Skip to main content

“Ushqimet që lehtësojnë simptomat e artritit” plus 9 more Ekonomia Online

“Ushqimet që lehtësojnë simptomat e artritit” plus 9 more Ekonomia Online


Ushqimet që lehtësojnë simptomat e artritit

Posted: 17 May 2018 10:04 AM PDT

Nga më shumë se 200 format e artritit, osteoartriti është më i përhapuri, ku prek më shumë se 20% të popullsisë. Fatkeqësisht, aktualisht nuk ka trajtime efikase ose ilaçe të aprovuara nga mjekësia që mund të kurojnë këtë gjendje, që shkakton dhimbje dhe ngurtësim të artikulacioneve.

Studimet e fundit kanë treguar se ushqyerja me ushqimet e duhura, të kombinuara me ushtrime të moderuara, mund të ndihmojë njerëzit që vuajnë nga osteoartriti.

Së pari, rënia në peshë dhe aktiviteti fizik janë ndër më të rëndësishmit që pacientët me osteoartrit duket të bëjnë për të lehtësuar simptomat. Rënia në peshë lehtëson ngarkesën në artikulacione dhe ul nivelet e inflamacionit në trup, duke lehtësuar kështu dhimbjet nga artriti.

Aktiviteti fizik, nga ana tjetër, ndihmon në rënien në peshë dhe forcon muskujt, duke mbrojtur kështu artikulacionet dhe lehtësuar lëvizjen. Prandaj njerëzit mbipeshë ose obezë me osteoartrit duhet të gjejnë mënyrë për të rënë në peshë dhe forcuar muskujt e tyre.

Konsumimi i ushqimeve të caktuara mund të ndihmojë gjithashtu pacientët të lehtësojnë simptomat dhe dhimbjet. Të dhënat tregojnë se konsumimi i peshkut, si salmoni, sardelet dhe skumbri, mund të ndihmojë në lehtësimin e dhimbjeve nga artriti. Përmbajtja e lartë në acide yndyrore omega 3 e tyre ndihmon për të ulur nivelet e substancave inflamatore që prodhon trupi. Suplementet e peshkut të yndyrshëm me 1.5 g në ditë mund të ndihmojnë gjithashtu në lehtësimin e dhimbjeve.

Ngrënia e peshkut të yndyrshëm nuk mjafton. Është gjithashtu e rëndësishme që të kufizohet mishi i kuq dhe të zëvendësohen yndyrat shtazore me ato bimore, si vaji i ullirit.

Pacientët me osteoartrit kanë në përgjithësi nivele të larta të kolesterolit në gjak, prandaj ushqyerja në një mënyrë që ul këto nivele të kolesterolit mund t'i ndihmojë në lehtësimin e dhimbjeve të artritit, si dhe në uljen e rrezikut për zhvillimin e sëmundjeve kardiovaskulare. Kufizimi i yndyrave të ngopura dhe konsumimi më tepër i ushqimeve të pasura në fibra mund të ndihmojë në uljen e niveleve të kolesterolit.

Mënyra të tjera për të ulur kolesterolin është konsumimi i 30 g fruta të thata në ditë, 20 g proteina soja nga produktet e sojës dhe 2 g në ditë nga substancat e quajtura stanole dhe sterole.

Vitaminat A, C dhe E janë antioksidues të fuqishëm që duhet të siguroheni t'i merrni në dozat e duhura për të mbrojtur indet lidhëse në trup.

Vitamian A gjendet më së shumti tek karota, kale dhe patatet e ëmbla. Frutat e freskëta dhe perimet jeshile janë gjithashtu të pasura në vitaminë C, sidomos agrumet, speci i kuq dhe jeshil dhe frutat e pyllit.

Frutat e thata dhe farat janë një burim i mirë i vitaminës E. Të dhënat tregojnë se pacientët me osteoartrit mund të kenë lehtësim të simptomave nëse konsumojnë gjithashtu më shumë ushqime të pasura në vitaminë K, si kale, spinaqi, brokoli dhe lakrat.

Dimë gjithashtu se vitamina D, që merret më së shumti nga ekspozimi në diell, është gjithashtu i rëndësishëm për shëndetin e kockave.

The post Ushqimet që lehtësojnë simptomat e artritit appeared first on Ekonomia Online.

Të kërkosh punë të re kur je ende i punësuar

Posted: 17 May 2018 09:25 AM PDT

Çdo punonjës ambicioz di se si të jetë gjithmonë syhapur për mundësinë e madhe të një vendi pune. Një punëkërkues modern pret që të ngrihet në detyrë çdo 2-3 vjet, në mënyrë që të jetë mbi konkurrencën.  Është e natyrshme për individët që të mbajnë një sy hapur për karrierën e tyre dhe të  kërkojnë për mundësitë që mund t'u ofrojë tregu i punës.

Gjithsesi të ashtuquajturit punëkërkues pasiv duhet të jenë mëndje hapur në metodat e tyre të kërkimit nëse ata presin rezultate pozitive dhe për të ruajtur atë qëndrim të mirë tek punëdhënësi aktual.

Punëkërkuesit të cilët e kanë një punë duhet të aplikojnë me shumë takt në mënyrë që të mos rrezikojnë reputacionin e tyre.

Shmangini fushatat tuaja tepër agresive për kërkimin e punës

Mundohuni të jini profesional dhe diskret  në të gjitha procedurat. Për shembull të promovoni veten tuaj si i disponueshëm në faqet kryesore të kërkimit për punë do të ishte një gabim fatal pasi do të viheshit re vetëm nga njerëzit e gabuar. Shmangeni postimin e CV tuaj kudo dhe mos i jepni mundësi kolegëve tuaj që të dyshojnë për qëllimet tuaja.

Kini kujdes nga çfarë ju rrethon

Ju duhet te jeni në gjendje që ta trajtoni kërkimin tuaj me vendosmëri dhe qetësi. Të merresh me rekrutuesit të krijon stres dhe ndonjëherë është një barrë që duhet hequr, por sigurohuni që të punoni vetëm me persona që e kanë një reputacion të mirë dhe që dinë se si ta ruajnë privatësinë tuaj.

Sigurohuni mirë se me kë po bëni marrëveshje

Nëse shikoni apo dëgjoni për një pozicion pune të hapur, kjo do ishte perfekte për ju. Është tundues fakti që ta nisësh  CV pa bërë kërkime apo pa pasur informacion të detajuar lidhur me pozicionin e hapur. Në rast se e vlerësoni punësimin tuaj aktual atëherë ju nuk e keni luksin që ta bëni këtë gjë. Ju duhet ta dini saktësisht se cili menaxher punësimi do të lexojë CV tuaj dhe se në databazën e cilës kompani CV juaj do të shkojë.

Gjithsesi me qetësi, kujdes, dhe durim ju mund të qëndroni i punësuar dhe i hapur për mundësi të reja karriere në të njëjtën kohë.

The post Të kërkosh punë të re kur je ende i punësuar appeared first on Ekonomia Online.

Prishtina bëhet me ligj

Posted: 17 May 2018 09:23 AM PDT

Kuvendi i Kosovës ka miratuar Projektligjin për Kryeqytetin e Republikës së Kosovës/ Prishtinën me 66 vota pro, nga gjithsej 67 deputetë sa kanë marrë pjesë në votim.

Ndër amendamentet më të diskutuara ishte ai për policinë e kryeqytetit.

Ndërsa, nga deputeti Nait Hasani u propozua që në ligj të përfshihej dhe Prizreni si “kryeqytet historik”.

Deputeti i LDK-së, Driton Selmanaj, tha se askush nuk është kundër që Prizrenin të trajtohet si “super-qytet historik”, por theksoi se nuk e ka vendin në këtë ligj.

Pavarësisht kësaj, me shumicë votash, Prizreni do të përmendet në “ligjin për Prishtinën”.

Kuvendi votoi edhe një amendament të propozuar nga Lumir Abdixhiku që do t’i shtojë kryeqytetit nga 4 milionë euro në vit, me mundësi rritjeje për aq sa rritet Buxheti i Kosovës. “Për 4 vitet e ardhshme kjo shumë shtesë pritet të kalojë mbi 20 milionë euro. Mjaftueshëm për të ndërtuar disa shkolla, çerdhe e qendra mjekësore nëpër kryeqytet”, ka thënë Abdixhiku.

The post Prishtina bëhet me ligj appeared first on Ekonomia Online.

Ministri Gashi vizitoi komunën e Mitrovicës

Posted: 17 May 2018 08:42 AM PDT

Ministri i Ministrisë së Punëve të Brendshme, Bejtush Gashi, ka qëndruar për një vizitë në komunën e Mitrovicës, ku është pritur nga kryetari i kësaj komune, z. Agim Bahtiri dhe më pas kanë marrë pjesë në  mbledhjene përbashkët me Këshillin Komunal për Siguri në Bashkësi.

Me këtë rast ministri Gashi falënderoi kryetarin Bahtiri dhe Këshillin Komunal për Siguri në Bashkësi për punën që po bëjnë. Ai vlerësoi se siguria fillon pikërisht në nivel  komunal, sepse nëse fillimisht nuk menaxhohet puna e mirë në terren, atëherë duhet të përshihen edhe institucionet tjera.

"Jemi në proces që policët të jenë në komunitet, duke u mbështetur tek filozofia e policit në lagje. Siguria ështëkomplekse dhe përkundër pozitës gjeostrategjike të komunës suaj, ka ulje të veprave kriminale", theksoi ministri Gashi.

Ndërsa kryetari i komunës së Mitrovicës, z. Agim Bahtiri, theksoi se që nga viti 2013 ka një trend të dukshëm të rënieve të incidenteve ndëretnike dhe po ashtu ka rënie të veprave të tjera kriminale. Ai tha se përkundër asaj duhet të punohet me secilin qytetarë, në mënyrë që të adresohen problemet e tyre.

Ndërsa përfaqësuesit e Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi, vunë në dukje se kanë hartuar planin e punës dhe planin e veprimit dhe deri në këtë fazë të raportimit gjendja e sigurisë është e qetë, ndërsa rastet e zbulimit të veprave kriminale janë mbi 60%.

The post Ministri Gashi vizitoi komunën e Mitrovicës appeared first on Ekonomia Online.

Nesër “Diaspora Flet” në Kuvend

Posted: 17 May 2018 08:37 AM PDT

Përmes konferencës katërditore "Diaspora Flet", Kuvendi i Kosovës në bashkëpunim Germin, mundëson që bashkatdhetarët nga vende të ndryshme të botës të debatojnë bashkë me deputetët në sallën plenare për çështje që lidhen me diasporën dhe të drejtat e tyre, por edhe potencialin e pashfrytëzuar profesional dhe intelektual të tyre në krijimin e politikave më të mira për ata dhe vendet e tyre të origjinës.

Kryeparlamentari Kadri Veseli do të moderojë seancën e punës dhe do të bëjë hapjen e saj para se t'ia jap fjalën profesionistëve të fushave të ndryshme të diasporës shqiptare e që vijnë në Kosovë nga shtete të ndryshme të botës, për t'iu dëgjuar zëri rreth temave të ndryshme që lidhen me të drejtat politike, shoqërore e ekonomike.

Richard Lukaj, drejtor ekzekutiv i "Bank Street Group" në New York të Shteteve të Bashkuara të Amerikës do të flas për investimet strategjike dhe edukimin; Brikena Muharremi, avokate dhe anëtare e bordit Germin si dhe udhëheqëse e shoqatës së avokatëve shqiptaro-britanik në Londër të Britanisë së Madhe, do të flas për qasjen institucionale në të drejtën e diasporës për votë; Mark Kosmo, anëtar i bordit Germin dhe udhëheqës i MAASBESA në Boston të SHBA-së do të flas për angazhimin e diasporës dhe rolin institucional dhe filantropinë; Lulzim Syla nga NRW në Gjermani do të flas për politikat ekonomike dhe zhvillimin lokal; Indira Kartallozi, nga Antëerp në Belgjikë do të flas për ndërmarrësin dhe ndërmarrjet shoqërore; dhe Hilmi Gashi nga Bernë i Zvicrës po ashtu do të marrin fjalën në seancën e punës me deputetët.

Pas përfundimit të mbledhjes kushtuar diasporës, pjesëmarrësit e konferencës do të jenë pjesë e katër mbledhjeve të ndara nëpër komisionet parlamentare të Kuvendit të Kosovës. Anëtarët e Task Forcave të Germin do të angazhohen së bashku me deputetët e komisioneve parlamentare në adresimin e temave kryesore të diasporës që lidhen me të drejtat politike, shoqërore dhe ekonomike.

Gjatë sesioneve, pjesëmarrësit nga diaspora do të kenë mundësinë që të njoftohen dhe avokojnë direkt në agjendat e deputetëve në temat e caktuara të interesit.

Në Komisionin për Punë të Jashtme, Diasporë dhe Investime Strategjike do të diskutohet për: "Politikat kryesore të dala nga nevojat e Diasporës përgjatë implementimit të nismës "Dialogu i Strukturuar për të Drejtat e Diasporës". Hilmi Gashi nga UNIA në Zvicër dhe Jetmir Bakija nga Demokracia Plus janë liderë të kësaj Task Force, dhe së bashku me deputetët do të dalin me rekomandime konkrete për temën që do ta diskutojnë.

Në Komisionin për Arsim, Shkencë, Teknologji, Kulturë, Rini, Sporte, Inovacione dhe Ndërmarrësi do të diskutohet për: "Mësimi plotësues jashtë vendit, Qendrat Kulturore dhe Shkëmbimi Profesional me Diasporën". Indira Kartallozi, nga Kaleidoscope Futures Lab në Belgjikë dhe Bashkim Meholli nga UraCult në Gjermani janë liderët e Task Forcës që do të prezantojnë planet e veprimit për ekipet e tyre.

Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe Mbikëqyrjen e Agjencisë Kundër Korrupsionit do të diskutojë së bashku me përfaqësues të diasporës temën: "Korniza ligjore, përfaqësimi i Diasporës dhe e drejta për votë ".  Brikena Muharremi nga BALA në Mbretëri të Bashkuar si dhe Mark Kosmo nga MAAS BESA, në ShBA, janë liderët e Task Forcës që trajton këtë temë.

Në Komisionin për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti, Industri dhe Zhvillim Rajonal do të diskutohet për: "Politikat Ekonomike, promovimi i projekteve lokale dhe regjionale për zhvillim". Lulzim Syla nga Ellen Group, në Gjermani dhe Franceska Gjorga nga House Committee në ShBA janë liderët e Task Forcës që diskuton këtë temë bashkë me deputetët.

Nga të gjitha sesionet e punës përfaqësuesit e diasporës së bashku me deputetët do të zhvillojnë disa plane të veprimit dhe do të dalin me rekomandime për mënyrën e përfshirjes së diasporës në krijimin e politikave që avancojnë situatën e diasporës dhe shoqërisë së vendeve të tyre të origjinës.

 

The post Nesër "Diaspora Flet" në Kuvend appeared first on Ekonomia Online.

Merkel poston foto me Thaçin në Instagram (Foto)

Posted: 17 May 2018 08:36 AM PDT

Kancelja gjermane, Angela Merkel ka bërë një postim të veçantë në profilin e saj në Instagram, për bisedën që ka zhvilluar me presidentin e Kosovës, pas fotografisë së përbashkët të Samitit të BE-së me vendet e Ballkanit Perëndimor.

Në postimin, që është shoqëruar me fotografi, Merkel ka shkruar se pas fotografisë familjare, gjithmonë krijohet mundësia për shkëmbime të bisedave personale.

"Një gjë e tillë ndodhi në Sofje, ku u zhvillua një bisedë midis kancelares Merkel dhe Hashim Thaçit, president i Republikës së Kosovës", ka shkruar Merkel në profilin e saj në Instagram.

 

The post Merkel poston foto me Thaçin në Instagram (Foto) appeared first on Ekonomia Online.

Lladrovci padit Zekën për shpifje e fyerje, kërkon 100 000 €

Posted: 17 May 2018 08:30 AM PDT

Pas një debati në një televizion, Milaim Zeka ka theksuar se ka tri letra të kryetarit aktual të Drenasit, me të cilat ka shantazhuar dhe kështu ka fituar pozitën e kryetarit të Drenasit.

Për këtë, Ramiz Lladrovci kishte premtuar se do ta padisë ish-gazetarin, tani deputet i Nismës në Kuvendin e Kosovës.

Ai, sot, ka bërë padi. Lladrovci ka kërkuar 100 mijë euro si dëmshpërblim.

"Ashtu siç jam zotuar, sot e kam deponuar dhe protokolluar padinë ndaj Milaim Zekës, për shpifje dhe fyerje, në Gjykatën Themelore në Prishtinë”, ka shkruar Lladrovci në faqen e tij në Facebook.

“Pres, sa më shpejt, të sqarohet para gjyqit gjithçka!"

No automatic alt text available.

The post Lladrovci padit Zekën për shpifje e fyerje, kërkon 100 000 € appeared first on Ekonomia Online.

Nesër “Diaspora Flet” në Kuvend

Posted: 17 May 2018 08:26 AM PDT

Kuvendi i Kosovës do të hapë dyert, të premten, për të pritur diasporën në një seancë pune, në sallën e mbledhjeve plenare.

Përmes konferencës katërditore “Diaspora Flet”, Kuvendi i Kosovës në bashkëpunim Germin, mundëson që bashkatdhetarët nga vende të ndryshme të botës të debatojnë bashkë me deputetët në sallën plenare për çështje që lidhen me diasporën dhe të drejtat e tyre, por edhe potencialin e pashfrytëzuar profesional dhe intelektual të tyre në krijimin e politikave më të mira për ata dhe vendet e tyre të origjinës.

Kryeparlamentari Kadri Veseli do të moderojë seancën e punës dhe do të bëjë hapjen e saj para se t’ia jap fjalën profesionistëve të fushave të ndryshme të diasporës shqiptare e që vijnë në Kosovë nga shtete të ndryshme të botës, për t’iu dëgjuar zëri rreth temave të ndryshme që lidhen me të drejtat politike, shoqërore e ekonomike.

Richard Lukaj, drejtor ekzekutiv i “Bank Street Group” në New York të Shteteve të Bashkuara të Amerikës do të flas për investimet strategjike dhe edukimin; Brikena Muharremi, avokate dhe anëtare e bordit Germin si dhe udhëheqëse e shoqatës së avokatëve shqiptaro-britanik në Londër të Britanisë së Madhe, do të flas për qasjen institucionale në të drejtën e diasporës për votë; Mark Kosmo, anëtar i bordit Germin dhe udhëheqës i MAASBESA në Boston të SHBA-së do të flas për angazhimin e diasporës dhe rolin institucional dhe filantropinë; Lulzim Syla nga NRW në Gjermani do të flas për politikat ekonomike dhe zhvillimin lokal; Indira Kartallozi, nga Antëerp në Belgjikë do të flas për ndërmarrësin dhe ndërmarrjet shoqërore; dhe Hilmi Gashi nga Bernë i Zvicrës po ashtu do të marrin fjalën në seancën e punës me deputetët.

Pas përfundimit të mbledhjes kushtuar diasporës, pjesëmarrësit e konferencës do të jenë pjesë e katër mbledhjeve të ndara nëpër komisionet parlamentare të Kuvendit të Kosovës. Anëtarët e Task Forcave të Germin do të angazhohen së bashku me deputetët e komisioneve parlamentare në adresimin e temave kryesore të diasporës që lidhen me të drejtat politike, shoqërore dhe ekonomike.
Gjatë sesioneve, pjesëmarrësit nga diaspora do të kenë mundësinë që të njoftohen dhe avokojnë direkt në agjendat e deputetëve në temat e caktuara të interesit.

Në Komisionin për Punë të Jashtme, Diasporë dhe Investime Strategjike do të diskutohet për: “Politikat kryesore të dala nga nevojat e Diasporës përgjatë implementimit të nismës “Dialogu i Strukturuar për të Drejtat e Diasporës”. Hilmi Gashi nga UNIA në Zvicër dhe Jetmir Bakija nga Demokracia Plus janë liderë të kësaj Task Force, dhe së bashku me deputetët do të dalin me rekomandime konkrete për temën që do ta diskutojnë.

Në Komisionin për Arsim, Shkencë, Teknologji, Kulturë, Rini, Sporte, Inovacione dhe Ndërmarrësi do të diskutohet për: “Mësimi plotësues jashtë vendit, Qendrat Kulturore dhe Shkëmbimi Profesional me Diasporën”. Indira Kartallozi, nga Kaleidoscope Futures Lab në Belgjikë dhe Bashkim Meholli nga UraCult në Gjermani janë liderët e Task Forcës që do të prezantojnë planet e veprimit për ekipet e tyre.

Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe Mbikëqyrjen e Agjencisë Kundër Korrupsionit do të diskutojë së bashku me përfaqësues të diasporës temën: “Korniza ligjore, përfaqësimi i Diasporës dhe e drejta për votë “. Brikena Muharremi nga BALA në Mbretëri të Bashkuar si dhe Mark Kosmo nga MAAS BESA, në ShBA, janë liderët e Task Forcës që trajton këtë temë.

Në Komisionin për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti, Industri dhe Zhvillim Rajonal do të diskutohet për: “Politikat Ekonomike, promovimi i projekteve lokale dhe regjionale për zhvillim”. Lulzim Syla nga Ellen Group, në Gjermani dhe Franceska Gjorga nga House Committee në ShBA janë liderët e Task Forcës që diskuton këtë temë bashkë me deputetët.
Nga të gjitha sesionet e punës përfaqësuesit e diasporës së bashku me deputetët do të zhvillojnë disa plane të veprimit dhe do të dalin me rekomandime për mënyrën e përfshirjes së diasporës në krijimin e politikave që avancojnë situatën e diasporës dhe shoqërisë së vendeve të tyre të origjinës.

AGJENDA
Koha: 10:00
Vendi: Salla plenare e Kuvendit

Fjalim hyrës: Kadri Veseli, Kryetar i Kuvendit të Republikës së Kosovës
Fjalim: Behar Xharra, Drejtor Ekzekutiv, Germin
Fjalime nga kryetarët e grupeve parlamentare në Kuvendin e Kosovës
Fjalime nga gjashtë pjesëmarrës nga diaspora:
1. Brikena Muharremi, avokate dhe anëtare e bordit të Germin, si dhe udhëheqëse e Shoqatës së Avokatëve Shqiptaro-Britanik, Londër,Britani e Madhe (Qasja Institucionale për të Drejtën e Votës);
2. Richard Lukaj, Drejtor Ekzekutiv, Bank Street Group, Konsull nderi për Shqipërinë dhe anëtar i Bordit të Universitetit Amerikan në Kosovë, New York, SHBA (Investimet Strategjike dhe Edukimi);
3. Lazim Destani, Drejtor Gjeneral i Ecolog International (Filantropia dhe Investimet kapitale);
4. Mark Kosmo, anëtar i bordit të Germin dhe udhëheqës i Shoqata Shqiptaro-Amerikane e Massachusetts BESA, Boston, SHBA (Angazhimi i Diasporës, roli Institucional dhe Filantropia);
5. Indira Kartallozi, Kaleidoscope Futures Lab, anëtare e Bordit të Germin, Antwerp, Belgjikë (Ndërmarrësia dhe Ndërmarrjet shoqërore);
6. Hilmi Gashi, anëtar i bordit të Germin, bashkëkryesues i UNIA për Rajonin Berner Oberland, Bern, Zvicër (Migrimi qarkor dhe transferimi i njohurive);
7. Lulzim Syla, Elen Group, NRW, Gjermani (Politikat Ekonomike dhe Zhvillimi Lokal).

(Takimi do të jetë e hapur për mediat)

Puna në katër komisione parlamentare – 13:00 – 15:30

13:00 – 15:00, Salla N10, Takimi i Komisionit për Punë të Jashtme, Diasporë dhe Investime Strategjike

13:00 – 15:00, Salla N204, Takimi i Komisionit për Arsim, Shkencë, Teknologji, Kulturë, Rini, Sporte, Inovacion dhe Ndërmarrësi

13:00 – 15:00, Salla N302, Takimi i Komisionit për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe Mbikëqyrjen e Agjencisë Kundër Korrupsionit

13:00 – 15:00 Salla, N 303, Takimi i Komisionit për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti, Industri dhe Zhvillim Rajonal

The post Nesër "Diaspora Flet" në Kuvend appeared first on Ekonomia Online.

Thaçi në Sofje nënshkruan deklaratën “që ul koston e romingut në rajon dhe BE”

Posted: 17 May 2018 08:07 AM PDT

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, përmes një statusi në rrjetin social Facebook ka treguar se ka nënshkruar një  deklaratë të përbashkët me përfaqësuesit e vendeve të tjera të Ballkanit Perëndimor, për të mbështetur një agjendë digjitale për Ballkanin Perëndimor, duke përfshirë Kosovën.

Postimi i plotë i presidentit:

“Jam i lumtur që sot në Sofje, në emër të Republikës së Kosovës nënshkrova një deklaratë të përbashkët me përfaqësuesit e vendeve të tjera të Ballkanit Perëndimor, për të mbështetur një agjendë digjitale për Ballkanin Perëndimor, duke përfshirë Kosovën.

Ky është një hap konkret drejt uljes së kostos së romingut në rajon dhe me Bashkimin Evropian.

Jetësimi i kësaj agjende digjitale është një lajm shumë i mirë për të gjithë konsumatorët dhe një përfitim i qartë i procesit të integrimit.

Gjithashtu, kjo do të ndihmojë edhe nisjen e një pakoje të konsiderueshme të asistencës teknike për identifikimin e investimeve të mundshme digjitale dhe për të filluar një dialog të rregullt të rregullatorëve të Teknologjive, Informacionit dhe Komunikimit me Komisionin Evropian.

Agjenda Digjitale për Ballkanin Perëndimor do të lansohet gjatë Asamblesë Digjitale në Sofje, më 26 qershor”.

 

The post Thaçi në Sofje nënshkruan deklaratën "që ul koston e romingut në rajon dhe BE" appeared first on Ekonomia Online.

Kuvendi rregullon me ligj statusin e punëtorëve të arsimit të viteve 1990-të

Posted: 17 May 2018 08:01 AM PDT

Kuvendi i Kosovës e ka miratuar në parim Projektligjin për statusin e punëtorëve të arsimit shqip të Republikës së Kosovës nga viti shkollor 1990/91 deri në vitin shkollor 1998/99.

Pas debatit disaorësh, projektligji  u votua nga 71 deputetë. Një deputet ishte kundër, kurse dy abstenuan.

LEXO EDHE:

Bytyqi: Janë zhvilluar procedurat për hartimin e Projektligjit për mësimdhënësit e viteve të 90-a

The post Kuvendi rregullon me ligj statusin e punëtorëve të arsimit të viteve 1990-të appeared first on Ekonomia Online.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more