Skip to main content

“5 zakone të dëmshme sa pirja e duhanit” plus 9 more Ekonomia Online

“5 zakone të dëmshme sa pirja e duhanit” plus 9 more Ekonomia Online


5 zakone të dëmshme sa pirja e duhanit

Posted: 21 May 2018 10:40 AM PDT

Pirja e duhanit është zakon i keq dhe miliona njerëz në botë shpenzojnë shuma të mëdha të parave për largimin e varshmërisë sepse duhani i dëmton mushkëritë, shkakton kancerin dhe shumë sëmundje tjera. Edhe pse nuk është kontestuese se pirja e duhanit është e dëmshme, mbi të gjitha sa i dëmshëm është ky zakon shkruan qartë edhe në vetë paketimin e cigareve, ka edhe gjëra tjera që janë, besoni apo jo, më të dëmshme se pirja e duhanit. Koha moderne sjell shumë faktorë të cilët pirjen e duhanit e zbresin nga vendi i parë sa i përket dëmtimit të organizmit. Cilët janë këto zakone që shkaktojnë sëmundje të ndryshme dhe dalëngadalë na vrasin?

Vetmia

Hulimtimet më të reja kanë treguar se izolimi social është sëmundje e shoqërisë moderne dhe më e dëmshme se helmimi me duhan. Gjithnjë e më shumë jemi të vetmuar dhe po humbim miqtë, kurse brengosëse është se shumica e të rinjve më lehtë komunikon përmes rrjeteve sociale se në mënyrë direkte. Definitivisht vetmia po merr përmasën e epidemisë.

Të qëndruarit ulur

Sikur vetmia edhe të qëndruarit ulur, gjegjësisht mosaktiviteti fizik është diçka që po merr përmasate epidemisë dhe që po i godet të gjitha moshat. Duke qëndruar ulur për shumë orë gjatë ditës shtohet rreziku për sëmundjen nga kanceri i zorrës së trashë apo kancerit të mushkërive pa marrë parasysh se a stërvitet individi gjatë ditës. Madje edhe me stërvitje të rregullta, qëndrimi ulur më shumë se tetë orë në ditë shton rrezikun nga probleme të ndryshme shëndetësore.

Mungesa e gjumit

Shkencëtarët kanë ardhur te përfundimi se personat që flejnë pak dhe që i mundon pagjumësia rrezikojnë të sëmuren nga sulmi në tru dhe zemër, madje mungesa e gjumit shkakton më herët këto pasoja se vetëm pirja e duhanit.

Solariumi

Shumë shtete në botë kanë ndaluar përdorimin e solariumeve sepse dermatologët kanë zbuluar se rrezatimi i shumtë në to shkakton kancerin e lëkurës madje edhe të mushkërive.

Ushqimi jo i shëndetshëm

Ushqimi i ëmbël dhe i përpunuar i pasur me acide të ngopura yndyrore ndikon në zhvillimin potencial të sëmundjeve vdekjeprurëse, sikur pirja e duhanit. Në vitin 2016, shkencëtarët të cilët merren me hulumtimin e rasteve të vdekjes si pasojë e të ushqyerit të keq, kanë përfunduar se shkalla e vdekshmërisë ka kaluar atë të alkoolit, drogës dhe pirjes së duhanit.

The post 5 zakone të dëmshme sa pirja e duhanit appeared first on Ekonomia Online.

Çfarë bëjnë ndryshe të rinjtë sot?

Posted: 21 May 2018 10:22 AM PDT

Business Magazine në këtë artikull ju sjell disa nga gjërat që bëjnë të rinjtë sot ndryshe nga prindërit e tyre në të kaluarën. Lexoni më poshtë më shumë se çfarë po ndryshon ky brez nga jeta që shumica njohin.

1. Në vend që të përgatisin për të ngrënë, të rinjtë sot porositin jashtë

Industria ushqimore është duke iu përgjigjur ndryshimeve të mëdha në mënyrën se si të rinjtë sot hanë.

Akin Oyedele nga BI raportoi se të rinjtë sot shpenzojnë më pak kohë në përgatitjen e vakteve në krahasim me gjeneratat e vjetra. Në vend të kësaj, ata kanë më shumë gjasa të hanë në restorante, të marrin ushqime të përgatitura jashtë, ose të porositin online.

2. Në vend që të pinë birrë, të rinjtë sot preferojnë të pinë verë dhe pije të tjera alkoolike

Të rinjtë sot po konsumojnë më pak alkool në krahasim me gjeneratat më të vjetra, por kur ata pinë, preferojnë verën dhe pijet e tjera alkoolike.

3. Në vend që të shkojnë në kolegj, të rinjtë sot duan të mësojnë online

Janë ekranet kundrejt leksioneve.

Business Insider raportoi në një anketë se 69% e njerëzve të moshave 18-34 vjeç thanë se mësojnë më shumë nga teknologjia sesa nga njerëzit, krahasuar me 50% të brezit më të vjetër se 45 vjeç.

Dhe ka dëshmi se kjo gjeneratë mund të jetë edhe më e pakënaqur për të ndjekur arsimin e lartë, sidomos për të shmangur rënien në borxhe.

4. Në vend që të ruajnë fshehtësinë e pagave, të rinjtë duan ta ndajnë atë me kolegët

Paraja është duke u bërë më pak tabu tek të rinjtë sot.

BI ka raportuar më parë se të rinjtë kanë më shumë gjasa sesa gjeneratat e vjetra për të diskutuar pagën e tyre me kolegët, familjen dhe miqtë.

Një sondazh zbuloi se 30% e të rinjve (të përcaktuar si moshat 18 – 36 vjeç) thanë se ndiheshin të kënaqur kur diskutonin pagën me kolegët, krahasuar me vetëm 8% të moshave 53 – 71 vjeç.

5. Në vend që të presin një vlerësim vjetor të performancës, të rinjtë dëshirojnë feedback të shpeshtë

Vlerësimi vjetor i performancës po zhduket ngadalë.

IBM, për shembull, hodhi poshtë vlerësimin vjetor të performancës për një sistem të quajtur "Checkpoint", përmes të cilit jepet feedback të paktën një herë në tre muaj. Kompania gjithashtu përdor një aplikacion të quajtur "ACE", i cili realizon një dialog më të rastësishëm dhe të vazhdueshëm midis punonjësve.

Këto ndryshime reflektojnë në mënyrën se si të rinjtë mendojnë për dërgimin dhe marrjen e feedback-ut. Samantha Klein, një përfaqësuese e Korporatës Mijëvjeçare IBM, tha për Business Insider: "Ne nuk duan një vlerësim vjetor. Nuk duam të presim deri në fund të vitit për të dëgjuar nëse diçka e kemi bërë mirë apo gabim në mënyrë që të mund ta përmirësojmë atë."

6. Në vend që të pyesin miqtë dhe famijarët për këshilla prindërore, të rinjtë i drejtohen Google

Shfletojnë Dr Google!

Të rinjtë sot i drejtohen internetit, ku mund të gjejnë vetë përgjigjet për çdo gjë që i mundon.

Kjo mund të jetë një gjë e mirë, sepse ata janë shumë të informuar – ose një gjë e keqe, pasi shumë informacion i madh merret në një kohë shumë të shkurtër.

7. Në vend të blerjeve në dyqane, të rinjtë sot po vishen me modën e shpejtë

Sayonara, Sears – plus Kmart dhe Macy. Të tre zinxhirët janë duke mbyllur dyqanet e tyre, raportoi Hayley Peterson i Business Insider.

Kjo për shkak se, të rinjtë nuk blejnë më nga markat dizenjuese. Në vend të kësaj ata po blejnë nga linjat me etiketë private dhe markat e modës së shpejtë si H & M dhe Zara.

The post Çfarë bëjnë ndryshe të rinjtë sot? appeared first on Ekonomia Online.

Kur duhet të largoheni nga një punë?

Posted: 21 May 2018 10:00 AM PDT

Ndonjëherë ju ndodh që puna të ju duket shumë e lodhshme, nuk fitoni para mjaftueshëm apo dëshironi të largoheni realisht nga ajo punë pasi nuk ndjeheni të motivuar.

Ndoshta kjo është pikërisht koha kur duhet të bëni një lëvizje, por para se të lini punën ekzistuese, tregohuni të zgjuar dhe kërkoni fillimisht një punë të re.

Do të keni më shumë shanse për të fituar një pozicion nëse ju jeni ende në një punë. Punëdhënësit vlerësojnë më shumë një kandidat i cili është i njohur me ambientet e punës dhe me kulturën në një kompani sesa një kandidat i papunë.

Punëdhënësit preferojnë ata kandidatë që kanë pasionin për të punuar në kompaninë e tyre specifikisht.

Nëse një kandidat paraqitet me qëllimin e qartë se do pikërisht atë pozicion, ka më shumë mundësi se një kandidat që është duke kërkuar një punë çfarëdo.

Duhet të keni parasysh që ju mund të keni aftësi dhe kualifikime për të cilat të tjerët do të paguanin shumë.

Duhet të ruani pozicionin tuaj aktual edhe për një arsye tjetër: për të bërë lëvizjen e duhur.

Nëse ju jeni aktualisht në një pozicion pune, nuk ndjeheni shumë të detyruar të gjeni një punë menjëherë. Nëse nuk keni asnjë punë, presioni financiar mund t'ju ndikojë në kërkimin e një pune sa më të shpejtë dhe ndoshta nuk do të bëni një zgjedhje të zgjuar.

Fakti që ju po largoheni nga një kompani dhe po shkoni në një tjetër, mund t'ju japë luksin e të zgjedhurit.

Ju mund të bëni edhe negociata me punëdhënësin e ardhshëm për kushte të veçanta, pasi ju nuk do të dëshironit të largoheshit nga një kompani për të shkuar në një tjetër me të njëjtat kushte.

Karriera është shumë e rëndësishme dhe ndikon edhe në cilësinë e jetës së njeriut.

Nuk mund të bëni një punë të lodhshme, pa motivim e të shikoni sesi vitet e jetës suaj fluturojnë. Kërkoni punën që keni pasion, për të cilën do të ndjeheni krenarë, punën ku kontributet tuaja vlerësohen. Ndërkohë që kërkoni, ruajeni pozicioin tuaj aktual.

The post Kur duhet të largoheni nga një punë? appeared first on Ekonomia Online.

Salca e domateve e shëndetshme për zorrët

Posted: 21 May 2018 09:56 AM PDT

Salca e domateve e gatuar në kushte shtëpie, rrit nivelet e baktereve të shëndetshme në zorrë.

Kështu thotë hulumtimi i fundit sipas shkencëtarëve spanjollë, të cilët zbuluan se se domatet kanë një efekt më të mirë probiotik në zorrë kur skuqen në një salcë, sesa kur hahen të papërpunuara, njofton Klan Kosova.

Megjithëse një bakter i shëndetshëm në zorrë parandalon disa antioksidantë që absorbohen nga salcat e domates, salcë nxit efektivitetin e baktereve të njëjta.

Studiuesit thonë se kjo e bën salcën e gatuar më mirë për shëndetin e zorrëve sesa domate të papërpunuara, sepse procesi i gatimit ruan kimikatet e rëndësishme që i jep domates ngjyrën e kuqe të tyre.

The post Salca e domateve e shëndetshme për zorrët appeared first on Ekonomia Online.

Ed Sheeran dominon në BMA (VIDEO)

Posted: 21 May 2018 09:35 AM PDT

Ed Sheeran u emërua artisti më i mirë këtë vit në Billboard Music Awards.

Ceremonia u zhvillua në MGM Grand Garden Arena në Las Vegas në natën e së dielës.

Britaniku nuk mori pjesë në ceremoninë e dhënies së çmimeve, por iu drejtua audiencës nëpërmjet videos dhe këndoi këngën "Galway Girl".

Gjithashtu në këtë mbrëmje u shfaq edhe Janet Jackson dhe kjo ishte shfaqja  e saj e parë televizive në nëntë vitet e fundit.

 

The post Ed Sheeran dominon në BMA (VIDEO) appeared first on Ekonomia Online.

Muçaj: Kuvendet komunale jofunksionale, s’ka kritere për themelimin e komunave

Posted: 21 May 2018 09:31 AM PDT

Besnik Muçaj nga Instituti Kosovar për Qeverisje Lokale ka vlerësuar se roli i kryetarëve të komunave është dominues përderisa kuvendet komunale nuk janë funksionale sa duhet.

"Kuvendet komunale janë kryesisht për ngritje duarsh. Ka probleme financiare, kanë paga të dobëta dhe mungojnë mekanizmat kontrollues".

"Kryetaret janë shumë më të fuqishëm dhe dominues. Gjithë politikëbërja dhe vendimmarrja koncentrohet te kryetari, kjo për shkak të mungesës së mekanizmave mbikëqyrës. Përderisa kuvendet komunale, shoqëria civile dhe mediat lokale nuk kanë pasur mundësi për t'i përdorë mekanizmat e tyre mbikëqyrës, është krijuar një disbalancë në kontrollimin e funksionit të kryetarit"

Mucaj ka deklaruar se procesi i decentralizimin nuk ka ndodhur mi bazën e studimeve të fizibilitetit, mirëpo ka qenë një proces politik pa ndonjë analizë të mirëfilltë.

Gjatë intervistës në Info Magazine të Klan Kosovës, ai shtoi se problemi kryesor qëndron tek financimi i komunave dhe se mungojnë kritere të qarta për themelimin e komunave të reja.

"Kemi 19 kërkesa për themelimin e komunave të reja. Natyrisht secili lokalitet ka të drejtë të parashtroje një kërkese të tillë".

"Ajo që ka nevojë të thuhet është se ende nuk ekzistojnë kritere të qarta që tregojnë se cilat kritere duhet te plotësohen për aplikim. Kemi Ligjin për Kufi Administrativ që rregullon numrin e komunave por nuk përcakton kritere për themelimin e një komune të re".

The post Muçaj: Kuvendet komunale jofunksionale, s'ka kritere për themelimin e komunave appeared first on Ekonomia Online.

Jetmir Krasniqi pranon të luajë për përfaqësuesen e Kosovës

Posted: 21 May 2018 09:22 AM PDT

Jetmir Krasniqi është futbollisti i ri që ka pranuar të luajë për përfaqësuesen e Kosovës në futboll, shkruan Klan Kosova.

23 vjeçari kosovar, aktualisht luan në Lugano, me të cilin ekip ka nënshkruar kontratë 2 vjet e gjysmë kurse është transferuar nga Chiasso.

Pozicioni i tij në fushë është mbrojtës i djathtë, por mund të luaj edhe qendërmbrojtës dhe mesfushorë i djathtë.

The post Jetmir Krasniqi pranon të luajë për përfaqësuesen e Kosovës appeared first on Ekonomia Online.

Policia gjermane ndalon udhëtimin e nxënësve me familje pa nisur zyrtarisht pushimi në shkolla

Posted: 21 May 2018 09:15 AM PDT

Policia e cila po kryente kontrolle në një aeroport në Gjermaninë jugore, ka prishur një plan të prindërve të cilët me fëmijët e tyre të moshës shkollore, ishin nisur të udhëtonin para fillimit zyrtar të pushimit në arsim.

Në Gjermani pjesëmarrja e fëmijëve në shkollë është e detyrueshme, njofton Klan Kosova.

Raportohet se 10 familje deri tani janë dërguar tek zyrtarët arsimor në Bavari për procedura të mëtejme pasi ata janë kapur të shmangnin udhëtimin në kohën kur zyrtarizohen pushimet, për t'iu ikur kostove më të larta të shpenzimeve.

Familjet besohet që janë zënë nga policia në aeroportin Memmingen.

Sipas rrjetit online informativ gjerman, Spiegel thuhet se prindërit tani kanë dy javë për të shpjeguar se pse i nxorën fëmijët jashtë shkollës.

Nëse arsyeja nuk është mjaft e mirë, çdo familje mund të gjobitet deri në një mijë euro, njofton Klan Kosova.

The post Policia gjermane ndalon udhëtimin e nxënësve me familje pa nisur zyrtarisht pushimi në shkolla appeared first on Ekonomia Online.

Prestreshi: Homologimi dhe barnat, shkeljet më të mëdha të konkurrencës në Kosovë

Posted: 21 May 2018 09:07 AM PDT

Valon Prestreshi, kryetar i Autoritetit Kosovar të Konkurrencës, ka thënë se homologimi dhe barnat janë dy shkeljet më të mëdha të ligjit për konkurrencë të lirë në Kosovë.

Sipas tij, homologimi është monopoli më i pastër që është në Kosovë. Prestreshi në Express Intervistën në KTV ka thënë se kompania EuroLab ka fituar nga ky proces për dhjetë vjet duke shërbyer si e vetme për homologim.

"Draftudhëzimi ka qenë në diskutim vitin e kaluar. Si autoritet e kemi analizuar rastin dhe ia kemi dhënë mendimin tonë Ministrisë së Infrastrukturës në dhjetor të vitit të shkuar dhe katër muaj kanë heshtur deri në momentin kur një nga gazetarët na ka njoftuar se ky udhëzim është nënshkruar e është publikuar. Aty kemi pa se asnjë rekomandim i joni s'është marrë për bazë. Kemi kontaktuar ministrinë. E kam autorizuar zëvendësin tim të zhvillojë biseda, por ministri Lekaj ka agjendë të ngjeshur dhe shpresoj që këtë javë të harmonizojmë qëndrimet", ka thënë Prestreshi duke shtuar se kanë pasur ankesa për nenet ku ministria apelon në numrin njëjës të ndërmarrjeve, që i mundëson të fitojnë rastin në gjykatë dhe nenet ku përcaktohet çmimi nga vetë ministria e që duhet të bëhet nga tregu i lirë.

"Më 2009 është nënshkruar kjo kontratë për dhënien e veprimtarisë kompanisë EuroLab dhe kjo kontratë, sipas nesh, nga rrafshi i konkurrencës në asnjë mënyrë s'ka abuzuar me pozitën e vet sepse e ka pasur të përcaktuar nga ministria, që e ka bërë një monopol. Ka vendosur ajo qeveri të ketë monopol në atë shërbim. Ka ardhur ligji i ri që ka thënë të kemi më shumë konkurrentë, dhe u kemi rekomanduar ministrisë që ta hapë tregun dhe të ketë më shumë konkurrentë në ofrimin e këtyre shërbimeve. Kam shpresë se gjatë kësaj jave do të zhvillojmë takime me ministrin Lekaj dhe do t'i harmonizojmë qëndrimet. Mendoj se Lekaj s'ka qenë i informuar drejt dhe për këtë e ka nënshkruar këtë udhëzim administrativ. Çmimi është i përcaktuar nga Ministria e Financave dhe ajo e Transportit të asaj kohe. Në rajon Mali i Zi i ka pesë kompani që ushtrojnë këtë veprimtari. Shqipëria nuk ka homologim. Maqedonia i ka tri", ka treguar Prestreshi.

Ai ka thënë po ashtu se nëse nuk merren vesh me Lekajn për korrigjim të udhëzimit, atëherë do të shohin mundësitë që ta çojnë në Gjykatë Kushtetuese. "Kushtetuta e përcakton tregun e lirë. E kemi bazën veç duhet të presim mendimin e Avokatit të Popullit", është shprehur ai.

Sa i përket rritjes së çmimit të barit Imantinib, që përdoret kundër leukemisë, Prestreshi ka thënë se kanë gjetur se bëhet fjalë për një koordinim të fshehtë për rritjen e çmimit.

"Vitin e kaluar, ministri i Shëndetësisë e ka ngritur këtë çështje. E kemi të drejtën ligjore të nisim punën dhe menjëherë i kemi autorizuar inspektorët hetues që të merren me këtë çështje. Pasi që kemi marrë informata se ka bazë për hulumtim, kemi ngrit procedurë hetimore para dy jave. Kemi kërkuar nga ndërmarrjet publike të na japin informatat. Dyshimet e autoritetit janë se ndërmarrjet kanë lidhur marrëveshje joligjore ose janë koordinuar në mënyrë të fshehtë për rritjen e çmimit. Media kanë raportuar, por edhe ne e kemi parë se Imatinib është tenderuar në ofertë për 300 për qind më shumë se tregu i lirë. I kemi angazhuar hetuesit të hetojnë edhe barnatoret. Aty shitet 9 euro, ndërsa ministrisë iu është ofruar 24 euro një kapsulë, më 2016 iu kishte ofruar për 32 euro. Kemi marrëveshje ndër vite të konkurrentëve që janë marrë vesh siç e themi ne për rotacion në kurdisje të tenderëve", ka thënë ai.

Sipas Prestreshit, nëse thirren palët në seancë dëgjimore dhe merret vendimi sanksionues, atëherë dhjetë për qind e totalit të qarkullimit vjetor të kompanive është gjoba ndaj këtyre shkelësve. Ai ka thënë se ky autoritet ka gjobat më të larta në vend. "Kurdisja është edhe vepër penale dhe ka mundësi që të ndiqet edhe penalisht, ndaj personit nënshkrues", ka shtuar ai.

 

The post Prestreshi: Homologimi dhe barnat, shkeljet më të mëdha të konkurrencës në Kosovë appeared first on Ekonomia Online.

MAPL e dërgon Gjergj Dedajn në Polici për laptopin e pakthyer

Posted: 21 May 2018 09:03 AM PDT

Zëvendësministri i Ministrisë së Punëve të Jashtme, Gjergj Dedaj, nuk ia ka kthyer ende një laptop Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal (MAPL) ani pse kanë kaluar gati 9 muaj prej që ai nuk është pjesë e kësaj Ministrie, shkruan Kallxo.com.

E ky vendim i Dedajt që të mos e kthejë asetin që ishte blerë nga buxheti i shtetit do t'i krijojë telashe atij.

Dedaj pritet të përballet me organet e rendit.

"Komisioni përgjegjës për inventarizimin e pasurisë për vitin 2017, ka identifikuar mungesën e një (1) pajisje elektronike (laptop), pajisje e ministrisë e cila është shfrytëzuar nga ish Zëvendësministri z.Gjergj Dedaj, gjatë ushtrimit të mandatit të tij në MAPL. Pas përfundimit të mandatit në MAPL, z.Gjergj Dedaj, nuk e ka dorëzuar pajisjen në fjalë siç ka qenë i obliguar, me ligjin në fuqi", thuhet në letrën që ia ka dërguar MAPL-ja Policisë së Kosovës.

Dedaj kishte tentuar t'ia kthente Ministrisë një laptop tjetër dhe jo atë të cilin Ministria e kishte blerë për të.

The post MAPL e dërgon Gjergj Dedajn në Polici për laptopin e pakthyer appeared first on Ekonomia Online.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more