazin e Pogliano Milanese.

Denoncimin në polici e ka bërë vetë drejtori i institutit profesional, duke kërkuar ndërhyrjen e efektivëve që identifikuan 50-vjeçarin shqiptar, identitetin e të cilit mediat italiane nuk e bëjnë të ditur. Shqiptari e ka pranuar fajin, ndërkohë që akuzohet për kërcënime të rënda.

o.j/dita

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more