Skip to main content

“Botërori, cili ekip ka vrapruar më shumë pas ndeshjeve të para?” plus 9 more Gazeta SHQIP

“Botërori, cili ekip ka vrapruar më shumë pas ndeshjeve të para?” plus 9 more Gazeta SHQIP


Botërori, cili ekip ka vrapruar më shumë pas ndeshjeve të para?

Posted: 21 Jun 2018 12:36 AM PDT

Megjithëse shumë kritikë mendonin se do të bëhej gazi i botës, mikpritësit e Kupës së Botës Rusia ka tejkaluar pritshmëritë duke siguruar fazën e nokautit që në ndeshjen e dytë.

Dhe tani zbulohet edhe sekreti i mundshëm i kësaj forme – lojtarët rusë kanë vrapuar më tepër se çdokush në Kupën e Botës.

Në ndeshjen e parë ndaj Arabisë Saudite, mikpritësit kanë vrapuar 118 km në 90 minuta – shifra më e lartë e turneut deri tani.

Ndërsa në fitoren ndaj Egjiptit, ata kanë vrapuar 115 km – shifra e dytë më e lartë e Kupës së Botës.

Shifrat e vrapimit të Rusisë, siç janë regjistruar nga FIFA, konsiderohen shumë më të larta se mesatarja e turneut e cila është rreth 106 km.

Në vend të tretë është Egjipti, me 112 km. Më pas vijnë Uruguai, Australia, Danimarka dhe Gjermania.

Brazili është në zonën e fundit me vetëm 103 km në 90 minuta. Ndërsa vendin e fundit e mban Kolumbia me 93 km, por duhet thënë se ka luajtur ndeshjen me një lojtar me pak pas kartonit të kuq të Sanchez në minutën e 3'.

21 qershor 2018 (gazeta-Shqip.com)

Çiro, kujdes me dorën!

Posted: 21 Jun 2018 12:33 AM PDT

Ciro Immobile dhe Jessica Melena formojnë një nga çiftet më të ndjekura në rrjetet sociale. Ai një kampion i madh, ndërsa ajo thjesht e mrekullueshme. Duken shumë të dashuruar dhe këtë e tregojnë me fotot që postojnë në llogaritë e tyre, kryesisht në Instagram.

Një dashuri e pastër dhe pasionante, sikurse dallohet edhe në foton e fundit. Puthje, përqafime dhe Ciro që e tepron pak me dorë e tejzgjatur…

21 qershor 2018 (gazeta-Shqip.com)

Laura, kërcim në bikini me vajzën (Foto)

Posted: 21 Jun 2018 12:30 AM PDT

Kërcim familjar në barin e shtëpisë në liri të plotë për Laura Torrisi-n dhe të voglën Martina Pieraccioni.

I njëjti kostum banje për mamin dhe vajzën dhe buzëqeshje pa fund. Aktorja italiane, pas disa problemesh në jetën personale, duket se ka rigjetur buzëqeshjen.

21 qershor 2018 (gazeta-Shqip.com)

Franca sfidon Perunë, në mbrëmje luhet Argjentinë-Kroaci

Posted: 21 Jun 2018 12:25 AM PDT

Dita e 8-të e Botërorit sjell në skenë dy nga skuadrat favorite për t'i shkuar deri në fund këtij kompeticioni, pa harruar Kroacinë që nuk ka petkun e favorites por është një skuadër me një potencial të jashtëzakonshëm.

Sot është dita e Francës dhe Argjentinës që të dyja sëbashku numërojnë 3 Kupa Bote. Megjithatë e enjta do të hapet me duelin e Cosmos Arena në Samara mes Danimarkës dhe Australisë. Të dyja kombëtaret vinë me humor të ndryshëm në këtë sfidë edhe pse Australia pavarsisht humbjes ndaj Francës në sfidën debutuese zhvilloi një lojë shumë të mirë duke vënë në vështirësi një nga përfaqësueset më të forta në botë.

Nordikët të frymëzuar nga ylli i skuadrës Cristian Eriksen do të synojnë fitoren e dytë në grup pas asaj ndaj Perusë që do t'i kualifikonte në fazën tjetër. Ndërkohë që Australia ka si objektiv të marrë pikët e para dhe t'i bëjë një surprizë të hidhur Danimarkës. Në orën 17:00 do të jetë radha e Francës që do të sfidojë Perunë në Central Stadium në Yaketerinburg, për të mbyllur çështjen e kualifikimit.

Gjelat nuk bindën aspak në ndeshjen hapëse ndaj Australisë dhe sot do të kërkojnë të ndryshojnë mënyrën e tyre të lojës. Pritet më shumë nga treshja sulmuese Dembele-Griezmann-Mbappe por edhe nga mesfushorët Pogba e Tolisso. Te Peruja pritet ta nisë që nga fillimi ndeshjen kapiteni Paolo Guerrero, me amerikano-jugorët që do të synojnë të mos dalin pa pikë nga kjo sfidë për të mbajtur gjallë shpresat e kualifikimit.

Në mbrëmje në orën 20:00 në Ninzhy Novgorod Stadium Argjentina pas barazimit zhgënjyes me Islandën në ndeshjen hapëse do të masë forcat me rivalen më të fortë në grupin D, Kroacinë. Për Messin i cili humbi një penallti ndaj ishullorëve por edhe për pjesën tjetër të skuadrës gabimet nuk lejohen më pasi një humbje ndaj kroatëve mund edhe t'i nxirrte jashtë Kupës së Botës, amerikano-jugorët.

Jorge Sampaoli pritet të bëjë disa ndryshime të vogla në formacion krahasuar me ndeshjen e parë, ndërkohë që Dalic është më i qetë dhe pasi dërgoi në shtëpi sulmuesin e Milanit Kalinic, është gjithashtu i sigurtë në zgjedhjet e tij. Rakitic, Modric, Perisic e Mandzukic është kjo 4-shja tek e cila varen të gjitha shpresat e ballkanasve për të bërë historinë në këtë Kupë Bote. Kroacia me një fitore sot do të kualifikohej edhe matematikisht në raundin tjetër.

21 qershor 2018 (gazeta-Shqip.com)

Meta takon Orban: Mbështetës i fortë i hapjes së negociatave

Posted: 21 Jun 2018 12:24 AM PDT

Presidenti Ilir Meta ndodhet prej dy ditësh në Hungari, ku po zhvillon takime të nivelit të lartë, në atë që shihet si një vizitë për të rrëmbyer edhe një po për çeljen e negociatave të anëtarësimit me BE në 28 qershor.

Sot nëpërmjet Facebook, Kreu i Shtetit ka njoftuar se ka pasur një takim konstruktiv me kryeministrin e Hungarisë, Viktor Orban.

"I nderuar të takoja dhe të diskutoja me kryeministrin hungarez, mikun tim dhe të shqiptarëve, Viktor Orban. I impresionuar nga mbështetja e tij e fortë për çeljen e negociatave të anëtarësimit në BE të Shqipërisë.  Partnerë në NATO dhe partnerë të ardhshëm në BE", shkruan Meta në FB.

"Të dëshiruar ta shohim në Tiranë gjatë Vitit të Skënderbeut", vijon më tej Presidenti, duke zbardhur atë që duket të jetë një ftesë për një vizitë të mundshme të Orban në Tiranë.

21 qershor 2018 (gazeta-Shqip.com)

Kryeministrja e Zelandës së Re lind vajzë

Posted: 21 Jun 2018 12:19 AM PDT

Kryeministrja e Zelandës së Re Jacinda Ardern ka lindur fëmijën e saj të parë, një vajzë që peshon 3.31 kg. Kjo e bën atë udhëheqësen e dytë të zgjedhur në historinë moderne që lind një fëmijë gjatë kohës që është në detyrë.

Zonja Ardern lindi në një spital në qytetin e Auckland herët të enjten në mëngjes, katër ditë pas datës së saj. 37 vjeçarja do të marrë gjashtë javë leje lindjeje dhe tani ia ka kaluar përkohësisht detyrat e saj Zv/Kryeministrit Ëinston Peters.

Megjithatë, ajo tha se do të mbetet përgjegjëse duke vazhduar të lexojë letrat e kabinetit gjatë kohës së saj të lirë. Zonja Ardern ndau lajmin për lindjen në mediat sociale, duke thënë se ajo ndihej me shumë fat dhe falenderoi stafin në spitalin e Auckland.

Në një deklaratë, ajo tha gjithashtu: “Jam e sigurtë se po kalojmë të gjithë emocionet që prindërit e rinj kalojnë, por në të njëjtën kohë ndjehemi kaq mirënjohës për të gjithë mirësinë dhe urimet më të mira nga kaq shumë njerëz”.

Urime nga politikanët e tjerë filluan të vijnë në adresë të saj nga i gjithë rajoni, duke përfshirë postime nga ish-kryeministrja e Zelandës së Re Helen Clark dhe kryeministri i Australisë Malcolm Turnbull.

Zonja Ardern, e cila u zgjodh në tetor në detyrë, njoftoi në janar se ajo dhe partneri i saj Clarke Gayford po prisnin një fëmijë. “Unë nuk jam gruaja e parë që punon shumë, nuk jam gruaja e parë që punoj dhe kam një fëmijë, ka shumë gra që e kanë bërë këtë më parë,” tha ajo më parë këtë vit në një intervistë me Radio Zelandën e Re.

Ajo është kryeministrja më e re që vendi ka pasur që nga viti 1856. Në vitin 1990, Benazir Bhutto lindi një vajzë ndërsa shërbeu si kryeministre e Pakistanit, e para për një udhëheqës botëror të zgjedhur.

21 qershor 2018 (gazeta-Shqip.com)

Fundosja e tragetit, të paktën 190 të zhdukur në Indonezi

Posted: 21 Jun 2018 12:19 AM PDT

Të paktën 190 vetë rezultojnë ende të zhdukur pas fundosjes së një trageti në një liqen në ishullin Sumatra të Indonezisë të hënën.

Autoritetet po vazhdojnë kërkimet për të gjetur anijen e mbytur në liqenin Toba me një sipërfaqe prej 1,145 kilometra katrorë. Trageti ishte mbingarkuar me pasagjerë e me dhjetra motoçikleta kur u fundos të hënën në mbrëmje.

Liqeni Toba, i cili mbush kraterin e një vullkani gjigant që ka shpërthyer dhjetëra mijëra vite më parë, është një destinacion piktoresk e mjaft popullor për turistët.

18 pasagjerë u arritën të shpëtohen disa orë pas aksidentit, por përpjekjet e mëtejshme u penguan nga erërat e forta. Autoritetet besojnë se shumë prej viktimave ndodhen ende brenda tragetit.

Që nga mbytja e tragetit janë arritur të nxirren vetëm tre trupa.

Mbytjet e trageteve janë tragjedi të zakonshme në Indonezi, një arkipelag i madh me 17,000 ishuj në oqeanin Indian, kjo për shkak të zbatimit të dobët të rregullave të sigurisë.

21 qershor 2018 (gazeta-Shqip.com)

Vdekja e Enea Ftojit, prokuroria akuzon 3 efektivët: Nuk i dhanë ndihmë

Posted: 21 Jun 2018 12:13 AM PDT

Tre efektivët e policisë që kishin detyrë të ruanin Enea Ftojin në qelitë e paraburgimit të Korçës ende nuk i kanë mbyllur "hesapet" me drejtësinë, pavarësisht se ekspertiza mjeko-ligjore tregoi se 27-vjeçari nuk ka ndërruar jetë nga ushtrimi i dhunës ndaj tij.

Prokuroria ka ngritur akuzën për tre efektivët e komisiariatit të Korçës, për mosdhënie ndihme ndaj Enea Ftojit, që ndërroi jetë në ambientet e paraburgimit.

Edhe pas konkluzioneve të ekspertizës mjeko ligjore, hetimet po vijojnë dhe fakti, që 27-vjeçari nuk ka vdekur nga dhuna, nuk do të thotë, që policia nuk ka përgjegjësi penale për vdekjen e tij.

Madje, ekzistojnë prova që faktojnë se efektivët e policisë, nuk i kanë dhënë ndihmë Enea Ftojit, edhe pse ai kishte shfaqur probleme shëndetësore gjatë dy ditëve që kishte qëndruar në qeli.

Policia ka shkelur rregulloren e trajtimit të të shoqëruarve dhe nuk ka kryer kontrolle periodike në qelinë e 27-vjeçarit. Prokuroria po vlerëson të gjitha provat dhe dëshmitë e grumbulluara dhe pritet të vërë nën akuzë, të paktën tre efektivë të Komisariatit të Korçës.

21 qershor 2018 (gazeta-Shqip.com)

Tenton të grabisë taksinë, kapet adoleshenti në Elbasan

Posted: 21 Jun 2018 12:04 AM PDT

Një person është vënë në pranga, gjatë një tentative grabitje me armë dhe maska, ndaj shoferit të një taksie. Ditën e djeshme, e mërkurë, efektivët e komisariati të Elbasanit, arrestuan në kushtet e flagrancës 17-vjeçarin S. H., 17 vjeç, lindur në Gramsh dhe banues në Elbasan. Arrestimi i tij u bë pasi në sallën operative të Komisariatit të Policisë Elbasan, mbërriti një telefonatë nga një qytetar, për një tentativë grabitjeje me armë dhe maskë të një automjeti, në dalje të fshatit Kërçyk, Njësia Administrative Tregan.

Nga ndërhyrja e uniformave blu u bë kapja e S.H., i cili rreth orës 15.30 në vendin e mësipërm, ka tentuar të grabisë me armë shtetasin G.M., 51 vjeç, banues në fshatin Kuqan,  i cili ka qenë duke lëvizur me automjetin e tij taksi të markës "Benz Mercedes".

Nga kontrolli i ushtruar, të riut iu gjetën me vete të futura në një çantë sportive me ngjyrë të zezë, një armë zjarri pushkë model 56, 25 fishekë model 56, një maskë me ngjyrë të zezë, një palë doreza të cilat ky shtetas i përdorte për të realizuar grabitjet.

Aktualisht po punohet edhe për dokumentimin ligjor të ngjarjeve të tjera të ndodhura në këtë zonë.

Ndaj të dyshuarit materialet iu referuan Prokurorisë për veprat penale të "Vjedhja me armë e mbetur në tentativë" dhe "Armëmbajtja pa leje".

21 qershor 2018 (gazeta-Shqip.com)

Liqeni i Shkodrës, Rama: Një tjetër perlë turistike (Video)

Posted: 21 Jun 2018 12:01 AM PDT

Kryeministri Edi Rama e ka nisur ditën e sotme, duke nxjerrë pamjet nga projekti për transformimin e zonës së liqenit të Shkodrës.

Kreu i qeverisë bën me dije se projekti do të përfundojë brenda 18 muajsh.

"Me këtë projekt që brenda 18 muajsh, do të transformojë bregun perëndimor të liqenit të Shkodrës nga një krah i paralizuar e i degraduar prej dekadash, në një tjetër perlë turistike të Shqipërisë, ju uroj një ditë të bukur", shkruan Rama.

Në video shihet projekti për rrugën Shkodër-Shirokë, korsitë për këmbësorët dhe biçikletat si dhe parkime të reja 1700 m2.

Po ashtu jepen pamjet e muzeut të liqenit dhe qendrës së vizitorëve, një ndërtesë shumëfunksionale me hapësirë për ekspozita të përhershme dhe të përkohshme. Projekti parashikon edhe platformë për varka dhe kajakë si dhe tarracë panoramike.

MIRËMËNGJES 😃dhe me këtë projekt që brenda 18 muajsh, do të transformojë bregun perëndimor të Liqenit të Shkodrës nga një krah i paralizuar e i degraduar prej dekadash, në një tjetër perlë turistike të Shqipërisë, ju uroj një ditë të bukur😉

Gepostet von Edi Rama am Mittwoch, 20. Juni 2018

21 qershor 2018 (gazeta-Shqip.com)

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more