Skip to main content

“7 rregullat bazike për një biznesmen” plus 9 more Ekonomia Online

“7 rregullat bazike për një biznesmen” plus 9 more Ekonomia Online


7 rregullat bazike për një biznesmen

Posted: 16 Jun 2018 10:00 AM PDT

Sigurisht që ato janë bazike, por në qoftë se ju nuk i zotëroni ende këto zakone, ka ardhur momenti ta bëni këtë.

Ju ndoshta jeni të pasigurtë në lidhje me atë që doni të bëni në jetë. Ju punoni shumë, por pa një qëllim të caktuar në mendje. Por mos u shqetësoni: çdo gjë do të funksionojë. Etika e punës tuaj do të jetë pasuria juaj më e madhe. Këtu janë disa gjëra që duhen marrë në konsideratë në mënyrë që të mos pengoheni në rrugën tuaj të suksesit.

Kurseni më shumë para

Si për shembull, kurseni gjithçka. Ju duhet të përpiqeni që të kultivoni një zakon ku nuk bëni blerje impulsive, si për shembull të blini atë barkën, e cila nuk iu nevojitet. Ju veproni mirë shumicën më të madhe të kohës, por do bënit më mirë në qoftë se do të vendosnit mënjanë 20% të çdo gjëje që ju solli këtu ku jeni. Mbani mend disiplina e tanishme është çelësi i suksesit dhe i lirisë financiare më vonë.

Shkoni në shtrat herët dhe zgjohuni herët

Kur në fund vendosni ta bëni këtë çdo ditë, do të habiteni sesa shumë mund të arrini dhe sa shpejt do të përmirësoni jetën tuaj. Ju jeni një person i natës dhe gjithmonë keni qenë, por mendojeni që të shkoni në shtrat më herët në mënyrë që të zgjoheni herët. Mëngjeset do të jenë koha juaj e vetme për të lexuar, për t'u ushtruar dhe për të pasur pak kohe për veten. Më besoni për këtë.

Ndërtoni marrëdhënie biznesi dhe marrëdhënie personale

Bëni mirë të ndërtoni këto marrëdhënie, për shkak se rrjeti juaj do jetë thelbësor për suksesin tuaj. Shkruajini ose telefononi dikë me të cilin keni humbur kontaktet për disa javë. Mbajtja në kontakt me njerëzit do të jetë më e lehtë më vonë për ju.

Fokusohuni në punën tuaj

Ju do të bëni shumë gjëra të ndryshme para se të gjeni thirrjen tuaj të vërtetë. Kjo nuk përbën ndonjë problem, sepse secila prej këtyre punëve është duke iu përgatitur që të jeni personi që duhet të jeni. Ju do të mësoni prej shefave të mira dhe të këqija. Ju do të mësoni sesi të udhëhiqni dhe menaxhoni njerëz dhe këto mësime do të jenë të dobishme për ju.

Gjeni një mentor

Realizoni çdo gjë që merrni në duart tuaja dhe do të mësoni shumë shpejt. Gjeni dikë, i cili ju respekton dhe është i suksesshëm në mënyrë që t'iu thotë sesi të veproni. Kërkoni ndihmë – mos kini frikë të pyesni.

Ndaloni së investuari (nëse investimet nuk po iu paguajnë)

Pra nuk jam duke folur në lidhje me paratë. Ju jepni kohën tuaj, emocionet tuaja dhe këto janë shumë më shumë të vlefshme. Sigurohuni që të jeni rreth personave që iu motivojnë dhe iu shtyjnë për më mirë.

Thoni jo

Ju pëlqen të thoni po dhe kjo është në rregull, por ndonjëherë kjo do të thotë që ju të merrni shumë në pjatën tuaj. Duke thënë "jo" do të jetë e rëndësishme pasi ju do të jeni shumë të zënë në karrierën dhe jetën tuaj personale. Koha juaj është e vlefshme, kështu që mos e harxhoni kot atë.

Ulni kryet dhe kurrë mos hiqni dorrë. Zelli dhe puna juaj do iu paguajnë.

The post 7 rregullat bazike për një biznesmen appeared first on Ekonomia Online.

Trajtime alternative për kolesterolin e lartë

Posted: 16 Jun 2018 09:55 AM PDT

Ndryshimet në dietë janë një armë e fortë në luftën për të ulur kolesterolin. Propozohen shumë trajtime për uljen e kolesterolit. Megjithatë, para se të shtoni çdo suplement ose terapi alternative në dietë, flisni me një mjek specialist. Shumë pak produkte natyrale janë provuar shkencërisht se mund të ulin kolesterolin, megjithatë disa prej tyre mund të jenë të dobishme. Gjithashtu disa suplemente mund të kundërveprojnë me ilaçe të tjera ose kanë potencialin për efekte anësore të rrezikshme.

Suplemente për uljen e kolesterolit

Disa nga suplementet bimore ose ushqyese që mund të ulin nivelet e kolesterolit janë:

Hudhra: Disa studime sugjerojnë se hudhra mund të ulë nivelet e kolesterolit në gjak, por vetëm për një afat të shkurtër. Studime të tjera, nga ana tjetër, sugjerojnë se mund të mos jetë aq e dobishme sa mendohet. Hudhra mund të ngadalësojë mpiksjen e gjakut. Marrja e hudhrës së bashku me medikamente që gjithashtu ngadalësojnë mpiksjen mund të rrisin shanset për gjakderdhje. Prandaj hudhra ose suplementet e saj nuk duhet të merren para një ndërhyrje kirurgjikale ose bashkë me holluesit e gjakut.

Fibra: Suplementet e fibrave ju ndihmojnë të rrisni dozën e fibrave që ju duhen çdo ditë për të ulur nivelin në total të kolesterolit dhe atij të kolesterolit të keq (LDL).

Nëse merrni suplemente të fibrave, filloni të rrisni gradualisht dozat. Kjo shërben që mos të keni gazra apo dhimbje të barkut. Është gjithashtu të mjaftueshme për të konsumuar mjaftueshëm lëngje kur të rrisni dozën e fibrave.

Produkte të tjera bimore: Rezultate të studimeve të ndryshme sugjeron se farat dhe gjethet e trëndelinës, ekstraktet e gjethes së angjinares, mijëfletëshi dhe borziloku mund të ndihmojnë në uljen e kolesterolit. Këto dhe erëza të tjera të përdorura gjerësisht, si xhenxhefili, shafrani i Indisë dhe rozmarina, janë studiuar për efektet e tyre të dobishme në parandalimin e sëmundjeve koronare.

Këshilla dietike për të ulur kolesterolin

Duke rritur konsumin ushqimeve të pasura me fibra, produkteve të sojës, me acide yndyrore omega 3 dhe substanca bimore të ngjashme me kolesterolin (stanolë dhe sterilë bimorë) mund të ulni në mënyrë të konsiderueshme nivelet e kolesterolit të keq (LDL).

Fibrat: Vetëm ushqimet bimore (perimet, frutat, thjerrëzat, drithërat) përmbajnë fibra dietike. Fibrat e tretshme që gjenden tek elbi, farat e lirit, molla, qitrot, thjerrëzat dhe fasulet janë kryesisht efikase në uljen e nivelit total të kolesterolit dhe atij LDL.

Frutat e thata: Disa loje frutash të thata, si bajamet, fistikët dhe arrat mund të ulin nivelet ekolesterolit. Sipas Federatës Amerikane të Ushqimit dhe Barnave, një grusht bajame në ditë mund të ulin rrezikun e zhvillimit të sëmundjeve të zemrës, Mund t'i zëvendësoni ushqimet e pasura në yndyra të ngopura me fruta të thata, të cilat janë një burim i mirë edhe i fibrave.

Acide yndyrore omega 3: Ngrënia e ushqimeve të pasura në acide yndyrore omega 3 mund të ndihmojë gjithashtu në uljen e rrezikut të zhvillimit të sëmundjeve të zemrës dhe nivelit të triglicerideve. Acidet yndyrore omega 3 kanë një efekt anti-inflamator në tru, pengojnë zhvillimin e pllakës bakteriale në arterie dhe ndihmojnë në hollimin e gjakut. Konsumoni të paktën 2 racione me produkte deti në javë.

Burime të tjera të acideve yndyrore omega 3 janë edhe farat e lirit dhe bajamet.

The post Trajtime alternative për kolesterolin e lartë appeared first on Ekonomia Online.

Mënyra si mund të bëheni milioner brenda 5 vitesh

Posted: 16 Jun 2018 09:12 AM PDT

Aktiviteti, kursimet dhe këmbëngulja të kombinuara janë një forcë e fuqishme financiare.

Të rinjtë po hyjnë në fuqinë punëtore në numra të mëdhenj çdo vit, duke u përballur me sfida të ndryshme. Studimet e fundit nga Usa Today zbulojnë se të rinjtë fitojnë 20 përqind më pak se prindërit e tyre që kanë fituar në moshën e tyre, edhe pse kanë diplomë kolegji. Kjo, e kombinuar me borxhe të rënda të kolegjit, ka detyruar shumë të diplomuar të dorëzohen nga fantazitë e tyre të zotërimit të shtëpive multimiliona-dollarëshe në çdo bregdet ose të vozisin një automobil luksoz për në zyrë çdo ditë.

Por një llogari bankare e mbushur nuk është larg arritjes për çdo të ri. Në fakt, ka shumë të rinj të cilët marrin të njëjtën rrugë sikur Mark Zuckerberg dhe Evan Spiegel i Snapchat. Këtu janë tetë gjëra të cilat të rinjtë mund t;i bëjnë për të pasur mundësi të bëhen multimilionerë në vitin 2022.

Nisni një biznes

Ky opsion ju jep mundësitë më të mira që të bëheni multimilionerë në të ardhmen, por suksesi nuk është i garantuar. Një ide fituese, sigurisht, është një përbërës shumë i rëndësishëm, por ju gjithashtu duhet t'i dini gjërat tjera të cilat duhet t'i bëni për të përmirësuar gjasat tuaja të suksesit. Mbi të gjitha, përgatituni që të kaloni vite duke punuar shumë dhe të tejkaloni pengesa të shumta para se të realizoni ëndërrat tuaja.

Gjeni një këshilltar

Disa nga njerëzit më të suksesshëm në biznes sot e pranojnë se këshilltarët kanë luajtur një rol domethënës në zhvillimin e karrierës së tyre. Studimet lidhin këshillimin me një numër befasues të tregimeve të suksesit. Gjeni dikë i cili ka arritur llojin e suksesit të cilin shpresoni t'a fitoni një ditë dhe kërkoni mundësi të mësoni nga ai person. Njohuria dhe përvoja e tyre mund të bëjë ndryshimin i cili ju ndan nga të rinjtë tjerë të cilët po kërkojnë suksesin.

Krijoni një produkt

Në ambientin e sotëm Shark Tank- Kickstarter, është e mundur të shpikni një koncept produkti, të krijoni një prototip, dhe të financoheni që të filloni prodhimin dhe distribuimin. Ka mënyra të shumta për ta dërguar idenë tuaj nga një koncept në realitet, por do të keni një fillim të mbarë nëse krijoni diçka e cila nuk është e shtrenjtë për t'u prodhuar.

Merrni përsipër një biznes ekzistues.

Pse të nisni nga fillimi kur ka biznese ekzistuese të cilat kanë nevojë për zotërim? Kërkoni një biznes me një pronar i cili është gati për të dalë në pension ose i cili dëshiron të largohet. Përgatituni të punoni në atë biznes për një kohë para se t'a merrni përsipër. Nëse keni vështirësi në gjetjen e tij, një agjent i biznesit mund të ju ndihmojë të identifikoni biznesin e përsosur i cili përshtatet me interesat tuaja personale dhe profesionale.

Investoni

Investimi mund të jetë i ndërlikuar, por është njëra prej mënyrave më të mira që të merrni kthim nga paratë që tashmë i keni. Nëse dëshironi të fitoni shumë para shpejtë, ju duhet të ndërmerrni rreziqe të mëdha, e cila do të thotë të jeni në gjendje të humbisni të gjitha paratë të cilat i vendosni. Për rezultatet më të mira, filloni duke investuar një shumë të mirë parash. Ju mund të fitoni nëse rrezikoni më shumë. Zgjidhni sektorë në të cilat jeni më të interesuar dhe koncentrohuni në investime në ato hapësira. Por para këtyre, merrni kohën për të mësuar sa më shumë që është e mundur për tregun e aksioneve.

Kurseni

Me përqindjet pothuajse joekzsituese të interesit në llogaritë e kursimit sot, ju me shumë gjasa nuk do të shihni paratë të cilat i vendosni në bankë duke u shumëfishuar. Mirëpo, nëse bëni sakrifica domethënëse, si jetesa në shtëpi me prindërit tuaj, të punuarit punë të shumta, ose ndarja e një vendi me një ose më shumë shokë dhome, ju mund të jeni në gjendje të kurseni një pjesë të konsiderueshme të rrogës tuaj çdo muaj. Sikur nëna ime që thoshte gjithmonë, ju nuk mund të kurseni shumë para nëse jeni të zënë duke i shpenzuar ato vetëm për të jetuar. Nëse kurseni gjatë kohës, ju do të keni para të cilat mund t'i investoni ose të blini një pronë me qera e cila mund të shumëfishojë të ardhurat tuaja mujore.

Nisni një biznes anësor

Nëse keni nevojë për sigurinë dhe përfitimet të cilat vinë nga një pozitë me pagë, një punë anësore mund të jetë një mënyrë e mrekullueshme të fitoni të ardhura shtesë. Kjo mund të jetë diçka e thjeshtë si të dërgoni pica ose të punoni në bar ose diçka komplekse si të filloni biznesin tuaj. Ajo e para mund të sjellë para të menjëhershme, por e dyta mund të ju japë përfitimin afat-gjatë që të jeni në gjendje t'a shndërroni atë në një biznes tërësisht të zhvilluar.

Rritni pagën tuaj

Çelësi i kursimit dhe investimit të suksesshëm është që së pari të keni të ardhurat më të mira të mundshme. Mos u pajtoni me një pagë të rëndomtë. Kërkoni normat e tregut për aftësitë tuaja në zonën tuaj dhe sigurohuni se jeni të paktën brenda atij rangu. Nëse jo, kërkoni një punë tjetër me njerëz të cilët do të vlerësojnë arsimin dhe përvojën tuaj.

Me punë të rëndë dhe sakrificë, të rinjtë mund të rrisin në mënyrë domethënëse të ardhurat e tyre për disa vite. Përderisa nuk ka garanci se do të bëheni multimilioner, ia vlen të përpiqeni. Nëse nuk arrini sukses në atë afat kohor, të paktën do të keni një fillim të mirë që të bëheni multimilionerë në vitet në vazhdim. (John Boitnott/Entrepreuner)

The post Mënyra si mund të bëheni milioner brenda 5 vitesh appeared first on Ekonomia Online.

5 sjellje të fshehura të një personi abuziv

Posted: 16 Jun 2018 09:03 AM PDT

Një person që është abuziv ndaj të tjerëve nuk është gjithmonë i lehtë për t'u identifikuar, veçanërisht kur je në një marrëdhënie me një të tillë.

Abuzuesit mund të jenë të kujdesshëm, të mirë dhe karizmatik kur i takoni. Ata janë mjeshtër të manipulimit, të cilët dinë të mbajnë disa pjesë të fshehta nga të tjerët.

Këto sjellje janë shenja se është koha për t'u larguar, para se gjërat të përkeqësohen.

Ato nuk abuzojnë me të gjithë

Abuzuesit nuk abuzojnë me të gjithë. Ato zgjedhin viktimat e tyre. Një keqtrajtues do të veprojë ndryshe kur jeni rreth familjes dhe miqve, dhe bëhet një person tjetër kur ju të dy jeni vetëm. Nëse jeni duke u abuzuar në ndonjë mënyrë, por partneri juaj është simpatik kur vjen puna te anëtarët e familjes suaj, miqtë apo edhe të huajt, mos bëni gabim të mendoni se ato nuk janë vërtet abuzues.

Ato nuk abuzojnë gjithë kohën

Shumë njerëz që janë në një marrëdhënie me një abuzues qëndrojnë sepse marrëdhënia ka ngritje dhe ulje. Nëse një abuzues ju keqtrajton 40% të kohës në vend të 100% të kohës, ata janë abuzues dhe ato janë ende të rrezikshëm.

Ato ju kontrollojnë

Abuzuesit kërkojnë kontroll. Ato kanë nevojë për të, ata e dëshirojnë dhe do të bëjnë gjithçka që duhet për ta marrë. Ju mund të vini re një natyrë kontrolluese në çdo situatë. Ato mund të insistojnë në ngarje, duke zgjedhur rrobat tuaja, duke zgjedhur restorantin që hani ose duke ju bërë të ditur nëse është mirë të shkosh diku apo të flasësh me dikë.

Ato nxitojnë në marrëdhënie

Ato fillojnë të manipulojnë, izolojnë dhe kontrollojnë ju para se të kuptoni se çfarë po ndodh.

Ato janë të izoluar

Një abuzues e di se ata kanë fuqi të plotë kur viktima e tyre është plotësisht e varur prej tyre. Një nga një do të punojnë për t'ju ndërprerë marrëdhëniet me miqtë dhe anëtarët e familjes suaj, derisa të mos ju ketë mbetur askush. Kur t'ju braktisin të gjithë ata që ju duan, ato fitojnë kontroll të plotë mbi ju.

The post 5 sjellje të fshehura të një personi abuziv appeared first on Ekonomia Online.

Meta ndanë titullin “Naim Frashëri” për violinisten e shquar

Posted: 16 Jun 2018 08:58 AM PDT

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, ka vlerësuar me titullin e lartë "Naim Frashëri" një personalitet që kontribuon për lartësimin e emrit të vendit Shqipërisë në Gjermani, në Evropë dhe në të gjithë skenat ku ajo demonstron talentin e saj.Me këtë titull ai ka nderuar violinisten e shquar Ervis Gega.

"Krenarë për personalitete të tilla që me talentin e tyre nderojnë Shqipërinë e kombin shqiptar kudo në botë," është shprehur Meta./Gazeta Alo/

The post Meta ndanë titullin "Naim Frashëri" për violinisten e shquar appeared first on Ekonomia Online.

Reuters: Të papunë dhe me rrymë të lirë, kosovarët “shpëtimin” e gjejnë tek kriptovalutat

Posted: 16 Jun 2018 08:44 AM PDT

Çfarë mund të bëni në Kosovë, një prej vendeve më të varfra në Evropë, nëse jeni të papunë por të rinj, ekspertë të kompjuterit dhe shembullorë në anglisht? Madje, edhe nëse jeni sipërmarrës, një industri shtëpiake që mund ta konsideroni është “mihja” e kriptovalutave, apo valutave digjitale.

Ndonëse kriptovaluta më e njohur, bitcoin, ka rënë shumë nën çmimin që e pati kur arriti majën dhjetorin e kaluar, ajo ende mund të sigurojë mbijetesë në një vend që ka penetrimin më të lartë të internetit në Ballkan – dhe energjinë më të lirë elektrike, raporton Reuters.

"Kosovarët e shohin investimin në kriptovaluta si një investim tërheqës", thotë Ermal Sadiku, inxhinier softuerik dhe ekspert i kriptovalutave. "Tjetra është se ka pasur shumë para të pista në treg – investimi në kriptovaluta ishte mënyrë e shpejtë për t'i pastruar ato".

Megjithatë, pengesat për të hyrë në këtë biznes nuk janë të papërfillshme.

Bitcoin fitohet – apo “mihet” – duke përdorur kompjuterin tuaj për të ndihmuar në procesimin atyre që njihen si "blockchain" të pathyeshëm apo të dhëna digjitale të transaksioneve që përforcojnë monedhën, transmeton Koha.net.

Kjo kërkon kapacitet të lartë kompjuterik, dhe shumë energji elektrike, dhe prandaj puna më e madhe bëhet me makina të mëdha nëpër depo të mëdha ku klima është më e freskët, siç është Islanda, Kanadaja, Kina veriore dhe Rusia, ku kushton më lirë për të zhdukur nxehtësinë e liruar.

Rryma e lirë

Por Kosova ka një përparësi të madhe: vendi i tretë në Evropë me energjinë më të lirë me rreth 7 euro cent për kilovat-orë (kWh), në krahasim me një mesatare prej rreth 19 centë amerikanë në Britani.

Me atë çmim, për të mihur një bitcoin kushtin mbi 3 mijë dollarë në shpenzime të rrymës, rreth gjysma e vlerës së tregut të valutës.

Pastaj është edhe investimi në pajisje – që do të thotë Kartela Grafike (GPU) – procesorë kompjuterik të prodhuar për vëllime të mëdha të kalkulimeve simultane të nevojshme për lojëra kompjuterike, për shembull.

Kastriot Kolgeci, 26 vjeçar, zhvillues i softuerëve nga Prishtina, thotë se janë bërë bashkë me tre të tjerë për të investuar 60,000 euro për të ndërtuar një kompjuter – apo “rig mihjeje” – brenda një kontejneri ngarkesash, me 480 GPU – thënë ndryshe, fuqi sa për rreth 480 konzola për video lojëra, transmeton Koha.net.

Një tregtar i bitcoinit thotë se një “rig” me 100 GPU mund të ju sjellë rreth 2,700 euro në muaj bazuar në vlerën aktuale të bitcoinit, nëse fatura mujore e energjisë elektrike prej rreth 90 eurosh.

"Kosovarët kanë qejf t'i kopjojnë gjërat shpejt. Nëse një i ri fiton para me monedha, do t'ju tregojë shokëve dhe, me shpejtësi të dritës, të gjithë ata nisin të mihin", thotë Dite Gashi, themelues i një projekti që mundëson nënshkrimin e kontratave në formë digjitale duke përdorur sigurinë e “blockchainit”.

Mihja e monedhave është e famshme veçanërisht në veri të Kosovës, e banuar me shumicë serbe që refuzon të njohë autoritetet e Kosovës, dhe refuzojnë të paguajnë rrymën, transmeton Koha.net.

Jovan Arsiq, student i shkencave kompjuterike që ka bërë mihje që nga viti 2015, ndihmon me 'riga' atje. Ai thotë se e di për së paku tri "ferma të mëdha mihjesh" në zonat e populluara me serbë.

Çmimi ka rënë

Ky biznes nuk është më aq profitabil sa ishte në kohën kur bitcoini në dhjetor mbërriti majën duke u tregtuar për rreth 20,000 mijë dollarë, ndërsa tani investitorët brengosen se autoritetet monetare do të gjejnë mënyra për të rregulluar valutën krejtësisht digjitale që anashkalon sistemin bankar global.

Për t'i përkeqësuar edhe më tej gjërat, çmimi për një GPU është rritur dukshëm, nga rreth 100 dollarë sa ishte në 1,000 dollarë për copë, varësisht nga fuqia procesuese, dhe kjo vjen pjesërisht për shkak të kërkesës nga 'minatorët' e bitcoinit.

Një “minator” në Kosovë thotë se ia kishte dalë të fitonte nga 500 dollarë në muaj gjatë vitit 2017, që është përafërsisht sa paga mesatare në vend, por tani kjo është përgjysmuar, transmeton Koha.net.

Megjithatë, industria shtëpiake nuk po tregon shenja të zvogëlimit, sidomos për shkak të mungesës së alternativave.

Gjysma e popullatës 1.8 milion banorësh të Kosovës janë nën moshën 25 vjeçare, por gjysmë milioni nga ta janë të papunë. Dhe gjysma e popullatës së rritur thonë se dëshirojnë të ikin jashtë vendit për t'i shpëtuar korrupsionit dhe nepotizmit.

Me një ekonomi kaq të dobët, një pjesë e parave që shkon nëpër “riga” të mihjeve me gjasë rrjedh nga njerëzit që dëshirojnë t'i pastrojnë përfitimet e tyre të dyshimta – – në Kosovë, edhe apartamentet mund të blihen me bitcoin.

The post Reuters: Të papunë dhe me rrymë të lirë, kosovarët “shpëtimin” e gjejnë tek kriptovalutat appeared first on Ekonomia Online.

Liberalizimi i vizave çështje e “kryer”

Posted: 16 Jun 2018 08:39 AM PDT

Institucionet e Kosovës nuk presin befasi nga Bashkimi Evropian kur është në pyetje liberalizimi i vizave. Në Qeverinë e Kosovës, por edhe në instancat tjera shtetërore, besojnë fuqishëm se nga fundi i këtij viti qytetarët e Kosovës do të mund të lëvizin lirshëm dhe pa viza në zonën Schengen.

Sipas zyrtarëve në Prishtinë, Kosova ka kryer pjesën e vet të përmbushjes së kritereve dhe se tani 'topi ka mbetur në fushën e Bashkimit Evropian dhe vendeve anëtare' që të marrin vendimin për heqjen e vizave për qytetarët e Kosovës.

Ministrja e Integrimit Evropian në Qeverinë e Kosovës, Dhurata Hoxha, thotë për Radion Evropa e Lirë, se pritjet janë reale dhe sipas saj, për këtë optimizëm është punuar shumë.

“Optimizmin e bazojmë në punën që është bërë sepse me të vërtetë kemi bërë një punë të madhe, por gjithashtu [optimizmi ] bazohet në kontaktet tonë në deklaratat e zyrtareve të lartë të institucioneve të Bashkimit Evropian. Para disa ditës ditësh e patë në Kosovë raportuesin e Kosovës në Parlamentin Evropian zotin Soltes i cili edhe vet deklaroi se është optimist se liberalizimi do të ndodh deri në fund të vitit”, tha Hoxha.

Pas disa takimeve me përfaqësuesit politikë dhe ata të shoqërisë civile, raportuesi për Kosovën në Parlamentin Evropian, Igor Soltes pak ditë me parë ka shprehur optimizmin e tij se liberalizimi i vizave për qytetarët e Kosovës do të mundësohet nga fundi i këtij viti.

Ministrja e Integrimit, tha se institucionet e Kosovës në përgjithësi dhe Ministria e Integrimit në veçanti kanë punuar, me një ritëm të shpejt në plotësimin e kritereve të mbetura për liberalizim nga Bashkimi Evropian.

“Kemi progres shume të madh që është bërë në këtë fushë. Por, nuk duhet ta ndërlidhim luftimin e krimit dhe të korrupsionit në mënyrë të përgjithshme, pra për procesin e integrimit evropian sepse aty do të kërkohet edhe më shumë. Këtë duhet bërë më shumë edhe për qytetarët tanë, për ta fuqizuar sundimin e ligjit”, tha Hoxha.

Pjesëtarë të shoqërisë civile dhe gazetarë të ndryshëm të Kosovës, i kanë shkruar tashmë një letër të hapur Komisionit Evropian, Parlamentit Evropian dhe Këshillit të Bashkimit Evropian, përmes së cilës kanë kërkuar liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës. Në këtë letër ata kanë numëruar edhe arsyet pse qytetarët e Kosovës nuk e meritojnë që edhe më tutje të mbesin populli i vetëm i izoluar në rajon.

Emrush Ujkani, profesor i të Drejtës Evropiane, duke folur për Radion Evropa e Lirë, thekson se në drejtim të procesit të liberalizmit të vizave, Kosova ka bërë punë, por siç thotë ai, ende duhet të ketë kujdes në deklarimet që bëhen nga ana e zyrtarëve qeveritarë.

“Do të isha më i rezervuar, thënë ndryshe nuk është që nuk e ndaj mendimin e njëjtë me zyrtarët në shumë aspekte, për hir të asaj që të jemi të kujdesshëm në gjithë atë se çka flasim dhe çka i premtojmë opinionit publik, qytetarët edhe ashtu janë te lodhur me këto premtime, mendoj se do të isha më i rezervuar se megjithatë vendimmarrja varet BE-ja nga shtet anëtare , duke përfshirë edhe Spanjën e cila duhet të analizohet me kujdes”, tha Ujkani.

Megjithatë, thotë profesori Ujkani, një shtyrje e procesit të liberalizmit të vizave për vitin 2019 do të ishte katastrofike për Kosovën.

“Për arsye se në vitin 2019 Parlamenti Evropian, hyn në zgjedhje dhe legjislatura e re nuk mund të konstituohet dhe realisht nuk pres një vendimmarrje as në vitin 2019”,tha Ujkani.

Gjatë muajit qershor, pritet që BE-ja të japë vlerësimin e parë rreth kritereve të përmbushura. Ndër kriteret kyçe është ai i dëshmive se Kosova po e lufton krimin e organizuar dhe korrupsionin. Nëse organet e BE-së rikonfirmojnë vullnetin e tyre për liberalizim të vizave, më pas u mbetet edhe vendeve anëtare të BE-së që të japin vendimet e tyre.

Pritjet nga institucionet e Kosovës janë që këto procedura në BE të përmbyllen deri në fund të këtij viti.

The post Liberalizimi i vizave çështje e “kryer” appeared first on Ekonomia Online.

Fejesë tjetër në Hollywood: Justin Bieber drejt altarit?

Posted: 16 Jun 2018 08:36 AM PDT

Në fillim të javës, Ariana Grande bëri me dije se ishte fejuar dhe kaq mjaftoi për të trazuar një rrjet të tërë.

Ama, fejesat në lagjen më të njohur të Los Angelesit nuk paskan të sosur.

Mediat e huaja kanë shkruar se Justin Bieber dhe modelja, Hailey Baldwin janë fejuar së bashku dhe indikator për këto lajme ka shërbyer unaza që Baldwin mbante në dorë gjatë një dalje me këngëtarin kanadez, shkruan blitz.al.

Fillimisht, Justin dhe Hailey ishin në një lidhje bashkë në fillim të 2015-ës, më pas u ndanë dhe tashmë janë sërish në krahët e njëri tjetrit e duke më të lumtur se kurrë.

The post Fejesë tjetër në Hollywood: Justin Bieber drejt altarit? appeared first on Ekonomia Online.

Maqedonia dhe Greqia, të dielën nënshkruajnë marrëveshjen për emrin

Posted: 16 Jun 2018 08:31 AM PDT

Maqedonia dhe Greqia të dielën nënshkruajnë marrëveshjen për zgjidhjen e kontestit shumëvjeçar të emrit. Dokumenti që parasheh emrin, Maqedonia e Veriut. Do të nënshkruhet në Prespë, në pjesën e Greqisë nga Ministrat e Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov dhe Nikos Kotzias, në prani të kryeministrave, Zoran Zaev dhe Aleksis Cipras.

Nga përfaqësuesit ndërkombëtar në këtë akt që vlerësohet si një nga më të rëndësishmit që nga pavarësia e Maqedonia dhe përfundimi i konfliktit të vitit 2001, marrin pjesë ndërmjetësi i OKB-së, Metju, Shefja e diplomacisë evropiane, Federica Mogerini si dhe Rozmari Di Karko, përgjegjëse për çështje politike e sekretarit të përgjithshëm të OKB-së, Antonio Guteresh.

Pas nënshkrimit të marrëveshjes, dy delegacionet do të kalojnë në pjesën e territorit të Maqedonisë në një drekë solemne prej nga do të përcjellin mesazhe për paqe, fqinjësi të mirë dhe siguri në rajoni.

Marrëveshja që zgjidh kontesti mbi 25 vjeçar, zhbllokon procesin e integrimit të Maqedonisë në NATO dhe BE, por edhe normalizon raportet mes dy vendeve, që shpesh herë janë përcjell edhe me tensione dhe bllokada ekonomike./REL

The post Maqedonia dhe Greqia, të dielën nënshkruajnë marrëveshjen për emrin appeared first on Ekonomia Online.

9 këshilla që fëmija juaj të ushqehet shëndetshëm

Posted: 16 Jun 2018 08:29 AM PDT

Të nxisësh fëmijën të ushqehet shëndetshëm është sfidë për çdo prindër.

Përfshirja e fëmijëve gjatë gatimit apo bërjes së pazarit e inkurajon atë të ushqehet shëndetshëm, thonë prindërit.

Po t'i pyesim prindërit se cila është sfida e tyre me madhe gjatë rritjes së fëmijëve, përgjigja e tyre do të ishte : T'i mësosh ata (fëmijët) të hanë shëndetshëm!

Pjesa më e madhe e fëmijëve duan të hanë ushqime të shpejta dhe të thata, pa perime. Atëherë, çfarë duhet të bëjë një prind? Më poshtë do të gjeni 9 këshilla për ushqyerjen e shëndetshme të fëmijës suaj :

Çfarë mos të bëni?

Mos lejoni fëmijën tuaj të varet nga sheqernat. Sheqernat janë në çdo ushqim të paketuar, në ditët e sotme. Ndaloni pijet me gaz apo me sheqer në shtëpinë tuaj dhe lexoni përbërjen para se të blini pije me sheqer të shtuar.

Ju nuk mund ta kontrolloni fëmijën tuaj me çfarë ushqehet kur ai/ajo nuk ndodhet në shtëpi, por edukojeni me ushqim të shëndetshëm. Mos sillni në shtëpi ushqime të shpejta nëse ata nuk i kanë nuk do t'i kërkojnë.

Mos e lutni, mos e kërcënoni, as mos e shpërbleni fëmijën që të ushqehet shëndetshëm sepse asnjëra nga këto taktika nuk janë efektive. Gjithashtu, mos gjykoni shijen e tyre nga shija juaj. Fakti që ju nuk e konsumoni brokolin nuk do të thotë që as fëmija juaj nuk e do.

Bëje ushqimin interesant

Nëse fëmijës i duket ushqimi interesant, atëherë ka më shumë probabilitet që ta provojë. Prandaj lërini fëmijët ta prekin ushqimin, të luajnë me të do i kuriozojë edhe shija e tij.

Përfshirja e fëmijëve

Përfshirja e fëmijëve në blerjen e produkteve apo gjatë gatimit të ushqimit e bën më interesante dhe më emocionues procesin e të ushqyerit. Fëmijët mund të inspirohen të ushqehen shëndetshëm kur janë pjesë e procesit të gatimit.

Gjithashtu, rritja e perimeve vetë e bën më të lehtë tërheqjen e fëmijës ndaj ushqimeve të shëndetshme.

Jepuni fëmijëve mundësi zgjedhje

Jepuni mundësi fëmijëve që në vogëli të zgjedhin ushqimin, frutat, perimet që duan brenda arsyes. Gjatë rritjes shtoni mundësitë e përzgjedhjes, por mos i mbani gjithmonë nën kontroll apo t'u jepni shumë leksione pasi do të rebelohen ndaj ushqimit.

Bëhuni krijues

Nëse fëmija juaj nuk ushqehet shëndetshëm. mos e kritikoni atë por filloni të gjeni taktika të reja se si ta joshni. Mund të bëni lëngje frutash dhe dalëngadalë t'i shtoni perime dhe e bëni më të shëndetshëm.

Një taktikë tjetër për më të vegjlit do të ishte të krijoni natën e ngjyrës violet dhe çdo pjesëtar të vishet apo të ketë atë ngjyrë, gjithashtu të gatuhet me të gjitha ushqimet me atë ngjyrë. Kështu do të keni dhe argëtimin por edhe ushqyerjen e shëndetshme të fëmijës suaj.

Model i të ngrënit shëndetshëm

Fëmijët tanë shohin gjithçka që në bëjmë, prandaj ata mund të zgjedhin më mirë nëse shohin që ne bëjmë njësoj. Nëse ti ushqehesh shëndetshëm edhe fëmijët do të bëjnë të njëjtën gjë, pasi ata kopjojnë çfarë ne bëjmë dhe jo çfarë themi.

Harroni fjalinë "Mos lini asgjë në pjatë"!

Mos ushtroni presion tek fëmijët duke iu thënë që nuk u lejohet të lënë tavolinën pa e mbaruar ushqimin që kanë në pjatë. Nëse ata nuk e duan, lërini të ikin por tregojini që nuk kanë asgjë tjetër për të ngrënë. Gjithashtu, nuk mund t'i jepni diçka tjetër nëse ata nuk kanë mbaruar të gjitha perimet në pjatë pasi mishi dhe perimet vijnë bashkë në një pjatë.

Fjalët kanë rëndësi

Fëmijët dëgjojnë gjithçka që ne themi, prandaj duhet të zgjedhim çfarë duam qe ata të dëgjojnë. Prandaj, nëse ne flasim se sa të mira dhe të shijshme janë perimet apo çdo ushqim tjetër i shëndetshëm, mendojmë që ata nuk na dëgjojnë por në një moment ata do të bëhen kurioz dhe do t'i kërkojnë t'i provojnë.

Përdorni shumë ngjyra

Mësojini fëmijës suaj që në pjatën e tyre të ketë shumëllojshmëri ngjyrash. Ngjyrat dhe shumëllojshmëria i tërheqin fëmijët, prandaj në çdo vakt përdorni shumë perime me ngjyra. Kështu ata mësojnë që, nëse nuk kanë ngjyra ushqimet e tyre, atëherë tua shtojnë.

The post 9 këshilla që fëmija juaj të ushqehet shëndetshëm appeared first on Ekonomia Online.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more