Skip to main content

“Atletiko Madrid zyrtarizon 3 lojtarë” plus 9 more - Gazeta Dita

“Atletiko Madrid zyrtarizon 3 lojtarë” plus 9 more - Gazeta Dita


Atletiko Madrid zyrtarizon 3 lojtarë

Posted: 19 Jun 2018 01:49 AM PDT

Skuadra e futbollit Atletiko Madrid ka zyrtarizuar në mesnatë 3 lojtarë.

Bëhet fjalë për rinovimin e Griezman, mbrojtësit Lukas Hernandez dhe Lemarit.

Griezman e rinovoi kontratën e tij me Atletiko Madrid deri në vitin 2023 me një klauzolë largimi prej 200 milionë eurosh.

Kontrata e re i siguron atij 20 milionë euro në sezon, duke e renditur mes lojtarëve më të paguar të këtij sporti.

Sa i takon Lukas Hernandezit, mbrojtësi i talentuar francez e rinovoi kontratën e tij deri në vitin 2024.

Ndërkohë është arritur edhe marrëveshja me Lemar, ndonëse mbetet për t’u arritur akordi me Monakon.

s.a/dita

KPM, Veliaj-Vokshit: Nëse do të jesh aktore, bëj audicion

Posted: 19 Jun 2018 01:36 AM PDT

Komisioni për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik ka degraduar ditën e sotme në fyerje dhe përplasje mes kryetares së tij, Albana Vokshi, dhe kryetarit të Bashkisë, Erion Veliaj.

Vokshi u shpreh se Veliaj është i paftuar në seancë për të folur rreth çështjes së Teatrit Kombëtar, pasi sot pritej ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro.

"Se di pse ka frikë për shpjegimin e një projektligji që e ka përparësi për ta konsultuar dhe ndjekur mbarëvajtjen, se gjithmonë Rama vendos t'ju çojë çift juve të dyve, kudo që të shkoni. Ose s'keni aftësinë për të mbrotjur ose s'doni", iu drejtua Vokshi Veliajt.

Në debat e sipër, Veliaj iu përgjigj duke thënë se: "Po bëni ju teatër, në vend që të bëjnë aktorët. Jeni duke gënjyer sepse sapo iu thashë që nesër sheshi "Skënderbej" është për një çmim në Barcelonë. Në respekt erdha siç më kërkuat. Nëse do të bësh aktoren bëj audicion, por ti po gënjen."

Tonet e diskutimit u rritën kur Vokshi kërkoi që Veliaj të nxirrej jashtë.

"Nuk mund të marrësh mikrofonin për t'i bërë reklamë bashkisë. Mbyllet mbledhja derisa të iki kryetari", tha ajo.

s.a/dita

 

ANALIZA: Pse po ndahen nga prindërit fëmijët e emigrantëve në SHBA?

Posted: 19 Jun 2018 01:17 AM PDT

Mediat botërore janë mbushur me lajme për rreth 2000 fëmijë emigrantësh, që 5 vjeç e sipër, të cilët mbahen me javë e me muaj, në kampe të ngjashme me kafazet, pa kontaktuar me prindërit e tyre të cilët ndiqen penalisht nga shteti amerikan për shkelje të paligjshme të kufirit.

Një regjistrim zanor tregonte se si fëmijët e rrethuar nga gardhet me rrjeta hekuri qanin në kor dhe kërkonin prindërit, të cilët mbahen larg, deri edhe në shtete të tjera.

Përfaqësues të qeverisë Trump thonë se më përpara, shumë azilkërkues që hynin në Amerikë në mënyrë të paligjshme e me fëmijë të vegjël, nuk mbaheshin të mbyllur në qendra ndalimi derisa t'u shqyrtohej kërkesa për azil. Ata liheshin të lirë për shkak të fëmijëve, deri ditën që duhej të paraqiteshin për vendimin, por në shumicën e rasteve nuk paraqiteshin fare dhe vazhdonin jetën e paligjshme në Amerikë.

Për administratën, kjo ishte kthyer në metodë për të përfituar nga sistemi, dhe kishte shtuar ndjeshëm numrin e emigrantëve të paligjshëm. Për këtë arsye, qeveria vendosi të mos i lërë të lirë prindërit me fëmijë, por t'ua mbajë fëmijët në kampe të posaçme, ndërkohë që prindërit gjykohen për krimin e shkeljes së kufirit në mënyrë të paligjshme, procedurë që zgjat disa javë e deri në disa muaj.

Administrata e presidentit Trump nxori foto të kampeve ku fëmijët shiheshin duke luajtur videolojëra e duke studiuar, por foto të tjera nga gazetarët treguan që kushtet e tyre ishin ndryshe. Fëmijët në qendra të tjera mbaheshin në zona të rrethuara me rrjeta teli, si kafaze, shtriheshin mbi dyshekë të vendosur në tokë dhe mbuloheshin me letra alumini. Një audio e regjistruar fshehurazi tregonte se si më të vegjlit qanin në kor e kërkonin prindërit.

Trump dhe zëdhënësit e tij thonë se me ndërhyrje ligjore mund të bëjnë që situata e fëmijëve të ndarë të ndryshojë, por për këtë duhet të votojnë bashkë me demokratët, të cilët, sipas republikanëve, po refuzojnë të bashkëpunojnë. Demokratët, nga ana tjetër, akuzojnë republikanët se u kanë vënë kushte të rënda. Nëse duan të shpëtojnë fëmijët e ndarë, duhet të miratojnë ligje kundër një tjetër kategorie amerikanësh, "DREAMERS", të cilët janë fëmijë emigrantësh të ardhur në Amerikë prej shumë vitesh, të sjellë nga prindërit, e pasi janë shkolluar në Amerikë, kanë marrë një status nga administrata Obama që i lejon të vazhdojnë jetën aty, të punojnë e të studiojnë normalisht, për sa kohë që nuk kryejnë krime.

Ndërkohë që politikanët në Amerikë vazhdojnë t'ia hedhin fajin njëri-tjetrit,  gazetarja e CNN, Rosa Flores, shkon në Tijuana të Meksikës që të takojë Ignacio Villatorro, të cilit i kanë kapur gruan dhe katër fëmijët. Ata nuk janë lënë bashkë, por janë ndarë në kampe të ndryshme, në tre shtete të ndryshme të Amerikës, pasi bënë kërkesë për azil.

Ai lidhet me një prej djemve në telefon, me video, dhe e këshillon të birin 13-vjeçar që të mos shqetësohet, të përpiqet të mësojë anglisht në kamp e të sillet mirë. Por dy djemtë e tjerë nuk pranojnë t'ia hapin telefonin të atit. Ata besojnë se janë braktisur nga prindërit, besojnë se e kanë ata fajin, gjë që e bën babain të përlotet përpara kamerave. "Më thyhet zemra, sepse ata nuk janë braktisur", thotë ai.

 

Ed Lavandera, korrespondent për CNN, thotë se zona e jugut të Teksasit është më e rrahura nga emigrantët e paligjshëm që përpiqen t'i shpëtojnë dhunës nga vendet e Amerikës së Jugut e asaj Qendrore. Shumë prej tyre hyjnë në qytezën McAllen të Teksasit, ku, pasi kapen, i nënshtrohen politikës me "Tolerancë Zero" të Trumpit.

"Nëse kaloni kufirin në mënyrë të paligjshme, do të ndiqeni penalisht", tha Prokurori i Përgjithshëm Jeff Sessions në maj të këtij viti. "Nëse trafikoni fëmijë përtej kufirit, do të ndiqeni penalisht. Dhe fëmija do të ndahet nga ju, sipas ligjit."

Gjatë administratës së Obamës dhe të presidentit Bush, ky ligj zbatohej vetëm me emigrantët e paligjshëm që riktheheshin në SHBA për herë të tretë ose të katërt.  Por administrata e presidentit Trump vendosi t'i ndjekë penalisht që me herën e parë ata që shkelin kufirin, gjë që ka krijuar situatën e tanishme. Më parë kishte rreth 20-30 raste të tilla në ditë. Tani janë 200, sipas Miguel Nogueras, avokat në McAllen, Teksas.

Gazetari i CNN, Bob Ortega, hyri në qendrën më të madhe në SHBA ku mbahen fëmijët e veçuar nga prindërit emigrantë.

"Vizitova një qendër për fëmijët e emigrantëve, Casa Padre, të organizuar në një ish supermarket të Walmart, rreth 23,000 metra katrorë. Aty mbahen 1500 djem, nga 10 deri në 17 vjeç", thotë gazetari, duke shtuar se turi që i dhanë drejtuesit e qendrës ishte më shumë për të treguar vetëm anën e mirë, por pa u dhënë mundësinë të intervistonin fëmijët apo stafin që punon aty.

"Ata na lejuan në mënyrë që të shihnim se fëmijët po trajtoheshin mirë. Dhe nga ajo pikëpamje, kjo qendër është e pastër, fëmijët po ushqehen mirë, por mbetet qendër ndalimi. Hymë kur djemtë sapo do të hanin darkën, dhe radha e fëmijëve  që bëheshin gati të merrnin ushqimin ishte shumë e gjatë.  Djemtë flenë 5 veta në një dhomë," shton ai./Përktheu-TopChannel

l.h. dita

Kryente veprime të turpshme në publik, arrestohet 53-vjeçari në Bulqizë

Posted: 19 Jun 2018 01:16 AM PDT

Një shtetas është  arrestuar në Bulqizë pasi kryente veprime të turpshme në publik.

Personi i vendosur në pranga është identifikuar si shtetasi Haqif Dishmuça, 53 vjeç, banues në Burrel.

Gjatë shoqërimit në Komisariatin e Policisë Bulqizë, 53-vjeçari ka kundërshtuar me dhunë punonjësit e policisë.

Sikurse thuhet në njoftimin policor, Dishmuça rezulton të ketë qenë i dënuar më parë për mosbindje ndaj urdhërit policor.

Materialet proceduriale i  kanë kaluar Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Dibër, për veprat penale "Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik"  "Goditje për shkak të detyrës", "Prishja e qetësisë publike", si dhe "Vepra të turpshme".

s.a/dita

Trump kërcënon Kinën me tarifa të reja, Pekini: Shantazh!

Posted: 19 Jun 2018 01:08 AM PDT

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump ka kërcënuar me vendosjen e tarifës prej 10% në produkte të tjera kineze nëse rast se Kina do të vazhdojë të tregtojë në mënyrë të padrejtë dhe të kundërshtojë tarifat e vendosura përpara disa ditëve.

Trump këmbëngul se Kina ka përfituar për vite të tëra falë jobalancës tregtare që ka ndjekur karshi SHBA-së.

Ai është shprehur javën e kaluar se SHBA do të vendosë tarifa prej 25% mbi mallrat kinezë, që përkthehet në vlerën e 50 miliardë dollarëve.

Ndërsa Pekini është përgjigjur duke thënë se vendimin e Trumpit do ta godasë me një taksë të njëjtë, të aplikuar mbi 659 prodhime amerikane.

Ministri i Tregtisë së Pekinit, e përkufizon si një " shantazh" paralajmërimin e Presidentit Trump, ndërkohë që, Trump është shprehur se “Kina kërcënon kompanitë amerikane, punëtorët dhe fermerët që nuk kanë bërë asgjë të keqe".

s.a/dita

Shqiptarët të “uritur” për internet

Posted: 19 Jun 2018 01:07 AM PDT

 

Çdo shqiptar ka përdorur mesatarisht 2.66 gigabajt internet nga celulari në 3 mujorin e parë 2018 duke regjistruar rritje si në raport me tremujorin e fundit të vitit të kaluar ashtu edhe në raport me të njëjtën periudhë të 2017-ës. Statistikat e Autoritetit të Komunikimeve Elektronike dhe Postare tregojnë se sasia e trafikut data (Internet) në rrjetet celulare gjatë T1 2018 ishte rreth 15 Milion gigabajt.

"Një përdorues aktiv i aksesit broadband celular ka përdorur 2.66 GB Internet në muaj në T1 2018, që përbën një rritje me 15.9% në krahasim me T4 2017 dhe një rritje 46.6% krahasuar me T1 2017" thuhet në raportimin e AKEP.

Por "urinë" për internet e reflekton jo vetëm përdorimi nga aparatet celular. Të dhënat për pajtimtarët me akses broadband(bandë të gjerë) përmes rrjeteve fikse tregon gjithashtu për rritje të interesit.

"Numri i pajtimtarëve më akses Broadband në internet nga rrjete fikse në T1 2018 arriti në rreth 314 mijë, që përbën një  rritje me 6.7% në krahasim me tremujorin e mëparshëm dhe një rritje me rreth 18.1% në krahasim me të njëjtin tremujor në vitin 2017" vlerëson Autoriteti I Komunikimeve Elektronike dhe Postare.

Treguesit e tjerë

Tremujori i parë i këtij viti ka regjistruar një tendencë rritjeje në të gjithë elementët që lidhen me komunikimin dhe kompanitë celulare apo ato fikse.  Sipas shifrave zyrtare konsumi mesatar mujor për përdorues aktiv i shërbimeve celulare gjatë T1 2018 ishte: 182 minutadalëse, 38 SMS dhe 2.66 GB Internet. "Krahasuar me T4 2017, konsumi mesatar i thirrjeve pati një rritje me 20.9 %, konsumi mesatar i SMS-ve dhe konsumi mesatar i internetit pati rritje respektivisht me 18.1% dhe me 15.9%" thuhet në raportin e AKEP.

Lidhur me telefoninë fikse numri i pajtimtarëve të linjave të telefonisë fikse në fund të tremujorit të parë 2018 ishte rreth 256 mijë, që përbën një rritje me 3.46% në krahasim me T4 2017 dhe një rritje me 3.4% në krahasim me T1 2017.

l.h/ dita

VIDEO: Studenti irriton Macroon: Mos më thirr Manu, por zoti President!

Posted: 19 Jun 2018 12:54 AM PDT

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron po takonte disa të rinj në Paris kur njëri prej tyre iu drejtua në një mënyrë që kreut të shtetit nuk i pëlqeu aspak.

Studenti u tregua më shumë miqësor seç duhej me Macronin, duke i thërritur "Manu".

"Ç' kemi Manu?" ishte fraza me të cilën ju drejtua adoleshenti Macronit.

Presidenti nuk e anashkaloi këtë episod, por e qortoi të riun: "Jo, jo, nuk mund të flasësh kështu. Unë jam zoti President. Këtu je në një ceremoni zyrtare dhe duhet të sillesh mirë.

“Më vjen keq zoti Presidenti”, tha i riu i hutuar. Por Mcrron nuk isht i gatshëm t’i linte gjërat me kaq duke iu kthyer: “Mund të bësh si budalla sa të duash, por sot kemi Marsejezën, Këngën e Partizanëve, kështu që më thirr "Zoti President" ose "Zotëri". Dakord? Kështu pra. Ndiq radhën e gjërave. Nëse kërkon të nisësh një revolucion, duhet të studiosh në fillim që të marrësh diplomë dhe të jesh në gjendje të ushqehesh vetë".

l.h/ dita

Greqi, 3 shqiptarë të akuzuar për vjedhje arratisen nga komisariati

Posted: 19 Jun 2018 12:44 AM PDT

Tre shqiptarë janë arratisur mëngjesin e sotëm nga dritarja e komisariatit të qytetit Argirupolis në Athinë.

Sipas citimit që mediat greke i bëjnë policisë vendase, ata kanë shkulur hekurat e dritares e më pas janë hedhur nga një lartësi prej 10 metra.

Tre shqiptarët akuzohen për vjedhje të kryera në shtëpi luksoze të gjendura në periferinë jugore dhe veriore të Greqisë.

Policia greke ka nisur një aksion të madh për kapjen e tyre dhe sa i takon emrave, ende nuk bëhen të ditur.

s.a/dita

Audio-përgjimi i Babales u sajua për 100 mijë euro

Posted: 19 Jun 2018 12:37 AM PDT

 

100 mijë euro ka qenë shumë që e ka joshur Albert Veliun (Babalen) për te inskenuar përgjimin mes tij dhe një 45-vjeçari nga Novosela, shok i Veliut.

Kjo shifër ka dalë nga dëshmia e dëshmitarit të vetëofruar në Prokurorinë e Krimeve të Rënda, i cili ka marrë përsipër autorësinë e videos, duke pohuar se personi që ka bërë rolin e Agron allias Geron Xhafaj, është pikërisht ai vetë.

Personazhi i vetëofruar ka shmangur totalisht vëllanë e ministrit të Brendshëm, Agron Xhafaj, duke pohuar se ai është kthyer viktimë e hakmarrjes personale e Albert Veliut dhe dëshirës për të fituar para nga kjo histori përgjimi, që u denoncua nga PD si një rast flagrant i implikimit të Geron Xhafaj në trafikun e drogës nga Vlora në drejtim të brigjeve Italiane.

Banori nga fshati Novoselë, u ka deklaruar anëtarëve të grupit hetimor se shifrën prej 100 mijë euro ja ka përmendur Babalja, gjatë kohës kur ai i ka bërë ofertën, në mënyrë që ai të bënte rolin e trafikantit në këtë audio-përgjim, atë të Agron Xhafaj.

Mësohet se dëshmia e banorit të Novoselës, gjen përputhje edhe me disa biseda të përgjuara nga Prokuroria e Krimeve të Rënda, ku 45-vjeçari dhe Babalja diskutojnë me njëri-tjetrin për ndarjen e fitimit, menjëherë sapo kanë parë që audio-përgjimi është botuar publikisht nga Partia Demokratike, në të gjitha mediat e vendit.

Në këto biseda të përgjuara, 45-vjeçari nga Novosela, i kujton Babales se duhet të jepte pjesën e premtuar të parave, pasi në të kundërt ai hidhej nga krahu tjetër, duke nënkuptuar se do kalonte nga forca politike e PS, dhe do tregonte të gjithë të vërtetën, rreth asaj që kishin kurdisur së bashku me qëllim përfitimin monetar.

Të gjitha këto prova tashmë janë në dosjen e prokurorisë së Krimeve të Rënda dhe pritet që në ditët në vijim të ketë surpriza rreth kësaj dosje, pasi anëtarët e grupit hetimor janë duke analizuar çështjen dhe pse jo, mund të ketë dhe urdhër-arreste për persona, që pritet të ndiqen penalisht për akuzën e "Krijimit të provave të rreme".

Albert Veliu, që u prezantua nga Partia Demokratike si dëshmitari X, ka gënjyer dhe për sa i përket faktit se ka takuar një efektiv policie në Vlorë, me emrin "Ermal", të cilin sipas audio-përgjimit, ai pretendohet se Agron Xhafaj ja këshillon që të shkojë ta takojë, në mënyrë që ai ta ndihmonte për të trafikuar drogë.

Në këtë çështje nuk ka ekzistuar asnjë efektiv policie që të ketë bashkëpunuar me Babalen, për më tepër që edhe nga verifikimet e tabulateve të telefonit të katër policëve me emrin "Ermal" në Vlorë, ka rezultuar se nuk kanë pasur telefonata qoftë me Agron Xhafaj por edhe me Babalen gjatë muajit tetor 2017, kur është bërë përgjimi dhe në vijim./Shqiptarja

l.h/ dita

SHBA, reperi i famshëm gjendet i vdekur në makinë

Posted: 19 Jun 2018 12:33 AM PDT

Reperi 20-vjeçar Dwayne Onfroy ose i njohur ndryshe me emrin e artit XXX Tentacion, është qëlluar për vdekje me armë zjarri.

Mediat e huaja raportojnë se ai është qëlluar me plumb brenda makinës së tij në Florida.

Arsyet e vërteta të këtij atentati ende nuk dihen, por kohët e fundit ai është përfolur shumë për problemet që ka pasur me ligjin, si dhe për dhunën e ushtruar ndaj partneres së tij, e cila është shtatzënë.

Onfroy u bë i njohur me këngët "Sad" dhe "Changes" të albumit të tij të parë, të cilat i mundësuan atij renditje në vend të 7 dhe 37 të Billboard Hot 100.

s.a/dita

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more