Skip to main content

“OKB dënon sulmin në një stadium në Afganistan” plus 9 more Ekonomia Online

“OKB dënon sulmin në një stadium në Afganistan” plus 9 more Ekonomia Online


OKB dënon sulmin në një stadium në Afganistan

Posted: 19 May 2018 08:57 AM PDT

Kombet e Bashkuara kanë dënuar sulmin në një stadium në qytetin afgan Jalalabad, ku u vranë të paktën tetë civilë dhe u plagosën 55 të tjerë.

Katër pajisje shpërthyese janë detonuar në stadium, në kohën kur njerëzit ishin mbledhur për të parë një ndeshje të kriketit më 18 maj.

Dy eksplozivë janë detonuar në brendësi të stadiumit dhe dy jashtë tij, në kohën kur njerëzit po mundohen të iknin nga shpërthimet e para.

"Jam i zemëruar nga ky sulm ku janë përdorur katër bomba dhe është llogaritur mirë për të vrarë civilët që ishin mbledhur për të parë kriket", ka thënë Tadamichi Yamamoto, kre i Misionit për Asistencë të OKB-së në Afganistan.

"Ky akt brutal nuk ka asnjë justifikim. Përgjegjësit duhet të dalin para drejtësisë", ka thënë tutje ai, shkruan REL.

Shumica e të plagosurve janë në gjendje kritike.

Asnjë grup deri më tani nuk e ka marrë përgjegjësinë për sulmin, edhe pse talibanët por edhe militantët e Shtetit Islamik (IS), janë aktiv në këtë zonë.

Në shtator të vitit të kaluar, IS-i kishte marrë përgjegjësinë për një sulm vetëvrasës në një ndeshje kriketi në Kabul, ku u vranë tre persona dhe u plagosën pesë të tjerë.

The post OKB dënon sulmin në një stadium në Afganistan appeared first on Ekonomia Online.

Zyrtari gjerman: Kosova nuk është sfida e vetme e Serbisë

Posted: 19 May 2018 08:49 AM PDT

Kosova nuk është sfida e vetme e Serbisë me të cilën përballet drejt anëtarësimit në BE.

Kështu ka thënë Kryesuesi i Komisionit për Çështje të BE-së në Bundestag, Gunther Krichbaum.

Ai theksoi se marrëdhëniet mes Kosovës dhe Serbisë duhet të normalizohen plotësisht para se vendi të anëtarësohet në BE.

"Anëtarësimi i Serbisë në BE është i pamundur pa normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën. Megjithatë, kjo nuk është sfida e vetme e Serbisë", ka thënë Krichbaum për të përditshmen serbe "Politika", transmeton Koha.net.

Zyrtari gjerman ka thënë se zbatimi i reformave të ndërlidhura me sundimin e ligjit në Serbi është po aq i rëndësishëm. Vendi, tha ai, ka ende punë për të bërë në lidhje me sistemin e pavarur gjyqësor, lirinë e mediave dhe luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

The post Zyrtari gjerman: Kosova nuk është sfida e vetme e Serbisë appeared first on Ekonomia Online.

Mijëra kroatë protestojnë kundër abortit

Posted: 19 May 2018 08:46 AM PDT

Mijëra protestues kundër abortit, kanë protestuar sot në Zagreb të Kroacisë.

Ngjarja ka kaluar pa asnjë incident, ka njoftuar Policia. Sipas autoritetet, në marshin e quajtur "Marshi për Jetën" në Zagreb, morën pjesë rreth 10 mijë persona. Protesta të ngjashme janë mbajtur edhe në qytetin Split dhe Rijeka.

Në Split, kryepeshkopi Marin Barisiq u ba bërë thirrje marshuesve që të mbrojnë jetën.

Por në Rijeka kishte edhe një kundër-protestë, të titulluar "Marsh për Liri". Dy anët e protestuesve janë përleshur dhe policia ka arrestuar mbi 20 gra aktiviste, të cilat u munduan që të ndalonin protestën kundër abortit, transmeton Reuters.

Aborti është legal në Kroaci deri në javën e 10-të të shtatzënisë. Ligji për abortin daton që prej vitit 1978, kur Kroacia atëbotë ishte pjesë e Jugosllavisë.

Aktivistët po kërkojnë që ky ligj të shfuqizohet. Vitin e kaluar, një gjykatë kroate kishte vendosur që të hidhte poshtë kërkesën për shfuqizimin e abortit.

Rreth 90 për qind e popullsisë në Kroaci janë katolikë dhe Kisha luan një rol të rëndësishëm në shoqëri.

The post Mijëra kroatë protestojnë kundër abortit appeared first on Ekonomia Online.

Vdes 15-vjeçarja në Prizren pasi ra nga një ndërtesë e lartë

Posted: 19 May 2018 08:39 AM PDT

Rreth orës 00:05 pas mesnatës në rrugën "William Wolker", në Prizren një vajzë e moshës 15 vjeçare ka humbur jetën si pasojë e rënies nga një ndërtesë e lartë.

Lajmin e ka konfirmuar Vesel Gashi nga Policia rajonale e Prizrenit.

Ai tha viktima-femër ka rënë nga një ndërtesë me lartësi prej 25 metra duke pësuar lëndime vdekjeprurëse.

"Viktima ka ndërruar jetë në spitalin rajonal të Prizrenit, si pasoj e lëndimeve të rënda trupore. Policia ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe është duke punuar intensivisht në zbardhjen e plotë të rrethanave të këtij incidenti, ndërsa me urdhër të prokurorit të shtetit trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion", ka thënë Gashi për Gazetën Express.

Motivet nuk dihen ende policia po merret me rastin

The post Vdes 15-vjeçarja në Prizren pasi ra nga një ndërtesë e lartë appeared first on Ekonomia Online.

Formacionet zyrtare: Chelsea – United

Posted: 19 May 2018 08:34 AM PDT

Chelsea dhe Manchester United do të përballen sot në finalen e FA Cup.

Të dy klubet synojnë që ta mbyllin sezonin me një trofe.

Këto janë formacionet zyrtare:

Image

The post Formacionet zyrtare: Chelsea – United appeared first on Ekonomia Online.

Nadal mposht Djokoviç, shkon në finale të Romës

Posted: 19 May 2018 08:29 AM PDT

Tenisti spanjoll ka triumfuar ndaj serbit Novak Djokovic 2:0 në sete (7:6, 6:3), në gjysmëfinalen e turneut Masters 1000 që po mbahet në Romë.

Në gjysmëfinalen tjetër takohen Marin Cilic – Alexander Zverev.

The post Nadal mposht Djokoviç, shkon në finale të Romës appeared first on Ekonomia Online.

Ambasadori Greiçevci uron në emër të Kosovës martesën e Harryt me Markle

Posted: 19 May 2018 08:21 AM PDT

Ambasadori i Kosovës në Mbretërinë e Bashkuar, Lirim Greiçevci, përmes një postimi në Facebook ka uruar martesën e Princit Harry me aktoren e njohur Meghan Markle.

Ai, në emër të Republikës së Kosovës, çiftit të ri mbretëror i ka uruar një jetë të lumtur, transmeton Koha.net.

"Urimet më të mira nga Kosova për Princin Harry dhe Meghan Markle në martesën mbretërore të tyre. I urojmë atyre një jetë të lumtur së bashku", ka shkruar Greiçevci.

Very best wishes from Kosovo to Prince Harry and Meghan Markle on their #RoyalWedding. Wishing them a happy life together. 👑

Posted by Lirim Greiçevci on Saturday, 19 May 2018

The post Ambasadori Greiçevci uron në emër të Kosovës martesën e Harryt me Markle appeared first on Ekonomia Online.

Rreth 350 persona të deportuar dhe ekstraduar nga Kosova

Posted: 19 May 2018 07:57 AM PDT

Rreth 350 persona janë deportuar dhe ekstraduar nga territori i Kosovës për në shtetet e ndryshme botërore që nga viti 2017 e deri më tash, thonë zyrtarë të Qeverisë së Kosovës.

Autoritetet kompetente në Kosovë vitin e kaluar kanë ekstraduar 44 persona nga Republika e Kosovës për në shtetet tjera apo anasjelltas. Sipas të dhënave të Ministrisë së Drejtësisë, nga 44 personat, 25 ishin ekstradime nga shtetet tjera për në Kosovë, kurse 15 persona janë ekstraduar nga territori i Kosovës për në vendet tjera.

Aktualisht, janë edhe dy raste të ekstradimit nga Kosova në shtete tjera, tha ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri.

Ndërkaq, 4 ekstradime kanë qenë transit, ku Ministria e Drejtësisë ka dhënë leje për shfrytëzimin e territorit të Republikës së Kosovës.

"Ka pasur raste të ndryshme të ekstradimit, duke filluar nga vrasjet, vjedhje të rëndë, trafikim të qenieve njerëzore, trafikim të narkotikëve. Tashme unë kam nënshkruar edhe dy ekstradime të shtetasve të huaj që kanë qenë në Kosovë dhe janë kërkuar nga vendet e tyre", tha Tahiri për Radion Evropa e Lirë

Në një përgjigjeje nga kjo ministri thuhet se numri më i madh i ekstradimeve është realizuar me shtete si, Gjermania, Zvicra, Belgjika, Austria, Italia, Hungaria, Mal i Zi, Shqipëria, Maqedonia dhe kështu me radhë.

Ekstradimi

Ekstradimi realizohet kur një person kryen një vepër penale në një shtet të caktuar dhe gjatë procedurës penale, apo pas caktimit të dënimit, largohet në një shtet tjetër me qëllim shmangien e dënimit.

Në këtë rast shteti ku gjendet i kërkuari ia dorëzon personin shtetit kërkues ku ai ka kryer veprën penale.

Kjo çështje në Kosovë rregullohet në bazë të Ligjit për bashkëpunim juridik ndërkombëtar në çështjet penale, të miratuar nga Kuvendi i Kosovës në vitin 2011.

Sipas këtij ligji, "personi mund të ekstradohet me qëllim të ndjekjes penale apo ekzekutimit të dënimit. Procedura për ekstradimin e personit iniciohet vetëm mbi bazën e lutjes më shkrim të shtetit kërkues drejtuar Ministrisë".

Në anën tjetër, organizata që merren më të drejtat e njeriut në Kosovë, theksojnë se autoritetet kompetente në Kosovë në të gjitha rastet kanë përfillur procedurat ligjore për zbatimin e ekstradimit dhe largimit të personave që bien ndesh më ligjin.

Behxhet Shala, drejtor ekzekutiv në Këshillin për Mbrojtjen Lirive dhe të Drejtave të Njeriut në Kosovë, (KMLDNJ) thotë për Radion Evropa e Lirë se deri tek depërtimi igjashtë shtetasve turq, autoritetet e Kosovës kanë respektuar bazën ligjore për ekstradim dhe deportim.

"Ata të cilët e kanë marrë vendimin për ekstradim i kanë shfrytëzuar të gjitha mundësitë e kundërshtimit dhe kur kanë shterur mundësitë ligjore janë ekstraduar. Ekstradimi është një dukuri që në Kosovë ndodh shpesh, mirëpo kalon në heshtje sepse nuk prodhon ndonjë efekt. Ata ekstradohen pasi dikush ka bërë krime, dikush ndonjë vepër tjetër penale. Kjo është krejt normale", thotë Shala.

Deportimi

Një formë tjetër e dëbimit të shtetasve të huaj, është edhe deportimi. Rreth 320 është numri i shtetasve të huaj që janë deportuar prej vitit 2017 e deri më tash nga Kosova në vende të ndryshme të Evropës dhe më gjerë.

Deportimet realizohen në dy forma, në bazë të vendimit të Gjykatës dhe urdhër-largimet me forcë që nxirren dhe ekzekutohen nga Drejtoria për Migrim dhe të Huaj, që funksionin në kuadër të Ministrisë se Punëve të Brendshme, ka thënë zëvendësministri i kësaj ministrie, Izmi Zeka.

"Sa i përket urdhër-largimeve me vendim Gjykate, kjo nënkupton që këta shtetas të huaj u janë nënshtruar një procedure gjyqësore, domethënë, kanë qenë të akuzuar/dënuar për vepra të ndryshme penale dhe deportimi si masë është ekzekutuar nga Drejtoria për Migrim dhe të Huaj me kërkesë të Gjykatës".

"Urdhër-largimet me forcë nxirren dhe ekzekutohen nga Drejtoria për Migrim dhe të Huaj. Këto vendime lëshohen kundër shtetasve të huaj në përputhje me Ligjin për të huaj", theksoi Zeka.

Zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Izmi Zeka tha për Radion Evropa e Lirë më së shumti deportime nga Kosova për në vende tjera janë realizuar për në Shqipëri, Turqi dhe Serbi.

Sipas të dhënave të Ministrisë Punëve të Brendshme, në vitin 2017, me vendim të gjykatës janë ekzekutuar 15 deportime, kurse 246 janë realizuar me forcë.

Nga Kosova për në Shqipëri, prej vitit të kaluar e deri në këtë muaj, janë larguar 264 persona, në Turqi 15, në Maqedoni 6 persona, 5 në Serbi kurse më pak se 5 persona janë deportuar për në Bullgari, Kolumbi, Filipine, Bosnje Hercegovine, Tunizi dhe Pakistan.

"Janë vepra të ndryshme penale që kanë bërë në Kosovë. Do të thotë ata që janë dëbuar më vendim të Gjykatës është numër më i vogël".

"Arsye kryesore e shumicës së këtyre urdhër-largimeve me force, si për vitin 2017 ashtu edhe për vitin 2018, është se këta persona janë hasur duke qëndruar ilegalisht në territorin e Kosovës, që do të thotë janë në kundërshtim me Ligjin për të huaj", tha Zeka.

Deportimi i shtetasve turq

Në muajin mars autoritetet e sigurisë së Kosovës në bashkëpunim me inteligjencën turke, kanë arrestuar dhe më pas kanë deportuar nga Kosova për në Turqi gjashtë persona, pesë prej të cilëve punonin në institucionet arsimore në Kosovë dhe njëri në ato shëndetësore.

Arsyetimi i autoriteteve të sigurisë në Kosovë për largimin e gjashtë shtetasve turq, ka qenë se këta persona paraqesin rrezik për sigurinë kombëtare.

Ky veprim kishte nxitur reagimet e krerëve më të lartë të shtetit, por edhe faktorit ndërkombëtar në Kosovë.

Behxhet Shala nga KMLDNJ, thekson se autoritetet kompetente në këtë rast kanë shkelur të gjitha normat ligjore duke bërë shkelje të të drejtave të njeriut.

"Në rastin e 'gylenistëve' nuk ka qenë as ekstradim as deportim, por ka qenë kidnapim i njerëzve, abuzim i skajshëm edhe me ligjin edhe me të drejtat e njeriut dhe të gjitha normat ligjore, morale, njerëzore etj".

"Atyre nuk iu ka dhënë mundësia që të shfrytëzojnë asnjë të drejtë ligjore për të kundërshtuar deportimin eventual dhe për këtë arsye ne kemi reaguar dhe do të reagojmë", tha Shala.

Riatdhesimi

Edhe riatdhesimi paraqet një formë të pranimit të shtetasve ngarendet tjera, duke i akomoduar ata sërish me vendin amë.

Nga viti i kaluar e deri më tani, nga shtete tjera në Kosovë janë riatdhesuar rreth 5.000 persona në mënyrë vullnetare apo të detyruar. Vetëm gjatë këtij viti janë riatdhesuar 450 persona./REL

The post Rreth 350 persona të deportuar dhe ekstraduar nga Kosova appeared first on Ekonomia Online.

Përshëndetja mes lotëve e Buffonit me tifozët e Juventusit

Posted: 19 May 2018 07:55 AM PDT

 

Gianluigi Buffon po zhvillon ndeshjen e fundit në fanellën e Juventusit.

Ikona e kësaj skuadre, pas qëndrimit 17 vjeçar ka vendosur të largohet nga skuadra kampione, pa vendosur nëse do të pensionohet nga futbolli.

Para fillimit të ndeshjes, Buffon pati një përshëndetje emocionuese me tifozët e Juventusit, duke mos mundur t'u përmbahet lotëve.

p3

p2

 

The post Përshëndetja mes lotëve e Buffonit me tifozët e Juventusit appeared first on Ekonomia Online.

Dasma mbretërore përmes fotografive

Posted: 19 May 2018 07:49 AM PDT

Ngjarja e cila ka bërë bujë në gjithë botën gjatë ditës së sotme është martesa e Princit Harry me Dukeshën, Meghan Markle.

Çifti kanë kurorëzuar dashurinë me një ceremoni mbretërore ku ishin të ftuar mbi 600 mysafirë, shkruan lajmi.net.

Por, krahas të ftuarve, për të ndjekur nga afër dasmën e çiftit mbretëror ishin mbledhur numër i madh i qytetarëve, që nga orët e para të mëngjesit të sotëm.

Në altar, në mungesë të babait, Meghan është shoqëruar nga Princi Charles, ndërsa pas kurorëzimit, me një përcjellje prej shumë personash, me ceremoni mbretërore çifti parakaluan përreth Windsor, ku edhe përshëndën gjithë ata që janë mbledhur për t'i shikuar nga afër.

Mbretëreshë Elizabetë sot ka njoftuar se Harry dhe Meghan do të kenë titujt Duka dhe Dukesha e Suxxes-it, tituj që nuk ishin përdorur prej vitesh.

The post Dasma mbretërore përmes fotografive appeared first on Ekonomia Online.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more