Skip to main content

“Hurmat ulin tensionin e gjakut, pengojnë atakun kardiak e të trurit” plus 9 more Ekonomia Online

“Hurmat ulin tensionin e gjakut, pengojnë atakun kardiak e të trurit” plus 9 more Ekonomia Online


Hurmat ulin tensionin e gjakut, pengojnë atakun kardiak e të trurit

Posted: 25 May 2018 10:34 AM PDT

Hurmat kanë një spektër vlerash shëndetësore e nutritive dhe për këtë arsye thuhet se është pema më e shëndetshme e planetit. Thuaja s'ka sëmundje në të cilën nuk mund të ndihmojë hurma.

Burim i shkëlqyer i hekurit

Pacientët anemikë do të duhej të hanin sa më shumë hurme, meqë ato janë burim i shkëlqyer i hekurit. Rreth 100 gram hurma përmbajnë rreth 0,90 mg hekur, që është rreth 11 për qind të sasisë së nevojshme ditore.

Hekuri, si pjesë e hemoglobinës brenda rruazave të kuqe të gjakut, përcakton bartjen e oksigjenit në gjak. Më së shumti nevojë për hekur kanë fëmijët në pubertet dhe të shtatzënat.

Ndalin barkqitjen

Hurmat përmbajnë kalium, që është i dobishëm për ndaljen e barkqitjes. Përveç kësaj, hurmat ndihmojnë që flora e kuqe e zorrëve të përtërihet sa më shpejt. Duke marrë rregullisht hurma do t'iu lehtësoni zorrëve të krijojnë baktere të mira.

Ilaç për jashtëqitje të fortë

Ashtu siç ndalin barkqitjen, hurmat mund të ndihmojnë që ushqimi të tretet më shpejt e më lehtë. Është e nevojshme të merren disa hurma dhe ato të vendosen në ujë të pastër.

Gjatë natës hurmat lëshojnë lëngun e vet, që është laksativ i shkëlqyeshëm , që stimulon zorrët e plogështa. Në ShBA hurmat paketohen fabrikisht në shishe të vogla në formë ilaçi dhe jepen për kapsllëk.

Rregullojnë peshën e trupit

Për shkak të përmbajtjes së lartë të materieve ushqyese, hurmat krijojnë të njeriu ndjenjën ngopjes dhe ndihmojnë uljen e peshës. Nëse i hani hurmat kur keni stomakun e zbrazët, ato rregullojnë punën e zorrëve dhe organizmit i japin sheqerin e nevojshëm.

Hurmat nuk kanë kolesterol, por përmbajnë mjaft sheqer, kështu që nga konsumimi i tepruar i hurmave do të mund të trasheni. Një kilogram hurma përmban rreth 3.000 kalori, që përbën minimumin e nevojave ditore të njeriut që është aktiv gjatë gjithë ditës.

Ulin kolesterolin

Hurmat kanë aftësinë për të ulur nivelin e LDL-së, kolesterolit të keq në trup. Prandaj është ushqim i veçantë për njerëzit me kolesterol të lartë, që shkakton shtresa yndyrore në arterie , të cilat krijojnë droçka gjaku dhe sëmundje të tjera të zemrës.

Forcojnë zemrën

Personat me zemër të dobët mund ta përdorin këtë pemë të jashtëzakonshme. Në mbrëmje hurmat të futen në ujë me fara.

Në mëngjes farërat të largohen nga hurmat, të bluhen mullirin përkatës bashkë me ujin në të cilin kanë qëndruar gjatë natës. Ky ilaç natyral të konsumohet disa herë gjatë ditës për ta forcuar zemrën.

Ulin tensionin e zemrës

Hurmat janë ushqim shumë i përshtatshëm për njerëzit që vuajnë nga tensioni i lartë i zemrës. Arto përmbajnë sasi shumë të vogël natriumi, ndërsa janë të pasura me kalium.

Një porcion standard prej pesë ose gjashtë hurmash jep rreth 80 miligram magnez, mineral esencial që kontribuon për zgjerimin e enëve të gjakut. Hulumtimet kanë treguar se 370 mg magnez në ditë mund të ulion tensionin e gjakut.

Mbrojnë nga ataku në tru

Një nga përparësitë kryesore të hurmave është aftësia e tyre për rregullimin e punës së sistemit nervor, në saje të përmbajtjes së pasur të kaliumit. Hulumtimet kanë treguar se marrja e një sasie të madhe kaliumit (rreth 400 mg) mund të zvogëlojë rrezikun nga ataku në tru për 40 për qind.

Rrisin qëndrueshmërinë seksuale

Një kalavesh hurma të zhytet në qumështin e dhisë dhe të lihet të qëndrojë gjatë natës. Në mëngjes hurmat bashkë me qumështin i përzieni me mikser, i shtoni mjaltë me kardam (lloj mëlmese).

Këtë lloj shurupi mund ta përdorin personat e të gjinive, meqë ai forcon trupin dhe nivelin e energjisë.

The post Hurmat ulin tensionin e gjakut, pengojnë atakun kardiak e të trurit appeared first on Ekonomia Online.

Veseli takoi kryetarin e Kuvendit të Shqipërisë, Gramoz Ruçi

Posted: 25 May 2018 10:32 AM PDT

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka vazhduar agjendën e tij të takimeve në Tiranë, me pritjen e organizuar në Kuvendin e Shqipërisë nga homologu i tij, Gramoz Ruçi.

Në këtë takim, i cili u cilësua i ngrohtë e miqësor, të dy kryeparlamentarët diskutuan për zhvillimet e fundit në të dyja vendet, jetën parlamentare në Kosovë e Shqipëri, si dhe për shtrirjen e mëtejmë të bashkëpunimit midis dy vendeve dhe parlamenteve respektive.

Kryetari Veseli e njohu kreun e Kuvendit të Shqipërisë me angazhimet e legjislativit kosovar për përmbushjen e detyrave të tij kushtetuese dhe sidomos përkushtimin për të çuar përpara agjendën evropiane të vendit.

Kryeparlamentari Ruçi ndërkaq, u shpreh i nderuar të pres në takim homologun e tij nga Kosova, duke u shprehur i kënaqur me arritjet e Kosovës në shumë sfera.

Ruçi ritheksoi vullnetin e legjislativit shqiptar për të vënë në dispozicion të Kuvendit të Kosovës gjithë përvojën parlamentare, sidomos në rrafshin e integrimit evropian.​

The post Veseli takoi kryetarin e Kuvendit të Shqipërisë, Gramoz Ruçi appeared first on Ekonomia Online.

Harresa, përse ndodh?

Posted: 25 May 2018 10:30 AM PDT

Harresa apo humbja e ruajtjes është pjesa e të mësuarit fillestar që nuk mund të riprodhohet e përdoret. Sipas ekspertëve dhe studiuesve kujtimet tona përbëhen nga tre lloje të dallueshme: informacioni personal, i përgjithshëm dhe shprehitë.

Kur psikologët studiojnë kujtesën ata janë të interesuar për nivelin e ruajtjes së informacionit, që është thjesht sasia e informacionit që depozitohet me përpikëri pasi është kryer procesi i të mësuarit. Ruajtja matet duke i kërkuar individit të përdorë informacionin e mësuar më përpara.

Harresa apo humbja e ruajtjes është pjesa e të mësuarit fillestar që nuk mund të riprodhohet e përdoret, transmeton Telegrafi.

Sipas ekspertëve dhe studiuesve kujtimet tona përbëhen nga tre lloje të dallueshme: informacioni personal, i përgjithshëm dhe shprehitë.

Informacioni i përgjithshëm përfshin njohuri të përgjithshme që i kemi fituar jashtë përvojave të veçanta, si p.sh. qëndrimi ynë ndaj shkollës, njohuritë tona për muzikën apo fjalori ynë. Kurse informacioni i shprehive përfshin aftësitë e sjelljes dhe ato të njohjes si dhënia e biçikletës apo zgjidhja e një fjalëkryqi.

Tre janë përbërësit bazë të sistemit tonë të kujtesës: kodimi, depozitimi dhe riprodhimi. Hapi i parë është kodimi, procesi i futjes se informacionit në sistemin tonë të kujtesës. Pasi informacioni është koduar, ose futur në kujtesën tonë, neve na duhet ta depozitojmë atë. Në qoftë se nuk e depozitojmë ajo harrohet.

Hapi i dytë, depozitimi është proces që e mban informacionin e kujtesës për një farë kohe. Hapi i tretë në procesin e kujtesës është riprodhimi, nxjerrja e informacionit nga sistemi i kujtesës.

Kujtesa

Kujtesa ndahet në atë afatshkurtër dhe atë afatgjatë. Kujtesa afatshkurtër është vendi ku mbajmë informacionin për të cilin jemi të ndërgjegjshëm në një moment të caktuar. Kujtesa afatshkurtër përdoret kur duam të mbajmë mend diçka të momentit. Kujtesa afatshkurtër ka kapacitet shumë të kufizuar, kurse kohëzgjatja është rreth 30 sekonda para se ky informacion të humbasë.

Probleme me kujtesën

Me kalimin e moshës shfaqen simptoma të ndryshme të cilat tregojnë se një person ka probleme me kujtesën. Këto simptoma nuk janë të qarta sepse mund të duken krejt normale në disa situatat ose duke u bazuar në faktin se ka të bëjë mosha. Rreth 85 për qind e gjashtëdhjetëvjeçarëve në të gjithë botën vuan nga humbja e kujtesës. Kjo përbën një nivel epidemiologjik shumë të lartë.

Ka raste kur sëmundja e kujtesës e njohur si sindroma Alzheimer lind edhe para moshës 65-vjeçare, por këto raste janë të rralla dhe karakterizohen nga histori të veçanta. Sistemet shëndetësore të vendeve perëndimore kanë humbje shumë të mëdha prej kësaj sëmundjeje. Ndërkohë që sipas specialistëve rreth moshës 40-vjeçare nisin të shfaqen simptomat e para të humbjes së kujtesës.

Simptomat vijnë si rezultat i dëmtimit të qelizave nervore, të cilat ngadalësojnë përcjelljen e sinjalit për në tru dhe anasjelltas. Për këtë shkak këta persona harrojnë dhe me kalimin e kohës kjo simptomë bëhet edhe më e theksuar. Një simptomë tjetër është anomia, mosgjetja e emrave dhe fjalëve gjatë diskutimeve.

Femrat më të prekura

Femrat janë më të prekura nga kjo sindromë dhe kohët e fundit vihet re një rritje e numrit të të prekurve nga kjo sëmundje. Shumica e njerëzve mund të mbajnë në mend rreth 7 elemente informacioni për një kohë të shkurtër. Kurse në sajë të kujtesës afatgjatë, përmes përsëritjes përpunuese, njeriu është në gjendje të kodojë informacione në mënyrë që ai të hyjë në kujtesën afatgjatë.

Kohëzgjatja e kujtesës afatgjatë është e përhershme. Metoda e ruajtjes së informacionit duhet të bëhet me përsëritjen dhe përpunimin e organizimit të informacionit.

E kundërta e kujtesës është harresa. Në qoftë se njohuritë e mësuara nuk përsëriten vazhdimisht atëherë ato zbehen apo harrohen tërësisht. Por nëse ajo që është mësuar përsëritet vazhdimisht, harresa nuk shkaktohet. Te harresa ndodh inhibicionin retroaktiv ose parafrenimi i cili mund të jetë i madh ose i vogël, në varësi nga ngjashmëria.

The post Harresa, përse ndodh? appeared first on Ekonomia Online.

Si të rrisni fëmijë të mbarë?

Posted: 25 May 2018 10:20 AM PDT

Para epokës së teknologjisë, fëmijët luanin më shumë jashtë. Ata luanin me letra në vend që të ndiqnin Pokemonin në një ekran. Fëmijët po rriten shumë ndryshe tani, por ndoshta është koha për t'u kthyer në baza.

Psikologët në Universitetin e Harvardit kanë studiuar se çfarë e bën një fëmijë të mirë. Ata kanë arritur në përfundimin se ka disa elemente, që ende janë shumë thelbësore.

KALONI KOHË ME FËMIJËT TUAJ

Kjo është një ide e thjeshtë. Por, ne po jetojmë në kohë të vështira, ku e kemi më të lehtë t'i japim fëmijës një lodër apo një tastierë, sesa të merremi me të. Të kalosh kohë me fëmijët do të thotë të hiqni dorë nga mediat sociale – lajmet, e-mail, tekste dhe të lexoni një libër, të luani me top, të bëni një ecje… Pra, të ndërveproni me fëmijën tuaj.

FLISNI ME FËMIJËN

Sipas studiuesve të Harvardit, "edhe pse shumica e prindërve dhe kujdestarëve thonë se fëmijët janë një prioritet i lartë, shpesh fëmijët nuk e dëgjojnë këtë këtë mesazh". Interesohuni se çfarë po ndodh në jetën e fëmijës suaj. Kontrolloni mësuesit, trajnerët, kujdestarët… Konstatoni nëse fëmija ka një ndryshim në sjellje. Lejoni që fëmija juaj të ndjehet mirë dhe të flasë me ty. Fëmija juaj ka nevojë të dëgjojë se ai / ajo është prioritet në jetën tuaj. Nuk është e mjaftueshme t'ju tregoni se u jepni gjëra, i mbani të sigurt, ose i ushqeni. Fëmijët kërkojnë njohjen përmes fjalëve. Fjalët janë të rëndësishme. I ftoni ata të ulen dhe të ndajnë përvojën e tyre në lidhje me shkollën, detyrat e shtëpisë, miqtë dhe kështu me radhë.

TREGOJINI FËMIJËS SI TË ZGJIDHË PROBLEMET PA THEKSUAR REZULTATIN

Një nga dhuratat më të mëdha që ju mund t'i jepni fëmijës suaj është aftësia për të analizuar dhe zgjidhur problemet. I besoni fëmijës që të vendosë vetë për atë që ai dëshiron. Ju nuk mund të zgjidhin çështjet e tyre gjatë gjithë kohës. Është e shëndetshme t'i lejoni ata që të përjetojnë jetën në lentet e tyre. Ju duhet të jeni të lumtur për gjërat që ato bëjnë.

SHPREHINI MIRËNJOHJE FËMIJËS

Studimet tregojnë se njerëzit që njihen me zakonin e mirënjohjes janë zemërgjerë, të mëshirshëm dhe falës. Ka shumë gjasa të jenë të lumtur dhe të shëndetshëm. Prindërit duhet t'ju përcaktojnë punët dhe pastaj të shprehen, sesa mirënjohës janë për arritjet e tyre. Është e rëndësishme që fëmijët ta ndjejnë mirënjohjen, është një dhuratë e mrekullueshme. Sa herë që ata bëjnë diçka, i falënderoni për punën e tyre. Ju keni detyrën si prindër t'ju mësoni fëmijëve të jenë të ndjeshëm dhe të mëshirshëm ndaj të tjerëve. Fëmijët mësojnë nga shembulli.

MËSOJINI FËMIJËT TË SHOHIN FOTO TË MËDHA

I mësoni fëmijës të jetë një dëgjues i mirë, të ndërveprojë pa përdorimin e teknologjisë, të jetë i ndjeshëm ndaj të tjerëve jashtë familjes, të mos gjykojë askënd në bazë të fesë ose kombësisë. Ekspozimi i fëmijës ndaj kulturave të ndryshme ndihmon në zhvillimin e një personi të dashur dhe të lumtur.

The post Si të rrisni fëmijë të mbarë? appeared first on Ekonomia Online.

Çka ju rekomandojnë për biznes njerëzit e suksesshëm?

Posted: 25 May 2018 10:15 AM PDT

Thëniet e mençura, idetë, këshillat…gjithmonë janë të nevojshme dhe të dobishme, sidomos kur i dëgjojmë nga njerëz kreativ, të zgjuar dhe me perspektivë.

Kështu ju këshillojnë njerëzit e famshëm e të suksesshëm:

Li Yakoka, biznesmen amerikan

Biznesmen më i mirë është ai i cili qëndron me të vjetrën derisa është e mirë, ndërsa e pranon të renë kur të bëhet më e mirë se e vjetra.

Aristotle Onassis, një pronar anijesh grek

Sekreti i biznesit është të dini diçka që të tjerët nu ke dinë.

Mary Kay Ash, biznesmene amerikane

Ideja mesatare që shkakton entuziazëm, do të shkojë shumë më larg se ideja e shkëlqyer e cila nuk frymëzon askënd.

Nikolla Teslla, fizicient serb  

Një person i ri nuk duhet të ankohet se nuk ka miliona për të zhvilluar një ide. Të menduarit nuk kushton miliona, ndërsa me të menduarit krijohen idetë.

John D. Rockefeller, biznesmen amerikan dhe filantrop

Miqësia e bazuar në punë është më e mirë se sa puna e bazuar në miqësi.

Alexandre Dumas, shkrimtar francez

Ç'është biznesi? Shumë e thjeshtë: janë paratë e njerëzve tjerë.

Mary Ritter Beard, historiane amerikane

Rallë mund të takoni një biznesmen i cili është pessimist.

William Shakespeare, shkrimtar anglez

Me mençuri dhe ngadalë. Ata që vrapojnë shpejtë, do të pengohen.

James Joyce, shkrimtar irlandez

Gabimet janë dera e zbulimeve.

Thomas Edison, zbulues amerikan

Për të pasur ide të madhe, duhet të keni shumë ide.

Anna Pavlova, balerinë ruse

Të vazhdosh pandalë rrugës për tek qëllimi – ky është sekreti i suksesit.

The post Çka ju rekomandojnë për biznes njerëzit e suksesshëm? appeared first on Ekonomia Online.

Si të zgjidhni vajin ideal varësisht nga gatimi

Posted: 25 May 2018 10:00 AM PDT

Gjatë ka mbizotëruar miti që në vaj ulliri nuk bën as të zihet, as të fërgohet. Duhet të dini që ai ka pikën e tymosjes në 210 gradë celsius dhe është i përshtatshëm edhe për fërgim të patateve në tavë.

Raftet përplot me vaj në dyqane na befasojnë me llojllojshmërinë e ofertave, ndërkaq dr. Mehmet Oz tërheq vërejtjen që do të duhej t'i provonim të gjitha, mirëpo me atë rast duhet pasur kujdes që vajrat kanë kalori dhe ndonjërin nuk duhet ngrohur tepër shumë, transmeton Telegrafi.

Nëse vaji bën tym, kjo do të thotë që ka filluar të oksidojë dhe që bëhet kanceroz, tërheq vërejtjen dr. Hehmet Oz dhe shton që me atë rast krijon një sërë bashkimesh të dëmshme.

Prandaj, patjetër duhet të mësoni se cilat vajra t'i zgjidhni për gatimin e ushqimeve të preferuara. Për zierje gjithmonë zgjidhni vaj me pikën e lartë të tymosjes, këshillon mjeku i famshëm.

Pika e tymosjes varet nga lloji i vajit. Vaji i arrave, për shembull, fillon të tymosë sapo arrin temperaturën mbi 160 gradë celsius, ndërsa vaji i farave të rrushit i qëndron shkëlqyeshëm madje deri në 260 gradë celsius.

Vaji i ullirit ka pikën e tymosjes në 210 gradë dhe është i përshtatshëm edhe për fërgimin e patateve në tavë (vaji me atë rast arrin temperaturën prej rreth 180 gradë celsius).

20150320-cooking-olive-oil-vicky-wasik-3-thumb-1500xauto-420903

Vajrat të pasura me yndyra shumë të pangopura, siç janë vaji i misrit, i sojës, i lulediellit dhe vajrat e tjera të farërave, kur ngrohen lirojnë bashkime të dëmshme të quajtura HNE.

Dr. Oz thekson që nuk e ka për qëllim të frikësojë askënd, sepse trupi ynë ka aftësi impresionuese që të mbrohet nga bashkimet e dëmshme të cilave është e pamundshme në tërësi t'u shmangemi.

Mirëpo, mund të zvogëlojmë ekspozimin ndaj helmeve kudo që mundemi, ndërsa njëra ndër mënyrat është t'i shmangemi zierjes me vajra shumë të pangopshme, siç janë vajrat e misrit, sojës dhe ato bimore.

Shprehia tjetër të cilën duhet eliminuar është që të hidhni poshtë mbetjet e vajit të përdorur dhe që të mos ju imponohet që t'i përdorni sërish.

Për fërgim dhe pjekje, dr. Oz rekomandon vajin e ullirit dhe vajin e avokados, gjalpin e pastruar (ghee) dhe vajrat e palmës dhe të kokosit.

Për sallata si zgjedhje të parë ta bëni vajin e ullirit ekstravergin apo vajin e farërave.

98471705

Cili vaj është më i shëndetshëm për fërgim?

Vaji i sojës
Ky vaj ka ngjyrë të verdhë dhe me aromë soje. Është i pasur në vitaminë E dhe D, si dhe yndyrna të shëndetshme, të gjitha këto në të mirë të trurit dhe nervave. Gatimi i rregullt me vaj soje përmirëson forcimin e sistemit imunitar, ndihmon për rënien nga pesha si dhe mbështet shëndetin e zemrës dhe tensionit të gjakut.

Vaj kikiriku
Vaji i kirikut ka ngjyrë të verdhë të hapur dhe shije kikiriku. Është i pasur me acid oleik, lecithin, vitamina A, D, E dhe K, dhe polifenole. Me përdorimin e rregullt të këtij vaji mund të ulni nivelin e kolesterolit, dhe parandaloni bllokimin e arterieve.

Vaj misri
Vaji i misrit është një tjetër vaj i shëndetshëm, sidomos për të moshuarit. Ka vitaminë E dhe antioksidantë, duke ndihmuar në ruajtjen e freskisë së lëkurës. Vaji i misrit është shumë i lehtë për t'u tretur. Mund të përdoret për skuqje.

Vaji i lulediellit
Vaji i lulediellit konsiderohet i shëndetshëm. Këshillohet për gratë shtatzëna, pasi përmban 2 acide yndyrore – acid linoleik dhe alpha-linolenik. Acidi linoleik ndihmon në uljen e kolesterolit, ndërkohë që acidi alpha-linolenik ndihmon në rritjen e qelizave të trurit. Ka vitaminë E dhe A dhe ndihmon në reduktimin e shenjave të moshës, ul kolesterolin, rrit elasticitetin e arterieve dhe përmirëson shikimin.

Vaji i ullirit
Vaji i ullirit është cilësuar si vaji më i shëndetshëm, dhe përdoret për gatim, sallatë supë etj. Është përbërësi kryesor i dietës mesdhetare dhe është i njohur për vetitë e tij shëruese. Kjo dëshmohet nga shifrat e ulëta të sëmundjeve të zemrës në vendet mesdhetare. Vaj i ullirit është i pasur në vitamina A, D, E, K dhe karotene, të cilat mund të ndihmojnë në përmirësimin e tretjes, lëkurën, kockat dhe trurin.

The post Si të zgjidhni vajin ideal varësisht nga gatimi appeared first on Ekonomia Online.

Adoptimi i një qeni mund t’ju zgjasë jetën

Posted: 25 May 2018 10:00 AM PDT

Një studim i fundit sugjeron se adoptimi i një qeni mund të zgjasë jetën e një personi që jeton vetëm.

Gjatë studimit u monitoruan për 12 vite më shumë se 3.4 milionë suedezë, të moshës së mesme dhe të tretë. Në fillim të studimit asnjë prej tyre nuk vuante nga sëmundjet e zemrës.

Në fund të studimit, hulumtuesit shkencorë dolën në përfundimin se personat që kishin qen dhe jetonin vetëm ishin 11% më pak të rrezikuar të vdisnin nga sëmundjet zemrës dhe 1/3 më pak të rrezikuar të vdisnin nga një shkak tjetër, krahasuar me ata që jetonin vetëm dhe nuk kishin ndonjë qen.

Një arsyetim që shkencëtarët japin në këtë rast është se personat që kanë nën mbikëqyrje një qen kryejnë më shumë aktivitet fizik.

Prandaj ekspertët na sugjerojnë që të marrim një kafshë me katër këmbë në shtëpi, qen apo mace qoftë.

(Studimi është publikuar në revistën “Scientific Reports”)

The post Adoptimi i një qeni mund t'ju zgjasë jetën appeared first on Ekonomia Online.

Basha del në rrugë për të mobilizuar qytetarët për protestën e nesërme

Posted: 25 May 2018 09:57 AM PDT

Në ndryshim nga të gjitha protestat e tjera të mëparshme të opozitës, kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha doli një ditë para protestës të së shtunës të takojë qytetarët në rrugët e Tiranës, duke i ftuar ata t'i bashkohen protestës.

Basha u ndal në lokale e në biznese të ndryshme duke takuar qytetarët dhe i ftoi ata në protesta. "Nesër në protestë", i thotë Basha një qytetari. "Jo vetëm, merr dhe shokët", i thotë ai, përcjell TCh.

Basha u shoqërua edhe nga deputetë të tjerë demokratë.

The post Basha del në rrugë për të mobilizuar qytetarët për protestën e nesërme appeared first on Ekonomia Online.

Dogana ndalon 21 cisterna të HIB Petrol për analizë

Posted: 25 May 2018 09:56 AM PDT

Dogana e Kosovës ka ndaluar 21 cisterna me derivate të kompanisë HIB Petrol për t'u bërë analizë.

Zëdhënësi i Doganës, Adriatik Stavileci, e ka konfirmuar këtë lajm për KALLXO.com, duke thënë që brenda dy ditëve pritet të dalin rezultatet dhe të merret vendimi nëse nafta mund të hyjë në Kosovë ose të kthehet në vendin e origjinës.

"Po, janë ndaluar 21 cisterna për analizë dhe rezultatet pritet të dalin për 1 ose 2 ditë", tha Stavileci.

Ndalimin e cisternave të HIB Petrol në terminalin në Ferizaj e ka konfirmuar edhe përfaqësuesi i kësaj kompanie, Hysen Lajçi, i cili i ka thënë KALLXO.com se ndalimi është bërë dje.

"Nuk janë ndaluar qe tri ditë, por dogana i ka ndal prej ditës së djeshme. Pritet mu ba analizat", tha ai.

I pyetur nëse ndodh shpesh që dogana të ndalojë cisterna për analizë, ai ka thënë se kjo nuk ndodh zakonshëm.

"Nuk ndodh shumë zakonshëm", ka thënë ai.

Lajçi ka shtuar se nafta ishte importuar nga kompani "EuroPetrol" nga Shqipëria nga e cila, siç tha ai, furnizohet HIB Petrol.

Javën e kaluar, Gjykata Themelore në Prishtinë shpalli fajtorë Kujtim Bucaliun dhe HIB Petrol shpk në akuzën për mashtrim të Komunës së Prishtinës me naftë jocilësore.

Në një reagim, HIB Petrol tha se është shokuar nga ky aktgjykim.

The post Dogana ndalon 21 cisterna të HIB Petrol për analizë appeared first on Ekonomia Online.

Azemi për sigurinë në punë: Qeveria në vend të 30 zëvendësministrave t’i ketë 30 inspektorë

Posted: 25 May 2018 09:53 AM PDT

Në emisionin e sotëm të Info Magazine në Klan Kosova, u diskutua për sigurinë në punë, ku Jusuf Azemi nga Sindikata e Pavarur e Sektorit Privat, shprehi keqardhje dhe shqetësim për lëndimin e katër personave pas shpërthimit që ndodhi sot në njërën nga cisternat e Al-Petrolit në Fushë-Kosovë si dhe vdekjen e një personi ditën e djeshme në vendin e tij të punës, njofton Klan Kosova.

"Lajmi ishte shumë i rëndë dhe shqetësues, dhe është shumë e rëndë që në shumë raste punëtorët të nisën për në vendin e punës e të kthehen në arkivole. Çështja e sigurisë në punë, në Kosovë shohim vetëm gjëra të këqija sepse vetëm në vitin 2018, humbën jetën pesë njerëz të cilët në moshën më të mirë vdiqën si pasojë e mos kujdesit të pronarëve të kompanive".

"Që nga pas lufta, në vend që me mekanizmat tonë të rregullohen, numri i të vdekurve po rritet nuk po zvogëlohet. Në vitin 2016 ishin 14 raste me vdekje, në vitin 2017, 20 raste dhe gjatë këtij viti, pesë raste nga sektori privat".

"Edhe vetë punëtori e ka një pjesë të vogël të përgjegjësisë, por nëse në një kompani të caktuar,mungojnë pajisjet, duhet dënuar. Pronari i kompanisë ka për qëllim që ta ketë psikologun e vet në mënyrë që ta dijë në çfarë gjendje është punëtori. Kompanitë duhet të kërkojnë nga punëtoret edhe gjendjen shëndetësore".

Azemi më tej tha se qeveria aktuale gjatë fushatave kanë premtuar ndryshe.

"Fushatë kanë bërë, kanë shkuar në një kompani të caktuar, po flas për qeverisjen aktuale, kanë bërë foto me punëtor me kapela, pasnesër i kemi pa punëtorët me lëndime".

"Ministria e punës bashkë me sindikatën duhet ta edukoj çdo punëtor për të drejtën e vet. Familjet e këtyre që pësojnë të mos i lëmë në mëshirën e kohës sepse është më e rëndë për ata".

"S'e kuptoj si Qeveria e Kosovës në vend të 30 zëvendësministrave t'i ketë 30 inspektorë. 1 zëvendësministër bën shpenzime katër herë sa një inspektor. Tmerr".

The post Azemi për sigurinë në punë: Qeveria në vend të 30 zëvendësministrave t'i ketë 30 inspektorë appeared first on Ekonomia Online.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more