Skip to main content

“Parma kthehet në Serie A pas tri vitesh” plus 9 more Telegrafi Futboll

“Parma kthehet në Serie A pas tri vitesh” plus 9 more Telegrafi Futboll


Parma kthehet në Serie A pas tri vitesh

Posted: 18 May 2018 02:06 PM PDT

Festë e madhe në Parma, pasi klubi rikthehet në Serie A pas tri vitesh në kategoritë e ulëta.

Ky lajm ka gëzuar të gjithë Italinë, pasi bëhet fjalë për një klub të madh ne histori.

Klubi festoi në ndeshjen e fundit të sezonit, ku shënoi fitore ndaj Spezias me rezultat 2-0.

Kundërshtari i tyre për vendin e dytë Frosinone nuk ka fituar dhe kjo ia ka mundësuar kalimin në elitë.

Tifozët e Parmas . (Photo by Alessandro Sabattini/Getty Images)

Frosinone ka barazuar me Foggia 2-2.

Para kishte pikë të barabarta me Frosinonen, por në ndeshjet mes tyre ishte më e suksesshme.

Parma kishte fituar në shtëpi 2-0, ndërsa kishte humbur jashtë 2-1.

Skudra e Parmas. (Photo by Alessandro Sabattini/Getty Images)

Klubi kishte falimentuar në vitin 2015, ku kishte kaluar në Serie D, ku ishte bërë klub hit me nga 9 mijë tifozë në çdo ndeshje, rekord për këtë nivel garash në Itali.

Pas një viti kaloi në Serie C, ku edhe nga ty kaloi një rang më lartë, pas fitores në play-off me Alessandrian 2-0.

Empoli është klubi tjetër që e ka siguruar para disa javësh titullin në Serie B. /Telegrafi/  

The post Parma kthehet në Serie A pas tri vitesh appeared first on Telegrafi.

Conte: Duam ta mbyllin sezonin me trofe

Posted: 18 May 2018 01:40 PM PDT

Kupa FA do të vë përballë Chelsean dhe Manchester Unitedin në një ndeshje të madhe që zhvillohet të shtunën.

Në prag të kësaj ndeshje ka folur Antonio Conte, që ka kërkuar nga lojtarët ta mbyllin sezonin me trofe, ndërsa ka shtuar se nuk e di të ardhmen.

"Ndeshja e fundit me Chelsean? Për këtë sezon patjetër që po. Gjithsesi për të ardhmen nuk di të them, pasi kam edhe një vit kontratë me Chelsean ende".

Antonio Conte . (Photo by Ian MacNicol/Getty Images)

"Kemi kaluar një sezon me rezultate aspak pozitive dhe do të doja që ta mbyllnim vitin me trofe, ndaj pres të marrim më të mirën nesër".

Ai foli edhe për marrëdhëniet me Jose Mourinhon që i cilësoi normale dhe se do të përshëndetet më të pas ndeshjes.

Antonio Conte . (Photo by Catherine Ivill/Getty Images)

"Me Mourinhon kemi një marrëdhënie normale dhe nesër do të shtrëngojmë duart para ndeshjes, sepse më pas do të përqendrohemi te fusha e lojës, për të orientuar skuadrat tona", ka thënë Conte.

Ndeshja do të fillojë në ora 18:15 dhe do të zhvillohet në Wembley. /Telegrafi/

The post Conte: Duam ta mbyllin sezonin me trofe appeared first on Telegrafi.

Alaj: Ne e ndalëm ndeshjen Prishtina –Drita shkaku i procedurave ligjore, stadiumi do të jetë gati me 30 qershor

Posted: 18 May 2018 01:02 PM PDT

Në emision 'Përballje' me gazetarin Muhamet Hajrullahu, është folur për futbollin e Kosovës dhe zhvillimet e fundit.

Të ftuar kanë qenë Ibër Alaj, drejtori i Drejtorisë për Rini, Kulturë dhe Sport, nga FFK-ja, përfaqësuesi ligjor, Arianit Ahmeti dhe nënkryetari i klubit të futbollit Prishtina, Ahmet Kurtolli.

Ibër Alaj ka thënë se për ndeshjen Prishtina – Drita, është marrë vendim shkaku i ligjit.

Sipas tij ndeshja ka mundur të zhvillohet, por duke marrë përsipër dëmet.

Alaj ka një lajm të mirë pasi sipas tij stadiumi do të jetë gati me 31 qershor, kur do të montohen të gjitha pjesët.

"Ne jemi duke punuar që projekti të implementohet në baze të standardeve rregullave dhe rekomandimeve qe kemi marr".

"Vullneti ka qenë që stadiumi të shfrytëzohet për klubet dhe nga FFK-ja për miqësoret".

"Kërkesa ka qenë nga komuna që ka ardhur të ne pasi jemi investitor më i madh me 90 për qind të investimit. Ndeshja nuk ka mundur të zhvillohet shkaku i aspektit procedural dhe shkaku i procedurave ligjore. Zyra ligjore e ministrisë e ka marrë këtë vendim".

"Në aspektin organizativ kemi mundur ta lejojmë, por duke marr përgjegjësi penale shkaku i dëmeve. Por në fund federata është dashur me komision ta pranojë fushën".

"Stadiumi do të jetë gati në qershor. Pajtohem që i kemi bërë dëm Prishtinës".

"Ne dimë që është dëmtuar klubi. Ka pasur dëme sportive, por edhe në inkasim nga biletat pasi ka pasur më pak shikues".

"Me dinamikën e punimeve stadiumi do të jetë gati me 30 qershor. Ndriçimi, vendet për kamerat, kamerat në 15 hyrjeve, ulëset VIP, do të vijnë tani, pasi merr kohë, por do të jenë gati me 30 qershor. Atëherë do të bëhet pranimi teknik", ka thënë Alaj./Telegrafi/

The post Alaj: Ne e ndalëm ndeshjen Prishtina –Drita shkaku i procedurave ligjore, stadiumi do të jetë gati me 30 qershor appeared first on Telegrafi.

Ahmeti: Ne nuk ishim kundër, FFK ishte që ndeshja të zhvillohej në Prishtinë

Posted: 18 May 2018 12:37 PM PDT

Në emision 'Përballje' me gazetarin Muhamet Hajrullahu, është folur për futbollin e Kosovës dhe zhvillimet e fundit.

Të ftuar kanë qenë Ibër Alaj, drejtori i Drejtorisë për Rini, Kulturë dhe Sport, nga FFK-ja, përfaqësuesi ligjor, Arianit Ahmeti dhe nënkryetari i klubit të futbollit Prishtina, Ahmet Kurtolli.

I deleguari nga FFK, Arianit Ahmeti, ka hedhur poshtë fjalët që federata ishte kundër që ndeshja Prishtina–Drita të zhvillohej në kryeqytet.

"Nuk e di që ndonjë ndeshje është zhvilluar në qiri dhe pa ujë në Superligë. Ne nuk e kemi këtë informatë. Nuk kemi as kërkesë nga Shpend Ahmeti që kjo ndeshje të zhvillohej. Ne nuk jemi organ që e lejon apo nuk e lejon ndeshjen të zhvillohet. Ne e shikojmë vetëm në aspektin sportiv, a janë vijat a janë portat, kaq".

"Në mbledhje kam qenë unë. Pika dy ka qenë e Prishtinës, që ka insistuar, për raportimet e gjendjes së stadiumit".

"Unë kam thënë decidivisht. FFK është që ndeshja të zhvillohet në Prishtinë. Pasi ne kemi qenë në penallti, shkaku i opinionit dhe publikimeve".

"Ne nuk jemi kundër askujt. Ne kemi bërë kërkesë që Prishtina dhe Drita ndeshjet e korrikut eliminatore për Evropë t'i zhvillojë në këtë stadium".

"Askush në Federatë nuk është kundër klubit", ka thënë Ahmeti. /Telegrafi/

The post Ahmeti: Ne nuk ishim kundër, FFK ishte që ndeshja të zhvillohej në Prishtinë appeared first on Telegrafi.

Kurtolli: Prishtina ka humbur shumë pa stadium, deshëm të luajmë në kryeqytet shkaku i sigurisë 

Posted: 18 May 2018 12:28 PM PDT

Në emision 'Përballje' me gazetarin Muhamet Hajrullahu, është folur për futbollin e Kosovës dhe zhvillimet e fundit.

Të ftuar kanë qenë Ibër Alaj, drejtori i Drejtorisë për Rini, Kulturë dhe Sport, nga FFK-ja, përfaqësuesi ligjor, Arianit Ahmeti dhe nënkryetari i klubit të futbollit Prishtina, Ahmet Kurtolli.

Kurtolli ka folur për gjendjen e klubit prej largimit nga stadiumi dhe kërkesën e tyre për tu kthyer që të luajnë.

Sipas tij kjo është bërë për shkaqe sigurie.

"Duhet ta tregojmë kronologjinë e ngjarjeve në dy vitet e fundit. Ne kemi mbet pa stadium tash e dy vite. Kanë qenë data që janë caktuar nga investitori, që do të përfundojnë, por janë zvarritur, një vit, një vit e gjysmë, e tash i dyti".

"Prishtina ka qenë në situatë të palakmueshme, ku 29 ndeshje i kemi zhvilluar jashtë shtëpisë, edhe pse e themi me mburrje qe Prishtina është klub i gjithë Kosovës. Kemi pasur dëm të madh financiar, sidomos në këto dy vitet e fundit ku futbolli është bërë interesant".

"Kemi kontratë deri në vitin 2022 që ta menaxhojmë stadiumin, por e kemi lëshuar tash e dy vite në qershor bëhen, që të përfitojë qyteti, të përfitojë Kosova".

"Ndeshja e fundit, për fat ndodhi që vendi i parë dhe i dyti ta përcaktojnë kampionatin. Ne bëmë kërkesë që kjo të zhvillohet në Prishtinë për shkaqe sigurie".

"Arsyeja se i vetmi stadium që i plotësonte të gjitha kushte sa i përket sigurisë ishte ky. Në takimin e fundi ku që ishim, ku raportoi punë-kryesi u tha se punët në veri, jug dhe lindje janë kryer. Vetëm tulatet nuk kanë qenë të kryera. Por asnjë stadium përveç Adem Jasharit nuk ka tualet në Superligë".

"Njëri nga investitorët (Komuna e Prishtinës) ka kërkuar që ndeshja të zhvillohet. Në mbledhje ishte Ariani që reagoi dhe tha se këtu nuk ka rrymë, nuk ka ujë dhe nuk mund të zhvillohet.  Ne e pamë që nuk është disponimi aty"..

"Ne donim që në këtë ndeshje të vinin edhe tifozët e Dritës që janë fantastik dhe të kishte siguri dhe vizualisht ndeshja të dukej bukur", ka thënë Kurtolli. /Telegrafi/

The post Kurtolli: Prishtina ka humbur shumë pa stadium, deshëm të luajmë në kryeqytet shkaku i sigurisë  appeared first on Telegrafi.

Interi e lëshon Skriniarin për 70 milionë euro

Posted: 18 May 2018 11:40 AM PDT

Milan Skriniar po kalon një sezon të jashtëzakonshëm në Serie A, duke u bërë i vetmi lojtar nga ky kampionat, që është përfshirë në 11-shen më të mirë në Evropë.

Mbrojtësi sllovak ka zgjuar interesin e shumë klubeve, me Barcelonën dhe Manchester Cityn në krye.

Menaxheri i Skriniarit ka folur për mediat sllovake, duke thënë se Interi beson shumë te mbrojtësi, por do të hiqte dorë për një ofertë tunduese.

Milan Skriniar . (Photo by Valerio Pennicino/Getty Images)

"Interi beson shumë te Skriniar dhe dëshiron ta mbajë për të formuar një dyshe të hekurt, bashkë me De Vrij".

"Gjithsesi zikaltrit do të pranonin të hiqnin dorë, nëse do të vinte një ofertë prej të paktën 70 milionë eurosh", u shpreh menaxheri i Skriniar.

Skiniar . (Photo by Marco Rosi/Getty Images )

Ky është një sinjal i qartë për klubet e mëdha, që duhet të shtojnë shifrat në ofertë, për të marrë shërbimet e Milan Skriniar.

Interit pritet të bëjë disa përforcime në verë. /Telegrafi/

    

The post Interi e lëshon Skriniarin për 70 milionë euro appeared first on Telegrafi.

Kalinic drejt Lokomotivës së Moskës

Posted: 18 May 2018 11:16 AM PDT

Lokomotiva e Moskës është e interesuar që të nënshkruajë me sulmuesin e Milanit, Nikola Kalinic, por çmimi është 25 milionë euro, i larë për rusët.

Sulmuesi erdhi nga Fiorentina te Milani para një viti për 5 milionë euro dhe 20 milionë euro të tjera obligim blerje.

Ai ka shënuar pesë gola dhe ka dhënë gjashtë asistime në 40 ndeshje për Milanin, por nuk ka arritur të bind drejtuesit.

Kalinic (Getty)

Sipas Calciomercato.com, Lokomotiva e Moskës është e interesuar për lojtarin dhe do të bëjë ofertë në 10 ditët e ardhshme.

Por çmimi që i është vënë lojtari nga Milani është 25 milionë euro.

Kalinic me Mustafin (Getty)

Çmimi është i lartë për rusët, por shpesh dinë të bëjnë befasi me pagesa.

Për të është e interesuar edhe Schalke 04 e cila e ka siguruar kualifikimin në Ligën e Kampionëve. /Telegrafi/  

The post Kalinic drejt Lokomotivës së Moskës appeared first on Telegrafi.

Shiten të gjitha biletat për ndeshjen Lazio-Interi

Posted: 18 May 2018 10:46 AM PDT

Lazio ka njoftuar se janë shitur të gjitha biletat në 'Stadio Olimpico' për ndeshjen që zhvillon kundër Interit.

Ndeshja vlen për një vend që dërgon në Ligën e Kampionëve, ndërsa Lazion në këtë përballje i konvenon një barazim.

Mësohet se tifozët mysafirë do të kenë 12,000 vende në stadium, ndërsa vendasit kanë konfirmuar se të gjitha biletat janë shitur.

Gianluca Rocchi do ta gjykojë ndeshjen . (Photo by Marco Rosi/Getty Images )

“Stadiumi do të jetë një kënaqësi e madhe të dielën, një spektakël i madh”, ka thënë menaxheri i marketingut Marco Canigiani për Lazio Style Channel.

“Biletat janë shitur plotësisht, por tifozët që akoma nuk janë në posedim të një bilete mund të përpiqen të gjejnë një vend të lirë pas ndonjë anulimi apo vendi të lirë në orët e fundit".

Pamje nga ndeshja e parë. (Photo by Marco Rosi/Getty Images )

“Për këtë arsye, shitjet në internet për Lazio-Inter do të mbeten të hapura deri në fillim të ndeshjes”.

Tifozët gjithashtu këshillohen që të arrijnë pak më herët se zakonisht në stadium. /Telegrafi/

The post Shiten të gjitha biletat për ndeshjen Lazio-Interi appeared first on Telegrafi.

Griezmann vs Neymar: Dueli i së ardhmes

Posted: 18 May 2018 09:23 AM PDT

Të dy shin në vendin e tretë në ceremonitë e Topit të Artë të viteve 2016 dhe 2017.

Por së shpejti mund ta shohim Antoine Griezmannin dhe Neymarin duke u bëri emri kryesor i futbollit.

Ata kanë mes vete 10 muaj diferencë në moshë.

Neymar e Griezmann

Real Madrid është duke u bërë gati për një goditje të guximshme pasi e do Neymarin për ta bërë bashkë me Cristiano Ronaldon.

Ndërsa Lionel Messi duket se do ta ketë Griezmann që nga viti i ardhshëm, pasi klubi është gati të paguajë 100 milionë euro.

Francezi aktualisht është 27 vjeç, ndërsa Neymar 26, paksa larg me moshë kur Ronaldo dhe Messi i kishin fituar të parët.

Topi i Artë i parafundit

Në 48 ndeshje në këtë fushatë, Griezmann ka shënuar 29 gola, në krahasim me rivalin e tij brazilian që ka shënuar 28, por vetëm në 30 ndeshje.

Ronaldo dhe Messi qëndrojnë më larg pasi që kanë shënuar nga 43, respektivisht 45 për argjentinasin.

Kupa e Botës

Përsa i përket trofeve, Neymar ka fituar shumë më shumë se sa Grizemann.

Kupa e Botës, mund të jetë një vend që të dy lojtarët ta tregojnë vetën.

Sigurisht, Cristiano Ronaldo dhe Lionel Messi, edhe këtë vit janë para tyre, por e ardhmja duket në duart e tyre dhe një duel është i sigurt. /Telegrafi/ 

The post Griezmann vs Neymar: Dueli i së ardhmes appeared first on Telegrafi.

Më në fund fiton Feronikeli i Sulejman Starovës, mposht Flamurtarin

Posted: 18 May 2018 09:18 AM PDT

Feronikeli ka arritur të shënojë fitore pas shumë javësh duke e mposhtur Flamurtarin me rezultat 3-0.

Kjo është fitoja e parë e trajnerit Sulejman Starova në Superlgën e Kosovës.

Pjesa e parë në këtë ndeshje nuk solli gola, ndërsa pjesa e dytë plot tri.

I pari shënoi Mendurim Hoti, ndërsa pas tij golin e gjeti edhe Albutrint Morina.

Golin e fundit e shëno Haxhi Shala.

Flamurtarin është duke u përgatitur për ndeshjen e barazhit që do ta zhvillojë me Vushtrrinë. /Telegrafi/

The post Më në fund fiton Feronikeli i Sulejman Starovës, mposht Flamurtarin appeared first on Telegrafi.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more