Skip to main content

“FIFA heton edhe Lichtsteinerin për shqiponjën, hetime edhe në kampin serb” plus 9 more Ekonomia Online

“FIFA heton edhe Lichtsteinerin për shqiponjën, hetime edhe në kampin serb” plus 9 more Ekonomia Online


FIFA heton edhe Lichtsteinerin për shqiponjën, hetime edhe në kampin serb

Posted: 24 Jun 2018 10:22 AM PDT

Përveç Xherdan Shaqirit e Granit Xhakës që po hetohen nga FIFA për festimin e tyre me shqiponjë në ndeshjen kundër Serbisë, tani do të hetohet edhe kapiteni i Zvicrës, Stephan Lichtsteiner për të njëjtën arsye.

FIFA ka konfirmuar se ka nisur hetimet edhe për presidentin e Federatës së Futbollit të Serbisë, Slavisa Kokeza, si dhe ndaj trajnerit të kombëtares së Serbisë, Mladen Krstajiq për komentet e tyre pas kësaj ndeshje, transmeton koha.net.

Disiplinor i FIFA-së ka hapur procedurë disiplinore ndaj lojtarit të Zvicrës, Stephan Lichtsteiner për shkak të festimit të golit në ndeshjen Zvicër – Serbi. Në lidhje me të njëjtën ndeshje procedurë disiplinore është hapur edhe ndaj presidentit të Federatës së Futbollit të Serbisë, Slavisa Kokeza, si dhe trajnerit të kombëtares serbe, Mladen Krstajiq për komentet e tyre pas ndeshjes", thuhet në konfirmimin e FIFA-së.

The post FIFA heton edhe Lichtsteinerin për shqiponjën, hetime edhe në kampin serb appeared first on Ekonomia Online.

Erdogan thotë se procesi zgjedhor kaloi i qetë

Posted: 24 Jun 2018 10:17 AM PDT

Presidenti i Republikës së Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, në Stamboll deklaroi se procesi zgjedhor kaloi në mënyrë të qetë, dhe shpreson se do të sjell gjëra të mira, raporton Anadolu Agency.

Në Turqi sot janë mbajtur zgjedhjet e parakohshme presidenciale dhe parlamentare në të cilat afër 60 milionë votues zgjodhën presidentin e shtetit dhe përbërjen e re të Kuvendit të Madh Popullor të Republikës së Turqisë.

Presidenti aktual turk, lider i Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim (AK Parti) dhe kandidat presidencial i këtij opsioni politik Erdoğan votoi në vendvotimin në distriktin Uskudar të Stambollit.

Pasi kreu detyrën qytetare, Erdogan u zhvendos në zyrën presidenciale Kisikli në Stamboll.

Më vonë nga Kisikli u nis drejt rezidencës Huber, ndërsa me këtë rast përshëndeti qytetarët që ishin mbledhur.

The post Erdogan thotë se procesi zgjedhor kaloi i qetë appeared first on Ekonomia Online.

Zbuloni Audin Q8, një SUV i jashtëzakonshëm

Posted: 24 Jun 2018 10:13 AM PDT

Audi po përqendrohet shumë në makinat SUV dhe makina e fundit që i bashkohet kësaj familjeje është Q8.

Ky mjet fantastik do të jetë i disponueshëm për tregun evropian pas verës së këtij viti.

Mendohet se çmimi i tij do të jetë rreth 80 mijë euro.

The post Zbuloni Audin Q8, një SUV i jashtëzakonshëm appeared first on Ekonomia Online.

“The Happy Prince” për vitet e fundit të Oscar Wildes

Posted: 24 Jun 2018 10:07 AM PDT

Është rol të cilin është i lindur ta luajë dhe këtë e bën me saktësinë e duhur të madhështisë që kërkohet.

Rupert Everett e ka shkruar skenarin, ka bërë regjinë dhe luan në dramën që flet për vitet e fundit të jetës së Oscar Wildes: agonia poshtëruese e azilit në Napoli dhe në Paris pasi që lirohet nga burgu pas dënimit për "paturpësi vulgare".

Ky ka qenë rezultat i aferës së tij me Lord Alfred "Bosie" Douglas, babai i tërbuar i të cilit, Marquess of Queensberry, kishte provokuar veprimin katastrofal të shpifjes për Wilden pas një akuze për "paraqitje si homoseksual". Por ai e kishte shkruar këtë fjalë keq dhe ky gabim i tij në fillim të filmit është përmirësuar. Në fund të filmit na sjell informacion irritues se subjekti i tij pas vdekjes "është falur" nga autoritetet britanike. Është Wilde të cilit duhet t'i kërkohet falje, shkruan Koha Ditore.

Filmi i Everettit është i mbushur me kujtime nga ditët më të mira të Wildes dhe me optimizmin e tij fillestar kur arrin në Francë me anije. Por koha e tashme e filmit na e paraqet atë duke jetuar dhe vdekur në mjerim e sëmundje, duke iu dorëzuar shokut të përjetuar në ankthin e burgut, i tallur dhe britanikët që e njihnin, i pambrojtur nga pseudonimi "Sebastian Melmoth".

The post "The Happy Prince" për vitet e fundit të Oscar Wildes appeared first on Ekonomia Online.

Salahu po e mendon largimin nga kombëtarja e Egjiptit

Posted: 24 Jun 2018 10:05 AM PDT

Mohamed Salah po e konsideron largimin nga kombëtarja e Egjiptit për shkak të asaj që ka ndodhur ditë më parë në Çeçeni, vend në të cilën u vendos kombëtarja egjiptiane gjatë Kupës së Botës "Rusia 2018", raporton CNN.

Përderisa Salah nuk arriti ta ndihmojë kombëtaren e tij në këtë Botëror, ylli i Liverpoolit ishte parë duke ecur përkrah liderit çeçen, Ramzan Kadyrov çka është temë debati në këtë Botëror.

Sipas CNN-it ylli egjiptian është ndier i ekspozuar nga ajo që ka ndodhur në Çeçeni dhe Salah nuk dëshiron të angazhohet në tema përtej futbollit ose të përdoret për imazhin politik të ndokujt.

Lideri çeçen është akuzuar se po e përdor imazhin e Salahut për propagandë politike, përderisa regjimi i Kadyrovit është akuzuar shumë për abuzime me të drejtat e njeriut.

The post Salahu po e mendon largimin nga kombëtarja e Egjiptit appeared first on Ekonomia Online.

Vuçiqi nxjerr dokumentet në tavolinë, Thaçi duarbosh (Foto)

Posted: 24 Jun 2018 10:03 AM PDT

Fotografitë që po dalin nga takimi në Bruksel mes presidentit serb Aleksandër Vuçiq dhe atij kosovar Hashim Thaçi ndjellin sërish shqetësim për nivelin e përgatitjeve të palës kosovare, shkruan Periskopi.

Fotografitë shfaqin Thaçin krejtësisht duarbosh në praninë e zonjës Mogherini, dhe atij të presidentit Vuçiq i cili ka disa dokumente me vete.

Edhe më herët është ngritur shqetësimi nga një detaj i tillë – ndërkohë ka hamendje të mëdha nëse Thaçi ka përgatitjen e mjaftueshme për një nivel të këtillë të bisedimeve. Shumë analistë e kanë kontestuar zotësinë e presidentit për t'u përballur me Serbinë.

The post Vuçiqi nxjerr dokumentet në tavolinë, Thaçi duarbosh (Foto) appeared first on Ekonomia Online.

Pacolli tregon se çfarë u bisedua në takimin Thaçi-Vuçiq

Posted: 24 Jun 2018 09:59 AM PDT

Shefi i diplomacisë kosovare Behgjet Pacolli, ka dal në konferencë për media pas përfundimit të takimit të palëve të Kosovës dhe Serbisë në dialogun e Brukselit.

Ai ka thënë se ky proces i dialogut është në fazën e parë.

"Tani secili ka momentin e vet që të shpreh mendimin dhe kërkesat e veta, dhe nuk mund të themi se kemi ardhur te ndonjë konkluzion që kërkon zgjidhje. Sot palët dëgjojnë njëra – tjetrën dhe problemet artikulohen më vonë, jo sot", ka thënë Pacolli.

"Nuk është fol për demarkacionin ende, por sigurisht se do të jetë njëra ndër çështjet", ka thënë më tej ai.

Pacolli nuk ka mohuar mundësinë që Thaçi e Vuçiqi të jenë takuar sot edhe pa prezencën e shefes së diplomacisë së BE-së, Federica Mogherini.

"Gjithçka është e mundur. Takimet nuk janë të ndaluara, kanë ndodhur edhe në të kaluarën dhe do të ndodhin edhe në të ardhmen", ka thënë Pacolli.

Kur ka komentuar deklaratat rreth kompromisit, Pacolli ka thënë se "sa e di unë aty ku është materia të kërkohet kompromisi, pala kosovare më duket se e ka bërë kompromisin e vet dhe e ka hedh në tavolinë me Pakon e Ahtisarit".

"Nuk e di çfarë do të ketë, sigurisht nuk dua të spekuloj, ia lëmë tavolinës së bisedimeve", ka thënë ai.

Pacolli ka folur edhe për lajmet për tërheqjen e njohjeve.

"Nuk dua të merrem me deklaratat e të tjerëve, jemi shumë konstruktiv jemi duke krijuar miqësi, marrëdhënie me botën, mund të them se kemi me dhjetëra shtete të fuqishme që janë në procesin përfundimtar të njohjes së Kosovës, nga të gjitha kontinentet. Është një proces i pandashëm dhe sigurisht se njohjet do të arrijnë dhe mos ta befasojnë askënd. Nuk ka pasur tërheqje të njohjeve", ka thënë Pacolli.

The post Pacolli tregon se çfarë u bisedua në takimin Thaçi-Vuçiq appeared first on Ekonomia Online.

Pacolli demanton Daçiqin: Jo që s’ka tërheqje të njohjeve, por do ketë dhjetëra njohje të reja

Posted: 24 Jun 2018 09:49 AM PDT

Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Behgjet Pacolli, ka demantuar homologun e tij serb, Ivica Daçiq, rreth tërheqjes së njohjeve që Daçiq vazhdimisht thotë se po ndodhin, por që vazhdimisht po demantohet.

Pacolli në Bruksel ka thënë se nuk ka asnjë tërheqje të njohjeve, madje do të ketë edhe njohje të reja, njofton Klan Kosova.

"Dhjetëra shtetet të fuqishme janë në fazën finale të njohjes".

Ai ka folur edhe për takimin me palën serbe në Bruksel.

Ka thënë se nuk u është ofruar kurrfarë dokumenti nga Bashkimi Europian, porse takimi ka qenë një ballafaqim qëndrimesh mes dy palëve.

"Sot nuk na është ofruar kurrfarë dokumenti nga. Ne po i shpalosim qëndrimet tona dhe pala tjetër qëndrimet e veta".

The post Pacolli demanton Daçiqin: Jo që s'ka tërheqje të njohjeve, por do ketë dhjetëra njohje të reja appeared first on Ekonomia Online.

Harry Kane i dashuruar në Dua Lipan, shikoni se çfarë ka bërë pas ndeshjes

Posted: 24 Jun 2018 09:45 AM PDT

Sulmuesi i Kombëtares së Anglisë, Harry Kane siç duket është një admirues i madh i këngëtares shqiptare, Dua Lipa.

Një televizion brazilian i kërkon çdo lojtari që shënon hat-trick që të përzgjedh një këngë që më pas ajo të lëshohet në studio.

Sot ishte radha e Harry Kane, i cili shënoi tre herë ndaj Panamasë për t'u bërë golashënuesi më i mirë i Kupës së Botës.

Harry Kane kërkoi nga ekipi i TV brazilian që të lëshohej kënga e Dua Lipa dhe Calvin Harris "One Kiss".

"Hmmm, unë nuk isha i përgatitur për këtë lojë… Dua këngën One Kiss nga Calvin Harris dhe Dua Lipa", tha sulmuesi i Anglisë, Harry Kane.

Vlen të ceket se Anglia ka fituar ndeshjen ndaj Panamasë me rezultatin 6-1. Pas kësaj fitore, Anglia është kualifikuar në 1/8 e Kupës së Botës.

The post Harry Kane i dashuruar në Dua Lipan, shikoni se çfarë ka bërë pas ndeshjes appeared first on Ekonomia Online.

Dy trajnerë portugezë përballë njëri-tjetrit

Posted: 24 Jun 2018 09:41 AM PDT

Potugalia dhe Irani do të vihen përballë njëra-tjetrës në sfidën e fundit në Grupin B, me të dyja skuadrat që do të kërkojnë kualifikimin.

Kjo sfidë do të ketë brenda saj edhe derbin luzitan mes dy trajnerëve Carlos Queiroz dhe Fernando Santos. I pari ka drejtuar kombëtaren e Portugalisë në Botërorin e Afrikës së Jugut në 2010, kur u eliminua nga Spanja me gol të David Villa.

Në 2016, Fernando Santos e drejtoi Portugalinë drejt suksesit në Evropianin e Francës, por në seleksionin aktual të luzitanëve ka ende 4 të mbijetuar nga epoka e trajnerit Queiroz. Beto, Pepe, Bruno Alves dhe Cristiano Ronaldo kanë qenë më parë pjesë e përfaqësueses kampione të Kontinentit të Vjetër nën drejtimin e trajnerit aktual të Iranit.

Por ka të tjera kryqëzime të veçanta në karrierën e dy trajnerëve që luajnë për një vend kualifikues. Carlos Queiroz ka qenë trajner i Fernando Santosit 35 vjet më parë, kur tekniku aktual i Portugalisë luante te Estoril. Asokohe, trajneri Queiroz ishte asistenti i legjendarit Mario Uillson, ndërsa Santos ishte një nga lojtarët kryesorë.

Sot, më shumë se 3 dekada më vonë, fati i kryqëzon sërish në një Kupë Bote. Portugalia mbetet favorite, ndërsa Irani do të kërkojë surprizën e bujshme të hënën e 25 Qershorit, në orën 20:00.

The post Dy trajnerë portugezë përballë njëri-tjetrit appeared first on Ekonomia Online.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more