Skip to main content

“Babai shtrihet në tokë dhe vë në hundë topin e golfit, i kërkon vajzës ta godet me shkop – ajo ia huq dhe e godet në fytyrë (Video)” plus 3 more Telegrafi Dështime

“Babai shtrihet në tokë dhe vë në hundë topin e golfit, i kërkon vajzës ta godet me shkop – ajo ia huq dhe e godet në fytyrë (Video)” plus 3 more Telegrafi Dështime


Babai shtrihet në tokë dhe vë në hundë topin e golfit, i kërkon vajzës ta godet me shkop – ajo ia huq dhe e godet në fytyrë (Video)

Posted: 23 May 2018 01:06 PM PDT

Nganjëherë nuk është mirë të keni besim të plotë tek fëmijët, dhe këtë gjë më së miri e dëshmon videoja e publikuar më poshtë.

Duke tentuar t’i argëtoj fëmijët me të gjitha mënyrat, një baba i përkushtuar ishte shtrirë në tokë dhe topin e golfit e kishte vënë në hundë, duke i kërkuar vajzës së vogël që ta godet topin me shkop golfi, transmeton Telegrafi.

Megjithatë, ky guxim i kushtoi shtrenjtë – vajza e vogël në vend se ta godasë topin e goditi fuqishëm në fytyrë babanë e saj.

Edhe pse raportohet se nuk ka pësuar lëndime të rënda trupore, ky veprim sigurisht se do t’i shërbej si leksion që herëve tjera mos të ua plotësoj të gjitha dëshirat fëmijëve. /Telegrafi/

The post Babai shtrihet në tokë dhe vë në hundë topin e golfit, i kërkon vajzës ta godet me shkop – ajo ia huq dhe e godet në fytyrë (Video) appeared first on Telegrafi.

Kërceu në trampolinë me të bijën, përfundoi keq në shkurre (Video)

Posted: 23 May 2018 10:11 AM PDT

Olyga Milena Quartz nga Zelanda e Re, deshi t'i bashkohet të bijës që luante në trampolinë, por përfundoi keq në shkurret që ishin në afërsi.

Pesha që e 34-vjeçares, bëri që hedhja ta dërgojë në anën e kundërt, transmeton Telegrafi.

Pos gërvishtjeve që pësoi, ajo u befasua, kur kuptoi se i biri saj e kishte filmuar tërë ngjarjen.

"Trampolina qëndron në mes të oborrit, por atë ditë e kishin afruar te ballkoni që të kërcejnë prej lartësisë. E provova edhe unë", ka thënë Quartz.

Pasi ua tregoi videon familjarëve dhe miqve, ajo vendosi ta shpërndante edhe në rrjetet sociale, që të qeshin të gjithë me të. /Telegrafi/

The post Kërceu në trampolinë me të bijën, përfundoi keq në shkurre (Video) appeared first on Telegrafi.

Fotografitë e çuditshme të ceremonive martesore, që sigurisht nuk bëjnë pjesë në albumin e dasmës (Foto)

Posted: 23 May 2018 06:02 AM PDT

Me përfundimin e dasmës mbretërore, fotografët profesionistë treguan se si u dukën Duka dhe Dukesha e Sussexit, në ditën e tyre më të rëndësishme, si dhe qëndrimet e të pranishmëve në Windsor.

Por, një grup i nuseve australiane, shpërndanë imazhet nga ceremonitë e tyre martesore, që nuk janë aspak glamuroze dhe nuk përfunduan në albumin e dasmës, transmeton Telegrafi.

Për një nuse, prerja e tortës ishte moment shumë i këndshëm, por për arsye që nuk dihen, burri saj i ardhshëm nuk ndjehej njëjtë. Një nuse nuk mundi t'i bëjë ballë pijeve dhe ra për toke, ndërsa një dhëndër dukej se nuk po ngopej me birrë dhe e la nusen vetëm.

Imazhet e postuara më poshtë, tregojnë disa prej këtyre momenteve të pakëndshme, që askush nuk do donte t'i përjetonte në dasmën e vet. /Telegrafi/

The post Fotografitë e çuditshme të ceremonive martesore, që sigurisht nuk bëjnë pjesë në albumin e dasmës (Foto) appeared first on Telegrafi.

Po shkëmbenin ‘puthjen e lamtumirës’, kafshoi gjuhën e partnerit dhe refuzoi ta lëshonte (Video)

Posted: 23 May 2018 05:59 AM PDT

Burri i njohur vetëm si Lui, bërtiste nga dhimbjet dhe mundohej ta largonte partneren Zhou, e cila ia kishte kafshuar gjuhën dhe nuk po ia lëshonte.

Në mënyrë që ta shkëpusnin 26-vjeçaren, prej partnerit të tij tri vite më të ri, policia u desh të përdorte sprei me piper, transmeton Telegrafi.

Pas ngjarjes që ndodhi në Anhui të Kinës, viktima u desh të dërgohej për trajtim shkaku i gjuhës së gjakosur, ndërsa sulmuesja u dërgua në mbajtje.

Mësohet se ajo nuk dëshironte të ndahej prej tij dhe shfrytëzoi rastin ta kafshonte, teksa dyshja po shkëmbenin 'puthjen e lamtumirës' para se t'i ndajnë rrugët. /Telegrafi/

The post Po shkëmbenin 'puthjen e lamtumirës', kafshoi gjuhën e partnerit dhe refuzoi ta lëshonte (Video) appeared first on Telegrafi.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more