Skip to main content

“Protesta e PD-së devijon trafikun, 1500 policë në terren, rrugët që bllokohen” plus 9 more - Gazeta Dita

“Protesta e PD-së devijon trafikun, 1500 policë në terren, rrugët që bllokohen” plus 9 more - Gazeta Dita


Protesta e PD-së devijon trafikun, 1500 policë në terren, rrugët që bllokohen

Posted: 25 May 2018 02:59 AM PDT

 

Zbardhet plani i masave të policisë për protestën e të shtunës të opozitës.

Autobusët nga rrethet nuk do lejohen të futën në qendër të Tiranës. Të angazhuar mësohet se do të jenë rreth 1500 policë.

Pranë bulevardit "Dëshmorët e Kombit" ku do të mbahet protesta do stacionohen edhe ambulanca dhe shërbimi zjarrfikës. Vëmendje i është kushtuar ruajtjes së institucioneve të cilat do të jene nën ruajtje nga reparti për sigurinë e brendshme dhe ceremonialin si edhe nga Garda e Republikës.

Masa ka marrë edhe policia rrugore. Do të ketë devijim trafiku në aksin që lidh bulevardin me qendrën dhe do të bllokohet qarkullimi rrugor përgjatë bulevardit. Kufizime do të ketë edhe në rrugët lidhëse.

Nuk do të lejohet parkimi i mjeteve në këtë hapësirë që prej të premtes. Autobusët që do të sjellin protestuesit nga rrethet nuk do të lejohen të futen në qytet. Ata që vijnë nga ana veriore do stacionohen pranë stadiumit "Asllan Rusi" ndërsa nga ana jugore tek Fakulteti Ekonomik.

Do të ndalohet qarkullimi dhe parkimi i mjeteve tek bulevardi "Dëshmorët e Kombit" dhe rrugët ndërlidhëse të tij.

Plani i masave u hartua nga Policia e Shtetit dhe ajo e Tiranës bazuar në informacionet e marra nga agjentët si edhe shërbimi informativ shtetëror.

Opozita ka dorëzuar në Policinë e Tiranës kërkesën për zhvillimin e protestës së të shtunës. Protesta është parashikuar të nisë në orën 11:00, ndërsa në kërkesë nuk përcaktohet një orar për mbylljen.

Kjo përkon me diskutimet që bëhen ende në radhët e partive opozitare, por dhe brenda Partisë Demokratike për zgjatjen e protestës për 72 orë.

l.h/ dita

Tirana, qyteti miqësor me sportin, Federata Europiane e Atletikës çmim për Veliajn

Posted: 25 May 2018 02:53 AM PDT

 

Pak javë më parë prestigjiozja britanike "The Guardian" e konsideronte Tiranën si një nga qytetet më miqësore me fëmijët. Vlerësim ky i bazuar te investimet dhe vëmendja e Bashkisë së Tiranës për të shtuar infrastrukturën në shërbim të tyre, përfshi këndet rekreative, si mënyra më e mirë për t’u argëtuar, por edhe për t’u rritur të shëndetshëm duke u marrë me aktivitet fizik dhe sportiv. Sot ka ardhur një tjetër vlerësim, por kësaj here nga një institucion i specializuar si Federata Europiane e Atletikës, e cila e konsideron Tiranën një qytet miqësor me ata që merren me sport.

Vlerësimi është bërë nga presidenti i atletikës europiane, Svein Arne Hansen, i cili është pritur sot në një takim të veçantë nga kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj. Gjatë këtij takimi ai përshëndeti zhvillimet pozitive që kanë ndodhur në Tiranë në drejtim të zhvillimit të sportit dhe nismave që nxisin fëmijët për t’u angazhuar në aktivitete sportive. Në shenjë mirënjohjeje ai i dorëzoi kryebashkiakut Veliaj dhe një çmim për gjithçka ka bërë për sportin, atletikën në veçanti, përfshirjes së fëmijëve në aktivitete fizike dhe sportive, si dhe programin e hapjes së palestrave të shkollave për komunitetin.

Në tre vitet e fundit në Tiranë janë krijuar një sërë këndesh rekreative dhe lojërash për fëmijë, ndërsa është drejt fundit ndërtimi i pistës së vrapimit në Parkun e Madh të Liqenit Artificial.

Ndërkohë që Bashkia e Tiranës ka nisur të zbatojë edhe projektin e hapjes së 62 palestrave të shkollave në Tiranë për të gjithë ata që duan të angazhohen në sport. Vizioni i këtij projekti është  gjallërimi i jetës sportive në  përgjithësi dhe asaj të futbollit në veçanti në shkollat e qytetit të Tiranës.

Ky projekt ka si objektiva kryesore:

Nxitjen dhe inkurajimin e sportistëve të rinj pranë shkollave të mesme;

Gjallërimin e jetës sportive, nëpërmjet zhvillimit të sportit;

Zhvillimin e edukimit në fuqizimin e luftës ndaj alkoolit, drogës, duhanit, dhunës si dhe fenomeneve të tjera negative;

Promovimin e talenteve të reja dhe zhvillimin e tyre;

Krijimin e traditës sportive nëpërmjet Bashkisë Tiranë, në zhvillimin e kapaciteteve sportive rinore në të ardhmen.

l.h/ dita

Hyn në fuqi ligji, seksi jokonsensual në Suedi konsiderohet përdhunim

Posted: 25 May 2018 02:46 AM PDT

 

Suedia ka miratuar një ligj të ri, sipas të cilit seksi jokonsensual konsiderohet tashmë përdhunim, edhe nëse nuk shoqërohet me kërcënime apo me ushtrim force.

Legjislacioni i ri, i cili pritet të hyjë në fuqi më 1 korrik, thotë se një person duhet të japë konsensusin e qartë, verbale apo fizike. Prokurorëve nuk do t'iu duhet më të provojnë ushtrimin e dhunës, apo nëse viktima e abuzimit është në situatë të pambrojtur, në mënyrë që të hetojnë apo ngrejnë akuza për përdhunim.

Aktivistët kanë brohoritur ndryshimin, por kritikët thonë se ligji gjithsesi nuk do të shtojë numrin e dënimeve për përdhunim.

Me ligjin e ri, të miratuar në Parlament me 257 vota pro dhe 38 kundër, Suedia iu bashkohet vendeve të tjera europiane si Britania e Madhe dhe Gjermania, ku seksi jokonsensual konsiderohet përdhunim.

Sipas ligjit, mungesa e dhënies së konsensusit është e mjaftueshme për të konstituuar një krim. Në momentin e propozimit të këtij legjislacioni, qeveria tha se ai duhet të bazohet ekzaktësisht në faktin që "seksi duhet të jetë vullnetar".

Teksti i ligjit të miratuar ndalet shkurtimisht se shprehja e pëlqimit nuk është kusht për kryerjen e marrëdhënieve seksuale, por thekson se pasiviteti nuk nënkupton miratimin për të kryer seks.

"Nëse një person dëshiron të kryejë marrëdhënie seksuale me dikë që mbetet inaktiv, apo jep sinjale të paqarta, ai ose ajo duhet të zbulojë nëse personi tjetër dëshiron vërtet të avancojë më tej".

Bazuar mbi ligjin e vjetër, prokurorëve iu duhej të provonin se agresori kishte ushtruar dhunë, ose se viktima ishte shfrytëzuar në gjendje të pambrojtur, si për shembull nën ndikimin e alkoolit, në mënyrë që të mund të akuzonin dikë për përdhunim.

Ligji prezanton gjithashtu dy shkelje të reja: përdhunim neglizhent dhe abuzim seksual neglizhent, që dënohen me maksimumin 4 vite burgim. "Aspekti neglizhent fokusohet në faktin se një nga palët nuk merr pjesë vullnetarisht", tha qeveria, duke shtuar se ky ligj do të sjellë si pasojë dënimin e më shumë njerëzve për abuzime seksuale.

l.h/ dita

Ndarja nga jeta e akademikut Kolec Topalli, Meta shpreh ngushëllimet

Posted: 25 May 2018 02:40 AM PDT

 

Presidenti Ilir Meta shpreh keqardhjen për ndarjen nga jeta të akademikut, albanologut e gjuhëtarit të mirënjohur shqiptar, Prof. Dr. Kolec Topalli.

Meta u shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjarëve, miqve dhe familjarëve të Akademikut Topalli, dhe në këto çaste hidhërimi, gjendet shpirtërisht pranë tyre duke u lutur së bashku me ta që i ndjeri të gjejë prehjen e amëshuar.

“Shqipëria humbi një akademik e albanolog të shquar, por Prof. Dr. Kolec Topalli la pas një vepër të tërë mbi gjuhën shqipe dhe historikun e saj, e cila do të jetë gjithmonë në duart e studentëve dhe studiuesve të ndryshëm, duke e bërë të paharruar kujtimin dhe veprën e tij”, shprehet Presidenti Meta.

l.h/ dita

Koreja e Veriut, “kokëulur” përballë SHBA: Mbetemi të gatshëm për bisedime

Posted: 25 May 2018 02:32 AM PDT

 

Koreja e Veriut e cilësoi samitin e anuluar nga SHBA si “dëshpërimisht të nevojshëm për të zgjidhur problemet” dhe tha se është e gatshme të zhvillojë bisedime mes liderit të saj Kim Jong-un dhe Donald Trump.

"Ne shprehim vullnetin tonë për të biseduar me SHBA-në. Angazhimi ynë për të bërë më të mirën për paqen në botë apo Gadishullin Korean mbetet i pandryshuar dhe jemi mendjehapur për t'i dhënë kohë dhe mundësi Uashingtonit", deklaroi zëvendësministri i Jashtëm i Koresë së Veriut, Kim Kye-gwan.

Sipas diplomatit korean, Donald Trump vlerësohej nga Koreja e Veriut pasi ndërmori një hap që asnjë President përpara tij nuk e kishte marrë, por vendimi për të anuluar bisedimet ishte për të ardhur keq. Koreja e Veriut me komentet e saj përpiqet të kalojë fajin tek SHBA-ja dhe këtë herë duket fare e lehtë. Koreja komuniste është përpjekur gjithnjë të paraqesë veten si nxitësi i progresit në raportin me SHBA-në, ndërsa Kim Jong-un ndërton imazhin e një lideri të përgjegjshëm përballë Trumpit të paparashikueshëm.

Ky i fundit tha se anuloi takimin pas zemërimit të madh dhe armiqësisë së shprehur nga Koreja e Veriut gjatë ditëve të fundit, por vendimi i SHBA-së zuri në befasi aleatët në rajon, që nuk u lajmëruan më herët.

Trump mund të fajësojë sa të dojë retorikën e Koresë së Veriut, por e vërteta është se administrata Trump nuk kishte një strategji diplomatike të unifikuar që prej fillimit.

l.h/ dita

Publikohet kënga zyrtare e Botërorit “Rusi 2018”

Posted: 25 May 2018 02:21 AM PDT

 

Ashtu siç ishte bërë e ditur, 25 maji ka shënuar edhe zyrtarizimin e hitit më të ri dhe atij që do të simbolizojë Botërorin e futbollit që do të zhvillohet në më pak se 3 javë në Rusi.

Këngëtarja e mirënjohur nga Kosova, Era Istrefi, në bashkëpunimin me Will Smith dhe Nicky Jam kanë bashkuar forcat për të sjellë superhitin e kësaj vere.

"Live it Up" është një këngë që e ka të garantuar suksesin gjatë kësaj vere, falë të qenit ritmike, në qendër të vëmendjes për shkak të futbollit, sportit më të përhapur në mbarë botën, e gjithashtu për pjesëmarrësit në të.

Prodhim i producentit Diplo, kënga është e gjitha në anglisht, por ajo që të bie në sy është zëri kumbues i Era Istrefit në refren.

Kënga është publikuar në "Youtube" nga Nicky Jam, thjesht si kolonë zanore, por për herë të parë do të ekzekutohet në finalen e Botërorit, duke pasur të garantuar shikueshmërinë e tejskajshme./tch

l.h/ dita

Shuhet në aksident shefi i Njësisë Operacionale të Gardës shqiptare

Posted: 25 May 2018 02:10 AM PDT

 

Një aksident tragjik i ka marrë jetën shefit të njësisë operacionale të Gardës së Republikës Martin Nika.

Ai u përplas nga një makinë mbrëmjen e djeshme pranë Kryeministrisë.

Nika sapo kishte kontrolluar shërbimet e gardës pranë kryeministrisë. Ai ka qenë në këmbë duke ecur kur është goditur nga një makinë për vdekje.

Ditën e premte shërbimet e policisë Tiranë arrestuan në flagrancë drejtuesin e mjetit, Albert Memia, 31 vjeç, banues në Tropojë.

Ky shtetas rreth orës 00:30 në rrugën "Papa Gjon Pali i II", duke drejtuar mjetin tip "Volksvaken Pasat", me targë AA 881 JL, ka aksidentuar me pasojë vdekjen në vend, shtetasin Martin Nika 50 vjeç., banues në Tiranë.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësorë Tiranë në ngarkim të shtetasit të lartpërmendur për veprën penale "Shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor", parashikuar nga neni 290 i Kodit Penal.

l.h/ dita

Arratisja nga salla e gjyqit, “detyrim paraqitjeje” për dy gardianët e burgut

Posted: 25 May 2018 02:03 AM PDT

 

Gjykata e Vlorës dha masën e sigurisë "detyrim paraqitjeje" për dy policët e burgut të cilëve u shpëtoi i arrestuarit Mikel Kasa ndërsa u arratis nga salla e gjyqit.

Gjolek Hodaj dhe Granit Zani kishin për detyrë të shoqëronin Kasajn dhe tani akuzohen për shpërdorim detyre.

Ndërkohë që kanë kaluar gati dy ditë nga arratisja e bujshme, policia nuk ka rënë ende në gjurmët e Mikel Kasajt, i cili u dënua të mërkurën me 4 vjet e gjysmë burg për rrëmbim personi.

l.h/ dita

Vdekjet e shkaktuara nga duhanpirja, Shqipëria përqindjen më të ulët në rajon

Posted: 25 May 2018 01:51 AM PDT

 

Shqipëria ka përqindjen më të ulët të vdekjeve nga kanceri, të cilat janë shkaktuar nga pirja e duhanit. Studimet e panumërta kanë treguar se duhani është shkaktar i shumë sëmundjeve dhe vdekjeve.

Në çdo tre persona që pinë duhan, dy humbasin jetën prej këtij vesi, dhe mesatarisht jetëgjatësia e tyre shkurtohet me dhjetë vite në krahasim me njerëzit që nuk pinë.

Portali Our World in Data ka publikuar së fundmi të dhënat mbi përqindjet e vdekjeve nga kanceri që janë shkaktuar prej duhanit. Në krahasim me rajonin, Shqipëria ka përqindjen më të ulët, ku në 2016-n, 28% e vdekjeve nga kanceri i atribuoheshin këtij vesi. Në Maqedoni përqindja e vdekjeve të shkaktuara nga duhanpirja ishte 29.7%.

Në vendet e tjera të rajoni, shifrat janë më alarmante. Në Serbi vdekjet e shkaktuara nga duhan pirja në përqindje ishin 33.1, ndërsa në Bosnje 33.6. Rekordin në rajon e mban Mali i Zi, ku në 2016-n vdekjen e shkaktuara nga duhan pirja ishin 38.9%.

Prej viteve 2000 përqindja e vdekjeve në vend të shkaktuara nga duhan prija ka ardhur në rënie. Por megjithatë, përqindja e vdekjeve shkaktuar nga duhan prija është më e lartë se mesatarja botërore prej 22.1% në 2016-n.

Pirja e duhanit, më e ulëta në rajon

Sipas të dhënave të krahasueshme, shqiptarët pinë më pak cigare në të gjithë rajonin. Në një vit, një shqiptar konsumon mesatarisht 1177 cigare për frymë, apo 58 paketa (me 20 cigare) gjatë gjithë vitit.

Në vendin e parë për sa i përket konsumit të cigareve për frymë në rajon, por edhe në botë, është Mali i Zi, ku mesatarisht një malazez konsumon 4124 cigare gjatë gjithë vitit. Të dytët në rajon (të katërtit në botë) për sa i përket konsumit janë maqedonasit, të cilët raportohet se pinë mbi 2700 cigare për frymë në një vit dhe ndiqen nga boshnjakët (të tretët në rajon dhe të dhjetët në botë) me konsumin që i tejkalon 2200 cigare.

Europa Lindore kryeson për konsumin e duhanit

Si dhe për konsumin e alkoolit, vendet e Europës Lindore dominojnë. Nga të dhënat e Organizatës Botërore e Shëndetit pas Malit të Zi, me konsum të lartë të duhanit është edhe Bjellorusia, Maqedonia, Rusia, Sllovenia dhe Bosnja./ Monitor

l.h/ dita

Sulm me bombë në një restorant në Toronto, 15 të plagosur

Posted: 25 May 2018 01:45 AM PDT

 

Pesëmbëdhjetë persona kanë mbetur të plagosur pas një eksplozivi të vendosur në një restorant indian në Toronto.

Tre prej të plagosurve ndodhen në gjendje shumë të rëndë shëndetësore.

Sipas pamjeve që janë marrë nga telekamerat e restorantit, eksplozivi është vendosur nga dy persona, por nuk janë identifikuar ende pasi e kishin fytyrën të mbuluar.

Autorët janë shpallur në kërkim nga policia kanadeze ndërsa të plagosurit janë transportuar menjëherë në spital.

Mediat vendase shkruajnë se shpërthimi në restorant ndodhi fiks një muaj pas atentatit në Toronto, ku një shofer fugoni hyri në mes të turmës së njerëzve duke vrarë 10 persona dhe la 15 të plagosur.

l.h/ dita

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more