Skip to main content

“Diçka nuk është në rregull me këto imazhe, dëshmi se edhe profesionistët mund të gabojnë (Foto)” plus 3 more Telegrafi Dështime

“Diçka nuk është në rregull me këto imazhe, dëshmi se edhe profesionistët mund të gabojnë (Foto)” plus 3 more Telegrafi Dështime


Diçka nuk është në rregull me këto imazhe, dëshmi se edhe profesionistët mund të gabojnë (Foto)

Posted: 17 May 2018 01:13 PM PDT

Jo më kot thonë “kush punon gabon”, por jo edhe në atë masë siç kanë gabuar autorët e këtyre “veprave” të publikuara në imazhet më poshtë.

Bored Panda ka përpiluar një fotogaleri të imazhe të dështuara, për të cilat duket se nuk kishin menduar edhe aq mirë dizajnerët para se t’i futin në printer për t’i shtypur, transmeton Telegrafi.

Madje disa prej tyre janë aq qesharake, sa që për fëmijë janë të turpshme nëse i shohin sepse mund të japin model të keq për ata.

Sidoqoftë, një gjë është e sigurt se ata nuk kanë pasur qëllim të keq, por thjesht matjet nuk janë bërë mirë.

Megjithatë, kjo duhet t’ju shërbej si leksion për herët tjera që të jenë më vigjilent kur punojnë. /Telegrafi/

The post Diçka nuk është në rregull me këto imazhe, dëshmi se edhe profesionistët mund të gabojnë (Foto) appeared first on Telegrafi.

Fëmijës që festonte ditëlindjen, i hodhën vezë dhe ia zhytën fytyrën me tortë (Video)

Posted: 17 May 2018 12:41 PM PDT

Derisa ishte duke e prerë tortën e ditëlindjes, një fëmije të panjohur nga Indonezia, familjarët i kanë hedhur sipër vezë të thyera dhe ia zhytën fytyrën me tortë.

Pamjet neveritëse që janë shpërndarë në internet, e shfaqin trevjeçarin të hidhëruar, shkaku i talljes dhe dëmtimit të tortës, transmeton Telegrafi.

Si pjesë e kulturës indoneziane, mbi atë që feston ditëlindjen luhen lojëra poshtëruese, si hedhja e vezëve, miellit, tortës, apo edhe ushqimeve të kalbura – ndonjëherë, derisa ata qajnë. Tërë bëhet për ta zhytur sa më shumë, me pretendimin se do të kalojë një vit të lumtur dhe të suksesshëm.

Por, ngjarja që së fundi u përhap në internet, bëri që shikuesit ta komentojnë negativisht, ndërsa kërkuan që të mos praktikohet më. /Tlegrafi/

The post Fëmijës që festonte ditëlindjen, i hodhën vezë dhe ia zhytën fytyrën me tortë (Video) appeared first on Telegrafi.

Akrobati humbi kontrollin dhe ra nga dhjetë metra lartësi, para publikut të cirkut (Video, +16)

Posted: 17 May 2018 07:30 AM PDT

Avas Haurigui po sillej në rrethin e një cirku në Gournsey të Britanisë së Madhe, kur humbi kontrollin dhe ra dhjetë metra poshtë.

Publiku u ngrit në këmbë i shqetësuar, me frikë për fatin e 23-vjeçarit që u përplas për dysheme, transmeton Telegrafi.

Pranë akrobatit shkuan shumë kolegë të tij, që e ngritën ngadalë për ta dërguar në spital.

Megjithëse ra me shpinë dhe dyshohej të ketë marrë lëndime serioze, Haurigui shpëtoi vetëm me lëndime të lehta.

Ngjarja mund të përfundonte edhe më keq, pasi strukturës mund t'i humbte balanca, duke e pësuar edhe akrobati tjetër. /Telegrafi/

The post Akrobati humbi kontrollin dhe ra nga dhjetë metra lartësi, para publikut të cirkut (Video, +16) appeared first on Telegrafi.

Rezervoi dhomë hoteli me ‘pishinë’ në tarracë, realiteti ishte krejt ndryshe (Foto)

Posted: 17 May 2018 07:23 AM PDT

Jenny Kershaw nga Mançesteri i Anglisë, mendoi se rezervoi një dhomë hoteli në Vietnam, që në tarracë ka edhe një pishinë.

Por, ajo nuk kishte të bënte gjë tjetër vetëm se të qeshte, kur gjeti në është vetëm një vaskë e gjerë, transmeton Telegrafi.

Këndi prej të cilit është realizuar fotografia, ka bërë që reklama të jetë shumë e besueshme, teksa çmimi i lirë, e shtyri të rezervonte menjëherë.

Reklama dhe realiteti

Imazhi që postoi në Twitter, grumbulloi më se 150 mijë pëlqime për pesë ditë, teksa u shpërnda afro 75 mijë herë.

Vaska që reklamohej si pishinë

"Duartrokitje për fotografin", si dhe "mjafton që kishte ujë brenda edhe nëse nuk ishte pishinë", ishin dy prej komenteve të shumta. /Telegrafi/

The post Rezervoi dhomë hoteli me 'pishinë' në tarracë, realiteti ishte krejt ndryshe (Foto) appeared first on Telegrafi.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more