Skip to main content

Agjërimi i Ramazanit fillon më 16 maj

Agjërimi i Ramazanit fillon më 16 maj


Agjërimi i Ramazanit fillon më 16 maj

Posted: 14 May 2018 03:44 AM PDT

Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës ka njoftuar se Muaji i Madhëruar i Ramazanit fillon ditën e mërkurë më 16 maj.

Me rastin e fillimit të muajit të madhëruar të Ramazanit, kryesia e BI-së, përgëzon besimtarët në Kosovë, diasporë e trojet tona duke u dëshiruar agjërim të lehtë, shtim të ibadetit dhe solidaritet me nevojtarët.

The post Agjërimi i Ramazanit fillon më 16 maj appeared first on DRENICA PRESS.

Drenori-Lladrovcit: Thaçi na imponoi një analfabet si ti shkaku i Speciales ose Vendlindja Thërret

Posted: 14 May 2018 03:37 AM PDT

Ish-asambleisti në komunën e Drenasit, Xhavit Drenori ka vazhduar polemikat me kryetarin e kësaj komune, Ramiz Lladrovci.

Ai shkruan se kur Lladrovci ta përfundojë shkollën e mesme, mund të polemizojë me të.

"Nuk ke faj Ti.Faj ka Hashim Thaçi (ndohsta edhe nuk ka pas qare për shkak të milionave të "Vendlindja Thërrët" apo "Gjykata Speciale") që na "imponoj" një analfabet të pa gdhendun për Kryetar të Komunës.E për polemizim me Drenorin: Kur të përfundosh shkollën e mesme, eja polemizojmë!", shkruan Drenori.

Kurse, polemika e fundit e Lladrovcit ishte kjo:

Një përgjigje për të gjithë: Injoranca nuk paska kufi! Mulla rrenci e nisi, opozita mbas tij!

Për Kiqinën (AAK), Vv, Petritin, Xhavitin, Isën: Një budallë e hedh gurin në bunar, njëqind të mençëm nuk mund e nxjerrin!

Mulla rrenci e nisi, ju mbas ti, si miza në mjaltë!

Reagimin e Aleancës së Ardhmërisë së Kosovës dega në Drenas, rreth "presionit", as nuk e trajtoj për reagim, ngase nuk di të bëj dallimin çka është presioni e çka e vërteta.

Me Xhavit Drenorin, as nuk polemizoj, nuk kam nevojë as t'i jap sqarime, sepse ka kohë ka dalë në "sërrnishta". Nga sërrnishta po e komandon opozitën!

Vetëvendosje-n, dega në Drenas e këshilloj të bëj dallimin, politika nuk bëhet "veq hajt po foli diçka".

Petrit Gashit, i rekomandoj të vetpërmbahet në ligjërata, ki kohë me ba dallimin mes gënjeshtrës, shpifjes dhe fjalës së lirë…

Për të mos mbetur, mbrapa, këtij kori mjeran i bashkohet edhe një zv. ministër. Edhe kjo është shenjë e keqe sa poshtë ka ra opozita.

Nipi i Jakup Krasniqit, është dashur të jetë paksa më i kultivuar, të dalë nga injoranca opozitare dhe të qëndroj larg rakisë së Llapushnikut. Se kush e ka të drejt boshtin e kurrizit, dihet!

Lexo tjetër  Presidenti Thaçi dhe sportistët arrijnë në Rio, priten nga protokolli i shtetit brazilian

"Dijetarëve" si Mulla rrencit dhe "Profesorit të tesbihëve", ju rekomandoj të bëjnë ndonjë "sevap" dhe bëhen gati për ramazan!

Me kaq, përfundon polemika me shpifarakët dhe Mulla rrencin.

Ramiz Lladrovci

P.S. Kur do të sjell investitor apo udhëheqës nga bota turke-arabe, do t'i sjelli me protokoll në xhami!

The post Drenori-Lladrovcit: Thaçi na imponoi një analfabet si ti shkaku i Speciales ose Vendlindja Thërret appeared first on DRENICA PRESS.

Reagon poligoni i shenjëtarisë “Fazani”

Posted: 14 May 2018 03:30 AM PDT

Të nderuar qytetarë

Ditë më parē nēpër media dhe portale është përfolur duke akuzuar për keqpërdorim sh.p.k. “Poligoni Fazani” duke shpifur fjalë të pavërteta.
Sh.p.k. “Poligoni i shenjëtarisë Fazani” është poligon për trajnimin e klientëve për gjuajtje me armë të ndryshme.
“Fazani” që nga dita e hapjes dhe fillimit të punës ështê i kompletuar me dokumentacion të rregullt, licencuar nga Ministria e Punëve të Brendshme (MPB).
Poligoni “Fazani” me pronare Bukurije Rexhepi dhe autorizues Hashim Rexhepi, bën punë në mënyrë të rregullt sipas ligjit në fuqi, lëshuar nga MPB-ja.

Unë Atdhetar H. Rexhepi dëshmoj sinqerisht se nuk jam i autorizuar as për Poligonin e shenjëtarisë Fazani dhe as për Ministrisnë e Punëve të Brendshme.
Lejet e shenjëtarisë, çertifikimin e armëve dhe lejet për armëmbajtje i lëshon vetëm stacioni policor i Kosovës me urdhërin e Ministrisë së Punëve të Brendshme.
Poligoni Fazani nuk ka asnjë çasje për lëshimin e lejeve për armëmbajtje. Ky poligon (sipas pronarëve) punon vetëm me klientë për trajnimin e armëve, gjithaahtu bën edhe shitjen e armëve në mënyrë legale, me autorizim të MPB-së.

Për akuzat e bëra nga Gjykata dhe Prokuroria, unë Atdhetar Rexhepi kam pranuar edhe para prokurorisë, se kam qenë ndërmjetësues për lëshimin e lejeve për armêmbajtje që lëshohen nga MPB-ja dhe asnjëherë nuk kam përdorur poligonin Fazani për këto punë, sepse tek “Fazani” asnjëherë nuk janë lëshuar leje për armëmbajtje nga kompanitë e licensuara, ngaqë nuk janë kopetent për këtë çështje, përveç MPB-së në krye me drejtorin dhe zyrtarin e lartë z. MENSUR HOTI (MPB).

Lus Prokurorinë që t’i shfletoi të gjitha faktet që ua kam dërguar përmes policisë së Kosovës, qē ato fakte të zbatohen sa më shpejtë në mënyrë të ligjshme dhe të drejtë. Poashtu të bëjnë edhe arrestimin e zyrtarëve të lartë të MPB-së, të cilët e kanë keqpërdorur detyrën zyrtare duke pranuar edhe marrjen e ryshfetit për të bërë lëshimit e lejeve për armëmbajtje nga MPB-ja.
Publikisht deklaroj se unë do të jem çdoherë dëshmitar për të bashkëpunuar me gjykaën dhe prokurorinë, për të mirë e vendit.
Le të akuzohen, gjithashtu edhe le të dënohem në mënyrë të drejtë sipas ligjit dhe rregullave të gjykatës, por bashkë me mua le të dënohen edhe zyrtarët e lartë të MPB-së, të cilët janë poashtu fajtorë për këto akuza, por jo të dënohen njerēz të pafajshëm, të cilët asnjëherë nuk kanë qenë të informuar dhe nuk kanë të bëjnë asgjë me akuzat e lartëpërmendura, siç është i përmendur z. Hashim Rexhepi (i autorizuar për poligonin Fazani).

Me sinqeritet
Atdhetar Rexhepi

The post Reagon poligoni i shenjëtarisë “Fazani” appeared first on DRENICA PRESS.

Personi që ia mori këngëtares mikrofonin nga dora në Eurovizion, nuk është shqiptar (Video)

Posted: 14 May 2018 03:28 AM PDT

Të shtunën u mbajt finalja e Eurovizionit. Kjo mbrëmjë nuk kaloi dhe pa skandale.

Këngëtarja britanike SuRie gjatë performancës së saj u sulmua nga një person i panjohur, i cili u ngjit në skenë derisa ajo po performonte dhe ia mori mikrofonin, por e njëjta vazhdoi të këndonte kinse nuk ndodhi asgjë, për të cilin reagim ajo mori përkrahje të madhe nga fansat e saj.

Menjëherë pas këtij skandali në mediat tona vendore online qarkulloi lajmi se personi që sulmoi këngëtaren britanike ka prejardhje shqiptare, por ai në të vërtetë është grek. Emri i tij është Konstantin Bouki është 30 vjeçar dhe është grek me qëndrim rezident në Angli.

Ndryshe kjo nuk është hera e parë që i njëjti person, e që është reper, bën skandale të tilla, ai këtë vit ndërpreu edhe Dermot O'Leary në Çmimin Kombëtar të Televizionit.

The post Personi që ia mori këngëtares mikrofonin nga dora në Eurovizion, nuk është shqiptar (Video) appeared first on DRENICA PRESS.

Detaje nga plagosja në Prishtinë, kështu ndodhi ngjarja

Posted: 14 May 2018 03:18 AM PDT

Një punëtor i fabrikës së betonit "Titan Beton" ka mbetur i plagosur mëngjesin e sotëm afër vendit të tij të punës.

Sipas njërit prej punëtorëve në këtë fabrikë, kolegu i tij i punës ka hyrë për të qetësuar situatën mes dy personave aty afër rrugës dhe njëri prej tyre e ka plagosur atë në këmbë.

Gjendja shëndetësore e të plagosurit është jashtë rrezikut për jetën, ndërsa dy personat e dyshuar janë arrestuar.

Në vendin e ngjarjes aktualisht ndodhet Policia e Kosovës, e cila është duke u marrë me hetimet.

Më parë rastin e kishte konfirmuar edhe zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

"Rreth orës 10:00 kemi pranuar informatën për gjuajtje me armë në rrugën Prishtinë-Mitrovicë. Sipas informatave fillestare një person është plagosur dhe i njëjti është dërguar për tretman mjekësor, ndërkohë që lidhur me këtë ngjarje policia ka arrestuar dy persona si dhe ka konfiskuar dy armë", ka thënë ajo.

The post Detaje nga plagosja në Prishtinë, kështu ndodhi ngjarja appeared first on DRENICA PRESS.

Plagoset një i ri në Mitrovicë

Posted: 14 May 2018 03:17 AM PDT

Gjatë orës së mbrëmjes së djeshme një person dyshohet të jetë goditur nga thika pas një përleshjeje mes disa të rinjve

Rastin e ka konfirmuar për Metron zëdhënësi i Policisë për Mitrovicë, Avni Zahiti, i cili ka treguar se rasti ka ndodhur në fshtin Kqiç i Madh.

"Raportohet se pas një përleshje mes disa të rinjve i dyshuari mashkull K-shqiptar e ka goditur me thikë viktimën mashkull K-shqiptar, me ç'rast i ka shkaktuar lëndime trupore", ka thënë Zahiti.

Ndërkohë, bëhet e ditur se i lënduari po qëndron për tretman në QKUK, ndërsa një person është arrestuar në cilësinë e të dyshuarit.

Policia bën të ditur se rasti po vazhdon të hetohet, dhe deri tash po cilësohet si 'vrasje në tentativë'.

Ndryshe, një rast tjetër i plagosjes ka ndodhur sot në Prishtinë në magjistralen Prishtinë-Mitrovicë, ku një person u qëllua me armë.

The post Plagoset një i ri në Mitrovicë appeared first on DRENICA PRESS.

Drenori-Lladrovcit: Thaçi na imponoi një analfabet si ti shkaku i Speciales ose Vendlindja Thërret

Posted: 14 May 2018 03:14 AM PDT

Ish-asambleisti në komunën e Drenasit, Xhavit Drenori ka vazhduar polemikat me kryetarin e kësaj komune, Ramiz Lladrovci.

Ai shkruan se kur Lladrovci ta përfundojë shkollën e mesme, mund të polemizojë me të.

"Nuk ke faj Ti.Faj ka Hashim Thaçi (ndohsta edhe nuk ka pas qare për shkak të milionave të "Vendlindja Thërrët" apo "Gjykata Speciale") që na "imponoj" një analfabet të pa gdhendun për Kryetar të Komunës.E për polemizim me Drenorin: Kur të përfundosh shkollën e mesme, eja polemizojmë!", shkruan Drenori.

Kurse, polemika e fundit e Lladrovcit ishte kjo:

Një përgjigje për të gjithë: Injoranca nuk paska kufi! Mulla rrenci e nisi, opozita mbas tij!

Për Kiqinën (AAK), Vv, Petritin, Xhavitin, Isën: Një budallë e hedh gurin në bunar, njëqind të mençëm nuk mund e nxjerrin!

Mulla rrenci e nisi, ju mbas ti, si miza në mjaltë!

Reagimin e Aleancës së Ardhmërisë së Kosovës dega në Drenas, rreth "presionit", as nuk e trajtoj për reagim, ngase nuk di të bëj dallimin çka është presioni e çka e vërteta.

Me Xhavit Drenorin, as nuk polemizoj, nuk kam nevojë as t'i jap sqarime, sepse ka kohë ka dalë në "sërrnishta". Nga sërrnishta po e komandon opozitën!

Vetëvendosje-n, dega në Drenas e këshilloj të bëj dallimin, politika nuk bëhet "veq hajt po foli diçka".

Petrit Gashit, i rekomandoj të vetpërmbahet në ligjërata, ki kohë me ba dallimin mes gënjeshtrës, shpifjes dhe fjalës së lirë…

Për të mos mbetur, mbrapa, këtij kori mjeran i bashkohet edhe një zv. ministër. Edhe kjo është shenjë e keqe sa poshtë ka ra opozita.

Nipi i Jakup Krasniqit, është dashur të jetë paksa më i kultivuar, të dalë nga injoranca opozitare dhe të qëndroj larg rakisë së Llapushnikut. Se kush e ka të drejt boshtin e kurrizit, dihet!

"Dijetarëve" si Mulla rrencit dhe "Profesorit të tesbihëve", ju rekomandoj të bëjnë ndonjë "sevap" dhe bëhen gati për ramazan!

Me kaq, përfundon polemika me shpifarakët dhe Mulla rrencin.

Ramiz Lladrovci

P.S. Kur do të sjell investitor apo udhëheqës nga bota turke-arabe, do t'i sjelli me protokoll në xhami!

The post Drenori-Lladrovcit: Thaçi na imponoi një analfabet si ti shkaku i Speciales ose Vendlindja Thërret appeared first on DRENICA PRESS.

Nuk përmbahet Ramiz Lladrovci, e quan rrenc imamin e Drenasit dhe i fyen Drenorin e Gashin

Posted: 14 May 2018 03:13 AM PDT

Gjatë mbrëmjes së kaluar, Imami nga Drenasi, Osman Musliu përdori fjalë të ashpra në drejtim të kryetarit të kësaj komune, Ramiz Lladrovci.

Ndër të tjerash ai i ishte referuar Lladrovcit si "budalla" dhe se sipas tij atë e kishin përzënë nga Tirana.

Por sot Lladrovci i është përgjigjur të gjithë këtyre fjalëve që po bëhen në drejtim të tij.
Lladrovci ka reaguar lidhur me Musliun, Drenorin, Gashin e shumë të tjerë.
Sipas tij, injoranca nuk paska kufi dhe se Mulla "rrenci" e nisi, opozita mbas tij.

Ndër të tjerash ai ka thënë se dijetarëve si ai ju rekomandon të bëjnë ndonjë sevap dhe të bëhen gati për ramazan.

Postimi i plotë:

Një përgjigje për të gjithë: Injoranca nuk paska kufi! Mulla rrenci e nisi, opozita mbas tij!
Për Kiqinën (AAK), Vv, Petritin, Xhavitin, Isën: Një budallë e hedh gurin në bunar, njëqind të mençëm nuk mund e nxjerrin!

Mulla rrenci e nisi, ju mbas ti, si miza në mjaltë!

Reagimin e Aleancës së Ardhmërisë së Kosovës dega në Drenas, rreth "presionit", as nuk e trajtoj për reagim, ngase nuk di të bëj dallimin çka është presioni e çka e vërteta.
Me Xhavit Drenorin, as nuk polemizoj, nuk kam nevojë as t'i jap sqarime, sepse ka kohë ka dalë në "sërrnishta". Nga sërrnishta po e komandon opozitën!

Vetëvendosje-n, dega në Drenas e këshilloj të bëj dallimin, politika nuk bëhet "veq hajt po foli diçka".

Petrit Gashit, i rekomandoj të vetpërmbahet në ligjërata, ki kohë me ba dallimin mes gënjeshtrës, shpifjes dhe fjalës së lirë…
Për të mos mbetur, mbrapa, këtij kori mjeran i bashkohet edhe një zv. ministër. Edhe kjo është shenjë e keqe sa poshtë ka ra opozita.

Nipi i Jakup Krasniqit, është dashur të jetë paksa më i kultivuar, të dalë nga injoranca opozitare dhe të qëndroj larg rakisë së Llapushnikut. Se kush e ka të drejt boshtin e kurrizit, dihet!

"Dijetarëve" si Mulla rrencit dhe "Profesorit të tesbihëve", ju rekomandoj të bëjnë ndonjë "sevap" dhe bëhen gati për ramazan!
Me kaq, përfundon polemika me shpifarakët dhe Mulla rrencin.
Ramiz Lladrovci

P.S. Kur do të sjell investitor apo udhëheqës nga bota turke-arabe, do t'i sjelli me protokoll në xhami!

 

The post Nuk përmbahet Ramiz Lladrovci, e quan rrenc imamin e Drenasit dhe i fyen Drenorin e Gashin appeared first on DRENICA PRESS.

Ia thyejnë veturën vajzës së Ramiz Lladrovcit

Posted: 14 May 2018 03:10 AM PDT

Para pak çastesh persona ende të panjohur për organet e hetuesisë ia kanë thyer veturën vajzës së kryetarit të komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovcit.

Vajza e tij, derisa ishte duke shkuar në punë e ka gjetur veturën e thyer. Ngjarja ka ndodhur në lagjen 'Dardania', të Prishtinës.

Rastin e thyerjes së veturës  e ka konfirmuar zëdhënësi i komunës së Drenasit, Bekim Dobra.

"Po, sa na njoftuan se vetura e vajzës së kryetarit u thye. Policia është në vendin e ngjarjes. Po presim", ka thënë Dobra.

The post Ia thyejnë veturën vajzës së Ramiz Lladrovcit appeared first on DRENICA PRESS.

I armatosuri tenton të vjedhë fëmijët në shkollë, nëna e vret (Pamje të rënda)

Posted: 14 May 2018 03:07 AM PDT

Një i armatosur që ka tentuar të vjedhë fëmijët dhe familjarët e tyre jashtë një shkolle në Sao Paulo është vrarë nga një nënë.

Kamerat e sigurisë jashtë shkollës private në Sao Paulo filmuan momentin dramatik mëngjesin e së shtunës rreth orës 8:00.

Katia da Silva Sastre, e cila qëlloi mbi personin e armatosur të identifikuar si Elivelton Neves Moreira, 21 vjeç, ishte një police jashtë detyrës.

Sastre u nderua si heroinë për aktin e saj të trimërisë dhe u nderua në një ceremoni nga Guvernatori i Sao Paulo, Marcio França të dielën.

Edhe pse 21-vjeçari mbeti i vdekur, policja është lavdëruar për veprimin e saj,

"Me kurajon dhe saktësinë e saj ajo shpëtoi nënat dhe fëmijët në derën e shkollë,"-shkruan në Twitter Guvernatori França.

Sulmi i tmerrshëm ndoshi ndërsa Sastre ishte duke pritur që portat e shkollës të hapeshin.

Një bandit, i veshur me bluze të zezë, i tha nënave para portës se ishte hajdut dhe i nxorri armën.

Por Sastre reagoi me shpejtësi duke e qëlluar në gjoks dhe në këmbë, ndërsa ky i fundit tentoi ta qëllonte.

The post I armatosuri tenton të vjedhë fëmijët në shkollë, nëna e vret (Pamje të rënda) appeared first on DRENICA PRESS.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more