Skip to main content

“Gazetaria analitike dhe ca mendime të Montanelit” plus 1 more Telegrafi Opinione

“Gazetaria analitike dhe ca mendime të Montanelit” plus 1 more Telegrafi Opinione


Gazetaria analitike dhe ca mendime të Montanelit

Posted: 17 May 2018 05:05 AM PDT

Sulejman Mato

“A ka shkollë për t'u bërë shkrimtar?”, e pyeti një ditë një nxënëse shkrimtarin Kolë Jakova, në një nga takimet që ne bënim dikur me lexuesin. “Po”, iu përgjigj ai, “por që të dalësh shkrimtar duhet të hysh shkrimtar…”!

Po shkollë për t'u bërë analistë a ka? Shkolla ka për t'u bërë analistë, por analisti duhet të ketë cilësi analisti dhe të ketë në kokë një bibliotekë të tërë. Një analisti i duhet jo vetëm dhe eksperiencë jetësore dhe profesionale, por dhe paanshmëri gjykimi, sinqeritet dhe vërtetësi, mbi të gjitha duhet të ketë integritet qytetar.

Mediat tona me sa duket e kanë gjetur më të lehtë për të ftuar në studiot e tyre, krahas analistëve të vërtetë dhe persona që nuk i kanë këto vlera e që mund t'i quajmë me plot të drejtë tifozë partish. Kohët e fundit mediat tona televizive i kanë shtuar rubrikat opinion-dhënëse. Ne kemi kohë që i ndjekim me interes këto debate televizive, te "Klan", "News 24","Ora News","Top Chanel" etj., mirëpo shpesh shohim të na shfaqen në panele krahas opinionistëve të përgatitur dhe disa të ashtuquajtur analistë, me pamje rëndësore, e që sa hapin gojën dhe një fshatar i thjeshtë i kupton se çfarë duan të thonë e cilin duan të mbrojnë.

Këtyre analistëve partiakë, përveç dijeve të plota u mungon dhe etiketa e mirësjelljes, flasin vend e pa vend dhe i ndërpresin fjalën kolegëve sikur të jenë duke bërë debat në një kafene.

Më rëndom kjo gjë vërehet te disa syresh kur kemi të bëjmë me debate politike apo me probleme që kërkojnë analiza të thella dhe qëndrime jo partiake. Analist do të thotë të jesh një gjykatës i paanshëm dhe një vërejtës i imët, për të zbuluar ca imtësira që nuk mund të vihen re nga syri i çdokujt. "Televizioni nxit interesin më të shëmtuar të gazetarëve të këqij", ka thënë Indro Montaneli. "Kërkoni me çdo kusht bujën. Nëse dikush nga ju do të bëjë këtë profesion shpëtojini joshjes nga buja."

Disa nga këta të vetëquajtur analistë, në debate të tilla duken si të dërguarit e partive politike, persona që mbrojnë partitë me tifozllëk, duke e deformuar debatin e duke e shndërruar atë një pazar kafshësh. Çudia më e madhe nis kur shikon gati të njëjtat fytyra që lëvizin nga një emision në tjetrin, madje ka raste që i sheh këto fytyra në një ditë në dy televizione njëherësh, që shtrihen paq në divanet e studiove televizive dhe ngrenë zërin duke dhënë gjykime dhe kur debatohet për gjykatat, pa pasur kulturë juridike dhe kur debatohet për fenë, pa pasur kulturë fetare, dhe për politikën e jashtme, pa qenë punonjës i asaj ministrie apo diplomat karriere, si dhe për figura botërore, Trampin, Putinin, Erdoganin, pa lexuar asnjë libër për historinë e jetës së tyre dhe për kufirin detar dhe për djallin dhe të birin…

Duke vërejtur cektësinë e këtyre debateve, për më tepër kur diskutojnë me pasion dhe hera -herës dhe me urrejtje për figura politike, dëgjuesit të thjeshtë që kërkon të mësojë diçka prej tyre, ia bën emisionin të pështirë. Kam venë re që, analistë të tillë, krahas krenarisë butaforike kanë jo vetëm delirin e madhështisë, por dhe paturpësinë që të paraqiten si persona që dinë gjithçka, ndërkohë që nuk ngrihen as mbi njohuritë e një debati kafenesh.

Kam mendimin që në këto debate televizive kur ngrihen probleme të rëndësishme kërkojnë pjesëmarrjen e profesorëve dhe doktorëve të shkencave, ose specialistëve dhe profesionalistëve të fushave përkatëse.

Media te dashura, në qoftë se doni të ruani imazhin tuaj të besueshëm hiqini qafe ca të vetëquajtur analistë. Analisti është një fjalë e madhe…"Mbi të gjitha,-thotë gazetari i njohur I.Montaneli,-gazetaria kërkon shumë modesti." Madiat në një pikëpamje, e kam thënë dhe një herë tjetër, janë shkolla të vërteta publike.

Nga të gjitha llojet e analistëve më diletantët janë analistët politikë… Disa prej tyre ju i njihni edhe vetë. Nuk ka nevojë për t'u përmendur emrat.

Ua kupton mendimin edhe pa hapur gojën. Këta lloj analistësh, janë të prirur, në mos të paguar për të mbrojtur dikë, me arsye dhe pa arsye. Populli sheh. Populli dëgjon. Populli gjykon… Populli herë pas here e mbyll me nervozizëm televizorin sa i sheh të shfaqen këta lloj analistësh.

Personalisht, kam pasur interes dhe kureshtje për t'i ndjekur disa nga këto emisione, dhe më ka ardhur keq për varfërinë e mendimit dhe partiprinë e tyre.

Nganjëherë kam dashur të kuptoj se çfarë mendon një fshatar, apo një tregtar që është rropatur gjatë ditës pas punëve të rëndomta, kur e ndjek me kujdes këtë _"pazar Korçe". Dëgjuesi në emisione të tilla ndihet si në një debat tifozërie, ku secili prej debatuesve kërkon të mbrojë me zjarr skuadrën e tij politike.

Të dashur moderatorë të këtyre emisioneve, na i hiqni qafe disa këta lloj analistësh, pasi jo vetëm dëmtojnë mendimin opinionist, por nxitin tek dëgjuesi një lloj atmosfere konfliktuale, duke e shtuar dhe më tej atmosferën konfliktuale parlamentare. Shqipëria, miqtë e mi, ka shumë profesorë, e doktorë, ka shumë specialistë të njohur për debate profesionale. Ju keni mundësi t'i ftoni në emisionet tuaja për të përfituar dhe ne nga dituria, por dhe përvoja dhe eksperienca e tyre. Ne dëgjuesit e këtyre emisioneve do të ishim shumë më përfitues po të shikonim në studiot tuaja persona të tillë. Doni emra? Ka kaq shumë personalitete vendi ynë, madje dhe në fushën e politikës. Pikërisht këta lloj analistësh do t'ju a bënin emisionet tuaja shumë interesante dhe do t'u shtonin respektin emisioneve të tilla. Ndofta dhe ju vetë jeni ndjerë mirë kur keni ftuar, dhe vazhdoni të ftoni në studiot tuaja personalitete dhe persona me reputacion në shoqëri.

The post Gazetaria analitike dhe ca mendime të Montanelit appeared first on Telegrafi.

Civilë apo luftëtarë: Si të trajtohen qytetarët në mision luftarak?

Posted: 17 May 2018 04:59 AM PDT

Shtetet, por më shpesh lëvizjet politike, shtet formuese apo çlirimtare, i kanë (keq)përdorur dhe i (keq)përdorin civilët për të arritur objektiva ushtarake, të cilat e kanë të pamundur me i arrit me njësite të rregullta, me uniformë, qoftë për shkak të ligjeve ndërkombëtare apo edhe për shkak të raportit të forcave, thjesht për shkak të opinionit jo-përkrahës ndërkombëtar i cili do të gjykonte këto veprime, apo për t'i përdorur viktimat civile si pretekste apo arsyetim të veprimeve të tyre të ardhshme..

Civil, me trup, përgatitje dhe shkathtësi prej ushtarakësh, defilojnë nëpër protesta, të dhunshme, duke arritur të konfrontohen suksesshëm me forcat e rendit dhe të rrezikojnë seriozisht sigurinë dhe rendin. Pastaj, krejt kjo e krijon "skenën e krimit", ku krimineli sipas rregullit del të jetë shteti, ndërsa "civilët", viktima. Natyrisht, viktima janë zakonisht civilët, e vërtetë, sepse ushtarakët e veshur civil të mbrojtur nga masa, zakonisht orientohen mirë dhe rrallë e pësojnë.

Këto ditë, në Izrael, më saktë në kufirin me Izraelin, në Jerusalem, ndodhi një konfrontim luftarak, me të cilin rast dhjetëra civilë, nga pjesa palestineze e kufirit, u vranë, shumica nga snajperët, dhe shumë të tjerë, mbase me qindra, u plagosën.

Retorika e gjykimit apo arsyetimit, të këtij veprimi, ishte e skajshme nga të dy, apo thënë më saktë nga të gjitha anët, dhe sillej prej akuzave për gjenocid të Izraelit mbi myslimanët deri te arsyetimi i plotë i masave që ka ndërmarrë policia dhe Ushtria izraelite për të ruajtur kufirin dhe për të siguruar aktivitetin politik dhe diplomatik të përurimit të Ambasadës së SHBA-ve në Jerusalem, në të cilën ngjarje morën pjesë shumë personalitete të politikës amerikane dhe vetë kreu politik e fetar i Izraelit.

Në protesta të cilat ishin përplot me fëmijë e gra, shpërthente edhe revolta e militantëve, të cilët me javë përpara po protestonin dhunshëm dhe po luftonin për të thyer kufirin, të cilin ata e konsiderojnë të padrejtë. Ata, pasi kishin kryer ritet fetare, me flamuj islamik, ftonin të përfshihet në këtë konflikt (dhe "protestë paqësore") ushtrinë islamike, botërore, që të mbronte Jerusalemin e shenjët.

Duke lënë anash aspektin politik, dhe ideologjik të këtij konflikti shumë shekullorë, rreth Jerusalemit si vendit ku lindën tri religjione globale, dhe i cili me shumë gjasë edhe një kohë të gjatë do të jetë po kaq i shqetësuar, neve kësaj radhe na intereson të trajtojmë (keç)përdorimin e civilëve për të arritur objektiva luftarake, pra në angazhime krejtësisht jo civile si dhe (keç)përdorimi i forcës për të penguar këto veprime luftarake, me potencial të shpërthimit të konflikteve të përmasave të gjëra dhe me ashpërsi të jashtëzakonshme.

Një situatë e ngjashme ishte edhe kur qytetarët e "vet-organizuar" po përpiqeshin të thyenin kufirin Kosovë-Serbi, apo kur pas protestave "të vet-organizuara" po niseshin të çlirojnë Kosovën.

"Një grup i të rinjve, të maskuar, sonte rreth orës 19:00, dogjën dhe rrënuan punktin, vendkalimin administrativ në Jarinje, në veri të Kosovës. Serbët lokalë, të cilët tash dy ditë e mbajnë të bllokuar vendkalimin, pasuksesshëm provuan të i ndalojnë. Mediat shkruajnë se nga punkti, del tym i dendur dhe se krismat nuk dëgjohen më. Presidenti i Serbisë, fton që të ndalet dhuna në Jarinje. Është paraqitur edhe informacioni se po digjet edhe pika e kalimit administrativ në Bërrnjak, por ky lajm është demantuar".
Kështu raportonte një medium serb, në korrik të vitit 2011 lidhur me ngjarjet kur "civilë të paarmatosur" kishin bllokuar forcat ndërkombëtare të policisë dhe ushtrisë, dhe kishin djegur vendkalimet kufitare, në mes të Kosovës dhe Serbisë të cilat administroheshin nga pala kosovare. Në këtë informacion mund të "lexohen" dukshëm edhe instruksionet për civilët, se cilat pika të tjera do të digjen.

Ky është një shembull shkollor i raportimit, nga një ngjarje, ku ushtarakët, të veshur si civilë kryejnë operacione luftarake të pushtimit, apo të shkatërrimit të pikave strategjike, dhe të fshehjes të gjithë kësaj veprimtarie prapa civilëve të pa armatosur të cilët, në të njëjtën kohë, me një profesionalizëm të jashtëzakonshëm, arrijnë të bllokojnë veprimet e policisë dhe ushtrisë, në këtë rast asaj ndërkombëtare.

Ushtria izraelite, dje, pas paralajmërimeve të shumta dhe të pasuksesshme që askush të mos i afrohet kufirit, veproi me një ashpërsi të madhe, për shumëkënd, duke përdorur forcë të tepruar, dhe duke vrarë një numër të madh të civilëve të cilët padyshim të instruktuar nga politika kishin tentuar të arrinin objektiva krejtësisht ushtarake, pra të thyerjes së kufirit, dhe bllokimit të një procesi politik, e diplomatik duke rrezikuar sigurinë e pjesëmarrësve në këtë ngjarje, të cilën pjesa më e madhe e mediave të rëndësishme botërore po e përcillte drejtpërdrejtë.

Çka kanë të përbashkët, Serbia dhe Palestina, Hamasi, do të pyes dikush, dhe cilat janë mësimet që dalin nga kjo shkollë e përdorimit të civilëve në misione ushtarake? Ku e ka bazën kjo afri e madhe e Serbisë me disa vende myslimane, për të mos thënë shumicën, të cilat nuk e përkrahën Kosovën kur terrorizohej nga shteti dhe kisha serbe, edhe përkundër faktit se 90 për qind e popullsisë së Kosovës, janë të besimit mysliman?

Nga e kaluara e dimë se Serbia dhe ish-Jugosllavia kishin qenë një kohë të gjatë jo vetëm strehuese të refugjatëve islamik, nga Palestina, dhe vendet e tjera, por i kishin furnizuar me armë këto vende, dhe lëvizje, edhe kishin shkolluar nëpër akademi ushtarake dhe të sigurisë shumë student, por edhe militantë rreth luftimeve jo-konvencionale. Këto ishin si rezultat i marrëdhënieve të mira në mes të vendeve arabe dhe ish presidentit jugosllav Tito, i cili njihej si njëri ndër liderët e Lëvizjes së ashtuquajtur të Painkuadruarve që nënkuptonte mos-inkuadrimin në asnjërin nga blloqet ushtarake, të NATO-s dhe atij të Varshavës. Jugosllavia ishte edhe shitëse e madhe e armëve dhe importuese e naftës, për disa nga rafineritë në vend.

Si duhet të reagoj një shtet në këso rrethana? Ju kujtohen protestat masive, në Beograd, të cilat pastaj nën instruktimet e institucioneve serbe të sigurisë, po niseshin për në Kosovë? Bëhej fjalë, për si thoshte politika serbe, vetiniciativë të masave, të cilat qeveria serbe nuk i kontrollon dot?! Si të reagoi një shtet kur masa e civilëve niset të thyej kufirin? Të hap kufirin? Të dorëzojë pushtetin? Kush është përgjegjës, kur civilët nisen për të vdekur në kufi apo vende të shenjta? Ata që i dërgojnë apo ata që i presin në kufi?

Përfundimisht, i vetmi kufi që u thye me "vetiniciativë" të masave dhe me veprim të drejtpërdrejtë të masave ishte kufiri në mes dy Gjermanive edhe pse deri atëherë shumë qytetarë gjerman, këndej dhe andej kufirit kishin humbur jetën në përpjekje për ta kaluar… kryesisht për të ikur nga "parajsa" socialiste, drejt "ferrit" kapitalist. Përdorimi i qytetarëve, civilëve të pa armatosur si mburojë, apo si mjet për të arritur qëllime ushtarake, ose luftarake, mbetet po aq krim, sa edhe përdorimi i forcës së tepruar, nëse civilët kanë mundur të ndalohen ndryshe. Por kjo e fundit, gjithsesi është vështirë e matshme, ndërkohë që e para është vështirë e dëshmueshme.

Jo vetëm e drejta ndërkombëtare, por edhe politika ndërkombëtare duhet të mbrojë civilët sa nga agresiviteti i shteteve, aq edhe nga keqpërdorimi i civilëve për të arritur qëllime luftarake. Kjo, fatkeqësisht nuk po bëhet, por në rrafshin e fundit, viktimat civile po keqpërdoren për të argumentuar në favor të politikave, interesave, apo qëllimeve luftarake. Mbeten ende civil, qytetarët, të ingranuar në mision ushtarak?

The post Civilë apo luftëtarë: Si të trajtohen qytetarët në mision luftarak? appeared first on Telegrafi.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more