Skip to main content

“Icardi nuk do të sakrifikohet për t’i respektuar rregullat financiare” plus 9 more Telegrafi Futboll

“Icardi nuk do të sakrifikohet për t’i respektuar rregullat financiare” plus 9 more Telegrafi Futboll


Icardi nuk do të sakrifikohet për t’i respektuar rregullat financiare

Posted: 12 Jun 2018 02:20 PM PDT

Shefi ekzekutiv i Interit, Alessandro Antonello, mendon se nuk asgjë për t’u shqetësuar në lidhje me situatën e Mauro Icardit dhe se klubi nuk mendon t’i shesë lojtarët vetëm për t’i zbatuar rregullat financiare (FFP).

Deri më 30 qershor, Nerazzurrët duhet të barazohen financiarisht në bazë të rregullave të UEFA-s, ndërsa është spekuluar se për të ndodhur kjo do ta sakrifikojnë kapitenin.

(Foto: Getty Images)

“Nuk ka asgjë për t’u shqetësuar në lidhje me Icardin”, u ka thënë Antonello gazetarëve në Milano.

Të gjitha lajmet për Mauro Icardin Të gjitha lajmet për Mauro Icardin

“Ai është lojtar i yni dhe kapiten i yni, në javët në vijim do të diskutojmë rreth rinovimit të mundshëm”.

"FFP? Ka optimizëm, jemi të përqendruar në objektivat që duhet t’i arrijmë deri më 30 qershor. Po punojmë në atë drejtim, mendojmë se do të jemi në gjendje ta arrijmë qëllimin tonë”.

(Foto: Getty Images)

“Nuk mendojmë ta shesim dikë për t’i respektuar rregullat financiare, mendojmë të ndërtojmë një skuadër konkurruese”, ka shtuar shefi i zikaltërve.

Rivali i përbetuar, Juventus, është përmendur si një nga destinacionet e argjentinasit, mirëpo drejtori Giuseppe Marotta mohoi diçka të tillë. /Telegrafi/

The post Icardi nuk do të sakrifikohet për t’i respektuar rregullat financiare appeared first on Telegrafi.

Agjenti: Hysaj do të qëndrojë te Napoli

Posted: 12 Jun 2018 02:08 PM PDT

Agjenti i Elseid Hysaj ka thënë se futbollisti shqiptar do të qëndrojë te Napoli edhe nëse Maurizio Sarri merr drejtimin e Chelseat.

Partenopei e kanë angazhuar Carlo Ancelottin në postin e trajnerit, edhe pse strategu i mëparshëm ka akoma kontratë me klubin italian.

(Foto: Getty Images)

Ndërkohë, Sarri akoma nuk është zyrtarizuar te Blutë, edhe pse është shumë pranë që të marrë drejtimin e klubit anglez.

Është spekuluar se edhe mbrojtësi shqiptar do ta ndjekë trajnerin, mirëpo agjenti i tij tash i ka ndërruar fjalët duke theksuar se Hysaj do ta vazhdojë karrierën në Serie A.

Të gjitha lajmet për Elseid Hysajn Të gjitha lajmet për Elseid Hysajn

“Elseidi do të qëndrojë te Napoli”, ka thënë përfaqësuesi i tij, Mario Giuffredi për Radio Kiss Kiss Napoli.

(Foto: Getty Images)

“Ideja që të shkojë të Chelsea, në rast të angazhimit të Sarrit, ndoshta mund të merret pak në konsideratë”, ka shtuar agjenti.

The post Agjenti: Hysaj do të qëndrojë te Napoli appeared first on Telegrafi.

Verratti mund të largohet nga PSG

Posted: 12 Jun 2018 01:45 PM PDT

Agjenti Mino Raiola dëshiron që ta largojë Marco Verrattin nga Paris Saint-Germaini – bëjnë të ditur mediat franceze.

Manchester Unitedi, Juventusi dhe Real Madridi, janë disa prej klubeve të interesuara për shërbimet e mesfushorit italian, i cili mund të ndërrojë skuadër.

(Foto: Getty Images)

Le10Sport, Maxi Sport dhe Paris Team raportojnë se Verratti është takuar me trajnerin e ri të PSG-së, Thomas Tuchel, i cili i ka kërkuar që të humbë peshë para sezonit të ri.

Të gjitha lajmet për Marco Verattin Të gjitha lajmet për Marco Verattin

Ish-trajneri i Borussia Dortmundit është shumë rigoroz kur është fjala për dietat ushqimore dhe u ka thënë të gjithë lojtarëve që t’i ndryshojnë shprehitë ushqyese.

Nga ana tjetër, sipas calciomercato.com, edhe Raiola është i interesuar që ta largojë klientin e tij nga Parc des Princes gjatë kësaj vere.

(Foto: Getty Images)

Barcelona nuk është më e interesuar, por shumë klube të tjera i duan shërbimet e mesfushorit.

Pritet të shihet nëse Veratti do të kthehet në Itali apo do të luajë në ndonjë ligë tjetër. /Telegrafi/

The post Verratti mund të largohet nga PSG appeared first on Telegrafi.

Marseille vazhdon përpjekjet për Balotellin

Posted: 12 Jun 2018 12:44 PM PDT

Marseille është duke u angazhuar shumë për transferimin e Mario Balotellit, mirëpo Mino Raiola është duke pritur edhe oferta të tjera.

Sulmuesi italian do të mbetet pa kontratë me Nicen në fund të këtij muaji, ashtu që pritet të largoeht nga klubi.

(Foto: Getty Images)

Sipas L'Equipe, Marseille ka kontaktuar me përfaqësuesit e Nice përmes drejtorit Alexandre Mialhe për t’i informuar në lidhje me interesimin për SuperMarion.

Të gjitha lajmet për Mario Balotellin Të gjitha lajmet për Mario Balotellin

Megjithatë, Raiola është në pritje të ndonjë oferte më të madhe para se të vendosë se ku do ta transferojë klientin e tij.

Nga ana tjetër, edhe Nice e ka opsionin për t’ia vazhduar kontratën edhe për një vit tjetër.

(Foto: Getty Images)

Në deklaratat e mëparshme, Raiola ka thënë se në kontratë nuk specifikohet mundësia për vazhdimin e kontratës.

Balotelli është pjesë e Nice që nga viti 2016. Më herët ishte pjesë e Milanit dhe Liverpoolit. /Telegrafi/

The post Marseille vazhdon përpjekjet për Balotellin appeared first on Telegrafi.

Marotta: Can brenda 10 ditësh, Icardi vetëm thashetheme

Posted: 12 Jun 2018 10:55 AM PDT

Drejtori gjeneral i Juventusit, Beppe Marotta, shpreson që të arrijë marrëveshje me Emre Canin brenda dhjetë ditësh, ndërsa i ka quajtur vetëm thashetheme njoftimet për interesimin e Zonjës së Vjetër për Mauro Icardin.

Bianconerët e kanë transferuar Mattia Perinin këtë verë, ndërsa Can pritet të transferohet si lojtar i lirë nga Liverpooli.

Emre Can (Foto: Getty Images)

“Jemi optimistë në lidhje me Emre Can. Mund të themi se i kemi filluar bisedimet me përfaqësuesit e tij dhe po shkojnë mirë.

“Shpresojmë që të arrijmë marrëveshje brenda dhjetë ditësh”, është shprehur drejtori i Juves gjatë një evenimenti në Milano.

Të gjitha lajmet për Juventusin Të gjitha lajmet për Juventusin

Një nga spekulimet më të mëdha në këtë afat kalimtar në Itali është mundësia e shitjes së Gonzalo Higuainit nga Bianconerët dhe blerja e kapitenit të Interit, Mauro Icardi.

Mauro Icardi (Foto: Getty Images)

“Lojtarët e Juventusit konsiderohen të pashitshëm deri në momentin kur kërkojnë vet të shiten. Në rastin e Higuainit, edhe pse ndodhet në Kampionatin Botëror, nuk kemi marrë ndonjë kërkesë të tillë”.

“Icardi është një sugjerim. Natyrisht se po flasim për një lojtar të shkëlqyer, një lojtar që i përket Interit, ndërsa ka lajme se ne e kemi kontaktuar”.

“Të gjitha janë të pavërteta në saje të fantazisë, fantazi futbollistike”, ka deklaruar Marotta. /Telegrafi/

The post Marotta: Can brenda 10 ditësh, Icardi vetëm thashetheme appeared first on Telegrafi.

Bajram Jashanica nuk mund të luajë futboll deri në vitin 2020

Posted: 12 Jun 2018 09:58 AM PDT

Qendërmbrojtësi i Skënderbeut, Bajram Jashanica, është pezulluar nga futbolli deri në vitin 2020. Futbollisti që e ka përfaqësuar Kosovën shpresonte për një dënim më të vogël, mirëpo atij i është bërë e ditur se nuk mund të luajë në dy vitet e ardhshme.

Jashanica rezultoi pozitiv në testin anti-doping pas ndeshjes kundër Young Boys në Europa League, ashtu që institucioni më i lartë i futbollit evropian nuk e kursyer aspak duke i dhënë dënimin më të rëndë.

Përdorimi i substancave të ndaluara është i patolerueshëm, ashtu që 27-vjeçarit i ndalohet të jetë pjesë e futbollit profesionist në kampionate që organizohen FIFA apo UEFA.

(Foto: Getty Images)

Më poshtë deklarata e plotë për shtyp e Skënderbeut mbi çështjen Jashanica

Komisioni i Apelit i UEFA-s vendosi lënien në fuqi të masës disiplinore "pezullim nga aktiviteti" për një periudhë dyvjeçare për lojtarin e KF Skënderbeut, Bajram Jashanica.

Të gjitha lajmet për Bajram Jashinicën Të gjitha lajmet për Bajram Jashinicën

Pavarësisht argumenteve dhe dëshmive të dhëna në seancë gjyqësorë nga ana e lojtarit dhe personave të tjerë të lidhur me çështjen, organi juridik vendosi mospranimin e kërkesës të paraqitur nga Bajram Jashanica për uljen e sanksionit.

Bëjmë me dije se aktualisht, palët janë në pritje për disponimin nga ana e Komisionit të Apelit të UEFA-s të vendimit integral, i cili do të ankimohet në CAS.

(Foto: Getty Images)

KF Skënderbeu i ka ofruar lojtarit të gjithë mbështetjen e mundshme gjatë kësaj periudhe të vështirë për të dhe beson se masa disiplinore është disproporcionale me rrethanat e ngjarjes dhe me shkallën e përgjegjësisë të Bajram Jashanica.

Për këtë arsye, në çdo formë dhe me të gjitha mjetet në dispozicion, do të kërkojmë vendosjen e një mase disiplinore më të ulët, për garantimin e vijueshmerisë së karrierës të lojtarit tonë.

Zyra për Shtyp,

KF Skënderbeu

/Telegrafi/

The post Bajram Jashanica nuk mund të luajë futboll deri në vitin 2020 appeared first on Telegrafi.

UEFA e nderon Vokrrin me një minutë heshtje para takimit me anëtarët e këtij asociacioni

Posted: 12 Jun 2018 08:58 AM PDT

Zëvendëspresidenti i FFK-së, Agim Ademi dhe menaxheri i licencimeve, Bajram Shala, po e përfaqësojnë Kosovën në Kongresin e FIFA-s dhe në ceremoninë e hapjes së Kampionatit Botëror "Rusia 2018".

Derisa punimet e Kongresit të FIFA-s do të mbahen nesër në orën 9:00, sot (e martë) presidenti i UEFA-s, Aleksander Ceferin, ka mbajtur një takim paraprak me të gjithë anëtarët e këtij asociacioni.

(Foto’: FFK)

Ky takim ka nisur me një minutë heshtje në nderim të presidentit Fadil Vokrri, derisa presidenti i UEFA-s e ka kujtuar presidentin e FFK-së me fjalët më të mira, si një njeri të jashtëzakonshëm, futbollist kulminant dhe si punëtor të madh e vizionar për zhvillimin e futbollit kosovar.

Të gjitha lajmet për Fadil Vokrrin Të gjitha lajmet për Fadil Vokrrin

Krahas ngushëllimit për humbjen e Vokrrit, Ceferin shprehu gatishmëri dhe përkrahje maksimale për të vazhduar rrugën e presidentit Fadil Vokrri nga bashkëpunëtorët për zhvillimin e futbollit, organizimin e federatës dhe përfundimin e projekteve që UEFA ka bërë për Kosovën – thuhet në njoftimin e FFK-së.

(Foto: FFK)

Ndërkaq, nga ana e tij, zëvendëspresidenti FFK-së, Agim Ademi, u zotua se bashkë me Komitetin Ekzekutiv, sekretarin gjeneral dhe strukturat e tjera të FFK-së do ta vazhdojnë rrugën e nisur për zhvillimin e futbollit të Kosovës, gjithmonë nën bashkëpunim të ngushtë me UEFA-n.

Ndërkohë, delegacionin e FFK-së e ngushëlluan për humbjen e presidentit Vokrri të gjithë delegatët e federatave kombëtare që janë të pranishme në Moskë. Nesër në Kongresin e FIFA-s do të votohet për kandidaturën e Botërorit 2026, ku në garë janë kandidatura e përbashkët SHBA/Meksikë/Kanada dhe kandidatura e Marokut.

The post UEFA e nderon Vokrrin me një minutë heshtje para takimit me anëtarët e këtij asociacioni appeared first on Telegrafi.

Silva: Ronaldo është i pazëvendësueshëm te Portugalia

Posted: 12 Jun 2018 08:50 AM PDT

Mesfushori portugez, Bernardo Silva, thotë se Cristiano Ronaldo është lojtar i pazëvendësueshëm.

Portugalia është duke u përgatitur për ndeshjen e parë të Kampionatit Botëror, të cilën e zhvillon të premten kundër Spanjës, ndërsa padyshim se superylli i Los Blancos do të jetë shumë i rëndësishëm për përfaqësuesen e tij.

(Foto: Getty Images)

Ai është 33-vjeçar dhe ky ndoshta është shansi i fundit që CR7 ta fitojë trofeun e vetëm që nuk e ka fituar në karrierë. Dhe natyrisht se bashkëkombësit e tij i kanë shpresat te lojtari kryesor.

Të gjitha lajmet për Portugalinë Të gjitha lajmet për Portugalinë

“Është e rëndësishme që njerëzit ta kuptojnë se ai është i pazëvendësueshëm. Kur të dëshirojë të largohet, atëherë do të mbetet një ekip i nivelit të lartë dhe mendoj se mund ta ruajmë atë nivel”.

“Kur Cristiano të largohet, do ta humbim lojtarin më të mirë në futbollin portugez. Do të përpiqemi ta mbajmë këtë nivel me ekipin kombëtar, por tash nuk jam duke menduar për të qenë idhulli i tifozëve”.

(Foto: Getty Images)

“Gjërat e këtilla mund të ndodhin ose jo, por duhet të vijnë natyrshëm”, ka deklaruar Silva për Marca.

Krahas Spanjës, Portugalia do të luajë edhe kundër Iranit dhe Marokut në Kampionatin e sivjetmë Botëror. /Telegrafi/

The post Silva: Ronaldo është i pazëvendësueshëm te Portugalia appeared first on Telegrafi.

Asamoah: Së shpejti do ta bëj të ditur klubin ku do të luaj

Posted: 12 Jun 2018 08:36 AM PDT

Kwadwo Asamoah ka bërë të ditur se së shpejti do të zyrtarizohet te klubi, ku do të luajë në sezonin e ardhshëm.

Kontrata e 29-vjeçarit me Zonjën e Vjetër skadon më 30 qershor, ndërsa Interi është favorit për nënshkrimin e tij.

(Foto: Getty Images)

“Thashethemet në futboll janë diçka që ndodhin gjatë gjithë kohës, si lojtar, ekipet do të kontaktojnë, do të përpiqen të të transferojnë, por ne jemi akoma në bisedime”.

Të gjitha lajmet për Kwadwo Asamoah Të gjitha lajmet për Kwadwo Asamoah

“Nuk do të qëndroj te Juventusi, sepse tashmë kam bërë një deklaratë për këtë dhe kam thënë lamtumirën time”.

“Ekipi të cilit do t’i bashkohem do të bëhet publik shumë shpejt. Gjashtë vite të mira me Juventusin erdhën me arritje të mëdha dhe trofe”.

(Foto: Getty Images)

“Jam shumë i lumtur, jo secili lojtar e ka mundësinë të fitojë trofe çdo vit. Jam krenar për gjithçka që kemi bërë me këtë klub të madh”, ka deklaruar ganezi për Citi FM.

Futbollisti që luan edhe si mbrojtës edhe si mesfushor, iu bashkua Juventusit në vitin 2012 nga Udinese. /Telegrafi/

The post Asamoah: Së shpejti do ta bëj të ditur klubin ku do të luaj appeared first on Telegrafi.

Zyrtare: Julen Lopetegui do ta drejtojë Real Madridin

Posted: 12 Jun 2018 08:07 AM PDT

Julen Lopetegui do të jetë trajner i ri i Real Madridit – thuhet në një njoftim zyrtar të klubit spanjoll.

Përzgjedhësi i Spanjës do ta marrë drejtimin e Los Blancos pas përfundimit të Kampionatit Botëror.

“Julen Lopetegui do të jetë trajner i Real Madridit pas përfundimit të Kampionatit Botëror 2018. Real Madridi bën të ditur se Julen Lopetegui do të jetë trajner i ekipit të parë në tri sezonet e ardhshme”.

“Julen Lopetegui do t’i bashkohet klubit pas pjesëmarrjes së ekipit të Spanjës në Kampionatin Botëror, pasi ka qenë dy vite në krye të ekipit kombëtar”, thuhet në njoftimin e Los Blancos.

Trajneri i ri vjen pas vendimit të Zinedine Zidane për t’u larguar nga posti, përkundër suksesit të madh me Mbretërit.

Ish-trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane (Foto: Getty Images)

Lopetegui ka qenë pjesë e Realit si i ri, mirëpo ka regjistruar vetëm një paraqitje për ekipin e parë.

Gjatë karrierës si futbollist, ai ka qenë edhe pjesë e Barcelonës, ndërsa ka luajtur edhe për klubet, si Las Palmas e Rayo Vallecano. Këtë të fundit edhe e ka drejtuar si trajner.

Lopetegui ka qenë pjesë e Realit si i ri (Foto: Getty Images)

Po ashtu, ka qenë trajner i Real Madrid B dhe Portos, ndërsa përfaqësuesen e Spanjës e ka udhëhequr që nga rangjet U-19, U-20 dhe U-21.

Në vitin 2016, ai e mori drejtimin e ekipit A të kombëtares së Spanjës dhe është një prej favoritëve për ta fituar Kampionatin Botëror në Rusi. /Telegrafi/

The post Zyrtare: Julen Lopetegui do ta drejtojë Real Madridin appeared first on Telegrafi.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more