Skip to main content

“Iali, shqiptari gjendet i vdekur; dyshohet se e kanë mbytur” plus 9 more Gazeta SHQIP

“Iali, shqiptari gjendet i vdekur; dyshohet se e kanë mbytur” plus 9 more Gazeta SHQIP


Iali, shqiptari gjendet i vdekur; dyshohet se e kanë mbytur

Posted: 22 Jun 2018 01:27 AM PDT

Një shqiptar është gjetur i pajetë në banesën e tij në rrethana të mistershme. Sipas mediave italiane ai është gjetur i vdekur në banesën e tij në Romë.

Ngjarja ka ndodhur gjatë natës në rrugën 'Tota', Valmontone në Romë dhe ka dyshime se 33-vjeçari shqiptar është vrarë. Nga hetimet e para zbulohet se ai është gjetur i mbytur.

Policia që ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e ngjarjes.

22 qershor 2018 (gazeta-Shqip.com)

Mediat gjermane: Shqipëria merr refugjatët dhe hapjen e negociatave

Posted: 22 Jun 2018 01:20 AM PDT

"Shqipëria mund të mbajë Angela Merkelin në pushtet". Nën këtë titull, gjermania “Deutsche Welle” shkruan se Shqipëria mund të shërbejë si një vend pritës i përkohshëm për azilkërkuesit që i drejtohen Bashkimit Evropian. Një zëdhënës i qeverisë austriake thotë për Deutsche Welle se bisedime për qendra të tilla kanë nisur me Shqipërinë dhe me vende të tjera, por përmend edhe Endri Fugën, shefin e Departamentit të Komunikimit në qeveri, që e mohon një gjë të tillë.

Sipas DW, opozita shqiptare, aludon në anën tjetër se qeveria do të hapë qendra të tilla me shpresën se kjo do ta përshpejtojë procesin e anëtarësimit të vendit në BE. Sipas Deutsche Welle, Shqipëria gjendet në trajektoren ballkanike dhe ka dalje në Mesdhe. Porti i Durrësit ka kapacitet që të presë një numër të madh individësh që tentojnë të kalojnë detin dhe që mund të përcillen nga anijet e FRONTEX-it. Pasi të kenë mbërritur atje, individët që nuk kualifikohen për azil mund të riatdhesohen, ndërsa ata që e fitojnë azilin, mund të shpërndahen drejt BE-së.

Veç kësaj, Shqipëria nuk është anëtare e bllokut, çka do të thotë se rregullat e Shengenit nuk aplikohen. Vendi nuk është as pjesë e Marrëveshjes së Dublinit që përcakton rregullat e azilit. Sidoqoftë, është anëtar i NATO-s dhe një qendër antiterror është ngritur atje.

Por si mund ta ndihmojë Shqipëria kancelaren Merkel? Në takimin e fundit me kancelarin austriak Kurz, ministri i Brendshëm gjerman, Horst Seehoffer tha se e mbështet idenë e qendrave të pritjes jashtë BE-së. Një marrëveshje e mundshme me Shqipërinë mund të ndihmonte në zbutjen e tensioneve mes kancelares dhe ministrit të saj.

Kjo, nënvizon Deutsche Welle, do të plotësonte kërkesën e Seehofferit që aplikimet për azil të plotësoheshin jashtë BE-së. Kjo do të favorizonte partinë e tij në zgjedhjet e pritshme në Bavari, ndërsa koalicioni qeveritar do të rifitonte stabilitet. Shqipëria po ashtu do të fitonte nga kjo marrëveshje. Duke hapur qendrat e pritjes, thotë Deutsche Welle, ajo do të fitojë mbështetje edhe nga forcat më konservatore të bllokut që janë skeptike për fillimin e bisedimeve të anëtarësimit.

22 qershor 2018 (gazeta-Shqip.com)

Relaks dhe mirëqenie, 10 destinacionet më të mira në Botë (Foto)

Posted: 22 Jun 2018 01:15 AM PDT

Cilat janë destinacionet më të bukura në botë ku udhëtarët mund të relaksohen dhe të përqëndrohen në mirëqenie, vetë-kujdes, yoga dhe meditim? Bali, Rishikesh dhe Sedona, para së gjithash. Por, ka edhe vende të tjera të këndshme për të shpëtuar nga kaosi dhe stresi dhe mund të relaksoheni me Spa dhe ushqim të shëndetshëm. Le t'i zbulojmë.

Turizmi i shëndetit dhe mirëqenies është një trend në rritje dhe numri i udhëtarëve që kërkojnë mirëqenie shpirtërore dhe fizike gjatë udhëtimeve të tyre është gjithnjë në rritje. Sipas një studimi nga 'Global Wellness Institute', shpenzimet për udhëtimet e lidhura me mirëqenien regjistruan një rritje prej 14% krahasuar me 2013 dhe mund të tejkalojnë 800 miliardë dollarë deri në vitin 2020. Këtu janë Top dhjetë prej destinacioneve të padiskutueshme, sipas një sondazhi të 'TripAdvisor'.

1.Bali, Indonezi – Vetëm vendosni këmbën në ishullin e perëndive për t’u ndjerë menjëherë i relaksuar dhe në ekuilibër me mjedisin rrethues. Midis plazheve piktoreske, natyrës së harlisur, vendeve të pabesueshme për zhytje dhe shumë qendrave yoga, paqja është e siguruar.

2.Rishikesh, Indi – Qyteti i shenjtë që ngrihet në veri të Indisë ka një domethënie të thellë shpirtërore dhe kulturore për popullatat lokale. Ju mund t’i jepni vetes një leksion yoga për të përkëdhelur mendjen tuaj ose të hyni në kontakt me natyrën duke udhëtuar.

3.Sedona, Arizona, Shtetet e Bashkuara – E vendosur në zemër të shkretëtirës së Arizonës, Sedona është një oazë e vërtetë ku udhëtarët mund të ndalojnë dhe të mbushen me energji. Është për t'u admiruar bukuria e peizazheve natyrore; pas perëndimit të diellit ju mund të shijoni spektaklin e një qielli të pabesueshme të ndritshëm.

4.Hepburn Springs, Australi – Rrethuar nga zona me përqendrimin më të lartë të burimeve minerale të Australisë, Hepburn Springs është një qytet i njohur termal. Udhëtarët mund të provojnë ujërat termale lokale dhe të gëzojnë një qëndrim në një nga hotelet me spa.

5.Ko Samui, Tajlandë – Ky qytet i vogël i lindur si një fshat peshkimi ka një bukuri të veçantë dhe një atmosferë shumë relaksuese. Zhytuni në kulturën lokale, duke vizituar një tempull budist ose duke kaluar ditën në një nga qendrat e shumta spa.

Kosta Rika – Udhëtarët që kërkojnë një vend për të përmirësuar mirëqenien e tyre psikofizike duhet të marrin në konsideratë një udhëtim në Kosta Rika, ku ata mund të kryejnë trajtime relaksuese siç janë mbyllja e trupit ose hidroterapi ose thjesht të hyjnë në kontakt me natyrën, duke ecur zbathur në rërë.

7.Goa, Indi – Të shëtisësh në plazhet me rërë të bregut të Goas është fillimi i përsosur për një pushim detoksifik. Ju mund ta filloni ditën me një leksion yoga, duke harruar rutinën tuaj të përditshme dhe përsëri, të zhytni veten në kulturën lokale me një leksion të kuzhinës tradicionale.

8.Zermatt, Zvicër – Një fshat pa makina, me chalets luksoze që ofrojnë trajtime spa të panumërta të rrethuara nga natyra që të lë pa frymë. E gjithë kjo gjatë një qëndrimi në Zermatt, në këmbët e Matterhorn.

9.Maldive – Shijoni perëndimin e bukur pas një shëtitjeje në bregun e një prej plazheve të këndshme të Maldive. Ose në një nga qendrat spa të saj.

10.Ibiza, Spanjë – Ibiza nuk është vetëm party dhe festa të zhurmshme, në ishull ju gjithashtu mund të gjeni ferma të bukura tradicionale që mbajnë shkolla yoga dhe vendpushime në bregdet që ju lejojnë të admironi lindjen e diellit duke bërë Pilates.

22 qershor 2018 (gazeta-Shqip.com)

Brazili do fitoren e parë, Serbi-Zvicër “ndez” Botërorin

Posted: 22 Jun 2018 01:12 AM PDT

Të gjithë sytë janë nga Brazili. 5-herë kampionët e botës luajnë këtë të premte që përkon me ditën e 9-të të botërorit, ndeshjen e dytë në grup. Seleçao sfidon Kosta Rikën që konsiderohet edhe si skuadra më e dobët e grupit, në një ndeshje ku objektivi i vetëm për ekipin e Tites është fitorja. Pas barazimit ndaj Zvicrës në ndeshjen debutuese sot Neymar me shokë duhet të kthejnë faqe.

Rotacioni për shiritin e kapitenit vazhdon me Thiago Silvën që do të jetë kapiten sot ndërsa në ndeshjen ndaj përfaqësueses helvete shiritin e mbajti Marcelo. Neymar është rikuperuar plotësisht dhe do ta nisë ndeshjen që nga fillimi ndërkohë që ndryshimi i vetëm në formacionin e Brazilit pritet të jetë në krahun e djathtë të mbrojtjes aty Fagner do të marrë vendin e Danilos.

2 miqësoret e fundit mes tyre janë fituar nga Brazili ndërkohë që mund të thuhet se Kosta Rika i sjell fat Seleçaos sepse të dyja skuadrat bënin pjesë në të njëjtin grup edhe në Botërorin e vitit 2002 me Brazilin që mposhti 5-2 Kosta Rikën dhe më pas fitoi trofeun e Kupës së Botës. Ndryshe nga 4 vite më parë kur shkoi deri në çerekfinale Kosta Rika ka humbur shumë në cilësi pasi disa prej futbollistëve janë 4 vjet më mëdhenj dhe nuk kanë më të njëjtën freski në fushë. Ylli i skuadrës është padiskutim portieri i Realit të Madridit Keylor Navas. Brazil-Kosta Rika do të luhet në stadiumin e Zenitit në Shën Petersburg dhe do të nisë në orën 14:00.

Ndeshja e dytë e ditës e vlefshme për grupin C. Në Volgograd Arena, Nigeria pret Islandën në një ndeshje ku do të jetë me sy e veshë edhe Argjentina sepse nga kjo sfidë varen edhe fatet e përfaqësueses albiçeleste në këtë Kupë Bote. Me një sukses ndaj përfaqësueses afrikane, Islanda do të ishte pothuajse e kualifikuar, ndërkohë që Argjentina bën tifo për Nigerinë ndërsa afrikanët luajnë për veten e tyre sepse me 2 fitore në dy ndeshjet e mbetura do të kalonin në fazën tjetër.

Takimi i mbrëmjes do të luhet në orën 20:00 në Kaliningrad Stadium. Serbia pret Zvicrën në një duel shumë intersant dhe që mund të përcaktojë shumë për fatet e skuadrave që do të kualifikohen në grupin. Shqiptarët e Zvicrës, Xhaka, Shaqiri, Dzemaili dhe Behrami pas barazimit heroik ndaj Brazilit sot do të sfidojnë serbët me shpresën për të marrë fitoren e parë, në një ndeshje që gjithsesi parashikohet shumë e ashpër, por që në fund gjithsesi do të triumfojë futbolli i luajtur.

Behrami pasi frenoi Neymarin ka patur disa probleme dhe është në dyshim të madh për këtë sfidë. E plotë Serbia që pas fitores ndaj Kosta Rikës do të mbështet sërish te veteranët, Kolarov e Ivanovic dhe tek të rinjtë premtues Milinkovic-Savic e Mitrovic për t'i vendosur shkopinjtë nën rrota përfaqësueses helvete dhe për të siguruar që sot kualifikimin.

22 qershor 2018 (gazeta-Shqip.com)

Ish-sulmuesi i Milanit, do të bëhet baba

Posted: 22 Jun 2018 01:07 AM PDT

Zërat po ndezin Formenterën: Pippo Inzaghi, trajneri i ri i Bolonjës dhe ish-sulmuesi i Milanit, pritet që së shpejti të bëhet baba. Revistat rozë në Itali zbulojnë se partnerja e tij Angela Robusti, ish-Miss Veneto, është në "pritje të ëmbël". Por jo vetëm. Fotot tregojnë se partnerja e "SuperPipos" ka një bark "të dyshimtë".

Zërat për një lajm të tillë nisën dy javë më parë, kur Pippo është prezantuar me të dashurën e re në dasmën e të vëllait, Simone. Ndërkohë fëmija pritet të lindë në fillim të nëntorit.

22 qershor 2018 (gazeta-Shqip.com)

I ati debuton në Botëror, fëmija shpërthen në lot (Video)

Posted: 22 Jun 2018 12:58 AM PDT

Fitorja e Suedisë ndaj Koresë së Jugut, në ndeshjen e parë të nordikëve të Kupës së Botës, ka pasur një moment të veçantë, sidomos për djalin e sulmuesit Marcus Berg.

Berg luajti për herë të parë në një Botëror, gjatë fitores 1-0 në Grupin F, me golin e shënuar nga Andreas Granqvist, me penallti. Djali i tij katër vjeç padyshim që ka qenë ndër më të emocionuarit për këtë hap gjigant në karrierën e të atit.

Ka qenë pikërisht bashkëshortja e Berg, Josefine, e cila ka postuar një video në "Instagram" ku fëmija katër vjeç duke në lot, në shkallët e stadiumit "Nizhny Novgorod", në momentin që Berg zbriti në fushë.

Qendërsulmuesi i Suedisë pritet të jetë titullar edhe të shtunën ndaj Gjermanisë, ndërsa ndeshja e fundit e grupit është të mërkurën ndaj Meksikës.

22 qershor 2018 (gazeta-Shqip.com)

Alarm për bombë në Londër, evakuohet stacioni i trenave

Posted: 22 Jun 2018 12:49 AM PDT

Stacioni i trenave Charing Cross të Londrës është mbyllur dhe evakuuar, pasi një person hipi mbi binarë, duke paralajmëruar se kishte një bombë.

Forcat e policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje sapo janë njoftuar. Në rrjetet sociale u përhap menjëherë panik shkruajnë mediat britanike. "Scotland Yard" ka komunikuar se ka arrestuar një person, por pa njoftuar se kur do të rihapë stacionin e trenave.

22 qershor 2018 (gazeta-Shqip.com)

Ishin në kërkim nga policia, kapen dy persona në Lezhë

Posted: 22 Jun 2018 12:44 AM PDT

Dy persona të shpallur në kërkim janë vënë në pranga nga policia e Lezhës. Policia ka arrestuar 38-vjeçarin Eriger Bushi është person me precedentë të mëparshëm penale, i dënuar për armëmbajtje pa leje, plagosje, kundërshtim i punonjësve të policisë, si dhe i dyshuar për vjedhje me dhunë.

Ai u kap pasi Gjykata e Shkallës së Parë Kurbin e kishte dënuar atë me burg për për veprat penale ” Mbajtje pa leje dhe prodhim i armëve, armëve shpërthyese dhe municioneve”” Kanosja” dhe ” Plagosje e lehtë me dashje”

Ndërsa 25-vjeçari  Bruno Cenaj u arrestua pasi po e njëjta gjykatë në Kurbin e kishte dënuar atë për “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” kryer në bashkëpunim.

Materialet procedurale për të dyja rastet u referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Kurbin për veprime të mëtejshme.

22 qershor 2018 (gazeta-Shqip.com)

Trump: Kam udhëzuar të bashkohen familjet e imigrantëve

Posted: 22 Jun 2018 12:41 AM PDT

Presidenti i SHBA, Donald Trump thotë se ai ka udhëzuar agjencitë federale të bashkojnë familjet emigrante të ndara pas kalimit të paligjshëm të kufirit nga Meksika.

“Ne duam t’i bashkojmë ata,” tha zoti Trump gjatë një takimi të kabinetit të enjten, ndërsa zonja e parë, Melania Trump, po vizitonte një qendër paraburgimi për fëmijët emigrantë në MekAlen të Teksasit.

Që nga muaji prill, më shumë se 2,000 fëmijë janë ndaluar duke u ndarë nga prindërit. Zemërimi publik që shkaktuan imazhet e të rinjve të ulur pas telave dhe zëri i fëmijëve duke qarë të transmetuara në të gjithë botën javën e kaluar bënë që Presidenti Trump të nënshkruante një urdhër ekzekutiv për ndalimin e ndarjes së fëmijëve nga të rriturit emigrantë.

Por, mbetet e paqartë sesi zyrtarët do t'i trajtojnë çështjet ligjore që lidhen me emigrantët e paligjshëm. Një gazetar i Zërit të Amerikës që ishte në një seancë dëgjimore për emigrantët në Braunsvil të Teksasit të enjten në mëngjes tha se prokurorët kanë hequr akuzat për kundërvajtje kundër 17 emigrantëve. Por Departamenti i Drejtësisë më vonë insistoi se nuk po i heq akuzat ndaj emigrantëve të ndaluar.

Avokatët e Departamentit të Drejtësisë të enjten i kërkuan një gjyqtari federal në Kaliforni të merrte urgjentisht një vendim që do t’u lejonte të ndalonin të miturit bashkë me kujdestarët e tyre ligjorë deri në zgjidhjen e rasteve të imigracionit. Autoritetet mund t'i mbajnë familjet në qendrat e paraburgimit vetëm për 20 ditë. Mesatarisht, çdo rast i tillë kërkon 721 ditë për t’u zgjidhur.

David Bier, analist i politikës së emigracionit në Institutin Libertarian Cato tha se kjo tregon edhe më qartë se qëllimi i këtyre ndjekjeve penale është për të ndarë prindërit nga fëmijët dhe jo për zbatimin e ligjit”.

22 qershor 2018 (gazeta-Shqip.com)

Nis ristrukturimi muzeal i shtëpisë së vëllezërve Frashëri (Video)

Posted: 22 Jun 2018 12:37 AM PDT

Në një postim në rrjetet sociale, kryeministri Edi Rama ka njoftuar se ka nisur fillimi i punimeve për rikonstruksionin e shtëpisë muzeale të vëllezërve Frashëri.

Me një video të publikuar në Facebook, kreu i qeverisë ka uruar të gjithë ndjekësit e tij.

“Mirëmëngjes dhe me fillimin e punimeve për rimëkëmbjen muzeale të Shtëpisë së vëllezërve Frashëri dhe gjallërimin e një rajoni zemrek të historisë sonë kombëtare, ju uroj një ditë të bukur”, shkruan Rama.

MIRËMËNGJES 😃dhe me fillimin e punimeve për rimëkëmbjen muzeale të Shtëpisë së Frashërllnjve të mëdhenj, në kuadrin e ndërhyrjeve tërësore në një zonë zemrek të historisë sonë kombëtare, me potenciale të mëdha turistike, ju uroj një ditë të bukur👍

Gepostet von Edi Rama am Donnerstag, 21. Juni 2018

22 qershor 2018 (gazeta-Shqip.com)

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more