Skip to main content

“Higjiena e tepërt është e dëmshme” plus 9 more Ekonomia Online

“Higjiena e tepërt është e dëmshme” plus 9 more Ekonomia Online


Higjiena e tepërt është e dëmshme

Posted: 22 May 2018 10:17 AM PDT

Dezinfektuesin e duarve përherë gati në çantë, pecetat e lagura gjithashtu, shtëpia mban gjithmonë aromë të mirë, dyshemeja shkëlqen…. Solucionet që përdorni për vete apo shtëpinë janë të shumëllojshme.

Maniakët e higjenës janë të shumtë, por studimet thonë se është një sjellje për të cilën duhet të mendoheni. Tashmë 'teoria e higjenës' nuk është vetëm hipotezë. Sipas kësaj teze, të jetosh në një ambient me pastërti të tepruar është e dëmshme për sistemin imunitar, mbi të gjitha për atë të fëmijëve që duhet të ushtrohen dhe reagojnë në mënyrë të rregullt ndaj stimujve të brendshëm. Të mos jesh në konktakt me mikroorganizmat që gjenden nëpër sipërfaqe të ndryshme, ushqime apo ajër, sepse mami apo babi dezinfekton, ke mundësi më të mëdha që sistemi imunitar të reagoj keq edhe ndaj substancave normale, duke rritur kështu mundësinë për të zhvilluar alergjitë.

"Nuk është fjala që të jetojnë në ambiente të papastra, por që të kenë mundësinë të jenë në kontakt edhe me papastërti, duke luajtur jashtë, me top apo gjithfarë lojërash që i'u japin mundësinë të rrëzohen, vriten pak, bëjnë duart pis etj", shpjegon Angelo Vacca, president i Organizatës Italiane të Imunologjisë.

Por megjithatë dhe për të rriturit nuk është mirë ta ekzagjerosh.

"Të jesh maniak i pastërtisë, ekziston rreziku i mungesës së mbrojtjes së fuqishme për të përballur bakteret dhe viruset agresive, por mund të bëhemi më të ndjeshëm dhe ndaj infeksioneve", shton më tej Vacca.

The post Higjiena e tepërt është e dëmshme appeared first on Ekonomia Online.

Djali i Ukshin Hotit thotë se është bërë shumë pak për të pagjeturit

Posted: 22 May 2018 09:59 AM PDT

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Andin Hoti, i biri i veprimtarit Ukshin Hoti i rrëmbyer dhe zhdukur nga okupatori serb në 1999, ka thënë se autoritetet e vendit kanë bërë shumë pak në zbardhjen e rastit të babait të tij.

Hoti deklaroi në Klan Kosova se është faktori ndërkombëtar ai i cili duhet të marrë hapa konkret në zbardhjen e këtij rasti e po ashtu dhe rasteve të tjera, krime të luftës të kryera ndaj shqiptarëve në Kosovë.

"Burgun e Dubravës e mbaj mend shumë mirë. Siç dihet botërisht data kur babi im është liruar nga burgu ishte 16 maj ditë e diel".

"Çdo herë 16 maji e 19 maji për ne familjarët janë ndër ditët më të vështira. Është bërë shumë pak në zbardhjen e drejtësisë (për të mos thënë hiq) sa i përket rastit të babait tim e po ashtu dhe krimeve të tjera ndaj shqiptarëve".

"Është bërë shumë pak edhe për të zhdukurit por edhe përfshirë masakrën e Dubravës. Është faktori ndërkombëtar ai që duhet të ketë rolin kryesor në këtë drejtim".

"Kjo duhet të ndodhë në mënyrë që të qartësojë rastet e të gjitha masakrave që kanë ndodhur në Kosovë".

I pyetur nëse çështja e zhdukjes së veprimtarit Ukshin Hoti duhet përfshirë në dialogun Kosovë – Serbi, i biri i tij Andin Hoti tha:

"Po të gjitha rastet që kanë ndodhur, krimet që kanë ndodhur në Kosovë çështja e të zhdukurve duhet të futen në dialog me Serbinë. Duhet dialoguar gjithnjë për krimet e kryera nga ta në Kosovë".

The post Djali i Ukshin Hotit thotë se është bërë shumë pak për të pagjeturit appeared first on Ekonomia Online.

Një vit nga sulmi tragjik, Ariana Grande shkruan fjalë emocionuese

Posted: 22 May 2018 09:56 AM PDT

Ariana Grande ka kujtuar sulmin tragjik që ndodhi pas koncertit të saj, një vit më parë në Manchester Arena, Angli, transmeton Klan Kosova.

Këngëtarja 24-vjeçare shfrytëzoi Twitter-in për të ndarë mendimet e saj.

"Duke menduar për ju sot dhe çdo ditë", shkroi ajo, duke ia bashkëngjitur një simbol të Manchesterit.

"Ju dua shumë të gjithëve dhe po ju dërgoj shumë ngrohtësi në këtë ditë sfiduese".

The post Një vit nga sulmi tragjik, Ariana Grande shkruan fjalë emocionuese appeared first on Ekonomia Online.

Alonso: Klopp është çelësi i suksesit të Liverpoolit

Posted: 22 May 2018 09:53 AM PDT

Ish mesfushori i Los Blancos dhe The Reds, ka thënë se njëri prej më meritorëve që Liverpool është në finale të Ligës së Kampionëve, është trajneri i tyre
Liverpool duhet të demonstrojnë atë që di ta bëj Jurgen Klopp, me kokë të ftohur dhe të menaxhojë presionin e finales së Ligës së Kampionëve dhe kështu ta fitojë këtë trofe, ka thënë dy herë fituesi i kësaj gare Xabi Alonso.

"Jurgen, nuk është në finalen e tij të parë. Ai është një lider, ai po përpiqet që ti bind lojtarët e tij se ata duhet të jenë gati për ndeshje të këtilla me emocione shumë të forta", ka thënë Alonso për uebfaqen e klubit të Liverpoolit.

"Për lojtarët e Real Madridit është e kundërta. Ata kanë luajtur aq shumë finale vitet e fundit, saqë shumë lehtë do ta menaxhojnë këtë situatë. Në fund të fundit janë vetëm 90 minuta për të dyja skuadrat dhe mund të ndodh gjithçka. Por, ndërtimi i dy skuadrave është totalisht ndryshe", tha Alonso.

"Sigurisht është mirë që ta fitoni këtë përvojë. Por po ashtu është mirë që ta shfrytëzoni këtë kënaqësi, këtë uri, por para se të filloni duhet ta kontrolloni vetveten, të relkasoheni dhe të mbi motivoheni për ndeshje".

Alonso ka pranuar se ai do të ndan zemrën në dysh për të dyja skuadrat të shtunën në mbrëmje.

Mesfushori në pension ishte pjesë e asaj fitores se famshme të Liverpool kundër AC Milan më 2005, derisa fitojë me Madridin edhe një trofe të njëjtë pas nëntë viteve.

"Kam ndjenja për të dyja klubet. Isha më fat që fitova këtë trofe më të dyja klubet por për mua është e vështirë se për cilën të bëj tifo më shumë", tha ai.

Një finale mes Madridit dhe Liverpool …ne kemi parë shumë finale të Ligës së Kampionëve në faza të ndryshme, por shumë nga ne nuk e kanë pritur këtë dhe është një gjë e bukur që do të ndodh".

The post Alonso: Klopp është çelësi i suksesit të Liverpoolit appeared first on Ekonomia Online.

Caktohet data e seancës ndaj Enver Sekiraqës

Posted: 22 May 2018 09:51 AM PDT

Është caktuar data për mbajtjen e seancës fillestare ndaj Enver Sekiraqës në procesin gjyqësor për vrasjen e policit Triumf Riza.

Burime të Kallxo.com bëjnë të ditur se seanca do të mbahet më 7 qershor në orën 13:00. Seanca do të drejtohet nga gjykatësi Shashivar Hoti.

Kujtojmë se lënda ndaj Enver Sekiraqës është transferuar te gjyqtarët vendorë pas kthimit në rigjykim nga Gjykata e Apelit në nëntor të vitit të kaluar dhe që nga atëherë ende nuk është mbajtur asnjë seancë.

Kur Gjykata e Apelit në nëntor të vitit të kaluar ktheu rastin në rigjykim, mori vendim që edhe ta lirojë Sekiraqën nga paraburgimi. Por ai nuk qëndroi më shumë se 30 orë jashtë grilave, ngase Gjykata e ktheu shpejt në Burgun e Sigurisë së Lartë në Dyz të Podujevës.

Që nga atëherë, Sekiraqës i është vazhduar tërë kohën paraburgimi.

Enver Sekiraqa është i dënuar nga gjykata e shkallës së parë me 37 vjet burgim për nxitje të vrasjes së policit të Kosovës, Triumf Riza.

Më pas, rastin e trajtoi Gjykata e Apelit me ç' rast edhe e ktheu në rigjykim.

Për vrasjen e policit Triumf Riza në gusht të 2007-ës tashmë është i dënuar Arben Berisha.

Ky i fundit është dënuar me 35 vjet burgim.

Sekiraqa ishte vetëdorëzuar në EULEX disa vjet pas vrasjes së Triumf Rizës.

Pas një varg seancash Sekiraqa ishte dënuar me 37 vjet burgim nën akuzën se planifikoi vrasjen e policit Triumf Riza.

Në procesin ndaj tij një varg personalitetesh VIP kishin dëshmuar për ngjarjet rreth Rizës dhe Sekiraqës.

The post Caktohet data e seancës ndaj Enver Sekiraqës appeared first on Ekonomia Online.

Ekonomistët serbë: “Trepça” dhe Ujmani kompetencë ekzekutive e “Zajednicës”

Posted: 22 May 2018 09:47 AM PDT

Ekspertë të ekonomisë dhe drejtorë të subjekteve të mëdha ekonomike në veri, në një takim me anëtarët e Ekipit për themelimin e AKS-së, kanë konstatuar se "Trepça" në veri dhe Liqeni i Ujmanit duhet të jenë kompetencë ekzekutive e "Zajednicës" dhe në mbikëqyrje të plotë të saj, raporton “Zëri.info”.

"Kompetencat e fuqishme të 'Zajednicës' në fushën e ekonomisë janë parakushte për stabilizimin e funksionimit të Hidroelektranës së Gazivodës (Ujmanit) dhe i të ardhmes së 'Trepçës', është vlerësuar të martën në një takim të anëtarëve të ekipit drejtues të AKS-së me drejtorë të "Trepçës" në veri dhe të Hidroelektranës së Ujmanit, me ekspertë të ekonomisë dhe me përfaqësues të subjekteve më të mëdha eknomike në veri të Kosovës.

Anëtarët e ekipit për formimin e Bashkësisë së Komunave Serbe kanë biseduar të martën me drejtorët e subjekteve më të mëdha ekonomike në veri të Mitrovicës, me ekspertë të ekonomisë dhe me dekanen e Universitetit serb të Prishtinës, selia e të cilit është në veri të Mitrovicës lidhur më krijimin e kushteve për zhvillimin më dinamik të komunave me shumicë serbe.

Ekipi drejtues për AKS-në, në pajtim me faktin se "Zajednica", sipas "marrëveshjes së arritur në Bruksel do të ketë kompetenca ekzekutive dhe mbikëqyrje të plotë në fushën e zhvillimit ekonomik lokal, ka dëgjuar propozimet e ekspertëve, duke i vlerësuar ato të dobishme dhe konstruktive. Ata kanë konstatuar se zhvillimi ekonomik pa u penguar, është parakusht i qendrimit dhe mbetjes së popullit serb në Kosovë, raporton më tutje “Zëri.info”.

Në këtë takim janë dhënë propozimet për strukturën e Draft – Statutit të Bashkësisë së Komunave Serbe, në pjesën ku bëhet fjalë për zhvillimin ekonomik.

Dekania e Fakultetit Ekonomik të Universitetit serb të Prishtinës me seli në veri të Mitrovicës, Tanja Vujoviq ka thenë se autonomia në fushën e zhvillimit ekonomik është përcjellëse e domosdoshme e luftës së serbëve për të drejtat kolektive.

"Një kolektiv, i cili i nënshtrohet presioneve ekonomike nuk mund të jetë efikas të mbojë as të drejtat e veta politike e as të drejtat e njeriut", ka thenë ajo. Jovan Dimikiq, drejtor i "Trepçës" në veri, i cili vazhdon ta drejtojë "Trepçën" ndonëse i ka kaluar mandati dhe Ministria e Zhvillimit Ekonomik ka emëruar drejtorin financiar të "Trepçës" në veri dhe zëvendësin e Dimikiqit për të menaxhuar me "Trepçën" në veri deri sa të zgjedhen drejtorët në jug dhe në veri, ka thenë se "Trepça" është dhe do të mbetët pronë e shtetit të Serbisë, duke sqaruar se ajo do të mbetët në kompetenca të "Zajednicës".

Ai ka thenë gjithashtu se menaxhmenti i "Trepçës" në veri dhe punëtorët nuk e kanë pranuar dhe nuk e njohin Ligjin për "Trepçën", sipas të cilit 80 për qind e "Trepçës" i kthehen shtetit të Kosovës, ndërsa 20 përqind janë aksione të punëtorëve.

Njejtë sikurse Dimkiq ka thenë edhe drejtori i Hidroelektranës "Gazivode" (Ujmani), Sergjan Vulloviq, i cili është vëlla i kryetarit të Zubin Potokut, Stevan Vulloviq. Kryetari i Zubin Potokut është edhe kryetar paralel i Zubin Potokut, i cili ka thenë se Ujmani mbetët pronë e komunës së Zubin Potokut dhe se do të jetë pjesë e "Zajednicës", e cila edhe do ta mbikëqyrë plotësisht atë, raporton më tutje “Zëri.info”.

Edhe Beogradi e edhe Prishtina këmbëngulin se Ujmani dhe "Trepça" janë të tyre dhe kjo ka bërë që marrëdhëniet në mes të Prishtinës dhe të Beogradit të përkeqësohen dhe të tensionohen, ndonëse as Ujmani e as "Trepça" nuk kanë qenë asnjëherë temë e bisedimeve në Bruksel.

Ekspertët e ekonomisë në veri të Mitrovicës vlerësojnë se "lufta" më e madhe në mes të Beogradit dhe Prishtinës në Bruksel pikërisht do të bëhet për Ujmanin dhe "Trepçën", ndërsa këmbëngulin se meqë këto dy subjekte të mëdha ekonomike ndodhen në territorin e komunave veriore, të cilat do të jenë pjesë e "Zajednicës", duhet patjetër të jenë kompetencë e saj.

Ndryshe, në tetorin e vitit 2016, Kuvendi i Kosovës ka miratuar Ligjin për "Trepçën", me të cilin Qeveria e Kosovës bëhet pronare e 80 për qind të aksioneve, ndërsa nga mesi i këtij muaji është hartuar edhe Statuti i "Trepçës", sipas këtij ligji, të cilin e kanë kundërshtuar përfaqësuesit serbë në institucionet e Kosovës.

Bordi Mbikëqyrës i "Trepçës" është duke funksionuar vetëm me 6 anëtarët shqiptarë, ndërsa Serbia nuk ka lejuar që serbët të konkurrojnë për Bordin Mbikëqyrës, ndonëse atyre u takojnë tri vende në Bord.

Prishtina vazhdimisht ka bërë të ditur se asnjëherë nuk do të bisedojë me Beogradin për Liqenin e Ujmanit e as për "Trepçën", sepse siç kanë thënë vazhdimisht anëtarët e delegacionit të Prishtinës, për prona nuk ka bisedime.

Në anën tjetër anëtarët e delegacionit serb vazhdimisht pohojnë se kanë arritur ta pengojnë Prishtinën që ta "rrëmbejë" Liqenin e Ujmanit.

The post Ekonomistët serbë: “Trepça” dhe Ujmani kompetencë ekzekutive e “Zajednicës” appeared first on Ekonomia Online.

Ne jemi çfarë mendojmë

Posted: 22 May 2018 09:45 AM PDT

Para pak kohësh kur unë ankohesha shumë vëllai imë më sfidoi. Unë kisha filluar të besoja të gjitha historitë që kisha krijuar në mendjen time gjatë viteve. Unë isha 26 vjeç, dhe jetoja një jetë që nuk më bënte të lumtur.

Unë fillova të kërkojë për përgjigjet – dhe u përmirësova. Unë mësova “hile” të rëndësishme nga njerëz shumë të suksesshëm si Will Smith, Oprah, Jim Carrey dhe Muhammad Ali.

Gjatë një viti në këtë proces, unë ëndërroja të filloja një kompani teknologjike.

Sot unë po e jetoj këtë ëndërr. Nuk kishte për të ndodhur nëse do të isha akoma me ato mendimet e vjetra.

Unë mësova shumë gjëra kur ndryshova sjelljen dhe mendimet. Por nga të gjitha gjërat që provova, këto dy zakone ishin ato më të vlefshmet. Duken të thjeshta, por kanë shumë fuqi – dhe funksionojnë.

1. Fuqia e intuitës

Aktori Jim Carrey njëherë i shkroi vetes një çek prej 10 milionë dollarësh për "shërbimin e dhënë të aktrimit," dhe e ruajti për Krishtlindjen, për 3 vite më vonë. Ai ishte trokë në atë periudhë, me zor po ja dilte si aktor. Tre ditë para afatit të caktuar, ai nënshkroi një kontratë me vlerë 10 milionë dollarë për rolin e tij në "Dumb and Dumber".

Shkruajtja e atij çeku është një shembull i fuqisë vizuale. Është e përmbledhur shumë mirë nga Bob Proctor, i cili ka shkruar “You Were Born Rich”: "Nëse e përfytyron në mendje, ti mund ta kesh në dorë."

Ti mund të lidhesh me këtë fuqi shumë shpejt me një vizion. Është një formë argëtuese dhe efektive për të korrur sukses në jetën tënde. Ti mund të vendosësh foto apo mjete të tjera në një tabelë druri që përfaqësojnë objektivat e tu. Mund të shtosh çdo gjë që dëshiron, një punë që do të kesh, një rrogë më të lartë, apo vende ku dëshiron që të shkosh.

Sa herë të shohësh te tabela e vizioneve, fokusohu te ndjesia që merr kur e arrin një qëllim. Mendo sikur tanimë e ke arritur. Ky është çelësi. Unë jam habitur nga synimet që më janë realizuar pasi i kam menduar ato, dhe kam përjetuar një ndjenjë sikur tashmë i kam arritur.

Mos harro që kjo është tabela jote – jo tabela që mendon se duhet të kesh. Hyr në dëshirat e tua. Mos i gjyko ato. Mos e limito veten.

2. Ditari i mirënjohjes

Më vjen për të qeshur kur mendoj vëllain tim që më thoshte sa shumë ankohesha, unë nuk shfryja për jetën time personale apo atë profesionale. Unë ankohesha për skuadrën time të preferuar të futbollit. Por ai e kishte vërejtur këtë zakon të keq – dhe më sfidoi të ndaloja.

Unë fillova të kërkoj “ndihmë” dhe gjeta TED Talk për lumturinë nga i famshmi Shawn Achor. Ndoqa këshillën e tij dhe fillova të mbajë një ditar mirënjohjeje. Kjo gjë menjëherë ndryshoi mendimet e mia.

Çdo ditë, unë bëj tre shënime në bllok. Kur arrij diçka, unë e shkruaj. Nëse kam kaluar një ditë të keqe, unë shkruaj diçka themelore, si për shembull: "Unë jam i shëndetshëm", "Kam miq të mirë," apo "Unë shqetësohem për startup-in tim sepse nuk më duhet të shqetësohem për ushqim apo strehim".

Unë gjithashtu shënoj fitore konfidenciale, si: "Unë isha i qetë sot me Krisin dhe nuk e ndërpreva atë."

Si rezultat, unë menjëherë ndalova duke u ankuar, dhe fillova të shikoja të gjitha gjërat e mira në jetën time. Kjo gjë bëri të mundur që unë të filloja kompaninë time sepse unë zgjodha të shoh mundësitë në vend të dyshimeve. Unë kuptova sa shumë gjëra ka për të qenë mirënjohës.

Këto metoda funksionojnë.

Ato mund të duken të thjeshta, por mos e nënvlerësoni fuqinë e këtyre mjeteve. Ato janë arsyeja përse unë jam kaq mirënjohës.

Ato janë arsyeja pse unë kam arritur çdo gjë në tabelën time të vizionit dhe kam transformuar jetën time. Këto metoda përdoren nga nga njerëzit më të suksesshëm në botë. Nëse ka funksionuar për ta, njësoj do të ndodh dhe për ty.

The post Ne jemi çfarë mendojmë appeared first on Ekonomia Online.

Myslimanët reagojnë ndaj deklaratave të ministres daneze lidhur me Muajin e Ramazanit

Posted: 22 May 2018 09:43 AM PDT

Ministrja për Migrim e Danimarkës, Inger Stojberg, u kritikua ashpër pasi i sugjeroi myslimanët të marrin pushim gjatë Muajit të Ramazanit, për shkak të, siç tha, rreziqeve potenciale të sigurisë ndaj pjesës tjetër të shoqërisë.

Stojberg, e cila ka reputacion për politika të ashpra të migrimit, tha se agjërimi gjatë ditës së punës rrit sfidat për shoqërinë moderne.

Ajo përmendi rreziqe potenciale për shoferët e autobusëve dhe spitalet.

Por, kompanitë qenë në mesin e të parëve që thanë se nuk kanë problem me Ramazanin.

Arriva, e cila udhëheq disa autobusë në Danimarkë, tha se nuk ka pasur kurrë aksidente që përfshijnë shoferë që agjerojnë.

Mesazh i njëjtë erdhi edhe nga Sindikata e Transportit të Danimarkës, 3F, udhëheqësi i së cilës, Jan Villadsen, pyeti nëse ministrja po përpiqet të krijojë një problem që nuk ekziston.

Bashkimi i Myslimanëve të Danimarkës postoi një mesazh në mediat sociale, duke falënderuar ministren Stojberg për shqetësimin, por shtoi se myslimanët janë njerëz të rritur, të aftë për t’u kujdesur për veten dhe shoqërinë edhe kur agjërojnë.

The post Myslimanët reagojnë ndaj deklaratave të ministres daneze lidhur me Muajin e Ramazanit appeared first on Ekonomia Online.

Kryeministri Haradinaj: Arbëreshët janë një vlerë e ruajtur e jona që duhet ta çmojmë

Posted: 22 May 2018 09:35 AM PDT

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, gjatë vizitës në Itali, zhvilloi një takim të veçantë me përfaqësuesit e arbëreshëve , me ç 'rast vlerësoi lartë angazhimet e tyre të pareshtura për të ruajtur dhe kultivuar identitetin kombëtar shqiptar.

Kryeministri Haradinaj tha se arbëreshët e Italisë kanë qenë gjithnjë burim frymëzimi dhe fuqie për gjithë shqiptarët.

“Kosova po i bashkohet familjes së popujve evropian dhe kjo i forcon edhe më shumë lidhjet tona shpirtërore dhe kombëtare”, tha kryeministri Haradinaj.

Me qëllim të ruajtjes së kulturës dhe fuqizimit të raporteve ndërmjet Kosovës dhe arbëreshëve në Itali, kryeministri Haradinaj ftoi përfaqësuesit e organizatave kulturore arbëreshe që të vizitojnë sa më shpesh Kosovën.

"Për mua është një moment domethënës qëndrimi me ju sot. Ju e keni mbijetu ndër shekuj identitetin, gjuhën, vlerat shqiptare dhe kristiane, të trashëguara që atëherë. Dëshiroj të ju them se ne ju çmojmë shumë", tha Kryeministri Haradinaj në një bashkëbisedim me arbëreshët e Italisë por edhe kosovarë që prej kohësh jetojnë në Itali.

Kryeministri Haradinaj, përmendi faktin se marrëdhëniet me komunitetin arbëreshë të Italisë janë shumë të rëndësishme, dhe në këtë drejtim shqiptarët duhet t'i intensifikojnë ato, me qëllim ruajtjen e kësaj pasurie kulturore e kombëtare, por edhe kultivimin e miqësisë së ndërsjellë.

Kryeministri Haradinaj vizitoi edhe Kishën Katolike Abreshe Shën Thanasi dhe Kolegjin Grek ku u njoftua për së afërmi me vlerën historike dhe kulturore të këtyre dy monumenteve nga intelektuali arbëreshë Domenico Morelli.

The post Kryeministri Haradinaj: Arbëreshët janë një vlerë e ruajtur e jona që duhet ta çmojmë appeared first on Ekonomia Online.

Shqipëri: 26 tërmete brenda 1 jave, sizmologët japin alarmin

Posted: 22 May 2018 09:32 AM PDT

Prej një jave Jugu i Shqipërisë është goditur nga 26 tërmete. Kjo është një zonë aktive në aspektin tektonik shpjegojnë sizmologët, të cilët thonë se lëkundjet vijojnë. Specialistët nuk përjashtojnë edhe goditje me intensitetin e atyre të ditëve të shkuara.

Lëkundjet e tokës vijojnë në jug të vendit, ndërsa sizmologët tregojnë se ato do të zgjasin deri në relaksimin e plotë të zonës në aspektin tektonik.

Goditjet janë më të lehta se ato të regjistruara në datat 14 dhe 20 maj në zonën e Vermikut megjithëkëtë specialistët nuk përjashtojnë mundësinë e riaktivizimit të një tërmeti me intensitetin e ditëve të shkuara.

"Gjykuar nga ecuria e pasgoditjve, mangnituda është në rënie, por nuk përjashtohet riaktivizimi, sërish në këtë zonë ose në një tjetër fqinj".

Kjo zonë sipas sizmologëve ështëe aktive në aspektin tektonik.

"Efekti njihet në mbarë botën kryesisht në zona me ndërtim gjeologjik të tillë. Jemi pranë vatrës së tërmetit të Tepelenës rënë në vitin 1920 me magnitude 6.4 që shkaktoi dëme të konsiderueshme deri në kështjellën e Beratit dhe pranë atij të Qafës së Llogarasë në vitin 1930 edhe ky tërmet me pasoja".

Në një jave jugu i vendit është goditur nga 26 tërmete. Me intensitet më të lartë ka qenë ai me magnitudë 4.2 i shkallës rihter i regjistruar mesditen e 14 majit dhe tërmeti me magnitudë 4.5 gradë i shkallës rihter më 20 maj. Të shtunën shpjegojë sizmologët kemi pasur të bëjmë me një çift tërmetesh që kanë goditur zonën në të njëjtën kohë prandaj ndjeshmëria dhe dëmet e shkaktuara kanë qenë më të mëdha. /ABC news

The post Shqipëri: 26 tërmete brenda 1 jave, sizmologët japin alarmin appeared first on Ekonomia Online.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more