Skip to main content

“Fiter Bajrami, Basha dhe Kryemadhi urojnë besimtarët myslimanë” plus 9 more Gazeta SHQIP

“Fiter Bajrami, Basha dhe Kryemadhi urojnë besimtarët myslimanë” plus 9 more Gazeta SHQIP


Fiter Bajrami, Basha dhe Kryemadhi urojnë besimtarët myslimanë

Posted: 15 Jun 2018 02:04 AM PDT

Lideri i opozitës Lulzim Basha ka uruar festën e Fiter Bajramit për të gjithë besimtarët myslimanë: “Nga zemra ju uroj të gjithë shqiptarëve e në veçanti agjëruesve të Ramazanit: Gëzuar Fitër Bajramin! Zoti e bekoftë Shqipërinë dhe shqiptarët kudo ku janë!”.

Ndërsa Monika Kryemadhit, kryetarja e LSI, shkruan: “Urimet më të mira për të gjithë besimtarët myslimanë në festimet e Bajramit të Madh, në përmbyllje të muajit të shenjtë të Ramazanit. Pas një muaji dedikimi e sakrifice për t'u afruar më tepër me zotin, vlerat e të cilit kanë një rol të pazëvendësueshëm për shoqërinë tonë. Ramazani kultivon shpirtmadhësinë dhe është kontribues tolerance dhe solidariteti.

Uroj nga zemra që fryma, vlerat dhe mësimet e tij të jenë një mësim i madh për shoqërinë tonë gjatë gjithë vitit. Gëzuar Bajramin e Madh! Mbarësi, paqe e lumturi për familjet tuaja dhe Shqipërinë!”.

15 qershor 2018 (gazeta-Shqip.com)

 

 

Opozita greke, mocion mosbesimi ndaj qeverisë Tsipras

Posted: 15 Jun 2018 01:59 AM PDT

Kreu i opozitës greke Kyriakos Mitsotakis ka dorëzuar sot në parlament një mocion mosbesimi për qeverinë e kryeministrit Aleksis Tsipras.

"Qeveria ka humbur prej kohësh besimin e popullit grek dhe nuk është në gjendje të mbrojë interesat kombëtare", ka thënë kryekonservatori Mitsotakis duke iu referuar marrëveshjes për emrin e Maqedonisë, të cilën e quajti të dëmshme për vendin.

Seanca 3-ditore ka filluar mbrëmjen e së enjtes dhe do të përfundojë ditën e shtunë në darkë. Mocioni i mosbesimit do të pranohet vetëm nëse aprovohet nga të paktën 151 prej 300 deputetëve të parlamentit grek, ndërkohë që partitë aleate në qeveri, Syriza dhe Grekët e Pavarur kanë një shumicë prej 153 deputetësh.

Nëse nuk kalon dhe për këtë kryeministri Tsipras është i sigurt, opozita nuk do të ketë të drejtë të sjellë përsëri një mocion të ri për 6 muaj.

Mitsotakis ka dorëzuar mocionin e mosbesimit pas seancës së fundit të katër ditëve të diskutimeve, kur parlamenti aprovoi me shumicë votash projektligjin me parakushtet për mbylljen e vlerësimit të fundit të programit grek të reformave, pas rreth 9 vitesh të krizës ekonomike që kaloi vendi.

15 qershor 2018 (gazeta-Shqip.com)

Kadare merr çmimin e Karrierës nga Akademia e Shkencave

Posted: 15 Jun 2018 01:45 AM PDT

Ismail Kadare shkrimtari i madh shqiptar ka qënë i pranishëm në ceremoninë e dorëzimit të çmimit të karrierës nga ana e Akademisë së Shkencave të Shqipërisë. Në një ceremoni ku merrnin pjesë personalitete të letrave Kadare është nderuar me vlerësimin e lartë."Ardhja Juaj këtu na jep të gjithëve gëzim të brendshëm, që fjalët tona modeste nuk e shprehin dot deri në fund.

Ky çmim është kurora e çmimeve shkencore kombëtare vjetore të akademisë sonë, krahas çmimit Ҫabej, atij Radovicka dhe çmimit për kërkuesin e ri më të suksesshëm. Megjithatë, Çmimi i Karrierës, që juria e posaçme vendosi t'ju akordohet Ju, është thjesht një shenjë nderimi krahasuar me çmimet e mirënjohjet e larta ndërkombëtare dhe titujt e nderit që keni fituar për merita të veprës Suaj ngado nëpër botë. Kur juria mori këtë vendim, ne të gjithë kemi menduar njësoj:-që emri Juaj, vepra Juaj, janë të tilla që asnjë çmim nuk i mbulon dot!", u shpreh në fjalën e hapjes Vasil Tole sekretar shkencor i akademisë.

Më tej Tole nënvizoi se " krijimtaria e Kadaresë ishte dhe mbetet "buka" jonë shpirtërore, e cila ushqente dhe ushqen imagjinatën, shtynte dhe shtyn, zgjeronte dhe riformatonte përmasat e munguara të lirisë individuale të ҫdo shqiptari". "Gjuha shqipe, gjuha jonë e përditshme, kurrë nuk e kishte arritur atë fuqi shprehëse që ne të gjithë gjejmë në veprën Tuaj.

Kjo vepër është konfirmimi më i padiskutueshëm i barazisë së shqipes me çdo gjuhë tjetër si gjuhë letërsie e si mundësi për të shqiptuar e kënduar të gjitha kumtet e mundshme të kësaj bote, letrare, muzikore a shkencore qofshin. Këtu ne e kemi për detyrë të saktësojmë dhe rolin Tuaj vetjak për lartësimin e shqipes letrare si gjuhë e njësuar në mënyrë sovrane dhe vendimtare. Përtej kësaj, e gjithë karriera Juaj ka qenë në shërbim të promovimit të identitetit historik dhe kulturor të shqiptarëve. Shqipëria tjetër, ajo e ndritshmja, qoftë dhe në prapësi, që gjendet në veprën Tuaj, është pa dyshim një arritje për të cilën brezat e shqiptarëve duhet t'Ju jenë dhe do të jenë përjetë mirënjohës.

Letërsia shqipe ka pritur plot pesë shekuj për të arritur atë që arriti me veprën Tuaj: të bëhet njëkohësisht letërsi europiane dhe fenomen botëror. Ju e lidhët atë me fillimin e fillimeve, veprën e Marin Barletit, e para vepër që e bëri dheun e Arbërit çështje të një qytetërimi të tërë. Prandaj mund të themi pa patetizëm se atë që bëri për mbrojtjen e Shqipërisë evropiane shpata dhe rezistenca e Skënderbeut në kohën e vet, Ju e bëtë në kohën tonë me penë dhe i vetëm. Miku dhe kolegu ynë e ka quajtur këtë Shqipëri Ismailand, duke përngjitur një idiomë të bukur të gjuhës angleze: Is my land, ky është vendi im, kjo është Shqipëria ime.

Shqipëria letrare e Ismail Kadaresë është një Shqipëri evropiane" tha Tole.Më tej ai foli për misionin e Akademisë duke thënë se "Akademia e Shkencave është trashëgimi, para se të jetë institucion". "Kjo trashëgimi nuk na takon vetëm ne, nuk i takon vetëm një brezi, por është e gjithë kontribuuesve të saj që prej themelimit të saj deri më sot. Ne kemi përgjegjësi kundrejt kësaj trashëgimie, me të cilën lidhen emrat e intelektualëve më të shquar të vendit nga Aleks Buda e Eqrem Ҫabej deri tek Ismail Kadareja.

Në emër të kësaj përgjegjësie jemi përfshirë në një proces vetëreformimi që ka qenë kryefjala e kësaj periudhe, me qëllim që Akademia e Shkencave të jetë në funksionet e veta të ligjshme, si institucioni që bashkon dijetarët, mendimtarët, shkencëtarët e krijuesit me rol të shquar intelektual në shoqëri; si institucioni që vetëpërtërihet me studiues të rinj që i sigurojnë asaj të ardhme; si institucioni që mbështet zhvillimin ekonomik të vendit e që mbron nderin, dinjitetin dhe deontologjinë shkencore; si institucioni që ruan përbërëset themelore të identitetit shqiptar: gjuhën tonë të përbashkët, traditën tonë origjinale, historinë dhe letërsinë shqipe. Ne kemi hedhur hapat e domosdoshëm, duke i dhënë vullnetit tonë shprehje ligjore dhe shpresojmë se projekti që kemi paraqitur të aprovohet në kohën e duhur nga Këshilli i Ministrave dhe Kuvendi i Shqipërisë", tha Tole.

15 qershor 2018 (gazeta-Shqip.com)

Negociatat, Meta nga Berlini: Optimist për një vendim pozitiv

Posted: 15 Jun 2018 01:28 AM PDT

Presidenti Ilir Meta jep një mesazh nga Berlini, në pritje të përgjigjes për çeljen e negociatave me Shqipërinë.

Mesazhi i kreut të shtetit u dha teksa ishte i ftuar nderi në takimin e 23-të Ndërkombëtar të Berlinit mes kolegësh, dhe udhëheqës të besimeve të vendeve të ndryshme të botës.

"Vura në pah progresin e bërë nga Shqipëria në procesin e integrimit evropian duke theksuar se jemi optimistë për një vendim pozitiv dhe të rëndësishëm nga Këshilli Evropian për çeljen e negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian, vendim i cili do të ishte një shtysë inkurajuese për Shqipërinë dhe për të gjithë rajonin në adresimin më të vendosur të prioriteteve kyçe dhe të bashkëpunimit rajonal", shprehet Presidenti, duke informuar mbi fjalën e mbajtur në takim.

Më tej shton se paqja dhe stabiliteti janë të pranishme në rajonin tonë dhe se sot kemi mundësinë historike për ta bërë atë të pakthyeshme.

Presidenti nënvizoi se fryma e bashkëpunimi dhe mirëkuptimi të ndërsjellë në rajonin tonë duhet të forcohet më tej dhe çështja e emrit të Maqedonisë falë progresi historik të ditëve të fundit të finalizohet sa më parë.

15 qershor 2018 (gazeta-Shqip.com)

Jeta në çifti, njihuni me rregullat e grindjes së “përsosur”

Posted: 15 Jun 2018 01:15 AM PDT

Si ta kthejmë konfrontimin potencialisht vdekjeprurës në një konfrontim konstruktiv (dhe përfundimisht të provojmë se kemi të drejtë)

Grindjet janë kripa e jetës në çift. Në fund të fundit, është shumë më mirë të ballafaqohemi, edhe të përplasemi, në vend që të kalojmë ditët midis grindjeve dhe heshtjeve të mbushura me pakënaqësi dhe impulse. Por, ne duhet të mësojmë të flasim në mënyrë bindëse, ose të motivojmë besimet tona, pa u ndikuar shumë nga emocionet dhe të mësojmë të tërheqim ujin në mullinjtë tonë, pa e fyer njëri-tjetrin. E gjithë kjo, sigurisht, nuk do të thotë të heqësh dorë nga e drejta.

Të shkosh tek objektivi – Le të mos harrojmë faktin se qëllimi i diskutimit është të tregojë të vërtetën e një teze, ose korrektësinë e një pozicioni apo sjelljeje. Le të përqendrohemi në temë, pa humbur dhe nëse është e mundur, pa sjelljen e sistemeve maksimale. Ne po diskutojmë kushtet, në të cilat e kemi gjetur dhomën e ndenjes kur kemi ardhur nga puna, ndërkohë që ai shikonte ndeshjen në TV, jo mbi mënyrën se si partneri ynë është edukuar nga familja e tij. Duhet të shmangim gjithashtu të kritikojmë karakterin dhe personalitetin e partnerit: nuk jemi duke vënë në diskutim personin, por sjelljen.

Pikëpamjet – Le t'i shqyrtojmë gjërat nga këndvështrime të ndryshme dhe të marrim parasysh pikëpamjet e tij, si dhe tonat. Nuk bëhet fjalë për të kërkuar justifikime për një sjellje që na ka acaruar ose lënduar, as të zvogëlojmë ndjenjat tona, por të identifikojmë (dhe ndoshta të diskutojmë), pse ai u soll kështu. Përtej paraqitjeve, mund të ketë një arsye, nëse nuk është e vlefshme, të paktën e kuptueshme: në atë moment, mbi këtë duhet ta përqendrojmë vëmendjen tonë. Siç ka shkruar eksperti i komunikimit, Jay Sullivan në librin e tij "Simply Said: Communicating Better at Ëork and Beyond", të bësh pyetje është mënyra më e mirë për të dalë sa më mirë nga një diskutim sepse na lejon të njohim me të vërtetë homologun tonë përtej perceptimit instinktiv dhe sipërfaqësor që kemi në atë moment.

Vetëm e tashmja – Një gabim tjetër që duhet shmangur është rikthimi me radhë i të gjitha arsyeve të mundshme për mosmarrëveshje që mund të kemi pasur në të kaluarën. Është e panevojshme të raportohet, për një kuzhinë të parregulluar, si dhe për mosmarrëveshjet e gjashtë muajve të fundit. Le të ndalemi tek e tashmja: në fund të fundit, çfarë na intereson me të vërtetë në këtë moment? Por, bëjeni në mënyrë që kur ai të karikohet pas darkës, pjatat të përfundojnë në pjatalarëse dhe ushqimi në frigorifer (dhe jo anasjelltas).

Kërkojmë atë që duam – Është e padobishme të presësh që të "vijë vetë": Në qoftë se ne duam diçka, më mirë t'ia kërkojmë atij drejtpërdrejt, në mënyrë të sjellshme dhe të thjeshtë, pa marrë asgjë në këmbim. Përndryshe, ne mund të presim për shekuj dhe ta gjejmë veten të dëshpëruar dhe të irrituar: jo të gjithë arrijnë të lexojnë mendimet e të tjerëve, madje as partneri ynë.

Çfarë ishte? Ndoshta mund të na shpëtojë, por ne luftojmë për të gjetur një zgjidhje për një gjendje mosmarrëveshjeje, jo për hir të tij. Nëse çdo divergjencë kthehet në një provë të forcës dhe një beteje vetëm për hir të fjalës së fundit, një shqyrtim i mirë i ndërgjegjes nga ana e të dyve është rreptësishtë i nevojshëm. Diskutimet e këtij lloji, në fakt, nuk çojnë në ndonjë rezultat dhe nuk hapin ndonjë derë për mirëkuptim të ndërsjellë.

Kujdes me gjuhën – Të qenurit në mosmarrëveshje, nuk do të thotë që të dyja palët të kapërcejnë kufijtë e sjelljeve të mira dhe sjelljes civile. Ne i kushtojmë vëmendje të madhe mënyrës sonë të të folurit dhe gjuhës së trupit: një gjest ose një shprehje mund të dëmtojë dhe ofendojë më shumë se një mijë fjalë. Le të mos e lejojmë kurrë fyerjen, ose më keq akoma dhunën. Nëse kjo ndodh, le të largohemi menjëherë: të largohemi nga dhoma dhe, nëse është e nevojshme, nga shtëpia.

Pak ironi – Një grindje që po zmadhohet shumë, mund të kalojë me zgjuarsi ose me një moto që mund të ngjallë të qeshura. Por kini kujdes: ironia nuk do të thotë sarkazëm. Nëse qëllimi i shakasë është dyshues, më mirë të përqendrohemi te vetja sesa te partneri.

Dhe në fund, bëjmë paqe – Është akt i vërtetë fitues pas një grindjeje: përtej asaj se si përfundoi diskutimi, le t'i kërkojmë ndjesë njëri-tjetrit dhe ta kthejmë faqen.

15 qershor 2018 (gazeta-Shqip.com)

Botërori, ISIS kërcënon me atentate: Masakër të paparë! (Video)

Posted: 15 Jun 2018 01:09 AM PDT

ISIS kthehet të kërcënojë Botërorin e futbollit në Rusi me një video ku premton "një masakër të paparë ndonjëherë".

Në një video, të shpërndarë nga tablodi britanik "Daily Star", organizata terroriste ka shfaqur imazhet e video, duke njoftuar se kërkon "hakmarrje" ndaj Vladimir Putinit dhe Rusisë. Videoja është mbyllur me një pamje tëstadiumit të Soçit, "të monitoruar" nga një xhihadist me veshje sportive dhe mitraloz në dorë.

Imazhet, të analizuara nga Instituti i Kërkimeve për Mediat në Lindjen e Mesme, tregojnë ndër të tjera disa pajisje që shpërthejnë brenda dhe përreth stadiumit olimpik të Soçit, ndërsa një dron i ISIS-it qëndron pezull mbi kokat e spektatorëve.

Kërcënime Leo Mesit – Grupi terrorist deklaron në video se disa nga xhihadistët e tij janë në Rusi dhe po planifikojnë sulme që do të kryhen gjatë Kupës së Botës. Një nga imazhet tregon shpërthime brenda një stadiumi dhe titullin: “Do të jetë një masakër që kurrë nuk është parë më parë në histori”. Një tjetër pjesë tregon një terrorist që qëndron brenda stadiumit të Luzhnikit në Moskë, duke kapur nga flokët yllin argjentinas, i gjunjëzuar dhe duke mbajtur kostum burgu portokalli për prerjen e kokës.

Sulm edhe Putinit – Në video, e cila u publikua nga një kanal i propagandës me bazë të ISIS është e fundit e një serie kërcënimesh sistematikisht të avancuara gjatë ngjarjeve të mëdha sportive, terroristët gjithashtu sulmojnë drejtpërdrejt presidentin rus Vladimir Putin, "i pafe . “Putin është i pabesë, do të paguani çmimin e vrasjes së msslimanëve”, është paralajmërimi i xhihadistëve.

Masa të rrepta – Zyrtarët rusë sigurojnë lojtarët, tifozët dhe anëtarët e delegacioneve kombëtare që Rusia ka marrë masa të “paprecedenta” të sigurisë dhe është e përgatitur për të gjithë skenarët e mundshëm, duke përfshirë sulmet terroriste dhe marrjen e pengjeve. Një regjim i veçantë i sigurisë është në fuqi, në veçanti, në qytetet pritëse të Kupës së Botës dhe në qendrat që i presin kombëtaret pjesëmarrëse.

Agjentët në alarm – Mijëra oficerë policie, ushtria dhe forcat ajrore janë vendosur në territor dhe do të mbeten në gatishmëri deri në fund të veprimtarisë sportive. Autoritetet gjithashtu ndaluan fluturimin e dronëve dhe kufizime të mëtejshme u imponuan për demonstrata publike. Më në fund, mijëra kamera survejimi u instaluan për të monitoruar të gjitha aktivitetet që lidhen me Botërorin.

15 qershor 2018 (gazeta-Shqip.com)

Gjiknuri: Bypass i Fierit përfundon vitin e ardhshëm

Posted: 15 Jun 2018 01:01 AM PDT

Bypass-i i Fierit do të ketë përfunduar vitin e ardhshëm është shprehur ministri për Infrastrukturën dhe Energjinë, Damian Gjiknuri, teksa inspektoi dy kantiere të ARRSH-së në zonën e Fierit.

"Dua të jap edhe një lajm të mirë që sot përfundoi edhe parakualifikimi i fazës së parë të dy bypass-eve, atë të Fierit dhe atë të Vlorës. Këto ditë do të hapet tenderi për fazën përfundimtare që është dorëzimi i ofertave financiare dhe jam besimplotë që brenda këtij viti ne do të fillojmë punimet edhe në këto dy bypass-e të rëndësishme. Shpresojmë që bypass-i i Fierit vitin tjetër të jetë i përfunduar kurse bypass-i i Vlorës do të dojë më shumë kohë. Ajo çka është e rëndësishme është se edhe kësaj gangrene të infrastrukturës për shumë vite, ne i dhamë zgjidhje. Pra u prish kontrata, u siguruan të gjitha të drejtat juridike, u fillua procedura e re dhe kjo po shkon drejt përfundimit. Një procedurë kompetitive, transparente dhe e monitoruar nga BERZH-i si institucioni financues i këtij projekti", nënvizoi Gjiknuri.

Më pas, ministri Gjiknuri ishte në Unazën Lindore të qytetit të Fierit ku ka nisur puna për rehabilitimin e plotë të segmentit nga rrethrrotullimi i Patosit deri në ish-QTU. Projekti parashikon më tej ndërhyrjen rehabilituese deri në Levan ku bëhet lidhja me autostradën Fier-Vlorë.

"Këtu siç e shikoni ka qenë një segment jashtëzakonisht problematik dhe në krye të besoj dy javëve kjo pjesë e segmentit që po punohet do të jetë tërësisht e rinovuar. Me Bashkinë e Fierit dhe me policinë jemi duke punuar që një pjesë e trafikut të devijohet brenda qytetit. Edhe njëherë u kërkojmë ndjesë qytetarëve por njëkohësisht edhe të na mirëkuptojnë. Është një periudhë shumë e shkurtër por përfitimi do të jetë shumë i madh. Korriku dhe Gushti që janë edhe muajt kulmor të sezonit do të kenë rrugë shumë më të mira dhe diferenca do të jetë e jashtëzakonshme", u shpreh ministri Gjiknuri.

15 qershor 2018 (gazeta-Shqip.com)

Rihana tregohet e sh(kujdesshme)! (Foto)

Posted: 15 Jun 2018 12:50 AM PDT

Një fustan që shkëlqente dhe ndriçonte, i ka mjaftuar Rihanas për të treguar diçka më shumë. Në tapetin e kuq të "Ocean's 8", ylli i muzikës pop mbante veshur një fustan me dekolte të hapur dhe u fotografuar duke u përpjekur që të mos zbulonte shumë.

Megjithatë, 30-vjeçarja nuk është ndier shumë në siklet, pasi menjëherë është përpjekur të ruajë qetësinë.

15 qershor 2018 (gazeta-Shqip.com)

Portugali-Spanjë, përplasje “titanësh” për kreun e Grupin B

Posted: 15 Jun 2018 12:41 AM PDT

Një përplasje e vërtetë titanësh. Kështu mund të konsiderohet sfida e Grupit B, Portugali – Spanjë, që do të zhvillohet në orën 20:00, në "Fisht Olympic Stadium" të Sochit, rezultati i së cilës pritet të vendosë se cila nga këto dy skuadra do të renditet e para e grupit. Edhe pse përfaqësojnë dy vende fqinje në Gadishullin Iberik dhe janë emra shumë të rëndësishëm të futbollit europian, për Portugalinë dhe Spanjën është herë e dytë në histori që përballen në Kupën e Botës. Në fazën e 1/16 të Afrikë 2010, "La Roja" i eliminoi luzitanët me një fitore të ngushtë 1-0.

Portugalia dhe Spanja janë ndeshur në 35 raste në histori. Spanjollët kanë fituar 16 takime, portugezët 6 dhe në 13 raste janë ndarë në barazim. "La Roja", që ështënjë miksim i lojtarëve me eksperiencë me të rinjtë e talentuar, vjen në një moment të vështirë pas shkarkimit të trajnerit Julen Lopetegui vetëm para dy ditësh, me Fernando Hierron që më shumë se me taktikën duhet të punojë për të ruajtur atmosferën pozitive brenda grupit, që ky ndryshim i papritur të mos ketë ndikim në performancën e ekipit.

Nga ana tjetër Portugalia vjen si kampionia e Europës në fuqi, me "yllin" e saj Cristiano Ronaldo që ka shansin e fundit për të bërë diçka të madhe në Botëror.

15 qershor 2018 (gazeta-Shqip.com)

Droni amerikan godet kreun e talibanëve, dyshohet të jetë vrarë

Posted: 15 Jun 2018 12:40 AM PDT

Zyrtarë të Pentagonit thanë se një dron i Shteteve të Bashkuara ka shënjestruar udhëheqësin e talibanëve pakistanezë në një provincë afgane, pranë kufirit me Pakistanin.

Raportet e pakonfirmuara lokale thonë se Mullah Maulana Fazlullah është vrarë.

Zyrtarë të ushtrisë amerikane thanë se sulmi ka shënjestruar Fazlullahun, shefin e grupit Tehrik-e-Taliban Pakistan, i shpallur terrorist, në një sulm me dron në provincën Kunar.

Zyrtarët amerikanë, që folën në kushte anonimiteti, thanë se statusi i Fazlullahut nuk është i qartë dhe mohuan të thonë nëse operacioni ka qenë i suksesshëm.

Në muajin mars, Shtetet e Bashkuara ofruan shpërblim prej pesë milionë dollarësh për informacione rreth Fazlullahut, duke thënë se grupi i tij "ka treguar aleancë të afërt me Al Kaidën".

15 qershor 2018 (gazeta-Shqip.com)

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more