Skip to main content

“5 tiparet që kërkohen për punësim” plus 9 more Ekonomia Online

“5 tiparet që kërkohen për punësim” plus 9 more Ekonomia Online


5 tiparet që kërkohen për punësim

Posted: 18 May 2018 10:30 AM PDT

Mendoni se dëshironi një person i cili pajtohet me gjithçka si punonjësin tuaj të ardhshëm? Në fakt, ju nuk e dëshironi.

Suksesi i ekipit tuaj varet nga njerëzit të cilët e përbëjnë atë. Për këtë është shumë e rëndësishme, kur keni një pozitë të hapur, të siguroheni se personi të cilin e punësoni për atë punë të jetë i duhuri për rolin.

Studimet nga Bersin by Deloitte zbuluan se kompania mesatare shpenzon 4,000 dollarë për të mbushur një pozitë të lirë. Edhe nëse ai person del të jetë një punësim i gabuar, mund të përfundojë duke i kushtuar kompanisë edhe më shumë.

Pra, si të siguroheni se e punësoni personin e duhur? Sipas Federatës Kombëtare të Bizneseve të Pavarura, 47 përqind e bizneseve të vogla të anketuara thanë se nuk mund të gjenin aplikues të kualifikuar për pozita të lira. Por nëse fokusoheni në cilësitë kyçe të cilat kandidati juaj ideal duhet t'i posedojë, ju do t'a njihni atë kur t'a shihni.

Në librin e tij, Start With the Why: How Great Leaders Inspire Everyone to Action, folësi motivues Simon Sinek shkroi: ''Kompanitë e mrekullueshme nuk punësojnë njerëz të shkathët dhe t'i motivojnë ata, ata tashmë punësojnë njerëz të motivuar dhe i inspirojnë ata''.

Nuk jeni të sigurtë se çfarë karakteristika duhet të kërkoni? Këtu janë disa nga cilësitë kryesore, disa befasuese, të cilat i kërkoj kur ndërtoj ekipin tim:

Sinqeriteti

Në një intervistë me Business Insider, themeluesja e Huffington Post Arianna Huffington tha, ''Më pëlqen të punoj me njerëz të cilët thonë saktësisht atë që kanë në mendje''. Nëse e gjitha që dëshironi është dikë i cili tund kokën e tij ose të saj dhe pajtohet me gjithçka që thoni, e gjitha që do të merrni është një lajkatar dhe biznesi juaj nuk do të përfitojë nga kjo.

Ju duhet të punësoni njerëz të cilët nuk frikësohen të ndajnë idetë e tyre, të flasin dhe të sfidojnë status kuonë. Këta janë njerëzit të cilët do të jenë në gjendje të shtyjnë ekipin tuaj të përmirësohet dhe të bëjnë ndryshime pozitive.

Të etur për të mësuar

Kur i pyesin se kë dëshirojnë të punësojnë, shumica e menaxherëve përmendin inteligjencën si karakteristikë kyçe të kandidatit të tyre ideal. Por inteligjenca nuk do të thotë gjithmonë sukses në biznes.

Në vend se të kërkoni njerëz të zgjuar, fokusohuni në gjetjen e dikujt i cili është kurioz dhe i gatshëm për të mësuar. Këta kandidatë do të jenë më mirë në gjendje të përshtaten me ndryshimet në organizatën tuaj dhe do të jenë në gjendje të rriten së bashku me të.

Njerëzit të cilët janë të etur për të mësuar gjithmonë kërkojnë sfida dhe mënyra të reja për t'u përmirësuar. Ata madje mund të jenë në gjendje të japin ide se si duhet të bëhen gjërat në biznesin tuaj.

Jetë të ekuilibruar

Mund të ju duket se dëshironi dikë i cili i dedikohet shumë kompanisë tuaj, i cili kalon orë shtesë në zyrë dhe gjithmonë hyn dhe del i pari. Por në fakt janë njerëzit të cilët kanë një jetë të ekuilibruar jashtë zyrës ata të cilët janë punonjësit më të mirë.

Në një intervistë me Bloomberg, Kryeshefi Ekzekutiv i Apple Tim Cook tha, ''Ne nuk vëmë njerëzit në një makinë ku ata dalin dhe flasin njësoj, duken njësoj, mendojnë njësoj. Ne me të vërtetë vlerësojmë shumëllojshmërinë. Ne duam shumëllojshmëri mendimesh, stilesh. Ne duam që njerëzit të jenë vetvetja''.

Shumëllojshmëria është e rëndësishme, për të lejuar kompaninë tuaj të rritet, dhe njerëzit fitojnë mendime të shumëllojshme duke përjetuar jetën jashtë zyrës. Kështu që, ata me hobi, shokë dhe familje nuk kanë tendenca të jenë një dimensional. Ata sjellin shumë njohuri dhe kontribute interesante në organizatën tuaj.

Lojtar i nivelit të lartë

Kjo mund të jetë e dukshme, por është e rëndësishme. Ju duhet të keni njerëz të cilët shkojnë mbi dhe përtej asaj që iu kërkohet dhe të cilët nuk frikësohen nga puna e rëndë.

Themeluesi i Facebook ndau sekretin e tij të punësimit me Business Insider: ''Unë kam përshtatur këtë rregull të punësimit, e cila do të thotë se nuk duhet të punësoni kurrë dikë nëse nuk do të punonit për ta në një univers tjetër''.

Ngjashëm, në një letër të aksionerëve të Amazon në vitin 1998, Kryeshefi Ekzekutiv i Amazon Jeff Bezos tha se kur punëson, ai dhe dëgjuesit e tij duhet të pyesin, ''A do të rrisë ky person nivelin mesatar të efikasitetit të grupit në të cilin po hyjnë? Ne duam të luftojmë rënien. Shiriti vazhdimisht duhet të ngritet lartë''.

Njerëzit të cilët duhet t'i punësoni janë ata të cilët do të rrisin standardet në biznesin tuaj. Ata kontribuojnë më shumë se sa pozita e tyre dhe të cilët gjithmonë kërkojnë mënyra të reja për të rritur veten dhe biznesin.

Integriteti

Në një fjalim në Universitetin e Florida-s, Kryeshefi Ekzekutiv i Berkshire Hathaway Warren Buffett tha, ''Ne kërkojmë tri gjëra kur punësojmë njerëzit. Ne kërkojmë inteligjencën, iniciativën ose energjinë dhe integritetin''.

Pavarësisht se sa i mirë është një kandidat, nëse ai ose ajo nuk është i sinqertë dhe i vërtetë, mund të mos jeni në gjendje t'ia besoni atij personi punën. Njerëzit me integritet janë në gjendje të punojnë me të tjerët dhe të ofrojnë punë të cilësisë së lartë. (Sujan Patel/Entrepreuner)

The post 5 tiparet që kërkohen për punësim appeared first on Ekonomia Online.

Veseli dhe shefat e grupeve parlamentare: Kujdes gjuhën dhe veprimet në Kuvend

Posted: 18 May 2018 10:27 AM PDT

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli i ka mbledhur shefat e grupeve parlamentare për të shprehur një qëndrim të përbashkët karshi sjelljeve të deputetëve, më saktë Xhavit Halitit dhe Arben Gashit.

Të dy këta një ditë më herët u fjalosën me gjuhë të ashpër duke u sharë, ndërsa sot u përleshen edhe fizikisht.

Veseli duke shprehur mirënjohje për mirëkuptimin e grupeve parlamentare dhe ka thënë se kjo nuk do të tolerohet më.

Veseli tha se debatet politike me gjuhë të tillë por edhe personale duhet të mos përsëriten më në Kuvend.

LEXO EDHE:

LDK-ja kërkon që Xhavit Haliti të përjashtohet nga salla

The post Veseli dhe shefat e grupeve parlamentare: Kujdes gjuhën dhe veprimet në Kuvend appeared first on Ekonomia Online.

5 gjërat befasuese që i bëjnë njerëzit e suksesshëm

Posted: 18 May 2018 10:20 AM PDT

Çfarë i ndan ata të suksesshmit nga të tjerët? Ka faktorë të njohur si etika e punës, pasioni, inteligjenca dhe kuraja. Por ka gjithashtu shprehi më pak të dukshme të cilat u japin mundësi individëve të dallojnë veten nga shumica dhe të bëhen shumë të mirë në punën e tyre.

Më poshtë janë pesë sjellje të zakonshme të njerëzve të suksesshëm.

Ata shmangin “lodhjen” e vendimeve

A e keni ditur se vullneti është burim i pafund? Është e vërtetë. Është si bombolë gazi.

Në mëngjes, bombolat tona të gazit janë plot. Por shumica prej nesh zgjohemi dhe menjëherë fillojmë të marrim vendime të vogla. Secili përdor një sasi të vogël të vullnetit, duke djegur gazin në bombolat tona dhe duke shpenzuar rezervat për pjesën tjetër të ditës.

Njerëzit e suksesshëm e kuptojnë se duke shpenzuar vullnetin e tyre për vendime të parëndësishme, ata kanë më pak fuqi për të marrë vendime të mira në gjërat që janë të rëndësishme në jetën dhe biznesin e tyre.

Kjo teori na ndihmon të kuptojmë se pse kryeshefi ekzekutiv i Facebook Mark Zuckerberg nuk e ndërron kurrë uniformën e tij të një bluze të hirtë dhe një xhupi të zi dhe pse Tim Ferriss han të njëjtën gjë në mëngjes çdo ditë.

Ata nuk frikësohen të thonë jo

Ne jemi mësuar që të kapim çdo mundësi. Ne supozojmë se duhet të themi po për gjithçka që shfaqet, duke menaxhuar prioritetet tona në të njëjtën kohë duke qenë lojtar i ekipit. Por në fakt është kjo ajo që shpesh na ndalon.

Si Miliarderi Warren Buffett që tha, ''Dallimi në mes të njerëzve të suksesshëm dhe njerëzve shumë të sukseshëm është që këta të dytit thonë jo për pothuajse gjithçka''.

Sa herë që thoni jo për një obligim jo prioritar, ju lironi kohën dhe energjinë për të shkuar pas asaj që me të vërtetë e doni.

Ata pranojnë mërzitjen

Njerëzit e suksesshëm në përgjithësi kanë burimet për aventura, udhëtime, për të provuar gjëra të reja dhe për të mësuar aftësi të reja.

Por në sy të të gjitha këtyre mundësive, shumica pranojnë mërzitjen. Pse? Kur vjen puna te zhvillimi personal dhe i biznesit, ata kuptojnë se rritja është shpesh rezultat i përmirësimeve të ngadalshme dhe graduale.

Fituesi i lojërave Olimpike Michael Phelps nuk u bë notuesi më i shpejtë në botë gjatë natës. Por, ai pranoi seritë e përsëritura të ushtrimeve të cilat ushqyen mendjen dhe trupin e tij për sukses në pishinë.

Mjeshtërimi i një aftësie në mënyrë tipike kërkon rutinën. Shumë sportistë, artistë, ndërmarrës dhe udhëheqës biznesi të suksesshëm kanë pranuar mërzitjen e përsëritjeve për të mjeshtruar zanatin e tyre.

Ata nuk provojnë të përmirësojnë dobësitë e tyre

Ju e dini atë pyetjen e shpeshtë të intervistave të punës?

Është disi kështu: ''Cila është dobësia juaj më e madhe, dhe a keni provuar t'a përmirësoni atë?

Shumica prej nesh kemi përgjigjen gati: ne përpiqemi të jemi më të fokusuar, më të durueshëm, komunikues më të mirë verbal etj.

Njerëzit shumë të suksesshëm nuk mendojnë kështu. Ata shohin përmirësimin e dobësive të tyre si detyrë të marrë dhe fokusohen në drejtimin e energjisë së tyre në zona ku ata janë të mirë.

Si autori dhe studiuesi Tom Rath tha, ''Nëse kaloni jetën duke provuar të jeni të mirë në gjithçka, nuk do të jeni të mirë në asgjë''.

Ata zgjohen para se të lindë dielli

Çfarë kanë të përbashkët kryeshefët ekzekutivë dhe milionerët ndërmarrës? Ata zgjohen herët.

Udhëheqësit e biznesit nga Richard Branson te Margaret Thatcher dhe Howard Schultz raportojnë se zgjohen para se dielli të lindë. Përderisa shumica prej nesh jemi duke fjetur, ata meditojnë, bëjnë ushtrime, angazhohen në punë kreative dhe kanë një fillim produktiv të ditës.

Duket se Ben Franklin ka pasur të drejtë kur ka thënë: ''Fjetja herët dhe zgjimi herët e bën një mashkull të shëndetshëm, të pasur dhe të zgjuar''.

The post 5 gjërat befasuese që i bëjnë njerëzit e suksesshëm appeared first on Ekonomia Online.

LDK-ja kërkon që Xhavit Haliti të përjashtohet nga salla

Posted: 18 May 2018 10:13 AM PDT

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti, ka kërkuar që nënkryetari Xhavit Haliti të largohet nga salla e Kuvendit pas sulmit që i është bërë depuetit të LDK-së, Arben Gashi.

Hoti tha se nga video-incizimet që i kanë parë, ky ishte sulm i paramenduar, raporton Ekonomia Online.

"Deputeti Arben Gashi ka qenë i sulmuar. Të merrni masa adekuate për këtë rast, për përjashtimin e e deputetit Haliti, përndryshe nuk vazhdojmë”, ka kërkuar Hoti, nga kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli.

Por, Veseli i cili është nga e njëjta parti sikurse Haliti tha se me përjashtime nuk zgjidhet problemi.

"Unë pa pasur reagimin tuaj, pata një reagim që e pata për të gjithë neve. Situata që mund të krijojnë imazh jo të mirë për ne, e institucione me përjashtime po frikësohem se nuk keni me zgjidhë punë. Në momentin kur ka ndodhur incidenti i parë, kur fyerjet ma të rënda kanë qenë… Po frikësohem po e vështirësojmë situatën edhe më shumë. Po mundohem të qetësoj këtë situatë”.

“Nuk është mirë në baza individuale me kalu në fyerje apo baza familjare. Ky është qëndrim i imi që do doja të kaloja situatën", u shpreh kryetari i Kuvendit.

Hoti e ka marrë sërish fjalën dhe ka insistuar që Haliti të përjashtohet. " Incidenti qe ndodhi me fjalë ishte i rastësishëm, të dy deputetët u sollën keq… Por, nëse e shihni videon e sotme për 2 minuta e shihni si u sulmua deputeti nga nënkryetari i Kuvendit. Në kërkojmë në bazë kompetencës që keni ta largoni nënkryetarin", deklaroi ai .

"Me dëshirën më të madhe të kalojmë çfarëdo incidenti, por sulmi i deputetit Xhavit Haliti ka qenë i paramenduar prej momentit që ka kryer votimin", theksoi Hoti.

"Nuk po na ndihmon zgjedhjen e rastit. Në këtë formë nuk je duke ndihmu. Institucionalisht mund të marrë vendim, po mundohem edhe në aspektin human, nuk je duke e ndihmu situatën. Unë mund të marr masa. Kërkoj mirëkuptimin të vazhdojmë, ta tejkalojmë këtë situatë", vazhdoi Veseli.

LEXO EDHE:

Haliti dhe Gashi përplasen edhe fizikisht në Kuvend

The post LDK-ja kërkon që Xhavit Haliti të përjashtohet nga salla appeared first on Ekonomia Online.

Pse kirurgët veshin mantel të gjelbër?

Posted: 18 May 2018 10:00 AM PDT

A keni menduar ndonjëherë se përse doktorët veshin mantel të gjelbër ose të kaltër gjatë kohës që janë në dhomën e operimit, por asnjëherë nuk veshin mantel të bardhë?

Siç duket, prapa kësaj dukurie qëndron një arsye e rëndësishme.

Dikur i gjithë stafi mjekësor kishte veshur rroba të bardha, derisa një ditë, në vitin 1914, një doktor me ndikim e kishte nisur traditën e uniformës së gjelbër apo të kaltër.

Arsyeja për këtë është se ngjyra e bardhë mund t'i verbërojë kirurgët për disa minuta kur e ndryshojnë shikimin nga një ngjyrë e errët e gjakut në ngjyrën e bardhë të manteleve të kolegëve të tyre. I njëjtë efekt ndodh edhe kur dilni jashtë në dimër dhe i shihni rrezet e diellit duke reflektuar në borë.

Gjithashtu, ngjyra e gjelbër dhe e kaltër konsiderohen si ngjyra e kundërt e së kuqes sa i përket spektrit të dritës vizuale, dhe gjatë një operimi kirurgët janë gjithmonë duke u përqendruar në ngjyra të kuqe.

Për shkak të kësaj, ngjyra e gjelbër dhe e kaltër e manteleve të tyre jo vetëm që e përmirësojnë shikimin e një kirurgu, por edhe i bëjnë kirurgët më të ndjeshëm ndaj nuancave të ndryshme të ngjyrës së kuqe.

The post Pse kirurgët veshin mantel të gjelbër? appeared first on Ekonomia Online.

Kuvendi nuk arrin të zgjedhë asnjë gjyqtar shqiptar për Gjykatën Kushtetuese

Posted: 18 May 2018 09:48 AM PDT

Kuvendi i Republikës së Kosovës në seancën plenare të mbajtur sot ka votuar për zgjedhjen e  gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese.

Në votim morën pjesë 115 deputetë. Asnjë nga kandidatët e komunitetit shqiptar nuk mori votat e mjaftueshme, prandaj shkohet prapë në votim, raporton Ekonomia Online.

    1. Remzije Istrefi-Peci mori 75 vota
    2. Nexhmi Rexhepi – 60 vota
    3. Safet Hoxha – 51 vota
    4. Shkëmb Manaj – 48 vota
    5. Hajzer Salihu – 40 vota
    6. Vigan Qorolli – 37 vota.

Shqipe Ibraj-Mala me 11 vota dhe Nebojsha Boriqiq me 0 vota largohen nga lista e votimit.

Ndërsa, Radomir Laban nga komuniteti serb dhe Bajram Latifi nga “komunitetet e tjera” kanë fituar vendin në Gjykatën Kushtetuese.

The post Kuvendi nuk arrin të zgjedhë asnjë gjyqtar shqiptar për Gjykatën Kushtetuese appeared first on Ekonomia Online.

Njerëzit që hanë çokollata, më pak të stresuar

Posted: 18 May 2018 09:46 AM PDT

Eksperimentet e para njerëzore favorizojnë konsumin e çokollatës së errët, jo vetëm për të larguar stresin.

Efektet e çokollatës së zezë janë testuar tek njerëzit, dhe ajo që studiuesit zbuluan do t'ju pëlqejë shumë.

Studimet e fundit tregojnë se çokollata e zezë me një përqëndrim të lartë të kakaos, të paktën 70%, mund të kenë efekte pozitive pë stresin, inlamacionin, kujtesën, humorin madje dhe sistemin imunitar. Flavonoids, të cilat gjenden në kakao, janë anti-inflamatore. Përfitime të tjera përfshijnë neuroplasticitetin e zgjeruar, aftësinë e trurit për të përshtatur dhe krijuar lidhje të reja që ndodhin ndërkohë që ne përjetojmë, mësojmë dhe përshtatemi me gjërat e reja dhe të përditshme.

Ne vazhdimisht nuk kemi nevojë për më shumë justifikime për të ngrënë çokollatë, por këto rezultate duken premtuese. Sigurohuni që keni zgjedhur çokollatë e errët të etiketuar të paktën 70% kakao, për të shijuar të gjitha këto benefite.

The post Njerëzit që hanë çokollata, më pak të stresuar appeared first on Ekonomia Online.

Abdixhiku thotë se Kartoni i Gjelbër mbetet në vullnetin politik

Posted: 18 May 2018 09:36 AM PDT

Deputeti i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka dhënë mendimet e tij në lidhje me mbikëqyrjen e Kuvendit, për Kartonin e Gjelbër dhe mikrofinancat.

Për sa i përket Kartonit të Gjelbër, Abdixhiku në KTV, tha se qytetarët e Kosovës nuk mund të blejnë karton të gjelbër por duhet t'i drejtohen vendeve fqinje siç është Bullgaria, ose në anën tjetër, mërgimtarët duhet të bëjnë pagesa shtesë për të hyrë në Kosovë.

Kjo temë, tha ai, përfshinë shumë institucione përfshirë edhe BQK-në, por shton se faktor thelbësor e problematik mbetet ai politik.

"Të martën jemi mbledhur në një takim ku ka pasë vullnet pozitiv, por ka pasë mungesë të vullnetit politik për të trajtuar këtë çështje. Megjithatë, zgjidhja është shumë afër", tha ai.

Abdixhiku thotë se anëtarësimi në Kartonin e Gjelbër, nuk bëhet ashtu siç është thënë se s'mund të anëtarësohemi pa u anëtarësuar në OKB. Pra anëtarësimin në Kartonin e Gjelbër, e sheh të mundur. "Ky është vullnet politik i Kosovës", thotë ai.

"Duhet mbase të sillet një kompani e huaj në Kosovë, që zgjedh vetëm problemin e qytetarëve të Kosovës, që do të ishte bukur avancim i madh sepse që 18 vjet s'është bërë asgjë. Në vitin 2001, Byroja e Kartonit të Gjelbër e mundësoi anëtarësimin, e pse qysh atëherë s'është bërë asgjë", tha ai.

Abdixhiku shtoi se janë katër anëtarë të shteteve tjera që mund të mbulojnë Kosovën, mund të jetë Gjermania por mund të jetë edhe Sllovenia. "Do bëhen vizita për të zgjidhur këtë çështje. Pra, janë katër raste që një shtet mbulon një tjetër shtet me karton të gjelbër", tha ai.

Abdixhiku foli edhe për komisionet hetimore parlamentare, njëri që është komisioni hetimor për milionat e shpenzuar në lobim, dhe ai për arrestimin e gjashtë shtetasve turq.

Abdixhiku tha se këto nisma, morën hap të mirë, por PDK-ja duke mos dhënë emrat e vet për anëtarë, po e ngadalëson votimin.

"Është shkelje e rëndë nga PDK. Sepse nëse ka kuorum atëherë duhet të funksionojë. Janë 40 nënshkrime dhe janë mjaft të fuqishme. Në fakt, të vetmit që nuk votojnë janë PDK dhe AAK", tha ai. "Proceduralisht, kjo duhet të funskionalizohet dhe kërkojmë nga kryesuesi i Komisionit mos të shkel rregulloren", tha ai.

Qëllimi ynë, thotë Abdixhiku, është të shohim se fondet që jepen, a janë keqpërdorur për interesa individuale.

Abdixhiku foli edhe për mikrofinacnat, që tha se është problem tjetër i madh për Kosovën.

Çështja e këtyre, Abdixhiku tha se OJQ-t duhet të paguajnë tatim. Zgjidhja sipas tij, organizatat duhet të pushojnë veprimtarinë si OJQ, dhe kapitalin ta kthejnë në donator.

"Institucionet mikrofinanciare të mos veprojnë më si OJQ", tha ai.

The post Abdixhiku thotë se Kartoni i Gjelbër mbetet në vullnetin politik appeared first on Ekonomia Online.

Teksas: Tre persona të vdekur pas të shtënave në një shkollë

Posted: 18 May 2018 09:12 AM PDT

Pas të shtënave në një shkollë të mesme në Teksas, së paku tre persona kanë mbetur të vdekur, njofton Klan Kosova.

Ende nuk është bërë e ditur nëse sulmuesi ka qenë student.

Sherifi i qarkut Harris, ka njoftuar përmes një postimi në Facebook se oficerët janë duke u marrë me rastin.

The post Teksas: Tre persona të vdekur pas të shtënave në një shkollë appeared first on Ekonomia Online.

Çfarë është suksesi, sipas njerëzve me ndikim?

Posted: 18 May 2018 09:12 AM PDT

Kur flasim për një person të suksesshëm, flasim për dikë që ka miliarda në llogarinë e tij bankare, dikë që është autor i bestsellerave të shumtë, ose ndoshta për dikë që ka nën zotim një komb të tërë.

Por nëse pyesni personat që i japin kuptim përkufizimit më lart për një njeri të suksesshëm, shumë do t'ju thonë që këto arritje nuk janë ato që i bëjnë ata të ndihen të plotësuar.

Më poshtë, Business Insider ka theksuar çfarë njerëzit më të fuqishëm – duke filluar nga presidenti Obama te autorja e kohëve të fundit Maya Angelow, – kanë për të thënë për suksesin.

– Miliarderi Richard Branson beson se suksesi lidhet me lumturinë. Sir Richard Branson, themeluesi i Virgin Group, që ka një vlerë diku rreth 5 miliard $, e barazon suksesin me përmbushjet personale.
'Shumë njerëz e matin suksesin e tyre me sasinë e parave që ata bëjnë ose me njerëzit me të cilët ata bashkëpunojnë,' shkroi ai në Linkedin. 'Sipas mendimit tim, suksesi i vërtetë duhet të matet me sa i lumtur ti je.'

-Bashkëthemeluesja e Huffington Post, Arianna Huffington, thotë që paraja dhe fuqia nuk janë të mjaftueshme. Huffington thotë që ndërkohë që mendojmë për suksesin midis dy matësve – parasë dhe fuqisë – na duhet të shtojmë një matës të tretë.
"Për të jetuar jetët që duam dhe meritojmë, dhe jo për ato që duam të arrijmë, na duhet një matës i tretë," i tha ajo Forbes' Dan Schawbe, "një matës i tretë i suksesit që shkon përtej matësve të parasë dhe fuqisë, dhe konsiston në katër elementë: mirëqenia, urtësia, besimi, dhe aftësia për të dhënë."

Së bashku, këta faktorë ju ndihmojnë ju të kujdeseni për jetën tuaj psikologjike dhe të jeni vërtet i sukseshshëm.

– Investitori miliarder Mark Cuban thotë që nuk keni nevojë për para për të qënë të suksesshëm.
Në një intervistë në Steiner Sports, ai tha:
'Për mua, përkufizimi i suksesit është të zgjohesh në mëngjes me një buzeqeshje në fytyrë, duke ditur që do të jetë një ditë e shkëlqyer. Unë kam qënë i lumtur dhe ndihesha i suksesshëm edhe kur isha i varfër. Atëhere kur ishim gjashtë djem në një apartament me tre dhoma, dhe flinim në dysheme.

– Trajneri legjendar i basketbollit, John Wooden, thotë që suksesi është çështje kënaqësie. Me 260 fitore dhe 10 tituj kombëtarë, Wooden është trajneri më i mirë në historinë e kolegjit të baskebollit.
Por përkufizimi i tij ka të bëjë më tepër me konkurrencën me veten tënde sesa me dikë tjetër:
'E rëndësishme është të dish që ke bërë përpjekjen për më të mirën e munshme,' tha ai në TED Talk në 2001.

– Investitori legjendar, Warren Buffett, vlerëson mbi të gjitha marrëdhëniet.
Me një të ardhur neto prej rreth 77.4 miliard $, Buffet është personi i dytë më i pasur në botë pas Bill Gates. Përkufizimi i tij për suksesin nuk ka të bëjë me paratë ose famën.

James Altucher, kreu i Berkshire Hathaway, njeherë u tha aksionarëve në një mbledhje vjetore që: "Unë e mas suksesin në bazën e numrit të njerëzve që më duan".

– Autorja e vlerësuar, Maya Angelow, besonte se suksesi ka të bëjë me të pëlqyerit e punës që bën.
Më vonë, poetja laureate, që ndërroi jetë në vitin 86, la pas shumë libra dhe aforizma. Mënyra si ajo e përshkruan suksesin është më i miri: "Suksesi është të pëlqesh veten tënde, të pëlqesh atë që bën, dhe si e bën".

– Bashkëthemeluesi i Microsoft, Bill Gates, beson se suksesi ka të bëjë me ndikimin që dikush lë në shoqëri.

Gates është personi më i pasur në botë, me një të ardhur neto prej 86 miliard $, por për të, suksesi ka të bëjë me lidhjet dhe atë që lë pas. Në një postim në AMA, Gates mori parasysh një postulat nga Warren Buffett kur u pyet për përkufizimin e tij në lidhje me suksesin:
"Warren Buffett ka thënë që matësi i suksesit është edhe sa njerëzit afër jush janë të lumtur dhe sa ata ju duan."
Ai shtoi: "Është kënaqësi të ndjesh sikur ti je ai që bën diferencën – të shpikësh diçka, të rrisësh një fëmijë apo të ndihmosh njerëzit në nevojë."

– Mësuesi shpirtëror, Deepak Chopra, beson se suksesi ka të bëjë me rritjen e vazhdueshme.
"Suksesi në jetë mund të përkufizohet si rritje e vazhdueshme e lumturisë dhe progresi në realizimin e arritjeve," shkruan Chopra në "Shtatë ligjet shpirtërore të suksesit."

– Presidenti Barack Obama fokusohet te ndryshimi i jetëve të njerëzve. Në Konventën Kombëtare Demokratike të vitit 2012, Zonja e pare Michelle Obama i tha audiencës që burri i saj "e filloi karrierën e tij duke shmangur punët me paga të larta dhe duke punuar në lagjet e varfra të Amerikës."
Ajo vazhdoi duke thënë: "Për Barakun, suksesi nuk ka të bëjë me sa para ti bën. Ka të bëjë me ndryshimin që sjell në jetët e njerëzve."

– Shpikësi Tomas Edison zbuloi që suksesi është ambicje. Edisoni – mbajtësi i mbi 1000 patentave – ka patur një etikë të çmendur pune. Prandaj, përkufizimi i tij për suksesin është shumë ambicioz: "Suksesi është 1% frumëzim dhe 99% mund."

– Autori i famshëm, Stephen Covey, tha që përkufizimi i tij për suksesin është terësisht individual. Covey u bë i famshëm me librin e tij të botuar në 1989, "Shtatë sjelljet tipike të njerëzve të suksesshëm," që është shitur në më shumë se 25 million kopje. Për Coveyn, suksesi është kategorikisht individual.

"Nëse hamendësoni fjalimin që doni që dikush të mbajë në funeralin tuaj," shkruan ai në libër, "atëhere me siguri ju do mund të gjeni përkufizimin tuaj për suksesin."

– Miliarderi John Paul DeJoria e shikon suksesin si "shumë punë" – gjatë gjithë kohës.
DeJoria beson se:
"Suksesi nuk ka të bëjë me paratë që keni. As me pozicionin që keni në punë apo shoqëri. Suksesi ka të bëjë me sa mirë e bëni diçka kur askush nuk është duke ju parë".

The post Çfarë është suksesi, sipas njerëzve me ndikim? appeared first on Ekonomia Online.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more