Skip to main content

“Formacioni më i mirë i ndeshjeve të para në fazën e grupeve të Botërorit” plus 9 more Telegrafi Futboll

“Formacioni më i mirë i ndeshjeve të para në fazën e grupeve të Botërorit” plus 9 more Telegrafi Futboll


Formacioni më i mirë i ndeshjeve të para në fazën e grupeve të Botërorit

Posted: 19 Jun 2018 05:48 PM PDT

Tashmë kanë përfunduar ndeshje e para të fazës së grupeve në Kampionatin Botëror 'Rusia 2018'.

Normalisht që befasitë nuk munguan dhe paraqitjet e mira nga përfaqësueset mesatare ndaj atyre të mëdha.

Por, këtë herë jemi ndalur të formacioni më i mirë i ndeshjeve të para i përpiluar nga BR Football:

Portier: Hannes Halldorsson (Islandë).

Mbrojtësit: Carlos Salcedo (Meksikë), Andreas Granqvist (Suedi), Diego Godin (Uruguai), Aleksandar Kolarov (Serbi).

Mesfushorët: Hector Herrera (Meksikë), Aaron Mooy (Australi), Yussuf  Poulsen (Danimarkë), Denis Cheryshev (Rusi), Aleksandr Golovin (Rusi).

Sulmues: Cristiano Ronaldo (Portugali).  /Telegrafi/

The post Formacioni më i mirë i ndeshjeve të para në fazën e grupeve të Botërorit appeared first on Telegrafi.

Pas 17 vitesh, Jack Wilshire largohet nga Arsenali

Posted: 19 Jun 2018 04:55 PM PDT

Jack Wilshire ka njoftuar se këtë verë do të largohet nga Arsenali duke i dhënë fund karrierës 17-vjeçare te klubi londinez.

Trajneri Unai Emery ia ka bërë të qartë mesfushorit se nuk e ka të garantuar pozitën e tij në skuadër, prandaj 26-vjeçari ka bërë një deklarim publik përmes rrjeteve sociale duke e konfirmuar largimin porsa t’i përfundojë kontrata në fund të këtij muaji.

“Konfirmoj se do të largohem nga Arsenali kur të më skadojë kontrata në fund të qershorit. Pas bisedave të stërzgjatura me përfaqësuesit e klubit dhe në veçanti pas takimit me trajnerin e ri Unai Emery, mendoj se nuk pata shumë për të zgjedhur, pos të marr këtë vendim për arsye të pastra futbollistike”.

Të gjtha lajmet për Jack Wilshere Të gjtha lajmet për Jack Wilshere

“Siç edhe është raportuar, unë dhe përfaqësuesi im kemi qenë në bisedime me klubin qe disa muaj për të nënshkruar kontratë të re dhe për ta vazhduar qëndrimin tim në Emirates”.

“Qëllimi im gjatë gjithë këtyre bisedimeve ka qenë të mbetem lojtar i Arsenalit. Kam qenë pjesë e Arsenalit qe 17 vite dhe gjithmonë jam ndier pjesë e fabrikës së klubit. Aq shumë e dëshiroja qëndrimin, saqë u pajtova ta nënshkruaj kontratën duke pranuar ulje page”.

“Mirëpo, pas takimit me trajnerin e ri, mu bë e ditur se edhe pse qëndronte oferta me ulje page, mu qartësua se minutazhi im i lojës do të zvogëlohej shumë nëse vendosja të qëndroja”.

“Duke e marrë parasysh këtë, mendoj se nuk kam zgjidhje tjetër, pos të ndjek mundësi të tjera për ta zhvilluar karrierën time në fushë”, shkruan mes tjerash në postimin e Wilshire në rrjetet sociale.

Mesfushori kaloi te Arsenali në vitin 2001 (nga Luton Town) si nëntëvjeçar dhe ishte pjese e Akademisë deri në vitin 2008 dhe pastaj u bë pjesë e ekipit të parë. Në dy raste ka qenë i huazuar, te Bolton Wanderers (2010) dhe te Bournemouth (2016). /Telegrafi/

Thanks for the memories 💙

A post shared by Jack Wilshere (@jackwilshere) on

The post Pas 17 vitesh, Jack Wilshire largohet nga Arsenali appeared first on Telegrafi.

Iniesta: Me Iranin finale, fitorja na dërgon në pozitë të mirë për të kaluar tutje

Posted: 19 Jun 2018 04:32 PM PDT

Spanja të mërkurën në mbrëmje do të ndeshjet me Iranin, që për befasinë e të gjithëve pas xhiros së parë mbanë vendin e parë.

Kjo pasi arriti ta marr një fitore kundër Marokut, me një autogol të shënuar në kohën shtesë.

'Furia e Kuqe' vjen pas barazimit spektakolar 3-3 me Portugalinë dhe shkarkimit të trajnerit Julen Lopeteguit.

Andres Iniesta (Getty Images)

Këto dy gjëra e kanë trazuar jo pak kampion spanjoll, por që mesfushori Andres Iniesta jep shpresë.

Sipas tij kjo ndeshje nga ai dhe shokët do të trajtohet si një finale.

"Ndeshjen me Iranin duhet të luhet si finale, pasi nëse fitojmë, do të jemi në pozita mjaft të mira në grup".

"Jemi një grup i bashkuar dhe kam besim se do të bëjmë një botëror mjaft të mirë".

"Në nivelin individual jemi më të mirët, por edhe si grup luajmë prej kohësh bashkë, ndaj kam besim të madhe te kjo skuadër", ka thënë Iniesta.

Spanja luan me Iranin nga ora 20:00./Telegrafi/

The post Iniesta: Me Iranin finale, fitorja na dërgon në pozitë të mirë për të kaluar tutje appeared first on Telegrafi.

‘Çështja Januzaj’ temë debati te ‘Dueli Botëror’, Sokoli: Van Gaal e kritikoi pse nuk e zgjodhi Kosovën

Posted: 19 Jun 2018 04:20 PM PDT

Pasi Shqipëria dhe Kosova nuk marrin pjesën në Kampionatin Botëror 'Rusia 2018', fjalët e fundit të Adnan Janzuaj janë kryetema e sportdashësve shqiptarë.

23-vjeçari ditë më parë ka thënë se ndihet belg pasi është lindur dhe rritur në Belgjikë.

Normalisht që kjo u shtjellua edhe në emisionin e RTV Dukagjinit, 'Dueli Botëror', ku mes të tjerash u ritheksuan disa detaje interesante.

Januzaj: Kam lindur në Belgjikë, jam belg Januzaj: Kam lindur në Belgjikë, jam belg

Trajneri i njohur nga Kosova, Bylbyl Sokoli, tha se lojtarët që kanë karakter kanë obligim kombëtarë të mbrojnë ngjyrat e kombit që i takojnë.

'Profesori' tregoi se Januzaj ishte kritikuar nga ish-trajneri i Manchester Unitedit, Louis van Gaal, pse ai kishte zgjedhur Belgjikën para Kosovës.

Tema vazhdoi të komentohet edhe nga trajneri Imset Munishi, i lënduar nga fjalët e Januzajt, tha se Adnani nuk ka kualitet për të luajtur në një skuadër të madhe.

'Çështja Januzaj' u përmbyll nga i ftuari Dardan Islami, i cili e rikujton faktin që zgjedhja e Adnanit u vendos edhe nga babai i tij, Abedini. /Telegrafi/

The post 'Çështja Januzaj' temë debati te 'Dueli Botëror', Sokoli: Van Gaal e kritikoi pse nuk e zgjodhi Kosovën appeared first on Telegrafi.

Munishi: Senegali është njëri prej favoritëve

Posted: 19 Jun 2018 04:02 PM PDT

Në emisionin Dueli Botëror që transmetohet në RTV Dukagjini, Ismet Munishi e ka përfshirë Senegalin në listën e favoritëve në Kampionatin e sivjetmë Botëror.

Përfaqësuesja afrikane fitoi me rezultat 2-1 kundër Polonisë në ndeshjen e parë në Grupin H duke arkëtuar tri pikë të plota dhe ndan pozitën e parë në tabelën e këtij grupi së bashku me Japoninë që fitoi ndaj Kolumbisë.

Trajneri i njohur ka thënë se Polonia nuk është skuadër e dobët, porse Senegali bëri lojë shumë të mirë. Madje, sipas tij, kjo kombëtare me lojën që tregoi të martën, është më e mirë se Gjermania, Anglia dhe Franca, ndërsa është në të njëjtin nivel me Spanjën, Kroacinë dhe Belgjikën.

Në kuadër të ditës së gjashtë të Kampionatit Botëror, panelistët në emisionin Dueli Botëror që transmetohet në RTV Dukagjini, i kanë dhënë opinionet e tyre për ndeshjet e zhvilluara ditën martë në fazën grupore të turneut më të madh botëror të futbollit.

Të gjitha lajmet nga DUELI BOTËROR Të gjitha lajmet nga DUELI BOTËROR

Mysafirë të emisionit të të martës ishin:

Bylbyl Sokoli (trajner/analist)
Ismet Munishi (trajner/analist)
Alba Morina (gazetare)
Dardan Islami (publicist)
Fisnik Ademi (aktor)

Emisioni Dueli Botëror transmetohet në RTV Dukagjini çdo ditë nga ora 22:30 dhe i kushtohet Kampionatit Botëror, ndërsa udhëhiqet nga Arta Nitaj dhe Fisnik Zymi. /Telegrafi/

The post Munishi: Senegali është njëri prej favoritëve appeared first on Telegrafi.

Islandezët para ndeshjes me Nigerinë i japin përkrahje portierit nigerian që nuk arriti të udhëtojë për në Kampionatin Botëror shkaku i leukemisë

Posted: 19 Jun 2018 01:42 PM PDT

Kombëtarja e Islandës i kanë dhënë përkrahje portierit nigerian Carl Ikeme, që po vuan nga leukemia akute. 

Portierit i Wolves i është dhënë një vend nderi në ekipin e 'Super Shqiponjave' me 24 lojtarë, pasi po lufton me këtë sëmundje.

Ikeme, 32 vjeçar, ka munguar në të gjithë sezonin 2017/18 prej kur u diagnostikua me kancerin në gjak.

Ish bashkëlojtari i tij Jon Dadi Bodvarsson së bashku me bashkëlojtarët te Islanda, i ka dërguar një mesazh Ikemes në rrjetet sociale.

Islanda luan ndaj Nigerisë të premten, ndërsa sulmuesi i Reading, e ka postuar në rrjetet sociale, fanellën e Islandës me emrin e Ikemes në shpinë.

“Të gjithë Kombëtarja e Islandës  janë me ty Carl Ikeme”, ka shkruar ai.

Ikeme e kishte të pamundur të udhëtonte në Rusi që të luajtur me kombëtaren e tij në këtë garë.

Nigeria janë në grup me Islandën, Argjentinë dhe Kroacinë.

Kroacia ka tri pikë, pasi e ka mposhtur Nigerinë 2-0.

Trajneri Gernot Rohr i Nigerisë kishte thënë para nisjes së Kampionatit: “Deri në momentin e fundit, ekzistonte mundësia e futjes së tij në listën e lojtarëve. Carl Ikeme do të jetë lojtari ynë i 24-të në Kampionatin e Botëror". /Telegrafi/

The post Islandezët para ndeshjes me Nigerinë i japin përkrahje portierit nigerian që nuk arriti të udhëtojë për në Kampionatin Botëror shkaku i leukemisë appeared first on Telegrafi.

Dybala: E pres momentin, Messi i pari merr përgjegjësi

Posted: 19 Jun 2018 01:23 PM PDT

Paulo Dybala ka qëndruar në stol në ndeshjen Argjentinë – Islandë, por sipas tij kjo nuk ka ndikuar aspak.

Ai e thotë këtë në intervistën e fundit, duke thënë se e pret momentin.

"Nuk ka aspak problem që nuk luajta. Unë vijoj të punoj në çdo stërvitje, sikur do të jem titullar, sepse e ndjej se do të vijë edhe momenti im".

Paulo Dybala (Getty Images)

"Nëse nuk aktivizohem fare, natyrisht që do zhgënjehem, por ngritja e zërit nuk është mënyra e duhur".

Ai ka folur edhe për grumbullimin në Botëror, ndërsa mohoi zërat se te Argjentina vendimet i merr Lionel Messi.

"Nuk kam pasur asnjëherë shqetësim grumbullimin, pasi isha i bindur që do më ftonin".

Argjentina në stërvitje (Getty Images)

"Kam punuar vazhdimisht me kokën ulur për të qenë këtu".

"Messi e ndjen më shumë situatën, kur punët nuk shkojnë mirë dhe është i pari që dëshiron të marrë përgjegjësitë për të na udhëhequr drejt rezultateve", ka thënë Dybala. /Telegrafi/

The post Dybala: E pres momentin, Messi i pari merr përgjegjësi appeared first on Telegrafi.

Rusia 3-1 Egjipti, notat e lojtarëve

Posted: 19 Jun 2018 01:15 PM PDT

Rusia e ka mposhtur Egjiptin me rezultat 3-1, duke e bërë një hap të madh drejt kalimit tutje.

Rusët tani kanë gjashtë pikë, ndërsa egjiptianët nuk kanë asnjë pikë.

Lojtari më i mirë i ndeshjes doli të jetë sulmuesi Dzyuba që është notuar 8.1.

Cheryshev është notuar 8.0, ndërsa edhe Kutepov 7.8.

Lojtari më i mirë te Egjipti ishte Hegazi me 7.3.

Mohamed Salah është notuar me 6.6, edhe pse ka shënuar një gol në këtë ndeshje.

Cuditërisht lojtari me notën më të dobët në këtë ndeshje ishte Ainfeev. /Telegrafi/

The post Rusia 3-1 Egjipti, notat e lojtarëve appeared first on Telegrafi.

Gara për Këpucën e Artë në Botëror: Golashënuesit më të mirë deri më tani

Posted: 19 Jun 2018 12:53 PM PDT

Kampionati Botëror vetëm sa ka filluar, ndërsa tashmë ka nisur edhe gara për golashënuesin më të mirë të këtij turneu.

Këpuca e Artë i ndahet lojtarit, i cili shënon më së shumti gola gjatë turneut, ndërsa në të kaluarën e ka fituar edhe legjenda, si ylli portugez Eusebio (1966), italiani Paolo Rossi (1982), anglezi Gary Lineker (1986), braziliani Ronaldo (2002) dhe kolumbiani James Rodriguez (2014).

James Rodriguez ishte golashënuesi më i mirë i ‘Kampionatit Botëror 2014’ (Foto: Getty Images)

Në rast të lojtarët kanë gola të barabartë (siç ka ndodhur në vitet 1962 dhe 1994), atëherë golashënuesi më i mirë do të vendoset duke i marrë parasysh asistimet, pastaj nga minutazhi i lojës.

Të gjitha lajmet për Kampionatin Botëror Të gjitha lajmet për Kampionatin Botëror

Superylli i Portugalisë, Cristiano Ronaldo, e nisi Botërorin në mënyrën më të mirë duke ia shënuar tre gola Spanjës në barazimin prej 3-3.

Një fillim shumë të mirë e pati edhe Harry Kane, i cili i shënoi dy gola në fitoren e Anglisë ndaj Tunizisë.

Dy gola i ka shënuar edhe sulmuesi i Spanjës, Diego Costa, ashtu si edhe sulmuesi belg, Romelu Lukaku.

Denis Cheryshev i ka shënuar tre gola në dy ndeshje (Foto: Getty Images)

Mesfushori rus, Denis Cheryshev, i shënoi dy gola në xhiron e parë ndaj Arabisë Saudite, ndërsa ka arritur të realizojë edhe kundër Egjiptit në xhiron e dytë të Grupit A duke e ngritur në tre numrin e përgjithshëm të golave.

Më poshtë është lista e përgjithshme e 10 golashënuesve më të mirë të Kampionatit Botëror në këtë fillim të turneut. /Telegrafi/

Lojtari (Vendi) Gola Asistime
Cristiano Ronaldo (Portugali) 3 0
Denis Cheryshev (Rusia) 3 0 (dy ndeshje)
Diego Costa (Spanjë) 2 0
Harry Kane (Angli) 2 0
Romelu Lukaku (Belgjikë) 2 0
Artem Dzyuba (Rusi) 2 2 (dy ndeshje)
Aleksandr Golovin (Rusia) 1 1
Hirving Lozano (Meksikë) 1 0
Antoine Griezmann (Francë) 1 0
Dries Mertens (Belgjikë) 1 0

The post Gara për Këpucën e Artë në Botëror: Golashënuesit më të mirë deri më tani appeared first on Telegrafi.

Rikthimi i Salah nuk mjafton, Rusia fiton bindshëm

Posted: 19 Jun 2018 12:52 PM PDT

Rusia ka marrë fitoren e dytë me radhë, duke mposhtur kësaj radhe Egjiptin me rezultat 3-1.

Për Egjiptin ishte kthyer të luajë nga minuta e parë ylli Mohamed Salah, i cili luante që nga lëndimi me Real Madridin, në finale të Ligës së Kampionëve.

Pjesa e parë edhe pse ishte e shpejtë dhe me aksione nuk sjelli gola.

Të dy skuadrat kishin nga një rast të mirë në pjesën e parë.

Trezeguet i Egjiptit u fut në zonë mes lojtarëve rus, gjuajti, por afër portës.

(Getty Images)

Rusia u kundërpërgjigj me Aleksandr Samedov që gjuan bukur.

Pjesa e dytë filloi me gol. Ahmed Fathy shënoi në proton e tij pas në tollovie në zonë.

Egjipti nuk kishte më çfarë të humbiste dhe filloi të sulmojë. Por kjo i kushtoi pasi që mori dy gola brenda katër minutave.

Fillimisht shënoi Denis Cheryshev pas pasimit të Mario Fernandes (59').

Rusia duke festuar golin e Dzyuba (Getty Images)

Nuk vonoi shumë dhe në minutën 62-të Artem Dzyuba arriti të shënojë një gol të bukur nga brenda zone për 3-0.

Salah u zgjua nga gjumi shumë vonë, ku rrezikoi bukur, por pa sukses.

Ishte minua e 73-të kur Mohamed Salah rrëzohet në zonë dhe fiton penallti.

Mohamed Salah (Getty Images)

Nga e pika e bardhë ishte i saktë Salah që shënoi për 3-1.

Egjiptianët u ngjallën pas këtij goli, por që nuk arritën më të shënonin më.

Rusia vetëm se ka kaluar në fazën e eliminimit direkt, pasi ka gjashtë pikë dhe gollaverzh shumë të mirë. Në anën tjetër Egjipti nuk ka asnjë gjasë të kalojë tutje. /Telegrafi/

The post Rikthimi i Salah nuk mjafton, Rusia fiton bindshëm appeared first on Telegrafi.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more