Skip to main content

Faktorizimi i shqiptarëve të Zvicrës Telegrafi Opinione

Faktorizimi i shqiptarëve të Zvicrës Telegrafi Opinione


Faktorizimi i shqiptarëve të Zvicrës

Posted: 24 Jun 2018 04:25 AM PDT

Pa marrë parasysh se çka flasin injorantët, budallenjtë, gojëkëqijtë dhe antishqiptarët, dhe pa marrë parasysh se si do të përfundojë ky kampionat botëror i futbollit, Xherdan Shaqiri, sipas ekspertëve dhe shtypit britanik të sportit, i ka siguruar vetes vend solid në 'Top World Players'. Prandaj, është paralajmëruar një garë e madhe në mes ekipeve angleze për marrjen e Shaqirit në mesin e tyre. Momentalisht çmimi i Shaqirit në tregun britanik është 123 milionë funta, me tendencë të rritjes.

Ky fakt shënon histori jo vetëm për Shaqirin, por edhe për Zvicrën dhe tërë shqiptarët. Gëzimi duhet të jetë edhe më i madh nëse e kemi parasysh që edhe Xhaka, Behrami e Xhemalji nuk janë larg Shaqirit.

Këta futbollist edhe një herë e sollën Kosovën në faqet e para të shtypit botëror duke bërë me dije për problemet të cilat ende i rëndojnë marrëdhëniet shqiptaro-serbe që po e mbajnë Ballkanin të tensionuar.

Por, pozitivitetin e këtyre futbollistëve duhet ta shohim në kontributin e tyre në Zvicër, në të cilin vend, komuniteti shqiptar është më i rëndësishmi në Evropë. Për shkak të tyre, Zvicra për herë të parë ka festuar privatisht nëpër shtëpi dhe publikisht nëpër sheshe. Kjo është një shenjë e cila vërteton që shqiptarët në Zvicër më nuk duhet të jenë inferiorë. Pa marrë parasysh se çka mendojnë djathtistët zviceranë, të cilët më shumë se shpesh kanë shfaqur tendenca fashiste ndaj shqiptarëve, komuniteti shqiptar është bërë faktor i rëndësishëm në këtë vend.

Në Zvicër shqiptarët nuk janë të rëndësishëm vetëm në futboll, në 'baushtella' e restorante. Ata, gjithnjë e më të rëndësishëm janë duke u bërë në të gjitha fushat tjera të ekonomisë dhe i gjeni duke shënuar sukses në vendet më të specializuara, përfshirë edhe sallat e operacioneve të komplikuara të spitaleve me renome në këtë vend.

Edhe përkundër këtij suksesi, shqiptarët, pa nevojë, ende vuajnë nga barra e inferioritetit që e bartin nga e kaluara. Por, kjo nuk duhet të zgjas shumë pasi që gjeneratat e reja janë duke e thyer këtë barrierë. Barriera do të thyhej më shpejt sikur shqiptarët ta kishin zërin e tyre në sferën publike të Zvicrës. Ky zë duhet të lajmërohet së shpejti dhe të bëjë me dije se shqiptarët e duan Zvicrën sikur zviceranët e shpesh më shumë se vetë zviceranët. Shqiptarët në Zvicër janë për të jetuar aty përgjithmonë dhe kjo duhet të pranohet nga zviceranët, por edhe nga shqiptarët të cilët duhet ta ndjejnë veten zvieëranë. Prandaj, shqiptarët në Zvicër duhet të pranohen si pjesë e plotënisë së shoqërisë zvicerane me të gjitha karakteristikat poseduese.

Derisa të ndodhë kjo, do të ballafaqohemi ende me deklarata të individëve dhe organizatave që shkaktojnë pezmatim në të dyja anët. Por, kur shqiptarët e marrin vendin e merituar në Zvicër, më nuk do t'i shihni duart e tyre duke e bërë shqiponjën. Vizitat e tyre në Kosovë, së bashku me dërgesat e parave, do të rrallohen dukshëm.

The post Faktorizimi i shqiptarëve të Zvicrës appeared first on Telegrafi.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more