Skip to main content

“Biografia e Sali Musliut, autorit të logos së re të FFK-së” plus 9 more Telegrafi Futboll

“Biografia e Sali Musliut, autorit të logos së re të FFK-së” plus 9 more Telegrafi Futboll


Biografia e Sali Musliut, autorit të logos së re të FFK-së

Posted: 16 Jun 2018 05:24 PM PDT

Të shtunën (16 qershor) është prezantuar logoja e re e Federatës së Futbollit të Kosovës.

Është piktori, Sali Musliu, i lindur në Gjilan, në vitin 1966, ai që e ka dizajnuar logon, e cila u përzgjodh nga FFK.

Logoja e re e FFK-së

Ai ka diplomuar në vitin 2001 në Akademinë e Artit në Dusseldorf, tek artisti me reputacion botëror, prof. Konrad Klapheck.

Musliu është aktiv në skenën e artit dhe profesionalisht merret me pikturë në Frankfurt, ku vepron dhe jeton aktualisht – thuhet në një njoftim të FFK-së.

Të gjitha lajmet për FFK-në Të gjitha lajmet për FFK-në

Gjatë vitit 2010 ka qenë profesor i artit në Kolegjin AAB në Prishtinë, derisa më herët ka menaxhuar me galerinë-ateleun e hapur në Prishtinë.

Piktori ka fituar shumë çmime si vendore, ashtu edhe ndërkombëtare, derisa në vitin 1999 nga Akademia e Arteve në Dusseldorf e pranoi titullin ‘Mjeshtër i Artit’.

Veprat e piktorit Sali Musliu gjenden të ekspozuara në institucione të ndryshme, muze të artit dhe shumë koleksione private në të gjithë botën.

The post Biografia e Sali Musliut, autorit të logos së re të FFK-së appeared first on Telegrafi.

Më 6 korrik mbahet Kuvendi i Jashtëzakonshëm zgjedhor për pozitën e kryetarit të FFK-së

Posted: 16 Jun 2018 04:41 PM PDT

Federata e Futbollit të Kosovës ka njoftuar se më 6 korrik 2018, në Prishtinë, do të mbahet Kuvendi i Jashtëzakonshëm zgjedhor për pozitën e kryetarit të FFK-së.

Pas vdekjes së kryetarit legjendar, Fadil Vokrri dhe pas mbështetjes dhe sugjerimeve të zyrtarëve më të lartë të FIFA-s dhe UEFA-s, për të mos lënë zbrazëti institucionale, Komiteti Ekzekutiv mori këtë vendim në bazë të kompetencave të veta të dala nga Statuti i FFK-së.

Të gjitha lajmet për legjendën Fadil Vokrri Të gjitha lajmet për legjendën Fadil Vokrri

Më poshtë është njoftimi i plotë i FFK-së:

Komiteti Ekzekutiv i Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK) në mbledhjen e vet të mbajtur me datë 16 qershor, 2018, në bazë të nenit 31 p.1 të Statutit të FFK-së, mori këtë:

V E N D I M

Kuvendi i Jashtëzakonshëm zgjedhor për pozitën e kryetarit të FFK-së, do të mbahet me datë 6 korrik, 2018 (e premte) në Prishtinë, Hotel Emerald ora 17.00.

Obligohet Sekretari i Përgjithshëm që në bazë të nenit 31 p.5 të bëjë organizimin e Kuvendit të Jashtëzakonshëm zgjedhor konform Statutit të FFK-së.

A R S Y E T I M

Komiteti Ekzekutiv (KE), duke shqyrtuar gjendjen e jashtëzakonshme në futbollin Kosovar pas vdekjes së Kryetarit legjendar, Fadil Vokrri dhe pas mbështetjes dhe sugjerimeve të zyrtarëve më të lartë të FIFA-s dhe UEFA-s, për të mos lënë zbraztësirë institucionale mori këtë vendim në bazë të kompetencave të veta të dala nga Statuti i FFK-së.

Prishtinë, 16 qershor, 2018
Sekretari i Përgjithshëm
Eroll Salihu

The post Më 6 korrik mbahet Kuvendi i Jashtëzakonshëm zgjedhor për pozitën e kryetarit të FFK-së appeared first on Telegrafi.

Formacioni i ditës së tretë në fazën grupore të Kampionatit Botëror

Posted: 16 Jun 2018 04:30 PM PDT

Në ditën e tretë të Kampionatit Botëror, ‘Rusia 2018’, janë zhvilluar katër ndeshje, dy në Grupin C dhe dy të tjera në Grupin D.

Në Grupin C, Franca fitoi me rezultat 2-1 kundër Australisë, ndërsa me rezultat 1-0, Danimarka e mposhti Perunë.

Në Grupin D, Argjentina dhe Islanda luajtën baras (1-1) kurse, Kroacia e mposhti Nigerinë me rezultat 2-0.

Njëmbëdhjetëshi më i mirë i ditës së tretë në Kampionatin Botëror:

Portier: Hannes Halldorsson (Islandë).

Mbrojtës: Luis Advincula (Peru), Trent Sainsbury (Australi), Simon Kjaer (Danimarkë), Aziz Behich (Australi).

Mesfushorë: Aron Gunnarsson (Islandë), Luka Modric (Kroaci), Aaron Mooy (Australi).

Sulmues: Andre Carrillo (Peru), Yussuf Poulsen (Danimarkë), Alfred Finnbogason (Islandë).

/Telegrafi/

The post Formacioni i ditës së tretë në fazën grupore të Kampionatit Botëror appeared first on Telegrafi.

Modric: Trajneri më vendosi në pozitën që më pëlqen më së shumti

Posted: 16 Jun 2018 03:53 PM PDT

Përfaqësuesja e Kroacisë pas 20 vitesh e ka filluar një Kampionat Botëror me fitore të sigurt, pas triumfit prej 2-0 kundër Nigerisë. Kapiteni Luka Modric ishte ndër më të mirët në fushë, ndërsa arriti të realizonte nga penalltia.

“Për neve ishte shumë me rëndësi që ta fillonim turneun me fitore, pavarësisht ndeshjes ndërmjet Argjentinës dhe Islandës, ne ishim të përqendruar te loja jonë”.

Festa e kroatëve pas golit të Modric (Foto: Getty Images)

“Besojmë se në krah të kësaj fitoreje do ta përmirësojmë lojën tonë dhe do të na japë vetëbesim shtesë për të vazhduar drejt objektivit të caktuar”.

Të gjitha lajmet nga KAMPIONATI BOTËROR Të gjitha lajmet nga KAMPIONATI BOTËROR

Mendoj se ndeshja nuk ishte e lehtë, goli i parë erdhi në momentin e duhur, pastaj e kishim më lehtë të luanim dhe ta impononim lojën tonë. Mendoj se fituam me meritë, por Nigeria nuk ishte kundërshtar i lehtë, besoj se do të fitojë pikë në ndeshjet në vijim”, ka deklaruar Luka Modric pas ndeshjes.

Mesfushori i Real Madridit e ka komentuar edhe pozitën e tij më të tërhequr në fushë.

Luka Modric para ekzekutimit të penalltisë (Foto: Getty Images)

“Në ndeshjet e mëparshme kam luajtur më në sulm, por përzgjedhësi më tërhoqi në pozitën, në të cilën ndihem më së miri. Do të luaj atje ku do të më caktojë trajneri”, është shprehur Modric.

Ai ka thënë se ndeshja ndaj Argjentinës do të jetë shumë e vështirë, pasi Albicelestët janë favoritët e grupit.

Me këtë fitore, Kroacia kryeson Grup D me tri pikë, përpara Argjentinës dhe Islandës që luajtën baras (1-1) në xhiron e parë. /Telegrafi/

The post Modric: Trajneri më vendosi në pozitën që më pëlqen më së shumti appeared first on Telegrafi.

Sokoli: Kroacia ka pasur probleme me trajnerë, fitorja e Francës duhej të ishte më bindëse

Posted: 16 Jun 2018 03:15 PM PDT

Në emisionin Dueli i Botërorit që transmetohet në RTV Dukagjini, Bylbyl Sokoli i ka dhënë opinionet e tij për ndeshjet e zhvilluara ditën e shtunë, në fazën grupore të Kampionatit Botëror.

Në kuadër të ditës së tretë të turneut më të madh të fubtollit që po zhvillohet në Rusi u zhvilluan katër ndeshje, të cilat u komentuan nga panelistët Bylbyl Sokoli (trajner/analist), Arbnora Ademaj (gazetare/moderatore), Kushtrim Demiri (KD Events), Agi Haxhimurati (dizajner) dhe Dukagjin Rudari (gazetar).

Me rezultat 2-0, Kroacia e mposhti Nigerinë duke marrë kryesimin e Grupit D me tri pikë, para Argjentinës dhe Islandës, ndërsa Bylbyl Sokoli mendon se Zlatko Dalic është një trajner i pranueshëm nga skuadra.

Bylbyl Sokoli (Foto: YouTube/Dukagjini)

“Kroacia në vitet e fundit ka pasur probleme me trajner, por unë mendoj se Dalic është i dëshirueshëm nga grupi. Kjo për një arsye, sepse ndoshta është shansi i fundit që kjo gjeneratë të arrij diçka më shumë”, është shprehur Sokoli.

Të gjitha lajmet për Dueli i Botërorit Të gjitha lajmet për Dueli i Botërorit

Ai e ka komentuar edhe fitoren e Francës (2-1) kundër Australisë, për të cilën ka thënë se nuk ishte aq bindëse.

“Mendoj se kjo fitore e Francës është shumë e rëndësishme, sepse ndaj një ekipi çfarë është Australia, rezultati duhet të jetë më bindës”, ka thënë trajneri.

Arta Nitaj dhe Fisnik Zymi janë prezantues të emisionit Dueli i Botërorit që transmetohet në RTV Dukagjini çdo ditë nga ora 22:30 dhe i kushtohet Kampionatit Botëror. /Telegrafi/

The post Sokoli: Kroacia ka pasur probleme me trajnerë, fitorja e Francës duhej të ishte më bindëse appeared first on Telegrafi.

Sokoli: Me dështimet e Messit nga penalltitë, duhet të merren psikologët

Posted: 16 Jun 2018 03:12 PM PDT

Trajneri i njohur Bylbyl Sokoli ka komentuar barazimin 1-1 të Argjentinës ndaj Islandës dhe humbjen e penalltisë nga ana e Lionel Messit.

Në kuadër të ditës së tretë të turneut më të madh të futbollit që po zhvillohet në Rusi u zhvilluan katër ndeshje.

Këto ndeshje u komentuan nga panelistët Bylbyl Sokoli (trajner/analist), Arbnora  Ademaj (gazetare/moderatore), Kushtrim Demiri (KD Events), Agi Haxhimurati (dizajner) dhe Dukagjin Rudari (gazetar).

Arta Nitaj dhe Fisnik Zymi (Foto: YouTube/Dukagjini)

Arta Nitaj dhe Fisnik Zymi janë prezantues të emisionit Dueli i Botërorit që transmetohet në RTV Dukagjini, çdo ditë nga ora 22:30 dhe i kushtohet Kampionatit Botëror.

Vëmendja ishte tek trajneri i njohur Sokoli, i cili kritikoi paraqitjen e Lionel Messit, teksa foli edhe për deklaratat e trajnerit të Islandës.

“Është interesant se trajneri i Islandës tha pas ndeshjes se aspak nuk është i befasuar me rezultatin dhe e ka prit këtë rezultat”, ka thënë fillimisht Sokoli te Dueli i Botërorit.

Sampaoli: Mbrojtja e Islandës e vuri Messin në situatë të pakëndshme, ne besojmë në sukses Sampaoli: Mbrojtja e Islandës e vuri Messin në situatë të pakëndshme, ne besojmë në sukses

“Një gjë tjetër interesante është se Messi nga shtatë penalltitë e fundit katër nga to i ka humbur për përfaqësuesen e Argjentinës”.

“Për një lojtar të kalibrit të Messit kjo shifër është e madhe”.

Aguero: Edhe Messi është njeri, shpresojmë në fitore ndaj Kroacisë Aguero: Edhe Messi është njeri, shpresojmë në fitore ndaj Kroacisë

“Çfarë po ndodh aty? Pse ai në këto vendimtare po dështon është me siguri faktorët me të cilët duhen të merren psikologët”

“Por ajo që është sot befasuese është se Argjentina në ndeshjet e radhës hynë e hendikepuar në aspektin taktikë me vetëm një pikë nga kjo ndeshje”, përfundoi trajneri i njohur kosovar. /Telegrafi/

The post Sokoli: Me dështimet e Messit nga penalltitë, duhet të merren psikologët appeared first on Telegrafi.

Frosinone rikthehet në Serie A, mposhti në minutat shtesë Palermon në Play-Off

Posted: 16 Jun 2018 02:33 PM PDT

Frosinone ka arritur të sigurojë rikthimin në nivelin më të lartë të futbollit italian, Serie A, pasi mposhti 2-0 Palermon në ndeshjen e dytë në Play-Off.

Ndeshja e parë e Play-Offit e zhvilluar në Palermo përfundoi me fitoren e sicilianëve me rezultat 2-1 dhe pritej një rikthim i tyre në Serie A.

Por, kështu nuk mendojë edhe Frosinone që arriti të fitojë 2-0 në ndeshjen e dytë të Play-Off dhe me rezultat të përgjithshëm 3-2 të sigurojë rikthimin.

Ndeshja e parë e ndeshjes ishte e barabartë, me të dyja skuadrat që patën rastet e veta për gol, por pa arritur ta tundin rrjetën.

Maiello shënoi një supergol (Getty Images)

Në pjesën e dytë, vendasit filluan furishëm duke shënuar për 1-0 pas vetëm shtatë minutave me anë të Raffaele Maiellos.

Pas këtij goli, Palermo po tentonte të qonte lojën në vazhdime duke u mbrojtur mirë, ndërsa Frosinone po sulmonte për të gjetur golin e rikthimit.

Frosinone (Getty Images)

Kur ndeshja pritej të përfundonte, kështu nuk mendoi edhe Camillo Ciano, i cili shënoi në minutën e gjashtë të shtesës duke quar epërsinë në 2-0 dhe me këtë gol ia siguroi rikthimin në Serie A skuadrës së tij.

Dy skuadrat tjera që u rikthyen në Serie A direkt nga dy pozitat e parë ishin Empoli dhe Parma. /Telegrafi/

 

The post Frosinone rikthehet në Serie A, mposhti në minutat shtesë Palermon në Play-Off appeared first on Telegrafi.

Kroacia 2-0 Nigeria, notat e lojtarëve

Posted: 16 Jun 2018 02:07 PM PDT

Kombëtarja e Kroacisë ka fituar ndaj asaj të Nigerisë me rezultat 2-0 në ndeshjen e vlefshme për Grupin D në Kupën e Botës “Rusia 2018”.

Kroatët e kanë nisur me fitore Kampionatin Botëror duke marr primatin e grupit të vdekjes pas ndeshjes së parë.

Golat në këtë ndeshje për kombëtaren ballkanase u shënuan nga Oghenekaro Etebo (OG, 32′) dhe Luka Modric (71′).

Kroacia tregon forcën ndaj Nigerisë, e nis botërorin me fitore Kroacia tregon forcën ndaj Nigerisë, e nis botërorin me fitore

Lojtari më i vlerësuar në këtë ndeshje ishte mbrojtësi kroat, Ivan Strinic, i cili u notua me 7.7.

Në anën tjetër, nota më e ulët në këtë ndeshje shkoi për mbrojtësin William Troost-Ekong që u vlerësua me 5.8. /Telegrafi/

Kroacia:

Nigeria:

 

The post Kroacia 2-0 Nigeria, notat e lojtarëve appeared first on Telegrafi.

Kroacia tregon forcën ndaj Nigerisë, e nis botërorin me fitore

Posted: 16 Jun 2018 01:53 PM PDT

Kombëtarja e Kroacisë ka fituar ndaj asaj të Nigerisë me rezultat 2-0 në ndeshjen e vlefshme për Grupin D në Kupën e Botës “Rusia 2018”.

Për dallim nga Argjentina, e cila barazoi 1-1 ndaj Islandës, Kroacia e nisi botërorin me fitore ndaj Nigerisë.

Djelmoshat e trajnerit Zlatko Dalic e filluan mirë ndeshjen duke rrezikuar në minutën e 14-të me anë të Mario Mandzukic, por pa arritur ta gjejnë rrjetën.

Megjithatë, goli erdhi në minutën e 32-të të ndeshjes, ku pas një topi te asistuar me kokë nga Mandzukic, ishte Andrej Kramaric, i cili goditi drejt portës dhe nga topi i devijuar nga Oghenekaro Etebo topi përfundoi në rrjetë për 1-0.

Festa e kroatëve pas golit të parë (Getty Images)

Edhe pjesa e dytë foli në të mirë të kombëtares ballkanase, e cila pati raste më të mira dhe gjeti edhe golin e dytë dhe të qetësisë.

Luhej minuta e 71-të e ndeshjes kur Luka Modric shënoi nga penalltia për 2-0 pasi më parë u pengua në zonë Mandzukic.

Kapiteni Modric u tregua i saktë nga pika e bardhë (Getty Images)

Deri në fund të ndeshjes pati edhe disa raste të tjera nga të dyja kombëtaren, por pa arritur t’i ndryshojnë shifrat dhe në fund fitoi Kroacia me rezultat 2-0.

Pas kësaj fitore, Kroacia merr kryesimin e grupit me 3 pikë, ndërsa pas saj vijnë Argjentina dhe Islanda me nga një. Në ndeshjen e radhës luajnë ndaj Argjentinës. /Telegrafi/

 

The post Kroacia tregon forcën ndaj Nigerisë, e nis botërorin me fitore appeared first on Telegrafi.

Modric dyfishon epërsinë e Kroacisë ndaj Nigerisë

Posted: 16 Jun 2018 01:35 PM PDT

Kombëtarja e Kroacisë ka gjetur golin edhe golin e dytë në ndeshjen ndaj Nigerisë, e vlefshme për Grupin D në Kupën e Botës “Rusia 2018”.

Është mesfushori i Real Madridit, Luka Modric, i cili ka shënuar nga pika e bardhë për 2-0.

Goli i Modricit erdhi në minutën e 71-të të ndeshjes.

Ky gol i mesfushorit erdhi pasi më parë u pengua në zonë u pengua Mario Mandzukic. /Telegrafi/ 

The post Modric dyfishon epërsinë e Kroacisë ndaj Nigerisë appeared first on Telegrafi.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more