Skip to main content

“Marseille 0-3 Atletico, notat e lojtarëve të finales së EL” plus 9 more Telegrafi Futboll

“Marseille 0-3 Atletico, notat e lojtarëve të finales së EL” plus 9 more Telegrafi Futboll


Marseille 0-3 Atletico, notat e lojtarëve të finales së EL

Posted: 16 May 2018 02:57 PM PDT

Atletico Madridi fitoi në finalen e Ligës së Evropës ndaj Marseilles me rezultat 0-3.

Golat për skuadrën spanjolle i shënuan Antoine Griezmann (21′, 49′) dhe Gabi (89′).

Lojtari i ndeshjes normalisht që ishte Griezmann, ndërsa vlen të theksohet edhe Koke me dy asistime.

Antoine Griezmann gjatë finales ndaj Marseilles (Foto: Getty Images)

Por, gjithashtu dhe Gabi, Lucas Hernandez e Saul Niguez.

Për skuadrën franceze më i miri ishte Bouna Sarr, Andre-Frank Zambo Anguissa dhe Lucas Ocampos.

Ndërsa më poshtë keni notat e lojtarëve:

Maseille:

Atletico:

The post Marseille 0-3 Atletico, notat e lojtarëve të finales së EL appeared first on Telegrafi.

Griezmann: Kam fituar dy trofe, shpresoj të fitoj më shumë

Posted: 16 May 2018 02:50 PM PDT

Atletico Madridi ka arritur të fitojë trofeun e Europa League pas një paraqitje të shkëlqyer në Lyon.

Dominoi Antoine Griezmann i cili realizoi dy gola në këtë përballje ku Los Colchoneros triumfuan me lehtësi.

“Unë u largova nga shtëpia kur isha 14 vjeç sepse kam dashur të fitoj trofe, ky është trofeu im i dytë pas Superkupës dhe shpresoj se do të vijnë më shumë”, u shpreh Griezz për BeIN Sports pas vërshëllimës finale.

Lajmet e fundit nga Atletico Madridi Lajmet e fundit nga Atletico Madridi

Marseille gaboi në golin eaprë të francezit, teksa Griezmann thotë se shfrytëzimi i këtyre gabimeve ishte pjesë e planit.

Foto: Getty Images

“Me besim dhe gjakftohtësi”, e përshkroi Griezmann performancën e ekipit të tij.

Antoine Griezmann po lidhet shumë me një kalim te Barcelona.

Atletico Madridi deri tash ka hedhur poshtë se ka një marrëveshje, por lojtari besohet se ka marrëveshje personale me klubin katalanas. /Telegrafi/

The post Griezmann: Kam fituar dy trofe, shpresoj të fitoj më shumë appeared first on Telegrafi.

Fiorentina shfaq interesim me Santonin

Posted: 16 May 2018 02:22 PM PDT

Davide Santon ka zgjuar interesimin e Fiorentinas.

27-vjeçari është nën kontratë me Interin deri në qershorin e 2019, por pritet të largohet gjatë verës për shkak të minutave të pakët në fushë.

Ai ka 15 paraqitje këtë sezon në Serie A, shumica nga banka rezervë.

Santon në tentim për të ndalur Ciro Immobilen (Foto: Getty Images)

Sipas La Repubblica, Fiorentina është e interesuar në Santonin dhe tashmë kanë filluar kontaktet edhe me lojtarin nëpërmjet agjentit të tij, i cili është shok me drejtorin gjeneral të Violas, Pantaleo Corvino.

Interi pagoi 3.7 milionë euro të nënshkruajnë me atë nga Newcaslte Unitedin në vitin 2015.

Santon refuzon Galatasarayn dhe Betisin Santon refuzon Galatasarayn dhe Betisin

Vlen të theksohet se Santon është produkt i akademisë zikaltër.

Në vitin 2011 italiani kaloi te Cesena si shkëmbim me Yuto Nagatomos. /Telegrafi/

 

The post Fiorentina shfaq interesim me Santonin appeared first on Telegrafi.

Trajneri i Kroacisë, Dalic: Është e pamundur të ndalet Messi

Posted: 16 May 2018 01:56 PM PDT

Përzgjedhësi i Kroacisë, Zlatko Dalic, ka thënë se është e pamundur për të gjetur një taktikë të lojës që mund ta ndalë Lionel Messin.

Në muajin e ardhshëm do të nisë Kampionati Botëror, ‘Rusia 2018’, ndërsa Kroacia është në Grupin D, së bashku me Nigerinë, Argjentinën dhe Islandën.

(Foto: Getty Images)

Përfaqësuesja ballkanike do të luajë kundër ekipit nga Amerika Jugore në ndeshjen e dytë grupore, më 21 qershor.

Të gjitha lajmet për RUSIA 2018 Të gjitha lajmet për RUSIA 2018

Para ndeshjes që zhvillohet në Nizhny Novgorod, Dalic ka thënë se skuadra e tij do ta ketë një përballje jashtëzakonisht të vështirë.

“Messi është lojtari më i mirë në botë, nuk është e mundur që ta ndalësh atë”, ka thënë Dalic për Goal.

(Foto: Getty Images)

“Duhet ta pengojmë topin që të mos arrijë te ai, sepse kur ai e pranon topin, është shumë e vështirë që ta ndalësh”, ka shtuar trajneri kroat.

Që nga viti 1998 kur e zuri vendin e tretë në Francë, Kroacia ka dështuar ta kalojë fazën grupore në Kampionatet Botërore (2002, 2006 dhe 2014), ndërsa këtë edicion ka një qëllim të qartë.

“Objektivi ynë është ta kalojmë fazën grupore. Më e rëndësishme për mua është që të arrijmë në të tetën e finales. Pastaj do të jetë më lehtë për ne”, ka deklaruar 51-vjeçari. /Telegrafi/

 

The post Trajneri i Kroacisë, Dalic: Është e pamundur të ndalet Messi appeared first on Telegrafi.

Atletico Madridi nënshtron Marseillen dhe fiton Ligën e Evropës

Posted: 16 May 2018 01:37 PM PDT

Atletico Madridi është kampion i Europa League, pasi në finalen e garës sekondare të UEFA-s e ka mposhtur Olympique de Marseille.

Ndeshja e zhvilluar në Parc Olympique Lyonnais në Decines-Charpieu të Lyonit e që ishte finalja e 47-të me radhë e kësaj gare, përfundoi me rezultat 3-0 për skuadrën spanjolle.

(Foto: Getty Images)

Zhvillohej minuta e 21-të e takimit kur Antoine Griezmann e zhbllokoi rezultatin dhe me epërsi minimale u mbyll pjesa e parë.

Sulmuesi francez realizoi sërish në fillim të pjesës së dytë (49′) falë asistimit nga Koke.

Pa përfunduar takimi, Atletico e gjeti edhe një herë rrjetën përmes Gabit (89′), i cili po ashtu u asistua nga Koke.

(Foto: Getty Images)

Ishte kjo një fitore bindëse e klubit të dytë nga Madridi që arriti të ngrejë një trofe në sezonin 2017/2018.

Ky është trofeu u tretë me radhë për Atletico Madridin në Europa League, pasi e ka fituar edhe në dy raste të mëparshme (në sezonet 2009/2010 dhe 2011/2012). /Telegrafi/

The post Atletico Madridi nënshtron Marseillen dhe fiton Ligën e Evropës appeared first on Telegrafi.

Interi dhe PSG shfaqin interesim për Bardhin

Posted: 16 May 2018 01:29 PM PDT

Enis Bardhi është cak i Interit dhe Paris Saint Germainit, kështu raporton ESPN.

Mesfushori i cili mbush 23 vjet në korrik është nën kontratë me Levanten deri në vitin 2020, me opsion edhe për dy tjerë.

Ai është blerë nga Ujpest FC (Hungari) në verën e 2017 për 1.5 milion euro.

Enis Bardhi duke festuar golin ndaj Barcelonës (Foto: Getty Images)

Vlera e kartonit të Bardhit është shumëfishuar pas nëntë golave dhe një asistimi në 25 ndeshje për ‘Lakuriqët’ këtë sezon.

Së fundmi herë Bardhi shënoi dy gola në fitoren 5-4 ndaj Barcelonës.

Kur vjen puna te golat nga gjuajtjet e lira, Enis Bardhi si Messi e Ronaldinho Kur vjen puna te golat nga gjuajtjet e lira, Enis Bardhi si Messi e Ronaldinho

Me siguri numri i skuadrave të interesuara për shqiptarin që përfaqëson Maqedoninë do të rritet gjatë verës.

Specialiteti i tij janë golat nga gjuajtjet e lira, ai ka shënuar pesë herë nga 16 tentime. /Telegrafi/

The post Interi dhe PSG shfaqin interesim për Bardhin appeared first on Telegrafi.

Interi së shpejti do t’i ofrojë Icardit rritje rroge, por edhe klauzolë

Posted: 16 May 2018 12:43 PM PDT

Interi është i gatshëm t’i ofrojë Mauro Icardit kontratë të re.

Argjentinasi pritet të ketë rrogë vjetore tetë milionë euro dhe një klauzolë 180 milionëshe.

Zikaltrit dëshirojnë të blindojnë yllin e tyre nga ofertat joshëse të Real Madridit, Bayern Munichut, Chelseat dhe Manchester Unitedit.

Icardi para ndeshjes kundër Sassuolos në Giuseppe Meazza (Foto: Getty Images)

Sipas FCInterNews, propozimi i klubit është deri në vitin 2023 dhe rritja e rrogës.

Klauzola e lojtarit aktualisht është 120 milionë euro dhe vlen vetëm për klubet jashtë Italisë.

Nëse Interi nuk arrin të kualifikohet në Ligën e Kampionëve për sezonin e ri, atëherë ai mund të mendojë seriozisht largimin.

Golashënuesit më të mirë në top pesë ligat evropiane Golashënuesit më të mirë në top pesë ligat evropiane

Por, edhe klubi mund ta shesë për shkak të detyrimeve të mundshme në Fair Playn Financiar.

Deri më tani Icardi ka shënuar 28 gola në Serie A. /Telegrafi/

The post Interi së shpejti do t’i ofrojë Icardit rritje rroge, por edhe klauzolë appeared first on Telegrafi.

Formacionet zyrtare: Marseille dhe Atletico zhvillojnë finalen e Europa League

Posted: 16 May 2018 10:39 AM PDT

Në Lyon të Francës, Olympique de Marseille dhe Atletico Madridi zhvillojnë finalen e Ligës së Evropës.

Përballja e sivjetme zhvillohet në Parc Olympique Lyonnais në Decines-Charpieu të Lyonit dhe është finalja e 47-të me radhë e turneut sekondar të klubeve që organizohet nga UEFA.

Ndërsa ky është edicioni i nëntë me radhë prej se është riemëruar nga Kupa UEFA në Europa League.

Për të arritur në finale, skuadra franceze e eliminoi Salzburgun, kurse ekipi spanjoll u tregua më i fortë se Arsenali.

Trajnerët Rudi Garcia dhe German Burgos (pasi Diego Simeone është i pezulluar) i kanë përgatitur formacionet dhe taktikat për këtë ndeshje të rëndësishme.

Formacioni zyrtar i Marseille: Mandanda, Sarr, Rami, Luiz Gustavo, Amavi; Sanson, Anguissa; Thauvin, Payet, Ocampos; Germain.

Formacioni zyrtar i Atletico Madridit: Oblak, Vrsaljko, Gimenez, Godin, Lucas, Saul, Gabi, Thomas, Koke, Griezmann, Costa.

Fituesi i kësaj finaleje do të luajë në Superkupën e UEFA-s kundër fituesit të Ligës së Kampionëve dhe po ashtu siguron pjesëmarrjen në edicionin e ardhshëm të (2018/2019) në garën më të madhe evropiane për klube. /Telegrafi/

The post Formacionet zyrtare: Marseille dhe Atletico zhvillojnë finalen e Europa League appeared first on Telegrafi.

Prishtina, Drita dhe Liria dënohen me gjoba nga Komisioni Disiplinor

Posted: 16 May 2018 10:33 AM PDT

Komisioni disiplinor i shkallës së parë në mbledhjen e mbajtur të mërkurën (16 maj) i ka shqyrtuar procedurat e hapura disiplinore nga mbledhja e kaluar si dhe inicimet  e filluara nga ana e komisioneve të garave pas përfundimit të ndeshjeve nga jave e fundit (të zhvilluara me datë 12 dhe 13 maj) dhe për të njëjtat duke iu referuar raporteve zyrtare konform Dispozitave të Rregullores Disiplinore ka sjellë disa vendime.

Në bazë të këtyre vendimeve, KF Prishtina është dënuar me gjobë prej 2.000 eurosh “për manifestim të sjelljeve josportive nga ana e simpatizuesve të saj (fyerjet në kor drejtuar organeve të Federatës së Futbollit të Kosovës dhe vet Federatës – minutat; 38 dhe 90+4)” në ndeshjen kundër Lirisë.

Me gjobë prej 2.000 eurosh është dënuar edhe Drita “për lëshime në organizimin e ndeshjes” kundër Trepçës ’89 (“raportet e zyrtarëve; pas përfundimit të pjesëlojës së parë  disa persona konfrontohen me lojtarët  dhe shtabin teknik të ekipit mysafir njëherit edhe tentojnë ta sulmojnë përfaqësuesin zyrtar të klubit të futbollit Trepça 89 nga Mitrovica, z. Arsim Islami, por falë reagimit të shpejtë të policisë  sulmi mbetet si tentativë”).

Ndërsa Liria është dënuar me 1.500 euro “për lëshime në organizimin e ndeshjes (hedhje e gjësendeve në fushë, shisheve plastike PVC pas shënimit të golit nga ana e mysafirëve – rasti recidiv)” në ndeshjen ndaj Prishtinës.

Të gjitha lajmet nga Superliga e Kosovës Të gjitha lajmet nga Superliga e Kosovës

Më poshtë janë vendimet e plota të Komisionit Disiplinor

Komisioni disiplinor i shkallës së parë në mbledhjen e mbajtur me datë 16.05.2018 – ditë e mërkurë ora 12:00, shqyrtoi procedurat e hapura  disiplinore nga mbledhja e kaluar si dhe inicimet  e filluara nga ana e komisioneve të garave pas përfundimit të ndeshjeve nga jave e fundit të zhvilluara me datë 12-13.05.2018  dhe për të njëjtat duke iu referuar raporteve  zyrtare, konform Dispozitave të Rregullores Disiplinore sjelli këto;

V E N D I M E

KF " BEHARI " nga Vitomirica, në procedurë të hapur nga ana e komisionit disiplinor për shkelje të akteve normative të Federatës së Futbollit të Kosovës – Rregullores së garave dhe të  disiplinës (për aktivizim të lojtarit të paidentifikuar në vend të lojtarit të paqenë) në ndeshjen e javës së; XXX-të të Ligës së Dytë të Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve, grupi A; BEHARI – GRYKA, e zhvilluar në Vitomiricë të Pejës (raportet e zyrtare dhe deklaratat plotësuese nga ana e klubit të futbollit "Behari" nga Vitomirica);

DËNOHET

Me të holla  në shumë prej; 1000  euro (njëmijë) në bazë të rregullores disiplinore neni  63 paragrafi 1 pika 9. Afati i pagimit të dënimit të shqiptuar në të holla është  15 ditë nga data e sjelljes së këtij vendimi – publikimit të tij në faqen zyrtare të Federatës së Futbollit të Kosovës datë  16.05.2018, respektivisht nga data e pranimit të tij.

 MIFTAR  RAMA; kryetrajner në klubin e futbollit " BEHARI " nga Vitomirica e Pejës  në procedurë të hapur nga mbledhja e kaluar për mashtrim dhe sjellje  në lajthitje  të komisionit dhe personit zyrtar në rastin e aktivizimit të lojtarit të pa identifikuar në emër të lojtarit të paqenë në ndeshjen e javës së  XXX-të të Ligës së Dytë të Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve grupi; A; BEHARI – GRYKA, e zhvilluar në Vitomiricë të Pejës (raportet e zyrtarëve dhe deklarata  plotësuese e trajnerit në procedurë);

DËNOHET

Me të holla në shumë prej; 200  euro (dyqind) në bazë të rregullores disiplinore, neni 63 paragrafi 1 pika 8. Afati i pagimit të dënimit të shqiptuar në të holla është 15 ditë nga data e sjelljes së këtij vendimi – publikimit të tij në faqen zyrtare të Federatës së Futbollit të Kosovës, respektivisht nga data e pranimit të tij.

ASMIR  ZEKIQ; përfaqësues zyrtar i klubit të futbollit  "BEHARI" nga Vitomirica e Pejës  në procedurë të hapur disiplinore nga ana e komisionit  të garave për lëshim si përfaqësues zyrtar në aktivizimin dhe paraqitjen e lojtarëve me të drejtë loje në ndeshjen e javës së; XXX-të të Ligës së Dytë të Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve grupi; A  BEHARI – GRYKA, e zhvilluar në Vitomiricë të Pejës  (raportet e zyrtarëve dhe deklaratat plotësuese)

DËNOHET

Me ndalesë të kryerjes së funksioneve zyrtare në klub në kohëzgjatje për; 1 (një) vit  për të gjitha ndeshjet zyrtare të organizuara  nga ana e  Federatës së Futbollit të Kosovës si dhe funksioneve tjera, në bazë të Rregullores Disiplinore neni  63 paragrafi 1 pika 8.

KF " PRISHTINA"  nga Prishtina në procedurë të inicuar disiplinore nga ana e Komisionit të Garave, për manifestim të sjelljeve josportive nga ana e simpatizuesve të saj (fyerjet në kor drejtuar organeve të Federatës së Futbollit të Kosovës dhe vet Federatës – minutat; 38 dhe 90+4) në ndeshjen e javës së; XXXII-të të Vala Superligës së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve; LIRIA – PRISHTINA 0:1  e zhvilluar me 11.08.2018 në stadiumin " Përparim Thaqi " në Prizren (raportet e zyrtarëve)

DËNOHET

Me të holla në shumë prej; 2000 euro (dymijë) në bazë të rregullores disiplinore neni 40 paragrafi 1 pika 3. Afati i pagimit të dënimit të shqiptuar është 15 ditë nga data e sjelljes së këtij vendimi – publikimit të tij në faqen zyrtare të Federatës së Futbollit të Kosovës datë 16.05.2018, respektivisht nga data e pranimit të tij.

KF "LIRIA" nga Prizreni në procedurë të inicuar disiplinore nga ana e Komisionit të Garave, për lëshime në organizimin e ndeshjes (hedhje e gjësendeve në fushë, shisheve plastike PVC pas shënimit të golit nga ana e mysafirëve – rasti recidiv) në  ndeshjen e javës së; XXXII-të  të Valasuperligës së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve; LIRIA – PRISHTINA  0:1 e zhvilluar me datë 11.05.2018 në stadiumin " Përparim Thaqi " në Prizren (raportet zyrtare)

DËNOHET

Me të holla në shumë prej; 1500  euro ( njëmijë e pesëqind) në bazë të Rregullores disiplinore neni 40 paragrafi 1 pika 3 . Afati i pagimit të dënimit të shqiptuar në të holla është 15 ditë nga data e sjelljes së këtij vendimi – publikimit të tij në faqen zyrtare të Federatës së Futbollit të Kosovës datë 16.05.2018 – respektivisht nga data e pranimit të tij.

KF "DRITA" nga Gjilani në procedurë të inicuar disiplinore nga ana e Komisionit të Garave, për lëshime në organizimin e ndeshjes së javës së XXXII-të të Vala Superligës së Kosovës në futboll për kategorimnë e seniorëve; DRITA – TREPÇA '89 e zhvilluar me 11.05.2018 në stadiumin e qytetit në Gjilan (raportet e zyrtarëve; pas përfundimit të pjesëlojës së parë  disa persona konfrontohen me lojtarët  dhe shtabin teknik të ekipit mysafir njëherit edhe tentojnë ta sulmojnë përfaqësuesin zyrtar të klubit të futbollit " Trepça 89 " nga Mitrovica, z. Arsim Islami, por falë reagimit të shpejtë të policisë  sulmi mbetet si tentativë)

DËNOHET

Me të holla në shumë prej; 2000  euro (dymijë) në bazë të Rregullores disioplinore neni  40 paragrafi 1 pika 3. Afati i pagimit të dënimit të shqiptuar në të holla është 15 ditë nga data e sjelljes së këtij vendimi – publikimit  në faqen zyrtare të Federatës së Futbollit të Kosovës datë  16.05.2018 , rrespektivisht nga data e pranimit të tij.

FAIK  VUÇITERNA; trajner në klubin e futbollit "RAHOVECI" nga Rahoveci , në procedurë të inicuar disiplinore nga ana e komisionit të garave, për manifestim të sjelljeve josportive  (ofendime drejtuar treshes  së gjyqtarëve, organeve të FFK-së  dhe i njëjti pas përfundimit të takimit fyen rënd delegatin e  zyrtar) në ndeshjen e javës së ; XXIX-të të Ligës së Parë të Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve; DUKAGJINI – RAHOVECI  3:3 e zhvilluar  me datë 13.05.2018  në stadiumin e qytetit në Klinë (raportet zyrtare)

DËNOHET

Me të holla në shumë prej; 100  euro (njëqind) në bazë të Rregullores disiplinore neni 40 paragrafi 1 pika 3. Afati i pagimit të dënimit të shqiptuar në të holla është 15 ditë  nga data e sjelljes së këtij vendimi – publikimit në faqen zyrtare të Federatës së Futbollit të Kosovës datë 16.05.2018, respektivisht nga data e pranimit të tij.

EURON  HYSENI; lojtar i klubit të futbollit  "HAJVALIA" nga Hajvalia me numër të ID kartelës  010718M98 dhe licencuar në Federatën e Futbollit të Kosovës me numër të fanellës  1, në procedurë të inicuar disiplinore nga ana e komisionit të garave , për sjellje josportive (ofendime  drejtuar gjyqtarit kryesor  dhe organeve të FFK-së ) në ndeshjen e javës së ; XXIX-të të Ligës së Parë të Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve ; TREPÇA – HAJVALIA  4:0 e zhvilluar me datë  13.05.2018 në stadiumin olimpik " Adem Jashari " në Mitrovicë ( raportet zyrtare nga ndeshja e zhvilluar )

DËNOHET

Me ndalesë loje për ; 2 ( dy ndeshje zyrtare sipas radhës të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës  në bazë të Rregullores disiplinore neni 38 paragrafi 3.

FITIM  HOTI; lojtar i klubit të futbollit "LUGU I BARANIT"  nga Lugi i Baranit  me numër të ID kartelës  005890M90 dhe licencuar  në Federatën e Futbollit të Kosovës me numër të fanelës sportive; 14, në procedurë të inicuar disiplinore nga ana e komisionit të garave, për ndëshkim me karton të kuq ( kundërshtim në vendimin e gjyqtarit) në ndeshjen e javës së; XXXI-të të Ligës së dytë të Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve ; RATKOCI – LUGU  I BARANIT  e zhvilluar në Ratkocme datë 05.05.2018 ( raportet e zyrtarëve)

DËNOHET

Me ndalesë loje për; 2 (dy) ndeshje zyrtare sipas radhës të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës në bazë të rregullores disiplinore neni 39 paragrafi 3.

JASIN   VEHBIU; lojtar i klubit të futbollit  "OPOJA" nga Opoja  me numër të ID kartelës 001588M90 dhe licencuar në Federatën e Futbollit të Kosovës me numër të fanelës sportive; 14 në procedurë të inicuar disiplinore nga ana e komisionit  të garave, për ndëshkim me karton të kuq (start i plaejuar në lojtarin kundërshtar) në ndeshjen e javës së; XXXI-të Ligës së Dytë të Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve  grupi; A; DARDANËT – OPOJA, e zhvilluar me datë  09.05.2018 në Gjakovë (raportet e zyrtare)

DËNOHET

Me ndalesë loje për; 2 (dy) ndeshje zyrtare sipas radhës të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës në bazë të Rregullores disiplinore neni 39 paragrafi 3.

SHKËLZEN  BYTYQI; lojtar i klubit të futbollit  "DEJNI" nga Dejni me numër të ID kartelës; 003444M98 dhe licencuar në Federatën e Futbollit të Kosovës me numër të fanellës 1, në procedurë të inicuar disiplinore nga ana e komisionit të garave , për ndëshkim me karton të kuq (sjellje josportive) në ndeshjen e javës së ; XXXI-të të Ligës së dytë të Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve grupi; A; DEJNI – DEQANI, e zhvilluar me datë  09.05.2018 në Ratkoc (raportet zyrtare)

DËNOHET

Me ndalesë loje për 2 (dy) ndeshje zyrtare sipas radhës të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës, në bazë të rregullores disiplinore neni 39 paragrafi 3.

KF "RINIA" nga Miradia e  Fushë Kosovës  në procedurë të inicuar disiplinore nga ana e komisionit të garave, për tërheqje të ekipit  nga loja  në ndeshjen e rregullt të javës së ; XXVII-të të Ligës së dytë të Kosovës në futboll për kategorinë e seniorve; LEPENCI – RINIA  e zhvilluar me datë 10.05.2018  në Kaçanik ( raportet zyrtare ) i

HAPET  PROCEDURA  DISIPLINORE

Deri në kompletimin e lëndës ( grumbullimin e provave dhe vendimin përfundimtar të komisionit). Kërkohet deklarata plotësuese nga zyrtaret e klubit të futbollit " RINIA " për tërheqje të ekipit nga ndeshje. Afati datë 18.05.2018 (Rregullorja disiplinore neni 32 paragrafi 1).

ISMET  REÇICA; zyrtar i klubit të futbollit "RINIA" nga Miradia e Fushë Kosovës në procedurë të inicuar disiplinore nga ana e komisionit të garave, për tërheqje të  ekipit – lojtarëve nga loja gjatë zhvillimit të ndeshjes së javës së; XXVII-të të Ligës së dytë të Kosovës në futboll për kategorinë seniorëve; LEPENCI  – RINIA e zhvilluar më datë 10.05.2018 në Kaçanik ( raportet zyrtare )

DËNOHET

Me ndalesë të kryerjes së funkcioneve në klub në kohëzgjatje për; 1 (një) vit për të gjitha ndeshjet zyrtare të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës, në bazë të Rregullores disiplinore neni 53 paragfai 1 pika 1.

ISA  BREZNICA; kryetrajner në klubin e futbollit "RINIA"  në procedurë të inicuar disiplinore nga ana e komisionit të garave, si pjesëmarrës në tërheqjen e lojtarëve nga fusha e lojës  gjatë zhvillimit të ndeshjes së javës së; XXVII-të të Ligës së dytë të Kosovës në futboll për kategorimnë e seniorëve; LEPENCI – RINIA e zhvilluar me datë 10.05.2018 në Kaçanik (raportet zyrtare) i

DËNOHET

Me të holla në shumë prej; 200  euro (dyqind) në bazë të Rregullores disiplinore neni  40 paragrafi 1 pika 3. Afati i pagimit të dënimit të shqiptuar në të holla është 15 ditë nga data e sjelljes së këtij vendimi – publikimit të tij në faqen zyrtare të Federatës së Futbollit të Kosovës datë 16.05.2018, rrespektivisht nga data e pranimit të tij.

KF " LUFTETARI " nga Brekoci, në procedurë të inicuar disiplinore nga ana e komisionit të garave, për mosparaqitje në fushë për të zhvilluar ndeshjet ne javën e;  XXIX-të të Ligës së dytë të Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve LUFTETARI  – DEJNI   dhe ndeshjen e javës së ; XXX-të  ISTOGU – LUFTETARI (pa arsye  nuk është paraqitur në dy ndeshje të garave  të përhershme kampionale  në vitin e njejtë garues 2017-2018 dhe me këtë ka shkelur nenin 54 të Rregullores disiplinore ;

DËNOHET

Me të holla në shumë prej; 1000  euro (njëmijë) në bazë të Rregullores disiplinore neni  54 paragrafi 1 pika .1. Afati i pagimit të dënimit të shqiptuarnë të holla është 15 ditë nga data e sjelljes së këtij vendimi – publikimit të tij në faqen zyrtare të Federatës së Futbollit të Kosovës , rrespektivisht  nga data e pranimit të tij.

SABRI  DERMAKU; delegat i Federatës së Futbollit  të Kosovës për vëzhgimin e ndeshjeve të Ligës së dytë dhe kategorive të reja, në procedurë të inicuar disiplinore  nga ana e komisionit të garave, për lëshime në kryerjen e detyrës së delegatit në ndeshjën e javës së ; së XXVIII-të të Ligës së dytë të Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve; ULPIANA –  TEFIK  ÇANGA  e zhvilluar me datë 13.05.2018 në Kaqanik  raportet zyrtare)

DËNOHET

Me ndalesë  në kryerjen e detyrës së delegatit në kohëzgjatje për; 3 (tre) muaj  për të gjitha ndeshjet zyrtare  të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës  në bazë të Rregullores disiplinore neni 78 paragrafi 1 pika 1.

BEDRI  BRAHIMI ; lojtar i klubit të futbollit "TEFIK  ÇANGA" nga  Tërni  me numër të ID kartelës  005877M87 dhe licencuar në Federatën e Futbollit të Kosovës me numër të fanelës sportive  87 në procedurë të inicuar disiplinore nga ana e komisionit të garave , për ndëshkim me karton të kuq ( fyerje e gjyqtarit kryesor ) në ndeshjën e javës së  XXVIII-të të Ligës së dytë  të Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve; ULPIANA – TEFIK  ÇANGA e zhvilluar  me datë  13.05.2018  në Lipjan  ( raportet zyrtare )

DËNOHET

Me ndalesë loje për; 2 ( dy ) ndeshje zyrtare sipas radhës të organizura nga ana e Federatës së  Futbollit të Kosovës , në bazë të Rregullores disiplinore neni 39 paragrafi 3.

SADAT  BUNJKAU; trajner në klubin e futbollit të femrave "BAZELI 2015" nga Kaqaniku, në procedurë të inicuar disiplinore nga ana e komisionit të garave, për manifestim të sjelljeve josportive  (ofendime dhe tentim për sulm fizik ndaj gjyqtarit kryesor  DRITON  PRENIQI) në ndeshjen e javës së ; XI-të të Ligës së futbollit të femrave  për grupmoshat e reja U-16; KFF  "BAZELI" –  KFF "MITROVICA"  e zhvilluar me datë 13.05.2018 në Kaçanik (raportet zyrtare)

DËNOHET;

Me të holla në shumë prej; 100  euro (njëqind) në bazë të rregullores disiplinore nenin 40 paragrafi 1 pika 3. Afati i pagimit të dënimit të shqiptuar në të holla është 15 ditë nga data  e sjelljes së këtij vendimi – publikimit  të tij në faqen zyrtare të Federatës së Futbollit të Kosovës datë 16.05.2018, respektivisht nga data e pranimit të tij ( Rregullorja disiplinore neni  11 paragrafi 3)

KËSHILLA  JURIDIKE

Pala e pakënaqur  në këto vendime ka të drejtë ankese drejtuar Komisionit për ankesa të shkallës së dytë në afatin kohor prej 8 ( tetë ) ditëve nga data e sjelljes së këtij vendimi – publikimit në faqen zyrtare të Federatës së Futbollit të Kosovës datë 16.05.2018, respektivisht nga data e pranimit të tij. Ankesa e ushtruar nga ana e palës së ankimuar nuk e ndalon ekzekutimin e vendimit.

Prishtinë, datë 16.05.2018                                                                                               Kryetari,  Dukagjin  Zefi

The post Prishtina, Drita dhe Liria dënohen me gjoba nga Komisioni Disiplinor appeared first on Telegrafi.

Çfarë ka ndodhur më pas? Formacioni i Marseille në finalen e 2004 ndaj Valencias

Posted: 16 May 2018 10:28 AM PDT

Në 2003/04 Olympique Marseille pothuajse fitoi Kupën e UEFA-s, që tani quhet Liga e Evropës.

Por, skuadra e Ligue 1 nuk arriti pasi u mund në finale nga Valencia me rezultat 2-0.

14 vjet më vonë, Marseille gjendet në një tjetër finale ndaj një tjetër kundërshtari spanjoll, por nuk do ta ketë aspak lehtë. Bëhet fjalë për Atletico Madridin e Diego Simeones.

Kthehemi te finalja e vitit 2004, ajo ishte një pikë e rëndësishme për lojtarët e klubit francez. Më poshtë keni ecurinë e karrierës së tyre pas kësaj ndeshje:

Portier: Fabien Barthez

Foto: Getty Images

Paraqitjet për Marseille: 106 (1992/93 – 94/95) dhe  (2003/04 – 2005/06)

Karriera pas Marseilles: Nantes

Mbrojtës i djathtë: Habib Beye

Foto: Getty Images

Paraqitjet për Marseillen: 174

Karriera pas Marseilles: Newcastle, Aston Villa dhe Doncaster Rovers

Qendërmbrojtës: Abdoulaye Meite

Foto: Getty Images

Paraqitjet për Marseillen: 152

Karriera pas Marseilles: Bolton, West Brom, Dijon, FC Honka, Doncaster Rovers, OFI Crete, Ross County, Seinäjoen Jalkapallokerho, Newport County, FC Lusitanos

Qendërmbrojtës: Demetrius Ferreira

Foto: Getty Images

Paraqitjet për Marseillen: 59

Karriera pas Marseilles: Troyes, Al-Rayyan Club

Mbrojtës i majtë: Manuel Dos Santos

Foto: Getty Images

Paraqitjet për Marseillen: 121

Karriera pas Marseilles: Benfica, Monaco, Strasbourg

Mesfushor qendror: Mathieu Flamini

Foto: Getty Images

Paraqitjet për Marseillen: 24

Karriera pas Marseilles: Arsenal, AC Milan, Crystal Palace dhe Getafe

Mesfushor qendror: Brahim Hemdani

Foto: Getty Images

Paraqitjet për Marseillen: 122

Karriera pas Marseilles: Rangers

Mesfushor: Sylvain N'Diaye

Foto: Getty Images

Paraqitjet për Marseillen: 62

Karriera pas Marseilles: Levante, CD Tenerife (loan), Stade Reims and AS Cannes

Mesfushor: Camel Meriem

Foto: Getty Images

Paraqitjet për Marseillen: 49

Karriera pas Marseilles: Monaco, Aris, Arles-Avignon, Nice, Apollon Limassol dhe AS Monaco III

Sulmues: Didier Drogba

Foto: Getty Images

Paraqitjet për Marseillen: 55

Karriera pas Marseilles: Chelsea, Shanghai Shenhua, Galatasaray, Chelsea, Montreal Impact dhe Phoenix Rising

Sulmues: Steve Marlet

Foto: Getty Images

Paraqitjet për Marseillen: 54

Karriera pas Marseilles: Wolfsburg, Lorient, Aubervilliers dhe Crvena Zvezda.

/Telegrafi/

The post Çfarë ka ndodhur më pas? Formacioni i Marseille në finalen e 2004 ndaj Valencias appeared first on Telegrafi.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more