Skip to main content

Ata mund të vërehen gati në çdo shkollë dhe lagje: Njihuni me qytetin e vogël në Bosnjë dhe Hercegovinë ku jetojnë rreth 150 binjakë (Foto)

Ata mund të vërehen gati në çdo shkollë dhe lagje: Njihuni me qytetin e vogël në Bosnjë dhe Hercegovinë ku jetojnë rreth 150 binjakë (Foto)


Ata mund të vërehen gati në çdo shkollë dhe lagje: Njihuni me qytetin e vogël në Bosnjë dhe Hercegovinë ku jetojnë rreth 150 binjakë (Foto)

Posted: 19 Jun 2018 03:34 PM PDT

Reputacioni i qytetit modest në Bosnjë dhe Hercegovinë, Buzhim, me një popullsi prej 20 mijë banorësh, tejkalon kufijtë e vendit pasi gati në çdo shkollë dhe lagje mund të shihen vëllezër e motra binjakë.

Në këtë qytet të vogël, ku edhe gjatë luftës së Bosnjës mes viteve 1992 dhe 1995 kanë lindur 21 foshnja binjake, sot gjenden mbi 150 binjakë.

Nexhip Vuçelj, i cili gjatë viteve të luftës kishte foshnja binjake, rastësisht ka vërejtur karakterin e jashtëzakonshëm të këtij vendi pasi ka kërkuar të huazojë karrocë fëmijësh.

Reputacioni i qytetit modest në Bosnjë dhe Hercegovinë, Buzhim, me një popullsi prej 20 mijë banorësh, tejkalon kufijtë e vendit pasi gati në çdo shkollë dhe lagje mund të shihen vëllezër e motra binjakë. ( Mustafa Öztürk – Anadolu Agency )

Numri i foshnjave binjake në Buzhim ka shënuar rritje edhe në vitet pas luftës.

Buzhim tanimë në popull njihet si "qyteti i binjakëve", ndërsa gati në çdo shkollë mund të hasen vëllezër e motra binjakë.

Ndërkaq, fakti që edhe disa persona që me origjinë nuk janë nga Buzhimi, por janë martuar me femrat e këtij qyteti dhe kanë pasur foshnja binjakë ka nxitur thashetheme se "Mrekullia qëndron te gratë e Buzhimit". Disa të tjerë këtë dukuri e lidhin me ajrin dhe ujin e Buzhimit.

Legjenda e "Grave të Buzhimit"

Fenomeni ende nuk ka marrë ndonjë përgjigje shekncore, ndërsa besohet se gratë e Buzhimit kanë një karakteristikë gjenetike të veçantë.

Nexhip Vuçelj për Anadolu Agency (AA) foli për zbulimin e tij që reputacionin e qytetit e çoi jashtë kufijve të vendit.

"Dëshiroja t'i nxjerrë jashtë fëmijët e mi për t'i shëtitur. Nga një shok i imi që ka binjakë kërkova karrocë fëmijësh. Ai më tha se karrocën ia ka dhënë një shoku tjetër. Ndërsa kur shkova te ky shoku i atij që ka binjakë, edhe ai ma dha të njëjtën përgjigje. Kur shkova te i treti person dhe mora përgjigjen e njëjtë, vërejta se në Buzhim ka shumë binjakë, e pastaj fillova të hetoj këtë çështje", tha Vuçelj, duke shtuar se binjakët e tij kanë lindur në vitin 1994, në kohën kur vazhdonte lufta në vend.

Si rezultat i hulumtimeve të bëra, ai thekson se ka vënë në pah se gjatë luftës në Buzhim kanë lindur 21 foshnja binjake, ndërsa theksoi se sot në qytet gjenden mbi 150 binjakë.

"Ata që dëshirojnë të kenë binjakë duhet të martohen nga Buzhimi"

Vuçelj më tej tregon se në Facebook ka krijuar një faqe me emrin "Buzhimi, qytet i binjakëve" dhe i bashkon binjakët e këtij qyteti.

Ai thotë se ashtu sikurse vetë, edhe një shok i tij ka ardhur në Buzhim nga një vend tjetër dhe pasi është martuar me një grua nga Buzhimi, ka pasur binjakë.

"Kjo me të vërtetë është shumë interesante dhe pazakontë. Njerëzit ndonjëherë thonë se kjo gjendje është për shkak të ajrit dhe ujit të Buzhimit. Rezultati të cilën unë e kam arritur është se janë gratë e Buzhimit. Ata që dëshirojnë të kenë binjakë duhet të martohen nga Buzhimi", tha Vuçelj.

Vuçelj pohon se Buzhimi është qyteti që ka më së shumti binjakë në raport me popullsinë e qytetit.

Ai gjithashtu tha se vazhdojnë punimet e tij që Buzhimi edhe zyrtarisht të pranohet si "qyteti i binjakëve" dhe potencoi se pret mbështetje nga komuna në këtë drejtim, ndërsa potencoi se në vazhdim janë edhe punimet për një "shoqatë binjakësh".

"Në lagjen tonë jetojnë 10 binjakë"

Edhe Kemal Dizdareviç, babai i vëllezërve binjakë katër vjeçar, Haris dhe Amir, theksoi se Buzhimi tanimë është vend i njohur me binjakë, duke shtuar se edhe në familjet e tij dhe bashkëshortes së tij ka binjakë.

Ai tërhoqi vëmendjen se vetëm në lagjen ku jeton ai gjenden dhjetë binjakë.

Ndërkaq, 14 vjeçari Davud Çatiç, i cili ka një motër binjake me emrin Sara, tha se edhe gjyshja dhe fqinjët e tyre kanë vëllezër ose motra binjakë.

Ai thotë se pëlqen të kalojë kohë me motrën binjake.

"Pothuajse gjithçka bëjmë së bashku. Në shkollë jemi në të njëjtën klasë. Së bashku shkojmë në Tekuando, folklor dhe mësojmë Kur'anin", tha Çatiç.

The post Ata mund të vërehen gati në çdo shkollë dhe lagje: Njihuni me qytetin e vogël në Bosnjë dhe Hercegovinë ku jetojnë rreth 150 binjakë (Foto) appeared first on DRENICA PRESS.

Kjo është gjendja e fundit shëndetësore e djalit të Halil Kastratit, Uweisit

Posted: 19 Jun 2018 03:31 PM PDT

Uweis Kastrati, djali i humanistit Halil Kastratit, është dërguar në spital jashtë vendit, raporton Gazeta NewBorn.

Ai është duke e marr një trajtim shëndetësor.

Burime të Gazetës NewBorn, tregojnë se ai nesër do ta ketë një terapi shumë të rëndësishme për shëndetin e tij.

Sipas këtyre burimeve të afërta me Uweisin, nëse e kalon edhe këtë sfidë atëherë gjendja e tij shëndetësore do të bëhet shumë e mirë.

Para pak ore, humanisti Kastrati ka kërkuar nga gjithë njerëzit që të bëjnë lutje për djalin e tij.

The post Kjo është gjendja e fundit shëndetësore e djalit të Halil Kastratit, Uweisit appeared first on DRENICA PRESS.

Donte ta surprizonte të fejuarit me një foto ekskluzive…Por ai i jep fund menjëherë fejesës kur e shikoi më mirë foton

Posted: 19 Jun 2018 03:22 PM PDT

Le të flasim për një foto të thjeshtë që ka shkatërruar një marrëdhënie …që mesa duket ishte e bazuar në mashtrime dhe tradhti.

Shumë çifte mbajnë zjarrin e marrëdhënies së tyre të gjallë duke kryer ritualë të ndryshëm.Ne nuk mund të gjykojmë askënd, sepse ajo që ndodh midis çarçafëve mes dy njerëzve, është vetëm një çështje shije.

Ka çifte që, për të zgjidhur problemin e distancës, kanë takime virtuale … të tjerë që shkëmbejnë fotografi intime.

Çifti protagonist i tregimit tonë donte, për shembull, për të mbajtur gjallë zjarrin e marrëdhënieve të tyre me foto të nxehta.

Vajza ishte nisur për një javë në një udhëtim, duke lënë në shtëpi të fejuarin.

Ajo donte, megjithatë, ta befasonte para se të kthehej, duke i thënë atij se kishte blerë diçka të vogël për të. Ajo po i referohej një veshje intime, të cilën ajo donte ta vishte për të kur të kthehej.

Dhe, për t'i dhënë atij një shije, ajo bëri një foto dhe e dërgoi atë me whatsapp. Por kur ka bërë fotografinë nuk ka vërejtur një detaj të vogël që nuk i ka shpëtuar të fejuarit të saj. Në fakt, pasi e pa foton, djali e la vajzën në vend, duke e prishur fejesen. Por çfare ishte ajo që kishte shkaktuar xhelozinë e tij? Epo, nëse shikoni me kujdes, poshtë ka një palë këpucë për burra.

Image

 

Me sa duket vajza kishte gjetur një mënyrë për të kaluar kohën dhe të argëtohej para se të shkonte në shtëpi.

Dhe kjo foto i ka kushtuar martesën e saj.

Dhe, ndoshta, ishte më mirë që shkoi në këtë mënyrë … për të dy!

Me sa duket qartë ata nuk ishin gati të martoheshin.

(Kosova Sot)

The post Donte ta surprizonte të fejuarit me një foto ekskluzive…Por ai i jep fund menjëherë fejesës kur e shikoi më mirë foton appeared first on DRENICA PRESS.

Këto marrëveshje priten nga takimi Vuçiq- Thaçi

Posted: 19 Jun 2018 03:16 PM PDT

Me organizimin e takimit në nivel presidentësh në Brukasl, Komisioni Europian dhe përfaqësuesja e lartë e BE –së Federica Mogherini dëshirojnë të rinisin dialogun tash të ngrirë ndërmjet Serbisë e Kosovë, pohon Dushan Janjiq.

Drejtori i Zyrës për Marrëdhënie etnike thotë se pas takimit ndërmjet Aleksandar Vuçiit dhe Hashim Thaçit duhet pritur marrëveshje politike rreth dy çështjeve.

"E para është ajo për formatin e ardhshëm të dhe përmbajtjen e negociatave, ndërsa e dyta , që është me shumë rëndësi,ç' është bërë deri më tash, në veçanti, për Asociacionin e Komunave serbe. Nuk duhet harruar se më 28 qershor Komisioni Europian jep vlerësimin për Ballkanin Perëndimor nga i cili varet shumë nëse Kosova do ta marrë liberalizimin e vizave. Për këtë arsye, është reale të priten lajme të mira nga Brukseli që të vazhdohet dialogu, porse të mos harrohet se ky është Ballkani Perëndimor prandaj më së miri është që të pritet", citon "danas" të ketë thënë Janjiq.

Ai shtoi se edhe më tej nuk ka informata të reja rreth hetimeve për vrasjen e Oliver Ivanoviqi e arsyet, sipas tij, janë puna e keqe e strukturave të sigurisë dhe mosekzistimi i bashkëpunimit ndërmjet Beogradit e Prishtinës./koha.net/

The post Këto marrëveshje priten nga takimi Vuçiq- Thaçi appeared first on DRENICA PRESS.

Të fejuarit vdesin në aksident tragjik

Posted: 19 Jun 2018 03:14 PM PDT

Fisnik Murataj dhe e fejuara e tij Nazia Aham, janë dy të rinjtë që humbën jetën ditën e sotme në një aksident tragjik në Fier.

Në orët e para të mëngjesit, dëshmitarët në fshatin Varibop lajmëruan se kishin gjetur një automjet tip "Suzuki" të rënë në kanal.

Në aksidentin e ndodhur në aksin Levan-Tepelenë, humbi jetën edhe djali i xhaxhait të Fisnikut, Augustin Murataj.

Makina me targa greke si duket i përket shtetases Nazia Aham, e cila në një foto të postuar në Facebook-un e saj shkruan për Suzukin: "Ky është mjeti ynë".

Tre personat e përfshirë në aksident po ktheheshin nga dasma për në shtëpi. Viktimat mendohet të jenë nga fshati Kute.

Në fillim u bë e mundur nxjerrja e trupit të gruas së pajetë e cila ndodhej në sediljen e pasme të automjetit, shkruan Lapsi.

The post Të fejuarit vdesin në aksident tragjik appeared first on DRENICA PRESS.

Gjesti i tifozëve japonez që po bën xhiron e botës (Video)

Posted: 19 Jun 2018 03:08 PM PDT

Japonia e mposhti Kolumbinë me rezultat 2-1 në ndeshjen e Kupës së Botës që po zhvillohet në Rusi.

Tifozët japonez pasi përfundoi ndeshja nuk ikën për të dalë jashtë stadiumit, shkruan indeksonline.

Ata qëndruan aty duke pastruar tribunën ku qëndruan për tua lehtësuar punën pastruesve.

Ky gjest është duke u komentuar në të gjitha mediat botërore si një shembull që duhet të ndjekur. /IndeksOnline/

The post Gjesti i tifozëve japonez që po bën xhiron e botës (Video) appeared first on DRENICA PRESS.

Familjarët e varrosën, por ai u rikthye

Posted: 19 Jun 2018 02:35 PM PDT

Një djalë i ri shtangu familjarët e tij kur u shkoi në ceremoninë përkujtimore që po mbahej për të. Incidenti i pazakontë ndodhi në fshatin Santa Tereza, në Amambay të Paraguajit.

20-vjeçari Juan Ramon Alfonso Penayo u rikthye në shtëpi pas disa ditësh që rezultonte i zhdukur dhe familjarët e tij besonin se kishte vdekur.

Policia zbuloi kufomën e një personi të djegur që nuk mund të identifikohej dhe familja e të riut besuan se ishte Penayo.

Teksa bandat e drogës operojnë në këtë zonë, ata i druheshin faktit se 20-vjeçari ishte futur në telashe dhe ishte vrarë.

Kështu, kur policia gjeti një trup të paidentifikuar, u dol në konkluzionin se ishte Penayo. Familja e tij organizoi varrimin dhe i dogji mbetjet.

Por disa ditë më vonë, kur po mbanin një ceremoni përkujtimore për të, 20-vjeçari shtangu të gjithë të pranishmit, kur u pa të vinte normalisht në shtëpi…/tvklan.al

The post Familjarët e varrosën, por ai u rikthye appeared first on DRENICA PRESS.

Aksident i frikshëm në Tiranë, veturat bëhen “copë-copë” (Video)

Posted: 19 Jun 2018 02:27 PM PDT

Një aksident i frikshëm automobilistik ka ndodhur në orët e mbrëmjes në Tiranë.

Siç raportojnë mediat shqiptare, bëhet fjalë për një aksident ku dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrin në Unazën e Madhe, afër TEG-ut.

"Balkanweb" ka siguruar pamjet nga vendngjarja, ku duket se dy makinat një "Audi A6" dhe një "BMW" kanë pësuar dëmtime të mëdha.

Fatmirësisht nuk raportohet për persona të lënduar.

Sakaq, në vendngjarje kanë mbërritur edhe forcat e policisë dhe po punohet për zbadhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.

The post Aksident i frikshëm në Tiranë, veturat bëhen "copë-copë" (Video) appeared first on DRENICA PRESS.

Halil Kastrati ka nevojë për ndihmën tuaj, ja si mund t’a ndihmoni…

Posted: 19 Jun 2018 02:23 PM PDT

Halil Kastrati, drejtor i Shoqatës Humanitare 'Jetimët e Ballkanit', ka shkruar sot një postim në Facebook, shkruan Gazeta NewBorn.

Ai ka publikuar një foto të djalit të tij Uweisit, ku ka kërkuar nga njerëzt që të lutën për shërimin e tij dhe gjithë të të sëmuarve tjerë.
Ja postimi i tij:
O Zot Ti je Sheruesi me i mire andaj te lutem sheroj te semurit
Kemi nevoje per lutjet e juaja
Fotografia e Halil Kastrati

The post Halil Kastrati ka nevojë për ndihmën tuaj, ja si mund t'a ndihmoni… appeared first on DRENICA PRESS.

Edhe Sami Lushtaku kërkon ndihmë për djalin e sëmurë të Halil Kastratit

Posted: 19 Jun 2018 02:17 PM PDT

Djali i hoxhës dhe humanistit, Halil Kastrati është duke vuajtur nga një sëmundje.

Lajmi ka qarkulluar sot gjatë të ditës në rrjetet sociale.

Shumë njerëz përfshirë edhe figura publike kanë kërkuar ndihmë me anë të lutjeve për djaloshin Kastrati

Një gjë të tillë e ka bërë edhe Sami Lushtaku.

Ish kryetari i Komunës së Skenderajt, Sami Lushtaku ka publikuar një status në profilin e tij në Facebook ku thotë se Uvejsi ka nevojë për lutjet tona.

"Uvejsi, i biri i hoxhës dhe humanistit të madh shqiptar Halil Kastrati, ka nevojë për lutjet tona. I lutemi Zotit që Uvejsi sa më shpejt të gjejë shërim dhe të gëzojë shëndet të plotë", ka shkruar Lushtaku.

The post Edhe Sami Lushtaku kërkon ndihmë për djalin e sëmurë të Halil Kastratit appeared first on DRENICA PRESS.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more