Skip to main content

Ariu hyn në veturë [Video]

Ariu hyn në veturë [Video]


Ariu hyn në veturë [Video]

Posted: 21 Jun 2018 11:54 AM PDT

Një ari që kishte hyrë në veturë, u desh intervenimi i policit që ta nxjerr atë nga vetura.

Një zëdhënëse policisë në Kaliforni, tha se incidenti ndodhi pranë liqenit Tahoe.

Policit, iu deshtë që ta thyente xhaminë veturës, për të dal ariu, i cili nuk ishte agresiv.

The post Ariu hyn në veturë [Video] appeared first on DRENICA PRESS.

Hapet tenderi për ndërtimin e termocentralit të ri 1 miliard eurosh në Kosovë

Posted: 21 Jun 2018 11:49 AM PDT

Prodhuesi amerikan i energjisë elektrike, ContourGlobal, ka njoftuar se ka hapur një tender për ndërtimin e një termocentrali me qymyr në Kosovë, që pritet të kushtojë rreth 1 miliard euro, apo 1.2 miliard dollarë amerikanë.

Ky do të jetë investimi më i madh në energji në pothuajse tri dekada në Kosovë, teksa vendi ende ka telashe me mungesë të energjisë së mjaftueshme, raporton agjencia ndërkombëtare e lajmeve, Reuters.

Rreth 90 për qind e energjisë elektrike në vend prodhohet në dy termocentrale të vjetra me qymyr, të cilat janë ndër ndotësit më të mëdhenj në Evropë, transmeton Gazeta Express.

"Procesi i përzgjedhjes përbëhet nga një tender konkurrues ndërkombëtar prej dy fazash, në përputhje me Rregulloren e Prokurimit të Bankës Botërore", ka bërë të ditur ContourGlobal, nëpërmjet një deklarate që i ka dërguar Reuters'it, nëpërmjet postës elektronike.

"Ai përbëhet nga një proces fillestar i përzgjedhjes, i pasuar nga kërkesat për propozime", ka treguar kompania me seli në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke shtuar se afati i fundit për aplikime për përzgjedhjen fillestare është 2 gushti i sivjetmë.

Banka Botërore ka thënë javën e kaluar se ende nuk ka vendosur nëse do ta mbështesë këtë projekt.

Qeveria e Kosovës i ka kërkuar organizatës huadhënëse javën e kaluar që të ofrojë garanci ndaj rrezikut në investim në këtë projekt, në mënyrë që të mund të ofroheshin kredi më të lira për ndërtimin e termocentralit.

Kosova ka rezerva të dëshmuara të linjitit prej më shumë se 14 miliard tonësh, që përbën sasinë e pestë më të madhe në krejt botën.

Nëse Banka Botërore nuk e jep mbështetjen e saj, mbetet e paqartë se si do të ecën tutje projekti.

Qeveria më parë ka thënë se projekti pritet t'i ndihmojë ekonomisë së Kosovës që të rritet për 5 apo 6 për qind gjatë viteve të ardhshme, nga 3.7 për qind më 2017.

Ambientalistët janë ankuar se termocentrali do të mund ta izolonte Kosovën në një të ardhme të varur nga linjiti – që është forma më e ndytë e qymyrit.

Por, ContourGlobal ka thënë se termocentrali i ri do të përmirësojë cilësinë e ajrit, duke i reduktuar lëshimet nga dy termocentralet që aktualisht e ndotin zonën, njëri prej të cilëve do të mbyllet.

"Lëshimet e pluhurit do të reduktohen për 93 për qind, përderisa ato të oksideve të sulfurit dhe oksideve të nitrogjenit do të reduktohen për 84, përkatësisht 93 për qind, ndërsa lëshimet e dyoksidit të karbonit do zvogëlohen për 37 për qind", ka thënë ContourGlobal.

Kompania amerikane po ashtu ka thënë se shpreson të sigurojë një bashkëpronar deri në fund të këtij viti, ose në fillim të 2019's. /Express/

The post Hapet tenderi për ndërtimin e termocentralit të ri 1 miliard eurosh në Kosovë appeared first on DRENICA PRESS.

Daçiq i “rras hundët” edhe tek Botërori, merret me yjet kosovarë në Zvicër

Posted: 21 Jun 2018 11:45 AM PDT

Ministri i Punëve të Jashtëm të Serbisë, Ivica Dacic ka provokuar kosovarët, yjet e Zvicrës; Valon Behramin, Granit Xhakën, Xherdan Shaqirin si dhe Blerim Xhemajli.

"Politika dhe sporti nuk duhet të jenë të përziera, por natyrisht kjo nuk është e mundur në ndeshjen e së premtes", është shprehur ai.

Kryediplomati serb theksoi se "Ne nuk e dimë nëse luajmë kundër Zvicrës, Shqipërisë apo Prishtinës".

Vlen të theksohet se ndeshja e vlefshme për kupën "Rusia 2018" ndërmjet Serbisë dhe Zvicrës do të zhvillohet nesër në ora 20:00. /Indeksonline/

The post Daçiq i "rras hundët" edhe tek Botërori, merret me yjet kosovarë në Zvicër appeared first on DRENICA PRESS.

​Lëkura e skuqur tregon probleme me zemrën

Posted: 21 Jun 2018 11:39 AM PDT

Sëmundjet kardiovaskulare janë shkaktari kryesor i vdekjeve në gjithë botën. Çdo vit, 17.7 milionë njerëz vdesin nga ky lloj i sëmundjeve.

Në disa raste, ato ndodhin papritur dhe pa asnjë shenjë paralajmëruese, përderisa në të tjera raste njerëzit i nënvlerësojnë shenjat e vogla.

Është më mirë të dini se ka shenja që në shikim të parë mund të ju duken të çuditshme, mirëpo në fakt lidhen me sëmundjet e zemrës.

Në dy studime të ndara, është konfirmuar se herpesi dhe lëkura e skuqur dhe e irrituar janë faktorë me rrezikshmëri të lartë për sëmundjet e zemrës.

Njerëzit që vuajnë nga lëkura me kushte të tilla, kanë edhe probleme me tensionin e lartë të gjakut, kurse herpesi është i lidhur me rrezikun më të lartë të sulmit në zemër.

The post ​Lëkura e skuqur tregon probleme me zemrën appeared first on DRENICA PRESS.

Xhaka: Jemi gati për të luftuar dhe këtë do ta bëjmë për ju nesër

Posted: 21 Jun 2018 11:36 AM PDT

Granit Xhaka është deklaruar i gatshëm për ndeshjen e radhës në Kupën e Botës.

Përfaqësuesja e Zvicrës në kuadër të grupit E nesër (e premte) takohen me Serbinë.

Për Zvicrën që ka marrë një barazim ndaj Brazilit, fitorja ndaj Serbisë do t'iu hapte rrugë për kalimin tutje.

Një ditë para kësaj ndeshje, Xhaka ka thënë se ndihet i gatshëm për ndeshjen e nesërme.

"Stërvitja e fundit përfundoi. Tani jemi gati për të luftuar dhe këtë do ta bëjmë për ju nesër", ka shkruar Xhaka në Instagram./Lajmi.net/

The post Xhaka: Jemi gati për të luftuar dhe këtë do ta bëjmë për ju nesër appeared first on DRENICA PRESS.

Lojtari i Kolumbisë kërcënohet me jetë sikurse Escobar në vitin 1994

Posted: 21 Jun 2018 11:34 AM PDT

Nga nevrikosja te kërcënimi! Në Kolumbi ka rënë alarmi për sulmet në rrjetet sociale ndaj Carlos Sanchez, "fajtor" për kartonin e kuq të marrë në Kupën e Botës, në minutën e tretë të ndeshjes së humbur kundër Japonisë.

Mesfushori, që luan me Fiorentina në Serie A, ka marrë disa kërcënime me jetë, si me mesazhe në telefon, ashtu edhe në "Instagram" apo "Facebook", duke i thënë se do të përfundonte si Andres Escobar, mbrojtësi i vrarë në vitin 1994, pas eliminimit të Kolumbisë në Kupën e Botës 2014.

Mesazhet i janë dorëzuar policisë së Kolumbisë, e cila ka nisur hetimet ndaj personave që kanë vepruar në të tillë mënyrë.

Sipas "BLU Radio" edhe Interpol është shqetësuar dhe ka nisur të punojë për mbrojtjen e Carlos Sanchez.

The post Lojtari i Kolumbisë kërcënohet me jetë sikurse Escobar në vitin 1994 appeared first on DRENICA PRESS.

Agim Çeku rrëfen kohen e demilitarizimit të UÇK-së

Posted: 21 Jun 2018 11:30 AM PDT

Sot janë bërë 19 vjet nga nënshkrimi i marrëveshjes për demilitarizimin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).
Me këtë marrëveshje ishte paraparë dorëzimi i armëve, mbajtja e uniformave, kalimi i një pjese të pjesëtarëve të UÇK-së në polici dhe administratë publike.

Një nga nënshkruesit e kësaj marrëveshje dhe negociator ishte zëvendësministri i Forcave të Sigurisë, Agim Çeku, atë kohë në pozitën e Shefit të Shtabit të UÇK-së.
Çeku për Indeksonline ka kujtuar negociatat e asaj kohe dhe nënshkrimin e marrëveshjes në Kumanovë.

 

 

"Edhe 19 vjet pasi kanë kaluar, kujtimet ende i kam të freskëta. Fillimisht, negociatat filluan me 10 qershor dhe menjëherë të nesërmen u nënshkrua marrëveshja e Kumanovës. Atëherë na nisëm negociatat për UÇK-në duke u thirrur në rezolutën 12/44/ të sapo aprovuar nga Këshilli i Sigurimit të Kombeve të Bashkuara ku kërkohej shpërbërja e UÇK-së dhe kërkohej që e vetmja forcë e armatosur në Kosovë të jetë prezenca e ndërkombëtarëve, NATO e KFOR-i. Ne i filluam këto negociata dhe kërkesat tona ishin që të mos shpërbehej, por të demilitarizohemi, në këtë mënyrë u përgjigjën kërkesave të rezolutës, pra të transformohemi. Negociuam plotë dhjetë ditë dhe kur u nënshkrua marrëveshja konsensusi ishte qe ne nuk do të shpërbehemi, por do të demilitarizohemi dhe do të transformoheshim. Dhe u vendos që demilitarizimi të bëhej për 90 ditë dhe në faza të ndryshëm dhe ne do tu përgjigjeshim fazave ashtu që të përparojë procesi i transformimit", ka rrëfyer ai.

Çeku tutje ka treguar se ka qenë një betejë e ashpër diplomatike. Ai ka treguar se si qëllimi i tyre ishte të mos shpërbeheshin, por të mbijetonin si struktura që më pastaj të transformoheshim në ushtri.

"Ka qenë një betejë shumë e ashpër dhe diplomatike. Kishim të bëjmë me miqtë tanë, të cilët u ishim shumë mirënjohës për ndihmën e tyre për çlirimin e Kosovës, ishim të kujdesshëm që ta ruajmë këtë partneritet, ta forcojmë, por edhe të mbijetojmë si strukturë në rrugëtimin tonë drejt një ushtrie moderne të standardëve të NATO-s. Është bërë shumë pasi e nënshkruam marrëveshjen, i formuam trupat mbrojtëse të Kosovës, me mision çfarë ka qenë i mundur atë kohë, por me strukturë ushtarake", ka shtuar tutje ai.

Negociatori i kësaj marrëveshje thotë se tani FSK është e gatshme të shndërrohet në ushtri.

Ai thotë se gjatë këtyre viteve kanë prodhuar kuadro të standardëve ndërkombëtare dhe se FSK ndihet dhe vepron si ushtri, krejt kjo falë suksesit të demilitarizimit para 19 viteve.

"Në atë kohë kemi mbajtur gjallë idenë e krijimit të ushtrisë moderne dhe kemi krijuar kuadro e infrastrukturë, kemi pasur trajnime të ndryshme, kemi pajisje të ndryshme të cilat edhe sot i kemi. Krejt këto kanë kaluar në FSK. Dhe, FSK ka vite që është plotësisht e gatshme që të shndërrohet në ushtri të mirëfilltë, ushtri me standard të NATO-s, me intensitet, kuptohet të fuqishëm. Dhe besoj që krejt këto vite kemi punuar, kemi prodhuar kuadro, kemi prodhuar ushtarak të procedurave standarde siç i themi ne dhe ne praktikisht dhe defakto jemi ushtri. Sot, FSK duket si ushtri, ndihet si ushtri, veprojnë si ushtri, njihet si ushtri dhe do të jetë, e krejt kjo falë të atij suksesi të procesit të demilitarizimit dhe transformimit", ka rrëfyer ndër të tjerash zëvendësministri Çeku për Indeksonline.

Në këtë marrëveshje ishte paraparë formimi i Ushtrisë së Kosovës në vijat e Gardës Kombëtare të SHBA-ve, duke marrë parasysh Marrëveshjen në Rambuje.
E gjithë kjo fazë ka pas një periudhë prej 90-të ditëve pas së cilës është bërë demilitarizimi i plotë i UÇK-së dhe në shtator 1999, është nënshkruar marrëveshja për formimin e TMK-së, jo si forcë ushtarake, siç ishte paraparë në këtë marrëveshje por si forcë emergjente për reagimin në rast të katastrofave natyrore./Indeksonline/

The post Agim Çeku rrëfen kohen e demilitarizimit të UÇK-së appeared first on DRENICA PRESS.

Erdogan e bën fluturimin e parë me aeroplan në aeroportin më të “çmendur” në botë

Posted: 21 Jun 2018 11:28 AM PDT

Presidenti i Turqisë, Recep Tayip Erdogan ka qenë personi i parë që flututuar në aeroportin e ri kolosal të Stambollit. Erdogan ishte i ulur afër pilotëve gjatë fluturimit në aeroportin me përmasa gjigante të Stambollit.

Erdogan ka njoftuar se aeroporti do të hapet zyrtarisht me datë 29 tetor të këtij viti. Aeroplani turk presidencial TC-TUR u nis pas tubimit të zgjedhjeve të Erdoganit në krahinën juglindore të Gaziantep dhe bëri ulje historike në pistën e 3,750 metrave dhe 60 metra të gjerë, shkruan Indeksonline.

Aeroporti ka marrë 42 muaj kohë për të përfunduar, do të shërbejë 90 milionë pasagjerë në vit, ndërsa do të akomodojë 3500 ngritje e ulje të aeroplanëve në vit.

Aeroporti ka 100.000 metra katrorë, hapësirë parkingu prej 25 mijë metrash, 143 shtëpi akomodimi, sistem bagazhi prej 42 kilometrash ndërsa ka kapacitet ngarkesash për 5,5 milionë tonë mallra.

Besoni apo jo, ky aeroport do të krijojë më shumë se 225,000 vende pune./Indeksonline/

The post Erdogan e bën fluturimin e parë me aeroplan në aeroportin më të "çmendur" në botë appeared first on DRENICA PRESS.

Ish-refugjatja nga Kosova, histori suksesi në Amerikë

Posted: 21 Jun 2018 11:24 AM PDT

Ndërsa 2018-a shënon 10 vjetorin e pavarësisë së Kosovës, në mendje të vijnë mijëra refugjatë që u detyruan të largohen nga lufta dhe të vendosen në vende të ndryshme të botës. Mes tyre ishte edhe Vesa Vuniqi e cila sot jeton në Shtetet e Bashkuara dhe është bërë pjesë e shoqërisë amerikane duke kontribuar mes të tjerash, edhe në fushën e sportit.

Vesa Vuniqi i hyri sportit të karatesë qysh në moshë të re. Ajo filloi të trajnohej në Kosovë kur ishte vetëm 9 vjeçe, ndërsa mori pjesë me ekipin e Kosovës në moshën 11 vjeçare në një kampionat karateje në Hungari.

Si shumë shqiptarë të tjerë, lufta në Kosovë do ta detyronte familjen e saj në merrte rrugën e refugjatit.

Ndërsa shfleton albumin e kujtimeve nga karriera e saj sportive, Vesa kujton edhe vështirësitë e përshtatjes në Amerikë pas traumës së shkaktuar nga lufta në Kosovë si dhe sukseset e para sportive, ëndërrën amerikane.

"Gjithçka ishte ndryshe këtu në Amerikë, duke filluar nga gjuha dhe traditat. Nuk kishim njerëz të njohur, por karateja ishte ajo që njihja. Karateja më ka ndihmuar të përshtatem në Amerikë."

Ndërsa sporti e ndihmoi të përshtatej në jetën e re, Vesa shënoi rezultate të mira në shkollë duke u diplomuar për Bio-Kimi në Universitetin e Miçiganit dhe specializuar më tej (Master) edhe për degën Inxhinieri Bio-Mjekësore.

"Punoj për Agjencinë amerikane për Ilaçet dhe Ushqimin (FDA). Unë drejtoj grupin e ortopedisë për pajisje mjekësore. Vlerësojmë dhe aprovojmë pajisjet e reja mjekësore nëse plotësojnë kushtet për përdorim dhe daljen e tyre në treg."

Vesa ka disa vite që jeton në Uashington ndërsa nuk i ndahet pasionit për karatenë. Një vit më parë Vesa do të arrinte të zgjidhej një nga tre femrat përfaqësuese të rajonit, që njihet si Bregu Lindor amerikan, për garat kombëtare të karatesë të zhvilluar në Kaliforni ku edhe do të fitonte dy medalje të arta në disiplinat "Kata" dhe "Kumite". Ndërsa disa muaj më parë, Vesa do të rrëmbente medale të tjera ari. Trajneri i saj, David Ernst flet me pasion për Vesën.

"Vesa ka marrë pjesë në garat e karatesë në Kaliforni si dhe në Filadelfia në garat kombëtare. Ajo ka fituar disa medalje, përfshi vendin e parë për femra në Kumite në rajonin lindor amerikan, si dhe medalje të tjera në pjesën perëndimore të Amerikës në garat kombëtare."

"Fitova tre medalje të arta…..Në disiplinën "Kata" në ekipore dhe individuale në disiplinën "Kumite" ku edhe fitova vendin e parë", thotë Vesa.

Përveç dedikimit shkencor në punën e përditshme, Vesa kryen edhe funksionin e instruktores së karatesë për moshat e reja në një klub karateje në kryeqytetin amerikan. Aktualisht Vesa po stervitet për të marrë pjesë në garat kombëtare të nëntorit që zhvillohen në Dakotën e Jugut. /VoA

The post Ish-refugjatja nga Kosova, histori suksesi në Amerikë appeared first on DRENICA PRESS.

Mbyllet e pamja për Hilmi Haradinajn, kryeministri ka disa fjalë (Foto)

Posted: 21 Jun 2018 11:16 AM PDT

Sot në ora 16:00 është mbyllur e pamja për ngushëllime për Hilmi Haradinajn, babain e kryeministrit të Republikës, Ramush Haradinajn.

Përmes një postimi në "Facebook", ai ka falënderuar gjithë personat që vizituan familjen Haradinaj.

Më poshtë, postimi dhe fotografitë:

U shpreh konsideratat e mia më të larta zyrtarëve të shteteve mike, diplomatëve të akredituar në vendin tonë, zyrtarëve shtetëror dhe partiakë të Kosovës, ministra, këshilltarë, si dhe analistëve dhe njerëzve të artit, kulturës dhe botës akademike, për telegramet e tyre ngushëlluese.

Më këtë rast, i falënderoj posaçërisht Kryeministrin e Republikës së Malit të Zi, Dushko Markoviç; Komandantin e Forcave të Përbashkëta Aleate në Napoli, admiralin James Foggo; Kryetarin e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, Talat Xhaferi; Ish presidentin shqiptar Rexhep Meidani; Kryegjyshin Botëror të Bektashinjve, Shenjtërinë e Tij, Haxhi Dede Edmond Brahimaj; ambasadorët në Kosovë Greg Delawie, Didier Chabert, Laszlo Markusz, Gernot Pfandler, Marija Kapitanoviç, Bojan Bertoncelj, Ivo Silhavy; Zyrtarët ndërkombëtar që shërbejnë në Kosovë, Gjeneralmajor Salvatore Cuoci, komandant i KFOR-it, Zahir Tanin, shef i UNMIK-ut, Isabelle Servoz – Gallucci, Ruud Vermeulen, Alessandra Roccasalvo, Rachel Lindon; analistin Alex Grigoriev dhe Steven Schook.

Qytetarë të dashur, liderë institucionalë e partiak, deputetë e ministra, miq ndërkombëtarë, prijës fetarë, bashkëluftëtarë, invalidë e veteranë të luftës, akademikë e profesorë, delegacione dhe kryetarë nga komunat e Kosovës, familje Jashari, Rugova, Pajaziti, Lladrovci, Krasniqi, Zejnullahu, Geci e shumë familje tjera të nderuara, ardhja juaj masive nga të gjitha hapësirat shqiptare për ngushëllime në familjën tonë në Gllogjan, si dhe mesazhet e thirrjet e panumërta telefonike, janë vlerësim për rrugën jetësore të babait tonë Hilmi Haradinaj.

Si familje Haradinaj u jemi thellësisht mirënjohës secilit nga ju veç e veç.

Duke i falënderuar edhe ata që nuk kanë arritur të vijnë për ngushëllim, njoftojmë se sot, në ora 16:00, është mbyllur e pamja.

Qofshi të nderuar!

The post Mbyllet e pamja për Hilmi Haradinajn, kryeministri ka disa fjalë (Foto) appeared first on DRENICA PRESS.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more