Skip to main content

“Formacionet zyrtare, Portugali – Spanjë, gjithçka gati për derbin Iberik” plus 9 more Ekonomia Online

“Formacionet zyrtare, Portugali – Spanjë, gjithçka gati për derbin Iberik” plus 9 more Ekonomia Online


Formacionet zyrtare, Portugali – Spanjë, gjithçka gati për derbin Iberik

Posted: 15 Jun 2018 10:29 AM PDT

Kombëtarja e Portugalisë dhe kombëtarja e Spanjës përplasen në kryendeshjen e mbrëmjes në Kampionatin Botëror.

Sfida do të zhvillohet në Fisht stadium të Sochit, një stadium spektakolar ku dy kombet e iberikut do të masin forcat.

Kampioni i Evropës, Portugalia në sulm ka të madhin Cristiano Ronaldo, e pikërisht sulmuesi i Real Madridit do të jetë rreziku kryesor për Sergio Ramosin, kapitenin e Spanjës dhe bashkëlojtarin e tij te mbretërit.

Spanja ka tetë ndeshje rresht me fitore, por ishte tronditur nga largimi i Julen Lopeteguit.

Spanja nuk ka pranuar gol që katër ndeshje dhe Portugalia ka punë të vështirë.

Formacioni i Spanjës: De Gea; Nacho, Pique, Ramos, Alba; Busquets, Koke; Silva, Isco, Iniesta; Diego Costa.

Formacioni i Portugalisë: Rui Patricio; Cedric, Pepe, Fonte, Guerreiro; W.Carvalho, Moutinho; Fernandes, B.Silva, Guedes; Ronaldo.

The post Formacionet zyrtare, Portugali – Spanjë, gjithçka gati për derbin Iberik appeared first on Ekonomia Online.

Milionerët e Listës Serbe

Posted: 15 Jun 2018 10:26 AM PDT

Me mijëra euro i kanë nëpër banka të ndryshme, deputetët e zyrtarë të Listës Serbe që veprojnë në Kosovë, por që urdhra marrin vetëm nga Beogradi.

Kjo vërehet në deklarimin e pasurisë që ata e kanë bërë për vitin që kemi lënë pas.

Veç parave për të cilat nuk dihet prejardhja, zyrtarë të Listës Serbe kanë edhe vetura, banesa e prona të tjera, shkruan lajmi.net.

Më i pasuri nga partia serbe po del të jetë Slavko Simiq. Ai i ka të kursyera në bankë hiç më pak se 53 mijë euro.

Veç kësaj ai posedon edhe vetura dhe pasuri tjetër të paluajtshme.

Më keq nuk qëndron as kryetari i Mitrovicës Veriore, Goran Rakiq. Edhe ky ka në bankë të siguruara mbi 50 mijë euro të cilat i ka deklaruar në Agjencinë Kundër Korrupsion.

Rakiq njëherësh është edhe kryetar i Listës Serbe, parti kjo që në Parlament ka 10 deputetë.

Shuma të majme parash ka nëpër banka edhe ministri për Kthim dhe Komunitete, njëherësh zv/kryeministri i Kosovës, Dalibor Jevtiq.

40 Mijë euro ky i fundit i ka në bankë, kurse gjithashtu është shofer i një veture mbi 10 mijë euro.

Shuma të mëdha në bankë ka edhe Igor Simiq, por që i njëjti posedon para të llojit denar. Të tilla ai i ka deklaruar 30 mijë.

Më keq nuk qëndrojnë as deputët e tjerë të Listës Serbe, dhe zyrtarët që mbajnë pozita në qeveri, qofshin ministra apo zv/ministra.

Kjo parti ëshë direkt e varur nga Beogradi, dhe në shumë tema ka qenë pengesë për realizimin e shumë procesve në vend.

Lista Serbe zytarisht është larguar nga koaliconi qeverisës pas arrestimit të Gjuriqit, por ministrat e kësaj partie po vazhdojnë të dalin në zyrë dhe të marrin paga.

The post Milionerët e Listës Serbe appeared first on Ekonomia Online.

Zaev: Vendimin përfundimtar për emrin do ta sjellin qytetarët në referendum

Posted: 15 Jun 2018 10:21 AM PDT

Kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev, në intervistë për Prizma.mk, i dha fund dilemave se ku do të nënshkruhet marrëveshja historike mes Maqedonisë dhe Greqisë për emrin e ri 'Maqedonia Veriore', përcjell Telegrafi Maqedoni.

"Ishte propozuar, dhe ashtu mbeti – Prespa. Në praninë time, kryeministrit Tsipras dhe ministrave tjerë nga të dy qeveritë, Marrëveshja për zgjidhje përfundimtare të kontestit mes Maqedonisë dhe Greqisë për emrin dhe për partneritet strategjik mes dy shteteve do ta nënshkrujanë ministrat për punë të jashtme. Në ceremoninë e nënshkrimit janë ftuar dhe do të jenë të pranishëm mysafirë të lartë dhe miq tanë nga BE dhe OKB, nga të cilët kemi pranuar përkrahje të plotë gjatë tërë procesit", është shprehur Zaev.

Zaev shton se kjo marrëveshje qartë dhe në mënyrë transparente vërteton hapat sipas të cilëve propozohet realizimi i saj.

"Në marrëveshje qartë qëndron se vendimi përfundimtar do ta sjellin qytetarët – në referendum. Ivanov me sjelljen e tij, praktikisht, e mohon atë të drejtë të qytetarëve, gjithë qytetarëve. Kush ia jep atë të drejtë?", pyet kryeministri Zaev.

The post Zaev: Vendimin përfundimtar për emrin do ta sjellin qytetarët në referendum appeared first on Ekonomia Online.

Irani mposht Marokon në minutat e fundit

Posted: 15 Jun 2018 10:17 AM PDT

Irani ka arkëtuar pikët e plota në ndeshjen e parë të Botërorit në Rusi.

Në ndeshjen e sotme kundër Marokot kombëtarja e Iranit fitoi 0-1, transmeton Koha.net.

Ishte autogoli nga Bouhaddouz në minutën e 90+5 që i dha fitoren Iranit, që tani është lider i Grupit B me 3 pikë.

The post Irani mposht Marokon në minutat e fundit appeared first on Ekonomia Online.

Hahn: Ballkani duhet të përgatitet mirë, që BE-ja mos t’i ketë barrë

Posted: 15 Jun 2018 10:10 AM PDT

Ballkani Perëndimor duhet të përgatitet mirë për pranimin në BE, tha sot Komisioneri Evropian për Zgjerimin, Johannes Hahn.

Ai theksoi se vendet Ballkanit Perëndimor duhet të jenë të përgatitura mirë, që shtetasit e BE-së të mos i konsiderojnë si barrë.

The post Hahn: Ballkani duhet të përgatitet mirë, që BE-ja mos t'i ketë barrë appeared first on Ekonomia Online.

De Gea vazhdon me Unitedin

Posted: 15 Jun 2018 10:04 AM PDT

Raportohet se David de Gea është pajtuar që ta veshë fanellën e Manchester Unitedit edhe për pesë vitet e ardhshme.

Manchester Evening Neës raporton se spanjolli ka nënshkruar kontratë të re me "Djajtë të Kuq" për t'i fund spekulimeve për një kalim te Real Madridi, transmeton Koha.net.

De Gea ka qenë në një formë të jashtëzakonshme në ekipin nga Old Trafford që prej transferimit të tij nga Atletico Madridi.

The post De Gea vazhdon me Unitedin appeared first on Ekonomia Online.

Reqica merr mbështetje nga ShBA për punësimin e grave në Kosovë

Posted: 15 Jun 2018 10:00 AM PDT

Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Reçica, në kuadër të qëndrimit në Uashington, ka vazhduar takimet në Departamentin e Punës, në kuadër të Departamentit Amerikan të Shtetit. Ai u takua me Drejtoreshën e Zyrës për punën e fëmijëve, punës së detyrueshme dhe trafikimit të qenieve njerëzore, znj.Marcia Eugenio, me të cilën bisedoi lidhur me vështirësitë e Ministrisë, sidomos me papunësinë në vend, krijimin e mundësive për punësim sezonal në SHBA, si dhe eliminimin e punëve të rënda tek fëmijët.

Ministri Reçica e njoftoi znj.Eugenio lidhur me zbatimin e rekomandimeve të dhëna nga Departamenti i Shtetit mbi eliminimin e punëve të rënda tek fëmijët. Ai theksoi se tashmë draftligji për të drejtat e fëmijëve është dërguar për miratim në Qeveri, është miratuar Strategjia Sektoriale, e cila parasheh disa aktivitete lidhur me eliminimin e punëve të rënda, sikurse ngritja e nivelit të koordinimit në mes të nivelit qendror dhe lokal si dhe fuqizimi i mekanizmave për eliminimin e punëve të rënda, përfshirja e fëmijëve minoritar nëpër shkolla, etj.

Eugenio falënderoi Ministrin Reçica për vizitën dhe theksoi se Departamenti i Punës është i interesuar që të ndihmojë Kosovën në këtë aspekt.

Ministri Reçica, po sot ka zhvilluar një takim me Drejtoreshën e zyrës së "UN Women" në Washington, .Elizabeth Cafferty me të cilën diskutoi lidhur me viktimat e dhunës seksuale në Kosovë. Ministri Reçica e njoftoi Cafferty lidhur me procesin e statusit të viktimave të dhunës seksuale dhe veprimet të cilat ka ndërmarrë Qeveria e Kosovës lidhur me njohjen e statusit të viktimave të dhunës seksuale dhe për beneficionet që do t`iu ofrojë Qeveria e Kosovës.

Ministri Reçica kërkoi nga Cafferty ndihmë në realizimin e një projekti me të cilin do të angazhoheshin një numër grash, në punësim ose të mbështetën me projekte të vogla, si biznese familjare etj.

Znj.Cafferty e siguroi Ministrin Reçica se do të ngrit këtë çështje edhe në New York dhe se do të jetë zëri i të gjithë të mbijetuarve të dhunës seksuale të luftës së fundit.

Ministri Reçica është takuar gjithashtu me përfaqësues të Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe Bankës Botërore me të cilët ka diskutuar për projektet e Ministrisë, reformën pensionale, reformën në marrëdhënien e punës, inspektoratin e punës dhe reformën e aftësisë së kufizuar.

The post Reqica merr mbështetje nga ShBA për punësimin e grave në Kosovë appeared first on Ekonomia Online.

EULEX-i mbetet veç një ide e mirë, e zbatuar keq

Posted: 15 Jun 2018 09:55 AM PDT

Misioni më i madh dhe më i shtrenjtë i BE për shtetin e së drejtës në Kosovë, EULEX, ndryshon formatin dhe në të ardhmen do merret vetëm me vëzhgimin e sistemit të drejtësisë në shtetin e vogël të Ballkanit.

Shteti i së drejtës nuk krijohet pa para. Kjo vlen edhe për Kosovën. Gati 1,5 miliardë euro ka investuar Bashkimi Evropian për misionin e shtetit të së drejtës në shtetin më të ri evropian. Mbas dhjetë vjet pune, EULEX do i dorëzojë kosovarëve pjesën ekzekutive të punës. Këtë vendim ka marrë javën e kaluar Këshilli Evropian.

Por, EULEX do të qëndrojë edhe dy vite të tjera në Kosovë për të vëzhguar dhe për të dhënë këshilla. Për këtë i janë vënë në dispozicion 83,6 milionë euro të tjera. EULEX u krijua në vitin 2008, për të ndihmuar në ngritjen e strukturave demokratike në Kosovën e ndarë nga Serbia dhe të banuar kryesisht nga shqiptarët.

EULEX filloi punën kur misioni i OKB në Kosovë, (UNMIK) u reduktua. Kosova nuk kishte instrumenta në atë kohë, për të ngritur shtetin e së drejtës. Mungonte kompetenca, kapacitetet dhe pavarësia. E gjithë administrata publike ishte e politizuar dhe e korruptuar.

Detyrë lufta kundër kriminalitetit të organizuar dhe korrupsionit

Andrea Lorenzo Capussela ka qenë në Kosovë kur EULEX filloi punën. Ai e vlerëson idenë e EULEX-it: “për të ndihmuar Kosovën, për të ngritur kapacitetet, për të trajnuar dhe vëzhguar, por kryesisht për të marrë përsipër segmentin delikat të sektorit juridik. Kosova kishte për detyrë të vendoste drejtësinë në vend”, thotë ish drejtuesi i sektorit ekonomik të Zyrës së Kontrollit Ndërkombëtar. Në shumë fusha delikate si për shembull për korrupsionin në nivel të lartë ose për krimet e luftës Kosova kishte policinë, prokurorë dhe gjykatës, që kishin të drejtë të arrestonin dhe të nxirrnin para gjyqit, ose të ofronin avokatin mbrojtës. Përveç kësaj ajo kishte për detyrë të kryente të njëjtën gjë në sektorin civil dhe në çështjet ekonomike për raste të vështira si në të drejtën e pronës dhe privatizimin.

Prej UNMIK-ut, Kosova trashëgoi një mal me gjithsej 1200 raste. 100 raste të tjera i shtoi EULEX vetë. Por EULEX nuk trashëgoi vetëm rastet, trashëgoi edhe pakënaqësinë e njerëzve që prisnin të vendosej drejtësia njëri mision mbas tjetrit. 2000 policë, gjykatës, roje burgu dhe doganierë u dërguan në Kosovë. 1000 kosovarë ishin në ndihmë të tyre.

Mbi përvojën e tij në Kosovë, Lorenzo Capussela ka shkruar një libër. Për Deutsche Welle ai shpjegon pse ishte i vështirë zbatimi i idesë.”E para ishte një detyrë e vështirë, që kërkonte një punë të madhe nga Bashkimi Evropian. Për fat të keq, makineria e politikës së jashtme të BE nuk tregoi këtu anën e saj eficiente. Së dyti, mungonte vullneti politik për ta kryer këtë detyrë si duhet. Dhe së treti, stabiltetit politik iu dha shumë më tepër peshë se zbatimit të shtetit të së drejtës.”

Pa ndarje nga politika

EULEX ka përpunuar 500 raste, një pjesë të të cilave i ka mbyllur kurse një pjesë i ka kthyer mbrapsht për mungesë provash. 800 raste të pazgjidhura i dorëzohen tani autoriteteve kosovare. Kosova merr përsipër përgjegjësinë për hetimet, ndjekjen penale dhe nxjerrjen para drejtësisë. Nëse do ketë mes tyre edhe politikanë mbetet të shihet. Sepse një nga pikat më të përmendur më shumë nga kritikët, ka qenë që edhe nëse shumë tregues thonë që elita politike është e përzier me korrupsionin dhe kriminalitetin e organizuar, asnjë prej tyre nuk është dënuar.

Capussela është i mendimit se menaxhmenti i EULEX ka qenë oportunist, nuk ka ushtruar presion sa duhet, por është fshehur pas rolit të këshilluesit. Për “dështimin” e EULEX-it, ai bën përgjegjës përzierjen në politikë. Ai e përshkruan kështu: “Nëse drejtuesi i misionit takohet çdo ditë, ose çdo javë me kryemistrin ose ministrat dhe me ambasadorët e BE-së, atëherë është e vështirë për prokurorët e misionit, të shkojnë të arrestojnë ministrin mëngjesin tjetër”

The post EULEX-i mbetet veç një ide e mirë, e zbatuar keq appeared first on Ekonomia Online.

Emery i ngazëllyer me rinovimin e Xhakës

Posted: 15 Jun 2018 09:49 AM PDT

Trajneri i Arsenalit, Unai Emery, ka shprehur kënaqësinë e tij me rinovimin e mesfushorit shqiptar, Granit Xhaka.

Arsenali konfirmoi rinovimin e Xhakës, atë që është kontratë e re afatgjate për futbollistin nga Kosova.

Xhaka me këtë rast do të luajë me numrin 34, numrin e tij të preferuar.

Dhe, trajneri i ri, Unai Emery, ka mirëpritur këtë nënshkrimin me mesfushorin.

"Jam i ngazëllyer që Graniti ka rinovuar kontratën e tij me ne. Ai është një lojtar i rëndësishëm për skuadrën dhe është i ri, kështu që ka kohë të zhvillohet edhe më shumë".

"Shpresoj se ai ka Botëror të suksesshëm me Zvicrën dhe kthehet i gatshëm për sezonin e ri", theksoi Emery për faqen zyrtare të klubit.

Granit Xhaka do të luajë në këtë Botëror për herë të parë të dielën ndaj Brazilit në Rostov on Don

The post Emery i ngazëllyer me rinovimin e Xhakës appeared first on Ekonomia Online.

Neymar: Jam lojtari më i mirë në botë, Ronaldo dhe Messi janë nga tjetër planet

Posted: 15 Jun 2018 09:44 AM PDT

Superylli i Brazilit, Neymar, beson se ai është futbollisti më i mirë në botë.

Sulmuesi i rrezikshëm i Selecaos këto pohime i bëri para ndeshjes hapëse të kombëtares së Brazilit të dielën ndaj Zvicrës.

Ai beson se është më i miri në botë, teksa cilëson Messin dhe Ronaldon si lojtarë jo prej këtij planeti.

"Dy lojtarët që janë mbi të gjithë të tjerët janë Ronaldo dhe Messi".

"Me gjithë modestinë, unë jam lojtari më i mirë në botë, sepse ata janë nga një planet tjetër", u shpreh Neymar në kanalin e YouTube Desimpedidos.

Neymari ka përfunduar dy herë në vendin e tretë në votimet për Topin e Artë.

Por, këtë vit nëse arrin të triumfojë në Kupën e Botës shumë lehtë braziliani mund të shpallet më i miri për herë të parë.

The post Neymar: Jam lojtari më i mirë në botë, Ronaldo dhe Messi janë nga tjetër planet appeared first on Ekonomia Online.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more