Skip to main content

Lajmet e fundit: “Thaçi në kërkim të rolit të kryenegociatorit, përdor familjen Rugova për t'iu vardisur LDK-së” plus 4 more

Lajmet e fundit: “Thaçi në kërkim të rolit të kryenegociatorit, përdor familjen Rugova për t'iu vardisur LDK-së” plus 4 more


Thaçi në kërkim të rolit të kryenegociatorit, përdor familjen Rugova për t'iu vardisur LDK-së

Posted: 24 May 2018 06:25 AM PDT

Hashim Thaçi po bën çmos që të marrë rolin e kryenegociatorit në dialogun Kosovë - Serbi, ani pse figura e tij po vazhdon të mos jetë e dashur dhe e pranueshme për partitë politike, veçanërisht për opozitën. E derisa bisedimet me Serbinë pritet të fillojnë kah fundi i muajit qershor, shefi i shtetit, po e "josh" familjen e ish-Presidentit Rugova, që kësisoj të marrë edhe bekimin e LDK-së për të qenë mandatar në këtë proces. Me gjasë, familjarëve të ish-Presidentit nuk po u pengon etiketimi që Thaçi ia bëri Rugovës në librin e tij biografik, duke e paraqitur si pijanec e të sëmurë kronik.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Varfëri ekstreme, familja me 8 anëtarë jeton me 20 lekë në ditë

Posted: 24 May 2018 07:53 AM PDT

Një familje me 8 anëtarë jeton me vetëm 5 mijë leke në muaj në një kasolle në fshatin Çerenec të Bulqizës.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Ishte i diplomuar por punonte në ndërtimtari, 30 vjeçari nga Drenasi humbi jetën në vendin e punës

Posted: 24 May 2018 07:16 AM PDT

Punëtori i ndërtimtarisë që ra nga kati i tretë i një objekti në Fushë-Kosovë, ishte i diplomuar në Fakultetin e Edukimit Fizik dhe të Sportit. Në mungesë të një vendi të punës në drejtimin në të cilin ishte diplomuar, Valon Berisha, 30 vjeç, nga fshati Vasilevë i komunës së Drenasit, ishte detyruar të punonte si ndërtimtar. Kjo punë ia mori jetën. Valoni u bë viktima e pestë për këtë vit që humbi jetën në vendin e punës, në sektorin e ndërtimtarisë

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Ismaili jep një lajm të mirë për repartin e Intensivës

Posted: 24 May 2018 05:46 AM PDT

Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili, ka njoftuar se reparti i shërbimit intensiv sot është pajisur më 27 shtretër të rinj dhe aparaturë moderne.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Konfirmohet edhe skuadra prej 24 lojtarëve e Real Madridit për finalen e Championsit

Posted: 24 May 2018 06:40 AM PDT

Trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane, e ka konfirmuar listën prej 24 futbollistëve të ftuar për finalen e Ligës së Kampionëve kundër Liverpoolit të shtunën mbrëma.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more