Skip to main content

“Formacioni i ditës së shtatë në Botëror, nuk mungon CR7” plus 9 more Telegrafi Futboll

“Formacioni i ditës së shtatë në Botëror, nuk mungon CR7” plus 9 more Telegrafi Futboll


Formacioni i ditës së shtatë në Botëror, nuk mungon CR7

Posted: 20 Jun 2018 05:07 PM PDT

Tashmë përfundoi edhe dita e shtatë e Kampionatit Botëror ‘Rusia 2018’.

Për dallim nga ditët tjera, nuk pat ndonjë befasi pasi gjithë skuadrat favorite fituan.

Dita filloi me ndeshjen Portugali 1-0 Maroku, vazhdoi me Urugai 1-0 Arabi Saudite dhe përfundoi me atë Iran 0-1 Spanjë.

Cristiano Ronaldo para ndeshjes ndaj Marokut (Foto: Getty Images)

Cristiano Ronaldo edhe një herë ishte heroi i përfaqësueses së tij, ndërsa më poshtë keni formacionin e ditë së përpiluar nga BR Football:

Portier: Rui Patricio (Portugali).

Mbrojtësit: Nabil Dirar (Maroku), Pepe (Portugali), Majid Hosseini (Iran), Sergio Ramos (Spanjë), Ehsan Hajsafi (Iran).

Mesfushorët: Rodrigo Bentancur (Uruguai), Saeid Ezatolahi (Iran), Nordin Amrabat (Maroku), Isco (Spanjë).

Sulmues: Cristiano Ronaldo (Portugali). /Telegrafi/

🏆 Formacioni i ditë së shtatë, e si të mungonte Ronaldo 🌟 Nga: @brfootball

A post shared by Telegrafi Sport (@telegrafisport) on

The post Formacioni i ditës së shtatë në Botëror, nuk mungon CR7 appeared first on Telegrafi.

Sulmuesi i Marokut, Amrabat: Gjyqtari kryesor i kërkoi fanellën Ronaldos, ky është Botëror dhe jo cirk

Posted: 20 Jun 2018 04:28 PM PDT

Cristiano Ronaldo vazhdoi me paraqitjet brilante në Kampionatin Botëror ‘Rusia 2018’.

Pas tre golëshit ndaj Spanjës, CR7 shënoi edhe golin e vetëm në fitoren e Përfaqësueses së Portugalisë ndaj Marokut.

Kështu e gjithë bota e futbollit aktualisht është duke folur për yllin portugez, përfshirë edhe lojtarët kundërshtarë.

Nordin Amrabat (Foto: Getty Images)

Sulmuesit i Marokut, Nordin Amrabat, ka befasuar të gjithë, pas lojës tha se Pepe i ka treguar atij që gjyqtari kryesor ia ka kërkuar fanellën pesë herë Topit të Artë.

“Unë nuk e di se si është mësuar ai (gjyqtari), por ai ishte shumë i impresionuar nga Cristiano Ronaldo”.

Geiger teksa referoi një faull pro Portugalisë dhe Ronaldos (Foto: Getty Images)

“Nga Pepe dëgjova se pas pjesës së parë ai edhe ia kishte kërkuar fanellën, për cfarë po flasim këtu? është Kampionati Botëror, nuk është cirk këtu”, ka thënë Amrabt.

Vlen të theksohet se gjyqtari kryesor ishte Mark Geiger dhe referimi i tij u vlerësua me notë pozitive. /Telegrafi/

The post Sulmuesi i Marokut, Amrabat: Gjyqtari kryesor i kërkoi fanellën Ronaldos, ky është Botëror dhe jo cirk appeared first on Telegrafi.

Arsyeja pse Ronaldo kishte një qëndrim ndryshe nga lojtarët tjerë gjatë intonimit të himnit kombëtar

Posted: 20 Jun 2018 03:10 PM PDT

Nuk është hera e parë në karrierë dhe nuk do të jetë e fundit që Cristiano Ronaldo pas një ndeshje i bënë të gjithë të flasin për atë.

Por, jo për rekordin e thyer (gola me përfaqësuesen , 85), por për pozicionimin gjatë intonimit të himnit kombëtar portugez.

Pas barazimit 3-3 ndaj Spanjës ku realizoi het-trik, me golin e tij fitoi Portugalia ndaj Marokut me rezultat 1-0.

Cristiano Ronaldo para ndeshjes ndaj Marokut (Foto: Getty Images)

Pas golit të fundi ndaj marokenëve në minutën e nëntën, ai ka gola me përfaqësuesen më shumës se çdo lojtarë evropian në histori.

Por, të harrojmë golat për një sekondë. Në rrjetet sociale është shtruar një pyetje nga tifozët, se pse CR7 shikon anash (ndryshe nga bashkëlojtarët) gjatë intonimit të himnit kombëtar?

Gjithmonë sytë nga flamuri kombëtar (Foto: sportbible.com)

Nuk është dashur shumë dhe e gjitha kjo ka marrë një përgjigje logjike.

Është për shkak të flamurit, Cristiano gjatë intonimit të himnit në këtë Botëror ka shikuar gjithmonë flamurin portugez.

Një tregues se ai e ndjen çdo sekondë të himnit dhe kur shikojmë paraqitjet e tij të mira, duket se është motiv shtesë. /Telegrafi/

The post Arsyeja pse Ronaldo kishte një qëndrim ndryshe nga lojtarët tjerë gjatë intonimit të himnit kombëtar appeared first on Telegrafi.

Munishi: Ronaldo po i thyen ligjet e natyrës

Posted: 20 Jun 2018 02:46 PM PDT

Edhe këtë të mërkurë RTV Dukagjini ka vazhduar me emisionin e tyre ditorë ‘Dueli Botëror’ që i kushtohet Kampionatit Botëror 2018 që po zhvillohet në Rusi.

Në fillimin e këtij emisioni u fol për fitoren e Përfaqësueses së Portugalisë ndaj Marokut me rezultat 1-0, ku goli i vetëm u shënua nga Cristiano Ronaldo.

Ishte trajneri dhe analisti i këtij emisioni, Ismet Munishi, që është ndalur me shumë të kjo ndeshje.

Cristiano Ronaldo duke festuar golin ndaj Marokut (Foto: Getty Images)

Ai ka thënë se Cristiano është një shembull për t’u ndjekur dhe e ka krahasuar atë me basketbollistin e famshëm amerikan, Michael Jordan. Por, ka treguar edhe një prapaskenë që kishte ndodhur mes Ronaldos dhe Rio Ferdinantit në kohën kur dyshja ishin bashkëlojtarë te Manchester Unitedi.

“Suksesi nuk vjen vetvetiu, Ronaldo është një punëtor i madh. Ai ka një karakter dhe grintë të jashtëzakonshme”.

Të ftuarit gjatë emisionit të shtatë me radhë

“Ronaldo është 33 vjeçar, por metabolizmi i tij është si i një 24 vjeçari. Ai po i thyen ligjet e natyrës. Ronaldo është një shembull për t’u ndjekur”, ka thënë Munishi.

Të ftuarit tjerë në emisionin e shtatë janë edhe: Bylbyl Sokoli (trajner/analist), Adriana Matoshi (aktore), DJ PM (muzikant) dhe Marigona Krasniqi (modele). /Telegrafi/

The post Munishi: Ronaldo po i thyen ligjet e natyrës appeared first on Telegrafi.

Interi në negociata për Suson

Posted: 20 Jun 2018 02:37 PM PDT

Interi është në negociata me agjentin e Susos dhe Milani është gati ta shesë lojtarin.

Kështu raporton Sky Sport Italia që citon Alessandro Luccin i cili ka pasur takime me zyrtarë të Interit në ditët e fundit.

Ky agjent përfaqëson edhe Davide Zappacostan, por duket se bisedimet janë zhvilluar për yllin e Milanit, Suson.

Spanjolli ka një klauzolë prej 38 milionë eurosh në kontratën e tij, por që është valide vetëm për klubet jashtë Italisë, kështu që nuk do të ishte valide në këtë rast.

Suso në ndeshje ndaj Interit

Sipas “babait të transferimeve” në Serie a, Gianluca Di Marzio, Milani nuk ja ka përplasur derën Interit për anësorin e rrezikshëm, por po pret ta dëgjojë ofertën e rivalit të qytetit.

Jose Callejon është identifikuar nga Milani si zëvëndësues i Susos, lojtar i cili është gati të largohet nga Napoli pas largimit të Sarrit nga San Paulo.

Suso është vetëm 24 vjeçar dhe këtë sezon ka kontribuar me tetë gola dhe 14 asistime në 50 ndeshje zyrtare për Rossonerët.

/Telegrafi/

The post Interi në negociata për Suson appeared first on Telegrafi.

Juve arrin marrëveshje me Valencian për Cancelon

Posted: 20 Jun 2018 02:21 PM PDT

Juventusi ka arritur marrëveshje me Valencian për transferimin e mbrojtësit të djathtë, Joao Cancelo, për 38 milionë euro.

Sipas mediave italiane, duke përfshirë Sky Sport Italia, Sportitalia dhe La Gazzetta dello Sport, kanë mbetur të sqarohen vetëm disa detaje, ndërsa marrëveshja bazë tashmë është e përfunduar.

Në sezonin e kaluar, Cancelo ishte i huazuar te Interi (Foto: Getty Images)

Los Che e kanë zbritur paksa kërkesën e tyre (fillimisht kërkonin 40 milionë euro) dhe pritet ta shesin lojtarin apo të jetë një formë huazimi me obligim blerjeje.

Të gjitha lajmet për Joao Cancelon Të gjitha lajmet për Joao Cancelon

Në edicionin e kaluar, 24-vjeçari luajti në Serie A te Interi dhe la mbresa me paraqitjet e tij.

Konkurrent i Juves për shërbimet e mbrojtësit të krahut ka qenë Wolverhampton Wanderers, mirëpo kampioni italian arriti që të sigurojë shërbimet e tij.

Joao Cancelo si lojtar i Interit (Foto: Getty Images)

Futbollisti portugez mund të luajë në cilëndo pozitë në krahun e djathtë – në mbrojtje, në mesfushë dhe në sulm.

Cancelo rrjedh nga Akademia e Benficas, ku ka luajtur deri në vitin 2015, pastaj u huazua te Valencia dhe klubi spanjoll e bleu kartonin e tij. /Telegrafi/

 

The post Juve arrin marrëveshje me Valencian për Cancelon appeared first on Telegrafi.

Durmishi për testet mjekësore te Lazio

Posted: 20 Jun 2018 02:03 PM PDT

Lazio është shumë pranë transferimit të mbrojtësit të majtë të Real Betisit, Riza Durmishi.

Dy klubet kanë arritur marrëveshje për transferimin e futbollistit shqiptar për 6.5 milionë euro.

Riza Durmishi dhe Lionel Messi (Foto: Getty Images)

Lojtari që e përfaqëson Danimarkën ka ndodhet në Itali dhe gjatë të enjtes do t’u nënshtrohet ekzaminimeve mjekësore – bën të ditur Calciomercato.it.

Të gjitha lajmet për Riza Durmishin Të gjitha lajmet për Riza Durmishin

Pos marrëveshje mes dy klubeve, edhe 24-vjeçari ka arritur marrëveshje personale me klubin e tij të ardhshëm.

Në edicionin e kaluar, Durmishi shënoi dy gola dhe dhuroi tri asistime në 24 paraqitje në La Liga.

Riza Durmishi dhe Zlatan Ibrahimovic (Foto: Getty Images)

Ai u transferua te Betisi në vitin 2016 nga Brondby për dy milionë euro.

Durmishi rrjedh nga Akademia e klubit danez, ndërsa për ekipin senior ka luajtur gjatë viteve 2013-2016.

Njëherësh, mbrojtësi ka qenë pjesë e ekipeve të të gjitha grupmoshave të Danimarkës, ndërsa ka regjistruar edhe 23 paraqitje për ekipin A. /Telegrafi/

The post Durmishi për testet mjekësore te Lazio appeared first on Telegrafi.

Santon kyç për transferimin e Nainggolanit te Interi?

Posted: 20 Jun 2018 01:57 PM PDT

Interi ka arritur marrëveshje për mesfushorin, Radja Nainggolan, për një shumë prej 24 milionë eurosh, lojtarin e ri Nicolo Zaniolo dhe Davide Santonin.

Negociatat për Nainggolanin për ta bashkuar atë me Spallettin nuk po mbahen të fshehta tash e as kohë.

Problemi kryesor ka qenë se cilët lojtarë do të përfshihen në marrëveshje si pjesë e shkëmbimit në mënyrë që të ulet çmimi i Romës prej 45 milionë eurosh.

Zaniolo është mesfushor kreativ i ekipit të të rinjve të Interit dhe pritet që në marrëveshje të përfshihet edhe Santon.

Davide Santon dhe Ciro Immobile

Sipas Il Tempo, SportItalia, Sky Sport Itaila, janë dy klubet që kanë arritur marrëveshjen për të përfshirë 27 vjeçarin në marrëveshje.

Përfaqësusit e Santonit do të takohen me Romën gjatë të enjtës për të diskutuar detajet e marrëveshjes.

Santoni është rkitikuar shumë për paraqtijet e tij sezonin e fundit dhe përfshirja e tij në një marrëveshje për Nainggolanin konsiderohet si lëvizje e mençur nga drejtuesit Nerazzur. /Telegrafi/

The post Santon kyç për transferimin e Nainggolanit te Interi? appeared first on Telegrafi.

Dilema e madhe taktike në Zvicër – Shaqiri në krah apo në qendër ndaj Serbisë?

Posted: 20 Jun 2018 01:27 PM PDT

Në Zvicër po bëhet një prej diskutimeve më të mëdha taktike para ndeshjes më të rëndësishme të viteve të fundit ndaj Serbisë – Në krah, apo në qendër, ku duhet të luajë Xherdan Shaqiri.

Ish-përzgjedhësi i kombëtares, Ottmar Hitzfeld ka nxehur edhe më shumë diskutimet në prononcimin e tij për Blick.

“Pozita më e mirë e Shaqirit është 10 (në qendër). Kjo për shkak se aty mund ta mbajë topin dhe me intuitën e tij dhe driblimet të krijojë hapësirë për të tjerët. Në krah ai është i lehtë për t’u ndalur nga kundërshtarët”, deklaroi Hitzfeld.

Por, nuk është që Shaqiri rregullisht ka luajtur në qendër në kohën e Hitzfeldit. Ai luajti vetëm dy herë në një pozitë të tillë, në ndeshjen e fundit të grupit, 3-0 ndaj Hondurasit dhe në 1/8-tën e finales në humbjen 0-1 nga Argjentina.

Shaqiri ishte i kontestuar në krah ndaj Brazilit, Foto: Getty Images

Ish-reprezentuesi i Zvicrës, Toni Esposito i hapë dyert një porpozimi të tillë nga Hitzfeld. Eksperti i kombëtares zvicerane nga RSI kishte thënë qysh në kampin e kombëtares helvete në Lugano se për të Shaqiri i takon qendrës së sulmit.

“Me aftësitë e tij aty ai mund t’i ndihmojë më shumë ekipit. Ishte mirë kundër Brazilit, por ndaj Serbisë duhet të jemi më ofensivvë”, u shpreh Esposito.

Edhe 79 vjeçari Erich Vogel i cili ishte trajner i Baselit beson se Shaqiri duhet të luajë në qendër.

“Ai duhet që të luajë në pozicionin e numrit 10. Kur duhet të luajë në krah të djathtë në sulm ose në mbrojtje ai e humb gjithë kreativitetin e tij”, u shrpeh Vogel.

Shaqiri gjithmonë i afërt me adhuruesit e Zvicrës.

Ndryshe e shohin këtë situatë ish-reprezentuesit e Zvicrës dhe ekspertët televizivë Beni Huggel dhe Alexandre Comisetti.

“Natyrisht se ai (Petkovic) e ka në opsion që ta lë atë prapa sulmuesve. Por, nëse ai luan në mes, trajneri ka vetëm edhe një lojtar krahu në stol. Ai do t’ia vjedhë vetes opsionet zëvëndësuese. Nëse unë do të isha trajner i Zvicrës, do të sillja të njëjtin formacion si ndaj Brazilit, nëse të gjithë janë të përgatitur fizikisht. Ata e kanë merituar sërish të besohen. Edhe Shaqirin do ta lija në krah”, thotë eksperti i SRF, 40 vjeçari Huggel.

Për analistin e RTS, Comisetti, Shaqiri mund të luajë në të trija pozicionet në mesfushën ofensive. Por, ndaj Serbisë, ai do ta vendoste Shaqirin në krah.

“Në qendër hapësirat ndaj Serbisë do të jenë shumë të ngushta. Dhe, Shaqiri ka nevojë për hapësirë para tij, ai është i shpejt dhe pëlqen driblimet një me një. Ndaj kundërshtarëve që janë kompakt si serbët, Shaqiri duhet të luajë në krah. S’ka lidhje në cilin krah”, deklaroi Comisetti.

Vendimin përfundimtar e ka Vladimir Petkovic e deri tash ai ka bërë gjithçka si duhet taktikisht me kombëtaren helvete, e dorë të mbarë të gjithë shpresojnë që ai të ketë edhe ndaj Serbisë. /Telegrafi/

The post Dilema e madhe taktike në Zvicër – Shaqiri në krah apo në qendër ndaj Serbisë? appeared first on Telegrafi.

Notat e lojtarëve: Irani 0-1 Spanja, Isco më i miri në fushë

Posted: 20 Jun 2018 01:07 PM PDT

Spanja i është gëzuar fitores së parë në Kampionatin e sivjetmë Botëror duke e mposhtur Iranin me epërsi minimale.

Në bazë të vlerësimit, paraqitja e skuadrave ishte e përafërt me një lojë lehtësisht më të mirë të spanjollëve (6.98), në raport me iranianët (6.56).

Më i miri te Irani ishte mbrojtësi Ramin Rezaeian (7.9), ndërsa me notën më të ulët është vlerësuar anësori Karim Ansarifard (6.1).

Fitore e vështirë e Spanjës ndaj Iranit Fitore e vështirë e Spanjës ndaj Iranit

Isco ka notën më të lartë te Spanja (8.1), i ndjekur nga Sergio Busquets (7.9) e Sergio Ramos (7.8).

Andres Iniesta (6.7) dhe Lucas Vazquez (6.7) janë lojtarët me vlerësimet më të ulëta te La Roja.

Vlerësimi i plotë i lojtarëve të të dyja skuadrave:

Notat e lojtarëve të Iranit (Foto: WhoScored)

 

Notat e lojtarëve të Spanjës (Foto: WhoScored)

/Telegrafi/

The post Notat e lojtarëve: Irani 0-1 Spanja, Isco më i miri në fushë appeared first on Telegrafi.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more