Skip to main content

“Lazio – Inter: Formacionet e mundshme të duelit që dërgon në LK” plus 9 more Telegrafi Futboll

“Lazio – Inter: Formacionet e mundshme të duelit që dërgon në LK” plus 9 more Telegrafi Futboll


Lazio – Inter: Formacionet e mundshme të duelit që dërgon në LK

Posted: 19 May 2018 03:19 PM PDT

Këtë të diel përfundon sezoni 2017/18 në Serie A.

Në xhiron e fundit përballen Interi e Lazio dhe për të dy skuadrat është një ndeshje e rëndësishme.

Kjo ndeshje luhet për një vend që dërgon në Ligën e Kampionëve, vendasve iu duhet vetëm një barazim, kurse mysafirëve fitorja.

Luis Alberto me shumë mundësi nuk do të luajë për shkak të lëndimit (Foto: Getty Images )

Për skuadrën nga qyteti i Romës pritet të kthehet nga minuta e parë Ciro Immobile, ndërsa Stefan de Vrij me shumë mundësi do jetë startues.

Te zikaltrit kthehet Roberto Gagliardini, por me shumë mundësi nuk do të luajë, ndërsa më poshtë keni formacionet e mundshme:

Lazio (3-5-2): Strakosha; Luiz Felipe, De Vrij, Radu; Marusic, Murgia, Lucas Leiva, Milinkovic Savic, Lulic; Anderson, Immobile.

Inter (4-2-3-1): Handanovic; Cancelo, Skriniar, Miranda, D’Ambrosio; Vecini, Brozovic; Candreva, Rafinha, Perisic; Icardi. /Telegrafi/

The post Lazio – Inter: Formacionet e mundshme të duelit që dërgon në LK appeared first on Telegrafi.

Zyrtare: Bledi Shkëmbi largohet nga Liria e Prizrenit

Posted: 19 May 2018 02:54 PM PDT

Trajneri nga Shqipëria, Blendi Shkëmbi ka konfirmuar largimin e tij nga ekipi prizrenas, Liria.

Shkëmbi erdhi në fillim të sezonit te Liria dhe pati një sezon të mirë, duke qëndruar në pjesën e epërme të tabelës për shumicën e sezonit.

Dy të mbijetuarit e vetëm në Superligë Dy të mbijetuarit e vetëm në Superligë

Megjithatë, problemet financiare të ekipit prizrenas bënë që fundi i sezonit të mos jetë edhe aq i mirë dhe Liria të përfundoj në pozitën e shtatë me 48 pikë, por me pikët të barabarta me vendin e pestë dhe të gjashtë.

Këto probleme bënë që Shkëmbi të ofrojë dorëheqjen gjashtë apo shtatë ndeshje para fundit, por e cila nuk u pranua nga kryesia.

Tani pas përfundimit të sezonit, trajneri shqiptar ka konfirmuar që përfundimisht ka ndarë rrugët me Lirinë.

Flm @mirsadcollaku @toni_armafix per mundesin qe me ofruat per te drejtuar Lirin e Prizrenit#e nisa si trainer dhe po largohem si qytetar i nje qyteti ku mikritja dhe respekti me kan ber te ndihem i vecant#LIRIA ishte nje pervoj e mrekullueshme…per mua nuk esht nje lamtumir por nje mirupafshim#Hera e par nuk harohet kurr#nje FLM per stafin dhe futbollistet e mij me te cilet kam kaluar momente shum te bukura si dhe me kan ndihmuar ta kem@me te leht kete eksperienc te pare…#@irisselimi#@bekimbakaj#@blerimzherka# @albanshala04 @edvanbakaj @stefankocev22 @eltonbasriu5_ @endrivrapi @vigan4 @besartislamaj @ervis_kaja_29 @daviddomgjoni6 @jetmirsefa @alushgavazaj @ronnigashi @meriton_korenica @ilirmustafa10 @kristi_kote_ @zekamevlan @qenndrimgashi11 @arturmagani @toungara34 @zenelgavazaj27

A post shared by Bledi Shkembi 10 (@bledishkembi) on

Shkëmbi i ka falënderuar kryesinë e klubit për mundësinë e ofruar për të drejtuar së pari herë një skuadër dhe lojtarët për punën e bërë.

 

Shkëmbi konfirmon negociatat me Feronikelin Shkëmbi konfirmon negociatat me Feronikelin

Ish-legjenda e futbollit shqiptar ka thënë se largohet nga një qytet ku e kanë respektuar shumë dhe e kanë bërë të ndihet i veçantë.

Gjithashtu Shkëmbi ka thënë se kjo nuk është një lamtumirë, por një mirupafshim duke shpresuar se në një të ardhme do ta drejtoj përsëri Lirinë. /Telegrafi/

The post Zyrtare: Bledi Shkëmbi largohet nga Liria e Prizrenit appeared first on Telegrafi.

Villarreal 2-2 Real Madrid, notat e lojtarëve

Posted: 19 May 2018 02:14 PM PDT

Real Madridi ka barazuar me rezultat 2-2 në udhëtimin e tyre te Villarreali.

Mbretërit nuk kanë mundur ta mbyllin sezonin me fitore, pasi kanë barazuar me Villarrealin në javën e fundit të sezonit 2017/18 në La Liga.

Golat në këtë ndeshje u shënuan nga Roger Martinez (79′) dhe Samu Castillejo (85′) për vendasit, ndërsa Gareth Bale (11′) dhe Cristiano Ronaldo (32′) për Realin.

Real Madridi e mbyll sezonin në La Liga me barazim ndaj Villarrealit Real Madridi e mbyll sezonin në La Liga me barazim ndaj Villarrealit

Lojtari më i vlerësuar i ndeshjes ishte Rodrigo Hernandez, i cili u vlerësua me notë 7.8.

Në anën tjetër, nota më e ulët shkoi për mesfushorin e vendasve, Javi Feugo, që u notua me 6.1. /Telegrafi/

Villarreal: 

Dështuan edhe Unal e Fornals

Real Madrid: 

Paraqitje të mirë patën Benzema, Ronaldo dhe Kroos

 

The post Villarreal 2-2 Real Madrid, notat e lojtarëve appeared first on Telegrafi.

Real Madridi e mbyll sezonin në La Liga me barazim ndaj Villarrealit

Posted: 19 May 2018 01:34 PM PDT

Real Madridi nuk ka mundur të shkoj më shumë se një barazim 2-2 në udhëtimin e tyre te Villarreali në javën e fundit të sezonit 2017/18 në La Liga.

Pjesa e parë e ndeshjes i takoi në tërësi mysafirëve të Real Madridit, të cilët arritën të shënojnë edhe dy gola.

Goli i parë i ndeshjes erdhi në minutën e 11-të dhe kishte për autor Gareth Bale, i cili i kaloi Mbretërit në epërsi 0-1.

Gareth Bale (Getty Images)

Listës së shënuesve iu shtua edhe Cristiano Ronaldo (32′), i cili shënoi nga afërsia për 0-2 pas asistimit të Marcelos.

Cristiano Ronaldo (Getty Images)

Në pjesën e dytë, ishte Villarreali që ngiri nivelin e lojën dhe arriti të shënoj dy gola.

I ngushtimit të epërsisë 1-2 erdhi në minutën e 79-të me shënues Roger Martinezin, ndërsa në minutën e 85-të ishte Samu Castillejo që barazoi 2-2.

Duel gjatë ndeshjes (Getty Images)

Deri në fund të takimit pati edhe raste tjera për gol, por në fund skuadrat u ndan në paqe, pra barazim 2-2.

Kështu, Real Madridi e përfundon kampionatin në vendin e tretë me 78 pikë, ndërsa Villarreali në të pestin me 61 pikë. /Telegrafi/

 

The post Real Madridi e mbyll sezonin në La Liga me barazim ndaj Villarrealit appeared first on Telegrafi.

Eintracht Frankfurt triumfon në finale të DFB Pokal, Bayerni mposhtet nga trajneri i tyre i ardhshëm

Posted: 19 May 2018 01:09 PM PDT

Eintracht Frankfur ka befasuar të gjithë duke mposhtur Bayern Munichun në finale të DFB Polak me rezultat 1-3.

Bavarezët ishin më të mirë, por skuadra e Niko Kovac (kroati do të jetë trajner i Bayernit në sezonin e ardhshëm) ishte e vendosur në mënyrë të mirë dhe nuk lejoi shumë hapësira.

Ishte Robert Lewandowski që i rrezoi në këtë takim në minutën e nëntë, por mysafirët iu përgjigjën me gol pas dy minutash.

Autor i golit të parë në finale ishte Ante Rebic, i cili u asistua nga Kevin Prince Boateng.

Lewandowski barazoi rezultatin në minutën e 53-të, i asistuar nga Joshua Kimmich.

Fitorja për Eintracht Frankfurt erdhi nga Rebic, që shënoi edhe një herë në minutën e 82-të.

Ndërsa në minutat shtesë shënoi edhe Mijat Gacinovic.

Vlen të theksohet se Frankfurti ishte edhe në finalen e sezonit të kaluar, por kishte humbur nga Borussia Dortmundi me rezultat 1-2.

Ky ishte titulli i pestë për Eintracht Frankfurtin, ndërsa Bayerni ka 18. /Telegrafi/

The post Eintracht Frankfurt triumfon në finale të DFB Pokal, Bayerni mposhtet nga trajneri i tyre i ardhshëm appeared first on Telegrafi.

Gjendja e stadiumit ‘Shahin Haxhiislami’ para ndeshjes më të madhe të vitit Prishtina-Drita

Posted: 19 May 2018 12:52 PM PDT

Prishtina dhe Drita do të luajnë mes vete në ndeshjen e javës së fundit së sezonit 2017/18 në Superligës e Kosovës në futboll.

Klubi kryeqytetas është nikoqir i gjilanasve të Dritës në ndeshjen e vlefshme për javën e 33-të të Superligës së Kosovës.

Kjo ndeshje do të jetë sikurse një finale, pasi është hera e parë që dy skuadra vendosin titullin kampion në gjiron e fundit.

Si u bë që ndeshja e fundit Prishtina-Drita ta vendos titullin e kampionit në Vala Superligën e Kosovës Si u bë që ndeshja e fundit Prishtina-Drita ta vendos titullin e kampionit në Vala Superligën e Kosovës

Megjithatë, kjo ndeshja sikurse shumica e ndeshjeve me Prishtinën si vendas, do të zhvillohet në stadiumin ‘Shahin Haxhiislami’ në Pejë.

Radiotelevizioni Dukagjini ka bërë një reportazh në lidhje me gjendjen dhe situatën e stadiumin të Pejës, aty ku do të zhvillohet ndeshja e sezonit.

Në fillim të reportazhit është fokusuar njëra nga hyrjet e stadiumit, e cila mendohet se do të shërbej për hyrjen e skuadrave, zyrtarëve dhe personave VIP.

Njëra nga hyrjet e stadiumit

Tribuna mbi zhveshtore pritet të shërbej për zyrtarë, VIP

Në këtë reportazh terreni shihet se ka një gjendje të mirë para ndeshjes, por jo pjesa pas bankinave dhe portave.

Terreni duket në gjendje superiore

Bankinat dhe vendi i mediave

Tribuna ku pritet të qëndrojnë tifozët vendas Plisat shihen në një gjendje të mirë dhe me ulëse, ndërsa jo e mysafirëve Intelektualëve në një gjende të tmerrshme dhe me dhe.

 

Më poshtë mund t’i shihni disa fotografi të gjendjes së terrenit ‘Shahin Haxhiislami’ të Pejës, aty ku do të zhvillohet ‘finalja e madhe’ mes Prishtinës dhe Dritës. /Telegrafi/

Tribuna qendrore do t’ju takojë Plisave

Ulëset e stadiumit

Pjesa me dhe ku do të vendosen Intelektualët

 

 

 

 

 

The post Gjendja e stadiumit ‘Shahin Haxhiislami’ para ndeshjes më të madhe të vitit Prishtina-Drita appeared first on Telegrafi.

Djali i Buffonit nuk ndalet duket qarë kur babai i tij lëshon fushën

Posted: 19 May 2018 12:43 PM PDT

Gianluigi Buffon ndaj Hellas Veronas luajti ndeshjen e fundit për Juventusin.

Gigi ishte pjesë e Zonjës së Vjetër për 17 sezone dhe interesante ishte fakti se ai u zëvendësua në minutën e 17-të të pjesës së dytë.

Në këtë moment shumë tifozë nuk arritën të mbajnë lotët teksa legjenda e tyre po lëshonte fushën e blertë.

Këtë moment në video e keni nga sekonda 0:54

Lotët nuk arri t’i mbajë as djali i Buffonit, Louis Thomas.

Të pranishëm ishim edhe dy djemtë tjerë Leopoldo Mattia dhe David Lee.

Buffon, lamtumira e një legjende Buffon, lamtumira e një legjende

Buffon është një nga lojtarët më të suksesshëm në futbollin italian dhe pensionimi i tij është një humbje e madhe.

Për largimin e tij normalisht që u emocionuan edhe lojtarët e Juves. /Telegrafi/

The post Djali i Buffonit nuk ndalet duket qarë kur babai i tij lëshon fushën appeared first on Telegrafi.

Dukja e Betim Haxhimusës pas trajtimit mjekësor, ka qepje në fytyrë dhe marramendje

Posted: 19 May 2018 12:17 PM PDT

Betim Haxhimusa ka marrë tretmanin e nevojshëm mjekësor pas lëndimit të pësuar nga tifozët e Vëllaznimit në ndeshjen e fundit të sezonit në Superligë.

Skuadra e Gjilanit ka barazuar pa gola në udhëtimin e tyre jetik tek Vëllaznimi i Gjakovës, në ndeshjen e vlefshme për javën e fundit, atë të 33-tën në Superligën e Kosovës në futboll.

Kjo ndeshje ishte ‘jetë a vdekje’ për ty dyja skuadrat, por në fund ishin ‘Skifterat’ që u gëzuan pasi siguruan mbijetesën, ndërsa gjakovarët do ta kërkojnë atë me anë të barazhit.

Spektaklin në Gjakovë e prishin në fund tifozët vendas duke goditur me gur Haxhimusën, Gjilani siguron Superligën – Vëllaznimi mbetet në barazh Spektaklin në Gjakovë e prishin në fund tifozët vendas duke goditur me gur Haxhimusën, Gjilani siguron Superligën – Vëllaznimi mbetet në barazh

Megjithatë, ndeshja nuk përfundoi si është më së miri dhe pa eksese, pasi në minutat shtesë gjyqtari kryesor Genc Nuza u detyrua ta ndërpres paksa ndeshjen.

Ishin duke u zhvilluar minutat shtesë kur tifozët vendas filluan të gjuajnë gjësende të forta në fushën e lojës, pasi më parë thonë se u provokuan nga lojtari i Gjilanit, Gëzim Rusi.

Ishte sulmuesi ferizajas, Haxhimusa, i cili e pësoi më së keqi pasi u godit me gur në fytyrë nga tifozët e Vëllaznimit.

Haxhimusa në terren pas goditjes nga tifozët e Vëllaznimit

Pas kësaj goditje Haxhimusa u mbush i tëri me gjak dhe ekipet mjekësore të skuadrave intervenuan për t’ia mbyllur plagën dhe pastaj e dërguan në qendrën mjekësore të qytetit të Gjakovës.

Sulmuesi i Gjilanit në spitalin e Gjakovës

Pas arritjes në spital, sulmuesi i Gjilanit mori tretmanin e nevojshëm mjekësor, ku u desh të marr edhe disa qepje në fytyrë shkaku i lëndimit.

Në fotografitë e dërguara Telegrafit, Haxhimusa shihet me fashat e tij në fytyrë, teksa thotë se ende gjendet në spital dhe ka ende marramendje. /Telegrafi/

Haxhimusa në spital duke marrë trajtimin mjekësor pas qepjes në fytyrë

The post Dukja e Betim Haxhimusës pas trajtimit mjekësor, ka qepje në fytyrë dhe marramendje appeared first on Telegrafi.

Josa: Duhet të jemi të qetë, loja zgjat 90 minuta

Posted: 19 May 2018 12:04 PM PDT

Trajneri i Prishtinës, Mirel Josa, ka folur para ndeshjes vendimtare të sezonit kundër Dritës, e cila zhvillohet të dielën në Pejë.

Skuadra kryeqytetase duhet të fitojë me dy gola epërsi, derisa Drita shpallet kampion me fitore, barazim, por edhe me humbje me një gol disavantazh.

"Finale e kampionatit, normalisht e donim me kushte tjera, në kushte më të mira për skuadrën tonë. Drita është skuadër që në bazë të klasifikimit është e favorizuar dhe luan për tre rezultate. Kjo nuk do të thotë gjë”.

Të gjitha lajmet për PRISHTINËN Të gjitha lajmet për PRISHTINËN

“Skuadra jonë, është te ne për të bërë çdo veprim mirë në mënyrë që të marrim gjërat e mira. Është e rëndësishme të kemi qetësi, sepse edhe ekipi i Dritës do që neve të na godasë, sepse e dimë që loja zgjat 90 minuta dhe nuk do të thotë që çdo gjë do të përfundoj brenda pjesës së parë siç është mentaliteti i disave”.

“Duhet të kemi parasysh po ashtu që Drita jo më kot është në krye të klasifikimit. Por, ne në pesë ndeshjet e fundit kemi treguar karakter dhe këtë karakter ia kërkoj skuadrës edhe nesër (e diel)”.

“Normalisht, karakteri duhet shfaqur në dyluftime, në mënyrën se si ne do ta fitojmë topin dhe në qetësinë se si do të përfundojmë aksionin”.

“E siç e thash më lartë, Drita nuk do të mendoj vetëm të mbrohet, por edhe do të sulmojë dhe duhet të jemi të kujdesshëm”.

"’Ora’ nuk vjen me fjalë, ‘ora’ vjen duke zbatuar detyrat në fushë dhe duke qenë më të vendosur duke i luftuar dyluftimet në mesin e fushës”, citohet të ketë thënë Josa, transmeton faqja zyrtare e klubit.

The post Josa: Duhet të jemi të qetë, loja zgjat 90 minuta appeared first on Telegrafi.

Chelsea 1-0 Man Utd, notat e lojtarëve

Posted: 19 May 2018 11:50 AM PDT

Chelsea ka fituar me rezultat minimal 1-0 ndaj Manchester Unitedit në finalen e Kupës FA.

Blutë e Londrës kanë mposhtur në finale Djajtë e Kuq për të fituar trofeun e vetëm këtë stinor.

Goli i vetëm në këtë finale të Kupën FA u shënua nga ylli belg, Eden Hazard, i cili shënoi nga pika e bardhë në minutën e 22-të.

Chelsea mposht Unitedin në finalen e FA Cup Chelsea mposht Unitedin në finalen e FA Cup

Megjithatë, lojtari më i vlerësuar i ndeshjes ishte Thibaut Courtois që u vlerësua me notë 8.0.

Në anën tjetër, nota më e ulët shkoi për mbrojtësin e Unitedit, Phil Jones, i cili u notua me 6.1. /Telegrafi/

Chelsea:

Man Utd:

The post Chelsea 1-0 Man Utd, notat e lojtarëve appeared first on Telegrafi.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more