Skip to main content

“Furgoni shtyp fansat pas një koncerti, një i vdekur në Holandë” plus 9 more Gazeta SHQIP

“Furgoni shtyp fansat pas një koncerti, një i vdekur në Holandë” plus 9 more Gazeta SHQIP


Furgoni shtyp fansat pas një koncerti, një i vdekur në Holandë

Posted: 18 Jun 2018 12:38 AM PDT

Një furgn ka përplasur një grup personash në një kamping pak para mëngjesit në Landgraaf, në Holandë, duke vrarë një person dhe plagosur tre të tjerë para se të largohej me shpejtësi.

Grupi kishte marrë pjesë në koncertin e Bruno Mars për "Pinkpop festival", një nga tre ditët e muzikës në të cilën marrin pjesë çdo vit mijëra persona. Në të gjitha zonën policia ka nisur kërkimin në gjueti të furgonit të bardhë.

18 qershor 2018 (gazeta-Shqip.com)

Anglia dhe Belgjika, “big”-ët e fundit që debutojnë në Rusi

Posted: 18 Jun 2018 12:26 AM PDT

Kampionati Botëror futet sot në ditën e pestë të tij, kur do të luhet ndeshja e fundit e grupit F, si dhe do të debutojnë dy nga skuadrat pretendente, Belgjika dhe Anglia.

Kështu në orën 14:00 Suedia do të përballet me Korenë e Jugut, në një sfidë ku nordikët do të kërkojnë medoemos marrjen e tre pikëve. Kjo pasi humbja e Gjermanisë me Meksikën, i ka hapur shanset për të siguruar një vend në fazën e 1/8-ave, por për t'ia dalë, duhet fituar ndeshja ndaj Koresë.

Gjithsesi aziatikët nuk janë kurrsesi një skuadër për t'u nënvlerësuar, pasi kanë disa lojtarë që luajnë në Europë dhe të udhëhequr nga sulmuesi i Tottenhamit, Son Hueng-min, mund të befasojnë.

Në orën 17:00 do të jetë radha e Belgjikës, që të zbresë në fushë. Skuadra e drejtuar nga Robert Martinez do të përballet me Panamanë, një kundërshtar që merr pjesë për herë të parë në një Botëror. Sfida duket e lehtë në letër, por në fushë këto ditë të para kemi parë se askush nuk ka ardhur rastësisht në Rusi.

Belgjika vjen në këtë Botëror jo më si skuadra e mbushur me talente, por si një ekip që ka në përbërje shumë yje të afirmuar. Puna e Martinez do të jetë t'i bëjë të luajnë bashkë, një mision ky shumë i vështirë, por që fusha e lojës do të japë një përgjigje më të qartë.

18 qershor 2018 (gazeta-Shqip.com)

Greqi, arrestohet deputeti i “Agimit të Artë”, bëri thirrje për grusht shteti

Posted: 18 Jun 2018 12:25 AM PDT

Deputeti grek i Agimit të Artë, Konstandinos Barbarusis u arrestua tre ditë pasi prokuroria greke urdhëroi ndjekje penale për të me akuzën për tradhti të lartë ndaj atdheut.

Deputeti neonazist ka bërë thirrje në Parlament të premten për grusht shteti, duke kërkuar që ushtria të arrestojë Presidentin e Republikës së Greqisë dhe kryeministrin grek. Thirrja e tij është bërë gjatë një fjalimi me klithma urrejtjeje në Kuvend në ditën e dytë të diskutimeve për mocionin e mosbesimit që ka dorëzuar kreu i opozitës konservatore, Kyriakos Mitsotakis, ndaj qeverisë Tsipras në lidhje me marrëveshjen që ajo ka arritur me Shkupin për emrin e Maqedonisë.

Barabarusis i ka shpëtuar një kontrolli të policisë greke që kishte urdhër-arresti për të, duke u larguar me shpejtësi mbrëmjen e së shtunës. Sot ai është arrestuar në lagjen Pendeli, pas një operacioni të antiterrorit grek dhe bashkë me të është shoqëruar në polici edhe një person që e strehonte.

18 qershor 2018 (gazeta-Shqip.com)

Tërmet i fuqishëm në Japoni, 3 të vdekur në Osaka

Posted: 18 Jun 2018 12:12 AM PDT

Të paktën tre vdekje, duke përfshirë një vajzë 9-vjeçare dhe një person të moshuar prej rreth 80 vjetësh, përfshijnë bilancin e përkohshëm të tërmetit të dhunshëm me magnitudë 6.1 që goditi Osakën dhe zonën përreth në Japoni. Sipas agjencisë Kyodo, fëmija u shtyp nga rrëzimi i murit rrethues të një pishine në qytetin e Takatsuki. Dy viktimat e tjera janë një 80-vjeçar dhe një 84-vjeçar. Mbi njëqind të plagosur.

Tërmeti i dhunshëm shkaktoi ndërprerjen e shërbimit të trenave të shpejtësisë së lartë, Shinkansen,  anulimin e gjashtë fluturimeve nga aeroporti Kansai dhe pezullimin e furnizimit të gazit në 108 mijë shtëpi në prefekturën Osaka, ndërsa deri në 107 mijë shtëpi regjistruan ndërprerje të përkohshme të energjisë elektrike.

Asnjë anomali nuk u raportua në uzinat e energjisë bërthamore Takahama, Mihama dhe Oi. Tërmeti pason atë që është regjistruar të dielën në prefekturën Gunma, në veri të Tokios. Sizmologët paralajmërojnë se ky është aktiviteti më i madh sizmik që nga viti 1923 në zonën e Kansait, ku ndodhet Osaka, qyteti i dytë më i madh në Japoni nga popullata.

18 qershor 2018 (gazeta-Shqip.com)

Riparimet në autostradë, bllokohet aksi Maminas-Sukth

Posted: 18 Jun 2018 12:04 AM PDT

Autostrada është bllokuar sërish mëngjesin e sotëm. Prej orës 06.00 është bllokuar segmenti Maminas-Sukth.

ARRSH dhe Policia Rrugore njoftojnë drejtuesit e mjeteve se do të duhet sërish të devijojnë trafikun në rrugët dytësore dhe për këtë duhet ndjekur sinjalistika provizore si dhe udhëzimet e Policisë Rrugore në terren.

Automjetet që udhëtojnë nga Tirana në drejtim të Durrësit duhet të futen në nënkalimin e Maminasit të autostradës dhe të vazhdojnë në rrugën dytësore deri në kryqëzimin e Sukthit dhe në vazhdim mund të dalin përsëri në autostradë ose të vazhdojnë në rrugën dytësore.

18 qershor 2018 (gazeta-Shqip.com)

Java nis me kthjellime, rriten lehtë dhe temperaturat

Posted: 17 Jun 2018 11:55 PM PDT

Kthjellime dhe vranësira kalimtare do ketë në gjithë territorin. Pasditja fuqizon vranësirat duke sjellë shira të përkohshëm në zonat malore, por shira të izoluar në qendër të vendit.

Orët e mbrëmjes lokalizojnë shirat në ekstremin juglindor, ndërsa pjesa tjetër e vendit mbetet kryesisht me kthjellime.

Temperaturat e ajrit rriten lehtë në mëngjes dhe mesditë, më e ndjeshme rritja pritet në Ultësirën Perëndimore.

18 qershor 2018 (gazeta-Shqip.com)

Rama: Ja sa janë ulur taksat për biznesin e vogël (Video)

Posted: 17 Jun 2018 11:47 PM PDT

Kryeministri Edi Rama ka uruar një javë të mbarë me një pasqyrë ku tregon uljen e taksave për biznesin e vogël. Ai tregon sa ulje ka në çdo sektor.

"Mirëmëngjes dhe me këtë pasqyrë të uljes së re të taksave për biznesin e vogël, Shoqëritë e Bashkëpunimit Bujqësor dhe investimet në Agroturizëm apo në Energjinë Diellore, ju uroj një javë të mbarë", shkruan Rama.

MIRËMËNGJES 😃dhe me këtë pasqyrë të ULJES SË RE TË TAKSAVE për biznesin e vogël, Shoqëritë e Bashkëpunimit Bujqësor dhe investimet në Agroturizëm apo në Energjinë Diellore, ju uroj një javë të mbarë😉

Gepostet von Edi Rama am Sonntag, 17. Juni 2018

18 qershor 2018 (gazeta-Shqip.com)

Melania Trump e shqetësuar për ndarjen e fëmijëve emigrantë nga prindërit

Posted: 17 Jun 2018 11:37 PM PDT

Zonja e Parë e Shteteve të Bashkuara, Melania Trump ka shprehur shqetësimin për politikën e emigrimit që ndan familjet që ilegalisht hyjnë në SHBA.

Zëdhënësja e saj ka thënë se zonja Trump urren kur sheh fëmijë të ndarë nga familjet e tyre dhe dëshiron të shohë reforma të suksesshme të emigrimit. Komentet e saj erdhën pas rritjes së pakënaqësive për politikën "zero-tolerancë" për emigrantët të presidentit amerikan Donald Trump.

Në gjashtë javë është raportuar për rreth 2.000 ndarje të familjeve për shkak të kalimit ilegal të kufirit.

Të rriturit që tentojnë të kalojnë kufirin, shumica prej të cilëve planifikojnë të kërkojnë azil, po përballen me vepra penale për hyrje ilegale në vend.

Si rezultat i kësaj gjendje, qindra fëmijë janë po mbahen në qendra të ndalimit, larg prindërve të tyre. Kjo politikë është kritikuar edhe nga grupe për të drejtat e njeriut dhe është cilësuar e pashembullt.

18 qershor 2018 (gazeta-Shqip.com)

GJEOPOLITIKA DHE KAMPIONATI BOTËROR NË RUSI

Posted: 17 Jun 2018 11:30 PM PDT

Fraza "mos e përzieni politikën me sportin" dëgjohet shpesh në rrugët e Moskës këto ditë. Por është e vështirë për t'i shpëtuar rrethanave unike të Kampionatit Botëror të këtij viti. Ndërsa Botërori po zhvillohet në Rusi, vendi mbetet subjekt i një sërë sanksionesh ndërkombëtare pas aneksimit të Krimesë dhe pushtimit të Ukrainës lindore. Presidenti rus Vladimir Putin e sheh Botërorin si një mundësi për ta thyer atë izolim – dhe një shans për të prezantuar një imazh më pozitiv të Rusisë në botë.

Ceremonia e Hapjes – një spektakël gati i përsosur për fillimin e Botërorit në Rusi të enjten. Një fitore 5-0 kundër Arabisë Saudite; mijëra tifozë që mbushin sheshet e Moskës, dhe një ngjarje e transmetuar në ekranet e qindra miliona njerëzve rreth globit.

"Për Putinin ky Botëror është jashtëzakonisht i rëndësishëm, pasi ai synon të prezantojë një tjetër pamje të Rusisë, një fytyrë miqësore e të hapur – që teorikisht mund të kishte kontribuar në ndryshimin e imazhit të Rusisë, sikur ngjarjet e mëparshme të mos kishin ndodhur," thotë analisti Andrey Kolesnikov, i Qendrës Carnegie në Moskë.

Ngjarje që e kanë bërë Rusinë të padëshirueshme në Perëndim: aneksimi i Krimesë dhe pushtimi i Ukrainës lindore në vitin 2014; sulmi vdekjeprurës ndaj avionit Malaysia Airlines MH17, të cilin hetuesit thonë se u qëllua nga një raketë ruse; ndërhyrja në Siri për të mbështetur Presidentin Bashar al-Assad; dhe helmimi i agjentit të dyfishtë Sergei Skripal dhe vajzës së tij në tokën britanike, për të cilën Londra fajëson Kremlin.

"Mund të shikoni pikët e fituara nga Rusia pas Lojërave Olimpike Dimërore të vitit 2014 në Soçi dhe sa shpejt ata i humbën kur filluan me aneksimin e Krimesë para se të fillonte ceremonia e mbylljes. Pra, ka diçka tjetër në lojë këtu për Rusinë, që është se vendi do të përdorë Botërorin si një shembull i rishfaqjes së tij si superfuqi. Dhe vendet perëndimore, duke marrë pjesë në kampionat, në një farë mënyre po e bëjnë të mundur për presidentin Putin që të bëjë pikërisht këtë" thotë analisti Andrew Foxall.

Për tifozët, gjeopolitika është diçka e largët në krahasim me futbollin dhe festimet. Por për vendet perëndimore që marrin pjesë, kjo paraqet një problem: a do të përdoret Botërori për të shfajësuar sjelljen e Rusisë në arenën globale?

Analistët thonë se do të duhet më shumë se një kampionat futbolli për t'i dhënë fund izolimit të Rusisë.

Për fat të keq, do të duhet shumë punë për të zhbërë gjithçka. Rusia nuk është në gjendje të neutralizojë konfliktin në Donbass të Ukrainës lindore në situatën aktuale politike. Rusia në asnjë mënyrë nuk do t'i rikthejë Ukrainës Krimenë. Është tepër vonë. Rusia nuk është e gatshme të dëshmojë vullnet politik për të mbajtur bisedime serioze me Perëndimin" thotë analisti.

Krahas "diplomacisë së butë" të Kupës Botërore dhe Lojrave Olimpike të Soçit, Putini ka ruajtur popullaritetin e tij përmes fushatave ushtarake në Ukrainë dhe Siri, thotë analisti Foxall.

"Pyetja që lind natyrisht është, ku tjetër?, ose çfarë tjetër?, që do t'i jepte Putinit mundësinë të ruante ritmet e larta të popullaritetit që gëzon aktualisht".

Kjo pyetje do të vazhdojë të kërkojë përgjigje për shumë kohë pasi tifozët të jenë kthyer në vendet e tyre pas përfundimit të Botërorit pas një muaji.

18 qershor 2018 (gazeta-Shqip.com) / VOA

Shqiptarët kanë shtëpitë më të vogla në Europë, por ama janë pronarë

Posted: 17 Jun 2018 11:25 PM PDT

Shqipëria është vendi me banesat me numrin më të ulët të dhomave në Europë, sipas anketës së Cilësisë së Jetës, të kryer nga Komisioni Europian. Të pyeturit në Shqipëri u përgjigjën se apartamenti i tyre kishte dy dhoma.

Komisioni Europian ka zhvilluar Anketën e Cilësisë së Jetës me të dhënat e mbledhura për vitin 2016-2017. Në seksionin e pyetjeve në lidhje me strehimin, pyetjes për numrin e dhomave të banesës të anketuarit në Shqipëri dhanë përgjigjen 2, më e ulëta nga të gjithë vendet e marra në shqyrtim.

Vende të tjera me numër të ulët të dhomave në banesa ishin Mali i Zi, me mesatarisht 3 dhoma, dhe Letonia me po aq. Vendet me numrin më të lartë janë Belgjika, Irlanda dhe Luksemburgu, me mesatarisht mbi 5 dhoma. Mesatarja e Bashkimit Europian për sa i përket numrit të dhomave të banesës ishte 4.

Gjithashtu sipas së njëjtës anketë, pjesa më e madhe e shqiptarëve janë pronarë të shtëpisë së tyre. Rreth 87% e të anketuarve thanë se ishin pronarë të shtëpisë ku jetonin, 8% e të pyeturve deklaruan që banonin me qira, 3% kishin një kredi për të shlyer.

Në Europë, rekordin e individëve pronarë të shtëpive ku jetonin e mban Bullgaria, ku 92% e të anketuarve ishin pronarë të shtëpisë ku jetonin. Në përgjithësi, në vendet e Europës Lindore, përqindja e individëve që e zotëronin banesën ku jetonin është shumë e lartë në krahasim me vendet e Europës Perëndimore. Përqindjen më të ulët e ka Danimarka, ku vetëm 9% e individëve janë pronarë të shtëpive të tyre. Mesatarja europiane për pronësinë e shtëpisë është 45%, ndërsa 22% janë pronarë të shtëpive, por kanë një hua për të shlyer, 14% jetojnë me qira.

Në Anketën e Cilësisë së Jetës 2016 janë mbledhur të dhëna të krahasueshme dhe të besueshme në të gjithë Europën, dhe për herë të parë janë përfshirë vendet kandidate si Shqipëria, Maqedonia, Mali i Zi, Serbia dhe Turqia. Anketa në këto vende është zhvilluar në periudhën nëntor 2016 – mars 2017, me një kampion të zgjedhur rastësisht prej 1,000. Në të gjithë Europën janë zhvilluar në total 36,900 intervista.

Ndërtuesit shqiptarë pohojnë se dhe aktualisht në Shqipëri tendenca në ndërtim janë sipërfaqet e vogla, 1+1. Sipas tij, individët nuk janë më të interesuar në sipërfaqet e mëdha, për ta është e vështirë menaxhimi i sipërfaqeve të mëdha, pasi kërkojnë më shumë investime për ngrohje apo mirëmbajtje. Gjithashtu shtoi se shtëpitë me sipërfaqe të vogla, janë më të lehta për t'u dhënë me qira.

18 qershor 2018 (gazeta-Shqip.com) Monitor

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more