Skip to main content

“4 rastet kur nuk duhet përdorur vaji i ullirit” plus 9 more Ekonomia Online

“4 rastet kur nuk duhet përdorur vaji i ullirit” plus 9 more Ekonomia Online


4 rastet kur nuk duhet përdorur vaji i ullirit

Posted: 13 Jun 2018 09:27 AM PDT

I çmuar për shekuj me radhë për përfitimet e tij në gatim, shëndetësore dhe zbukuruese, vaji i ullirit është një nga produktet më të përdorura nga njerëz në të gjithë botën.

Vaji i ullirit ka qenë në fokus të shumë kërkimeve shkencore për vite me radhë, të cilat kanë vërtetuar se është një ndër ushqimet më të shëndetshme që natyra i ka falur njeriut. Ai është i pasur me lëndë të ndryshme ushqyese, antioksidues, yndyra të pangopura, lëndë ushqyese anti-inflamatore që parandalojnë sëmundje të ndryshme, luftojnë radikalet e lira, ulin nivelin e kolesterolit të keq dhe parandalojnë plakjen e parakohshme.

Por, duhet pasur kujdes në zgjedhjen dhe përdorimin e tij, pasi, sa i mirë është, aq edhe i dëmshëm mund të bëhet nëse nuk e përdorni si duhet. Ja kur nuk duhet ta përdorni vajin e ullirit.

Nëse nuk jeni të sigurt nga vjen

Para se të përdorni vajin e ullirit në gatim ose si produkt bukurie, duhet të siguroheni nëse është ekstra i virgjër.

Ka raste kur vajrat e sojës ose të lulediellit shiten si vaji i ullirit, apo përzihen bashkë. Prandaj duhet të shikoni nëse tek shishja e vajit lexon ekstra i virgjër. Duhet të blini gjithashtu vajin e paketuar në një shishe ngjyrë të errët, duke qenë se drita i shkatërron shumicën e vetive të vajit të ullirit, prandaj kompanitë prestigjioze që merren me prodhimin e vajrave nuk i fusin ato në shishe të tejdukshme.

Nuk duhet ta përdorni për skuqje

Studime të ndryshme kanë vërtetuar se vaji i ullirit i shëndetshëm për zemrën mund të bëhet i dëmshëm nëse nxehet në një temperaturë mbi normalen, që është 320 gradë. Shumë vlera ushqyese, si acidet yndyrore omega 3 dhe antioksiduesit, shkatërrohen nga procesi i ngrohjes.

Për të marrë sa më shumë përfitime nga ai, përdoreni siç është, duke e spërkatur në fund të gatimit apo tek sallatat.

Në skarë

Në shumë receta rekomandohet që të marinohen perimet dhe mishi në vaj ulliri dhe erëza për t'i gatuar më pas në skarë. Ka raste kur rekomandohet edhe që hekurat e skarës të lagen me vaj ulliri për të parandaluar ngjitjen e ushqimit. Vërtetë nuk shkaktohet asnjë dëm nëse e bëni një gjë të tillë, megjithatë mendojmë se nuk është e nevojshme, duke qenë se vaji i ullirit digjet në skarë, fillon të krijojë flakë, madje mund t'u japë edhe shije gazi ushqimeve nëse përdorni skarë me gaz.

Në vend të tij përdorni vaj perimesh dhe sapo ushqimi të jetë gatuar, e spërkatni atë me pak vaj ulliri ekstra të virgjër.

Si produkt për heqjen e akneve në fytyrë

Shumë njerëz betohen për përfitimet e vajit të ullirit si produkt bukurie. Ata e përdorin këtë vaj për zbutjen e flokëve, si maskë për pastrimin e fytyrën, për masazh për trupin etj. Dhe në fakt kanë të drejtë, ky produkt është ideal për kujdesin ndaj lëkurës dhe flokëve. Por, ai nuk duhet të përdoret për heqjen e akneve dhe puçrrave në fytyrë. Vaji i ullirit përmban një përbërës që mbyll poret. Ekspertët rekomandojnë që nëse keni akne ose puçrra në fytyrë, të përdorni vajra të tjera, si vaji i arganit, i livandës, aguliçe etj.

 

The post 4 rastet kur nuk duhet përdorur vaji i ullirit appeared first on Ekonomia Online.

Brezat e rinj më pak të zgjuar, ja arsyet

Posted: 13 Jun 2018 09:24 AM PDT

Shifrat e koeficientit të inteligjencës të të rinjve kanë filluar të bien, pas rritjes së konsiderueshme që nga Lufta e Dytë Botërore, ka zbuluar një studim i ri.

Rënia, e barabartë me rreth 7 pikë për gjeneratë, besohet të ketë filluar me të lindurit e vitit 1975, sipas një studimi të parë të besueshëm të këtij fenomeni.

Rënia shënon edhe fundin e një trendi – njohur si efekti Flynn – kur mesatarja e koeficientit të inteligjencës u rrit për 60-70 vitet e fundit me gati 3 pikë për 1 dekadë.

Shkencëtarët i kanë përshkruar këto rezultate si "të rëndësishme" dhe shumë shqetësuese nga ana tjetër. Rënia, sugjerojnë ekspertët, mund të ketë lidhje me ndryshimet në teknikat si tani fëmijët po mësojnë leximin, shkrimin apo matematikën në shkollë.

Mund të ketë lidhje edhe me faktin që njerëzit po shpenzojnë më shumë kohë në pajisjet teknologjike sesa duke lexuar libra.

The post Brezat e rinj më pak të zgjuar, ja arsyet appeared first on Ekonomia Online.

Prindërit protestojnë ndaj një mësimdhënëseje në Prishtinë – marrin një përgjigje bumerang

Posted: 13 Jun 2018 08:55 AM PDT

Disa prindër së bashku me fëmijët e tyre, nxënës të shkollës fillore "Emin Duraku", protestuan në oborrin e kësaj shkolle për të shprehur indinjatën e tyre, siç thanë kundrejt arsimtares së Historisë në këtë shkollë e cila nuk u ka përfunduar notat këtyre nxënësve, raporton RTV 21.

Por, arsimtarja thotë se nxënësit nuk kanë vijuar mësimin fare dhe në këtë mënyrë nuk mund t'i notoj. Në drejtorinë e shkollës na bënë të ditur se do të formohet një komision për vlerësimin e këtyre nxënësve.

"Nuk jam që ja u fali notat se këta duan nota 5 dhe 4. Po fëmija që nuk e vijon mësimin nuk po më duket në rregull që ai duhet me kaluar kur shikoni vërejtët që i kanë me rend. Çdo orë kanë mungesa jo vetëm tek unë por edhe tek lendet e tjera", ka thënë mësimdhënësja.

The post Prindërit protestojnë ndaj një mësimdhënëseje në Prishtinë – marrin një përgjigje bumerang appeared first on Ekonomia Online.

Aksident afër QMI-së, vetura e KEDS-it del nga rruga

Posted: 13 Jun 2018 08:42 AM PDT

Një aksident ka ndodhur para pak çastesh në magjistralen Lipjan-Prishtinë mes dy veturave.

Në pamjet e siguruara nga Indeksonline, shihet se në këtë aksident i cili ka ndodhur afër QMI-së, një veturë e KEDS-it ka dalë nga rruga pasi u aksidentua me një veturë tjetër të tipit "Skoda".

Një aksident ka ndodhur para pak çastesh në magjistralen Lipjan-Prishtinë mes dy veturave.

Nuk dihet a ka të lënduar rëndë.

 

The post Aksident afër QMI-së, vetura e KEDS-it del nga rruga appeared first on Ekonomia Online.

Studenti Nderim Bytyçi krijon versionin telefonik për portalin Unik

Posted: 13 Jun 2018 08:30 AM PDT

Studenti i vitit të dytë në Fakultetin e Shkencave kompjuterike dhe Inxhinierisë, Nderim Bytyçi, ka krijuar versionin për telefon të portalit Unik, që synon të instalojë mendimin pozitiv në mendjen e shqiptarëve.

Bytyçi ka krijuar aplikacionin për sistemin Android, me qëllim që i njëjti portal të bëhet i qasshëm edhe për përdoruesit e telefonave, duke qenë se teknologjia dhe mediat janë bërë pjesë e pandashme e përditshmërisë sonë.

Për njohuritë e marra në zhvillime të ueb-it, ai thotë se rol kryesor kanë luajtur studimet në UBT, ku edhe kanë fituar bazën e njohurive mbi mënyrën se si zhvillohen aplikacionet.

"Zhvillimin e aplikacioneve nuk e konsideroj të jetë punë e vështirë pasi që mësimet e vazhdueshme të fituara në UBT e kanë thjeshtuar jashtëzakonisht shumë këtë proces", tha studenti Bytyçi.

Në UBT gjendet shkolla më e madhe e shkencave kompjuterike në rajon, prej ku çdo vit dalin qindra studentë që me sukses të plotë arrijnë të integrohen në tregun e punës.

The post Studenti Nderim Bytyçi krijon versionin telefonik për portalin Unik appeared first on Ekonomia Online.

Gratë ideojnë strategji për fuqizimin e tyre në politikë dhe vendimmarrje

Posted: 13 Jun 2018 08:28 AM PDT

Nataliya Apostolova, Shefe e Zyrës së BE-së në Kosovë dhe përfaqësuese e posaçme e BE-së, Rrjeti i Grave të Kosovës (RrGK) dhe Lobi i Kosovës për Barazi Gjinore bashkë-organizuan sot takimin me gratë në politikë, deputetet, gratë e asambleve komunale dhe zyrtaret për barazi gjinore.

Përmes një komunikate për media bëhet e ditur se takimi u thirr me qëllim që të planifikohet dhe të ideohen strategji për avancimin dhe fuqizimin e ndikimit të grave politikane në proceset vendimmarrëse në Kosovë.

"Gratë mbeten të nënpërfaqësuara në politikë në nivel komunal dhe qendror në Kosovë, dhe për ta adresuar këtë çështje janë ndërmarrë iniciativa të ndryshme. Megjithatë, gratë vazhdojnë të mbeten të nënpërfaqësuara edhe pas zgjedhjeve komunale dhe qendrore të vitit të kaluar", thuhet në komunikatë, transmeton Koha.net.

Apostolova në fjalimin e saj theksoi rëndësinë e rolit të gruas, në veçanti gruas në politikë si dhe çfarë mund të bëhet në avancimin e pozitës së gruas duke kontribuar kështu arritjen e barazisë gjinore.

Ndër të tjera ajo u shpreh se, "një aspekt kyç është solidariteti. Ndonjëherë shoqëritë na mësojnë, si gra, të konkurrojmë me njëra-tjetrën, për të nënvleftësuar njëra-tjetrën, për të ulur njëra-tjetrën poshtë. Ne duhet ta ndalojmë këtë rreth vicioz. Është kur mblidhemi dhe bëhemi bashkë, atëherë ne jemi më të fuqishme dhe bëjmë ndryshimet më të mëdha".

Në frymën e ndryshimeve që ndodhin kur bashkohen gratë në politikë me gratë e shoqërisë civile, edhe Igballe Rogova, drejtore ekzekutive e RrGK-së, foli për historikun e Lobit të Kosovës për Barazi Gjinore, dhe theksoi se sidomos në mbledhjen e tyre të fundit, nevoja për të bashkuar forcat mes grave politikane në nivel lokal dhe qendror që të dëgjohen zërat e grave për çështje të rëndësishme politike u ngrit si prioritet nga anëtaret e Lobit.

Me shembuj nga e kaluara për solidaritetin e grave dhe fuqinë e zërit të bashkuar, Rogova tha se, "rrjeti kur e pa nevojën që duhet të bashkohemi prapë edhe në nivel lokal filluam që të mbledhim asambleistet nëpër komunat e ndryshme edhe të themi na mundemi bashkë me i shty gjërat përpara. Është koha që të bashkohemi, është koha që të shtyjmë proceset bashkë."

Më konkretisht, pjesëmarrëset u ndanë në grupe punuese për të hartuar strategji dhe për të diskutuar se cilët janë faktorët kyç që minojnë pjesëmarrjen e grave në politikë dhe cilat hapat mund të ndërmarrim që nga tani e deri te zgjedhjet e ardhshme për të rritur përfshirjen e grave në politikë.

Temat specifike të grupeve ishin: përmirësimi i kuadrit ligjor; puna me udhëheqësit e partive politike; krijimi i elektoratit dhe mobilizimi i votueseve; financimi i fushatave të kandidateve; rekrutimi dhe fuqizimi i një numri më të madh grash për të garuar në zgjedhje; adresimi i problematikave që i pengojnë gratë të marrin pjesë në politikë; përmirësimi i mbulimit mediatik të kandidateve dhe politikaneve.

Pjesëmarrëset u dakorduan për nevojën e krijimit të një aleancë të përbashkët të grave në politikë që do të ndihmonte në promovimin e sukseseve të tyre. Kjo, si rrjedhojë e diskutimit për krijimin e një Programi Mentorimi për gratë politikane në nivel lokal dhe qendror, duke dashur të kuptohet sa më mirë çfarë mund të jenë pritjet e grave në politikë për një program të tillë dhe se si gratë mund të mbështesin më së miri njëra-tjetrën. Takimi i ardhshëm do të mbahet me 22 qershor në Prishtinë.

The post Gratë ideojnë strategji për fuqizimin e tyre në politikë dhe vendimmarrje appeared first on Ekonomia Online.

Arsenali siguron shërbimet e mesfushorit uruguaian

Posted: 13 Jun 2018 08:23 AM PDT

Mediat në Itali raportojnë se Arsenali ka siguruar shërbimet e mesfushorit të Sampdorias, Lucas Torreira.

Gazzetta dello Sport raporton se "Topçinjtë" kanë ofruar 30 milionë euro që është pranuar nga klubi italian, transmeton Koha.net.

Raportohet se vetëm detajet e fundit po realizohen, para se Torriera të nënshkruajë kontratë pesë vjeçare.

Në garë për të Arsenali ka mposhtur Napolin dhe Dortmundin.

The post Arsenali siguron shërbimet e mesfushorit uruguaian appeared first on Ekonomia Online.

Inzaghi trajner i Bolognas

Posted: 13 Jun 2018 08:21 AM PDT

Filippo Inzaghi zyrtarisht është trajner i Bolognas, duke nënshkruar kontratë dy-vjeçare, kështu duke zërë vendin e Roberto Donadonit.

"Bologna FC 1909 lajmëron që Filippo Inzaghit i është besuar posti i trajnerit të ekipit të parë, ai ka nënshkruar kontratë deri më 30 qershor të vitit 2022", shkruan në deklaratën e klubit italian, transmeton Gazeta Express.

Ish-sulmuesi u largua nga Venezia pas humbjes ne play-off të Serie B.

Super Pippo filloi karrierën si trajner në Milan, duke punuar me të rinjtë para se të emërohet si trajneri i ekipit të parë në stinorin 2014-2015.

The post Inzaghi trajner i Bolognas appeared first on Ekonomia Online.

Dua Lipa shfaqet e terrorizuar, çfarë i ka ndodhur këngëtares

Posted: 13 Jun 2018 08:18 AM PDT

Këngëtarja e njohur në mbarë botën, Dua Lipa ka hasur në një incident gjatë momentit kur po përgatitej për të dhënë koncertin e radhës. Këngëtarja e talentuar është hasur me një "mik" të paftuar në dhomën e saj të grimit, përcjell "Panorama".

Duan e ka kapur paniku dhe menjëherë është ngjitur në karrige duke bërtitur, Këto janë pamjet e fundit që qarkullojnë në rrjetet sociale të këngëtares.

Por kjo sjellje e saj ka shkaktuar të qeshura tek stafi i saj, të cilët janë kujdesur që ta filmojnë këngëtaren në momentet e panikut. Në fakt ai që e ka terrorizuar Duan ka qenë thjesht një buburrec, i cili i ka kaluar këngëtares nëpër këmbë.

Duket se Dua e ka ekzagjeruar pak me frikën e saj për buburrecin.

The post Dua Lipa shfaqet e terrorizuar, çfarë i ka ndodhur këngëtares appeared first on Ekonomia Online.

Mbahet simultanta e shahut, bëhet thirrje për përfshirje të kësaj loje në shkolla

Posted: 13 Jun 2018 08:15 AM PDT

Mjeshtrit e shahut nga Kosova dhe Sllovenia janë bërë bashkë me të rinj e të reja në simultantën e shahut që është duke u mbajtur me organizim të bankës NLB, Ambasadës sllovene në Kosovë, Klubin e Shahut "Drejtësia" dhe Federatën e Shahut të Kosovës.

Ambasadori i Sllovenisë në Kosovë, Bojan Bertoncelj, tha se qëllimi i këtij organizimi është mundësia e afrimit të lojës së shahut me të rinjtë.

Ai tha se shpreson që mjeshtri slloven të jetë fitues i kësaj simultante, raporton Ekonomia Online.

Ndërsa, dy mjeshtrit ndërkombëtarë të shahit, ai kosovar e slloven, Bedri Sadiku dhe Bogdan Podllesnik, përveç që thanë se shpresojnë që kjo lojë të kalojë sa më mirë, bënë thirrje që shahu të jetë edhe pjesë e shkollave në Kosovë.

Sipas tyre do të ishte me rëndësi pasi loja e shahut do të ndihmonte në rritjen e përqendrimit dhe të intelektualitetit te fëmijët.

I të njëjtit mendim është edhe deputeti nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca i cili është njëherësh edhe adhurues i kësaj loje.

Ai tha se është kënaqësi të luhet një lojë e tillë së bashku me dy mjeshtrit ndërkombëtarë të saj.

Pjesë e kësaj loje ishin edhe fëmijë të moshave të ndryshme.

The post Mbahet simultanta e shahut, bëhet thirrje për përfshirje të kësaj loje në shkolla appeared first on Ekonomia Online.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more