Skip to main content

“Belgjika mposht bindshëm Panamanë” plus 9 more Ekonomia Online

“Belgjika mposht bindshëm Panamanë” plus 9 more Ekonomia Online


Belgjika mposht bindshëm Panamanë

Posted: 18 Jun 2018 10:02 AM PDT

Belgjika pas një pjese të parë jo bindëse ka shkëlqyer në pjesën e dytë duke dhënë tre gola kundër Panamasë.

Një pjesë e parë jo edhe aq interesante, por një pjesë e dytë krejtësisht ndryshe.

Kështu mund të cilësohet ndeshja e parë në grupin G në mes të Belgjikës dhe Panamasë.

Pjesa e parë edhe pse kishte një dominim më të madh të Belgjikës përfundojë pa gola por edhe Panamaja luajti më mirë në këtë pjesë.

Në pjesën e dytë gjithçka fliste për belgët.

Fillimisht ishte një supergol i Dries Mertens nga një goditje interesante që sigurisht do të konsiderohet njëri prej golave më të mirë. Ky gol u shënua pas dy minutave që kishte flluar pjesa e dytë.

Pas këtij goli në element ishte sulmuesi i Manchester United, Romelu Lukaku, i cili shënoi një dygolësh për Belgjikën.

Fillimisht ai shënoi në minutën e 69 dhe mandej në minutën e 75'të.

Me këtë fitore, Belgjika kryeson në grupin G, ndërkaq më vonë pritet të luaj Tunizia me Anglinë.

The post Belgjika mposht bindshëm Panamanë appeared first on Ekonomia Online.

“Nënë Merali”, gruaja që përpiqet të rrëzojë Erdoganin nga pushteti

Posted: 18 Jun 2018 09:58 AM PDT

Sipas traditës turke, sherret midis burrave e grave përfundojnë kur gruaja përplas shaminë në tokë.

Për këtë arsye, kandidatja për presidente, Meral Akshener, po shkon nga qyteti në qytet për të mbledhur shami, te quajtura "jemeni", nga mbështetësit e saj.

61 vjeçarja po udhëheq atë që ajo e quan "Revolucioni i Jemenive", një përpjekje për t'i dhënë fund agresionit në politikën turke. Nëse bëhet e vetmja që arrin të ndalë sundimin e gjatë të Erdoganit, ajo do t'i ekspozojë shamitë në Cankaya, isha pallati presidencial në Ankara.

"U bë shumë kohë që Turqia sundohet nga një mashkull shumë i ashpër", tha ajo për CNN në qytetin jugor të Adanës, gjatë një fushate zgjedhore.

Disa e quajnë "Zonjën e Hekurt" të Turqisë, por të tjerë e quajnë "Asena", një personazh mitologjik, një ujkojnjë që mbante fiset turke larg rreziqeve. Por ka dhe emra të tjerë që ajo i preferon.

"Disa më quajnë motër, por shumë të rinj më quajnë Nënë Meral. Mua më pëlqen të jem nënë", tha Akshener.

Akshener është e vetmja kandidate femër në zgjedhjet e 24 Qershorit, por nuk i tërheq mbështetësit vetëm për faktin e të qenit grua. Kredencialet e saj konservatore dhe nacionaliste e bëjnë që të tërheqë më shumë nga mbështetësit e Erdoganit, edhe pse është e treta në sondazhe.

Kandidati kryesor i opozitës, Muharrem Ince, është në vend të dytë dhe ka nxitur bazën e qendrës së majtë. Por ai ka pak gjasa që ta ndajë votën konservatore ashtu si Aksheneri.

Aksheneri dhe revolucioni që ka përfytyruar ka tërhequr turma në të gjithë Turqinë. Gratë në Adana ofronin shamitë e tyre. Esra Demirkol, një mbështetëse e zjarrtë, e cila priti me orë të tëra për të bërë një foto, u ngjit me vrull në skenë për të përqafuar kandidaten.

"Për të ardhmen e fëmijëve tanë, për vendin tonë e për shumë arsye të tjera, unë do të votoj Meral Akshenerin. Prekja e një gruaje e bën çdo gjë më mirë. Dua një nënë që të na udhëheqë vendin", tha ajo teksa i merrej fryma, pasi ishte ngjitur në skenë.

Partia e Akshenerit, e quajtur "Iyi",(Partia e Mirë), është e re në skenën politike, por Aksheneri vetë rreshtohet mes politikanëve veteranë. Ajo ka shërbyer si ministre e brendshme për tetë muaj, gjatë luftës kundër separatistëve kudër, teksa shkeljet e të drejtave të njeriut po bëheshin gjerësisht në Turqi.

Kur u pyet për përfshirjen e saj, Akshener deklaron se gjatë kohës si ministre nuk ka pasur asnjë shkelje të drejtash njeriu.

Por gjatë shërbimit si ministre, ajo fitoi besueshmëri, gjithashtu, pasi i bëri ballë ushtrisë, të cilët u përpoqën ta rrëzojnë qeverinë në vitin 1997, me të ashtuquajturin "Grusht Shteti Post-Modern".

Edhe një herë, popullaritetin ia jep fakti që u bën ballë probleme. Aksheneri u nda nga Lëvizja Nacionaliste pas shumë vitesh, për shkak të aleancës që partia e saj bëri me Erdoganin.

Si gjithë kandidatët e opozitës, Akshener është betuar të zhbëjë ndryshimet që ka sjellë Erdogani në sistemin politik nëpërmjet referendumit të vitit të shkuar.

Ai është akuzuar për kapje pushteti nëpërmjet asaj vote, me anë të cilës kërkoi të ndryshohej sistemi parlamentar i vendit e të bëhej sistem presidencial, duke i dhënë vetes më shumë fuqi.

Vota u pa si e padrejtë, teksa qeveria burgoste disidentët dhe shtypte median e lirë, menjëherë pas grushtit të dështuar të shtetit në vitin 2016. Ai fitoi me një diferencë të vogël, duke sjellë ndryshime rrënjësore në sistemin e Turqisë, të cilat do të hyjnë në fuqi pas zgjedhjeve.

"Kam luftuar kundër Erdoganit dhe sjelljes së tij përmbi gjyqësorin për tre vitet e fundit", tha Aksheneri.

"Zgjedhjet që po afrohen tani janë ato që do Erdogani. Nuk është një sistem presidencial si në demokracitë perëndimore. Ne nuk kemi llogaridhënie", thotë ajo.

Me Ince në vend të dytë, Akshener mund të mos jetë kandidatja që do të përballet kokë më kokë me Erdoganin.

Por ajo ka ndikuar shumë në këto zgjedhjeve. Në zgjedhjet e mëparshme presidenciale, partitë e opozitës u bashkuan në favor të një kandidati të vetëm, në mënyrë që të sfidonin Erdoganin. Aksheneri refuzoi të bashkohej  dhe njoftoi kandidaturën e saj më vete. Shumë shpejt, veprimin e saj e ndoqën partitë e tjera të oppozitës, duke nxjerrë kandidatët e tyre më të fortë, duke u dhënë njerëzve më shumë opsione për të votuar kundër Erdoganit.

Partitë e opozitës, përfshi Akshenerin, janë angazhuar të mbështesin këdo që përballet me Erdoganin, nëse votimet kalojnë në fazën e dytë.

Mustafa Koseler, një mbështetës 76-vjeçar i kësaj partie, druan se Turqia mund të përfundojë nën diktaturën e një njeriu të vetëm, si Asadi, Morsi, Gadafi, etj. Ai shpreson se Akshener do të shpëtojë demokracinë e vendit e të ndalojë ndryshimet në sistemin politik.

"Nuk duam sundimin e një njeriu të vetëm", tha ai në Adana. "Duam republikën tonë, demokracinë dhe parlamentin që të funksionojë si sot. Duam që anëtarët e parlamentit të kenë fjalën e tyre. Në sistemin e ri ata nuk do ta kenë këtë", tha ai.

Akshener po premton një lindje të re për vendin e saj. Logoja blu e Partisë së Mirë është e dekoruar me një diell të artë, që premton optimizëm.

Një nga votueset, Guler Jasa, tregon këtë logo kur e pyesin se pse do të votojë për Akshenerin.

"Sepse ajo i del diellit përballë. Ajo do ta ngrejë diellin përmbi vendin tonë", tha Jasa, transmeton Top Channel shkrimin e CNN.

The post “Nënë Merali”, gruaja që përpiqet të rrëzojë Erdoganin nga pushteti appeared first on Ekonomia Online.

Me iOS 12, policia do ta dijë gjithmonë ku ndodheni

Posted: 18 Jun 2018 09:53 AM PDT

Apple njoftoi këtë mëngjes se një veçori e re në iOS 12 do të shpërndajë automatikisht vendndodhjen tuaj me policinë dhe shërbimet e tjera emergjente gjatë gjithë kohës.

Kjo lëvizje vjen si përgjigje ndaj problemeve me të cilat përballen njerëzit kur dëshirojnë t'i thërrasin shërbimet emergjente nga celulari, ku shpesh është e vështirë të përcaktohet vendndodhja e thirrësit shpejtë dhe saktë, thotë Apple.

Rreth 80% e thirrjeve në polici dhe shërbime të tjera emergjente vijnë nga celularët, transmeton Gazeta Express.

Më 2015, Apple kishte lansuar HELO (Vendndodhjen Hibride të Emergjencës), e cila gjente vendndodhjen e thirrësit duke përdorur GPS dhe pika të Wi-Fi.

 

The post Me iOS 12, policia do ta dijë gjithmonë ku ndodheni appeared first on Ekonomia Online.

Zyrtare: Rui Patricio nënshkruan me Wolvesin

Posted: 18 Jun 2018 09:50 AM PDT

Wolves kanë lajmëruar se kanë nënshkruar me portierin portugez Rui Patricio nga Sportingu i Lisonës.

Rui Patricio largohet për Angli pasi që ka terminuar kontratën e tij me Sporting CP, pas një sulmi të disa personave të maskuar gjatë stërvitjeve.

Ai u bë lojtar i ri por sot ka nënshkruar zyrtarisht kontratë katër vjeçare me Wolverhampton Wanderers.

 

The post Zyrtare: Rui Patricio nënshkruan me Wolvesin appeared first on Ekonomia Online.

Mbi 350 lypsarë në rrugët e Prishtinës, Policia thotë se po bie numri i tyre

Posted: 18 Jun 2018 09:48 AM PDT

Kërkimi i lëmoshës në vendin tonë është një dukuri mjaftë e shpeshtë. Në rrugët e çdo qyteti të Kosovës, shohim të mitur, gra të shoqëruara me fëmijë të vegjël, dhe të moshuar, duke kërkuar lëmoshë.

Policia e Kosovës ka thënë për Express se personat që kërkojnë lëmoshë konsiderohen pjesëtarët më të rrezikuar të shoqërisë, dhe se sipas ligjeve të Kosovës, kjo dukuri është kundërvajtje.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani, ka thënë se policia në bashkëpunim me institucionet e tjera të shtetit, ka ndërmarrë veprime ligjore për largimin e lypësve nga rruga, ku janë organizuar edhe fushata të ndryshme, kjo dukuri po vazhdon të jetë si diçka e zakontë.

Problemi i kërkim lëmoshës si dukuri mbetet ende e pranishme në qytetet e Republikës së Kosovës sidomos në kryeqytetin e Prishtinës.

Fëmijët por edhe të rriturit të cilët kërkojnë lëmoshë nuk janë vetëm shtetas të Kosovës, por sipas informacioneve dhe përvojave që Policia e Kosovës ka nga tereni, një numër më i madh prej tyre janë shtetas të Shqipërisë.

Kelani thotë se personat që kërkojnë lëmoshë konsiderohen pjesëtarët më të rrezikuar të shoqërisë, gjithashtu, sipas ligjit për Rend dhe Siguri Publike, dukuria e kërkimit të lëmoshës është kundërvajtje. "Sipas ligjit për Rend dhe Siguri Publike dukuria e kërkimit të lëmoshës është kundërvajtje.

Personat që kërkojnë lëmoshë konsiderohen pjesëtarët më të rrezikuar të shoqërisë siç janë: të miturit, të moshuarit, gratë e shoqëruara me fëmijë dhe kryesisht i takojnë minoriteteve Rom, Ashkali dhe Egjiptas", ka thënë ai.

Gjithashtu, Kelani thotë se nëse i referohemi statistikave të cilat rezultojnë nga aktivitetet e policisë në bashkëpunim me akterë tjerë sidomos ata për çështje sociale del se kjo dukuri po vazhdon me tendenca të uljes, gjatë këtyre dy viteve të fundit.

Gazeta Express ka provuar të kontaktojë me Komunën e Prishtinës, për të marrë përgjigje, për hapat që kjo e fundit do të ndërmarrë në lidhje me këtë dukuri, por të njëjtit nuk u janë përgjigjur thirrjeve, e as kërkesave të gazetës.

 

The post Mbi 350 lypsarë në rrugët e Prishtinës, Policia thotë se po bie numri i tyre appeared first on Ekonomia Online.

Xhaferi: Marrëveshja për emrin e Maqedonisë është në interes të shqiptarëve

Posted: 18 Jun 2018 09:42 AM PDT

Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë, Talat Xhaferi, e ka mirëpritur marrëveshjen mes Maqedonisë dhe Greqisë për çështjen e emrit.

Xhaferi në Info Magazine të Klan Kosovës ka thënë se kjo marrëveshje nuk është vetëm në interesin e  shqiptarëve që jetojnë në Maqedoni, por edhe në kontekst më të gjerë pasi po çelen dyert për anëtarësimin e Maqedonisë në organizata ndërkombëtare.

"Zgjidhja e këtij problemi është në interes të shqiptarëve të Maqedonisë. Zgjidhja është e duhur".

"Nuk mund të shihen benefitet vetëm në kontekstin e shqiptarëve por ato mund të shihen për të gjithë qytetarët e Maqedonisë sepse kjo marrëveshje hapë rrugë në anëtarësimin e Organizatave Ndërkombëtare".

"Në kontekst europianë është benefit për gjithë qytetarët e Maqedonisë por jo i vetëm shqiptarëve".

"Nuk komentoj qasjen e mysafirëve që keni aty sepse nuk kam dëgjuar çfarë është thënë aty. Por nuk mendoj që politika shqiptare ka qenë pasive në këtë çështje. Të gjithë janë angazhuar për interes të të gjithë qytetarëve të Maqedonisë".

"Nuk dua të predikoj për procedura. Besoj që deri të premten mund të përmbyllet faza e ratifikimit e pas saj mund të lajmërohen autoritetet greke. I gjithë procesi duhet të përcillet e të bisedohet me qytetarët që të mund të përfundohet marrëveshja sic është më së miri".

"Mbi të gjitha çmoj mendim intelektual por si popull që jemi ka disa rrethana të tjera të cilat ndikojnë në çështje tjera".

"Në kontekst global duhet të veprojmë të gjithë në kahje të asaj se cili është interes i yni ndaj secilit".

The post Xhaferi: Marrëveshja për emrin e Maqedonisë është në interes të shqiptarëve appeared first on Ekonomia Online.

Nuk ndalet Belgjika, Lukaku shënon përsëri

Posted: 18 Jun 2018 09:40 AM PDT

Ka ardhur edhe goli i tretë për Belgjikën. Është Romelu Lukaku që ka shënuar golin e tretë për Belgjikën dhe të dytin personal në këtë ndeshje kundër Panamasë.

The post Nuk ndalet Belgjika, Lukaku shënon përsëri appeared first on Ekonomia Online.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Gjermania po i “grabit” mjekët e rinj nga Kosova

Posted: 18 Jun 2018 09:22 AM PDT

Është shtuar numri i mjekëve të rinj nga Kosova të cilët dëshirojnë që profesionin e tyre ta ushtrojnë pikërisht në Gjermani.

Kjo po ndodh pasi Gjermania po u ofron atyre vende pune me kushte të favorshme.

Sipas Bedri Xhafa, drejtor i përgjithshëm i APPK-së, numri i nxënësve që dëshirojnë punësim jashtë vendit është i madh.

"Gjenerata e pestë është në rrugën e saj të realizimit për t'u bërë kuadër profesional, që të kujdesen për të moshuarit, dhe në momentin që diplomojnë e vazhdojnë punësimin në vendin ku e kanë bërë aftësimin", shprehet drejtori i APPK-së , Bedri Xhafa për RTV Dukagjinin.

Si pasojë, sipas profesionistëve shëndetësorë, për një kohë të shkurtër Kosova do të ketë mungesë të mjekëve, përcjell Telegrafi.

"Me pagat që ne punojmë, një pjesë e mirë e kolegëve tonë të ri, nuk po shohin perspektivë këtu, dhe çdo ditë e më shumë ata po e mbushin tregun evropian të punës", shprehet Xhemajl Selmani, kryetar i Sindikatës së Punëtorëve të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, i cili tregon se mosha mesatare aktuale e mjekëve në Kosovë, është mbi 50 vjet.

Deri tani mendohet se Kosovën e kanë lëshuar mbi 500 mjekë dhe infermierë.

The post Gjermania po i "grabit" mjekët e rinj nga Kosova appeared first on Ekonomia Online.

Policia e Bosnjës ndalon dhjetëra migrantë

Posted: 18 Jun 2018 09:19 AM PDT

Policia kufitare e Bosnjës ndaloi dhjetëra migrantë që bënë përpjekje të kalojnë në Kroaci – vend anëtar i Bashkimit Evropian.

Ngjarja në veriperëndim të Bosnjës ndodhi në kohën e rritjes së numrit të migrantëve nga Lindja e Mesme, Afrika dhe Azia që kërkojnë strehim në Evropën perëndimore.

Rreth 100 migrantë janë nisur nga qyteti Vellika Klladusha, ku qindra sish janë duke qëndruar në kampe të improvizuara, për në vendkalimin kufitar Malevac, por policia i ka bllokuar rrugës.

Shumica e tyre kanë protestuar duke u ulur në rrugë, derisa policia ka bërë përpjekje t’i bindë që të kthehen prapa.

Peter Van der Auweraert, zyrtar nga Organizata Ndërkombëtare për Migrim, postoi një video në Twitter, e cila tregon bllokadën, dhe shkroi se veprimi i policisë është “një zhvillim shumë shqetësues”, i cili rrezikon të nxisë reagim të ashpër.

Emina Buzinkiq, aktiviste kroate e migrimit, i tha Radios Evropa e Lirë se disa migrantë kanë arritur të kalojnë kufirin, porse policia kroate ka refuzuar të pranojë kërkesat e tyre për azil.

The post Policia e Bosnjës ndalon dhjetëra migrantë appeared first on Ekonomia Online.

IKShPK: Dy raste me malaria këtë vit, situata epidemiologjike nën kontroll

Posted: 18 Jun 2018 09:16 AM PDT

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka konfirmuar se situate epidemiologjike me malaria në Kosovë është nën kontroll dhe se numri i rasteve të pacientëve të prekur nga malaria që nga periudha e pasluftës është gjithsej 7. Këto pohime IKShPK I ka bërë nëpërmjet një komunikatë.

"Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike gjatë mbikëqyrjes permanente të sëmundjeve ngjitëse në Kosovë, përmes sistemit të mbikëqyrjes të situatës epidemiologjike dhe grumbullimit të rasteve për periudhën e pasluftës në Kosovë (1999-2018) ka raportuar gjithsej 7 raste me Malarie, prej të cilave 2 rasteve të reja të sëmundjes së malaries në vitin 2018", thuhet në komunikatën e lëshuar.

Që të dyja rastet e vitit 2018, sipas këtij instituti, janë importuar nga shtetasit kosovarë pas qëndrimet në vendet e Afrikës.

Gjithashtu, IKShPK ka treguar se çfarë është malaria, si shkaktohet, simptomat dhe detaje të tjëra që mund t'i ndiqni më poshtë në komunikatën e plotë të tyre

 

The post IKShPK: Dy raste me malaria këtë vit, situata epidemiologjike nën kontroll appeared first on Ekonomia Online.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more