Skip to main content

“Gazetari po raportonte live për drogën, prapa shpinës së tij shfaqet befasisht një djalë i ri me një bimë kanabisi në dorë (Video)” plus 2 more Telegrafi Dështime

“Gazetari po raportonte live për drogën, prapa shpinës së tij shfaqet befasisht një djalë i ri me një bimë kanabisi në dorë (Video)” plus 2 more Telegrafi Dështime


Gazetari po raportonte live për drogën, prapa shpinës së tij shfaqet befasisht një djalë i ri me një bimë kanabisi në dorë (Video)

Posted: 16 May 2018 08:52 AM PDT

Një gazetar derisa po raportonte gjatë transmetimit live i ka ndodhur diçka e pazakontë – prapa shpinës së tij shfaqet një djalë i ri që kishte me vete një bimë kanabisi, vetëm pak metra larg objektit për të cilin ai po raportonte se dikush kishte mbjellur këtë lënë narkotike.

Yvette dhe Neil Hartley i kanë shpëtuar burgut, edhe pse policia kishte gjetur 88 bimë kanabisi të mbjellura brenda një hangari në zonën rurale Hoath të Kentit të Anglisë, transmeton Telegrafi.

Cameron Tucker po fliste për këtë rast në televizionin KMTV gjatë transmetimit live, kur prapa shpinës së tij u shfaq një djalë i ri i cili e ndërpreu për një moment duke mbajtur në dorë një bimë kanabisi, dhe pasi që e vëren gazetarin fillon të vrapojë si i çmendur që të mos i zbulohet identiteti.

Policia e Kentit është informuar për këtë ngjarje, por deri më tani nuk ka informacione nëse është kryer ndonjë krim. Ndërkaq, i riu që shfaqet para objektivit të kamerave, i ka bërë shumë persona të qeshin me veprimin e tij. /Telegrafi/

The post Gazetari po raportonte live për drogën, prapa shpinës së tij shfaqet befasisht një djalë i ri me një bimë kanabisi në dorë (Video) appeared first on Telegrafi.

Vetëm një hap i gabueshëm, bëri që të rrëshqet nëpër 12 shkallë dhe të bie në lumë (Video)

Posted: 16 May 2018 07:20 AM PDT

James Moss ishte së bashku me një shok, kur hodhi një hap të gabueshëm në një palë shkallë të Londrës dhe ra në lumin Temza.

Miqtë e tij nuk ndalonin së qeshuri, pasi ai hoqi bluzën dhe rrëshqiti, për tu lagur me të gjitha rrobat, transmeton Telegrafi.

"Një hap i vogël për njeriun, por një përplasje e madhe në ujë, që të qeshin të gjithë", ka qenë komenti që shoqëron videon, e cila po bën xhiro në internet.

Në anën tjetër, vizitori i ngathtë që ra poshtë 12 shkallëve, tha se ato ishin shumë të lëmuara dhe të lagura. /Telegrafi/

The post Vetëm një hap i gabueshëm, bëri që të rrëshqet nëpër 12 shkallë dhe të bie në lumë (Video) appeared first on Telegrafi.

Inkurajohen të futen në flakë, dy të dehurit u djegën keq në këmbë dhe qafë (Video)

Posted: 16 May 2018 06:25 AM PDT

Gjatë një ahengu në Sydney të Australisë, dy të dehur janë futur në flakë, pasi u inkurajuan nga shokët e tyre.

Me këtë rast, ata pësuan lëndime të konsiderueshme, si dhe djegie të shkallës së tretë në këmbë dhe qafë, transmeton Telegrafi.

Ngjarja ka mundur të kishte përfundim shumë më të keq, po që se do të eksplodonte ajo që duket si një shishe e madhe gazi.

Për këtë rast, do duhej të kishte hetime të hollësishme, pasi po konsiderohet si një lojë e tepruar. /Telegrafi/

 

The post Inkurajohen të futen në flakë, dy të dehurit u djegën keq në këmbë dhe qafë (Video) appeared first on Telegrafi.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more