Skip to main content

“Droga në Karaburun/ Policia jep detajet: U gjetën 769 kg kanabis dhe 59 litra benzinë” plus 9 more - Gazeta Dita

“Droga në Karaburun/ Policia jep detajet: U gjetën 769 kg kanabis dhe 59 litra benzinë” plus 9 more - Gazeta Dita


Droga në Karaburun/ Policia jep detajet: U gjetën 769 kg kanabis dhe 59 litra benzinë

Posted: 21 Jun 2018 01:39 AM PDT

Policia e Vlorës ka zbuluar peshën e saktë të drogës që gjeti në breg të Karaburunit paraditen e së mërkurës.

Sipas informacionit zyrtar pas peshimit doli se ishin 796 kg kanabis sativa, si dhe 59 litra benzinë.

Nuk dihet nëse droga ishte hedhur për t'i shpëtuar ndjekjes së policisë, apo ishte lënë aty për t'u ngarkuar më vonë. Ndërkohë natën e së mërkurës një gomone u kap pas tri ore ndjekjeje

Ajo kishte ardhur nga Italia drejt brigjeve të Vlorës.  Autorët e braktisën atë në Darëzezë të Fierit. Për të dy këto ngjarje nuk ka asnjë person të arrestuar.

l.h/ dita

Përfundon rikonstruksioni i konvikteve të Qytetit Studenti Nr. 2

Posted: 21 Jun 2018 01:29 AM PDT

 

Studentët që banojnë në ambientet e Qytetit Studenti Nr. 2 do të përfitojnë tashmë nga dy konviktet e rinovuara rishtazi, sipas parimit të efiçencës së energjisë ndërkohë që dy konviktet e tjera do të përfundojnë brenda vitit 2018.

Në 21 qershor 2018 u zhvillua ceremonia e përurimit të përfundimit të punimeve për rinovimin e dy ndërtesave të para të konvikteve të Qytetit Studenti Nr. 2 sipas parimit të efiçencës së energjisë, të financuar nga ana e Qeverisë Gjermane, përmes KfW-së, me një shumë prej 6.8 milionë euro. Në ceremoni morën pjesë Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë Z. Damian Gjiknuri, Zëvëndës Kryetari i Bashkisë Tiranë Z. Andi Seferi, Ambasadorja e Gjermanisë në Tiranë, Znj. Susanne Schütz, Anëtari i Bordit Menaxherial të Bankës Gjermane për Zhvillim (KfW) për Evropën dhe Azinë, Z. Roland Siller si edhe gjithë partnerët e përfshirë në këtë projekt.

Projekti ka si qëllim përmirësimin e kushteve të jetesës të rreth 1.000 studentëve që jetojnë në këto konvikte nëpërmjet rinovimit të godinave të tij përmes një sistemi të përmirësuar ngrohjeje dhe izolimi si edhe rinovimit nga e para të strukturës së brendshme të godinave duke siguruar kështu kushte më të mira dhe të rehatshme për studentët. Duke marrë parasysh rëndësinë që masat për eficencën e energjisë kanë për qëllim uljen e kostove dhe përmirësimin e kushteve të jetesës, Qeveria Gjermane, përmes KfW-së, ka angazhuar rreth 16.5 milionë euro në favor të të tilla masave në ndërtesat publike, nga të cilat 6.8 milionë euro janë dhënë për konviktet e Qytetit Studenti Nr. 2 ndërkohë që 9.6 milionë euro të tjera janë dhënë për rehabilitimin mbi bazën e parimit të efiçencës së energjisë të konvikteve të Qytetit Studenti Nr. 1.

Në fjalën e mbajtur me këtë rast përpara pjesëmarrësve, Ambasadorja Gjermane në Shqipëri Znj. Schütz nënvizoi se 'Në këto 30 vjet, së bashku kemi arritur të bëjmë shumë, sidomos në sektorin e energjisë dhe si rezultat i kësaj pune kushtet e jetesës së popullsisë janë përmirësuar ndjeshëm ndërkohë që kompanitë shqiptare kanë pasur mundësinë të rrisin konkurueshmërinë e tyre. Ky projekt është në të vërtetë një investim për të ardhmen pasi ne po përmirësojmë kushtet e jetesës dhe sidomos ato të studimit për studentët si edhe po punojmë për mbrojtjen e mjedisit dhe klimës.'

Ndërkohë, në fjalën e tij Anëtari i Bordit Menaxherial të KfW-së Z. Roland Siller theksoi që "Mbështetja për efiçencën e energjisë është një nga elementët kyç të punës së KfW-së si në Gjermani ashtu edhe në vendet partnere të saj për reduktimin e emetimit të gazeve serrë".

KfW është një ndër bankat për zhvillim lider në botë. Me eksperiencën e saj shumëvjeçare KfW është e angazhuar që në emër të Republikës Federale Gjermane si edhe të Landeve Federale të përmirësojë kushtet ekonomike, sociale, ekologjike si edhe kushtet e jetesës në mbarë botën. Në Shqipëri, KfW zbaton bashkëpunimin financiar dhe siguron grante dhe kredi të buta për investime kyçe në infrastrukturë dhe shërbime konsulencë që lidhen me projekte të ndryshme. Bashkëpunimi Gjermano-Shqiptar filloi në vitin 1988, duke shënuar 30 vjet në 2018. Që nga ai vit Qeveria Gjermane  ka angazhuar një shumë totale prej më shumë se një milliard euro. Sektori i energjisë është një nga sektorët kyç të Bashkëpunimit Financiar Gjermani-Shqipëri, për të cilin Qeveria Gjermane ka angazhuar më shumë se 332 milionë euro, që nga viti 1988.

Aktualisht, në emër të Qeverisë Gjermane, KfW siguron financime për një gamë të gjerë projektesh, duke përfshirë këtu linjën e transmetimit 400 kV midis Shqipërisë dhe Maqedonisë, sigurinë e digave në kaskadën e lumenjve Mat-Drin, linjën e transmetimit 400 kV midis Shqipërisë dhe Kosovës, linjën unazore 110 kV në jug të Shqipërisë, programin e Efiçencës së Energjisë në sistemin e transmetimit (linja 220 kV Tiranë-Rashbull dhe linjës unazore 110 kV të Tiranës) si edhe masa të lidhura me efiçencën e energjisë në ndërtesat publike në Qytetin Studenti I dhe II në Tiranë.

l.h/ dita

Suedi, lideri i opozitës: Në shtator referendum për “Swexit”

Posted: 21 Jun 2018 01:21 AM PDT

Udhëheqësi i demokratëve suedezë, që drejton partinë e dytë më të madhe në vend "Sverigedemokraterna", Mattias Karlsson ka tronditur BE-në, me një deklaratë të fundit, ku shpreh bindjen se Suedia duhet të organizojë një referendum për të vendosur nëse do të qëndrojë pjesë e bllokut, apo do të largohet njëjtë si Britania e Madhe.

Karlsson tha për mediat se "qëllimi ynë është që Suedia të dalë nga BE-ja me anë të një Sëexit, të ngjashëm me Brexit, dhe kjo të realizohet në kohën më të shkurtër të mundshme".

"Suedezët do të vendosin me referendum, por ne ndërkohë do të punojmë për të reformuar BE-në në mënyrë që pushteti të bëhet demokratik në shtete të veçanta".

"Bomba" e Karlsson është hedhur në një intervistë të botuar sot nga La Stampa.

"Ne jemi sovranist në çdo mënyrë, dhe po, ne jemi populistë në qoftë se kjo do të thotë se duhet qëndruar pranë njerëzve dhe për të kuptuar nevojat e tyre dhe të besojmë te shteti i mirëqenies dhe siguria kombëtare", tha Karlsson.

Udhëheqësi i Sverigedemokraterna, të vendosur në të njëjtin grup të lëvizjes antiestablishment "5 Yje" në Parlamentin Evropian, gjithashtu pohoi se "koalicioni i qeverisë '5 Yjet-Lidhja e Veriut' është rezultati më i mirë për Italinë".

Sipas tij, "emigracioni është duke krijuar probleme, në mënyrë të hapur në politikat e azilit në BE, kështu që zgjidhja është për të ndërhyrë në vendet e origjinës së emigrantëve".

"Ne duam të largohemi nga BE sepse besojmë se Suedia, duke qenë tatimpaguesi i dytë më i madh në union, shpenzon shumë dhe merr shumë pak", theksoi lideri i opozitës suedeze.

Në shtator, do të ketë zgjedhje në Suedi dhe partia nacionaliste vlerësohet të arrijë rreth 23 për qind në Parlament. Por midis tyre ka optimizëm.

"Ata zakonisht na nënvlerësojnë, për 'faktorin e turpshëm'. Suedezët kanë turp të thonë se do të votojnë për ne sepse na lidhin me neonazizmin", përfundoi Karlsson.

l.h/ dita

Ambasada e SHBA jep njoftimin për çiftet e fejuar dhe të martuar që duan vizë

Posted: 21 Jun 2018 01:12 AM PDT

Ambasada amerikane në Tiranë ka dhënë një njoftim të rëndësishëm për të gjithë çiftet e martuara, që janë të interesuar për t'u pajisur me viza për në SHBA.

Në një postim në Facebook, ambasada e SHBA sqaron se kategoria e vizës për çiftet e martuar është e ndryshme nga kategoria e vizës për çiftet e fejuara, ndërsa jep disa këshilla të vlefshme, duke sqaruar dhe kohëzgjatjen e procedurave.

Ambasada sqaron se viza për çiftet e fejuara është më e shpejtë, por ka disa procedura pasi hyn në SHBA. Ndërsa koha e përafërt e udhëtimit për të fejuarit është 9 muaj, kur për të martuarit është 18 muaj.

l.h/ dita

Merkel rrezikon shumë në grindjen për çështjen e azilit

Posted: 21 Jun 2018 01:06 AM PDT

Arritja e një marrëveshje në çështjen e azilit vendos për ekzistencën e kancelares gjermane. Angela Merkel është duke bërë regjinë – dhe është e gatshme të bëjë lëshime. Por a mjafton kjo për ata që kërkojnë azil?

Një kapitull i ri në grindjet për çështjen e azilit. Një vështrim i shkurtër: Partia gjermane në pushtet, partia kristiandemokrate CDU, dhe partia simotër nga Bavaria, partia kristiandemokrate, CSU u përplasën javën e fundit si dy lokomotiva të drejtuara nga kryetarët përkatës, Angela Merkel dhe Horst Seehofer. Pak para shkatërrimit ata ranë dakord për të arritur një paqe dy javore. Po pastaj? Pastaj do bisedohet sërish- dhe kjo po ndodh tani jo vetëm në Berlin dhe Mynih, por edhe në Paris, Vjenë, Romë dhe Bruksel.

Ditën e diel do takohen kryetarët e shteteve të këtyre vendeve, dhe për më tepër, me iniciativën e Merkelit në një takim të nivelit të lartë në Bruksel.

Kjo tregon që grindjet gjermane për të drejtën e azilit nuk janë më vetëm grindje mes gjermanëve, por janë një çështje evropiane. Kjo nuk e bën çështjen të thjeshtë, por ka diçka të mirë: Sepse kaq shumë lëvizje në politikën e migracionit në nivel evropian nuk ka pasur prej kohësh.

Buxheti i euro-zonës është pjesë e bisedimeve

Meqenëse ekzistojnë kaq shumë aktorë dhe interesa të ndryshme, ngjarje të veçanta duhet të vlerësohen nën dritën e këtyre ecejakeve të bisedimeve. Kështu për shembull “Deklarata e Mesebergut” nga Merkel dhe presidenti francez, Emmanuel Macron ditën e martë. Merkel deklaroi gatishmërinë për të pasur një buxhet për investimet në zonën e euros. Ai duhet të fillojë më 2021.

Kështu kancelarja gjermane i bëri Macronit qejfin shumë, sepse për të kjo pikë është një premtim i madh. Macron pati kërkuar fillimisht një shumë treshifrore miliardash për buxhetin. Merkel nuk bëri të ditur asnjë shumë dhe e la pa thënë sa e madhe është kjo shumë në një buxhet të BE. Kjo mund të kthehet në pjesë të bisedimeve të tjera. Macron i premtoi Merkelit një marrëveshje bilaterale për pranimin e refugjatëve. Pikërisht një marrëveshje të tillë duhet të ketë Merkel në dorë nëse do që të qetësojë sherrin për çështjen e azilit në Gjermani me CSU-në.

Prandaj një marrëveshje e tillë mund të ketë çmimin e vet. Në bisedë është një pjesë fikse prej 0,5 përqind e prodhimit të brendshëm bruto. Kjo do ishte rreth 15 miliardë euro për Gjermaninë. Për këtë është ende duke u folur. Por për Merkelin nuk duket shumë e thjeshtë të verë këtë në jetë, jo vetëm për partnerët e tjerë në BE por edhe në politikën e brendshme në Gjermani./DW

l.h/ dita

Meta takon Orban: Mirënjohje për mbështetjen e pakushtëzuar në rrugën drejt BE-së

Posted: 21 Jun 2018 12:51 AM PDT

 

Në kuadër të vizitës zyrtare në Hungari, Presidenti i Republikës, Ilir Meta, u prit në një takim të veçantë edhe nga Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orbán, me të cilin zhvilloi një bisedë të gjatë e shumë miqësore.

Presidenti Meta i shprehu mirënjohjen Kryeministrit Orbán për mbështetjen domethënëse e pa rezerva që ai i ka dhënë Shqipërisë për çeljen e negociatave të anëtarësimit në BE.

Duke vlerësuar angazhimin e Qeverisë së zotit Orbán për të nxitur marrëdhëniet ekonomike e tregtare midis dy vendeve, Presidenti Meta, nënvizoi vullnetin e gatishmërinë e palës shqiptare për t'i ngritur këto marrëdhënie në nivelin e shkëlqyer të marrëdhënieve politike.

Edhe në takimin me Kryeministrin Orbán, Presidenti Meta, shprehu besimin se rivendosja e linjës direkte ajrore midis kryeqyteteve të të dy vendeve dhe hapja e Dhomës së Tregtisë së Hungarisë në Tiranë do të bëjnë që ky bashkëpunim të rritet ndjeshëm dhe që pas katër viteve Shqipëria dhe Hungaria ta festojnë 100-vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike me rezultate konkrete e domethënëse.

Ndërsa, duke iu referuar partneritetit aktual në NATO dhe partneritetit të ardhshëm në BE, të dy bashkëbiseduesit u ndalën edhe në sfidat me të cilat përballen të dy vendet. Çështjet e emigracionit të paligjshëm dhe influencës së aktorëve të tretë në rajonin e Ballkanit Perëndimor u bënë pjesë e bisedës midis Presidentit Meta dhe Kryeministrit Orbán.

Kryeministri Orbán e siguroi Presidentin Meta për mbështetjen e vazhdueshme të Qeverisë së tij për Shqipërinë dhe shqiptarët si dhe forcimin e mëtejshëm të miqësisë historike midis dy popujve.

Kryeministri Orbán shprehu gatishmërinë për të nxitur investimet hungareze në të gjitha drejtimet ku Shqipëria shpreh interes.

l.h/ dita

Trump i jep fund ndarjes së fëmijëve emigrantë nga prindërit

Posted: 21 Jun 2018 12:42 AM PDT

Donald Trump vendosi të tërhiqej nga politika e tij polemizuese e ndarjes së familjeve në kufi, e një ditë më parë iu dorëzua presionit publik duke firmosur urdhrin ekzekutiv që i jep fund kësaj praktike.

Por, lëvizja e tij nuk zgjidh problemin e 2.340 fëmijëve të ndarë nga prindërit e tyre përgjatë periudhës 5 maj-9 qershor.

Për ditë me radhë, zyrtarët e administratës amerikane kishin këmbëngulur se thjesht po zbatonin ligjin dhe se linja e tolerancës zero ndaj kalimeve të paligjshme të kufirit do të thoshte se këtyre njerëzve do t'iu merreshin fëmijët.

Kritikët e sulmuan ashpër presidentin, duke thënë se me qëndrimin e tij të njëanshëm krijoi një situatë që rezultoi në ndarje të dhimbshme, e se vetëm ai mund ta ndryshonte këtë gjë.

Përmes veprimit ekzekutiv të së mërkurës, Trump praktikisht e pranoi se ata kishin të drejtë. Duke qenë se ligjërisht të miturit nuk burgosen dot bashkë me prindërit, ata po mbahen nëpër qendra të veçanta.

Sipas ligjeve amerikane, fëmijët mund të lihen të lirë menjëherë për t'iu bashkuar të afërmve të tjerë, por në praktikë kjo procedurë zgjat deri në 2 muaj.

Urdhri i nënshkruar nga Trumpi nuk jep asnjë afat kohor se kur mund të zgjidhet çështja e mbi 2.300 të miturve të ndarë nga familjet e tyre së fundi.

Aktualisht, siç shpjegojnë zyrtarët, nuk ka asnjë sistem ekzistues për ta zgjidhur këtë ngërç. Trump vazhdon t'ua faturojë demokratëve fajin për ngërçin e krijuar, me pretekstin se "nuk po na japin votat e nevojshme për të miratuar legjislacionin e duhur për emigracionin".

l.h/ dita

Prokuroria akuzon 3 policë për vdekjen e Enea Ftojit: Nuk i dhanë ndihmë

Posted: 21 Jun 2018 12:28 AM PDT

Prokuroria bënë përgjegjës 3 efektivët e në qelitë e paraburgimit të Korçës për vrasjen e Enea Ftojit.

Edhe pse ekspertiza mjeko-ligjore tregoi se 27-vjeçari nuk ka ndërruar jetë nga ushtrimi i dhunës ndaj tij, Prokuroria ka ngritur akuzën për tre efektivët, për mosdhënie ndihme ndaj Enea Ftojit, që ndërroi jetë në ambientet e paraburgimit.

Edhe pas konkluzioneve të ekspertizës mjeko ligjore, hetimet po vijojnë dhe fakti, që 27-vjeçari nuk ka vdekur nga dhuna, nuk do të thotë, që policia nuk ka përgjegjësi penale për vdekjen e tij.

Madje, ekzistojnë prova që faktojnë se efektivët e policisë, nuk i kanë dhënë ndihmë Enea Ftojit, edhe pse ai kishte shfaqur probleme shëndetësore gjatë dy ditëve që kishte qëndruar në qeli.

Policia ka shkelur rregulloren e trajtimit të të shoqëruarve dhe nuk ka kryer kontrolle periodike në qelinë e 27-vjeçarit.

Prokuroria po vlerëson të gjitha provat dhe dëshmitë e grumbulluara dhe pritet të vërë nën akuzë, të paktën tre efektivë të Komisariatit të Korçës.

l.h/ dita

Sekuestrohen drogë e armë në Elbasan, 3 në pranga

Posted: 21 Jun 2018 12:23 AM PDT

Policia e ELbasanit ka finalizuar dy operacion të ndryshme ku tre persona janë arrestuar nga policia në Elbasan, si dhe janë sekuestruar drogë dhe armë.

Në njërin aksion u arrestua një person për tentativë grabitjeje ndërsa operacioni i dytë ku janë arrestuar 2 persona, u sekuestruan 26 doza heroine.

Njoftimi i plotë:

Gjatë orëve të fundit janë zhvilluar dy operacione nga strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan

Sekuestrohen drogë e armë, tre persona në pranga.

Operacioni i parë nga Komisariati i Policisë Elbasan, ku falë ndërhyrjes në kohë është kapur në flagrancë një shtetas, në tentativë për të grabitur me armë dhe maskë një taksi.

Operacioni i dytë nga Sektori për Hetimin e Narkotikëve në DVP Elbasan, ku u arrestuan në flagrancë dy shtetas me 26 doza heroinë

Nga shërbimet e Komisariatit të Polcisë Elbasan, në sajë të një pune të mirëorganizuar dhe reagimit në kohë, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit:

  1. H., 17 vjeç, lindur në Gramsh dhe banues në Elbasan.

Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi në Sallën Operative të Komisariatit të Policisë Elbasan, erdhi një  telefonatë nga një qytetar, për një tentativë grabitjeje me armë dhe maskë të një automjeti, në dalje të fshatit Kërcyk, Njësia Administrative Tregan.

Falë reagimit të shpejtë dhe një pune të mirëorganizuar nga ana e shërbimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan, u arrit identifikimi dhe kapja në flagrancë e shtetasit S. H, i cili rreth orës 15.30 në vendin e mësipërm, ka tentuar të grabisë me armë shtetasin G.M , 51 vjeç,  banues në fshatin Kuqan,   i cili ka qenë duke lëvizur me automjetin e tij taksi të markës "Benz Mercedes".

Nga kontrolli i ushtruar,  këtij personi iu gjetën me vete të futura në një çantë sportive me ngjyrë të zezë, një arme zjarri pushkë model 56, 25 fishekë model 56, një maskë me ngjyrë të zezë, një palë doreza të cilat ky shtetas i përdorte për të realizuar grabitjet.

Po punohet edhe për dokumentimin ligjor të ngjarjeve të tjera të ndodhura në këtë zonë

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme, për veprat penale të "Vjedhja me armë e mbetur në tentativë" dhe "Armëmbajtja pa leje" parashikuar nga nenet 140/22 dhe 278 të Kodit Penal.

Operacioni i dytë:

Nga  ana e Specialistëve të Seksionit për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve, pranë Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan, u realizua dhe u dokumentua me prova ligjore operacioni policor për veprat penale, "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve", e parashikuar nga neni 283  i Kodit Penal dhe "Moskallëzimi i krimit", parashikuar nga neni 300 i Kodit Penal, ku janë arrestuar në flagrancë shtetasit:

  • Redi Zeneli, 24 vjeç, banues në Elbasan, i dënuar më parë për veprën penale të  "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve"
  • Marius Tabaku, 27 vjeç, banues në qytetin Elbasan.

Në bazë të informacioneve të marra nga Specialistët e Hetimit të Narkotikëve, shtetasit Marius Tabaku gjatë kontrollit i është gjetur një dozë lëndë narkotike e llojit heroinë.

Nga verifikimet në rrugë operative rezultoi se e kishte blerë nga shtetasi Redi Zeneli.

Nga kontrolli i ushtruar në banesën e shtetasit Redi Zeneli, në lagjen "Syrja Dylgjeri", janë gjetur dhe sekuestruar në cilesinë e provës materiale një sasi pluhuri e dyshuar si lëndë narkotike e llojit heroinë,  (gjithësej 26 doza), një peshore elektronike dhe një sasi vlere monetare prej 12 000 lekësh, të cilat i ka siguruar nga aktiviteti i paligjshëm i shitjes së lëndës narkotike.

l.h/ dita

Komisionerja e KE: Reforma në Drejtësi, revolucionare

Posted: 21 Jun 2018 12:15 AM PDT

Komisionerja për Drejtësinë, Konsumatorin dhe Barazinë Gjinore në Komisionin Europian, Vera Jourova e ka cilësuar si të guximshme dhe revulucionare Reformën në Drejtësi që ka ndërmarrë Qeveria shqiptare.

Gjatë një takimi që Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj zhvilloi në Bruksel me Komisioneren Vera Jourova është diskutuar gjerësisht lidhur me Reformën në Drejtësi, ecurinë dhe arritjet e deritanishme në zbatimin e saj në praktikë.

“Komisionerja Jourova i konsideroi përpjekjet për të reformuar sistemin e drejtësisë si mbresëlënëse dhe shprehu bindjen që Reforma në Drejtësi do të mbetet një ngjarje historike në zhvillimin e Shqipërisë. Ajo e siguroi Ministren Gjonaj për mbështetjen e Komisionit Europian në zbatimin e Reformës, si dhe e inkurajoi atë për të ecur me ritme sa më të shpejta në këtë drejtim”, thuhet në njoftimin e ministrisë së Drejtësisë.

Nga ana e saj Ministrja Gjonaj në përgjigje të interesimit të Komisioneres, foli gjerësisht për mënyrën se si institucionet e reja të drejtësisë do të jenë të pavarura nga ndikimi i politikës, kjo si rezultat i mekanizmave të ngritura, që garantojnë pavarësinë e organeve të reja.

Ajo  shprehu kënaqësinë që do të mirëpresë Komisioneren Jurova, në takimin  ministrave të Drejtësisë dhe të Brendshëm të vendeve të BE-së dhe vendeve të rajonit në datat 4-5 tetor të këtij viti, i cili këtë herë do të mbahet në Tiranë. Kjo si shprehje e vlerësimit të progresit të arritur nga Shqipëria deri tani dhe rëndësisë që ka forcimi i shtetit të së drejtës në rajonin e Ballkanit Perëndimor“, sqaron ministria.

Takimi i ministrave në tetor dhe vizita e Komisioneres Jurova do të shërbejë edhe si një mundësi e mirë, për nënshkrimin të marrëveshjes së bashkëpunimit me EUROJUST, me qëllim forcimin e përpjekjeve të autoriteteve Shqiptare në luftën kundër krimit të organizuar ndërkombëtar.

Gjatë vizitës zyrtare në Bruksel, Ministrja Gjonaj ka zhvilluar takime me përfaqësuesit e Grupit të Këshillit për Ballkanin Perëndimor (COËEB) ku pati mundësinë t’i njohë me rezultatet më të fundit të Reformës në Drejtësi dhe luftës kundër korrupsionit.

Pjesë e vizitës dy ditore të Ministres Gjonaj do të jenë dhe takimet me Drejtorin e Përgjithshëm për Zgjerimin në Komisionin Europian, z.Christian Danielsson, si dhe një bashkëbisedim me organizatat e shoqërisë civile në Bruksel, organizuar nga Qendra e Politikave Europiane.

l.h/ dita

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more