Skip to main content

“Rrëfimi i gazetarit: Doja të shkoja në Vlorë, por më rrezikohej koka” plus 9 more Gazeta SHQIP

“Rrëfimi i gazetarit: Doja të shkoja në Vlorë, por më rrezikohej koka” plus 9 more Gazeta SHQIP


Rrëfimi i gazetarit: Doja të shkoja në Vlorë, por më rrezikohej koka

Posted: 25 May 2018 12:33 AM PDT

Gazetari Jetmir Olldashi, i cili intervistoi dëshmitarin X, Albert Veliu, të audiopërgjimit të publikuar nga Partia Demokratike, në "Të Paekspozuarit" i dha përgjigje pyetjeve, pse u ndodh në Vlorë? Pse e dorëzoi përgjimin te Partia Demokratike? Por jo vetëm…

Pse u ndodhët në Vlorë?

Jetmir Olldashi: Kam udhëtuar drejt Vlorës pas një sinjalizimi që kisha për trafik kanabisi. Sipas burimeve të mia në këtë trafik ishin përfshirë shumë personazhe publik dhe të afërm të tyre. Shkova në lokalin e Agron Xhafajt, por ai nuk ishte në lokal. Edhe trafikantët që ne takuam, kishin përshtypjen që burimi kishte njohje me ta. Më pas ishte një tentativë për të zbuluar burimin e kanabisit.

Kush e ka bërë regjistrimin?

Jetmir Olldashi: Unë e kam bërë publike. I kam dhënë mjetin përgjues Albert Veliut. Ai është ngjitur në lokal dhe ka biseduar. Unë nuk u ngjita sërish sepse mendoja se isha i rrezikuar.

Pse ka lindur një kontradita mes deklaratës suaj dhe dëshmitarit X?

Jetmir Olldashi: Unë e kam pyetur atë se kush e ka bërë përgjimin. E bëra këtë që ta pranonte. Nëse ndjek intervistën, e kupton që ai kishte bërë një motiv të tillë. Nuk kishte arsye pse ta mohonte atë që kishte bërë.

Pse e dorëzove në PD?

Jetmir Olldashi: Ishte një material, të cilin e mbajta disa muaj. Në momentin që isha pa punë, nuk kisha mundësi ta transmetoja dhe burimi u zhduk fare nga qarkullimi.

Nëse kjo del e pavërtetë?

Jetmir Olldashi: Nuk ka si të dalë e pavërtetë. Mua më kanë thënë që e ka bërë Saimir Tahiri, Ambasada Amerikane e të tjera. Por si mund të bënte një shërbim i huaj një punë me cilësi kaq të dobët.

Pse e dorëzove në një parti politike?

Jetmir Olldashi: E dorëzova dhe nuk doja të kisha më punë me këtë material.

Më tej, ai tregon se donte të shkonte sërish në Vlorë,por ndjehej i kërcënuar. "Doja të shkoja sërish në Vlorë për ta mbyllur këtë investigim, por edhe miqtë më kanë këshilluar të mos shkoja pasi më rrezikohej koka".

25 maj 2018 (gazeta-Shqip.com)

Tetë gra akuzojnë aktorin Morgan Freeman për ngacmime seksuale

Posted: 25 May 2018 12:30 AM PDT

Një skandal i ri ka tronditur botën e spektaklit në SHBA. Aktori Morgan Freeman është akuzuar për ngacmime seksuale nga tetë gra. CNN ka publikuar dëshminë e viktimave të mundshme, mes ngacmimeve, komenteve dhe sjelljeve jo të përshtatshme që kanë ndodhur gjatë xhirimeve të filave të ndryshëm në 2017-ën dhe 2013-ën, duke dalë jashtë etikës profesionale.

Përveç tetë grave, disa të tjera kanë konfirmuar për CNN se kanë asistuar në raste ngacmimesh nga ana e Freeman-it. Akuzat ndaj tij, i referohen të gjitha rasteve të episodeve të ngacmimeve të ndodhura në publik, në pani të dëshmitarëve dhe në disa raste edhe të telekamerave.

Mes viktimave të pretenduara është një asistente prodhimi e filmit 'Going in style', e cila thotë se i ishte nënshtruar komenteve të përditshme lidhur me pamjen e saj, mesazheve të pakërkuara dhe prekjeve.

Madje një herë Freeman kishte tentuar t'i ngrinte fundin. Ndërkaq, një pjesëtare e stafit të filmit 'Now you see me' rrëfen se aktori i njohur kryesisht për rolet pozitive, e kishte bezdisur atë dhe koleget e tjera me komente lidhur me pamjen e tyre fizike. Deri më tani, 80-vjeçari dhe përfaqësuesit e tij nuk u janë përgjigjur kërkesave për koment nga ana e CCN.

Morgan Freeman është prej kohësh një prej personaliteteve më me ndikim të komunitetit afro-amerikan. Një aktor profili, ai është vlerësuar me Oscar për interpretimin në "Million Dollar Baby" dhe është kandiduar 4 herë të tjera për rolet e famshme në filma të tillë si "Invictus", 'Krahët e Lirisë', etj.

Tiranë, gjendet një granatë e pashpërthyer në Kombinat

Posted: 25 May 2018 12:27 AM PDT

Foto ilustruese

Një granatë e pashpërthyer është gjetur mëngjesin e sotëm në zonën e Kombinatit. Zbulimi është bërë rreth orës 08:15 nga kalimtarë të rastit. Më konkretisht, granata është gjetur anës një lulishteje në një vazo me lule.

Në vendin e ngjarjes kanë shkuar shërbimet dhe po kryejnë veprimet. Nuk dihen ende detajet e kësaj ngjarje ndërkohë që hetimet janë në vijim. Aktualisht po bëhet këqyrja e kamerave të ambienteve përreth për të zbuluar më shumë.

25 maj 2018 (gazeta-Shqip.com)

Donald Lu largohet nga Shqipëria, dërgohet në Kirgistan

Posted: 25 May 2018 12:23 AM PDT

Ambasadori amerikan në Tiranë, Donald Lu do të largohet nga Shqipëria.  Në faqen e internetit të Shtëpisë së Bardhë sqarohet të enjten se iu dërgua Senatit lista me 7 caktime dhe një tërheqje në nivel diplomatësh dhe njeriu që drejtoi misionin diplomatik të Shteteve të Bashkuara në Shqipëri do të jetë Ambasador i Jashtëzakonshëm e i Gjithëpushtetshëm i Amerikës në Republikën e Kirgistanit, thuhet aty.

Ambasadori që pati ndoshta ndikimin më të madh në politikën shqiptare ka meritën e nxitjes së reformës në drejtësi e falë përpjekjeve të tij, dy zyrtarë të lartë shqiptarë kanë marrë "ndalim publik" nga DASH-i, diçka që ndodhte për herë të parë.

25 maj 2018 (gazeta-Shqip.com)

Vjedhja në Prokurorinë e Durrësit, arrestohen 3 persona

Posted: 25 May 2018 12:20 AM PDT

Policia e Durrësit ka arrestuar tre persona si të dyshuar për vjedhjen në zyrat e Prokurorisë së këtij qyteti. Të arrestuarit janë dy autorët e dyshuar për vjedhjen dhe roja i policisë private.

Si autorët e ngjarjes janë arrestuar Artur Isa 49 vjeç, banues në Sukth i Ri Durrës dhe Besnik Bushi 54 vjeç, banues në Durrës, që të dy me precedentë penalë të mëparshëm.

Isa dhe Bushi në bashkëpunim me njëri-tjetrin dyshohet se janë autorë të vjedhjes së zyrave të Prokurorisë Durrës. Ata dyshohet kanë hyrë në zyrat e prokurorisë dhe kanë vjedhur, dëmtuar dokumentet dhe kanë ndërhyrë në sistemin kompjuterik.

Krahas tyre është ndaluar edhe Nias Lena 56 vjeç, banues në Durrës, roje private, i caktuar me shërbim në orarin kur janë vjedhur zyrat e Prokurorisë.

Lidhur me këtë rast materialet iu referuan Prokurorisë së Durrësit për veprën penale "Shpërdorimi i detyrës" në ngarkim të Nias Lenës dhe "Ndërhyrja në sistemet kompjuterike" dhe "Zhdukja ose humbja e fashikullit" në bashkëpunim në ngarkim të Isës dhe Bushit.

Në orën 06:30 të mëngjesit të kësaj të enjteje, nga ana e punonjësve të Prokurorisë së Durrësit është konstatuar se në ambientet e Prokurorisë, persona të paidentifikuar, me sende të forta kanë hapur derën e Zyrës së Serverit.

Ata kanë dëmtuar dhe marrë pajisje elektronike që regjistrojnë kamerat e sigurisë, etj.

"Po kështu është konstatuar se këta persona kanë hapur me forcë edhe zyrën e një prokurori dhe një zyre të oficerëve të policisë gjyqësore. Ngjarja ka ndodhur gjatë orëve të vona të natës kur godina e Prokurorisë ruhej nga punonjësit e policisë private", thuhet në deklaratën e Prokurorisë së Durrësit.

Kujtojmë se ishte pastruesja, ajo që kur hapi derën e Prokurorisë, konstatoi vjedhjen duke lajmëruar policinë.

Nga konstatimet paraprake, rezulton se janë marrë disa dokumente hetimore.

Dëmi më i madh është bërë në zyrën e prokurorit Afrim Shehut, ku janë marrë disa materiale dhe dokumente.

25 maj 2018 (gazeta-Shqip.com)

EDHE POLITIKANËT E KORRUPTUAR SHQIPTARË SI GRUEVSKI!

Posted: 24 May 2018 11:30 PM PDT

Nga Spartak NGJELA

Gjykata e Shkupit dënoi 2 vjet burg ish kryeministrin maqedonas Gruevski. Akuza u mbështet në blerjen e paligjshme, si kryeministër, të një automobili më çmim 600 000 Euro.

Këtu te ne kjo lloj blerje është një gjë normale për korrupsionin kryeministror shqiptar. Por mos mendoni që nuk është hetuar.

Të gjitha janë hetuar.

Akuzën Gruevskit ia ka ngritur Prokuroria Speciale e cila shumë shpejt do të fillojë edhe në Shqipëri nga funksionimi i saj.

Dhe procesi, jo vetëm që do të shpejtohet, por edhe do të ashpërsohet profesionalisht nga ndërkombëtarët.

Ndërkohë është emëruar ambasador i BE dhe pritet të vijë në Shqipëri nga Brukseli, autori që ka shkruar të gjitha ligjet tona të vetingut.

Doktrinar i rreptë juridik, dhe personalitet në jurisprudencë, që sigurisht se po vjen në Tiranë që të përfundojë segmentin e fundit të implementimit ligjor të Reformës në Drejtësi.

Sigurisht që këtu, është vendi të theksohet se edhe zonja Vlahutin, ka dhënë një kontribut të çmuar për çlirimin e shqiptarëve nga zgjedha njëzetvjeçare e korrupsionit kryeministror në Shqipëri.

Ajo tashmë është një personalitet ndërkombëtar që ka hyrë në historinë e Shqipërisë, siç kanë hyrë dhe shumë figura të tjera ndërkombëtate para saj.

25 maj 2018 (gazeta-Shqip.com)

Horoskopi – 25 maj 2018

Posted: 24 May 2018 10:00 PM PDT

DASHI

Do jetë një ndër ditët më të bukura e vitit për të gjithë të dashuruarit. Kujdes nga Jupiteri në planin financiar. Mos ndërmerrni shumë rreziqe sepse do përballeni me një situatë të vështirë.

DEMI

Sot nga njëra anë do kërkoni qëndrueshmëri dhe nga ana tjetër do kërkoni të provoni gjëra të reja në çift. Nëse vazhdoni të keni ambicie, do mundoheni më tepër të përmirësoni buxhetin. Planetët do jenë në anën tuaj.

BINJAKET

Së bashku me partnerin do bëni çmos ta forconi lidhjen. Shumë prej jush do ndërmarrin aktivitete të përbashkëta dhe do kalojnë më tepër kohë me njëri-tjetrin. Në planin financiar do kaloni një ditë të vështirë por në fund do iu gjeni zgjidhje problemeve.

GAFORRJA

Nëse jeni në çift do përballeni me një dilemë shumë të madhe. Mendohuni mirë dhe merrni gjithë kohën e nevojshme për të reflektuar. Nëse pëlqeni lojërat e fatit do fitoni goxha.

LUANI

Tre planetë mjaft energjikë do ndikojnë në marrëdhënien tuaj në çift sot. Ajo do ua bëjë atë më të animuar dhe do e dëgjoni shumë njëri-tjetrin. Mos u mbështesni shumë tek miqtë për të përmirësuar financat sepse ata nuk do iu ndihmojnë.

VIRGJERESHA

Influenca e yjeve në planin sentimental të çifteve do jetë komplekse. Më shumë se kurrë duhet të menaxhoni me kujdes financat. Mos prisni të pasuroheni menjëherë.

PESHORJA

Ju që jeni në një lidhje mos luani shumë me ndjenjat e partnerit sepse mund ta lëndoni thellë atë. Financat nuk do jenë shumë të stabilizuara. Vëruni fre shpenzimeve që të mos bini në greminë.

AKREPI

Influenca e disa planetëve do jetë kontradiktore për jetën në çift. Disa do kenë një ditë mjaft delikate. Këshilla për sot është të mos i besoni askujt dhe ta mbroni lidhjen tuaj nga sulmet e jashtme. Në planin financiar do iu plotësohen kapriçot.

SHIGJETARI

Jeta sentimentale e çifteve do jetë e mbrojtur gjatë kësaj dite. Nëse kohët e fundit ka pasur pak tension ai do të shuhet tërësisht. Ditë e favorshme për financat, por ende nuk ka ardhur momenti për të bërë investime të mëdha.

BRICJAPI

Jeta sentimentale e çifteve do jetë e qëndrueshme dhe mjaft harmonike. Në planin financiar do kaloni një ditë jo fort të mirë dhe duhet të bëni patjetër disa kufizime me shpenzimet.

UJORI

Nëse keni tashmë një lidhje debatet me partnerin nuk do kenë mbarim. Do keni mendime të ndryshme për diçka dhe asnjëri nuk do pranojë atë që mendon tjetri. Mos shpenzoni shumë dhe tregohuni të matur me çdo veprim në planin financiar.

PESHQIT

Dita e sotme do jetë sa e ngrohtë aq edhe me debate në çift. Mundohuni të mos e ekzagjeroni me ato që do thoni dhe të tregoheni të matur. Tregohuni sa më vigjilentë me financat dhe mos kryeni investime të mëdha

Mourinho do Douglas Costën, Manchester United përgatit 85 mln euro

Posted: 24 May 2018 01:35 PM PDT

Sezoni i shkëlqyer i Douglas Costës me Juventusin nuk ka mbetur pa u vëzhguar me disa prej klubeve më të mëdha europiane që janë vënë në ndjekje të brazilianit.

Sipas mediave angleze për sulmuesin e krahut i cili shumë shpejtë do të jetë në pronësi të Juventusit me bardhezinjtë që do të vendosin të blejnë përfundimisht kartonin e tij nga Bayern Munich, interesohet Manchester United.

Me kërkesë të trajnerit Jose Mourinho, Djajtë e Kuq janë gati të shpenzojnë deri në 85 milionë euro për kartonin e Douglas Costës.

24 maj 2018 (gazeta-Shqip.com)

OKB e shqetësuar pas anulimit të samitit SHBA-Kore e Veriut nga Trump

Posted: 24 May 2018 01:20 PM PDT

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres ka thënë se është “thellësisht i shqetësuar” pasi presidenti i SHBA-së Donald Trump anuloi samitin bërthamor të parashikuar muajin e ardhshëm me udhëheqësin e Koresë së Veriut, Kim Jong Un.

“Unë jam thellësisht i shqetësuar nga anulimi i takimit të planifikuar në Singapor në mes të Presidentit të Shteteve të Bashkuara dhe Udhëheqësit të Koresë “, tha Gueterres pasi paraqiti axhendën e re të OKB-së për çarmatim në Gjenevë.

“Unë u bëj thirrje palëve të vazhdojnë dialogun e tyre për të gjetur një rrugë”, ka shtuar Gueterres.

Komentet e tij erdhën menjëherë pas njoftimit të Trump se ka anuluar takimin e tij me Kin Jong Un.

24 maj 2018 (gazeta-Shqip.com)

Videoja e vrasjes së Marvi Mihalit, për një karikues telefoni

Posted: 24 May 2018 12:38 PM PDT

Emisioni "Të Paekspozuarit" në Top Channel, publikoi një video ekskluzive, ku tregon vrasjen barbare të Marvi Mihalit, 22-vjeçarit, në datë 31 korrik 2017. Marvi, ishte djali i ish-sportistit të njohur Pavllo Mihali dhe mësueses së anglishtes, Mira Mihali, të cilët po përjetojnë dramën më të madhe të djalit të tyre.

Pamjet ekskluzive të siguruara nga "Të Paekspozuarit", para dhe gjatë momenti të sherrit, tregojnë për një plan mirë të organizuar nga grupi kriminal i të rinjëve. Dejvi Bitraj, Eugen Bitraj, Marsel Alla, Kridens Alla dhe shumë tjetër kishin rrethuar zonën, për ti bërë pritë bashkëmoshatarëve të tyre, Armend Haxhiut, Xhoslin Shatës, Marvi Mihalit.

Sipas videos, e cila është siguruar nga kamerat private të bizneseve, një nga organizatorët e krimit i bën me shenjë grupit të sulmi, se po vjen Armendi, Marvi dhe Xhoslini. Në atë moment, del në skenë Dejvi Bitraj, i cili shkëmben fjalë me Armendin, por ky i fundit, nuk duron dhe e godet me grusht. Në atë moment, grupi i agresorëve, rrethojnë Marvin, Armendin dhe Xhoslinin.

Edhe pse stërmullari i sherrit ishte Armend Haxhiu, autorët e krimit iu vërsulën brutalisht 22 vjeçarit Marvi Mihalin. Sipas videos, shihet qartë që Marvi as nuk ka sulmuar njeri, as nuk ka goditur njeri, por është qëlluar në mënyrë kriminale nga bashkëmoshatarët e tij.

E gjithë skena e krimit, ndodhi vetëm 40-50 sekonda, dhe autorët largohen qetësisht nga vendngjarja. Marvi Mihali u vra në mes të Tiranës, pa asnjë arsye, pa asnjë faj…ai u vra barbarisht duke mbyllur përfundimisht jetën e dy prindërve të tij.

24 maj 2018 (gazeta-Shqip.com)

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more