Skip to main content

“Valmir Sylejmani largohet nga Hannoveri: Faleminderit për këto 13 vite” plus 9 more Telegrafi Futboll

“Valmir Sylejmani largohet nga Hannoveri: Faleminderit për këto 13 vite” plus 9 more Telegrafi Futboll


Valmir Sylejmani largohet nga Hannoveri: Faleminderit për këto 13 vite

Posted: 17 May 2018 02:59 PM PDT

Sulmuesi nga Kosova, Valmir Sylejmani nuk do të jetë më pjesë e Hannover 96.

Reprezentuesi i Kosovës U21, ka zyrtarizuar largimin nga klubi pasi kontrata e tij i mbaron në muajin qershor.

Gjilanasi ka shfrytëzuar faqen e tij zyrtare për të lajmëruar largimin nga klubi i fëmijërisë.

Sylejmani iu bashkua Hannoverit nga mosha nëntë vjeçare ndërsa ka luajtur për të gjitha grupmoshat deri tek ekipi i parë.

Kujtojmë që vite më parë, Sylejmani u bë futbollisti më i ri në histori të Hannoverit që debutoi në Bundesliga me asistim.

"13 vite tek Hannoveri po mbarojnë. Në moshën 9 vjeçare kam filluar te Hannover 96 dhe kam veshur me krenari fanellën me ngjyrat e këtij klubi. Nga ekipi i të rinjve gradualisht kam arritur deri tek ekipi i mirë dhe për mua ishte një realizim i një ëndrre".

"Krahas që kam luajtur me futbollistë të mëdhenj ata vërtetuan se janë miq besnik edhe jashtë fushë. Qyteti, skuadra, klubi tani janë pjesë e imja përgjithmonë dhe gjithmonë do të jem krenar me ta. Hannoveri është një shtëpi dhe familje për mua".

"Për të gjitha këto un mund të them vetëm Faleminderit. Faleminderit të gjithë atyre që e bënë këtë ëndërr të paharrueshme. Faleminderit shokëve, trajnerëve, klubit dhe të gjithë atyre që më mbështetën në rrugën time. Unë gjithmonë do ta shikoj këtë kohë të kaluar në klub me një buzëqeshje. Faleminderit Hannover", ka shkruar Sylejmani. /Telegrafi/

The post Valmir Sylejmani largohet nga Hannoveri: Faleminderit për këto 13 vite appeared first on Telegrafi.

Cesc: Wenger më trajtoi si djalin e tij, por e dua Mourinhon

Posted: 17 May 2018 02:34 PM PDT

Mesfushori Cesc Fabregas ka pasur fjalë të mëdha për Wengerin, por dashurinë e tij ja ka shprehur Jose Mourinhos.

Fabregas ka folur për kohën nën drejtimin e Wengerit, duke e cilësuar si të madhe përkrahjen e tij.

Por, teksa thotë se Wenger e trajtoi si djalin e tij, Cesc thotë se dashuri ndjen për Mourinhon.

“Unë e dua Mourinhion. Gjithmonë e them ëktë, i kam borxh atij sepse më ka sjellë këtu, gjithmonë do ta kujtoj atë. Viti im i parë këtu me Wengerin ishte i mirë sepse më trajtoi gjithnjë si djalin e tij, por më i afërti nga të gjithë ishte Jose”.

“Ishte mënyra si më trajtoi, mënyra si më bëri të ndihem, si më la të jem lider që nga dita e parë”.

Fabregas e vulosi takimin.

“Ishte fantastike dhe në katër vitet që kalova te Chelsea kjo do të mbetet gjithmonë pranë meje”.

“Unë isha i lumtur te Barcelona, por ka pasur lojtarë që ishin aty për shumë vjet para meje. Për mua ishte ndryshe sepse u ktheva dhe u paguan para për mua. Është më e vështirë, sepse nuk e kisha dashurinë si lojtarët tjerë”.

“Kjo ndoshta për shkak se edhe lojtarët tjerë ishin fantastikë”, deklaroi Cesc. /Telegrafi/

The post Cesc: Wenger më trajtoi si djalin e tij, por e dua Mourinhon appeared first on Telegrafi.

Qaka edhe zyrtarisht nënshkruan me Steauan: I lumtur që kam ardhur te klubi më i madh rumun

Posted: 17 May 2018 02:00 PM PDT

Mesfushori i kombëtares shqiptare, Kamer Qaka, nënshkroi një kontratë 5-vjeçare dhe do të bashkohet në qershor me skuadrën e re.

Fjala është për Steaua Bucuresti, skuadër ku Qaka do të mbajë fanellën me numrin 92.

Menjëherë pas nënshkrimit të kontratës, futbollisti i zbuluar nga Christian Panucci dhe ofruar në përfaqësuesen tonë kuqezi, dha një deklaratë për faqen e klubit të tij të ri:

"Jam shumë i lumtur që kam nënshkruar me klubin më të madh në Rumani. Unë shpresoj që të kem progres të mirë dhe të bashkëndaj me kolegët e rinj një gëzim të madh e sa më shumë trofe të jetë e mundur. Mezi po pres që të filloj trajnimin dhe të luaj ndeshjen time të parë me fanellën kuqeblu".

Kamer Qaka (Photo: Steaua)

Kamer Qaka është një futbollist shqiptar, i lindur më 11 prill 1995, në Pejë. Ai emigroi në fëmijëri bashkë me familjen e tij në Norvegji dhe e filloi futbollin në Akademinë e Valerenga, në Oslo.

Në vitin 2013 u transferua nga Raufoss IL te Honefoss. Sarprsborg 08 dhe Kristiansund BK pasuan karrierën më tej, derisa u transferua falas te CSM Politehnica, në korrik 2017.

Me këtë skuadër rumune, mesfushori 23-vjeçar ka luajtur 30 ndeshje zyrtare në Ligën e Parë dhe Kupën Rumune, duke realizuar 2 gola. Ai, gjithashtu, debutoi për ekipin kombëtar të Shqipërisë në vitin 2017, duke pasur deri tani dy ndeshje ndërkombëtare me fanellën kuqezi.

The post Qaka edhe zyrtarisht nënshkruan me Steauan: I lumtur që kam ardhur te klubi më i madh rumun appeared first on Telegrafi.

Mbahet mbledhja mes drejtuesve të Prishtinës, Dritës dhe Policisë së Kosovës: Në stadium do të jenë prezent vetëm 1200 tifozë

Posted: 17 May 2018 01:04 PM PDT

Prishtina – Drita do të jetë ndeshja vendimtare për titullin e kampionit në Kosovë.

Shumë zhurmë u bë se ku do të luhet ndeshja, Prishtina insistoje për stadiumin e saj ashtu donin edhe mysafirët pasi do të kishin më shumë vende për tifozët.

Por Federata e Futbollit të Kosovës së bashku me Ministrinë nuk e lejuan Prishtinën të luaj në kryeqytet.

Përfundimisht ndeshja do të luhet në Pejë në një stadium ku nuk garanton shumë siguri për tifozët pasi nuk kanë as rrethoja.

E gjatë mesditës është mbajtur një mbledhje mes dy klubeve, Prishtinës, Dritës por që prezent ishin edhe zyrtarët e Policisë së Kosovës.

Përfundimisht është bërë e ditur se në stadiumin e Pejës do të jenë të pranishëm vetëm 1200 tifozë.

Nga 1200 tifozët e pranishëm 1100 bileta do t'i kenë vendasit ndërsa vetëm 100 bileta mysafirët.

Policia e Kosovës do të jenë të stacionuar në hyrje të qytetit dhe do t'i lejojnë të futën në qytet vetëm mjetet transportuese që do t'i kenë targat e tyre.

Foto: FC Prishtina/Facebook

Dy klubet do t'ia tregojnë targat e mjeteve që bartin tifozët dhe përveç atyre nuk do të lejohen të futën tjera.

Përfundimisht është për të ardhur keq që një super ndeshje si kjo të luhet në këto kushte dhe me vetëm 1200 tifozë.

Po sikur të luhej në stadiumin e Prishtinës, atëherë pritjet ishin se do të mblidheshin mbi 20 mijë tifozë për ta përcjellë nga afër këtë spektakël.

Ndeshja mes Prishtinës dhe Dritës do të luhet ditën e diel në stadiumin 'Shahin Haxhiislami' në Pejë. /Telegrafi/

The post Mbahet mbledhja mes drejtuesve të Prishtinës, Dritës dhe Policisë së Kosovës: Në stadium do të jenë prezent vetëm 1200 tifozë appeared first on Telegrafi.

Spekulimet vazhdojnë, por Neymar kthehet në stërvitje me PSG-në

Posted: 17 May 2018 12:55 PM PDT

Brazili pret që Neymar të jetë gati për miqësoren ndaj Kroacisë në Anfield, teksa sulmuesi tek tash është kthyer në stërvitje të plotë me PSG-në.

Neymar është stërvitur me PSG-në në mënyrë normale në Parc des Princes të enjtën teksa superylli brazilian po i afrohet rikthimit të tij.

Sulmuesi ka qenë jashtë aksionit që prej shkurtit pasi ka pasur nevojë për t’u operuar për një lëndim në këmbë, që e bëri të dyshimtë prezencën e tij në Kupën e Botës.

Neymar pritet që të jetë gati për miqësoren që Brazili e luan ndaj Kroacisë më 3 qëershor dhe 26 vjeçari është shumë afër riukperimit të plotë.

PSG ka postuar një foto të brazilianit në stërvitje, teksa ka mundësi që të luaj edhe ndaj Caenit në atë që do të jetë ndeshja e fundit për trajnerin Unai Emery.

PSG ka fituar dopietën e titujve në Francë, atë të kampionit dhe të kupës.

Së fundmi ka pasur shumë spekulime për atë nëse Neymar do të jetë pjesë e Real Madridit, spekulime që ka shumë kohë që po qarkullojnë në mediat e Spanjës.

/Telegrafi/

The post Spekulimet vazhdojnë, por Neymar kthehet në stërvitje me PSG-në appeared first on Telegrafi.

Franca publikon listën e plotë, mbetën jashtë yje si Lacazette, Benzema dhe Martial

Posted: 17 May 2018 11:50 AM PDT

Kombëtarja e Francës llogaritet si ndër favoritet për ta fituar Kampionatin Botëror Rusia 2018.

Trajneri i Francës, Didier Deschamps ka publikuar listën e plotë të lojtarëve që do të udhëtojnë drejt Rusisë.

Në këtë listë mungojnë emra të mëdhenj si sulmuesi i Arsenalit, Alexandre Lacazette dhe ai i Manchester United, Anthony Martial.

Por ashtu siç pritej ftesë nuk ka marrë as sulmuesi i Real Madrid, Karim Benzema.

Faza më e rrezikshme e francezëve mbetet ajo e sulmit me lojtar të rrezikshëm si Antoine Griezmann, Ousmane Dembele, Kylian Mbappe e Thomas Lemar. /Telegrafi/

Më poshtë keni listën e plotë të ekipit francez:

Portierët: Alphonse Areola, Hugo Lloris, Steve Mandanda

Mbrojtësit: Lucas Hernandez, Presnel Kimpembe, Benjamin Mendy, Benjamin Pavard, Adil Rami, Djibril Sidibe, Samuel Umtiti, Raphael Varane

Mesfushorët: N’Golo Kante, Blaise Matuidi, Steven N’Zonzi, Paul Pogba, Corentin Tolisso

Sulmuesit: Ousmane Dembele, Nabil Fekir, Olivier Giroud, Antoine Griezmann, Thomas Lemar, Kylian Mbappe, Florian Thauvin

The post Franca publikon listën e plotë, mbetën jashtë yje si Lacazette, Benzema dhe Martial appeared first on Telegrafi.

Roma futet në garë për Brahimin

Posted: 17 May 2018 11:03 AM PDT

Yacine Brahimi mund të largohet nga Porto gjatë afatit kalimtar të janarit.

Sulmuesi algjerian ka pasur një vit jashtëzakonisht të mirë me Porton ku ndihmoi skuadrën portugeze për tu shpallur kampione e shtetit.

28-vjeçari ka shënuar 12 gola në të gjitha garat dhe ka asistuar në 10 të tjerë me fanellën e Portos.

Skuadra italiane Roma ka shprehur interesim për transferimin e tij në Serie A pasi synojnë ta përforcojnë edhe më shumë fazën ofensive.

Yacine Brahimi duke festuar një gol me fanellën e Portos. (Photo/ Getty Images)

Sipas Gazzetta Dello Sport, Roma po planifikon të dërgojë një ofertë rreth 25 milionë euro për transferimin e sulmuesit anësorë.

Por Giallorosët transferimin e lojtarit nuk e kanë të lehtë pasi duhet të përballen me konkurrencën.

Newcastle United, Everton dhe Southampton janë skuadrat angleze që e duan atë, ndërsa Valencia dhe Sevilla po e kërkojnë në Spanjë.

Yacine Brahimi (Photo/ Getty Images)

E vetmja gjë e sigurt është se lojtari do të largohet nga Porto gjatë verës pasi nuk ka pranuar rinovimin e kontratës.

Kontrata e tij me kampionët e ri të Portugalisë skadon në verën e vitit 2019. /Telegrafi/

The post Roma futet në garë për Brahimin appeared first on Telegrafi.

Zyrtare: Guardiola vazhdon kontratën me Cityn

Posted: 17 May 2018 10:36 AM PDT

I bëri kampion me shumë rekorde në Ligën Premier.

Pep Guardiola ka vazhduar kontratën me kampionët e Ligës Premier, Manchester Cityn.

Trajneri spanjoll edhe zyrtarisht ka vazhduar kontratën me kampionët e Anglisë edhe për dy vite të tjera.

Kontrata e teknikut spanjoll përfundonte në verën e vitit 2019 por me të rejën ai do të jetë pjesë e Cityt deri më 2021.

De Bruyne – Guardiola (Getty Images)

Lajmin për vazhdimin e kontratës e ka bërë publik faqja zyrtare e Cityt në Twitter.

Synimi i Guardiolas është ta fitoj Ligën e Kampionëve brenda tri viteve të ardhshme.

Guardiola e bëri kampion Cityn në Angli me rekord të pikëve 100 pikë dhe me 106 gola të shënuar skuadra e tij. /Telegrafi/

The post Zyrtare: Guardiola vazhdon kontratën me Cityn appeared first on Telegrafi.

Refuzohet oferta e parë e Arsenalit për Lenon

Posted: 17 May 2018 09:45 AM PDT

Arsenali duket se është vërtetë i interesuar për transferimin e një portieri.

Skuadra angleze e ka prioritet transferimin e portierit gjerman Bernd Leno.

Mediat në Gjermani kanë raportuar se londinezët tani kanë dërguar ofertën e parë në drejtim të Leverkusenit për lojtarin.

Arsenal ka ofruar 19 milionë euro por që kjo ofertë është refuzuar nga krerët e klubit gjerman.

Bernd Leno. (Photo /Getty Images)

Leverkusen është pajtuar për ta lënë të lirë portierin të largohet por po kërkon rreth 30 milionë euro.

26-vjeçari ka shkëlqyer këtë edicion në Bundesliga, ku nga 33 ndeshjet e zhvilluara në 10 prej tyre nuk ka pranuar fare gol.

Por për transferimin e portierit, Arsenali duhet ta mposhtë konkurrencën e Napolit dhe Atletico Madridit.

Leno ka kontratë me Leverkusenin edhe për dy vite. /Telegrafi/

The post Refuzohet oferta e parë e Arsenalit për Lenon appeared first on Telegrafi.

Atletico rivalizon skuadrat e mëdha italiane për Florenzin

Posted: 17 May 2018 09:10 AM PDT

Alessandro Florenzi ende nuk ka vazhduar kontratën e tij me Romën.

Mbrojtësi italian ka kontratë me klubin verdh e kuq deri në qershorin e vitit të ardhshëm.

Roma i ka ofruar kontratën e re por reprezentuesi italian po kërkon pagë më të lartë dhe negociatat tani për tani janë ndalur.

Këtë situatë mes romës dhe Florenzin po mundohen ta shfrytëzojnë skuadrat tjera të mëdha për ta transferuar mbrojtësin e djathtë.

Alessandro Florenzi. (Photo /Getty Images)

Interi, Juventusi dhe Milani janë tri skuadrat italiane që po e duan me çdo kusht transferimin e tij.

Por së fundmi në garë është futur edhe gjiganti spanjoll Atletico Madrid pasi po kërkon transferimin e italianit në La Liga.

Sipas La Gazzetta dello Sport, vlera e Florenzin sillet rreth 30 milionë euro.

Edhe pse duket i vështirë largimi i tij nga Roma, ekipet e interesuara do të tentojnë transferimin e italianit. /Telegrafi/

The post Atletico rivalizon skuadrat e mëdha italiane për Florenzin appeared first on Telegrafi.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more