“Vodhën afro 10 mijë breshka dhe mbanin në kushte të rënda (Video)” plus 1 more Telegrafi Dështime |
Vodhën afro 10 mijë breshka dhe mbanin në kushte të rënda (Video) Posted: 21 Apr 2018 05:39 AM PDT Afro dhjetëmijë breshka të një lloji të rrallë, janë gjetur duke jetuar në një shtëpi dykatëshe në jugperëndim të Madagaskarit. Soary Radrianjafizanaka, nga një organizatë që merret me mbrojtjen e të drejtave të kafshëve, ka thënë se pranë ndërtesës ku janë gjendur breshkat vinte erë e rëndë dhe shumë e pazakontë, transmeton Telegrafi. Pas ankesave të shumta, policia është detyruar të hynte brenda me thyerje, për tu befasuar me gjetjen e kafshëve që jetonin në kushte mizore. Breshkat e madhësive të ndryshme, kishin zënë të gjitha hapësirat e dyshemesë – me shumë pak mundësi për të manovruar. "Era e urinës ishte e tmerrshme, e pabesueshme. Kishte breshka gjithkund, prej banjës deri në kuzhinë", ka thënë Radrianjafizanaka. Për vjedhjen dhe mbajtjen në kushte të papërshtatshme, janë arrestuar tre persona. Besohet se ato i kishin vjedhur dhe kishin për qëllim tregun e Azisë, ku blihen për mish si dhe nga koleksionues të reptilëve. Breshkat e ngarkuara në gjashtë kamionë u dërguan në një rezervat, ku do të mbahen për një kohë që të ambientohet, ndërsa më vonë do të lëshohen të lira. /Telegrafi/ The post Vodhën afro 10 mijë breshka dhe mbanin në kushte të rënda (Video) appeared first on Telegrafi. |
Burg për berberin që e qethi dhjetëvjeçarin dhunshëm (Foto) Posted: 21 Apr 2018 12:41 AM PDT Abdulrahim Omar nga Luton i Anglisë, që ia qethi një fëmijës flokët dhunshëm derisa të pranishmit qeshnin, është dënuar me tetë muaj burg. Berberi 21-vjeçar ia preu flokët si dënim, sepse kishte luajtur me zhiletin elektrik, transmeton Telegrafi. Fëmija dhjetëvjeçar me 'lëndime fizike dhe psikike' telefonoi policinë, është thënë në raportin e gjykatës. Me këtë rast, berberi është shpallur fajtor, për tejkalim të kompetencave dhe kanosje, ndërsa do të detyrohet të qëndrojë prapa grilave, pa të drejtë ankese. Avokati i të dënuarit ka shprehur keqardhje, ndërsa kërkoi falje në emrin e të mbrojturit të tij. /Telegrafi/ The post Burg për berberin që e qethi dhjetëvjeçarin dhunshëm (Foto) appeared first on Telegrafi. |
You are subscribed to email updates from Dështime – Telegrafi. To stop receiving these emails, you may unsubscribe now. | Email delivery powered by Google |
Google, 1600 Amphitheatre Parkway, Mountain View, CA 94043, United States |
Lexo edhe: