Skip to main content

“Arizona, qeni rrezikon të mbytet në pishinë, qeni tjetër e shpëton (Video)” plus 9 more Gazeta SHQIP

“Arizona, qeni rrezikon të mbytet në pishinë, qeni tjetër e shpëton (Video)” plus 9 more Gazeta SHQIP


Arizona, qeni rrezikon të mbytet në pishinë, qeni tjetër e shpëton (Video)

Posted: 17 May 2018 12:59 AM PDT

Qentë janë shumë besnikë ndaj pronarëve të tyre, por duket se edhe ndaj njëri-tjetrit. Qeni 'Smokey' kishte rënë në pishinë, por nuk mund të notonte. Sapo e pa këtë situatë, miku i tij qeni 'Remus' u zhyt në ujë për ta shpëtuar. Ai arriti ta nxirrte nga pishina qenin tjetër shëndoshë e mirë.

Ngjarja e pazakontë ka ndodhur dy javë më parë në një qytet të vogël në Arizona. Pronarja e shtëpisë nuk ndodhej aty në momentin e ngjarjes, por kur pa që njëri prej qenve ishte i lagur, hapi kamerat e sigurisë për të parë se çfarë kishte ndodhur.

Pasi pa kamerat u befasua dhe kuptoi që kishte një qen hero të vërtetë. Pronarja Laurie Sorsen Becerra është shprehur se 'Smokey' nuk ka qenë asnjëherë një notar i mirë.

Por gjithashtu ajo e dinte që mes tyre kishte një lidhje të fortë dhe në njëfarë mënyre e priste një reagim të tillë nga qeni i saj.

17 maj 2018 (gazeta-Shqip.com)

Vret të dashurin, e gatuan dhe ia servir për darkë miqve!

Posted: 17 May 2018 12:55 AM PDT

Tmerr dhe korrur në Miçigan të SHBA-ve. Një grua ka vrarë të dashurin dhe mbetjet i ka gatuar në sgarë për t’i servirur më pas tek miqtë dhe të afërmit. NJë histori e denjë për "Hannibal Lecter", çmenduria vrastare e 35-vjeçares Kelly M. Cochran.

Gruaja po vuan dënimin e përjetshëm për vrasjen e të dashurit Chris Regan, të cilin më pas e copëtoi me ndihmën e bashkëshortit në vitin 2014. Muajin e shkuar u dënua me 65 vite të tjera burg për vrasjen e bashkëshortit Jason Cochran, me mbi dozë heroine.

Por, sipas policisë, ajo mund të jetë përgjegjëse për 9 vrasje të tjera. Forcat e rendit dyshojnë se gruaja nuk është mjaftuar vetëm me vrasjen e burrave të saj, por mbetjet e tyre i ka gatuar e më pas ua ka ofruar miqve gjatë një “barbecue” në shtëpinë e saj.

Ishin pikërisht këta të fundit të cilët kanë ngritur dyshime mbi mishin e servirur nga gruaja, duke bërë që hetuesit të rihapin hetimet.

Momentalisht ata po hetojnë edhe për zhdukje të tjera jo vetëm në Michigan, por edhe në Indiana, ku Kelly ka lindur, Tennessee dhe Minnesota.

35 vjeçarja u transferua në Michigan në 2015n me bashkëshortin, kur gjërat “u  vështirësuan në shtëpi” për shkak të xhelozisë së shkaktuar si pasojë të marrëdhënieve të saj jashtë martesore.

Duket se çifti, gjatë natës së parë të martesës, ka bërë një pakt: Nëse njëri nga të dy nuk do të ishte besnik, do të vrisnin “të tretin”.

Por, gjatë procesit për vdekjen e së shoqit, ajo ka thënë se nuk e kishte marrë seriozisht premtimin, duke menduar se ishte një shaka.

Në 2014n, Kelly Cochran ka “tërhequr” Regan në shtëpinë e saj në Michigan për një marrëdhënie seksuale dhe bashkëshorti në atë pikë, i ka qëlluar me armë zjarri.

Sipas raportit të proçesit gjyqësor, me një sharrë elektrike, të dy kanë copëtuar trupin e burrit dhe mbetjet i kanë hedhur në pyje.

Kanali investigativ Discovery do i dedikojë rastit një dokumentar, i cili do të shfaqet në ekram në 28 dhe 29 Maj, duke analizuar edhe vrasje të tjera të mundshme të kryera nga gruaja.

Famija e Cohran, i ka konfirmuar hetuesve se ajo mund të ketë vrarë edhe 9 persona të tjerë. Vëllai ka rrëfyer frikën se e motra mund të jetë një vrasëse seriale dhe komshinjtë shpjegojnë se ajo u ka servirur mbetje njerëzore gjatë një darke në shtëpinë e saj.

17 maj 2018 (gazeta-Shqip.com)

Griezmann: Mbrëmje fantastike, tani të festojmë

Posted: 17 May 2018 12:38 AM PDT

Antoinne Griezmann u rikthye si protagonist në Lyon, duke shënuar dy herë në portën e Marseilles dhe duke i hapur rrugë triumfit të Atleticos së Madridit të triumfojë në Europa League.

Sulmuesi 27-vjeçar, i lindur jo shumë larg Lyonit, nuk e fshehu lumturinë jo vetëm për golat e shënuar, por edhe për këtë triumf të skuadrës së tij.

"Jam shumë i lumtur për golat dhe triumfin. Shpresoj shumë që të përjetoj sa më shumë mbrëmje të tilla në karrierën time. Tani le të festojmë pak, sepse më pas do të duhet të fillojmë përgatitjet për në kampionatin botëror", deklaroi Griezmann.

Sulmuesi pritet të jetë protagonist me Francën në 'Rusi 2018', ndërsa ende nuk është përcaktuar e ardhmja e tij, pasi shumë zëra e çojnë Griezmann te Barcelona sezonin e ardhshëm.

17 maj 2018 (gazeta-Shqip.com)

Treni në Japoni niset 25 sekonda më herët…sërish, kompania kërkon falje

Posted: 17 May 2018 12:34 AM PDT

Një kompani hekurudhore në Japoni ka kërkuar falje pasi një tren është nisur nga stacioni 25 sekonda më herët, duke shënuar rastin e dytë të këtij lloji brenda një muaji.

Operatori ka thënë se "është i pafalshëm shqetësimi i madh që u kemi shkaktuar klientëve tanë".

Sipas Japan Today, drejtuesi i trenit ka menduar se është dashur të largohet nga stacioni Notogawa në orën 7:11 në vend terminit 7:12.

Pasi drejtuesi i trenit ka mbyllur dyert një minutë më herët ai ka kuptuar gabimin e tij duke u nisur drejt stacionit tjetër.

Meqë ai nuk ka parë udhëtarë të tjerë duke pritur është nisur duke arritur në stacionin e radhës 25 sekonda më herët.

Trenat japonezë njihen për një saktësi ekstreme prandaj disa persona kanë pritur ende trenin në fjalë.

Të njëjtit më pas janë ankuar te kompania e cila ka shfaqur shumë shpejt keqardhje për këtë lëshim.

17 maj 2018 (gazeta-Shqip.com)

Fituesit e lotarisë amerikane, ambasada: Hapat që duhet të ndiqni

Posted: 17 May 2018 12:31 AM PDT

Nëpërmjet një njoftimi, ambasada amerikane këshillon të gjithë fituesit e lotarisë që të plotësojnë formularin DS-260 online, duke dhënë edhe linkun përkatës. Ndërkohë, të gjithë personat që kanë pyetje në lidhje me procesin mund të pyesin "Annën", personi i caktuar nga ambasada për të sqaruar qytetarët.

"Urime të përzgjedhurve të programit të lotarisë DV! Ju lutemi, sigurohuni që të ndiqni të gjitha udhëzimet tona përgjatë procesit të aplikimit. Hapi juaj në vazhdim është plotësimi i formularit DS-260 online tek https://ceac.state.gov/iv/ . Unë jam këtu për t'iu përgjigjur të gjitha pyetjeve tuaja mbi aplikimin për DV", thuhet në njoftimin e ambasadës.

17 maj 2018 (gazeta-Shqip.com)

Bilanci 2017 i OSHEE: Humbja 1.2 miliardë lekë, ndikoi importi i energjisë

Posted: 17 May 2018 12:30 AM PDT

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike raportoi se ka mbyllur vitin 2017 me një humbje prej 1.2 miliardë lekësh. Këto janë shifrat e bilancit paraprak të kompanisë ku ndër të tjera theksohen edhe arsyet se pse kompania ka këtë humbje. Ashtu sikurse pritej një ndër elementët kryesorë është importi i theksuar i energjisë në verën e vitit të kaluar që erdhi si rezultat i thatësirës së zgjatur.

"OSHEE u detyrua të shpenzonte për blerjen e energjisë dhe transmetimin 14.2 Miliard Lekë më shumë se sa shpenzimi i planifikuar ose rreth 106.7 Milion EURO. Si rezultat i rritjes së jashtëzakonshme të shpenzimeve për energji OSHEE do të mbyllë vitin financiar 2017 me humbje prej rreth 1.2 miliard Lekë" thuhet në raportin e kompanisë paraqitur si argument pranë Entit Rregullator të Energjisë.

Një vit më parë kompania raportoi një fitim prej 18.7 miliardë lekësh.

OSHEE analizon se vitin e kaluar u ndërthuren një seri faktorësh që ndikuan në situatën e përkeqësuar të importeve ku së pari ishte mosplotësimi I sasisë së planifikuar të energjisë që do të merrej nga KESH dhe HEC-et e vegjël. Së dyti pati një rritje të konsumit përtej parashikimit dhe së treti ishte rritja e çmimit të importit.

Përpos  situatës së krijuar në 2017, e cilësuar nga OSHEE si më e vështira për nga efektet në 25 vitet e fundit, kompania ka nënvizuar se i ka qëndruar besnike planit të saj të investimeve që ishte 9.7 miliardë lekë po aq sa në vitin 2016.

Të ardhurat, shpenzimet dhe detyrimet

Të ardhurat totale të kompanisë në fund të vitit 2017 ishin 54.8 miliardë lekë. Krahasuar me një vit më parë të ardhurat janë rritur me 2.2 për qind apo 1.16 miliardë lekë.

Të ardhurat nga shitja e energjisë të cilat përbejnë rreth 98% të totalit të të ardhurave u rriten 2% duke shënuar rritje në të gjitha grupet e konsumatorëve. Rritja e të ardhurave ka ardhur në pjesën më të madhe nga masat për ndërprerjen e lidhjeve të paligjshme dhe uljen e humbjeve si dhe si pasojë e rritjes së konsumit" vlerëson kompania e shpërndarjes.

Shpenzimet kanë pësua rritje dhe pjesa më e madhe lidhet me blerjen e energjisë që është edhe zëri kryesor në gjithë aktivitetin e kompanisë së shpërndarjes së energjisë. Konkretisht e shpenzimeve të  blerjes së energjisë në vitin 2017 ishin rreth 61 % më të larta se ato të vitit 2016 ose 13 .2 miliard Lekë.

"Sipas planit të miratuar për vitin 2017 OSHEE do të blinte rreth 764 Gwh energji në tregun e importit dhe në fakt u blenë 2,539 Gwh ose 1,775 Gwh më shumë duke shkaktuar rritje të ndjeshme të kostove dhe rënie të performancës financiare të shoqërisë, duke pasur parasysh edhe rritjen e ndjeshme të çmimit të energjisë në tregun e importit, i cili nga 6.4 Lekë/Kwh që ishte paraparë në planin e vitit 2017 u rrit në rreth 8.9 Lekë/Kwh" thuhet në raport.

Situate e importeve të larta duket se ka pasur një efekt domino në disa zëra ku mes të tjerave edhe rritja e detyrimeve që OSHEE ka ndaj furnitorëve. Referuar dokumentit të kompanisë së shpërndarjes rezulton se rritja totale e detyrimeve prej 3.6 miliard ose 3.7 % ka ardhur si pasojë e mosplotësimit të furnizimit të sasisë së planifikuar të energjisë nga KESH për shkak të thatësirës e cila detyroi OSHEE të rrisë furnizimin nga Tregu i Lire me energji të importuar në rritje të detyrimeve ndaj furnitorëve. Për shkak të kësaj gjendje dhe mungesës së likuiditetit OSHEE u detyrua të merrte kredi akorduar nga qeveria shqiptare.

17 maj 2018 (gazeta-Shqip.com)

SI TRAJTOHEN QYTETARËT NË MISION LUFTARAK?

Posted: 17 May 2018 12:28 AM PDT

Fadil LepajaNga Fadil LEPAJA

Shtetet, por më shpesh lëvizjet politike, shtet formuese apo çlirimtare, i kanë (keq)përdorur dhe i (keq)përdorin civilët për të arritur objektiva ushtarake, të cilat e kanë të pamundur me i arrit me njësite të rregullta, me uniformë, qoftë për shkak të ligjeve ndërkombëtare apo edhe për shkak të raportit të forcave, thjesht për shkak të opinionit jo-përkrahës ndërkombëtarë i cili do të gjykonte këto veprime, apo për t'i përdorur viktimat civile, si pretekste apo arsyetim të veprimeve të tyre të ardhshme..

Civil, me trup, përgatitje dhe shkathtësi prej ushtarakësh, defilojnë nëpër protesta, të dhunshme, duke arritur të konfrontohen suksesshëm me forcat e rendit dhe të rrezikojnë seriozisht sigurinë dhe rendin. Pastaj, krejt kjo e krijon "skenën e krimit", ku krimineli sipas rregullit del të jetë shteti, ndërsa "civilët", viktima. Natyrisht, viktima janë zakonisht civilët, e vërtetë, sepse ushtarakët e veshur civil të mbrojtur nga masa, zakonisht orientohen mirë dhe rrallë e pësojnë.

Këto ditë, në Izrael, më saktë në kufirin me Izraelin, në Jerusalem, ndodhi një konfrontim luftarak, me të cilin rast dhjetëra civil, nga pjesa palestineze e kufirit, u vranë, shumica nga snajperët, dhe shumë të tjerë, mbase me qindra, u plagosën.

Retorika, e gjykimit apo arsyetimit, të këtij veprimi, ishte e skajshme nga të dy, apo thënë më saktë nga të gjitha anët, dhe sillej prej akuzave për gjenocid të Izraelit mbi myslimanët deri te arsyetimi i plotë i masave që ka ndërmarrë policia dhe ushtria izraelite për të ruajtur kufirin dhe për të siguruar aktivitetin politik dhe diplomatik të përurimit të ambasadës së SHBA në Jerusalem, në të cilën ngjarje morën pjesë shumë personalitete të politikës amerikane dhe vetë kreu politik e fetar i Izraelit.

Në protesta të cilat ishin përplot me fëmijë e gra, shpërthente edhe revolta e militantëve, të cilët me javë përpara po protestonin dhunshëm dhe po luftonin për të thyer kufirin, të cilin ata e konsiderojnë të padrejtë. Ata, pasi kishin kryer ritet fetare, me flamuj islamik, ftonin të përfshihet në këtë konflikt ( dhe "protestë paqësore") ushtrinë islamike, botërore, që të mbronte Jerusalemin e shenjët.

Duke lënë anash aspektin politik, dhe ideologjik të këtij konflikti shumë shekullorë, rreth Jerusalemit si vendit ku lindën tri religjione globale, dhe i cili me shumë gjasë edhe një kohë të gjatë do të jetë po kaq i shqetësuar, neve kësaj radhe na intereson të trajtojmë (keç)përdorimin e civilëve për të arritur objektiva luftarake, pra në angazhime krejtësisht jo civile si dhe (keç)përdorimi i forcës për të penguar këto veprime luftarake, me potencial të shpërthimit të konflikteve të përmasave të gjëra dhe me ashpërsi të jashtëzakonshme.

Një situatë e ngjashme, ishte edhe kur qytetarët e "vet-organizuar" po përpiqeshin të thyenin kufirin Kosovë-Serbi, apo kur pas protestave "të vet-organizuara" po niseshin të çlirojnë Kosovën.

"Një grup i të rinjve, të maskuar, sonte rreth orës 19, dogjën dhe rrënuan punktin, vendkalimin administrativ në Jarinje, në veri të Kosovës. Serbët lokal, të cilët tash dy ditë e mbajnë të bllokuar vendkalimin, pasuksesshëm provuan të i ndalojnë. Mediat shkruajnë se nga punkti, del tym i dendur dhe se krismat nuk dëgjohen më. Presidenti i Serbisë, fton që të ndalet dhuna në Jarinje. Është paraqitur edhe informacioni se po digjet edhe pika e kalimit administrativ në Bërrnjak, por ky lajm është demantuar".

Kështu raportonte një medium serb, në korrik të vitit 2017 lidhur me ngjarjet kur "civil të pa armatosur" kishin bllokuar forcat ndërkombëtare të policisë dhe ushtrisë, dhe kishin djegur vendkalimet kufitare, në mes të Kosovës dhe Serbisë të cilat administroheshin nga pala kosovare .Në këtë informacion mund të "lexohen" dukshëm edhe instruksionet për civilët, se cilat pika të tjera do të digjen.

Ky është një shembull shkollor i raportimit, nga një ngjarje, ku ushtarakët, të veshur si civil kryejnë operacione luftarake të pushtimit, apo të shkatërrimit të pikave strategjike, dhe të fshehjes të gjithë kësaj veprimtarie prapa civilëve të pa armatosur të cilët, në të njëjtën kohë, me një profesionalizëm të jashtëzakonshëm, arrijnë të bllokojnë veprimet e policisë dhe ushtrisë, në këtë rast asaj ndërkombëtare.

Ushtria izraelite, dje, pas paralajmërimeve të shumta dhe të pasuksesshme që askush të mos i afrohet kufirit, veproi me një ashpërsi të madhe, për shumë kë, duke përdorur forcë të tepruar, dhe duke vrarë një numër të madh të civilëve, të cilët padyshim të instruktuar nga politika kishin tentuar të arrinin objektiva krejtësisht ushtarake, pra të thyerjes së kufirit, dhe bllokimit të një procesi politik, e diplomatik duke rrezikuar sigurinë e pjesëmarrësve në këtë ngjarje, të cilën pjesa më e madhe e mediave të rëndësishme botërore po e përcillte drejtpërdrejtë.

Çka kanë të përbashkët, Serbia dhe Palestina, Hamas-i, do të pyes dikush, dhe cilat janë mësimet që dalin nga kjo shkollë e përdorimit të civilëve në misione ushtarake? Ku e ka bazën kjo afri e madhe e Serbisë me disa vende myslimane, për të mos thënë shumicën, të cilat nuk e përkrahën Kosovën kur terrorizohej nga shteti dhe kisha serbe, edhe përkundër faktit se 90% e popullsisë së Kosovës, janë të besimit mysliman?

Nga e kaluara e dimë se Serbia dhe ish Jugosllavia, kishin qenë një kohë të gjatë, jo vetëm strehuese të refugjatëve islamik, nga Palestina, dhe vendet e tjera, por i kishin furnizuar me armë këto vende, dhe lëvizje, edhe kishin shkolluar nëpër akademi ushtarake dhe të sigurisë shumë student, por edhe militant, rreth luftimeve jo-konvencionale. Këto ishin si rezultat i marrëdhënieve të mira në mes të vendeve arabe dhe ish presidentit jugosllav, Tito, i cili njihej si njëri ndër liderët e lëvizjes së ashtuquajtur të mos-inkuadrimit, që nënkuptonte mos-inkuadrimin në asnjërin nga blloqet ushtarake, të NATO-s dhe atij të Varshavës. Jugosllavija ishte edhe shitëse e madhe e armëve dhe importuese e naftës, për disa nga rafineritë në vend.

Si duhet të reagoj një shtet në këso rrethana? Ju kujtohen protestat masive, në Beograd, të cilat pastaj nën instruktimet e institucioneve serbe të sigurisë, po niseshin për në Kosovë? Bëhej fjalë, për si thoshte politika serbe, vetiniciativë të masave, të cilat qeveria serbe nuk i kontrollon dot?! Si të reagoj një shtet kur masa e civilëve niset të thyej kufirin? Të hapë kufirin? Të dorëzojë pushtetin? Kush është përgjegjës, kur civilët nisen për të vdekur në kufi apo vende të shenjta? Ata që i dërgojnë apo ata që i presin në kufi?

Përfundimisht, i vetmi kufi që u thye me "vetiniciativë" të masave dhe me veprim të drejtpërdrejtë të masave ishte kufiri në mes dy Gjermanive edhe pse deri atëherë shumë qytetarë gjerman, këndej dhe andej kufirit kishin humbur jetën në përpjekje për ta kaluar… kryesisht për të ikur nga "parajsa" socialiste, drejt "ferrit" kapitalist. Përdorimi i qytetarëve, civilëve të pa armatosur si mburojë, apo si mjet për të arritur qëllime ushtarake, ose luftarake, mbetet po aq krim, sa edhe përdorimi i forcës së tepruar, nëse civilët kanë mundur të ndalohen ndryshe. Por kjo e fundit, gjithsesi është vështirë e matshme, ndërkohë që e para është vështirë e dëshmueshme.

Jo vetëm e drejta ndërkombëtare, por edhe politika ndërkombëtare duhet të mbrojë civilët sa nga agresiviteti i shteteve, aq edhe nga keqpërdorimi i civilëve për të arritur qëllime luftarake. Kjo, fatkeqësisht nuk po bëhet, por në rrafshin e fundit, viktimat civile po keqpërdoren për të argumentuar në favor të politikave, interesave, apo qëllimeve luftarake. Mbeten ende civil, qytetarët, të ingranuar në mision ushtarak?

17 maj 2018 (gazeta-Shqip.com)

Rusi, gruaja më e vjetër në botë: 129 vite jetë, asnjë ditë të lumtur!

Posted: 17 May 2018 12:25 AM PDT

Ecën, ushqehet vetë, është autonome, e vetëdijshme, por thotë se do kishte dashur të vdiste e re. Janë këto fjalët e gruas më të vjetër në botë, Koku Istambulova, e cila jeton në Çeçeni dhe është 129 vjeçe. Ose të paktën kjo është mosha e deklaruar nga qeveria ruse në bazë të të dhënave të lindjes në pasaportën e saj, 1 qershor 1889.

Konflikti në Kaukaz është vetëm një nga shumë përplasjet e armatosura që Koku ka jetuar, pasi ajo i ka mbijetuar luftës civile ruse, Luftës së Dytë Botërore dhe deportimit çeçen në vitin 1944.

Ishte 27 vjeçe kur filloi Revolucioni Rus, 55 kur nisi Lufta e Dytë Botërore dhe 102, kur u rrëzua Bashkimi Sovjetik.

Kujtimet – Një jetë e vështirë, plotë sakrifica, me humbje të shumta, si ajo e djalit 5-vjeçar. Kujton shumë mirë kur karrocat naziste me armë kaluan pranë familjes së saj, e cila u depërtua së bashku me mijëra çeçen në Kazakistan, më tej në Siberi me akuzën e bashkëpunimit nazist.

"Në Kazakistan ishim shumë keq. Kazakët na urrenim dhe unë për të larguar mendimet negative, përhumbesha duke punuar në kopsht", thotë e moshuara.

Sekreti i jetëgjatësisë – Ajo tregon se ka punuar gjatë gjithë jetës, pa pasur një moment për të pushuar apo argëtuar. Kur gazetarët e pyesin se cili është sekreti i jetëgjatësisë së saj, ajo përgjigjet, "Nuk e zgjodha unë, por Zoti. Nuk kam pasur sikur një ditë të bardhë. Jeta për mua është një ndëshkim hyjnor. Ka njerëz që bëjnë gjithçka për të qenë në formë dhe jetuar mirë. Por unë s'kam bërë asgjë, përveçse kam ngrënë pak nga ajo që nuk më ka pëlqyer, mishin. Ndërsa kam ngrënë shumë qumësht të fermentuar".

Ditëlindja – Pjesa më e madhe e familjes së saj nuk jeton më, pasi vajza e vogël Tamara u nda nga jeta në moshën 104-vjeçe, duket se sekreti qëndron në gjen. Tashmë Koku, është gruaja më jetëgjatë në botë, pavarësisht se thotë se është lodhur shumë se jetuari.

Ose në tokën e Kaukazit, i cili mes banorëve të tij me me dhjetëra persona mbi 100 vjeç. Për momentin, Koku qëndron jo vetëm në vendlindjen e saj, por edhe në botë si njeriu me më shumë "qirinj" të fryrë. Megjithatë, ajo thotë: "Ndihem shumë e lodhur së jetuari", ndonëse përgatitet për 125-vjetorin e lindjes: "Do të shoh një tjetër muaj, nëse Zoti dëshiron".

17 maj 2018 (gazeta-Shqip.com)

I plagosuri në Vlorë arrestohet me kanabis, identifikohen autorët 

Posted: 17 May 2018 12:20 AM PDT

Policia e Vlorës ka zbardhur plagosjen e ndodhur ditën e djeshme në një lokal. Sipas njoftimit të policisë, në pranga kanë rënë tre autoret e identifikuar, por edhe i plagosur pasi gjatë një kontrolli këtij të fundit i është gjetur një sasi me fara kanabisi.

"Specialistët e Seksionit Kundër Krimeve ndaj Personit në Drejtorinë Vendore të Policisë Vlorë, në vijim të veprimeve hetimore për zbardhjen dhe dokumentimin e ngjarjes së ndodhur ditën e djeshme, në lagjen "Pavarësia", ku mbeti i plagosur me armë zjarri shtetasi Eraldo.L. (D)., kanë bërë identifikimin dhe shpalljen në kërkim të autorëve të kësaj ngjarje. Konkretisht janë shpallur në kërkim dhe po punohet intesivisht për kapjen e ndalimin e shtetasve: N.Ç.,(T)., 34 vjeç, banues në Tiranë, G.GJ., 28 vjeç, banues në Radhimë, dhe M.A., 25 vjeç, banues në Babicë e Madhe. Gjithashtu është bërë arrestimi i shtetasit të dëmtuar, Eraldo.L. (D)., 30 vjeç, banues në Llakatund, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në mjetin e tij "Range Rover", u gjetën dhe u sekuestruan 200 fara bimore kanabisi. Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar, një gëzhojë arme zjarri, 200 fara bime narkotike kanabisi dhe 2 automjete tip "Porsche" e "Range Rover", sqaron policia.

Vijon puna për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarje. Materialet hetimore iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë, për veprat penale "Plagosje e rëndë me dashje, kryer në bashkëpunim" dhe "Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve shpërthyese dhe i municionit" për tre autorët dhe "Prodhim,shitja e narkotikëve", për shtetasin Eraldo.L.(D).

17 maj 2018 (gazeta-Shqip.com)

Rama tregon ndryshimin e Xhamisë Et’hem Beu: Agjërim të lehtë (Foto)

Posted: 16 May 2018 11:48 PM PDT

Kryeministri Edi Rama e ka nisur ditën duke postuar disa foto të restaurimit të Xhamisë Et'hem Beu në kryeqytet. Krahas fotove, ai ka uruar edhe një agjërim të lehtë për besimtarët myslimanë.

"Mirëmëngjesi dhe me këto foto nga kantieri i restaurimit të Xhamisë së Et'hem Beut në Tiranë, pjesë e programit 'Rrugët e Besimit' që mundëson restaurimin e objekteve të Kultit si pjesë e zhvillimit të Turizmit Kulturor, ju uroj të gjithë qytetarëve myslimanë agjërim të lehtë", thuhet në postimin e tij në Facebook.

17 maj 2018 (gazeta-Shqip.com)

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more