Skip to main content

“Babai i Alabas: Real Madridi është i interesuar për birin tim” plus 9 more Telegrafi Futboll

“Babai i Alabas: Real Madridi është i interesuar për birin tim” plus 9 more Telegrafi Futboll


Babai i Alabas: Real Madridi është i interesuar për birin tim

Posted: 20 May 2018 03:19 PM PDT

Babai i David Alaba pranon se Real Madridi është i interesuar për mbrojtësin e krahut të majtë të Bayern Munichut.

Reprezentuesi austriak ka qenë një objektiv afatgjatë për Realin.

Edhe babai i tij, George, gjatë fundjavës konfirmoi për interesin e Mbretërve për Alaban.

Messi dëshiron Alaban te Barça Messi dëshiron Alaban te Barça

“Gjithkush e di se Real Madridi është vërtet i interesuar për Davidin, por për momentin nuk mund të them asgjë”, ka thënë fillimisht babai i Alabas.

Alaba është njëri nga mbrojtësit më të mirë në qarkullim (Getty Images)

“Le të shohim se çfarë do të ndodhë këtë verë”.

“Nuk është koha për të folur për ekipet që iu intereson”.

Real Madridi rivalizon Barçën për Alaban Real Madridi rivalizon Barçën për Alaban

“Interesimi i Madridit është tashmë i njohur për të gjithë, nuk është një sekret por tani nuk ka asgjë për të thënë”.

“Ju do të duhet të prisni deri në fund të sezonit për të parë çfarë mund të ndodh”, përfundoi babai i mbrojtësit të Bayernit. /Telegrafi/

The post Babai i Alabas: Real Madridi është i interesuar për birin tim appeared first on Telegrafi.

Icardi: Kualifikim i merituar në Ligën e Kampionëve, për të ardhmen do të flasë me klubin  

Posted: 20 May 2018 03:02 PM PDT

Mauro Icardi ka thënë se kualifikimi i Interit në Ligën e Kampionëve ishte i merituar, teksa ka folur edhe për të ardhmen e tij, duke shtuar se do të shohin se çfarë është më e mira për klubin.

Nerazzurrët fituan takimin e fundit të kampionatit ndaj Lazios me rezultat 2-3 dhe kështu siguruar kualifikimin për në Ligën e Kampionëve, kualifikim i cili sipas Icardit ishte i merituar pasi skuadra ka treguar karakter.

Interi rikthehet në Ligën e Kampionëve pas fitores së çmendur me rikthim te Lazio Interi rikthehet në Ligën e Kampionëve pas fitores së çmendur me rikthim te Lazio

“Lazio luajti mirë, por kemi treguar forcë dhe dëshirë për ta kthyer rezultatin. Ne e bëmë atë”, ka thënë fillimisht Icardi për Mediaset Premium pas ndeshjes.

“Ky ishte qëllimi jonë. Arritja në fund. Ekipi ishte në gjendje të mirë, loja nuk po shkonte në rrugën e duhur, por ne treguam forcë për ta rikthyer atë në rrugë të mbarë”.

Festa e lojtarëve të Interit pas fitores (Getty Images)

“Ia kushtoj këtë shokëve të mi, sepse ne të gjithë kemi besuar në objektivin tonë, nga lojtarët tek stafi e kit dhe gjithë punëtorët në klub”.

“Ky është një shpërblim për të gjithë ne dhe punën tonë të madhe, sepse e merituam”.

Gëzim i madh pas arritjes së kualifikimit në Ligën e Kampionëve (Getty Images)

“Ne do të flasim me klubin dhe do të bëjmë atë që është më e mira për Interin. Qëllimi ishte Liga e Kampionëve, atë e arritëm dhe do të shkojmë atje”.

Ausilio: Icardi qëndron në Inter Ausilio: Icardi qëndron në Inter

“Ne do të kemi më shumë opsione në tregun e transferimeve tani dhe klubi do të përpiqet të bëjë diçka”.

“Vitin e kaluar, ata bënë gjithçka që mundën dhe përmirësuan skuadrën”, përfundoi kapiteni i Interit. /Telegrafi/

The post Icardi: Kualifikim i merituar në Ligën e Kampionëve, për të ardhmen do të flasë me klubin   appeared first on Telegrafi.

Messi fiton Këpucën e Artë për herë të pestë në karrierë

Posted: 20 May 2018 02:35 PM PDT

Sulmuesi i Barcelonës, Lionel Messi ka fituar Këpucën e Artë për sezonin  2017/18.

Ylli argjentinas e ka përfunduar edhe një sezon në mënyrën më të mirë.

Pasi fitoi dy trofe këtë sezon me Barcelonën, titullin në La Liga dhe Kupën e Mbretit, Messi ka bërë arritje edhe në aspektin individual.

Formacioni më i mirë i sezonit 2017/18 në Evropë Formacioni më i mirë i sezonit 2017/18 në Evropë

Messi ka arritur të shënoj plot 34 gola këtë sezon në La Liga dhe ka fituar Pichichin dhe Këpucën e Artë.

Messi fiton Këpucën e Artë për herë të pestë (Getty Images)

34 golat e argjentinasit përkthehen në rezultatin Këpucës së Artë prej 68 pikëve në bazë të koeficientit të ligës.

Kështu, Messi ka lënë mbrapa Mohamed Salahun me 32 gola, respektivisht 64 pikë dhe Harry Kane me 30 gola, respektivisht 60 pikë.

Salah: Nuk jam një nivel me Messin dhe Ronaldon Salah: Nuk jam një nivel me Messin dhe Ronaldon

Konkurrent të fortë në garë ishin edhe dyshja nga Serie A, Mauro Icardi dhe Ciro Immobile me nga 29 gola, ndërsa Cristiano Ronaldo mbylli sezonin me 26 sosh.

Ndryshe, kjo ishte hera e pestë që Messi fiton Këpucën e Artë, ndërsa është sezoni i shtatë nga nëntë që argjentinasi arrin 30+ gola brenda sezonit. /Telegrafi/

The post Messi fiton Këpucën e Artë për herë të pestë në karrierë appeared first on Telegrafi.

Lazio 2-3 Inter, nota e Strakoshës dhe të tjerëve

Posted: 20 May 2018 02:16 PM PDT

Interi ka fituar në udhëtim te Lazio me rezultat 2-3 në ndeshjen e fundit të sezonit në Serie A.

Skuadra e Luciano Spallettit ka arritur të marrë një fitore të madhe, e cila vlen kualifikim në Ligën e Kampionëve për sezonin e ardhshëm.

Golat në këtë ndeshje u shënuan nga Ivan Perisic (OG, 9′), Felipe Anderson (41′) për Lazion, ndërsa për Interin shënuan Danilo D’Ambrosio (29′), Mauro Icardi (78′) dhe Matias Vecino (81′).

Interi rikthehet në Ligën e Kampionëve pas fitores së çmendur me rikthim te Lazio Interi rikthehet në Ligën e Kampionëve pas fitores së çmendur me rikthim te Lazio

Lojtari më i vlerësuar i kësaj ndeshje ishte Anderson, i cili u vlerësua me 8.0, ndërsa Luis Felipe pati notën më të ulët 5.6.

Felipe Anderson (Getty Images)

Te Interi më të dalluarit ishin Vecino me notë 7.7 dhe Icardi me notë 7.5.

Paraqitje të mirë pati edhe portieri i kombëtares shqiptare, Thomas Strakosha, i cili u notua me 6.6. /Telegrafi/

Lazio:

Inter:

The post Lazio 2-3 Inter, nota e Strakoshës dhe të tjerëve appeared first on Telegrafi.

Barcelona 1-0 Real Sociedad, nota e Januzajt dhe të të tjerëve

Posted: 20 May 2018 02:06 PM PDT

Barcelona ka fituar ndaj Real Sociedadit me rezultat minimal 1-0.

Blaugranët kanë arritur të fitojnë në gjiron e fundit dhe ta mbyllin sezonin 2017/18 me fitore.

Goli i vetëm në këtë fitore për skuadrën e Ernesto Valverdes u shënua nga ylli brazilian, Philippe Coutinho (57′).

Barcelona e mbyll sezonin me fitore ndaj Sociedadit Barcelona e mbyll sezonin me fitore ndaj Sociedadit

Ishte pikërisht Coutinho dhe mbrojtësi Jordi Alba, ata të cilët u vlerësuan më së larti duke marrë notë 7.8 në këtë ndeshje.

Philippe Coutinho (Getty Images)

Në anën tjetër, nota më e ulët e ndeshjes shkoi për dyshen e mysafirëve, Juanmi dhe Alberto de la Bella, të cilët u notuan me 6.0.

Për 62 minuta luajti edhe futbollisti me prejardhje shqiptare, Adnan Januzaj, i cili pati paraqitje të mirë duke u notuar me 6.5. /Telegrafi/

Barcelona:

Real Sociedad: 

The post Barcelona 1-0 Real Sociedad, nota e Januzajt dhe të të tjerëve appeared first on Telegrafi.

Roma fiton në udhëtim te Sassuolo

Posted: 20 May 2018 01:54 PM PDT

Roma ka fituar në udhëtim te Sassuolo me rezultat minimal 0-1.

Skuadra e Eusebio di Francescos e ka mbyllur sezonin në Serie A me një fitore te Sassuolo.

Pjesa e parë e takimit u karakterizua nga rastet e shumta të të dyja skuadrave, por vetëm mysafirët arritën ta gjejnë golin.

AS Roma (Getty Images)

Rastet më të mira në këtë 45 minutësh i takuan Patrik Schick (13′), Diego Perotti (19′) dhe Matteo Politano (29′), por asnjëri nuk arriti ta tund rrjetën.

Luhej minuta e fundit e ndeshjes kur vjen edhe goli i parë, ku Gianluca Pegolo  shënoi autogol për t’i dhënë epërsinë Romës 0-1.

Në pjesën e dytë, u zhvillua lojë më e barabartë, por që asnjëra skuadër nuk arriti të gjej rrugën e rrjetën dhe në fund fituan romakët me rezultat minimal.

Pas kësaj fitore, Roma e mbyll sezonin në pozitën e tretë me 77 pikë, ndërsa Sassuolo në vendin e 11-të me 43 pikë. /Telegrafi/

The post Roma fiton në udhëtim te Sassuolo appeared first on Telegrafi.

Interi rikthehet në Ligën e Kampionëve pas fitores së çmendur me rikthim te Lazio

Posted: 20 May 2018 01:40 PM PDT

Interi ka arritur ta fitojë ndeshjen e fundit të kampionatit në Serie A ndaj Lazios në udhëtim me rezultat 2-3.

Kjo fitore ia ka siguruar kualifikimin në Ligën e Kampionëve për sezonin e ardhshëm skuadrës së Luciano Spalettit.

Pjesa e parë e takimit ishte shumë aktive me të dyja skuadrat që krijuan shumë raste, por ishin vendasit që patën diçka më shumë nga loja dhe shënuan dy gola.

Goli i parë i ndeshjes erdhi në minutën e nëntë të ndeshjes dhe ishte Ivan Perisic që devijoi një goditje të fortë të Adam Marusic për epërsinë e Lazios 1-0.

Festa e Lazios pas golit të parë (Getty Images)

Megjithatë, Nerazzurrët arritën të kthehen në lojë duke shënuar për 1-1 në minutën e 29-të me anë të Danilo D’Ambrosios.

Momenti i golit nga D’Ambrosio (Getty Images)

Në fund të pjesës së parë ishte Felipe Anderson (41′), i cili shënoi për 2-1 pas një kundërsulmi dhe dërgoi skuadrën e tij në pushim me epërsi.

Anderson kaloi Lazion në epërsi (Getty Images)

Në pjesën e dytë, u zhvillua lojë më e barabartë, por mysafirët arritën të shënojnë dy gola dhe të fitojnë ndeshjen.

Fillimisht ishte Mauro Icardi (78′), i cili barazoi 2-2 nga pika e bardhë dhe Matias Vecino (81′) shënoi me kokë për 2-3 dhe vulosi fitoren dhe rezultatin përfundimtar.

Pas kësaj fitore, Interi e sheh veten të kualifikuar në Ligën e Kampionëve, pasi përfundon në pozitën e katërt me 72 pikë, po aq sa ka edhe Lazio në vendin e pestë, por me rezultate më të këqija në ndeshjet direkte. /Telegrafi/

 

 

The post Interi rikthehet në Ligën e Kampionëve pas fitores së çmendur me rikthim te Lazio appeared first on Telegrafi.

Barcelona e mbyll sezonin me fitore ndaj Sociedadit

Posted: 20 May 2018 01:37 PM PDT

Barcelona ka fituar ndaj Real Sociedadit me rezultat minimal 1-0.

Blaugranët kanë arritur ta fitojnë në gjiron e fundit dhe ta mbyllin sezonin 2017/18 me fitore.

Pjesa e parë e ndeshjes i takoi në tërësi vendasve, të cilët menaxhuan gjithë takimin, por të dyja skuadrat patën nga një rast të mirë.

Iniesta luajti ndeshjen e fundit në Camp Nou (Getty Images)

Fillimisht ishte Ivan Rakitic (25′) dhe pastaj Mikel Oyarzabal (30′) që tentuan të gjejnë golin, por pa rezultat.

Në pjesën e dytë, Barcelona vazhdoi dominimin dhe gjeti edhe golin e epërsisë.

Ishte Philippe Coutinho, i cili shënoi një supergol nga distanca në minutën e 57-të për të kaluar Barcelonën në epërsi 1-0.

Philippe Coutinho (Getty Images)

Deri në fund të ndeshjes, të dyja skuadrat patën edhe disa raste, por pa arritur të ndryshojnë shifrat dhe Barcelona fitoi me rezultat minimal.

Kështu, Barcelona përfundon sezonin në vendin e parë me plot 93 pikë, ndërsa Sociedadi në pozitën e 12-të me 49 pikë. /Telegrafi/

 

 

 

 

The post Barcelona e mbyll sezonin me fitore ndaj Sociedadit appeared first on Telegrafi.

Coutinho shënon supergol ndaj Real Sociedadit

Posted: 20 May 2018 01:09 PM PDT

Philippe Coutinho ka shënuar një gol të bukur në takimin e tyre ndaj Real Sociedadit.

Barcelona ka kaluar në epërsi ndaj Sociedadit me rezultat 1-0.

Ishte Coutinho, i cili ka shënuar një supergol nga distanca për epërsinë e Barçës.

Goli i brazilianit erdhi në minutën e 57-të të ndeshjes.

Ndeshja është e vlefshme për javën e fundit të La Ligas. /Telegrafi/

The post Coutinho shënon supergol ndaj Real Sociedadit appeared first on Telegrafi.

Milani i ka ofruar kontratë Fellainit

Posted: 20 May 2018 12:41 PM PDT

Milani i ka bërë ofertë mesfushorit të Manchester Unitedit, Marouane Fellaini – bëjnë të ditur mediat belge.

Sipas La Derniere Heure, Rossonerët i kanë ofruar 30-vjeçarit kontratë trevjeçare për ta vazhduar karrierën në San Siro.

(Foto: Getty Images)

Në bazë të njoftimit të kësaj gazete, oferta iu ishte paraqitur përfaqësuesve të futbollistit në javën e kaluar.

Të gjitha lajmet për FELLAININ Të gjitha lajmet për FELLAININ

Fellaini ka kontratë me Djajtë e Kuq deri më 30 qershor, kurse deri më tani ka refuzuar ta rinovojë atë.

Në ndërkohë, Unitedi po përpiqet ta bindë mesfushorin për ta vazhduar kontratë, pasi ai bën pjesë në planet e Jose Mourinhos.

(Foto: Getty Images)

Nga ana tjetër, ai konsiderohet si lojtar u përshtatshëm për taktikat e trajnerit të Mianit, Gennaro Gattuso, por ka një profil që pëlqehet edhe nga drejtori sportiv, Massimiliano Mirabelli.

Klubi italian është në kërkim të lojtarëve me përvojë në përpjekje për t’u kthyer në majat e futbollit italian dhe evropian nga edicioni i ardhshëm. /Telegrafi/

The post Milani i ka ofruar kontratë Fellainit appeared first on Telegrafi.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more