Skip to main content

Deputetët nisin seancën me një minutë heshtje për Hilmi Haradinaj

Deputetët nisin seancën me një minutë heshtje për Hilmi Haradinaj


Deputetët nisin seancën me një minutë heshtje për Hilmi Haradinaj

Posted: 19 Jun 2018 01:51 AM PDT

Me të filluar seanca e Kuvendit, deputetët kanë nderuar Hilmi Haradinajn, babanë e kryeministrit Ramush Haradinaj.

Me kërkesë të kryetarit të Grupit Parlamentar të AAK-së, Ahmet Isufi Kuvendi nderoi Hilmi Haradinajn me një minutë heshtje, shkruan Indeksonline.

Hilmi Haradinaj është babai i kryeministrit Ramush Haradinajt, deputetit Daut Haradinaj dhe i heronjve Shkëlzen dhe Luan Haradinaj.

Ai ndërroi jetë dy ditë më parë pas një sëmundje dhe u varros me nderime shtetërore, një ditë më parë, në Gllogjan, vendlindjen e tij.

Ndryshe, Kuvendi i Kosovës sot i vazhdon punimet e seancës plenare.

Pikat e papërfunduara nga Seanca plenare e mbajtur më 6, 8 dhe 14 qershor 2018, me këtë:

Rend dite:

Votimi i Propozim-rezolutës nga Interpelanca e Kryeministrit të Republikës së Kosovës, z. Ramush Haradinaj, në lidhje me korrupsionin dhe krimin e organizuar në institucionet dhe zyrtarët e lartë të Republikës së Kosovës,

Votimi i Propozim-rezolutës nga Interpelanca e Kryeministrit të Republikës së Kosovës, z. Ramush Haradinaj, në lidhje me situatën dhe gjendjen financiare në ndërmarrjet publike të Telekomit dhe të Postës së Kosovës,

Votimi i rekomandimeve nga Interpelanca e Kryeministrit të Republikës së Kosovës, z. Ramush Haradinaj, në lidhje me vendimet e Ministrit të Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, z. Nenad Rikallo për shkarkimin e një drejtori dhe ndarjen e mjeteve grante dhe subvencione,

Pikat e papërfunduara nga Seanca plenare e mbajtur më 14 qershor 2018:

Interpelancë me ministren e Integrimit Evropian, znj. Dhurata Hoxha në lidhje me zbatimin e Programit Kombëtar për Zbatimin e Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit (PKZMSA) për kuartalin e katërt (K4) 2017 dhe kuartalin e parë (K1) 2018,

Shqyrtimi i parë i Projektligjit për aktet juridike,

Shqyrtimi i parë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.05/L-028 për tatimin në të ardhurat personale,

Shqyrtimi i parë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.05/L-029 për tatimin në të ardhurat e korporatave,

Shqyrtimi i parë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.05/L-037 për tatimin në vlerën e shtuar,

Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për miniera dhe minerale,

Shqyrtimi i Raportit vjetor financiar për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2017,

Shqyrtimi i Raportit vjetor të Agjencisë për Menaxhimin e Komplekseve Memoriale të Kosovës për vitin 2017,

Shqyrtimi i Raportit vjetor të Këshillit të Kosovës për Trashëgimi Kulturore për vitin 2017,

Shqyrtimi i Raportit vjetor të Agjencisë Shtetërore për Mbrojtjen e të Dhënave Personale për vitin 2017,

Propozimi për formimin e Komisionit hetimor parlamentar në lidhje me emërimet e shërbyeseve të lartë civilë në Administratën Shtetërore të Republikës së Kosovës,

Propozimi për formimin e Komisionit hetimor parlamentar në lidhje me ndriçimin e rastit të dëbimit të gjashtë shtetasve turq më datë 29 mars 2018,

Debat parlamentar në lidhje me Kornizën Afatmesme të Shpenzimeve 2019-2021./Indeksonline/

The post Deputetët nisin seancën me një minutë heshtje për Hilmi Haradinaj appeared first on DRENICA PRESS.

Fjalët e kësaj plake po dridhin internetin

Posted: 19 Jun 2018 01:48 AM PDT

Një video mjaft interesante po qarkullon kohëve të fundit në rrjete sociale. Bëhet fjalë për një grua të moshuar e cila përmes disa vargjeve rrëfen për regjimin e Sllobodan Millosheviqit dhe për të bëmat e serbëve në luftën e fundit në Kosovë.

Ajo në këtë video e lavdëron ish-presidentin e SHBA-ve për ndihmën dhënë Kosovës në kohërat e vështira. Ajo e uron atë për më të mirat në jetë.

Ajo fjalë ka edhe për ish-presidentin historik të Kosovës, Ibrahim Rugovën.
Kritika ajo ka për deputetët në Kuvend pasi që, sipas saj, ata nuk po mendojnë aspak për popullin.

Për më shumë ndiqeni videon në vijim:

l

The post Fjalët e kësaj plake po dridhin internetin appeared first on DRENICA PRESS.

Sheshi i Drenasit shndërrohet në “diskotekë” gjatë natës

Posted: 19 Jun 2018 01:45 AM PDT

Sheshi "Fehmi Lladrovci" në Drenas, nuk ka shumë vite që është ndërtuar, por ndriçimi i tij është thuajse jashtë funksionit.

Si pasojë e problemeve me ndriçimin, sheshi gjatë natës duket si një diskotekë, shkruan Magazina.al.

Këtë shqetësim e ka shfaqur edhe asamblisti i Nismës nga Drenasi, i cili ka publikuar videon ku shihet se tashmë sheshi është i pandriçuar.

"Kjo është gjendja e mjerueshme e ndriçimit publik në sheshin "Fehmi Lladrovci" në Drenas!", ka shkruar Berisha.

/

The post Sheshi i Drenasit shndërrohet në "diskotekë" gjatë natës appeared first on DRENICA PRESS.

Banda e grabitësve me pesë vetura plaçkitin një kombi me para

Posted: 19 Jun 2018 01:25 AM PDT

Rreth orës 11:00 të së hënës disa persona të maskuar, nën kërcënimin e krismave të armëve të gjata kanë plaçkitur një kombi të një kompanie që në të kishte të holla.

"Në plaçkitje janë përfshirë pesë vetura, ku njëra prej tyre është gjetur e djegur në një rrugë lokale në Leposaviq, poashtu një tjetër veturë është gjetur skaj rrugës në fshatin Melenicë dhe brenda saj janë parë të hollat, ndërsa të dyshuarit kanë ikur me veturat tjera që kishin në dispozicion", thuhet në raportin 24 orësh të policisë, përcjell Klan Kosova.

"Njësitet policore në cilësi të provave materiale kanë konfiskuar armë, disa të holla dhe gjëra tjera, përderisa me rastin janë duke u marrë njësitë policore dhe rasti mbetet nën hetime të mëtutjeshme".

The post Banda e grabitësve me pesë vetura plaçkitin një kombi me para appeared first on DRENICA PRESS.

Lushtaku për kundërshtarët në Skënderaj: Ka fëmijë të vegjël që ankohen

Posted: 19 Jun 2018 12:54 AM PDT

Ish-kryetari i Komunës së Skenderajt, Sami Lushtaku, ka thënë se Partia Demokratike e Kosovës në këtë komunë vazhdon të jetë e fortë.

Ai ka thënë se zgjedhjet e fundit të rinisë që u mbajtën, kanë treguar se aty ka pasur zgjedhje demokratike, duke shtuar se ka "fëmijë të vegjël" që mund të ankohen.

"Më së paku kisha pas dëshirë të flasë për PDK-në në Skënderaj sot (dje) pasi është disa e çlirimit. Konsideroj se në Skënderaj PDK-ja është shumë e fortë dhe këto zgjedhjet e rinisë treguan që vërtet ka pasur zgjedhje fer dhe demokratike. Tash…, edhe në familja ka mundësi që ndonjë djalë i vogël qohet atje edhe thotë që ma keni bërë të padrejtë", ka thënë Lushtaku në emisionin Frontal në T7.

Ai ka thënë se Skënderaj është dhe do të mbetet bastion i PDK-së.

The post Lushtaku për kundërshtarët në Skënderaj: Ka fëmijë të vegjël që ankohen appeared first on DRENICA PRESS.

Prostitucioni, 3000 lekë për një natë seksi në lokalet e Durrësit

Posted: 19 Jun 2018 12:43 AM PDT

Përveç pijeve alkoolike dhe ahengut, në lokalet e qytetit bregdetarë të Durrësit, mundet të gjesh edhe prostituta. 3.000 lekë, është shuma që kërkon një prostitutë për një natë në lokalet e Durrësit.

Në redaksinë e emisionit Fiks Fare mbërriti një telefonatë, ku një zonjë nga qyteti i Durrësit kërkonte ndihmë, pasi burri i saj të gjithë pensionin e shpenzonte në këto lokale qefi. Prostitucioni zhvillohet në anekset e lokaleve në afërsi të pallatit të sportit si dhe në afërsi të fushës së sportit dhe tek plepat. "Kam lajmëruar disa herë policinë e Durrësit, për seksin që u afrohet klientëve nëpër këto lokale, pasi kam ndjekur disa herë burrin dhe uniformat blu nuk kanë ndërhyrë" ka vazhduar zonja denoncimin.

Menjëherë gazetarët e Fiksit filluan investigimin e tyre. Fillimisht vunë re që në një nga këto lokalet ofrohej pije alkoolike dhe në to ndodheshin 3 – 4 vajza të cilat kërcenin ditën dhe me muzikë të lartë dhe askush nuk ndërhynte për të vendosur qetësin. Kjo ka bërë që gazetarët të futen në një nga këto lokale për të parë situatën nga afër. Fillimisht ata bashkëbiseduan me pronaren e lokalit e cila ishte një grua rreth të 50 dhe që kishte ardhur nga zonat veriore në Durrës, duke marrë një lokal me qera. Ajo u tregoi gazetarëve se përveç pijeve alkoolike lokali ofronte edhe shërbime seksi kundrejt pagesës nga kamerieret e saj. Ajo nuk nguron të sinjalizoi klientët se pazarin duhet ta bënin vetë, pasi ajo nuk ndërhynte në këtë pjesë.

Gazetarët i kërkuan njërën nga kamarieret, por pronarja e lokalit u shpreh se njëra nga kamarieret nuk mundet të dalë për të bërë seks tërë natën pasi sipas saj " nuk del për Zoten nuk shkon se ka dy fëmijë tek shtëpia. Është një punëtore tjetër është ajo po, fol vetë me të. Unë t'i ulë në tavolinë dhe bëj vetë muhabetet më ta" shpjegon pronarja e lokalit.

Gazataret e Fiksit bëjnë muhabet me pronaren për të respektuar një mikun e tyre italian. Pronarja e lokalit të "seksit" u prezanton një kameriere e cila është 28 vjeçe . "Ajo mundet të qëndrojë gjithë natën dhe nuk ka probleme" përfundon ajo. Pas bisedës së ditës së parë, gazetarët shkua sërish ditën e dytë, për të takuar pikërisht kamarieren që pronarja e lokalit ju ofroi për ta marrë një natën për seks. Kamarieria pasi është ulur në tavolinë me gazetarët është shprehur se paradite është në punë, pasi punonte në lokal si kamariere. Ndërsa për të vajtur një natë me italianin ajo u ka kërkuar gazetarëve 30 mijë lekë të vjetra, ndërsa u ka dhënë edhe numrin e telefonit.

18 qershor 2018 (gazeta-Shqip.com)

The post Prostitucioni, 3000 lekë për një natë seksi në lokalet e Durrësit appeared first on DRENICA PRESS.

Ikin nga PDK-ja, i bashkohen NISMËS

Posted: 19 Jun 2018 12:00 AM PDT

Anëtarë të Partisë Demokratike të Kosovës dega në Gjilan, të hënën e kanë braktisur këtë parti për të iu bashkuar NISMA's Socialdemokrate.

Të aderuarit nga PDK në NISMA janë: Gazmend Arifi, anëtari i kryesisë së PDK-së në Gjilan dhe kryetar i nëndegës së kësaj partie në lagjen "Dardania" dhe dy anëtarët e kryesive të nëndegëve Përparim Poroshtica dhe Naim Abdyli. Po ashtu në NISMA ka aderuar edhe mësimdhënësin Ilir Sejdiu.

Lajmin e ka bërë me dije kryetari i degës së NISMA në Gjilan, Bajram Hasani njëherësh ministër i Tregtisë dhe Industrisë në Qeverinë e Kosovës.

Hasani ka thënë kjo parti po rritet çdo ditë e më shumë.

Ky është postimi i plotë i Hasanit:

Familjes sonë të madhe socialdemokrate iu bashkuan sot edhe disa anëtarë të Partisë Demokratike të Kosovës.

E braktisën PDK-në dhe erdhën tek ne Gazmend Arifi, anëtari i kryesisë së PDK-së në Gjilan dhe kryetar i nëndegës së kësaj partie në lagjen "Dardania".

NISMA's Socialdemokrate në Gjilan ju bashkuan edhe Përparim Poroshtica dhe Naim Abdyli, anëtarë të kryesisë së nëndegëve të PDK-së.

Kemi nderin që në NISMA të mirëpresim edhe intelektualin dhe mësimdhënësin Ilir Sejdiu.

NISMA po rritet. Vazhdojmë!

The post Ikin nga PDK-ja, i bashkohen NISMËS appeared first on DRENICA PRESS.

Në Skenderaj u mbajtë koncerti festiv për nder të 18 qershorit Ditës së Çlirimit

Posted: 18 Jun 2018 11:56 PM PDT

Komuna e Skenderajt ka shënuar 18 qershorin me aktivitete të shumta, ndër këto aktivitete ishte edhe koncerti festiv dhe mjaft madhështor.

Në fillim Kryetari Jashari, i'u drejtua të pranishmëve me një fjal rasti për t'ju uruar festën e Ditës së Çlirimit.

Koncerti filloi në sheshin "Adem Jashari, në Skenderaj me një program mjaft voluminoz. Në këtë program performuan artistë eminent të estradës mbarë shqiptare të cilët i bënë qytetarët e shumtë që kishin mbuluar qytetin e Skenderajt të relaksohen dhe të ndihen mirë.

Pas përfundimit të koncertit, Kryetari Jashari bëri hapjen e turneut në Streetball i cili po mbahet në kuadër të aktiviteteve të 18 qeshorit.

The post Në Skenderaj u mbajtë koncerti festiv për nder të 18 qershorit Ditës së Çlirimit appeared first on DRENICA PRESS.

Flaka përfshin aeroplanin e kombëtares së Arabisë Saudite

Posted: 18 Jun 2018 11:50 PM PDT

Por, kombëtarja arabe përjetoi momente tmerri kur po udhëtonte drejt qytetit rus të Rostovit, ku do të zhvilloj ndeshjen e dytë të Botërorit.

Aeroplani që po barte futbollistët e ekipit bardhegjelbër e kaploi një zjarr që shkaktoi edhe panik te lojtarët.

Flakët shpërthyen në njërin prej motorëve të "Russian Airlines Airbus" gjersa ishte duke fluturuar në qiell.

"Federata e Futbollit Saudite dëshiron të sigurojë të gjithë se lojtarët dhe anëtarët e Kombëtares janë mirë dhe të sigurt pas një dëmtimi të vogël dhe teknik të motorit të avionit. Avioni është ulur para pak minutave në Rostov në Don Airport, kurse edhe personeli i avionit janë të sigurt", thuhet në një deklaratë zyrtare të federatës saudite për media.

Ndryshe, Arabia Saudite do të takohet të mërkurën me kombëtaren e Uruguait. /Telegrafi/

اخبار كرة القدم@Nsports24

فيديو لتصوير لحظة إشتعال النار في جناح الطائرة ..

The post Flaka përfshin aeroplanin e kombëtares së Arabisë Saudite appeared first on DRENICA PRESS.

Kupa e Botës/ Orari i tri super ndeshjeve për ditën e sotshme (Foto)

Posted: 18 Jun 2018 11:45 PM PDT

Kampionati Botëror "Rusi 2018" vazhdon sot me tri super ndeshje.

Ndeshja e parë për ditën e sotshme zhvillohet nga ora 14:00, ku ballafaqohen Kombëtarja e Kolumbisë dhe ajo e Japonisë në stadiumin "Mordovia Arena", shkruan IndeksOnline.

Pas përfundimit të ndeshjes së parë, nga ora 17:00, nis ndeshja mes Polonisë dhe Senegalit, e cila zhvillohet në stadiumin "Spartak" në Moskë.

Takimi i fundit në ditën e sotshme zhvillohet nga ora 20:00, mes Rusisë dhe Egjiptit, e cila luhet në stadiumin "Saint Petersburg"./IndeksOnline/

The post Kupa e Botës/ Orari i tri super ndeshjeve për ditën e sotshme (Foto) appeared first on DRENICA PRESS.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more